Për dijeni:
Entwicklung und Zusammenarbeit (DEZA)
Tatiana Valovaya, Directrice générale de l’Office des Nations Unies à Genève
——-
E kam fjalën për shoqatën World Albanian Women International Association – me akronimin WAW. Që në zgjedhjen e emrit, qëllimi ka qenë të tërheqë vemendjen e naivëve, pra manipulimi është që në themel.
Konkretisht nuk kemi të bëjmë me një shoqatë ndërkombëtare grash sikur pretendohet por me një shoqatë grash shqiptare të formuar në Gjenevë.
Në Zvicër veprojnë mbi 100 mijë shoqata, nga këto syresh janë plot shqiptare, me emra gjëmues, tronditës, spekulues por me zero aktivitet. Shoqatat shqiptare krijohen zakonisht në kontekste përfitimi, ndajnë çertifikata me njëri-tjetrin, nga pozita ilegjitime, sepse nuk kanë atribute të emërojnë ambasadorë të paqes, ambasadorë të kombit, ambasadorë të vullnetit te mirë, pena të artë, pena të sermta, pena prej letre, prej kartoni etj.etj.
Por ajo që bie në sy si shëmtim në piedestal është se këto shoqata nuk e njohin as vullnetarizmin, as bamirësinë, as kontributin individual.
Qëllimi i tyre është përfito sa të mundësh, duke u mbështetur nga Ministria e Diasporës në Shqipëri që drejtohet nga Pandeli Majko dhe instrumentat që kjo ministri ka në dorë sikur është gazeta online krijuar me fonde nga BE dhe Zvicra, programe të RTSH, çmime, çertifikata etj.etj.
Është shumë shqetësues fakti se këto shoqata po krijohen në kontekstin partiako-shtetëror-klientelist, me qëllim përçarës, në dëm të vlerave, në dëm të meritokracisë dhe të unitetit të komunitetit. Këtu ndihmojnë edhe portalët e që s’kanë asnjë lidhje me gazetarinë profesioniste dhe financohen në funksion të klientelizmit për të promovuar çka oriention politika e korruptuar.
Në këtë funksion janë edhe programe të RTSH që u bējnë publicitet dhe i mbajnë nën dritën e reflektorëve të preferuarit e politikës. Një politikë e korruptuar merret me mend se çfarë promovon!
Komuniteti shqiptar duket i dorëzuar përpara kësaj katrahure me regjizurë dhe strategji përçarëse direkt nga Ministria e Diasporës e Republikës të Shqipërisë.
Përpara disa kohësh u festua zyrtarisht 50 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Zvicër-Shqipëri dhe pala shqiptare kishte prezantuar më së shumti emra që nuk përfaqësojnë assesi komunitetin e shqiptarëve nga RSH në Zvicër, duke e shkruar historikun e marrëdhënieve 50 vjeçare me stilin e censurës si në diktaturën komuniste.
Por le të kthehemi tek shoqata e grave shqiptare e ashtuquajtur ndërkombëtare – Word Albanian Women International Association.
Po parashtroj disa pyetje:
Përse që në ngjizjen e saj kjo shoqatë pa asnjë lloj aktiviteti është mbuluar nga programi televiziv Urat i RTSH-së në Shqipëri?
Përse kjo shoqatë pa asnjë lloj aktiviteti është promovuar nga ambasadat e Shqipërisë dhe të Kosovës në Bernë?
Përse RTSH dhe Ambasada e Shqipërisë në Bernë promovojnë një shoqatë krijuar nga tre zonja të sapoardhura nga Shqipëria, të paintegruara në tregun e punës dhe me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, që nuk e përfaqësojnë as diasporën, që nuk kanë as kontribute veç kanë përfituar mjetet e ekzistences nga Zvicra?
Por që synojnë përmes jehonës mediatike të instrumentalizuar politikisht dhe të mbështetjes direkt të politikës shtetërore klienteliste të atashohen deri me një zyrë pranë OKB!
A nuk bie erë abuzim?
Duket sikur po bëjnë në Zvicër një Copy Paste e asaj që ndodh në Shqipëri, kur sistemi demokratik nuk funksionon më dhe ku partia shtet favorizon uzurpimet, trafikimet, emërimet politike, klientelizmin, nepotizmin duke shkelur ligjin!
Diaspora shqiptare nuk do ta lejojë!
Diaspora shqiptare pjesë e integruar e Europës do të sensibilizohet dhe do të reagojë !
Diaspora shqiptare e ka fituar qytetarinë në Europë me djersë, mund dhe dinjitet!
