Kiev
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nga 105 mijë ushtarët rusë në kufi vetëm 11 mijë prej tyre janë tërhequr, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Zelensky dhe Trudeau gjatë bisedës shkëmbyen pikëpamjet rreth çështjeve në rendin e ditës për samitet G7 dhe të NATO-s.
Duke informuar kryeministrin kanadez, Trudeaun lidhur me situatën në Donbas, Zelensky theksoi se është e pamjaftueshme numri i ushtarëve që Rusia ka tërhequr nga kufiri i saj me Ukrainën.
“Nga 105 mijë ushtarët rusë në kufi vetëm 11 mijë prej tyre janë tërhequr”, tha Zelensky.
Për zgjidhjen paqësore presidenti ukrainas Zelensky tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e zbatimit të presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë.
Trudeau konfirmoi mbështetjen e palëkundur për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës.
Komentet