Unë u rrita në një shtëpi përplot me libra, por asnjëri prej tyre nuk qe nga George Orwell. Simone de Beauvoir qe aty, siç qe Sartre dhe Aldous Huxley, madje edhe Lenini. Ky i fundit ndoshta qe treguesi i mungesës së të parit.
Prindërit e mi qenë komunistë. Për ta Orwell qe ana tjetër e politikës – dikush që kishte bërë shkrime armiqësore ndaj tyre dhe asaj që ata dëshironin të arrinin.
Ky dyshim armiqësor vijoi edhe pas vdekjes së Orwell dhe dënimit të Stalinit deri te një periudhë kur komunistët britanikë në përgjithësi, filluan të kenë të njëjtin mendim për Bashkimin Sovjetik nën xhaxhain Xhoe, mendim që e pati edhe Orwell dhe që e pati motivuar atë të shkruante kryeveprat “Ferma e kafshëve” dhe “Nëntëqind e tetëdhjetë e katër”. (1984).
Problemi i tyre u bë akut nga mënyra se si këta dy libra të rëndësishëm – veçanërisht 1984 – u bënë armë të rëndësishme të luftës ideologjike mes të majtës dhe të djathtës.
Përdorimi i 1984 dhe kontradikta që kishte me mbështetjen që Orwell kishte për ndonjë lloj socializmi, kishin nevojë të shpjegoheshin.
1984 u vendos ne nje bote supershtetesh te krijuara pas nje lufte berthamoreSi ndodhi që objektivat e sulmit të 1984-s qenë socialistë anglezë dhe makthi i tyre për një shtet totalitar? Në fund të fundit, Orwell kishte detyrën për t’u vënë emër krijimeve të veta dhe mund të kishte vendosur me lehtësi që emrat apo personazhet të ishin më miqësorë ndaj tendencave politike që ai pretendonte se mbështeste.
Për shumë vite, krijimet e Orwell te 1984 shkaktuan debat të madh. Me përjashtime të vogla në ekstremin e majtë, çdo tendencë politike dëshironte të përqafonte idetë e këtij libri. Kështu qe edhe dëshira e ndier thellë për një të majtë më të moderuar që duhej të deklaronte se Orwell qe me të vërtetë në thelb socialist, i cili paralajmëronte për rrezikun e totalitarizmit në tërësi dhe jo thjesht totalitarizmit të majtë.
E djathta, natyrisht kishte një punë më të lehtë për të treguar se Orwell po shkruante për atë që dukej qartësisht se po shkruante. Për mua ka gjasa që ata kishin argumente më të forta.
“1984” u publikua më 1949, por Orwell e nisi punën për të së paku 12 vjet më parë kur po luftonte kryengritësit e Frankos në Spanjë si anëtar i një milicie të krahut të majtë, por jo staliniste, Partisë së Punëtorëve për Bashkim Marksist (POUM).
Orwell pati shkuar në Spanjë për të luftuar fashizmin frankist, por në fakt e gjeti veten ballë për ballë me një formë tjetër totalitarizmi. Forcat komuniste pro-staliniste në Spanjë iu hakërryen POUM, duke e cilësuar atë si tradhtare trockiste.
Kur u kthye në shtëpi, askush nuk dëshironte të mësonte mbi eksperiencat e tyre. Edhe të majtët jokomunistë, përfshirë botuesin Victor Gollancz dhe redaktorin e “New Statesman” Kingsley Martin, nuk kishin shumë dëshirë të publikonin ditarin e tij për çfarë ndodhi, nga frika se dëmtonin kauzën e përgjithshme të antifashizmit.
Orwell luftoi ne luften e Spanjes Opozita e Orwell ndaj totalitarizmit, të majtë apo të djathtë, u ashpërsua nga shoqëria e tij me novelistin Arthur Koestler, një komunist që qe dënuar nën kërcënimin për ekzekutim nga fashistët në Spanjë. Koestler më pas u arratis për në Angli ku publikoi romanin e tij “Errësirë në Mesditë” më 1940. Kjo histori e zezë e një bolsheviku të vjetër që rrëfen krimet që ai nuk ka kryer dhe që qëllohet nga autoritetet sovjetike, pati ndikim të thellë tek Orwell.