Zvicra sapo ka ka dalë nga një votim, ku për pak po të fitonte iniciativa që do të shtrëngonte edhe të drejtat e punësimit të qytetarëve të zonës BE.
Zvicra ka politika shumë strikte për dhënien e vizave të qëndrimit dhe punësimit jashtë zonës së BE-së. E Shqipëria është jashtë zonës së BE-së.
Por le të shqyrtojmë hollësisht se cili është objektivi i kësaj shoqate dhe nga përfaqësohet.
Objektivi “humanist” i kësaj shoqate është integrimi i grave të paintegruara!
Por pikërisht këtu nis habia.
Si është e mundur që kjo shoqatë të integrojë shtresën e paintegruar të grave shqiptare në Zvicër kur tri zonjat që e drejtojnë janë për vete të paintegruara dhe me leje qëndrimi të përkohshëm në Zvicër?
Po si është e mundur që në dy ditët e inaugurimit të kësaj shoqate më 2-3 nëntor 2019 ky aktivitet shumë i zakonshëm në llojin e vet u mbulua me një pompozitet të madh direkt nga emisioni URAT i RTSH?
Ndërsa Ambasada e Shqipërisë në Bernë botonte në faqen e vet në Facebook tekstin se “Më datë 2 nëntor, Organizata Women Alb World International, zhvilloi mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme, në Gjenevë. Qëllimi i krijimit të kësaj organizate është shkëmbimi i eksperiencave të grave të mirë integruara profesionalisht dhe kulturalisht në vendet ku zhvillojnë aktivitetin e tyre, në raport me pjesën e grave që kanë nevojë për shembuj të mirë integrimit dhe mbështetjen për të arritur në këto nivele. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së RSH-së në Bernë, Ambasadës së Kosovës në Bernë, personalitete të spikatura të diasporës shqiptare në Zvicër e më gjerë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së RSH-së.”
Po si i justifikojnë pjesëmarrjet dhe duartrokitjet përfaqësitë diplomatike të qeverive përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës në formimin e një shoqate pa asnjë aktivitet, që e drejtojnë tri zonja sapoardhur nga Shqipëria me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, pa asnjë kontribut dhe të paintegruara ende në tregun e punës?
Përse këto tri zonja nuk kërkojnë të integrohen normalisht në tregun e punës, si dhjetra mijë gra në diasporën shqiptare në Zvicër, të cilat punojnë me dinjitet e fitojnë jetën me dinjitet pa përbërë interes as për kamerat e Urave të RTSH dhe as për Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë në Zvicër?!
Po si është e mundur që këto tri zonja sapo kanë vënë këmbët në Zvicer, duke mos punuar e kontribuar, veç duke konsumuar ndihma financiare nga Konfederata Helvetike të kthehen në “ikona” të Urave të RTSH-së të Tiranës, të diplomatëve shqiptarë dhe të pretendojnë deri aty sa të synojnë atashimin si shoqatë pranë OKB-së!!!!
Më poshtë po paraqes më konkretisht përbërjen e kreut të kësaj shoqate:
Presidentja e kësaj shoqate është Mirela Mezani, ardhur në Zvicër në vitin 2016, për arsye martese me një qytetar me prejardhje nga Kosova, është e paintegruar në tregun e punës në Zvicër.
Nënpresidetja e shoqatës Blerina Zoto, ish diplomate e emëruar nga qeveria e Edi Ramës në Misionin shqiptar në Gjenevë. Ka disa vjet në kërkim të azilit politik për shkak të konfliktit që ka patur me ish-shefen e këtij misioni zonjën Filloreta Kodra, të cilën e akuzonte për korrupsion. Blerina Zoto është në pritje të përgjigjes nga organet përkate të Zvicrës, ajo është e papunë, e paintegruar, jeton e mbështetur financiarisht nga Zvicra ndërkohë pretendon të integrojë gra të tjera të paintegruara dhe bile të arrijë deri në OKB!
Për sqarim Zvicra nuk pranon kërkesa azili nga Shqipëria, veç rasteve shumë të veçanta.
Juliana Cici, edhe kjo shtetase e Shqipërisë. Ka ardhur në Gjenevë në shtatorin e 2018 për të qëllime studimi, master. Prej shtatorit 2020 ka filluar mbrojtjen e doktoraturës, jeton me bursë sipas kritereve të Universitetit të Gjenevës, pra merr pare burse nga Zvicra, është e papunësuar dhe e paintegruar. (Juliana Cici më ka bllokuar në Facebook – nuk kam patur kurrë asnjë lloj komunikim me të.)
