VOAL

VOAL

“Nëse hyn ministri shqiptar, e firmos direkt kontratën”! Zbardhen përgjimet e antimafias, kush është “Niku” biznesmeni i fuqishëm që drejton grupin në Shqipëri

January 25, 2021

Komentet

Mafia pastron paratë në kullat e Tiranës, përfaqësues të Ndragheta takime me Veliajn…

Në përgjimet e drejtësisë italiane, anëtarë të organizatës mafioze NDRAGHETA, flasin për lidhje të forta me kryeministrin Rama, me njerëz pranë tij si dhe për një takim të zhvilluar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Fokus I këtyre lidhjeve e takimeve, janë pikërisht pastrimi i parave nëpërmjet tenderave dhe lejeve të ndërtimit.

Syri tv

Në përgjimet e dosjes Baso Profilo, drejtësia italiane ka konfirmuar se si paratë e klanit mafioz Italian Ndrageta investohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe në koncesione, me ndërmjetësimin e njerëzve të lidhur me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeministrin Rama. anëtarët e organizatës mafioze italiane në përgjimet e Prokurorisë italiane flasin për takime me kryetarin e Bashksë Erion Veliaj, ndërhyrjet me njerëzit pranë kryeministrit Edi Rama apo për ryshfete 20 % për marrjen e lejeve të ndërtimit apo koncesioneve.

Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto, që në 2017 kanë kërkuar të investojnë në vendin tonë.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

Në bisedë ata përmendin një shtetas shqiptar që quhet Nik, i cili ka marrë licenca për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në kryeqytet,.

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

Por bisedat, provat i kanë në Shqipëri, pasi shumë prej personazheve që përfliten në këto përgjime kanë marrë leje ndërtimi apo koncesione në vendin tonë, çka fakton se çdo plan i dal nga përgjimet ka gjetur zbatim në pastrimin e parave fal këtyre lidhjeve të forta. Edhe pse autoritetet italiane dosjen e kanë sjellë pranë SPAK, deri më tani asnjë prej këtyre episodeve nuk është hetuar. sn

Zbardhen përgjimet- Operacioni italian që zbardhi lidhjet e ngushta të ‘Ndragheta-s’ me lejet e ndërtimit të dhëna në Tiranë- Nga Alba Kepi

Operacioni ‘BASSO PROFILO’, zbardhi aferat korruptive mes mafias kalabreze e pushtetit në Shqipëri. Gjykata e Apelit vendosi pak orë më parë dënimet duke ndryshuar ato të Gjykatës së Shkallës së parë.

Rëndohen dënimet, ndërsa gjykata ka dhwnw 3 shekuj dënime për 40 të dënuar.

Mega operacioni i Antimafias Italiane ekzekutuar më 2021 zbardhi aferat korruptive në nivel të lartë në Shqipëri e investimet e mafias kalabreze Ndrangheta në ndërtime e tenderimet në Bashkinë Tiranë, në sektorin e shëndetësisë e sipërmarrjes.

Operacioni i Antimafias së Katanzaros ekzekutuar në janar të 2021 coi nën masa ndalimi e nën hetime të një numri të madh personash , eksponentë mafiozë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si ‘Grande Aracri’, ‘Arena’, ‘Buonaventura’e Aracri’, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, e sipërmarrës, politikanë, profesionistë e funskionarë publikë.

Aktiviteti kriminal i tyre kishte investuar në Shqipëri përmes lidhjeve korruptive me politikanë e funksionarë shtetit. Në dosjen ekskluzive voluminoze të siguruar nga gazetarja Alba Kepi, dokumentohet takimet mes një funksionari të Guardia di Finanza Italiana (aktualisht në pension) dhe Kreut të Policisë Shqiptare, një zëvendësministri shqiptar e një sekretari shteti, për të investuar në Shqipëri me sipërmarrës të lidhur më mafian kalabreze Ndrangheta. Dokumentohet gjithashtu afera për ngritjen e një kulle shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku duhej paguar 20% e shumës për të marrë tenderin.

Gjykata e Apelit e Katanzaros pak orë më parë ka dhënë vendime më të rënda ndaj 40 personave.

Bashkëpunim e pjesëmarrje në aktivitet mafioz, afera korruptive me funksionarë publikë e sipërmarrës, abuzim me detyrën, kërcënim mafiozë, trafiqe kapitalesh të paligjshme, mashtrime fiskale në dëm të shtetit, mashtrim informatik, krim tatimor, pastrim parash, shkëmbime favoresh elektorale, ‘presta nomi’ kompanive fiktive, nxjerrje të sekretit profesional janë akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve të megaoperacionit të antimafias italiane i koduar ‘Basso profilo’.

Princi i Ndranghetas Antonio Gallo, kompania e të cilit vazhdon të jetë operative në Shqipëri ka marrë dënimin 30 vite burg, ushtaraku i Guardia di Financa Ercole Alessandro është dënuar me 10 vite burg nga 7 vite që kërkoi shkalla e parë e gjykimit e Glenda Giglio kryetarja e Dhomës së sipërmarrësve të rinj është dënuar me 7 vite burg ndërkohë që Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e saj.

Vendimet e Gjykatës së Apelit për 40 personat nën akuzë me të cilëve dhe shqiptarë:

Henrik Baçi (48 vjeç) Niku shqiptar: 7 vjet (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite ).

Elena Banu (53 vjeç ) shtetase rumune rezidente me 3 vite e 4 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi po 3 vite e 4 muaj)

Antonio Santo Bagnato (57 vjeç): Gjykata e Apelit kërkoi 6 vite e 6 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi po 6 vite e 6 muaj).

Saverio Brutto (35 vjeç) 6 vite Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij.

Tommaso Brutto (61 vjeç): 8 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij.)

Maria Rosaria Caliò (55 vjeç) 3 vite e 8 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 3 vite e 8 muaj).

Eliodoro Carduçelli (46 vjeç)12 vite (në shkallë të parë u kërkua 8 vite).

Ilenia Cerenzia (26 vjeç) me 6 vite e Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 5 muaj).

Nicola Cirillo (57 vjeç): 2 vite e 8 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite e 8 muaj).

Ercole D’Alessandro (67 vjeç): 10 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 6 vite e 8 muaj).

Vincenzo De Luca (45 vjeç): 3 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).

Antonella Drosi (68 vjeç), 2 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite).

Santo Faldella (40 vjeç): 5 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 10 muaj).

Antonello Formica (61 vjeç) 6 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 6 muaj)

Antonio Gallo (44 vjeç), vendlindja Sellia Marina: 30 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi po 30 vite).

Francesco Gallo (70 vjeç): 5 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 2 muaj).

Glenda Giglio (43 vjeç): 7 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).

Umberto Gigliotta (41 vjev) 30 vite (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 30 vite).

Odeta Hasaj (57 vjeç shqiptare): 4 vite e 2 muaj (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 2 muaj).

Giuseppe Lamanna (38 vjeç) 2 vite, (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 2 vite)

Andrea Leone (56 vjeç) 20 vjet (Gjykata e shkallës së parë kërkoi 18 vite burg)

Francesco Lerose (53 vjeç) 9 vite. Gjykata e shkallës së parë kërkoi 4 vite e 8 muaj.

Ieso Marinaro (60 vjeç) 7 vite e 6 musj. Gjykata e shkallës së parë kërkoi 7 vite e 2 muaj.

Giovanni Mazzei (66 vjeç) 6 vite e 4 muaj. Gjykata e shkallës së parë ka kërkuar 3 vite.

Antonio Melino (56 vjeç 4 vitr (Gjykata e shkallës së parë kërkoi lirimin e tij).

Giuseppe Liberato Paciullo (70 vjeç) : 4 vjet e 4 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.

Daniela Paonessa (48 vjeç) 7 vite e 6 muaj. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 7 vite.

Raffaele Posca (43 vjeç) 2 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 2 vite.

Andrea Rosa (31 vjeç) 4 vite e 2 muaj. Po aq kishte marrë dhe në gjykimin në dhkallë të parë.

Umberto Rotundo (26 vjeç) anni e 2 vite e 2 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.

Rolando Russo (40 vjeç) 3 vite e 4 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.

Giovanni Servidio (36 vjeç) 3 vite. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.

Maurizio Silipo (65 vjeç) 3 vite e 8 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.

Maria Teresa Sinopoli (47 vjeç) 7 vite e 8 muaj. Po aq kishte kërkuar dhe Gjykata e shkallës së parë.

Rosa Talarico (36 vjeç) 6 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 4 vite e 6 muaj

Matteo Tarantino (34 vjeç) 3 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 3 vite.

Luca Torcia (33 vjeç) 3 vite. Gjykata e shkallës së parë kishte kërkuar 2 vite e 7 muaj.

Rosa Torcia (56 vjeç) 3 vite, Gjykata e shkallës së parë kushte kërkuar 3 vite e 9 muaj.

Alberto Zavatta (39 vjeç) 1 vite e 8 muaj e po aq kishte kërkuar dhe gjykimi në shkallë të parë

Claudio Zavatta 67 vjeç: 1 vit e 8 muaj e po aq kishte kërkuar dhe gjykimi në shkallë të parë.

Mega operacioni i koduar ‘Basso profilo’ (profil i ulët) ka impenjuar rreth 370 forca policore, prej të cilëve 200 trupa të Antimafias italiane, e 170 forca policore nga Guardia di Finanza e Policia së Shtetit e ka ekzekutuar 50 masë ndalimi janë vënë , 35 persona janë vënë në arrest shtëpiak, 13 në burg, e 2 persona me detyrim paraqitje. Mes tyre dhe 7 shtetas shqiptarë, një prej të cilëve është femër.

Ky grupim kriminal në bashkëveprim me ndrinat e mafias kalabreze Ndrangheta, ishte strukturuar mbi një formulë kriminale me një evazion sistematik të taksave përmes kompanive fiktive e operacioneve financiare të paekzestiueshme.

Për veprimin e aktivitetit të tyre korruptiv kishin ngritur disa kompani fiktive në pronësi të personave fals, ‘preta nomi’ shtetas shqiptarë e italianë që zgjidheshin nga mafia kalabreze Ndrangheta e që hapnin e mbyllnin kompani biznesi të paekzisstueshme.

Është dokumentuar se ‘Pronarët’ shqiptarë të kompanive kanë mbërritur nga Durrësi në Bari ku janë pritur nga bosat ndraghetistë e më pas janë shoqëruar në Catanzaro ku janë pajisur me kode Nipt tatimore italiane. Përmes dokumentacioneve të firmosura nga noteri ata janë bërë pronarë të kompanive të pakezistueshme që shërbenin vetëm për pastrimin e parave të mafias kalabreze Ndrangheta.

Në krye të këtij grupimi kriminal qëndronte sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën ‘princi’, me lidhje të ngushtë me të gjithë bosat mafiozë të ndrineve kalabreze i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas e me investime në Shqipëri.

Dosja hetimore mbi 1000 faqe dokumenton mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike, 1800 llogari bankare në vëzhgim e 388 mijë operacione financiare.

Në dokumentet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Alba Kepi, zbardhet se një nëntenent i Guardia di Finanza, Ercole D’Alesandro, tashmë në pension i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri. Ish nëntenenti i Guadia di Finanza premtonte të gjente cëlësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e Administratës Publike me qëllim hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.

Aktiviteti sipërmarrës në Shqipëri i interesonte dhe politikanëve e funksionarëve kalabrezë Tomaso Brutto e Saverio Brutto, baba e bir. Tomaso Brutto ishte këshilltar në komunën e Cattanzaros e Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.

Tomaso e Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio GALLO.

Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.

Nga përgjimet e antimafias, politikani italian Tomasso Brutto ndjehej i siguruar se në këtë aferë ishte ortak dhe financieri Ercole.

Në një tjetër përgjim të antimafias, në takimin e dytë të zhvilluar mes tyre, më 24 prill 2017, ish funksionari i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro siguronte se kishte lidhje të mirë me Shqipërinë e se për të bërë biznes duhej paguar rushfete. ‘Duhet të paguash e të paguash një person të vetëm e në nivel Ministrie e vetëm tek njëri aman…’ thotë ai në këtë bisedë.

Aktiviteti sipërmarrës i tyre në Shqipëri u inaugurua më 22 qershor 2017 e pikë referuese ishte djali i funksionarit të Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro.

Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponeti të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias.

Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri.

‘korrupsioni është total’ thonë në bisedat me njëri-tjetrin, ‘bëhet biznes pa tendera’, ‘mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…’

Sektori tjetër i preferuar i tyre ishte ai i instrumenteve mjekësore të mbrojtjes personale si maska, doreza, kaska oksigjeni etj.

Në rrjedhën kronologjike të dokumentacionit të Antiamfias evidentohet dhe takimi që financiari Ercole D’Alessandro kishte zhvilluar me Kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, me një zëvendësministër, me një nënsekretar shteti për investimet që kërkonte të kryente në Shqipëri një sipërmarrës kalabrez i lidhur me ndrinen ‘Grande Aracri’.

Dosja hetimore zbardh dhe rolin e shqiptares Odeta Hasaj e cila në bashkëpunim me financierin Ercole Alessandor përcillnin informacion mbi operacione policor e hetime ndaj shtetasve shqiptarë e italianë.

Megaoperacioni ‘Basso profilo’ coi në skuestrimin e 59 sipërmarrjeve, 45 banesave, 29 automjeteve lluksoze, mes të cilave 2 Porsche, 77 llogari bankare, 2 karta krediti, 1 shufër floriri, 1 mjet lundrues, 1 orë roleks.

Afera korruptive kapërcente mbi 250 milionë euro.

Përgjimet e Antimafias

Biseda mes sipërmarrësve Antonio Gallo, Antionio Speziali sipërmarrës në sektorin e ndërtimin ndërtim, avokatit Claudio Larussa e politikanëve babë e bir Tomaso e Saverio Brutto. Në bisedë aludohen lidhjet me një person mjaft pranë kryeministrit shqiptar e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vetë Claudio Larusa pohon se ka takuar me e Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Në shënimin e antimafias italiane i shkruar në dosjen hetimore në kokën e faqes numër 618 (sipër) shkruhet:

‘Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet. Bashkëbiseduesit arsyetojnë mbi investimet e mundshme në Shqipëri.

Brutto: Dhe ai mund të na arrij ndonjë lidhje në Shqipëri, ti mos u tall se ti (duke iu referuar Antonio Speziali?, ndonjë ministër o ndonjë tjetër ti nuk të mungojnë ty..