Shumë analiza mbi libra të botuar nga ai zbulojnë gjithashtu shumë nga ndikimet politike që ai pati, por një emër zë vend të veçantë. Ai është James Burnham. Ish-komunist, libri i Burnham më 1941 “Revolucioni Menaxherial” e mbushi Orwell-in me tmerr dhe magjepsje.
Në libër ai zbuloi dy elementë kyçë në romanin e tij: një botë të sunduar nga tre supershtete dhe ideja se padronët supremë të së ardhmes nuk do të jenë demagogë apo demokratë, por menaxherë dhe burokratë.
Dy ngjarje e sollën profecinë e errët të Burnham në një lloj produkti. e para, më 1943, në Konferencën e Teheranit, Mareshali Stalin, Presidenti Rusvelt dhe Kryeministri Çërçill u takuan për të folur për botën pas luftës.
Orwell filloi të shohë formëzimin e botës sipas imazhit të Burnham, atë të krijimit të superfuqive dhe u tha miqve të vet se kishte në plan të shkruante një roman.
Më pak se një vit më vonë, amerikanët hodhën bombat atomike mbi Japoni. Në një ese për revistën “Tribune”, e titulluar “Ti dhe bomba atomike”, Orwell argumentoi se bomba atomike kërcënonte të sillte në ekzistencë botën e Burnham për supershtetet të sunduara nga hierarki totalitare dhe menaxherë.
Shumë shpesh nuk kihet parasysh se 1984 është vendosur disa dekada pas një lufte atomike. Menaxherët që po administrojnë tre supershtetet e librit, Oqeaninë, Eurazinë dhe Istazinë, kanë rënë dakord taktikisht të mos përpiqen ta shkatërrojnë njëri-tjetrin, por të vijohet përgjithmonë në një lloj lufte të ftohtë.
Në të vërtetë, qe pikërisht Orwell që nxori emrin “Lufta e Ftohtë” në një ese më 1945, për të cilësuar atë që ne e quajmë sot si Lufta e Ftohtë.
Në këndvështrimin e tij të gjërave, totalitarizmi nuk qe thjesht një kërcënim teorik në një të ardhme të imagjinuar. Nxitimi me të cilin ai shkroi “1984”, si dhe shumë nga shkrimet e Orwell gjatë kohës së luftës, tregojnë qartë se ai ndinte se totalitarizmi sakaq qe tërheqëse në mënyrë të rrezikshme për shumë njerëz të së majtës, për më tepër, edhe për intelektualët.
Por si e mendoj unë, është se kur totalitarizmi fashist u shpartallua tërësisht në Luftën e Dytë Botërore, Orwell e gjeti veten pjesë të një grupi shumë të vogël njerëzish të përgatitur për të bërë agjitacion ndaj një totalitarizmi të majtë, që në atë kohë përfaqësohej nga aleati i luftës, Bashkimi Sovjetik.
Kur “Ferma e Kafshëve” u publikua dhe kur “1984” u konceptualizua dhe u shkrua, shqetësimi i madh i Orwell që të paralajmëronte për rrezikun e stalinizmit dhe marshimit të tij drejt Perëndimit.
Ne mund të spekulojmë se çfarë do të mund të mendonte Orwell nëse do të jetonte për të parë vdekjen e Stalinit, gjuetinë e shtrigave të Joe McCarthy në Amerikë apo fjalimin denoncues të Krushovit për krimet e Stalinit më 1956, dekolonizimin apo qeveritë e shumta konservatore të Britanisë të udhëhequr nga njerëz si Eden, për të cilët Orwell kishte neveri. Por ai vdiq më 1950 dhe nuk i pa këto ngjarje. Bota e superpërgjuar nga shteti që ai parashikoi në atë kohë, u bë realiteti ku ne jetojmë sot.