Fillon mësimi, mësuesja, si shumë të tjera në shkollë, hyn në klasë me minifund. Filloi të dorëzojë fletët e provimeve dhe, në një moment, njëra prej fletëve i bie në dyshee. Ajo ulet për ta marrë fletën dhe e gjithë klasa ul kokën për të parë.
Mësuesja e zemëruar i thërret nxënësit një nga një:
-Petrit, eja e më thuaj, çfarë ke parë ti?
Petriti përgjigjet:
-Të jem i sinqertë, kam parë nga këmbët deri tek gjunjtë.
Mësusesja i përgjigjet:
-Je një muaj i përjashtuar nga shkolla.
-Po ti Mark, çfarë ke parë?
-Zonjushe, në të vërtetë, unë kam parë nga gjunjtë deri tek kofshët!
Mësuesja i përgjigjet:
-Mark, ti je i përjashtuar tre muaj nga shkolla!
-Po ti Hasan, çfarë ke parë?
Hasani i përgjigjet:
-Eh, zonjushe, mirupafshim pas një viti!
Komentet