Një burrë në stadium kishte gjithë ndeshjen që rrinte duke sharë me vete e duke turfulluar:
-He, pikë e zezë, 20 mijë njerëz në stadium, he, pikë e zezë, 20 mijë njerëz në stadium, he, pikë e zezë, 20 mijë veta këtu plus 22 futbollistë në fushë plus 3 arbitra 20 025 veta në stadium.
Ngrihet e i thotë njëri i acaruar:
-Ore ti, ç’ke me njerëzit, se na çave veshët, ke gjithë ndeshjen që i numëron, shih ndeshjen, o shoku, se na mërzite!
-Po jo, o shoku, s’kam gjë me njerëzit, e kam me atë zogun që kaloi qëparë, në 20 025 veta që jemi në stadium, mua e gjeti të më dhjesi!!!…
Komentet