De Maiziere në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag theksoi se pas sulmeve në Paris edhe Gjermania është e rrezikuar nga sulmet terroriste
BERLIN – Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka deklaruar se 70 persona nga 1 e treta e rreth 760 personave të cilët janë nënshtetas të Gjermanisë dhe që janë kthyer në këtë vend pasi kanë marrë pjesë në luftë në Siri dhe Irak kanë marrë kurse të ndryshme ushtarake.
De Maiziere në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag theksoi se pas sulmeve në Paris edhe Gjermania është e rrezikuar nga sulmet terroriste.
Ai në fjalën e tij vuri në dukje se instancat e sigurisë së Gjermanisë kanë konstatuar se rreth 760 shtetas gjermanë kanë shkuar në vendet e konflikteve si Siri dhe Irak. Ai vuri në dukje se rreth 120 persona janë kthyer përsëri në Gjermani dhe se 70 prej tyre kanë marrë kurse ushtarake në vendet e konfliktit ose kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në konfliktet e armatosura.
Komentet