TIRANË – Në një operacion të koordinuar të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës është shkatërruar mbrëmjen e sotme një grup kriminal dhe është sekuestruar një sasi droge, armësh dhe parash.
Që prej mesnatës mësohet se policia ka arrestuar 25 persona pjesë e një grupi trafikantësh droge, që shpërndanin lëndë narkotike prej dy vitesh. Mësohet se grupi kriminal mbahej nën vëzhgim nga policia prej 6 muajsh, ndërsa në momentin e arrestimit u gjetën 1 kg heroinë dhe 180 doza kokainë.
Sipas kreut të Policisë së Tiranë, Ervin Hodaj, droga e shpërndarë nga ky grup në dy vite kapte vlerën e 900 mijë eurove.
Grupi përbëhej nga 35 veta, 25 të asrestuar, 5 në procedim si dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia e Tiranës në një deklaratë për shtyp thotë se ky ishte operacioni më i gjerë anti-drogë i kryer vitet e fundit në Shqipëri.
“Falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga Organizatorët, Koordinatorët dhe Shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit. Strukturat Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë zhvilluar operacionin e koduar “EPILOG” në drejtim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Tiranës. Si rezultat janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e lëndëve të forta narkotike “Heroinë” dhe “Kokainë” , por jo vetëm, në zonat më frekuente të qytetit”,- sqaron policia.
“Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë. Nga hetimi ka rezultuar se ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, lagjia “Laprakë”, dhe zonë e ish-Bllokut. Për një periudhë 2 vjeçare mendohet se ky grup ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro”,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë.
Kështu, janë arrestuar 25 shtetas:
1. Halil Sallaku, 47 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
2. Gëzim Demiri, 40 vjeç, lindur në Kavajë, dhe banues Tiranë
3. Sonila Dinoshi, 31 vjeç , lindur e banuese në Tiranë
4. Astrit Beka, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
5. Alfred Naço, 50 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë
6. Toni Naço, 18 vjeç, lindur në Athinë banues në Tiranë
7. Spartak Piciri, 47 vjeç, lindur e banues në Tiranë, më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
8. Sali Sallaku, 20 vjeç, lindur në Krumë, Has e banues në Tiranë
9. Indrit Sallahu, 20 vjeç, lindur në Has, Krumë dhe banues në Tiranë
10. Rudolf Kallbaqi, 32 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
11. Bledi Çarçani, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
12. Dardan Jaku, 31 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë
13. Dardan Prengzi, 30 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë,
14. Atrias Çizmja, 20 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë
15. Alkan Markaj, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
16. Evis Dalanaj, 38 vjeç, lindur në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
17. Aurora Liço, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
18. Donard Belaj, 33 vjeç lindur dhe banues në Tiranë
19. Haki Belaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
20. Eni Malaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
21. Igli Muhameti, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”
22. Gentian Xhelili, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë
23. Elis Mali (Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë
24. Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Grmash dhe banues në Tiranë.
25. Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas:
– E. B., 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë
– I. Ll., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
– M. G., 27 vjeç, lindur në Itali dhe banues përkohësisht në Tiranë
– A. O., 24 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë
– R. M., 22 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
Si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas të tjerë:
– R.D, 21 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
– A.Gj, 35 vjeç, lindur në Milot e banues në Tiranë
– E.M, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë
– B. J., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
– M.A., lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”
Gjatë zhvillimit të operacionit të shtrirë në kohë dhe hetimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 kg dhe 50 gram Heroinë
– 180 doza kokainë
– 1 armë pistoletë e markës Zastava
– 150 fishekë
– 10 automjete të markave të ndryshme
– 30 telefona celularë
– 10 mijë euro, peshore elektronike.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurosrisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhim shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim“, parashikuar nga neni 283/2 i K. Penal.
PROKURORIA: JA SI VEPRONTE GRUPI I TRAFIKANTEVE
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, në bazë të një hetimi të përbashkët dhe të nisur nga informacionet e Policisë së Shtetit, janë ndaluar disa persona, pjesë e një grupi të gjerë, të cilët shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe heroinë në disa zona kryesore të kryeqytetit. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se xhiroja momentare e këtij arrin në vlerën e mbi 7 milionë lekë të reja në muaj.
Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë janë nxjerrë pasi janë bashkuar në një procedim të vetëm disa referime nga ana e Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve, persona të ndryshëm ishin aktivë në shpërndarjen e kokainës dhe heroinës në zonën e « Rr. Elbasanit », Sauk, te zona e « Tiranës së Re », etj.
Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Tiranës, u arrit në përfundimin se shtetasit e ndaluar vepronin kishin lidhje me njëri-tjetrin, pavarësisht se dukej se vepronin në mënyrë të pavarur.
Hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar mekanizmin se si funksiononte ky grup, nga të cilët deri më tani janë evidentuar mbi 20 persona.
Shtetasi Julian Bushati siguron ne sasi te konsiderueshme lenden narkotike te llojit heroine tek persona ende të paidentifikuar për momentin. Sasia qe merr tek ky shtetas eshte rreth 100-200 gram çdo 5 dite. Me pas, kete sasi e perpunon ne banesen e tij duke e tre fishuar me perberes te tjere. Per kete, ai disponon mjete dhe ka pershtatur njeren dhome si minilaborator. Pasi perpunon lenden narkotike, e dergon ne sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek shtetasi Sokol Kllapi dhe pjesen tjeter e shperndan ne persona te tjere.
Shtetasi Kol Kllapi se bashku me shtetasen Sonila Dinoshi, kane marre nje apartament me qera. Sasia e lendes narkotike ndahet ne porcione 0.3 gram nga Sokoli dhe Sonila (te dy jane perdorues te lendes narkotike heroine dhe krak), duke paketuar rreth 200-250 porcione (copa). Nje porcion shitet 1.000 leke te reja. Xhiroja ditore e kryer prej shtetasive Sokol Kllapi dhe Sonila Dinoshi eshte 200.000 – 250.000 leke te reja, fitimi ditor eshte 90.000 -120.000 leke te reja.
Shtetasi Julian Bushati shet edhe vete sasi lende narkotike te ndara ne doza. Per te shitur dozat e lendes narkotike ky shtetas perdor shtetasin e identifikuar me emrin Armando Murati, i cili per shitjen e lendes narkotike te llojit heroine perdor nje motorr skuter. Duke qene se cilesia e lendes narkotike ‘’heroine’’ eshte e cilesise me te mire ne treg, klientela e perdoruesve eshte ne rritje. Shperndarja e lendes narkotike fillon ne oren 08.00 te mengjesit, deri ne mbremje. Per te shperndare lenden narkotike, shtetasi Sokol Kllapi ka blere se fundmi nje automjet te vogel per te mos rene ne sy, e tipit Ford Fiesta. Ne Maj 2015 eshte bere e mundur sekuestrimi i nje doze lende narkotike nga shtetasi Armando Murati. Kjo doze narkotike u dergua per ekspertim kimik ne laboratoin e Drejtorise Policise Shkencore e cila sjell pergjigjen, ku thuhet se lenda e dyshuar narkotike e sjelle tregoi per pranine e Heroines.
Ne vijim, jane zhvilluar hetime dhe jane konstatuar edhe bashkepunetoret e ketyre personave.
Komentet