Speziali: Internacional e?… po si është Shqipëria… unë e njohë këtë vend por…

Gallo:… është në zhvillim ku vend…

Speziali: …shqiptarët të vjedhin dhe syzet në kokë…

Gallo:… nuk është më kështu… është mentaliteti sepse e dinë se në duam t’ja hedhim atyre, pra është ndryshe e kundërta, ne nuk shihemi mirë ajte… sidoqoftë është një realitet i bukur.. po zhvillohet është tipi Italia e viteve ’60… duhet të bëjnë hekurudha…duhet të bëjnë një sërë gjërash…

Speziali:… thonë se duan të bëjnë… duhet të shkoja këtë të dielë me Claudion por më tha se nuk mundet këtë të dielë e do të shkojmë pas 15 ditësh..

Gallo: e kanali është ky NIKU?

Spezaili: Kush?

Gallo: kam një kanal të mirë unë atje e duan të bëjnë një konsorcium

Speziali: ai kanal sipërmarrje që ka dhe..

Gallo: kam shumë… më i forti është Presidenti i grupit Fumagalli atje… e Sol e oksigjenit…njeh të gjithë spitalet…

Speziali: Po

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo.. nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri .. të gjithtë spitalet… është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës… është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: ka shkuar Claudio (Larussa) atje me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: po ka shkuar…

Brutto: si një muaj… një muaj

Speziali: më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por ja pak skeptik ti çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur..

Gallo: pak ditë më parë isha me këtë Nik përmes një miku prej këtu…. më beso një mik i afërt

Speziali: djali i Ercole (i referohet financierit Ercole D’Alessandro)

Galli: JO

Spezziali:…më kanë thënë për djalin e Ercoles…dëgjo e di gjithë bota si shkon…

. …

Gallo: kam njohur këtë Nik kam folur me të…

Speziali.. është i zgjuar?

Gallo: është i zgjuar… por herë, herë kanë shumë llafe atej… e është mirë që ne të jemi shumë më konkret… nuk ka presin ne atje..

Speziali:…. jam i bindur për këtë..

Gallo: atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik që më ka thënë se tipi që mori tre licnesa për të ndërtuar në Tiranë… ka tre licenca në duar e për 180 miliona që dunë për të bërë ka 10 milionë

Speziali: realitet..

Gallo: kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës…

Speziali: Apartamentet…

Gallo: Apartamentet… ky ka në duar tre licenca gratacelash… ky konstruktorë..

Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro

Brutto: për atë perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo: Në gratacelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër.. e kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro…+

Speziali: Por nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: e a mund të flasim me këtë nik?

Gallo: nëse je në Romë më 9 nëntor vjen… është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri…… i oksigjenit ka lidhje me spitalet , me Enel, me të gjitha ka lidhje …e ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha….. por mund ta paguajnë ata i referohet Nik)

Speziali: Në Shqipëri… pallati i kulturës në shesh, i bukur…

Gallo: eh atje ka shumë barez (nga Bari) ta dish… unë besoj se për këto ndërtimet e mëdha nuk presin italianët

Përgjimi i datës 28 tetor 2017 ora 9 minuta e 27 sec. Kohëzgjatja 1 minutë.

Sipërmarrësi Antonio Gallo në shoqëri me politikanët kalabrezë Tomaso e Saverio Brutto.

Antonio Gallo duke iu referuar Luciano D’Alessandro thotë:

Gallo: kam çuan Lucianon atje… tek ai i SOl (duke i referuar punëmbaruesit NIK e takimi dokumentuar nga antimafia)

Burri (i pranishëm në bisedë) po

Gallo: i thasë urdhëro Presidentin, Kryeministrin, … i thashë qartë… ishte i pranisëhm Luciano.. më jep tenderat ENI e ju merrni 20%-ishin..

Gallo: në janar dhe spitalet …ok?

Biseda tjetër në përgjimet e antimafias italiane.. Datë 28 tetor 2017 ora 9.27 minuta.. kohëzgjatja 4 minuta

Katër sipërmarrësit italianë, Antonio Gallo, Antonio Speziali, Tomasso Brutto, Saverio Brutto ndodhen në një lokal publik….

Biseda lidhet me investimet në Shqipëri.

Brutto Saverio: atje të japin koncesion për 10 vite e të lejnë të nxjerrësh cfarë mundesh nga rëra… e lumit?

Brutto Saverio: të japin licensën 10 vite e mund të nxjerrësh cfarë të duash..

Speziali: duhet të shkoj atje… të shoh vendin se impanti i ndërtimit është nëj gëj serioze.

Gallo: atje punojnë natën nuk punojnë ditën..

natën punojnë në rrugët urbane e ditën në rrugët e reja … por atje duhet ndërtuar rrjeti i kanaleve të zeza, rrjeti i hekurudhave, metroja… gjithcka..

Brutto Saverio: gjithçka..

Speziali: Eshtë një protektorat amerikan Shqipëria sot?.

Gallo: ka aq shumë punë atje

Speziali: Ka dalë nga influenca ruse…

Gallo: ka aq shumë punë për të bërë, por duhet të kesh lidhje… duhet të shkosh të bësh një xhiro atje e të shohësh vetë…

Përgjim i datës 29 / 11 /2017 ore 18.13 kohëzgjatja 5 minuta e 8 sekonda.

Biseda zhvillohet në Romë në zyrën e avokatit Claudio Larussa.

Biseda mes Avokatit Claudio Larussa e sipërmarrësit Antonio Gallo pika referimit e mafias kalabreze Ndrangheta për investimet në Shqipëri në lidhje e afera me shumë ndrina kalabreze.

Claudio Larussa e Antonio Gallo bisedojnë për investimet në Shqipëri:

Gallo: nuk kanë fonde për t’i bërë…. kërkojnë fonde… apo dikë që të bashëkpunojë me to… me tha NIK (shqiptar i paidentifikuar mirë)

Larussa: e kjo është një gjë që na përket ne..

Gallo: e prandaj të thashë që përmes Nik është një gjë e thjeshtë ( është si një shëtitje)..

Larusso: e njeh ai Lucianon? (i referohet Alessandro Luciano sipërmarrës italian në ortakëri biznesi në Shqipëri me Antonio Gallo: BRUTTO Saverio, D’ALESSANDRO Luciano, Henrik BACI.

Gallo: Po ja kam prezantuar..

Larussa: s?më ka thënë asgjë, asnjë m… s’më ka thënë…

Gallo: se nuk do të të coj jo…

Larussa: e nuk do të më coj jo se nëse bëhet asgjë, nuk fiton asgjë askush… është e thjeshtë…. e njëjta histori gjithmonë,,, të gjithë duan të fitojnë por duhet bërë se…

Gallo: qartë… këtu është ky… pra mund të bëjmë… mund të bëjmë këtë tender… më vë në kontakt… këta duan kaq total… hyjnë brenda me ne (aferë)… qartë… në ortakeri..

Gallo:… thotë se ka kuptuar nga Nik se gratacelat në qëndër të Tiranës vlejnë 700-750 euro për metër e shiten 4000-5000 metra.

Gallo: Nik më tha se janë këta… vjen një shqiptar….vjen në janar e ta prezantoj…. që të bën … të qepin një tenderin më tha… natyrisht duhet t’i japësh 20% të tij… e mirupafshim e faleminderit… edhe kontakte me spitalin e të tjera… prandaj duhet të shkojmë ta takojmë në janar

Larussa.. e po, ta takojmë…

Ndërkohë flasin për sipërmarrësin Luciano D’Alessandro i cili ka nisur disa aktivitete sipërmarrëse në Shqipëri përmes disa të njohurve të tij shqiptarë.

Gallo: unë kam këtë karakter…. problemi i tyre nëse u bëjnë,.. por nëse kanë probleme të përgjigjen vetë, unë merrem vetëm me të miat për të tjerët nuk përgjigjem… unë me NIK është një person i besueshëm… atë ditë që shkuam më shpjegoj shumë mekanizma si funksionon…. është një kompani konsulence në Itali për të ulur kosto e më shpjegoj një sërë gjërash të vlefshme për të gjithë…

Larussa: natyrisht por sipas meje duhet ta shohim bashkë këtë gjë… se ndoshta nuk hapet menjëherë.

Gallo: eh në janar ai vjen…o vjen ai në Romë o shkojmë bashkë në Shqipëri..

Larussoa: do ishte gjëja më e mirë… të shkojmë bashkë sepse unë kam fondin për të investuar në këtë gjë… për IMOBILIAREN kam fondin anglez, është amerikan në fakt me seli në Londër… quhert Fortess… ( Fortess Investment GROUP LLC) është e hebrejve ata i bëjnë këto aktivitete..

Gallo: këta dreq hebrejsh

Larussa: …eh po duan dhe siguri këta… jo vetëm garanci… duan konkretësi në gjërat që i themi..

Gallo atje dikush është… ka shumë rrugë për të kryer… e le të ecim para….’

 Pse vetëm Kosova viktimë e ndërhyrjes shtetërore të Serbisë?!- Nga Mehdi Hyseni

Barometri diplomatik

 

Kjo toleranceë dhe. kjo padrejtësi shekullore ndaj Kosovës (tanimë të njohur ndërkombëtarisht nga më se 100 shtete antëtare të OKB-së, 17 shkurt 2008-dhjetor 2024) nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale  në    zemër të Evropës (1912-2024), është e dënueshme sipas  Kartës së OKB-së dhe  parimeve të së drejtës ndërkombëtare, sepse jo vetëm Serbia si anëtare OKB-së,  dhe e OSBE-së dhe pretnduese për të hyrë në BE, por asnjë shtet në botë nuk e ka  të  drejtën që të përzihet në punë të brendshme as të jashtme të Kosovës.

-Atëherë shtrohet pyetja, pse Serbia nuk jep llogari ligjore para OKB-së (në Asamblenë e Përgjithshme) ose para Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel?

-Pse kjo me agresionet dhe me gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës po minon dhe rrezikon sigurinë ndërkombëtare, si dhe rendin pozitiv juridik ndërkombëtar (1990-1999) ?

-Pse Serbia, edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë (10 qershor 1999), që atëherë e deri më sot po ndërhyn në çështje të brendshme të Kosovës,  as OKB-ja e as BE-ja nuk po e “frenojnë”, duke e ndëshkuar ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare dispozitave të Kartës së OKB-së ?

*   *  *

     Nuk duam luftë me Serbinë e as me Rusinë, por vetëm paqe të ligjshme dhe të qëndrueshme !

 

–        Jo kërcënime nga pozita e politikës së forcës, jo agresione dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës, jo plumba, jo spastrime etnike, jo “termete tektonike” për zhdukjen e kombit shqiptar dhe të Kosovës,, por bukë, punë, siguri, liri, drejtësi, barazi, solidarësi, zhvillim, mirëqenie, prosperitet dhe koekzistencë paqësore si gjithë njerëzimi në dimensione ndërkombëtare.

Edhe Serbia të dekolonizohet si Afrika dhe Azia nga metropolet  e dikurshme evropiane

Duke qenë se kolonializmi gjenocidal i Serbisë në Ballkan nuk është në interesin e integrimit, të bashkëpunimit, të demokratizimit, të stabilizimit, të sigurisë dhe të paqes as evropiane e as asaj të përgjithshme ndërkombëtare, por, thjesht  një vatër krize permanente e përkeqësimit të marrëdhënieve politike, ekonomike, ushtarake dhe tregtare, që gjithmonë ka çuar në luftëra rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, siç ishte edhe Lufta e Parë Botërore (1914-1918), tani është çasti historik dhe politik ndërkombëtar, që Serbia të vihet në “bangën e zezë” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të gjitha veprimet e saj në përzierjen në punët e brendshme të Kosovës (1912-2024).

 

Edhe Dialog paqësor 10-vjeçar të dështuar në Bruksel, edhe agresion e ndërhyrje të brendshme  të Serbisë në Kosovë(2011-2024),

Kjo është padrejtësi dhe turp i diplomacisë ndërkombëtare ndaj Kosovës së pavarur dhe sovrane legale sipas rregullave, parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe sipas Kartës së Kombeve të Bashkuaraa(1945-2024).

Nëse Srbia nuk tërheqet vullnetarisht nga Kosova e ish-kolonizuar, atëherë të përjashtohet nga OKB-ja, mbase si shtet kolonial dhe agresiv nuk ka asnjë të drejtë të jetë anëtare e Kombeve të Bashuara si organizatë paqësore ndërkombëtare. Për këtë kemi shkruar edhe vitin e kaluar 2023, shih në : https://www.botasot.info/opinione/2001264/serbia-te-perjashtohet-nga-okb-ja-ndryshe-nuk-terhiqet-nga-veriu-i-kosoves/?ads_test=1685991515 ).

 

 

Amerika së bashku me OKB-në ta penalizojnë gjenocidin kolonial shekullor të Serbisë në Ballkan

 

Ndaj, Kryetari i nderuar i Amerikës, Donald Trump nuk ka pse ta pyet Beogradin për shkolonizimin e Serbisë, sepse e ka mbështetjen ligjore të Kartës së OKB-së dhe të normave e parimeve  të së drejtës ndërkombëtare, ngaqë Kosova për  100 vjet ishte “plaçkë koloniale” e Serbisë (1912-1999).

Për këtë vepër penale të përbërë nga kolonializmi dhe gjenocidi i Serbisë mbi trojet etnke autoktone shqiptare në Ballkan, presidenti Donald Trup nevojitet ta kërkojë Dosjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës, drejtuar nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

Ndryshe, çfarë kuptimi ka vijimi i dialogut politiko-diplomatik i palëve negocieuse shqiptare – serbe në Bruksel, derisa Serbia qe  14 vjet rresht nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, të cilën tanimë e kanë njohur mbi 100 vende anëtare të OKB-së?!

 

Alertnaiva paqësore e dekolonizimit të Serbisë në Ballkan

 

Kjo është e domosdoshme (domethënë rruga paqësore e zgjidhjes përfundimtare të kolonializmit serb në trojet shqiptare)) , që  të mbyllet në mënyrë paqësore Dialogu i Brukselit mes palës serbe dhe asaj shqiptare të Kosovës (2011-2024).

