Fadil Geci me vëllezërit e tij, janë pjesë e rezistencës aktive kundër pushtuesit, në kuadrin e LDK-së, madje të parët nga Drenica. Shtëpia e Gecajve, në Llaushë të Skënderajt, ishte selia e parë ndërlidhëse e pushtetit paralel të Kosovës për Drenicën. Përfaqësues i drejtëpërdrejtë i kësaj selie ishte, pikërisht, Fadil Geci. Njëkohshëm, Vëllezërit Geci ishin truproje e afërt e Presidentit Rugova, i cili, edhe pse më së paku i votuar në Drenicë, si rrjedhojë të propagandës lehaqene të LPK-së, megjithatë, ai zgjodhi drenicarët-besnikë për roje personale. Ishin nipat e Bajraktarit të Llaushës, Gecajt dhe nipat e Komandantit nacionalist, Shaban Polluzhës, Familje emblematike të Drenicës. 7 (shtatë) Vëllezërit Geci u rrezikuan dhe sakrifikuan shumë për Kosovën, LDK-në dhe Rugovën. Pas amshimit të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, pasuesit e Tij, pothuaj se, i nxorën si “tepricë teknologjike”. Por, nuk e pranuan këtë statut, nuk u dorëzuan. Me organizimin e rezistencës të armatosur, fillimisht, me aksione gjysmë-legale, Vëllezërit Geci ishin të parët, përkrah kryeçetanikëve të Drenicës, Hamëz dhe Adem Jasharit.
LPK me ideologjinë sllaviste, përçau dhe përgjaku Kosovën
Juristi i diplomuar, Fadil Geci, në dëshminë e tij, bëri shpjegimin e qartë dhe demantoi, faktueshëm, të gjithë ata që thonë se gjatë luftës në Kosovë, ka qenë gjithçka Okej, në rregull. LPK-ja ishte organizatë marksiste-leniniste dhe qendrën e kishte në Rusi. Fatmirësisht, ishte e pakët në numër, diku 1 %. Më vonë, me shantazh e krime, me mbështetjen e Tiranës social-komuniste; Serbisë dhe të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës; arriti në 10 %, kundrejt 90 % e popullit të Kosovës, ishin në LDK-e, e cila më shumë se sa parti, ishte lëvizje gjithë-popullore, djathtiste, me qendër Amerikën demokratike. Pra, ishin dy grupe: LDK për shtet, ndërsa LPK për pushtet. Fillimisht, populli ishte unik, falë urtësisë të Dr. Rugovës dhe e nisi luftën i bashkuar.
Por, gjendja ndryshoi kur Hashim Thaçi, me një grup marksistësh, fort të dyshuar për lidhje agjenturore me jashtë Kosovës, kryesisht, me DGSE franceze dhe UDB-a serbe, bëri puç në Kryesinë e Vjetër të LPK-së, duke i akuzuar për tradhti. Dhunshëm ua mori paratë dhe Fondin “Vendlindja thërret” dhe 1 (një) milion Franga zvicrane, nga Fondi i Kosovës Lindore. Tirana zyrtare imponoi kryetarin e ri të LPK-së, drejtimin e gazetës “Zëri i Kosovës” dhe favore tjera financiare. Gazetarët të ideologjisë bolshevike staliniste-enveriste, të dërguar enkas nga Tirana, pushtuan mediat dhe filluan përçarjen ndërshqiptare. Atë frymë përçarëse e sollën edhe në Luftën e Kosovës, në verën e vitit 1998.
