Në një laborator po kryhet një eksperiment unik: një neuron i rritur në trurin e një gruaje transplantohet në trurin e një burri të zakonshëm.
Neuroni, pasi e mori veten nga tronditja e udhëtimit, mbërrin në trurin pritës, shikon përreth dhe kupton se ndodhet në një hapësirë të madhe boshe, ku gjithçka është e errët dhe ka një heshtje trishtuese.
Tepër i shqetësuar, pyet me ndrojtje, me zë të ulët: “Hej… A është ndokush këtu?”
Heshtje!
Gjithnjë e më shumë i shqetësuar dhe i frikësuar ngre tonin: “Iuuhuu! A është ndokush këtu?”
Asnjë përgjigje. Asnjë shenjë jete!
I shkatërruar dhe duke u dridhur, ai rrëzohet për tokë dhe fillon të qajë (sjellje klasike femërore). “Unë do të mbetem vetëm këtu për pjesën tjetër të jetës sime …”
Papritur, një zhurmë… hapash… vjen dikush… dhe është një neuron tjetër! Tepër i emocionuar, i gjori kërcen dhe vrapon për të takuar të sapoardhurin, duke e përqafuar me emocion.
“Hej… qetësohu miku im, qetësohu, çfarë po bën këtu dhe pse po qan?”
“Unë… mbërrita tani… mendova se nuk kishte askënd dhe se do të isha vetëm përgjithmonë…” “Çfarë marrëzie! Ti po flet për një tru mashkulli, kështu që nuk do të gjesh asnjë komunitet tjetër. Ne jemi shumë të shumtë, jashtëzakonisht aktivë dhe me lidhje të ngushta dhe të dendura mes nesh!
“Oh… faleminderit Zotit, sa bukur! Sa i lumtur jam! Por… atëherë ku jeni të gjithë? Këtu kafka është bosh.”
“Oh, asgjë e çuditshme, është gjithmonë kështu: ka një festë poshtë… Unë sapo u ngjita për të kërkuar më tjetër birrë…”
Këndi i humorit: Një burrë shumë xheloz telefonon nga puna të shoqen
![](https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2015/11/kendihumoritt16.jpg)
Komentet