Ndryshe, nëse edhe më tej zhvillohet ky dialog me mjete paliative politike e diplomatike, që synojnë rishqyrtimin e statusit të pavarësisë së Kosovës, me qëllim që Kosova të detyrohet  të lidhë ndonjë kompromis të keq me palën negociuese serbe  në Bruksel nën patronazhin e emisarëve të BE-së, atëherë, mund të vazhdohet dialogu i dështuar i Brukselit (2011-2024), mirëpo, zidhje të drejtë dhe konstruktive nuk do të ketë për Kosovën, sepse  Beogradi po do rikthimin e saj kolonial të Serbisë në Kosovë, ashtu siurse 100 vjet më parë (1912-1999).

-Serbinë kolonialiste, duhet detyruar Amerika , OKB-ja dhe BE-ja, që t’i  zbatojë parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të OKB-së, nëse do të  jetë anëtare e BE-së, e NATI-s , e OKB-së dhe e OSBEsë. Ndryshe, të përdoren  instrumentet juridike ligjore ndërkombëtare për t’ia shkurtuar Serbisë së Madhe të drejtën e sovranitetit kolonial dhe gjenocidal ndaj shqiptarëve dhe territoreve të tye në Ballkan, siç është edhe Kosova, përkatësish gjysma e Shqipëisë Natyrale.

Shqipëri, studimi: Buxheti i shtetit përdoret për ndikime elektorale

Konferenca e Institutit Shqiptar të Shkencës mbi buxhetet në vite zgjedhore

 

 

VOA Ilirian Agolli

Në Tiranë Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjetjet e një studimi krahasues mbi buxhetin e shtetit dhe financat publike në vitet zgjedhore, ku dalin në pah rritje fondesh, punësimesh, dhe shpërblimesh pak muaj para zgjedhjeve. Ekspertët kërkuan shtimin e masave kufizuese në përdorimin e buxhetit për ndikim elektoral në dobi të shumicës, me mjete si aktet normative, shpërblimet vjetore dhe fondet e rindërtimit.

Studimi krahasimor mes viteve zgjedhore dhe jozgjedhore i qendrës studimore Open Data Albania vëren se buxheti i shtetit duket që ka synuar të ndikojë votuesit dhe të nxjerrë përfitime elektorale për shumicën në pushtet.

Drejtuesja e Institutit Shqiptar të Shkencës Aranita Brahaj thotë se kjo del e qartë kur krahasohen periudhat elektorale dhe ato joelektorale sa u takon programit shumëvjeçar të rindërtimit pas tërmetit të 2019, pagesat individuale për grante rindërtimi, rritjes së punësimeve në administratë, si dhe shpërblimet e bonuset për pensionistët.

“Flasim për 3.7 miliardë lekë, të cilat për herë të parë do të jepen në pranverë. Bonuse për pensionistët ka patur në kohë të ndryshme, e zakonisht janë ndarë në fundin e vitit. Këtë vit kemi dy shpërblime: një në fund të këtij viti dhe një tjetër bonus në pranverë të vitit 2025, që është edhe pranverë elektorale”, tha zonja Brahaj.

Krahas disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, studiuesit kërkuan ndalime ligjore në miratimin e akteve që shkojnë paralel me prokurimet publik.

Eksperti ligjor pranë Institutit të Shkencës dhe autor i studimit Viktor Gumi, thotë se akti normativ për rindërtimin mbetet në fuqi dhe zbatohet prej shumë vitesh.

“Pavarësisht se kanë kaluar mbi 5 vite nga fatkeqësia natyrore e tërmetit, ky akt qëndron në fuqi dhe është një mekanizëm që furnizohet, vlerësoj në këndvështrimin e një strategjie politike, për efekt politik, për efekt elektoral. Pyetja më logjike që qëndron në këtë pikë është: Pse duhet të kemi rregulla të posaçme ad hoc në një periudhë aq të gjatë kohore kur ligji për prokurimin publik ka procedura shumë të mirëpërcaktuara për këtë drejtim dhe që është vlerësuar edhe nga institucionet ndërkombëtare si një ligj shumë i mirë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian”, tha në tubim zoti Gumi.

Studiuesit theksuan që Kuvendi nevojitet të heqë dorë nga ndryshimi i buxhetit të shtetit me Akte Normative, të cilat aplikohen edhe gjatë vitit apo periudhës zgjedhore, ndërsa në ligjin për sistemin buxhetor duhet të shtohen mekanizma parandalues të abuzimit të mundshëm në rastin e viteve zgjedhore ose pak përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore.

Ekspertja e ekonomisë dhe auditimit publik, Lindita Lati, theksoi pasojat që sjellin mbi ekonominë gjatë viteve zgjedhore shpenzimet e larta jofitimprurëse, politizimi i buxhetit, evazioni fiskal dhe ulja e të ardhurave, transparenca dhe llogaridhënia e ulët, si dhe rritja e deficitit buxhetor.

“Loja që bëhet me deficitin buxhetor është një lojë aspak e këndshme nga pikëpamja jonë si auditues. Viti 2017 na tregoi që qeveria pikërisht për të deklaruar se e kishte deficitin buxhetor nën 2 për qind të GDP-së, çka është një detyrim ligjor, ne pamë që ishin kryer manipulime të teknikës së metologjisë së vlerësimit të deficitit buxhetor. Pa përmendur këtu deficitin e fshehur buxhetor, që vjen prej pagesave të prapambetura”, tha zonja Lati.

Në Kodin Zgjedhor thuhet se katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore a nënligjore për të dhënë përfitime për kategori të caktuara të popullsisë si rritje pagash, pensionesh, mbështetje ekonomike e sociale, ulje ose heqje taksash, amnisti fiskale, privatizime apo dhënie pasurish apo shpërblimesh, përveçse në gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Ekspertët pohuan se ky nen ka nevojë të detajohet për të shtuar kufizimet, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se për përmirësimin e këtij neni dhe për shumë të tjerë, nevojitet vullneti politik i partive në Kuvend.

“Për të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe për të gjithë problemet në diskutim mendoj që ne do të duhet ta modernizojmë dhe ta bëjmë më të vërtetë gjithë kuadrin rregullator të zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kemi në fuqi një kod të vitit 2008, i cili është arnuar vazhdimisht. Kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor, dhe kjo punë duhet të nisë menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme me vullentin e partive politike”, tha zoti Celibashi.

Studimi vëren se Kushtetuta nuk përcakton rregulla mbi buxhetin e shtetit në vite zgjedhore, ndërsa ligji përkatës saktëson që deficiti buxhetor të ekzekutohet pothuajse njëtrajtësisht në katër tremujorët e vitit me zgjedhje të përgjithshme, ndërsa studiuesit vlerësuan se masat ligjore ekzistuese janë të pamjaftueshme për të shmangur përdorimin elektoral të buxhetit të shtetit.

Turneu i mashtrimit i LDK-së!- Nga Florim Zeqa

 

Të nderuar kryetar të Nëndegëve të LDK-së në: Treviso, Montebelluna, Bassano del Grappa dhe Reggio Emilia, elektorat i pakonfirmuar i LDK-së në Itali, siq e dini me dëshirë u jam bashkangjitur në themelimin e tri nëndegëve të LDK-së pa llogaritur në asgjë dhe pa asnjë ambicie personale, duke besuar në vlerat rugoviane dhe parimet bazike të demokracisë, që janë vlerësimi dhe gjithpërfshirja në garën zgjedhore.

 

Gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në e refuzoi kryetari Abdixhiku

 

U bëra bashkë me ju që të jepë kontributin tim si qytetar i Republikës së Kosovës dhe si veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga themelimi e deri më sot. Atë ditë në Treviso ua thashë publikisht se mungesa e debatit do t’na kushtojë shumë në këtë proces zgjedhor. Kemi për çka të flasim dhe diskutojmë. Jemi në situatë të vështirë, dhe e kemi shumë të vështirë për t’a bërë kthesën e madhe. Ajo kthesë e madhe bëhet nëse e hapim debatin dhe i nxjerrim në shesh të gjitha problemet, të cilat janë të shumta e të shumllojshme dhe se e kemi të vështirë të ecim përpara pa zgjidhjen e tyre!

Janë tre shkronjat e arta të LDK-së Rugoviane që na e kanë trasuar rrugën e lirisë dhe të pavarësisë së vendit tonë. Për fatin e keq, pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, na çaloj vazhdimësia post-Rugoviane në LDK. Ndarje pas ndarje, thyerje pas thyerje kemi ardhur në situatën më të palakmueshme nga themelimi i LDK-së.

Pas themelimit të katër nëndegëve në Itali, i jam drejtuar kryetarit Lumir Abdixhiku, kryesisë qendrore në Prishtinë, dhjetra delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë dhe degës së LDK-së në Klinë, duke e shprehur gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në në sfidën zgjedhore të 9 shkurtit 2025.

Përgjigja e tyre, përveqse premtuese ishte edhe lavdëruese; “Ju e meritoni dhe është nder për ne t’ju kemi në listën zgjedhore, LDK-ja ka nevojë për kuadro të përgatitura dhe të merituara siq jeni ju, etj, etj.

 

Por vendimi i tyre na doli të jetë ndryshe!

 

Pra, të sipërpermendurve ju drejtova më kërkesën për përfaqësimin e elektoratit të LDK-së në Itali në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, por edhe kjo kërkesë u refuzua nga rrënuesit e LDK-së nën arsyetimin se “ju nuk e keni të themeluar degën e partisë”!

Për këtë nuk jemi fajtorë ne, por fajtorë janë ata që asnjëherë nuk u interesuan për elektoratin e LDK-së në Itali derisa erdhi afati i fushatës zgjedhore!

Për freskimin e memories së elektoratit të LDK-së, prej ardhjes në krye të LDK-së, Lumir Abdixhiku me paratë e tij, të partisë apo të Sorosit, këtë nuk e di saktësisht, disa herë erdhi në Milano për të përcjellur ndeshjet e ekipit të Milanos, por, për habi “milanistit” asnjëherë nuk i ra ndërmend që LDK-ja ka elektorat të madh në këtë shtet evropian!

Nuk i ra ndërmend kryetarit, sepse mendonte që e ka të mjaftueshme votën e elektoratit në Kosovë. Mirëpo, kur e kuptoj se ajo votë nuk gjendet më në Kosovë, tek atëherë i ra ndërmend për mërgatën në Itali dhe shtetet tjera evro-perëndimore!

U dëshmua edhe një herë se këta yryshnik të pushtetit nuk e duan konkurencën në listën zgjedhore të aktivistëve dhe veprimtarëve më të suksesshëm në mërgatë, nuk kanë nevojë për idealistët dhe themeltarët e LDK-së, por kanë nevojë për politikan të ricikluar nga partitë e tjera, kanë nevojë për njerëz të shtëpisë së maskarallëkut njerëzor (“Big Brother”), kanë nevojë për servilët dhe puthadorët që ju duartrokasin edhe kur këta e gënjejnë dhe rrënojnë në themel filozofinë politike rugoviane!

Përfshirja në listën zgjedhore të LDK-së i tre kandidatëve nga Gjermania dhe anashkalimi i shteteve me traditë dhe struktura organizative nga themelimi i LDK-së, si: Belgjika, Suedia, Norvegjia, Finlanda e shumë shtete tjera, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe Italinë me katër Nëndegë të themeluara dhe me një elektorat numerikisht shumë më të madh sesa Zvicra, Austria, Sllovenia e shumë shtete tjera evro-perëndimore, e paraqet diskriminimin më të paskrupullt të strukturave qendrore të partisë ndaj mërgatës sonë, respektivisht elektoratit të LDK-së në Itali!

Si ka mundësi që vetëm nga Prishtina të përfshihen në listën zgjedhore hiq më pak se 24 kandidat, ndërsa nga e gjithë mërgata vetëm 5, prej të cilëve 3 nga Gjermania!

Më çfarë fytyre vijnë e kërkojnë votën e mërgimtarëve këta yryshnik të pushtetit, ku llogaritet se në Itali jetojnë rreth ose mbi 500 mijë bashkatdhetarë nga Kosova, që i bie, se janë sa 1/3 e banorëve që aktualisht jetojnë në Kosovë!

 

Na anashkaloni dhe pa fije turpi vini e kërkoni votën tonë!

 

Pas këtij diskriminimi sa absurd po aq edhe poshtërues ndaj nesh, nuk e ka më asnjë lloj kuptimi “turneu i ndryshimit” i strukturave të LDK-së në shtetin Italian!

Pasi këta, mërgatës në Itali po ja duan vetëm votat, por jo edhe nderin dhe përfaqësimin në Kuvend!

Shihet qartë se këta yryshnik të pushtetit, neve na konsiderojnë vetëm si numra dhe argat (shërbëtor) të grumbullimit të votave për ta e jo si pjesë përbërëse e LDK-së në përfaqësimin politik, duke na dhënë vetëm mundësinë për të zgjedhur të uriturit për pushtet, duke na e mohuar të drejtën për të qenë të votuar nga elektorati për deputet të Kuvend të Kosovës!

Unë nuk e pranova një diskriminim të tillë, prandaj e kundërshtova fuqishëm duke i qëndruar besnik filozofisë politike rugoviane për zgjedhje të lira dhe demokratike, me të drejtë për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur me votën e lirë dhe demokratike me kundërkandidat e jo me të kundërtën e demokracisë, me lista të mbyllura dhe me aklamacion siq ka ndodhur me themelimin e Nëndegëve në Itali.

Këtë ua kam thënë publikisht dhe kam kërkuar që të zhvillohet debat në Treviso dhe ia kam bërë më pas edhe si vërejtje në katër sy deputetit Driton Selmanaj, për çka deputeti më përgëzojë më këto fjalë, po citoj: “Vërtetë Florim paske shpirt demokratik”!

“Të tillë duhet të jemi të gjithë nëse duam ta bëjmë LDK siq e kishim dikur, zonjë të parë të skenës politike kosovare. Në të kundërtën, na pret zhgënjimi akoma më i madh duke e parë LDK-në si patericë të partive të tjera, siq e patëm për 18 vjet rresht pas shkuarjes në amshim të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale”, ia ktheva z. Selmani!

 

Në shërbim të qytetarëve dhe mërgimtarëve

 

Zotohem publikisht, se kurdo që jeni të gatshëm për zgjedhje të lira dhe demokratike aty do të më keni, por asnjëherë nuk do të bëhem mbështetës i grupeve të interesit në parti!

