Natën e Ndërrimit të Motmoteve (Vitit të Ri) njerëzit gjithandej globit janë nën impresion, emocione dhe ethe festive.
Anglezët thonë shpesh: Jetoje jetën bukur dhe shpejt, sepse vdekja një ditë mund të vijë (vjen) shumë herët.
U mor vesh se ne semuremi, sepse plakemi, ne plakemi, sepse duhet te vdesim per t´ua leshuar radhen gjeneratave te reja, brezit te ri… Apo!?
Thuhet se në Antikë asokohe ishte edhe kohë lufte, edhe pragfeste…. Gjysèmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftuar deri nè fund mbi trashegiminè e madhe ushtarake dhe politike të vëllait të saj, para se të nisej në luftë, atëbotë i shkroi ose çoi fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: ‘Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutem për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonë se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote! Të ruajtë dhe bekoftë Zoti në këtë Natë të Madhe kur priten (ndahen) motmotët!”
Në Selanik, si në Athinë, asokohe afro 80 % e banorëve, nuk kishin të drejtë vote as pune.
Kështu që edhe “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjik të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale. Selaniku ishte vendlindja ose metropoli i artisteve, filozofeve, shkrimtareve dhe figurave te njohura ushtarake dhe politike si Aleksandri (Leka) i Madh etj.
Aleksandri (Leka) i Madh si duket qëlloi edhe me fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu më shumë se 400 vite rresht…. Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të mirë dhe me vlera të larta.
-Testamenti që Aleksandri (Leka) i Madh në shtratin e vdekjes ua la gjeneralëve ose pasuesve të tij:
1. Unë i dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim; për t´iu treguar të tjerëve se fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.
2. Unë dua që bashkëluftëtarët ose bashkëkomandantët e mi të mos m´i bëjnë nderimet e fundit me armë të drejtuara kundër njeri tjetrit.
3. Unë dua që rruga deri në banesën e fundfit të jetë e shtruar dhe mbuluar me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin dhe kuptojnë se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, ngelet ose qëndron në tokë.
4. Unë dua që duart e mia të lëkunden ose luhatën nga era deri në banesën e fundit në atë mënyrë që të tjerët të shohin dhe kuptojnë se në këtë botë kemi ardhur me duar bosh dhe në botën tjetër gjithashtu do shkojmë duarbosh.
Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu ( e sidomos ai shqiptar ose kosovar), është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithçka dhe me asgjë!
“Bota globale” ose, “tregu global” i vlerave, resurseve dhe kapitalit, janë pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstraguar ose relativizuar në këtë rast absoluten dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Ndaj, filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resurseve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarshëm botëror ose ndërkombëtar, i cili shpeshherë i ndarë në mënyrë të pabarabartë dhe disproporcionale, ku ata që kanë ose disponojnë vldera, potenciale dhe resursve të shumëta njerëzore, materiale dhe natyrore, janë të varfër dhe të sunduar, ndërsa ata që nuk i kanë ato, janë të pasur dhe të fuqishëm.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëviz tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndrrave, caqeve ose qëllimeve të caktuara.
Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore ose speciet politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, idealiste dhe ekzistencialiste.
U mor vesh se nga thesari ose nga ‘kopshi i madh’ intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjeruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe “res publica” (republika ose realiteti i njohur shtetëror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marrëdhëniet ose raportet e njohura në mes njeriut (liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, traditës luftarake ose patriotike, kulturës politike etj. Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), ekzekutivit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit. Sipas Xhanbatista Vikos (Gianibatista Vico): Sociologjia dhe antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.
U mor vesh se liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki. Ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa ligjin si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ata shndërrohen në tiran, despot ose autokrat.”Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t’i ndani ose pjesëtoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni nga të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)
Aty janë edhe psikometria së bashku me mekanizmat dhe instrumentët e matjes së madhësisë dhe fuqisë së përgjithshme njerëzore, shtetrore, nacionale, tokësore (gjeografike), ushtarake, politike, sociale, ekonomike, monetare, finansiaret, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të një shteti, lidershipi politik, burimët e vlerae, mallërave, kapitalit dhe konkurencës, profesionit, intelegjencës, intendancës dhe informacionit, teoria ose hipoteza e njohur e studimit dhe analizës, hipoteza gjenerale, hipoteza e posacme olse individuale, aftësia ose intelegjenca e përgjithshme intelektuale, profesionale, shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) , substituimet e njohura determinante dhe paradigmatike, strategjia e njohur menaxhuese ,konkuruese dhe siguruese-përballë befasisë dhe pasigurisë, përfshirja, përkujdesja ose respekti maksimal ndaj gjinisë së bukur ose polit të butë në jetën e përgjithshme institucionale, funksionale, kadrovike, politike dhe diplomatike e kështu me radhe.