Komunikata nr. 59 – dëshmi e sabotimit dhe dështimit të luftës
Dëshmia bazë e Fadil Gecit ishte Komunikata numër 59, e cila është sintezë e të gjitha Komunikatave, që mbajnë siglën – SHP i UÇK-së -. Qendra e hartimit dhe e lëshimit të tyre ishte vila e Enverit, nga Shtabi Rogner-istë dhe “jo nga Bahnhof-et”, siç e demanton Hashim dallaveren, ish-zëdhënësi i SHP të UÇK-së të LPK-së, Jakup Krasniqi. Gjatë luftës kanë ekzistuar dy Shtabe: I FARK-ut institucional të Ibrahim Rugovës dhe i ashtuquajturi i UÇK-së të LPK-së, të cilët nuk e kanë njohur njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur asnjë koordinim mes tyre. Ky i fundit, ka pasur “komandantë”, kryesisht, të pa shkolluar dhe ushtarë të LDK-së. Fatmir Limaj thotë 98 % të ushtarëve vinin nga LDK-ja, ndërsa Ramush Haradinaj thotë 100 % të ushtarëve i kisha nga anëtarë të LDK-së. Të dy këta komandantë ishin të dhunshëm, sepse ishin katapultuar nga Shtabi i Rogner-it, pra, Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli. Sipas krerëve të hershëm të LPK-së, këta katër persona, me argatët e tyre; përkrahjen e Tiranës zyrtare; të DGSE franceze dhe të UDB-së serbe, sabotuan dhe nuk lejuan hyrjen e UÇK-së të LPK-së në Luftën e Kosovës. Thjeshtë, akuzohen për tradhti ndaj Atdheut-Kosovë.
Sot, partitë-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, festojnë betejat dhe luftën e bërë nga FARK-u, duke tentuar ta përvetësojnë luftën e tij. Për këtë qëllim ekzekutuan Ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin dhe Kolonel Tahir Zemaj, dy komandantët e shquar dhe fitimtarë. Për të gjitha këto dëshmoi nipi krenar i Bajraktarit të Llaushës, veprimtari dhe luftëtari i orëve të para Fadil Geci, së bashku me Vëllezërit e tij trima dhe atdhetarë.
“Komunikata nr. 59 është sherr i madh, është e rreme, shpifëse, dashakeqe, që i ka bërë dëm të gjithëve, por familjes time i ka krijuar shqetësime të mëdhaja dhe me pasoja të mëdhaja. I kemi pasur dy shokë të vrarë: Bekim Kastrati, gazetar dhe Besim Dajaku, truproje i Presidentit Rugova, nip i Shaban Polluzhës dhe dy të plagosur, Gani e Shani Geci. E gjithë Drenica u ngrit në këmbë për ta demantuar Komunikatën e rreme, edhe komandantët e Drenicës”, – rrëfeu dëshmitari Fadil Geci.
Rexhep Selimi, në TV “Dukagjini”, ka denoncuar: “Hartues, nënshkrues dhe lëshues në publik i Komunikatës 59 është Hashim Thaçi. I thashë, mos e lësho Komunikatën në publik, sepse nuk qëndron. – Ai tha: “Do ta shkatërrojmë familjen Geci!” “Edhe unë atë bindje kam. Qëllimi ishte pas vrasjes të Familjes Jashari, ta shfarosin edhe Familjen Geci, që banda e Hashim Thaçit me shokë, t`i këtë duart e lira në Drenicë dhe Kosovë. Ata njerëz që kanë shkruar Komunikatën 59, duhet me ua bë ADN-në, se munden me qenë çërgashë (nomadë) e jo shqiptarë”, – tha zotëri Geci.
Dëshmia e magjistër Geci, sintezë e denoncimit të krimeve morbide të “komandantëve”
Dëshmia e Fadil Gecit është shumëdimensionale, flet për krimet e LPK-së, alias PAN-it të sotëm dhe të Hashim Thaçit, me “komandantët” dhe bandat e tyre maltretuese dhe vrastare, në harkun kohor prej dy dekadash radhazi. Për kërcënimin e ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqin; Kolonel Tahir Zemaj, me shprehjen klishe të Thaçit: “Me ty se shpejti do të mbaroj punë”, dhe të dy këta u ekzekutuan. Ndërkohë që Lufta e Kosovës, pikërisht, me këta të dy identifikohet. Dhe, kjo është tmerruese!
Kjo na sjell ndërmend diplomatin e madh amerikan, Richard Hollbruck, i cili i zhgënjyr nga krimet e pushtetarëve kriminelë të PAN-it, shpërthen:
“Ne ju çliruam nga fashizmi serb, pa e ditur që duhet të ju çlirojmë nga vetëvetja”!
Shpifjet monstrume të “komandantëve” hafije të Serbisë dhe të Shërbimeve Informative të shteteve aleate të Serbisë, se “Tahir Zemaj ia dorëzoi armët Policisë serbe”, ndërkohë që Kolonel Zemaj, major Nazif Ramabaja, Smajl Hajdaraj, me shokë, shpëtuan nga hakmarrja e mundshme, për humbjet serbe në Betejën e Loxhës, mijëra refugjatë, ikanakë, të strehuar në Pejë dhe rrethinë, duke i përcjellur për në Shqipëri.