Edhe përkundër vështirësive shëndetësore jam aktiv çdo ditë dhe do të jemë edhe në të ardhmen në shërbim të shtetit të Kosovës, qytetarëve dhe mërgimtarëve në veçanti.

Pra, nuk do të ndalem së vepruari për të mirën e shtetit dhe qytetarëve derisa të më rrahë edhe një damarë i vetëm i gjakut në trupin tim.

Jam i gatshëm që ta ndihmoj secilin që e vë një gurë në themelin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, si dhe jam i gatshëm që ta mbajë mbi supet e mia secilin që punon për të mirën e shtetit të Kosovës, por asnjëherë nuk do të vihem në shërbim të grupeve të ineresit qofshin ato ndërpartiake apo brenda partisë.

Ata që dhanë gjithçka për LDK-në, nuk morën gjë prej saj, përfituan antirugovistët, servilët dhe yryshnikët e pushtetit që sot gjenden në listën zgjedhore të LDK-së, disa prej të cilëve i kemi sot në kreun e partisë.

Ngritne zërin edhe ju bashkatdhetarë e mos heshtni ndaj diskriminimit dhe mashtrimit që po u vjen me slloganin e “Ndryshimit”!

Ka ikur koha e mashtrimit, po vjen koha e ndërgjegësimit të mërgatës sonë!

 

Sinqerisht: I juaji Florim Zeqa

Orsago (TV-Itali), 13 dhjetor 2024

 

Schlein inspekton kampin e emigrantëve në Gjadër: Qendra bosh, 800 mln euro të hedhura kot

Elly Schlein, drejtuesja e Partisë Demokratike italiane, ka bërë një vizitë surprizë në kampin e emigrantëve në Gjadër, atje ku duhet të akomodohen emigrantët nga vendet e treta, që kapen në brigjet e Italisë, para se të zbarkojnë në tokë.

“Sapo kemi përfunduar vizitën në qendrën që qeveria italiane donte të ndërtonte duke hedhur 800 milionë euro”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Schlein shprehet se qendra është bosh, ndërsa marrëveshje me Shqipërinë cënon të drejtat themelore të njerëzve dhe shkel ligjet italiane dhe europiane.

“Një qendër e zbrazët ku na priti staf shumë profesional nga forca policore, të cilët janë këtu për të vëzhguar sigurinë e një qendre e cila është e zbrazët dhe do të mbetet bosh”, shprehet Schlein.

Opozita në Itali e konsideron si një humbje investimin e realizuar nga Qeveria Meloni në qendrat e pritjes së emigrantëve në Lezhë.

Schlein theksoi se për shkak të ideologjisë kokëfortë të Qeverisë po vazhdohet të shpërdorohen burimet italiane.

Pak ditë më parë ishte ish kryeministri italian Mateo Renzi, pjesë e opozitës, i cili ka propozuar që këto qendra emigrantësh të kthehen në burgje, ku të vuajnë dënimin shqiptarët që sot ndodhen në burgjet italiane.

“Ajo qendër emigrantesh nuk do të funksionojë kurrë. Por tashmë paratë janë shpenzuar. Propozimi im është i thjeshtë: vendosim në qendrën e emigrantëve rreth 2000 të dënuar shqiptarë që sot janë në burgjet italiane. E mbyllim kështu super dështimin. Reduktojmë kostot dhe të mos mbajmë më karabinierë dhe policë në Shqipëri, duhen në itali. Këta agjentë duhen për rrugët tona. Të transformojmë qendrën e emigrantëve në burg për të dënuarit shqiptarë dhe këtë ta bëjmë menjëherë”, shprehej Renzi.

Qendrat e emigrantëve në Lezhë, të ngritura në bazë të marrëshjes mes Qeverive Meloni dhe Rama, do të prisnin emigrantët që do të kapeshin në det, por dy grupet e para të emigrantëve që u transportuan nga mjetet e Guardia Di Finanza, u rikthyen në Itali pas vendimeve të gjykatave italiane. sn

UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin

Ndërtimet përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit

 

Vladimir Kalinsky

UNESCO, për të tretën herë, paralajmëron se rajoni i Ohrit është në rrezik nga ndërtimet e paligjshme, nga urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm. Nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkohen veprime urgjente për ruajtjen e këtij thesari natyror dhe kulturor, në mënyrë që të mos futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Misioni reaktiv i UNESCO-s në raportin e fundit për rajonin e Ohrit përsëri theksoi nevojën urgjente që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin hapa konkretë dhe vendimtarë për të mbrojtur pasuritë unike natyrore dhe kulturore të Ohrit.

Ky është raporti i tretë i UNESCO-s që thotë se ndërhyrjet e papërshtatshme, urbanizimi, planifikimi hapësinor joadekuat dhe projektet infrastrukturore po shkaktojnë dëme të pariparueshme në rajonin e Ohrit, i cili mund të humbasë vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, në një afat të shkurtër, ose të mesëm kohor.

Përballë kërcënimeve serioze, Ohri mbetet nën vëzhgimin e vazhdueshëm të trupit të Kombeve të Bashkuara, i cili edhe këtë herë paralajmëroi se është e mundur që rajoni i Ohrit të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Radio Evropa e Lirë (REL) në tetor të këtij viti publikoi një artikull ku ambientalistët dhe banorët dëshmuan se në Liqenin e Ohrit depërtojnë ujëra nga gropat septike, tualetet, fermat dhe deponitë, si dhe nga dhjetëra restorante, hotele dhe rezidenca private që nuk janë të lidhura me sistemin kolektor.

Në një përgjigje për REL-in, UNESCO theksoi se po e ndjek me kujdes situatën në Ohër, dhe se në korrik të vitit 2025, do të vendosë sërish nëse ky qytet do të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”.

UNESCO në raportin e ri, të publikuar këto ditë, ndër të tjera kërkon rishikimin e planeve urbanistike për Ohrin dhe Strugën, ndalimin urgjent të ndërtimeve në Kënetën e Studençishtës, si dhe zgjidhjen e problemit të ndërtimeve pa leje që dëmtojnë karakterin autentik të rajonit.

“Shteti, gjatë vitit të kaluar, jo vetëm që nuk zbatoi asnjë nga 15 rekomandimet e UNESCO-s, por, në katër prej tyre gjendja është akoma më e keqe”, thonë nga organizata qytetare “Front 21/42”, e cila prej dhjetë vjetësh monitoron gjendjen në rajonin e Ohrit.

Fotot nga “Fronti 21/42” i cili thotë se ka evidentuar ndërtime të paligjshme në Kënetën e Studençishtës, në Ohër.

Fotot nga “Fronti 21/42” i cili thotë se ka evidentuar ndërtime të paligjshme në Kënetën e Studençishtës, në Ohër.

Radio Evropa e Lirë kërkoi përgjigje nga autoritetet lokale të Ohrit, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori koment lidhur me raportin e ri të UNESCO-s, si dhe për reagimet e organizatave qytetare në vend që kërkojnë zbatimin urgjent të rekomandimeve, përfshirë ndërtimet e shumta pa leje.

Bazuar në të dhënat nga Komuna e Ohrit, të cilat REL-i i mori më parë, nga 1 janari i 2020-ës deri në shtator të viti 2024, inspektorët kanë evidentuar 120 ndërtime të paligjshme. Ndërsa, nga korriku i vitit 2006 e në vazhdim, komuna ka evidentuar 869 ndërtime të paligjshme.

Përndryshe, vetëm në territorin e komunës së Ohrit janë dorëzuar 15.939 kërkesa për përcaktimin e statusit juridik të gjithsej 19.935 objekteve të ndërtuara pa leje, nga të cilat 416 ndodhen në zonën e bregut të Liqenit të Ohrit, dhe 2.347 në territorin e Parkut Kombëtar të Galiçicës, sipas një dokumenti nga Komuna e Ohrit.

Kërkesat janë dorëzuar pas miratimit të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje nga viti 2011, me të cilin lejohej që ndërtimet pa leje të realizuara para këtij viti (2011) të legalizoheshin.

Por, nga organizata “Front 21/42”, alarmojnë për raste të reja të ndërtimeve të paligjshme në territorin e Kënetës së Studeniçishtës, në Ohër, për të cilën është në fuqi vendimi për mbrojtje të përkohshme.

“Rasti ynë i fundit ilustron shumë qartë shkatërrimin e vlerave për shkak të moszbatimit dhe shkeljes së ligjeve pikërisht nga institucionet, detyra themelore e të cilave është t’i zbatojnë ato. Trashëgimia e vetme natyrore dhe kulturore në vend po shkatërrohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe është viktimë e mungesës së sundimit të ligjit”, thonë nga organizata “Front 21/42”.

Një tjetër foto e organizatës civile “Fronti 21/42”, e cila thotë se ka konstatuar aktivitete ndërtimore pa leje në Kënetën e Studeniçishtës, në Ohër.

Një tjetër foto e organizatës civile “Fronti 21/42”, e cila thotë se ka konstatuar aktivitete ndërtimore pa leje në Kënetën e Studeniçishtës, në Ohër.

Aktivistët për këtë rast kanë dorëzuar iniciativa për mbikëqyrje inspektimi në disa institucione përkatëse, por thonë se pavarësisht komunikimit gjashtëmujor me inspektorët shtetërorë dhe lokalë, nuk janë ndërmarrë masa efektive.

“Për shkak të mosveprimit të tyre, brenda kënetës është zhvilluar një kompleks urban, gjë që ka shkaktuar degradim të mëtejshëm të kësaj pike kyçe për biodiversitetin e Liqenit të Ohrit”, thonë nga organizata.

Masa edhe nga Shqipëria

Përgjegjësia për Rajonin e Ohrit nuk bie vetëm mbi Maqedoninë e Veriut. Detyrime ka edhe Shqipëria pasi një pjesë e Liqenit të Ohrit që gjendet në territorin shqiptar është nën mbrojtje që nga viti 2019.

Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë Planin e përgjithshëm të Pogradecit, të parandalojë zhvillimin urban në bregdet, si dhe në zonën e ndjeshme të Drilonit.

“Është e nevojshme që të dyja vendet të hartojnë një vlerësim strategjik mjedisor që do të analizojë efektet kumulative të aktiviteteve zhvillimore”, thekson UNESCO, duke shtuar se dialogu ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet – nga niveli më i lartë institucional deri në atë operacional – për të siguruar një zbatim të suksesshëm të rekomandimeve.

Deri më 1 shkurt 2025, të dyja vendet janë të detyruara të paraqesin një raport të përbashkët për progresin dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e rajonit.

“Është urgjentisht i nevojshëm një mobilizim i gjerë për të ruajtur vlerën e jashtëzakonshme universale të rajonit të Ohrit. Vendosja në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik mbetet një opsion nëse nuk merren masat e nevojshme”, paralajmëron UNESCO.

Ohri, një simbol i historisë së pasur dhe bukurisë natyrore, përballet me një sfidë që kërkon forca të bashkuara nga të dyja vendet dhe vendosmëri për të ruajtur trashëgiminë e tij për gjeneratat e ardhshme.

Zbatimi i rekomandimeve për kërcënimet ndaj Liqenit të Ohrit dhe Parkut Kombëtar të Galiçicës po shqyrtohet edhe nga Komiteti i Konventës së Bernës.

Përgatiti: Enis Shaqiri

MUSTAFA MERLIKA KRUJA, NJË JETË NË SHËRBIM TË KOMBIT- Nga Klajdi Lulollari

 

Krujë, më 24 nëntor 2024

 

Jam i nderuar që marr pjesë si student në ceremoninë e vendosjes së bustit të Patriotit Mustafa Kruja, gjë që tregon se brezi i ri ka filluar ta përthithë veprën e Mustafa Krujës dhe të nipit të tij, Eugjen Merlika.
Kjo figurë e dimensioneve gjigande e kombit shqiptar; Ky burrë shteti i shquar, ky dijetar i horizonteve të gjera dhe historian kalibri, gjuhëtar e publicist do të mbetet një nga majat më të larta në Panteonin vezullues shqiptar.
Atdhetar-veprimtar i çështjes kombëtare qysh student në Universitetin e Stambollit ka qenë predikues i flaktë i shqiptarizmës, krah i hekurt i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai njihte mirë shpirtin kryengritës heroik të popullit të tij, kërkesat liridashëse dhe luftën që bënte për liri dhe pavarësi. Mustafa Kruja e dinte fort mirë se udhëheqësi qëndron me këmbët në tokë si Anteu, kur është i lidhur me popullin, kur është i shkrirë me të.
Mustafa Kruja ky njeri mbinjerëzor, ishte farkëtuesi i pajtimit dhe bashkimit shqiptar të popullit tonë, bashkëpunëtor me elitën intelektuale dhe përparimtarë të kohës, nënshkrues i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, që luftoi me pushkë e penë për gjuhën shqipe dhe mëmëdhenë.
Ky tribun i pashoq, kryeministër i Shqipërisë Natyrale-Etnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmes ngarkesave të mëdha të kohës demaskoi armikun e betuar sllavo-greko-komunist dhe rrezikun që vinte prej tyre. Gjithashtu do të mbahet mend për fjalimin e tij të famshëm në Tiranë ku theksoi mes të tjerash: “Më mirë një Shqipëri gjysmë e pavarur por me Kosovën, se një Shqipëri krejt e pavarur pa Kosovën”.
Kjo ishte një fjalë e shkurtër për Mustafain e madh, për patriotin gjigand, për njeriun mbinjeri, historianin, gjuhëtarin, publicistin, që përjetësisht emri dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla në memorien e kombit shqiptar.
U nderofsh dhe u kujtofsh brez pas brezi, mendjendrituri ynë, Mustafa Merlika-Kruja!