“Arti lind ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Eduard Bulver Liton)
U mor vesh se lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente, kane rendesi dhe karakter kolateral dhe multilateral.
Kur e pyetën njëherë Karlin e Madh se ku ndodhej mesi ose kërthiza e botës?,asokohe tha: “Ku tjetër, pos në Kanstantinopojë (Stambolli i sotëm), aty ku Irena e bukur dhe ekstravangante nga Bizanti i derdh ëndrrat dhe shtatin (trupin) e saj valë në shtrat!”
Irena, mbretëresha e bukur, ekskluzuve, ekzotike dhe ekstravagante nga Bizanti, thuhet se në kohën e saj, ishte gruaja (femra) më e bukur dhe më e nxhehtë e planetit, saqë edhe mbreti (perandori) legjendar i Frankëve dhe Langobardëve, Karli i Madh (Karl der Große), i dehur, fashinuar dhe hipnotizuar nga bukuria, inteligjenca, eleganca dhe delikatesa magjepëse dhe tepër markante e Irënes nga Bizanti, ia kishte ofruar të bijën e tij, Rotruden, për martesë me të birin e saj, Konstantini IV. Bëhet fjalë mbi mbretin ose trashëgimtariin robust dhe skrupuloz të “Dinastive” te njohura të Merovingëve dhe Karolingëve, si dhe të birin e njohur të Karl Martelit-mbrojtësit, atletit ose dalëzotësit të Europës mesjetare nga sulmet ose invazionet e arabëve, hunëve, tatarëve, mongolëve etj.
Ndërkaq, mbretit ose perandorit ekstravagant dhe supersticioz të Francës, Luji (Luigji) XIV (14) , i cili ishte martuar zyrtarisht me Maria Terezën, të bijen e mbretit Filipi IV të Spanjën në kishën ose katedralen e njohur të Sant Zhan de Lizit: Jozyrtarisht i sillej ose rrotullohej bota dikund në mes Luize de Lavlien, Madam Monstespan, Madam Anxhelik (Onzhelik) de Fontanjë dhe bukurosheve të tjera oborrtare që frekuentonin në kështjellat ose pallatët e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit. Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme Mediçi nga Firenca e Italisë. Gruaja e dytë e Lujit (Luigjit) të XIV, ishte bukuroshja e njohur oborrtare, Madam Mentnon, e cila shquhej për stilin ose veshjet (kostumet) e saj tunduese dhe ekstravagante.
Se këndejmi, kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t’i thoshte edhe këto fjalë: “Lum si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mashkullore.”,fund i citatit. Dihet se kush ishte Mbretëresha Teutë dhe historia e saj. Ashtu siç dihet se kush janë Vjosa Osmani, Grida Duma, Jozefina Topalli dhe Teutat e e sotme të politikës, politikëbërjes, artit, kulturës, informimit, shkencës dhe letërsisë së sotme shqiptare, ku femra ose gruaja e njohur intelektuale dhe intelegjente shqiptare, është e pranishme dhe e fuqishmde kudo në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomcisë etj.
Bota e sotme moderne ose bashkëkohore i ka hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose seksiste etj.
Politika, shteti dhe pushtet sot janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor.
Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.
Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente shqiptare është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.
Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose “polit të butë” i bëjnë mirë edhe popullit, edhe shtetit, edhe pushtetit, edhe arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare etj. E sidomos shkëlqimi ose brilanca e njohur shkencore, profesionale dhe intelektuale e Vjosa Osmanit, Mimoza Kusari-Liles, Luljeta Pula Beqirit, Grida Dumes, Elida Buçpapajt, Kimete Berishes etj.
Urime!
Urimet ma te mira per te gjithe Trashigimtaret e nderuem te Kapidanit te Mirdites.
Dhashte Zoti qe te shtoheni dhe te nderoni Ate Dere te paharrueshme te Mirdites
dhe te Shqipnise se Veriut! Gjithmone Ua ndigjofsha zanin e mire!!
Me shume respekt Fritz Radovani.