Komandantët e rremë, që fshihen prapa UÇK-së, të tmerruar nga strategu Zemaj, me oficerët e tij të karrierës, me Akademi Ushtarake, filluan t`i vrasin një nga një, prapa shpine, në errësirën e natës dhe dritën e diellit! Vetëm përgjatë sundimit të Qeverisë së Përkohshme, me qeverisjen e përgjakshme, “komandantët” e LPK-së, me bandat e tyre, ekzekutuan 456 oficerë dhe ushtarë të FARK-ut, si dhe kuadro e veprimtarë të LDK-së. Me metodën fashiste të Enver Hoxhës dhe të partizanëve të tij bolshevikë, që e kthyen luftën për çlirim, në luftë civile, qytetare, pa bërë asnjë betejë ballore me armikun, krejt njësoj vepruan disa biçim “komandantësh” vrastarë të LPK-së.
Maltretimi, dajakosja e delegacionit të deputetëve të LDK-së dhe të aleatëve të saj në Qirez si dhe arrestimi, burgosja në burgun e vdekjes në Kleçkën e Fatmir Limaj, të kuadrove të LDK-së, Cen Desku dhe Jakup Kastrati, e implikojnë, drejtëpërdrejtë, Hashim Thaçin dhe bandën e tij SHTAB-iste, si pjesë të arrestimit, burgosjen dhe torturimin e përgjakshëm të viktimave në fjalë.
Lufta identifikohet me Kolonelët Krasniqi e Zemaj, me shokë, të vrarë cubërisht!
Shantazhimi kriminal i dëshmitarëve, nga grupi i Haxhi Shalës të AAK-së, me bandën e tij, “ose hiç dorë nga dëshmia në Hagë, ose ta vrasim djalin e vetëm”, është vazhdimësi e frikësimeve, kërcënimeve prej tri dekadave, kur të njëjtin kërcënim ia bënin militantët e LPK-së, ish të burgosurit politik, Shefqet Jashari- Stofcit, për shkrimet e tij, denoncuese të krimeve makabre, në kombëtarën “Bota sot”.
Në vijim, dëshmitari denoncues brilant i krimeve të SHTAB-istëve, Fadil Geci, kujtoi 6 (gjashtë) bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët të vrarë, vetëm pse ata i përkisnin partisë famoze të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ata ishin trima, burra të zëshëm të Drenicës, që populli u besonte dhe i votonte. Andaj, të listuar nga krerët e LPK-së, i vranë tinzisht dhe cubërisht: Azem Ahmetin, nipin e trimit Ahmet Delia; Haki Imerin, intelektualin me dy fakultete; Ismet Rrahmanin, themeluesin e Akademisë së parë Ushtarake në Açarevë të Skënderajt; Xhafer Behramin; Sadik Kastratin. E, ndoshta, i gjashti, por që dëshmitari e kurseu në përmendje emri, për atë “ndoshta” dyshuese, është kryetari i parë i LDK-së në Skënderaj, Idriz Rrecaj, i kidnapuar, i torturuar, i ekzekutuar dhe i mbetur varr-humbur! Me dhimbje foli edhe për plagën e mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Mehdi Bardhi.
Fadil Geci dëshmoi, pothuaj se, i përlotur për qindra kuadro dhe veprimtarë të vrarë dhe të maltretuar barbarisht të LDK-së dhe FARK-istë luftëbërës, nga “komandantët” e LPK-së, përkatësisht, të PAN-it, me bandat e tyre ekzekutuese, torturuese e vrastare. Ai përmendi vetëm disa emra, si përfaqësues të mijëra të tjerëve, edhe pse nuk dëshironte të “harronte” asnjërin syresh. Me shefin e QIK-ut, Enver Malokun kishte punuar shumë për informimin e Kosovës dhe të botës; Kolonelin trim, Tahir Zemaj, e kishte bashkëluftëtar; Kolonel Ahmet Krasniqin e kishte epror; Xhemail Mustafën, Smajl Hajdaraj, Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhaj, Ukë Bytyçin, Ismet Rracin, Ekrem Rexhën, Rashid Mustafën, Sabahte Tolaj, Isuf Haklaj, Ilir Selimaj, Shaban Manaj dhe të tjerë, të gjithë të ekkzekutuar ngeshëm dhe me lista emërore të hartuara paraprakisht.