Kruja po gëzon jo vetëm se po nderon birin e saj, Mustafa Krujën- Nga Marcel Hila

Në një shkrim të tijin, Pjetër Arbnori, duke dashur që të interpretonte misterin që
barte jeta e tij, thoshte se realiteti ia kalon çdo fantazie. E kishte fjalën për sesi i
shkuan punët dhe peripecitë e ngjarjeve të tija. Thoshte se kur kishte qenë i ri
kishte lexuar shumë libra, kryesisht letërsi artistike, romane e novela, e shprehet se
në shumë raste nuk ishte dakord me zgjidhjen që autorët e ndryshëm kishin dhënë
për fatet e personazheve të tyre. “Nuk i besoja, sepse e tepronin, jepnin zhvillime të
pabesueshme, e nuk i aprovoja. Por kur vonë iu ktheva jetës sime, pashë se ajo ia
kalonte çdo fantazie të një autori të mundshëm. Unë që isha dënuar me pushkatim,
që u gjenda në qeli në pritje të ekzekutimit të vendimit, më vonë u gjeta se u
zgjodha dy herë kryetar i Kuvendit Popullor. Asnjë shkrimtar nuk do të guxonte të
fantazonte kështu!”.
Pse e solla këtë shembull? Sepse po kështu është edhe jeta e zotit Eugjen. A do t’i
kishte shkuar atij në mendje se ai, i arrestuari që po hetohej se kishte folur fjalë të
mira për gjyshin e tij Mustafa Kruja, ai që mori dënimin me shumë vite burg për
akuzën e agjitacion e propagandës, ai që u çua në Spaç për ta bërë të dënimin, ai
djali i ri që ecte në tunelet e minierës, ndërsa shkonte çdo ditë të nxirrte bakër e
pirit duke shtyrë vagonët, ai, pra, a do ta besonte se një ditë do të hiqte ai vetë, me
dorën e vet, copën që mbulon bustin e Mustafa Krujës, gjyshit të tij në qytetin e
lindjes së tij, në Krujë, me bekimin e institucioneve shtetërore? Kurrë nuk do ta
kishte besuar, nëse dikush do t’ia thoshte këto fjalë në atë fillim të viteve ’80,
ndërsa i dënuar kishte lënë prindërit në internim. Por ja se edhe në këtë rast,
realiteti ia kalon çdo fantazie. Mendja krijuese dhe fantazia e asnjë shkrimtari nuk
do të mund ta imagjinonte një gjë të tillë.
Por kjo na çon edhe pak më larg, kjo do të thotë se drejtësia bëhet, vihet në vend,
edhe pse kalojnë shumë vite e personi i mohuar e i nëpërkëmbur deri dje, pra plot
tetëdhjetë vite i përfolur e i anatemuar, ky person, gjyshi i tij, zë vendin që i takon
në mes të qytetit të tij, Krujës. Kjo do të thotë se Zoti ekziston dhe se ka shpresë
për të gjithë të nëpërkëmburit, të shtypurit e viktimat e padrejtësive. Çast i madh
triumfi i të së vërtetës.
Unë sot jam këtu të flas për një aspekt tjetër të Mustafa Krujës, që nuk e pashë se
e cekën në këtë takim: atë se ky njeri human, shpëtoi hebrenjtë në kohën e Luftës
së Dytë Botërore, kur ishte me detyrën e kryeministrit. Unë jam shkrimtar dhe
shkrimtari i përngjet ndërtuesit. Ndërtuesi i banesave, përpara se të fillojë, mbledh
lëndën e parë: tullat, llaçin, hekurin e pastaj i vihet punës. Kështu edhe shkrimtari,
nëse është një i tillë që shkruan për një roman historik. Ka nevojë për këtë material.
Edhe unë, në përpjekjen që të shkruaja romanin “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”,
që flet për odisenë e një familjeje hebreje në tokën shqiptare, gjeta se Mustafa
Kruja nuk ka pranuar që të implikohet në arrestimin dhe depërtimin e hebrenjve e
dorëzimin e tyre gjermanëve nazistë.
Gjeta, mes fakteve historike, se Jakomoni, që ishte mëkëmbësi i perandorit italian
në Shqipëri, e thërret një ditë zotin Kruja e i kërkon informacion për hebrenjtë që
janë këtu, sepse, sipas një kërkese që ka ardhur nga Italia, mbështetur në
aprovimin e ligjeve racore antihebraike, të firmosura pak kohë më parë nga vetë
Vittorio Emanueli III, kërkohet njoftim për ta se sa janë, nga janë, ku gjenden?
Mustafai ngrihet në këmbë e ia refuzon qartë e prerë e i thotë se “unë nuk jam këtu
për të arrestuar të pafajshëm e për t’i çuar që të eliminohen padrejtësisht. Nëse ky
refuzimi i im përbën problem, unë jap në vend dorëheqjen!”. Mora vesh, në atë
material që gjeta, se vetë mëkëmbësi kishte mbetur i mrekulluar nga ky qëndrim
burrëror.
Por është edhe rasti tjetër, kur vetë zoti Kruja, propozon në këshillin e ministrave
që refugjatët hebrenj që kanë ardhur tashmë në tokën shqiptare, të çohen në
kampe, të financuara nga qeveria e tij, larg, në Berat e në Gjirokastër, që gjithsesi
të mos jenë afër kufijve veriorë, ku mund të ketë prani gjermane. Dhe e realizon një
gjë të tillë, ngritjen e këtyre kampeve.
Po kështu kalon një tjetër peripeci të sikletshme me konsullin e përgjithshëm
gjerman, Martin Schliep. Ngjarja kishte qëlluar kështu. Në vitin 1941, në Kosovë,
tamam-tamam në Mitrovicë, një grup hebrenjsh, të thuash më mirë i gjithë
komuniteti hebre i këtij qyteti, merr vesh se gjermanët duan të bëjnë një mësymje
mbi ta, t’i fusin në dorë, t’i arrestojnë e t’i çojnë në Auschwitz. Si parantezë duhet
thënë se kur Gjermanët vendosën të zhbënin Jugosllavinë, pasi e pushtuan në prill
të vitit 1941, duke pasur informacion të zgjedhur e duke pasur parasysh se në
Mitrovicë jetonte edhe një komunitet serb, që italianët, të cilëve iu dorëzua gati e
gjithë Kosova (duke formuar atë që u quajt tokat e lirueme) përveç kësaj zone
veriore, vendosën ta mbanin ata, sepse vetëm ata mund t’i bënin ballë serbëve, nëse
ata do të përpiqeshin të ngrinin krye. E dinin se italianët nuk do të ishin të aftë ta
kryenin një gjë të tillë. Një ditë, pra, hebrenjtë, në mënyrë tepër sekrete, njoftohen
se gjermanët kanë vendosur që të nesërmen në mëngjes të një dite të caktuar të
muajit dhjetor 1941, të kapin hebrenjtë e këtij qyteti e t’i çojnë në Poloni, në
kampin e tmerrshëm. Pasi e marrin vesh, në mesnatë, të veshur me zhele e të nxirë
në fytyra me qymyr, marrin rrugën në këmbë e kalojnë në territorin që kontrollohet
nga italianët e mbërrijnë në mëngjes në Prishtinë. Atje i del dikush para e i drejton
për tek spitali civil i qytetit, drejtor i të cilit është Spiro Lito, gjirokastrit, doktor. I
porositur nga vetë Kryeministri Kruja, që është kryeministër edhe për territoret e
aneksuara të Kosovës, i kërkohet tij që të njoftojë të shtruarit në spital që të
largohen për dy ditë, sa të bëjnë dezinfektimin e spitalit e pastaj të paraqiten prapë.
Të sëmurët lanë spitalin. Me një shpejtësi skëterrë, të gjithë hebrenjtë e ardhur në
qytet, drejtohen, të sugjeruar, tek spitali i zbrazur tashmë e fshihen aty. Nuk vonon
e shihen motoçikletat gjermane që kanë shkelur protokollin e kanë hyrë pa
autorizim në Prishtinë, në territorin që kontrollohet prej italianëve. Janë në kërkim
të hebrenjve, që janë zhdukur pa nam e pa nishan nga Mitrovica, por që një
informacion i ka thënë atyre se kanë mbërritur në Prishtinë. Prandaj, ia kanë
mësyrë këtij qytetit. Sillen, kontrollojnë, rrinë në pritje, gjurmojnë rrugë, rrugica e
qoshe, por nuk gjejnë asgjë. Por nuk mbaron me kaq, sepse është e nevojshme që
hebrenjtë të shpërngulen prej andej, që të mos bien viktimë e reprezaljeve të tjera
të papritura të gjermanëve e pra lind nevoja që të nisen për në Shqipëri. Kalojnë
kufirin e me autorizim të kryeministrit Kruja, mbyllen sytë e futen këtu. Pastaj,
struken dikush në një vend e dikush në një vend tjetër e fshihen, treten, si kripa në
ujë, pa e marrë vesh askush se ku gjenden.
Ndërkohë, nga informatorë të ndryshëm, njoftohet konsulli i përgjithshëm Martin
Schliep se hebrenjtë që kanë ikur nga Mitrovica janë në Shqipëri, të strehuar, që
kanë kaluar kufirin nga Kukësi me bekimin e zotit Mustafa. Atëherë, zoti Schliep i
kërkon, në zyrën e kryeministrit, informacion për personat që kanë kaluar kufirin
dhe a ka ai dijeni për një kalim të tillë. Zoti Kruja mohon se hebrenj kanë kaluar
kufirin me dijeninë e tij. “Ka mundësi që të kenë mbërritur, por jo në rrugë zyrtare,
nuk janë paraqitur në pikat e kalimit kufitar, por kanë kaluar tinëzisht, ilegalisht!”.
Ia doli për herë të dytë të largonte gjurmët nga hebrenjtë. Schliepi u përpoq që ta
kërcënonte, duke i thënë se nëse do ta verifikojmë se ke dorë në këtë mesele ose se
fsheh informacionin, ju që po prishnin marrëdhëniet mes anëtarëve të aleancës , do
të jepni llogari. Por zoti Kruja nuk u lëkund.
Desha të kujtoj edhe se ata që kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar
hebrenjtë, kudo në Evropë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, i kanë emrat e
tyre në mure, në një bulevard, në Jerusalem, që quhet Jad Vashem, rruga e të
drejtëve të kombeve. Atje janë shumë e shumë prej atyre që rrezikuan seriozisht
jetën për të panjohurit që i ranë në derë. Shqiptarët kanë 69 emra të tillë. Por
mungojnë edhe emrat e Mustafa Krujës, Ibrahim Biçakut, Kol Bib Mirakës, Xhafer
Devës e Mehdi Frashërit e shumë e shumë të tjerëve, njerëz të thjeshtë, që nuk janë
përfshirë deri tashti.
Kur isha në Izrael, në vitin 2018, më qëlloi të njihja një hebre, familja e të cilit
ishte shpërngulur nga Gjermania për atje. Iu prezantova si shkrimtar. Më pyeti se
çfarë po shkruaja tani. I tregova se “kam në dorë një histori të shpëtimit të një
familjeje hebrenjve, familjes Rabinovitz nga Vjena, e cila vjen të kërkojë strehim e
shpëtim në Shqipëri!”. Kur ai mori vesh për fabulën e romanit e u njoh me faktin se
burra shteti kanë rrezikuar jetën e tyre për shpëtimin e hebrenjve, më pyeti: “a i
është mirënjohëse Shqipëria këtyre burrave të mëdhenj që kanë rrezikuar jetët e
tyre, duke shpëtuar të panjohurit? Janë treguar në lartësinë e një humanizmi
shembullor?”. I thashë se Shqipëria i çoi në plumb të gjithë, si armiq të popullit të
vet. “Kanë shpëtuar njerëz të popullit të huaj e kanë tradhtuar popullin e vet? E
pamundur!”. U shpreh me keqardhje hebreu në moshë. “Po”, – i thashë, – “ky
paradoks na ra për hise!”. “Tragjik populli i juaj deri në absurd!” – më tha.
Sot, pra, Kruja po gëzon jo vetëm se po nderon birin e saj, Mustafa Krujën, por
edhe për gjë tjetër shumë më të madhe, shpresëdhënëse për çdo njeri: po përsërit
këtu, sy të gjithëve, mësimin që Zoti na e jep pa pushim, edhe pse njerëzit janë të
leshtë e të ngadaltë të kuptojnë e të padurueshëm në kohën e veprimit të tij:
drejtësia vonon, por nuk harron kurrë të vijë.
Lavdi veprës së zotit Mustafa Kruja dhe gëzim për mësimin e madh moral që po
marrim përsëri.
24.11.2024

