Njëri ishte dashuruar marrëzisht me bijën e një prindi shumë të pasur dhe një ditë ai vendosi t’i propozojë asaj për martesë!
Vajza u përgjigj:
-Po tallesh? Paga jote mujore është e barabartë me atë që unë shpenzoj në një ditë të vetme, si mund të jem gruaja jote? Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të bie në dashuri me një person si ti, prandaj të gjesh një vajzë të të njëjtit nivel me ty!
Djali i gjorë u trondit nga përgjigjja, për të ishte një goditje aq e tmerrshme saqë, edhe pas disa vitesh, ajo plagë mbeti e hapur dhe ai kurrë nuk i harroi ato fjalë.
Dhjetë vjet më vonë të dy u takuan rastësisht në një qendër tregtare, dhe kur u panë, ajo i tha:
-Hej, sa kohë pa u parë, si po shkon ….? Unë jam martuar lumturisht, burri im është një njeri me të vërtetë inteligjent dhe një biznesmen i madh, a e dini sa fiton? 150 000 euro në muaj.
Duke dëgjuar ato fjalë, sytë e atij filluan të shkrepëtijnë, pavarësisht nga fakti se kishin kaluar dhjetë vjet, ai nuk e kishte kapërcyer atë refuzim.
Pak sekonda më vonë, u shfaq burri i saj u kthye dhe, para se gruaja ta prezantonte propozuesin e saj të dikurshëm, ai tha:
– Pershendetje shef, edhe ju jeni ketu? Çfarë kënaqësie që ju takoj, po shoh se u takuat me gruan time …
Pastaj ai iu kthye gruas së tij dhe i tha:
– E dashur, ai është shefi im …. Projekti për të cilin punoj është i tij! Pavarësisht talentit dhe zotësisë së rrallë, ai vendosi të qëndrojë beqar, sepse ai e donte një vajzë marrëzisht shumë kohë më parë, por ai nuk mundi t’ia fitonte asaj zemrën, sepse ajo mendonte se ai ishte shumë i varfër.
Komentet