Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se grupi parlamentar i PD nuk do të ketë asnjë lidhje në betejën e tij me Antony Blinken, Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Berisha thotë se betejën në Gjykatën e Francës do e bëjë vetë me avokatët.

Ai thotë se PD duhet të mbajë qëndrimin më të mirë të mundshëm me ambasadoren Yuri Kim dhe SHBA, madje dhe ai është për marrëdhënie të mira.

 

‘’Së pari grupi parlamentar s’ka asnjë lidhje me betejën time. Do e bëjnë avoketarit dhe Berisha, grupi parlamentar ka detyrat e veta.

Qëndrimin më të mirë të mundshëm, që është natyrisht unë jam, rezistoj për marrëdhënie të mira, shumë të mira, por dhe të kuptohet që harmonizimi i platformave, objektivave është çështje që duhet të evoluojë. ‘’- tha Berisha.