Kontributi i Kryeministrit Mustafa Kruja për Dardaninë- Nga Dr. sc. Besim Morina

Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX ishte një kohë e lige, kohë e tmerreve, kohë e pakohë për popullsinë autoktone shqiptare në hapësirat ku jetonte. Pushtimi shekullor osman, me masat qe kishte ndërmarrë, kishte krijuar një gjendje të mjerueshme te popullsia shqiptare pothuajse në te gjitha aspektet. Situata është përkeqësuar edhe me tepër pas krijimit te shteteve te pavarura të Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë e Greqisë. Shtete këto qe u krijuan ne kurriz te trojeve tona etnike. Dihet se territori i Kosovës së sotme, në të kaluarën ishte pjesë e Dardanisë antike, Dardania përfshinte gjithë trevën e Kosovës së sotme, Maqedoninë Veriperëndimore, dhe viset periferike në veri, në vijën Novi Pazar-Nish. Kryeqendër e saj ishte Shkupi.
Periudha e viteve 1912-1944 ishte periudhë e ndryshime të mëdha në politikën globale, ku si rezultat i sajë kemi edhe ndryshime të papritura në trojet etnike shqiptare. Këto ndryshime sollën rryma të ndryshme politike, të cilat ishin te ndërlidhura me interesat e vendeve fqinje në trojet shqiptare ne përgjithësi, qëllimi i të cilave ishte pushtimi i territoreve shqiptare si dhe shpopullimi i tyre nga popullsia autoktone shqiptare. Për këtë, vendet fqinje me herët kishin përpiluar plane famëkeqe për zhdukjen e popullit shqiptar, plane këto të cilat janë të publikuara.
Vendimet e Konferencës se Londrës (1913), njohën shtetin Shqiptar në kufijtë e sotëm qe ka Shqipëria. Çështja kombëtare, çështja e Kosovës, e Dibrës, e Çamerisë, e trevave shqiptare në Malin e Zi, e qyteteve të Jugut, e Janinës, Prevezës, Artës u bënë guri i provës për atdhetarët shqiptar. Studiuesi i mirënjohur kroat, Branimir Anzulovic, pohon se “Po mos të ishte intervenimi i Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë, Kosova do ti jepej Shqipërisë”.
Duhet ditur se problemet e Shqipërisë mbetën të pazgjidhura qe nga traktati i Shën Stefanit e deri te Kongresi i Berlinit. Shqiptari trim e fisnik prape se prape vuajti e gjëmoi ndër gazepe, në varfin e në mjerim. Në këto çaste të vështira, duhet ripërtërire saga, duhet ndjekur rruga e idealit të një Shqipërie të lirë e të vetë administruar, që synon mirëqenien dhe përparimin e bijve të saj. Elita e popullit shqiptar përbëhej nga kuadro të vjetra të perandorisë dhe nga intelektual të rinj, të shkolluar në Stamboll e vende tjera, qe kishin një horizont të gjerë dhe prirje properëndimore. Pjesë e kësaj elite ishte edhe Mustafa Merlika Kruja. Një personalitet shqiptar i radhës së parë, ashtu sikur edhe e quan Karl Gurakuqi. Shpallja e Pavarësisë e gjen në Vlore, në krah të Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, si përfaqësues i qytetit të Krujës, nënshkrues i pavarësisë se atdheut krahas atdhetarëve ma të shquar të kombit tonë. Me formimin e qeverisë është emëruar si zëvendës prefekt në Vlorë dhe ma vonë sekretar i kryesisë së Këshillit të Ministrave.
Në këto rrethana, ku popujt fqinje kishin krijuar shtetet nacionale, kishin kishat e tyre nacionale, gjithashtu ne shërbim te zgjerimit te shteteve te tyre, kuptohet ne trojet etnike shqiptare, ishte domosdoshmëri ndërgjegjësimi i popullit shqiptar. Për te dalë nga kjo gjendje e mjerueshme, shpëtimi i vetëm ishte krijimi i shtetit shqiptar, i cili ishte garantues i vetëm për mos zhdukjen fizike te popullit shqiptar nga faqja e dheut. Këtij kushtrimi, ju përgjigjën bijtë dhe bijat me të devotshëm te kombit shqiptar, të cilët nuk mund të heshtnin para padrejtësive, nuk mund të heshtnin para vrasjeve, nuk mund të heshtnin nga heqja dorë e identitetit kombëtar.
Por, në realitet, ishte shumë e vështire krijimi i një uniteti kombëtar, sepse sikur e thotë studiuesi Meta “Prej robërisë së gjatë shqiptarët kishin humbur kuptimin e bashkimit. Helmi i propagandës së huaj kishte brejtur dhe paralizuar fijet e nervave të kohezionit kombëtar”.
Edhe pse në mërgim, Mustafa Kruja, hapin qe kishte marr Zogu në formimin e Qeverisë se Mehdi Frashërit, e kishte konsideruar ngjarje të rëndësishme, duke shtuar se çdo regjim është me i mirë se anarkia, dhe se ishte i gatshëm të njihte Zogun për Mbret. Duhet shtuar se kërkesës së Krujës drejtuar prijësve të emigracionit shqiptar, për te lidhur armëpushim me mbretin Zog, një pjesë e tyre e refuzuan, duke menduar se nuk ishte në dobi të Shqipërisë. Disa prej pjesëmarrësve të asaj mbledhje, qe për parimet nuk pranonin të bisedonin me Ahmet Zogun apo me Mehdi Frashërin, mbas disa vitesh shkuan për të biseduar me zëdhënësit e Enver Hoxhës dhe Miladin Popoviçit, gjithmonë në mbrojtje të “parimeve”. Sikur shihet, parimet e tyre ishin parime demagogjie, kur dihet se si e shihnin çështjen e Kosovës anëtarët e PKSH-së (Partia Komuniste e Shqipërisë). Në mbledhjen themeluese të partisë Komuniste të Shqipërisë, nëntorin e vitit 1941, çështja e Kosovës as që u përmend, ndërsa për këtë çështje pllakosi po ashtu një heshtje e plotë edhe në Konferencën kombëtare të partisë, në marsin e vitit 1943. Studiuesi i mirënjohur Noel Malcom, pohon se “Nacionalistet shqiptar ishin antikomunist se konsideronin se komunistët kërkonin kthimin e sundimit Jugosllave”.
Studiuesi i mirënjohur i kulturës shqiptare, At Valentini kishte vlerësuar virtytet e Krujës duke shtuar: “Megjithatë, nuk është se ai nuk vlerësoi as pasuri të tjera kulturore kombëtare. Ndër të tjera, jam mirënjohës që mund të them se ai, i lindur musliman, kishte të gjithë vlerësimin e vlerave shpirtërore të katolicizmit që mund të themi se është pothuajse tradicionale tek patriotët shqiptarë myslimanë më të mirë dhe më të kulturuar”. Ky vlerësim i At Valentinit, për atdhetaret shqiptar na jepe te kuptojmë, për virtytet e larta qe posedonin, virtyte këto te trashëguara ndere breza.
Afrimi i Luftës së Dytë Botërore u shoqërua me lëvizje dhe përmbysje të shpejta të situatës gjeopolitike evropiane. Forca e Shqipërisë ishte e atillë që e vetme nuk mund të garantonte dot as mbrojtjen dhe as integritetin e vet. Në këtë gjendje kaq kritike, Shqipëria kishte vetëm një rrugë shpëtimi: rrugën e bashkimit e të koordinimit të të gjitha forcave e energjive të popullit për t’iu paraqitë politikisht, moralisht dhe ushtarakisht, miqve dhe armiqve, gjithë botës, si një trup i vetëm i pandarë. Një bashkim i tillë mund të realizohej në saje të një vije politike e luftarake thjesht shqiptare. Kryeminstri Mustafa Kruja dhe kabineti i tij qeverisës, ishin mundësia me e mirë e Shqipërisë për ta përfaqësuar denjësisht.
Ata qe dje nuk i deshën te mirën popullit shqiptar, mundohen qe edhe sot te arsyetojnë servilizmin tyre ndaj popujve sllave. Harrojnë, jo vetëm krimet makabre serbe qe u kryen ndaj popullsisë shqiptare ne trojet e veta etnike, para fillimit të Luftës se Dyte Botërore, por edhe krimet e kryera serbe gjatë Luftës se Dytë Botërore, mbi popullsinë shqiptare, po perëndim masakrën e Bihorit. Planet për vrasjen e popullsisë jo serbe, çetniket serbe përgatiten jo vetëm ndaj popullsisë shqiptare ne trojet e tyre etnike, por edhe ndaj popullsisë kroate ne Kroaci. Dhe këto plane vrastare ishin ne dijeninë e pushtuesve Italian, madje edhe me lejen e tyre, këtë edhe e pohojnë studiuesit kroat.
Gjatë kohës se Krujës si kryeministër dhe Koliqit si ministër i Arsimit, kishte në Shqipëri një shtyp shumë me i lirë se në periudhën e instalimit komunist në vend. Po në këtë kohë Koliqi themeloi “Institutin e Studimeve Shqiptare”, që u bë baza e universitetit të ardhshëm, dërgoi kuadrat dhe përgatiti mësues nga Shqipëria e Kosova, për të plotësuar nevojat arsimore të krahinave shqiptare të bashkuara me Atdheun. Kështu Koliqi nisi drejt “tokave të lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes se themeleve të arsimit shqiptar. Gjithashtu, falë kontributit të tij kemi hapjen e Normales së plotë në Prishtinë, hapjen e Liceut në Prizren e Tetovë, hapjen e shkollës Normale në Gjakovë, hapjen e institutit Teknik Bujqësor si dhe Gjimnazit në Pejë. Është e nevojshme te thuhet se periudhën e heshtjes a të pushimit të vërtetë letrar prodhues të Koliqit gjatë luftës e karakterizon përkujdesa dhe përhapja e arsimit kombëtar në trojet Etnike.
Vetëm në këtë kohë fëmijët shqiptar në Kosovë e vendet tjera etnike shqiptare, jashtë Shqipërisë londineze, patën rastin të mësonin në gjuhën e nënës. Gjuhë kjo e cila me parë ishte ndaluar me firman nga Sulltani, vazhdoi ndalimi i saj me dhunë edhe nga pushtuesit serbe, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte asimilimi i popullsisë autoktone shqiptare. Ministria e Arsimit, nga një organ i tipit vetëm administrativ, u shndërrua në një organ shtytës nxitës i terë kulturës kombëtare, vatër edhe për nisma kulturore private, njëkohësisht duke funksionuar si asnjëherë me parë, edhe si organ largpamës administrativ. Duhet shtuar se një përkushtim i tillë, një unifikim i tillë, çfarë në të vërtetë ishte ne Kohën e Krujës e Koliqit, për avancimin e shkollës shqipe nuk ekziston as në ditët e sotme.
Duhet shtuar se Kryemistri i Serbisë, Nikolla Pashiqi me herët kishte deklaruar “Vetëm prapambeturia e popullit shqiptar, nuk e rrezikon politikën serbe dhe nuk shpreh ndjenja nacionale”. Por këta mësues nuk ndoqën vijën ideologjike te armiqve sllave, por ndoqën idealet e atdhetareve shqiptar. Po nga këta mësues dolën kuadro qe me gjithë qenien ndihmuan ne emancipimin, përparimin dhe formimin e shtetit të Kosovës. Këto kuadro dhanë një kontribut te pashembullt ne luftimin e analfabetizmit ne Kosove, kontribut te pashembullt ne mos nënshtrimin ndaj pushtuesve serbe, kontribut te pashembullt ne ruajtjen e arsimit ne gjuhen amtare përkundër përndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve te tyre. Misioni i këtyre pishtarëve te arsimit, ishte dalja në dritë e se vërtetës, apo sikur edhe thotë profeti: “Drita do të mund errësirën”. Shembulli me i mirë i ngadhënjimit te dritës ndaj errësirës, i ngadhënjimit te lirisë ndaj robërisë, është mësuesi nga Prekazi, heroi i Kosovës, Shaban Murat Jashari. Duhet cekur se baca Shaban, ishte qe mësimet e para si dhe dashurinë për atdheun e mori nga këto kuadro te mësuesve qe Qeveria e Mustafa Krujës i dërgojë ne viset etnike shqiptare për te shtrire dritën e diturisë.
Mustafa Kruja se bashku me kabinetin e tij qeveritar, kishin dhënë shumë nga sedra e tyre, por u shpërblyen me bashkimin e tokave amnore shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, përderisa komunistet shqiptar e bene të kundërtën: për ambicie personale, jo vetëm qe falën tokat shqiptare sllaveve, por edhe vranë vëllezërit e vetë pa pikë mëshire duke dërguar brigadat e kuqe me gjeneralët Peçi e Marku në Kosovë (Drenicë B.M.), Mal të Zi (Malësinë e Mbishkodrës B.M.) e Maqedoni (Zajaz B.M.) dhe duke bërë kështu turpin e pashembullt në historinë tonë kombëtare. Duhet shtuar se në një rast, Kruja kishte deklaruar “Po të na shtrëngonte fati me zgjedhë njanjën dysh: a ma mirë me humbun Kosovën apo lirinë, pëlqejmë ma parë të humbasim lirin, mbasi këtë, të bashkuem më Kosovën, jemi të sigurte se mund t’a fitojmë prap”. Si mund të mendonte ndryshe ky atdhetar në plotë kuptimin e fjalës, i cili më 23 prill të vitit 1942 detyroi italianët që të hiqnin fashot e Savojës nga flamuri kombëtar.
Por, qe do qe fati i mjerë e deshi, qe për fatin e popullit shqiptar të vendosin kancelaritë e huaja, nga të cilat dolën elaborate për shfarosjen e popullit shqiptar. Rasti konkret elaborati i Vaso Qubrilloviqit (1937). Tani ky elaborat po gjente zbatim nga “shtetasit shqiptar” por në një formë me ndryshe. Me krijimin e kampeve të përqendrimit, me ndjekje të intelektualëve, me burgosje e pushkatime ne masë.
Sot ka ardhur koha, që të rishkruhet historia e jonë e vërtete. Kjo mendoj se duhet bërë jo në kuptimin e rehabilitimit të krimineleve komunistë, por në kuptimin e vlerësimit dhe të nderimit të figurave të mëdha të kombit tonë. Historianët tanë dhe patronët e tyre janë të llojit sikur do të shprehej Tolstoi: “Gjithkund flitet për drejtësinë njerëzore dhe mohohet ajo”. Dokumentet janë dëshmia më e mirë. Në dëshmi bazohen popujt e qytetëruar. Mohuesit e veprimtarisë atdhetare, intelektuale e njerëzore të Mustafa Krujës, janë mohues të mjerë, janë mohues të verbër, janë mohues (lexo: shërbëtor) qe njohin vetëm patronin.