Është një deklarim i Jakup Krasniqit, në televizionin T7, të Leonard Kërçukut, ku akuzon rëndë, deri në tradhti, kolegët e tij SHTAB-istë. Këtë e bëjnë edhe disa krerë të LPK-së, duke akuzuar Hashimin me shokë, për sabotim të luftës dhe tradhti nda Atdheut.
“Zëri…” nga zë i kushtrimit për liri, tellall i përçarjes ndër shqiptare!
Fletushka “Zëri i Kosovës”, numri i parë i botuar në një bodrum të Prishtinës, nga Grupi ynë ilegal, në vitet `70-a, i kryesuar nga atdhetari Kadri Osmani (Mani), e vazhduar me botimin në Gjermani, nga Heroi Jusuf Gërvalla dhe pas vrasjes së tij, e përvetësuar nga LPK-ja, qe bërë kopje e “Zëri i Popullit”, të Enver Hoxhës. Ajo nuk botonte asgjë pa autorësi të saktë ose pseudonime të regjistruara në Redaksinë e saj. Kjo është e mjaftueshme, për të kuptuar se asnjë Komunikatë e SHP të UÇK-së apo e kujtdo qoftë tjetër, absolutisht, nuk ka mundur të botohet pa super verifikim. Dhe, nuk e di pse lodhet Gjykata e Hagës apo të tjerët, për të mësuar autorësinë e atyre Komunikatave falsifikuese, gënjeshtare e përçarëse, kur të gjitha janë botuar në atë fletushkë. Si gazetar i viteve `70-a, në Shqipëri, asnjë shkrim nuk mund ta botoja, pa e parë njeriu i caktuar i Partisë hoxhiste. Përveç vetëcenzurës, ishte cenzura e rreptë zyrtare.
Autorësia, e Komunikatës nr.59, tashmë, është e saktë: Hashim Thaçi, dora vet, i fshehur prapa sigles SHP i UÇK-së. Pjesë e Komunikatës u bënë edhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, deri sa akuzuan Gani Gecin si “tradhtar!” Megjithatë, Fadil Geci, fisnikësisht, i fali, madje shtoi se “Jakupin përsëri e dua”.
Parlamenti i kriminalizuar i heshti krimet, burgu i Gani Gecit ishte absurd!?
Gani Geci, me vëllezër, i mësoi, me emër e mbiemër, autorët e atentatit terrorist, ku u vranë Bekimi dhe Besimi, ndërsa u plagos Ganiu dhe pranë tij vëllai – Shaniu. Familja Geci mund t`i vriste , si qentë, të gjithë grupin terrorist, me ngadalë e cubërisht. Madje, pa u diktua fare, sepse ata kishin bërë vrasje serike, me pagesë, dhe nuk do ta dinin nga u vinin plumbat. Por, Gecajt janë nipa fisnikë, të Bajraktarit të Llaushës, nuk donin t`ia shtonin jetimët Kosovës, ta përgjaknin edhe mëtej Kosovën, siç bënë disa “komandantë” bastardë dhe kriminelë të LPK-së. Ata zgjodhën rrugën institucionale, siç i kishte mësuar Presidenti urtak, Ibrahim Rugova.
Kur kjo nuk funksionoi, atëherë u shënjestrua më i duhuri ndër kriminelët, i cili me një rast tronditi Prishtinën, me zbrazjen e kallashit në një lokal. Rastisi nip i kushërinjve, i kriminelit Sabit Gecit, maltretues e vrastar i kundërshtarëve politikë, në burgun e improvizuar të LPK-së, në Cahan të Kukësit, i dënuar për torturë, deri në mbytje. Aq më parë, e meritonte plumbin, sepse, sipas Kanunit, “nipi lufton për dajën” dhe jo ta vrasë dajën!
Burgu i Gani Gecit ka qenë krejt i pamerituar dhe absurd. Ai, së bashku, me Prof. Adem Salihaj, ish-i burgosur politik, më vonë, zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, sollën në sallën e Parlamentit kasetën e inçizuar, me dëshmitë e trishta të krimeve të organizatës ilegale-kriminale SHIK, të Nazim Bllacës, anëtar i SHIK-ut. Kuvendi i deputetëve reagoi si “zorra në prush”, kundërshtoi ta dëgjojë kasetën në fjalë, sepse petkun e deputetit e kishin, të paktën, 30 deputetë kriminelë, nga SHIK-u, “Shqiponjat e Zeza”, “BIA”. 15 vjet priti drejtësi Gani Geci, për shokët e vrarë dhe plagosjen e tij me vëlla si dhe një çerek-shekulli, për ballafaqimin në Gjykatë me autorin e Komunikatës nr.59. Megjithatë, heshtje, sepse drejtësia ishte e kapur nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me partiakët e tyre të inkriminuar, deri në kriminalizim, në pushtet.
Vrasësi i porositur, Ruzhdi Shaqiri, me revole në brez, shetiste e pinte serbez, në sheshe e lokale. I llogaritur i paprekshëm, harroi krimin, sepse ishte në partinë e fortë, PDK dhe dajë kishte kuadrin e SHIK-ut, Sabit Gacin. Llogaritë rezultuan të gabuara. “Dritat ia fiku”, viktima e tij, Gani Geci, duke u ndodhur përballë një provokimi kërcënues, në vetëmbrojtje.
Atëherë, pse duhej ta vuante burgun Gani Geci, guerilasi dhe luftëtari i orëve të para, në Drenicën e tij, kur ai i denoncoi vrasësit dhe priste ndëshkimin e tyre nga shteti ligjor, që nuk ndodhi kurrë!?
Vrasja zyrtare e dëshmitarëve; zhvatja e avoketërve dhe liria e blerë!!!
Askush në Kosovë nuk është dajakosur dhe vrarë, më shumë se Drenica nga PDK-ja dhe Dukagjini nga AAK-ja. Dhe, megjithatë, në këto dy rajone vazhdojnë të votohen, pothuaj se, masive, nga të persekutuarit e tyre! Hashim Thaçi ka deklaruar se “jam detyruar ta pranoj themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, përshkak të vrasjeve të shumta të dëshmitarëve, sidomos, në Dukagjin. Prandaj, jo me kot thuhet se “shqiptarit jepi dajak, për me të dashtë!”
Të vetmen gjë të mirë që ka bërë Hashim Thaçi, është aprovimi dhe themelimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Andaj, akuza ndaj tij për këtë aprovim është e gabuar. Vetëvendosje dhe ndoca të tjetër, të cilët e kanë anatemuar dje dhe vazhdojnë të mburrën sot, “që nuk e votuam këtë Gjykatë”, i penalizon ata dhe vet LVV, për mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve.
Këlyshëria e Hashim Thaçit: PAN-i me tri partitë-banda, më aktive janë Kryesitë e tyre partiake; ish-zyrtarë të lartë, ministra, zëvendësministra; ish-ambasadorë; ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; shumësia e medieve me anal-banalistat e tyre dhe “kollon-kusuri” tjetër, janë të inkriminuar, janë pjesë e krimit, që vota e popullit duhet t`i ndëshkojë si amiq të Kosovës.
Drejtësia e kapur nga PAN-i, ka asfiksuar shtetin, ligjshmërinë e tij. Pagesa e dhjetra avoketërve ndërkombëtarë, milionat e abuzuara të buxhetit, edhe ashtu të lodhur, janë krim i rëndë shtetëror. Është për keqardhje, kjo Gjykatë, edhe pse ka prangosur, herë pas here, “peshqit e mëdhenj”, asnjëri syresh nuk ka marrë dënimin e merituar. Të gjitha arrestimet kanë qenë të bazuara, me akuzat e tyre faktike vrastare dhe hajnore. Dënimet kanë qenë simbolike, me lirimet e parakohshme dhe të blera. I referohemi avokatit të mirënjohur ndërkombëtar, Ben Emerson, i cili deklaron: “Lirimi i x-y komandantit ka kushtuar 11 milionë euro, prej tyre 5 milionë i kam marrë unë!” Askund nuk përmendet pafajësia! Dhe, këtë e përsëriti, së fundi, kur ishte avokat i Kadri Veselit, si thirrje, jipni para, nëse doni të liroheni! Për mbrojtjen e fundit, inkasoi plot 4 milionë euro nga buxheti i Kosovës!