24.11.2024

Rrugëtimi politik i Mustafa Krujës- Nga Enriketa Papa

 

Mustafa Merlika Kruja lindi në vitin 1887 në Krujë, dhe pati mundësinë të studiojë, falë dhe mbështetjes së një bamirësi të pasur si Esad Pasha në rüştije-n lokale (shkollën e mesme), në Janinë dhe në Mekteb-i Mülkiye (shkollë e mesme) në Stamboll. Pas përfundimit të arsimit të tij në vitin 1910, u kthye në Shqipëri pasi u emërua mësues në idadinë (shkollë e mesme) e Durrësit dhe më vonë u emërua Drejtor i Arsimit Publik për sanxhakun e Elbasanit. Po ashtu Kruja ishte aktiv në kryengritjen shqiptare të vitit 1912 kundër osmanëve dhe në Vlorë, ku si përfaqësues i Krujës ishte ndër firmëtarët e deklaratës së pavarësisë dhe ishte dhe anëtar i senatit të formuar në atë kohë. Më 1914 u emërua këshilltar për arsimin publik në administratën e re të Princ von Wied duke qenë një nga mbështetësit e tij.
Në vitin 1918, ishte i pranishëm në Kongresin e Durrësit, dhe më pas u emërua Ministër i Postë-Telegrafëve në qeverinë e re pro-italiane. Ai vetë favorizonte një protektorat italian (“Pavarësinë e Shqipërisë së madhe nën mbrojtjen e Italisë”). Për të, vetëm Italia do të mund ta ruante dhe lejonte ndërtimin e një qeverie kombëtare shqiptare përmes zgjedhjeve të lira, pasi Italia ishte ndër shtetet që mbështeste një Shqipëri të pavarur pas Luftës së Parë Botërore.
Në vitet 1920, si deputet, i përkiste lëvizjes progresiste që kundërshtonte Ahmet Zogun, dhe ishte mik i afërt me deputetët kosovarë, për çka iu desh të arratisej jashtë vendit për një periudhë të gjatë. Kështu, në vitin 1922, iku në Jugosllavi pas një përpjekjeje për grusht shteti me shqiptarët në rajonin veriperëndimor. Më pas mori pjesë në të ashtuquajturën “Lëvizja e Qershorit 1924”, një puç kundra pushtetit legjitim. Nën adminitratën e kryeministrit Fan Noli u emërua prefekt i Shkodrës. Pas rikthimit të legalitetit të Ahmet Zogut në dhjetor 1924, sërish u detyrua të emigronte në Kroaci, Zvicër dhe Itali.
Në mërgim, Kruja ishte anëtar i Komitetit Kombëtar Revolucionar (KONARE), një organizatë politike shqiptare e krahut të majtë, ku ai përfaqësonte krahun e djathtë. Pas disa përplasjeve me fraksionin e majtë për marrëveshjen që KONARE bëri me Bashkimin Sovjetik si dhe për nënshkrimin e “Manifestit Anti-imperialist” të vitit 1927 nga ish-kryeministri Peshkop Fan Noli në emër të KONARE-s, akte të cilat Kruja i kritikoi, ai dhe miqtë e tij themeluan, me mbështetje financiare nga qeveria italiane, Grupin Nacionalist pro-italian të Zarës, në Kroaci.
Nga kjo kohë deri në vitin 1939, Kruja qëndroi në mërgim dhe u përfshi në aktivitetet politike të këtij grupi, ndërkohë që vazhdoi studimet dhe shkrimet e tij mbi shqiptarët, gjuhën dhe historinë e tyre të lashtë, disa prej të cilave u botuan në periodikët e kohës. Pas kthimit të tij në Shqipëri në vitin 1939 kur Italia fashiste pushtoi vendin, Kruja u bë senator dhe kryetar i Institutit Italo-Shqiptar të Studimeve Shqiptare. Në vitin 1941, u emërua Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm. Ai dha dorëheqjen në vitin 1943 dhe pjesën tjetër të jetës e kaloi në mërgim në Austri, Itali, Egjipt dhe në fund në Shtetet e Bashkuara, ku vdiq në vitin 1958 në Niagara Falls, New York.
Gjatë viteve të tij në mërgim, bindjet antikomuniste të Krujës ishin aq të forta sa që ai bashkëpunoi edhe me kundërshtarin e tij më të madh, Mbretin Zog I. Ky i fundit e ftoi Krujën të bashkëpunonte me të në Aleksandri të Egjiptit, ku u takuan disa herë, me synimin për të bashkuar diasporën politike shqiptare kundër qeverisë komuniste në Shqipëri. Sipas Krujës, Shqipëria komuniste do të ishte vetëm një provincë e vogël e perandorisë sllavo-komuniste, që shtrihej nga Deti i Japonisë deri në Adriatik. Pas luftës së dytë botërore, ai e konsideronte Mbretin Zog I si të vetmin që mund të bashkonte grupet e diasporës shqiptare dhe të vetmin që mund të kishte ndikim mbi shqiptarët në Shqipëri. Mbreti Zog I kishte fuqinë për të mbështetur, si financiarisht ashtu edhe shpirtërisht, veprimet politike kundër regjimit komunist, si jashtë ashtu edhe brenda Shqipërisë. Vetëm pas rënies së komunistëve në vitin 1992 do të ishte e mundur për shqiptarët që të vendosnin me plebishit mbi regjimin e tyre kushtetues, qoftë një monarki apo një republikë demokratike.

Veprimtaria e Krujës pas 1939
Në verën e vitit 1941, duke parë se qeveria e Shefqet Bej Verlacit ishte e paaftë të kontrollonte trazirat e brendshme në rritje, veçanërisht në provincat e sapo pushtuara si Kosova, dhe problematikat e shkaktuara nga Lufta italo-greke Mëkëmbësi italian Francesco Jacomoni i propozoi Musolinit dhe Galeaco Cianos, Ministër i Punëve të Jashtme, senatorin Mustafa Merlika Kruja si Kryeministrin e ri të Shqipërisë. Sipas propozimit të tij, megjithëse Kruja ishte me origjinë të thjeshtë, ai do të përfaqësonte me sukses elitën intelektuale të vendit. Për italianët, Mustafa Merlika Kruja ishte njeriu i përsosur në momentin e duhur. Rezistenca antifashiste ishte ende në një fazë të hershme, dhe për italianët, qeveria tradicionale e drejtuar nga Verlaci ishte bërë simbol i paaftësisë për të qeverisur. Për mëkëmbësin italian Jacomoni, Kruja dukej si një nacionalist i zjarrtë. Si i tillë, ai do t’u shërbente mirë italianëve duke u paraqitur për shqiptarët si antikomunist, intelektual dhe, natyrisht, nacionalist. Nacionalizmi, që Kruja e mishëronte në mënyrë të përkryer gjatë gjithë jetës së tij, realizoi një ëndërr të vyer gjatë pushtimit, veçanërisht pas vitit 1941 me krijimin e “Shqipërisë së Madhe” pas bashkimit të saj me pjesën më të madhe të Kosovës. Pas këtij bashkimi, çështja kombëtare shqiptare, sipas italianëve, do të zgjidhej, sepse do të ishte e pamundur që shqiptarët të ngriheshin kundër një kryeministri që e identifikonte veten si nacionalist. Kjo nënkuptonte se ata nuk do të kundërshtonin italianizimin e Shqipërisë dhe as nuk do të bashkoheshin me lëvizjen antifashiste. Sipas Pearson-it, Kruja u emërua nga italianët kryeministër për të tërhequr shqiptarët drejt politikës fashiste, duke luajtur me ndjenjat e tyre nacionaliste përmes një propagande të zgjuar, ndërkohë që shtypte çdo përpjekje për rezistencë.
Qeveria e Krujës ishte kështu kabineti i parë kombëtar i Shqipërisë së Madhe. Ndjenjat nacionaliste të Krujës u shfaqën hapur kur ai protestoi ndaj deklaratave të Anthony Eden-it, Cordell Hull-it dhe Molotov-it për Shqipërinë në dhjetor 1942. Për një kohë të gjatë, Aleatët kishin qenë të heshtur për Shqipërinë. Ishin Shtetet e Bashkuara, që nuk e kishin njohur kurrë aneksimin e Shqipërisë nga Kurora Italiane e Savojës që e thyen këtë heshtje. Më 10 dhjetor 1942, Sekretari i Shtetit, Cordell Hull deklaroi se, mbi bazën e Kartës së Atlantikut, SHBA dëshironte të shihte një Shqipëri të lirë, të vetëqeverisur dhe me të drejta sovrane.
Kruja reagoi menjëherë. Në fjalimin e tij në Këshillin e Madh Korporativ Fashist më 23 dhjetor 1942, ai kritikoi secilën prej këtyre deklaratave, duke thënë se ato kërcënonin unitetin kombëtar shqiptar (tansin kombtare). Deklarata britanike për kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë pas luftës ishte më shqetësuesja, pasi ajo do të hapte çështjet kufitare me Greqinë dhe Jugosllavinë. Sipas Krujës, ky rrezik provohej nga miratimi i qeverisë greke për qëndrimin e Eden-it, gjë që dëshmonte se pas luftës Britania do të mbështeste fqinjët e Shqipërisë dhe do ta reduktonte territorin e saj në një shtet fantazmë.
Megjithatë, Kruja nuk arriti të realizonte aspiratat nacionaliste të vendit të tij. Programi i tij i thjeshtë politik shfaqi varësinë e tij të madhe politike nga italianët, pasi të gjitha vendimet i nënshtroheshin miratimit të mëkëmbësit italian. Ai pati suksese të kufizuara. Megjithëse përpiqej të mbante kontakte me nacionalistët që e kundërshtonin, ai dështoi të mbante pozicionin e tij përballë antifashistëve të majtë. Në këtë gjendje të ngarkuar politike, Kruja dështoi të merrte masa kundër grupeve të rezistencës antifashiste, veçanërisht kundër komunistëve. Stabiliteti relativ i fazës së parë të aneksimit italian nuk zgjati shumë, kryesisht për shkak të mungesës së efikasitetit administrativ, fushatave të dështuara ushtarake të italianëve kundër Greqisë, gjendjes së përkeqësuar ekonomike dhe forcës në rritje të rezistencës antifashiste.
Në janar 1943, Kruja shprehu dëshirën për t’u tërhequr nga jeta politike aktive. Ai nuk bashkëpunoi kurrë me gjermanët, të cilët në përgjithësi shmangnin përfshirjen me elitën tradicionale politike shqiptare, sidomos me italofilët. Megjithatë, ai mori pjesë në disa takime të organizuara nga qarqet nacionaliste dhe monarkiste, pasi si një antikomunist i devotshëm, kishte ende një farë ndikimi mes tyre. Në shtator 1944, Kruja udhëtoi vetëm në Vjenë, ku një nga djemtë e tij ishte i sëmurë rëndë. Djali i tij vdiq në nëntor 1944, vetëm pak ditë para tërheqjes gjermane nga Shqipëria. Prej asaj kohe deri në vdekjen e tij në vitin 1958, Kruja mbeti në mërgim, duke lënë familjen e tij, gruan dhe djemtë në Shqipëri.

Fashizmi vs. komunizmi
Dy arsye mund të shpjegojnë bashkëpunimin e Mustafa Merlika Krujës me fashizmin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Së pari, ai ishte një nacionalist i shpallur që ishte i gatshëm të bënte një pakt me fuqitë e Boshtit për të promovuar çështjen nacionaliste shqiptare. Fashistët italianë e identifikuan Krujën me nacionalizmin ekstremist, por e shihnin gjithashtu si të dobishëm për interesat italiane për të qetësuar rezistencën antifashiste. Politika e Italisë ndaj Shqipërisë shpjegon më së miri, se pse ai besonte se Italia ishte vendi i vetëm, me të cilin Shqipëria mund të bashkëpunonte. Ndër fuqitë e Boshtit, Italia, sipas tij, ishte mbështetësja kryesore e aspiratave kombëtare shqiptare dhe garantuesja e pavarësisë dhe integritetit kombëtar të saj. Hubert Neuwirth përmend gjithashtu edhe armiqësinë e Krujës ndaj Mbretit Zog I si një nga arsyet e bashkëpunimit të tij. Në vitin 1939, pasi Mbreti u largua në mërgim, Kruja u kthye në Shqipëri nga Franca. Ai pranoi propozimin italian për t’u bërë kryeministër pasi Italia ra dakord të bënte disa koncesione në drejtim të autonomisë shqiptare dhe të hiqte simbolet fashiste të dinastisë Savoja nga flamuri shqiptar, që kishin shkaktuar pakënaqësi publike. Kruja përshëndeti me entuziazëm bashkimin e pjesës më të madhe të Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Për më tepër, ai refuzoi dhe kritikoi deklaratat e Aleatëve në vitin 1942 që favorizonin pretendimet territoriale greke dhe jugosllave ndaj territorit shqiptar pas përfundimit të luftës. Qëllimi i tij ishte të mbronte me çdo kusht bashkimin e arritur të Shqipërisë. Kështu, në emër të çështjes kombëtare të vendit, Kruja vazhdoi bashkëpunimin me fuqitë e Boshtit.
Së dyti, Kruja ishte një antikomunist i zjarrtë. Siç ka shkruar vetë ai, një nga arsyet që pranoi të bëhej kryeministër dhe bashkëpunoi me Italinë fashiste ishte kundërshtimi i tij ndaj komunizmit, për të cilin ai besonte fort se do të pengonte lirinë e Shqipërisë. Pas aktivizmit politik të rezistencës së majtë dhe themelimit të PKSH-së nga komisarët jugosllavë, ai pranoi propozimin e mëkëmbësit për t’u bërë “Kryeministri Kuisling i Shqipërisë.” Sipas Julian Amery-t, Kruja vazhdoi luftën kundër komunistëve, jo vetëm gjatë mandatit të tij si kryeministër, por edhe pas dorëheqjes së tij. Amery argumenton se britanikët në atë kohë ishin të shqetësuar për marrëdhëniet e Abaz Kupit me kolaboracionistët. Megjithatë, Amery shton se, në një vend si Shqipëria, lufta e brendshme midis nacionalistëve dhe komunistëve me ndihmën e “miqve të armikut” ishte një formë bashkëpunimi objektiv. Kështu, në Shqipëri morali politik perëndimor u zëvendësua me marrëveshje kompromentuese, pasi ideologjitë e liberalizmit, fashizmit dhe antikomunizmit nuk ishin të njohura gjerësisht apo të rrënjosura thellë në botën shqiptare. Me fjalë të tjera, pozicionet politike ose publike në Shqipëri nuk merreshin për arsye ideologjike, por për motive ose avantazhe personale.
Lufta Italo-Greke, e cila për më shumë se gjashtë muaj u zhvillua kryesisht në Shqipëri, po ashtu shkaktoi shumë ankesat nga popullsia shqiptare, veçanërisht ushtarët që luftonin në Frontin Greko-Shqiptar në Jug të Shqipërisë. Avancimi dhe sukseset e grekëve bënë që shqiptarët të dezeratonin me qindra nga Fronti dhe inati ndaj Qeverisë së Vërlacit u rrit. Edhe vizita njëjavore e Mbretit italian Viktor Emanueli III në maj 1941, nuk shkoi mirë. Një tentativë për të vrarë Mbretin që u bë më 17 maj 1941, dështoi. Mbretit iu shkaktuan vetëm lëndime të lehta. Ndërkohë, gjatë vjeshtës së atij viti në Jug të Shqipërisë dhe rreth kryeqytetit, Tiranës, filluan të shfaqen veprimet e para të armatosura nga grupe të ndryshme të rezistencës antifashiste. Më 8 nëntor 1941, me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e të dërguarve jugosllavë, grupet e majta aktive që nga fillimi i pushtimit italian, krijuan Partinë Komuniste Shqiptare. Në kuadër të kësaj gjendjeje të vështirë, me qeverinë e Vërlacit që nuk mund të kontrollonte shqetësimet e brendshme në rritje, Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jakomoni i propozoi Musolinit dhe Kontit Çiano, senatorin Mustafa Merlika-Kruja, si Kryeministrin e ri të Shqipërisë, i cili mori detyrën më 4 dhjetor 1941. Çiano e konsideroi emërimin e Mustafa Merlika-Krujës, 54 vjeçar, dhe kabinetin e tij, që zëvendësoi politikanët e vjetër me një elitë intelektualësh të rinj, si një gjest tolerance ndaj ekstremistëve nacionalist shqiptarë. Pra, Merlika-Kruja, i cili u kthye nga mërgimii detyruar në Francë u rikthye në Shqipëri në verën e vitit 1939. Ai ishte një politikan ambicioz, antikomunist dhe nacionalist i zjarrtë, i cili gëzonte mbështetje të plotë nga Italia dhe iu lejua më shumë liri veprimi sesa paraardhësve të tij. Atij iu dhanë disa të drejta për të bërë koncesione ndaj autonomisë shqiptare, duke përfshirë në qeverinë e tij anëtarë nga grupet intelektuale dhe nga populli, jo nga të vjetrit pronarë tokash (bejlerë), si dhe ngritjen e një ushtrie të pavarur shqiptare që do të vepronte përkrah forcave italiane, ushtri e cila ishte shkrirë pas pushtimit të 1939. Ai u lejua të lirojë një numër të madh antifashistësh nga burgu apo internimi dhe më pas u mundua të bënte dallimin në sjelljet ndaj nacionalistëve antifashistë dhe komunistëve, duke u paraqitur si një mbrojtës i irredentizmit nacionalist shqiptar. Gjatë fazës së parë të qeverisjes së tij, italianët e shikonin me dyshim, pasi frikoheshin se ai ishte një ekstremist nacionalist; më vonë, megjithatë, sipas Çianos, ai u dëshmua si më i moderuar. “Tani që ai është në pushtet, e kuptoi se të bësh kritikë është e lehtë, por të veprosh është e vështirë”. Në fakt Kruja nuk kërkoi nga Çiano asgjë të pazakontë, përveç disa korrigjimeve të vogla në kufirin e Malit të Zi dhe kthimin në ndryshimet e 12 prillit të Kushtetutës dhe flamurit: “ata nuk e duan shqiponjën e burgosur mes fashave të liktorit dhe nyjave të Shtëpisë së Savojës”, shënon Çiano në Ditarin e tij. Gjatë një takimi në Romë me Musolinin në shkurt 1942, Musolini I theksoi kryeministrit Merlika-Kruja dëshirën e tij për t’i dhënë Shqipërisë autonomi më të madhe. Kjo, sipas tij, ishte e vetmja politikë që do të jepte rezultate, pasi në të kundërt Shqipëria do të shndërrohej gjithashtu në krah të rebelimit dhe intrigave si shtetet e tjera të pushtuara.
Kabineti i Krujës qëndroi vetëm trembëdhjetë muaj, nga 4 dhjetori 1941 deri më 19 janar 1943, kur ai dha dorëheqjen nga detyra. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kruja pranoi se ishte përdorur nga italianët dhe makiavelizmi i tyre për të përfituar nga devotshmëria e tij nacionaliste për mbrojtjen e territoreve etnike shqiptare. Ishte përsëri Jakomoni, ai që propozoi që ai të zëvendësohej me dikë nga aristokracia e vjetër, duke i theksuar Çianos se “Kruja është një njeri që në interesin tonë duhej ta konsumonim.” Për italianët, Merlika-Kruja ishte njeriu perfekt në momentin e duhur. Nacionalizmi, të cilin Merlika-Kruja e përfaqësonte përsosmërisht gjatë gjithë jetës së tij, luajti një rol thelbësor në bashkëpunimin e tij me italianët. Sipas tij, sidomos pas krijimit një ditë para se të emërohej kryeministër, të “Shqipërisë së Madhe” në vitin 1941, që do të përfshinte Kosovën dhe zona të tjera kryesisht shqiptare në Jugosllavi dhe rajonin e Çamerisë në Greqinë veriore, si një produkt i marrëveshjes Çiano-Ribentrop në prill Vjenë, pas pushtimit të Greqisë dhe Jugosllavisë, Merlika-Kruja besonte se çështja kombëtare shqiptare do të zgjidhej vetvetiu. Në fjalimin e tij të parë si Kryeministër, më 10 dhjetor 1941, Merlika-Kruja lavdëroi krijimin e Shqipërisë së Madhe si një arritje e madhe për territoret etnike të lira. Ai madje krijoi një Ministri për Tokat e Lira, me Tahir Shtyllën dhe më pas me ish-ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, dhe Eqerem bj Vlorën si ministra dhe urdhëroi një regjistrim të popullsisë për territorët e lira, si dhe një reformë agrare që do të shpërndante pasuritë tokësore të konfiskuara nga popullsia serbe dhe malazeze gjatë Mbretërisë së Jugosllavisë te popullsia shqiptare e atyre territoreve.
Në emërimin e Merlika-Krujës, Jakomoni dhe Çiano shpresonin të mobilizonin shqiptarët në politikën fashiste duke luajtur me ndjenjat e tyre nacionaliste përmes propagandës, ndërkohë që po ashtu shuan çdo tentativë për rezistencë. Qeveria e Merlika-Krujës ishte kështu kabineti i parë kombëtar i Shqipërisë së Madhe. Ndjenjat nacionaliste të Krujës u shfaqën hapur. Ai madje protestoi kundër deklaratave të Anthony Eden, Cordell Hull dhe Molotov për Shqipërinë më 10 dhjetor 1942, me Sekretarin amerikan të Shtetit Hull që shpallte se, në bazë të Kartës së Atlantikut, Shtetet e Bashkuara dëshironin të shihnin një Shqipëri të lirë, të vetëqeverisur dhe me të drejta sovrane. Kjo u pasua nga një deklaratë e ngjashme e Ministrit të Punëve të Jashtme britanik Eden, me rezervimin se kufijtë e shtetit shqiptar pas luftës do të përcaktoheshin në negociata, nëse një marrëveshje midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj do të dështonte. Ministri i Jashtëm sovjetik Molotov shprehu simpati të qeverisë sovjetike për luftën e patriotëve shqiptarë kundër forcave italiane dhe dëshirën për të parë Shqipërinë të rikthehej në pavarësi. Menjëherë pas kësaj deklarate, Kryeministri Merlika-Kruja mbajti një fjalim në Këshillin e Madh Korporativ Fashist (parlamenti) më 23 dhjetor 1942, ku kritikoi deklaratat Hull-Eden-Molotov për Shqipërinë, duke u shprehur se ato kërcënonin unitetin etnik, tansinë kombtare, pasi nuk e pranonin ndryshimet që ishin ndodhur në Shqipëri pas vitit 1939. Uniteti kombëtar që ishte arritur nën qeverinë fashiste (Shqipëria e Madhe) do të humbte kështu. Aleatët i premtonin popullit shqiptar lirinë dhe pavarësinë, por rreziku i afërt nuk ishte politika e fuqive të Boshtit, por rreziku komunist brenda vetë Shqipërisë. Entuziazmi i tij nacionalist çoi të bënte dhe deklaratën pasionante, që “nëse qeveria shqiptare do të ishte e detyruar të zgjidhte midis fitimit të Kosovës dhe humbjes së pavarësisë, ajo do të zgjidhte të humbte pavarësinë, sepse nëse ne mbetemi të bashkuar me Kosovën, një ditë do ta rikthejmë pavarësinë tonë”.
Megjithatë, qeveria e Merlika-Krujës nuk arriti të realizonte aspiratat nacionaliste të vendit të tij. Programi i tij politik i thjeshtë tregonte varësinë e tij politike nga italianët; ai ishte i kufizuar në vendimmarrjen e tij, pasi të gjitha vendimet i paraqiteshin për miratim nga Mëkëmbësi i Përgjithshëm italian. Qeveria e tij pati sukses të kufizuar. Edhe pse ai u mundua të mbante kontakte me nacionalistët që e kundërshtonin atë dhe italianët, dështoi të merrte masa kundër grupeve të rezistencës antifashiste, veçanërisht komunisteve, çka çoi në krijimin e Ushtrisë së Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Stabiliteti i relativ gjatë fazës së parë të aneksimit italian nuk zgjati shumë, kryesisht për shkak të mungesës së efikasitetit administrativ, dështimeve të fushatave të tij kundër Greqisë, situatës ekonomike të përkeqësuar dhe forcës në rritje të rezistencës antifashiste. Më janar 1943, ai shprehu dëshirën për t’u tërhequr nga jeta politike aktive dhe pas shtatorit 1943, nuk bashkëpunoi me gjermanët nazistë. Në shkrimet e tij personale të pasluftës, Merlika-Kruja e paraqet veten si një nacionalist, që karrierën politike e udhëhoqi nga një parim: “të mbrojë dhe t’i shërbejë interesit kombëtar shqiptar”. Bashkëpunimi i tij me regjimin fashist ishte i motivuar nga bindjet e tij nacionaliste nga njëra anë dhe ndjenjat e tij antikomuniste nga ana tjetër. Ai ishte gati të ndërmerrte çdo akt politik për të shërbyer çështjes kombëtare të shqiptarëve, dhe ishte pikërisht gjatë pushtimit fashist që pjesët më të mëdha të Kosovës, Dibrës dhe Çamerisë u bashkuan me Shqipërinë. Ai gjithashtu ishte i motivuar të bashkëpunonte nga kundërshtimi i tij ndaj grupeve të rezistencës nacionaliste shqiptare; shumë nga liderët e tyre ai i kishte marrëdhënie personale që nga koha e veprimtarisë anti-monarkiste. Për të, një fitorja komuniste pas luftës do të shënonte shkatërrimin e Shqipërisë, pasi do ta reduktonte vendin në kufijtë e vitit 1912 dhe kështu do të linte jashtë gjysmën e kombit shqiptar. Ashtu siç ka shkruar ai vetë një herë, një nga arsyet që ai pranoi të bëhej kryeministër dhe të bashkëpunonte me Italinë fashiste ishte kundërshtimi i tij ndaj komunizmit, i cili, sipas tij, do të pengonte lirinë e Shqipërisë. Kështu, pas aktivizmit politik të rezistencës së majtë dhe krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nga emisarët jugosllavë, ai pranoi propozimin e Jacomonit për t’u bërë “Kryeministri i Quisling iShqipërisë”.

Përfundime
Në shkrimet e tij personale, të publikuara nga familja e tij në Shqipëri, Kruja e përshkruan veten si një nacionalist, karriera politike e të cilit udhëhiqej nga një parim: “të mbronte dhe t’ishërbente interesit kombëtar shqiptar.” Bashkëpunimi i tij me regjimin fashist u motivua nga bindjet e tij nacionaliste nga njëra anë, dhe ndjenjat e tij antikomuniste, nga ana tjetër. Ai ishte i gatshëm të ndërmerrte çdo akt politik për t’i shërbyer çështjes kombëtare shqiptare. Kjo shpjegon pse Kruja shërbeu italianët dhe fuqitë e Boshtit dhe refuzoi deklaratat e Aleatëve në dhjetor 1942, që do të kishin rrezikuar interesat kombëtare të Shqipërisë pas luftës. Ai gjithashtu u motivua të bashkëpunonte edhe prej aktivitetit të grupeve të majta shqiptare. Për të, një fitore komuniste pas luftës do të nënkuptonte shkatërrimin e Shqipërisë.
Nga koha kur shkoi në mërgim në vitin 1944 deri në vdekjen e tij në 1958, Kruja nuk u përfshi në asnjë aktivitet politik kundër regjimit komunist dhe as nuk ishte anëtar i ndonjë organizate politike shqiptare. Megjithëse simpatizonte Bllokun Indipendent Shqiptar të Ernest Koliqit dhe madje mori pjesë në mbledhjet e tyre në Egjipt dhe Itali, ai nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vendimet e tyre. Kruja mori azil politik nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1956 dhe deri në vdekjen e tij në dhjetor 1958, iu përkushtua kryesisht shkrimeve të tij.

Plani për paqen, Wall Street Journal: Trump dëshiron që BE të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar që anëtarët e BE-së të dërgojnë paqeruajtës në Ukrainë për të monitoruar një armëpushim të mundshëm me Rusinë, raportoi të enjten Wall Street Journal.

Trump kandidoi për Shtëpinë e Bardhë me premtimin për të negociuar një përfundim të shpejtë të konfliktit Rusi-Ukrainë, por ka hezituar të zbulojë ndonjë propozim specifik që nga fitorja e zgjedhjeve.

Duke folur me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky të shtunën e kaluar, Trump argumentoi se “Evropa” duhet të luajë rolin kryesor në monitorimin e një armëpushimi dhe se asnjë trupë amerikane nuk do të përfshihet, raportoi Journal, duke cituar “zyrtarët e informuar për takimin”.

Burimet e WSJ pohuan se propozimi “filloi si diskutim midis zyrtarëve britanikë dhe francezë rreth mundësisë”, përpara se të përfshinte Trump, Zelensky dhe qeveri të tjera.

Sipas një burimi, Trump gjithashtu e shtyu BE-në të kërkonte që Kina të ushtronte presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit, duke sugjeruar përdorimin e tarifave si levë.

Diskutimet janë ende në një fazë kaq të hershme, sipas Journal, saqë pyetjet se cilat vende do të përfshiheshin, me sa trupa dhe çdo rol të SHBA-së në mbështetjen e misionit, mbeten të pazgjidhura.

Misioni hipotetik paqeruajtës ose monitorues në Ukrainë nuk do të ishte nën komandën e NATO-s, por do të përfshinte trupa nga vendet anëtare të bllokut të udhëhequr nga SHBA, sipas zyrtarëve të paidentifikuar, të cilët pranuan se kjo ishte diçka që ata nuk ishin të sigurt se Rusia do ta pranonte.

Ishte gjithashtu e paqartë nëse aleatët evropianë të Uashingtonit do të ishin në gjendje të kursenin ushtarët apo të kishin mbështetjen politike në vend për një mision të tillë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka ftuar liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë që të takohen me Zelensky në Bruksel për të diskutuar garancitë e sigurisë për Kievin, thanë dy zyrtarë për Journal.

Sipas ndihmësve të paidentifikuar, megjithatë, Trump nuk është i përkushtuar me ndonjë plan të veçantë për t’i dhënë fund konfliktit dhe “nuk ka menduar thellë për këtë çështje” ndërsa përgatit marrjen e pushtetit më 20 janar.

Rusia ka thënë vazhdimisht se shoqërimi i Ukrainës me NATO-n do të ishte një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare. Zëvendësministri i Jashtëm Sergej Ryabkov e ka përshkruar anëtarësimin e Ukrainës në bllok si “kategorikisht të papranueshëm” për Moskën, duke e përmendur atë si një nga shkaqet kryesore të konfliktit aktual. bw


Send this to a friend