Shumësia e avoketërve, aludohet se ka një qëllim, Ndonjëri do ta gjejë ndonjë adresë gjyqtari, për të derdhur milionat! Shteti mund të obligohet për një avokat, nëse i burgosuri është i varfër. Pëndryshe, krimi dhe turpi me abuzim të buxhetit shtetëror, flet për skandal financiar.
Disa avoketër provokatorë shqiptarë, glacojnë me gojë, kinse për dëshmi jo valide të Gecit dhe të tjerëve në Hagë, “pasi dëshmitari nuk ka qenë i pranishëm, okular, kur ka ndodhur krimi!!!” Sipas tyre, kriminelët u dashka me i ftuar njerëzit, për t`i parë gjatë kryerjes së krimeve! Hajde gomerë e rrugaçër, hajde!
PAN kërkon kriminalizimin e UÇK-së!
Lukunia PAN-iste, me argatët e tyre lehaqenër, po bëjnë çmos, për ta inkriminuar, madje kriminalizuar UÇK-në, se, kinse, të akuzuarit e Hagës qenkan atje për mbrojtjen e UÇK-së!? Gjykata në fjalë e ka bërë të qartë, se krimet janë personale, individuale, por të koordinuara në një – Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale -. Dhe, po të mos ishte ky organizim super-kriminal, përgjatë këtij çerek-shekulli, me krime vrastare politike, do të zbuloheshin e ndeshkoheshin shumë qindra kriminelë.
Të gjithë dëshmitarët, qofshin me paraqitje fizike në Gjykatë, si Fadil Geni, apo të koduar, janë atdhetarë, sepse denoncimi, thënia e së vërtetës, është në interes të Kosovës. Ndërsa akuzuesit e dëshmitarëve, janë ose bëhen pjesë e krimit, kur lehin si qentë endacakë në hënë. Mirë thotë aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci: “Kur Gecët sulmohen aq mizorisht dhe padrejtësisht, çfarë do t`i bënin ndonjë tjetri që nuk është Gec?!” -O tempora, o mores- (O kohë, o zakone), – do të thërriste latini i lashtë!
Dëshmia e Gecit – testament vërtetësie dhe thirrje për korrigjimin dhe rishkrimin e historisë!
Dëshmia e magjistër Fadil Gecit, është sa e sinqertë, aq edhe e vërtetë. Ajo vlen për të gjitha rrahjet, maltretimet, torturat, vrasjet politike në Kosovë dhe Shqipëri, para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Dëshmia e Fadil Gecit është thirrje, deri në kupë të qiellit, për rishkrimin e historisë të kohës së re dhe të sotme të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilën e kanë falsifikuar, deri në përdhosje, “komandantët” pa ushtarë, por me banda të bollshme gjakatare, të Kosovës, si dhe banda e “historianëve” bolshevikë të filosllavit Enver Hoxha.
Dëshmia e Fadil Gecit, në Gjykatën Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, është testament për brezat e tashëm dhe të ardhshëm. Ajo i devalvoi të gjitha përpjekjet, edhe ashtu të dështuara, të avoketërve matrapazë dhe profiterë të pacipshëm, të cilët me kot prolongojnë, zvarrisin procesin, bjerrin kohën, artificialisht, dhe abuzojnë me zhvatjen e milionave, nga shteti i brishtë dhe fiktë i Kosovës tonë.
Krejt ndryshe gjykohet në shtetet me demokraci dhe ligjshmëri të zhvilluar. Shembullojmë: Në një shtet të Amerikës, vitin e shkuar, u bë një gjyq. 5 (pesë) të rinj vranë një shokun e tyre. Të pestit u dënuan me burg të përjetshëm, ndërsa tre të tjerët, që ishin në dijeni të krimit, por e heshten atë, u dënuan me nga 15 vjet burg secili. Kjo është drejtësi ideale.
Ju lumtë i nderuar i z Dosti. Mos themi i vetmi Jeni një ndër të rrallët qe e shkruani dhe e thuani realitetin. Kombi Shqiptar vuan nga keqë informimi . Ashtë peng i së keqes, kaluarës kohës diktaturës famëkeqe dhe mbeturinës që lan pas. Populli Shqipëtarë sot në armiqësi me njeri tjetrin i ndam e i përçarë në parti hajdutësh e kriminelësh tana llojeve,