Në Zvicër kemi një komunitet shqiptar shumë të madh, ku përfshirja e rinisë nëpër Universitetet zvicerane është gjithmonë edhe më e madhe, që do të thotë se kemi një numër të madh të rinjsh zviceranë me prejardhje nga Kosova apo Shqipëria që kanë përfunduar studimet, me master dhe doktoratura!
Në Zvicēr ka një numer të rëndësishēm të rinjsh shqiptarë që kanë studjuar drejtësi të cilët mund të japin kontributin e tyre për të orientuar komunitetin konform ligjeve. Po ashtu vetë komuniteti është një burim i fuqishëm që duhet të autofaktorizohet.
A duhet të mbeten gratë dhe vajzat shqiptare të paintegruara ende të komunitetit tonë në dorën e tri zonjave që për vete janë të papuna, shoqata e të cilave fsheh qëllimin e tyre individual që pa lodhje e kontribute të përfitojë direkt atashim në OKB?
Kjo shoqatë ka përfituar gjithçka lehtë, të gatëshme në tabaka, reklamimin nga RTSH, tek Urat etj, mbështetjen nga Pandeli Majko. Ministria e Diasporës e fton presidenten e shoqatës, Mirela Mezanin në takimin e grave të diasporës të angazhuara me biznes në Perëndim, kur Mirela Mezani në Zvicër nuk është e angazhuar në kurrëfarë biznesi por është në kërkim të integrimit të saj me metoda aspak dinjitoze!
Të njëjtën gjë bën Ambasada e Shqipërisë në Bernë, duke promovuar klikën e vet, ndërsa e shumëzon me zero komunitetin këtu tē vendosur prej gati tre dekadash, duke imponuar përçarjen, dasitë, injorimin e duke favorizuar klientët!
Duket sikur politika e Tiranes, Ministria e Diasporës po krijojnë nëpër Europë rrjete okulte shoqatash që t’i kenë në shërbimin e tyre, prandaj i promovojnë me çmime, çertifikata dhe permes kanaleve televizive e mediave që të financuara me fondet e Perëndimit i kanë nën kontrollin e tyre.
Shoqata World Albanian Women International Association u inaugurua me një skandal
Ndërkohë shoqata World Albanian Women International Association që në ditën e shpalljes të saj nën reflektorët e Urave të RTSH-së të Tiranës u inaugurua bashkë me një skandal, sepse nënpresidentja e saj Ermira Lefort dha dorëheqjen e parevokueshme duke hedhur akuza për korrupsion dhe mos transparencë, sepse sipas saj ishte fshehur burimi i sponsorëve që financoi eventin.
Tri zonja të papuna organizuan në Gjenevë një event me kosto 20 mijë franga, ndërkohë që nuk i prezantuan financuesit e qejfit dy ditor!
Po ju sjell një rast për të parë se diku paraja hidhet në hava si në rastin konkret, ndërsa në raste kur kërkohet të jepet para për kontribute të rëndësishme shqiptarët nuk japin!
Vitin që shkoi Joe DioGuardi festoi 80 vjetorin e lindjes. Sikur e dini DioGuardi ish kongresmen në Kongresin e SHBA është presidenti i Lobit Shqiptaro-Amerikan me një kontribut të jashtëzakonshëm. Me rastin e ditëlindjes, ai kërkoi në Facebook, që kush të dëshironte të jepte një kontribut për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që ai drejton prej tre dekadash. Dhe a e dini sa ishte ky kontribut online që do të duhej shprehte mirënjohjen e shqiptarëve? 6475 franga! 6475 franga për organizatën më të fuqishme me aktivitet 30 vjeçar që i ka kontribuar dhe i kontribuon interesit kombëtar të shqiptarëve pranë Washington DC, ndërsa këto tri zonja me shoqet e tyre në dy ditë për festime e qejfe dogjën 20 mijë franga !
Sa për dijeni, në Zvicër sponsorizimi i aktiviteteve është transparent dhe i detyrueshëm çka shpallet nëpër posteret që lajmërojnë mbajtjen e tyre, ndërsa 20 mijë frangave aq sa kushtoi vetëm inaugurimi i “lluksit” të krijimit nuk iu bë transparente prejardhja. Prandaj Ermira Lefort, nënpresidentja e kësaj shoqate prej themelimit dorëhiqet menjëherë në 2-3 nëntor 2019, kur u bë ceremonia inauguruese duke deklaruar se kjo shoqatë ka dalë nga misioni që i vuri vetes!
Për çudi, emisioni Urat e RTSH që drejtohet nga Artur Bejzade, i cili i bëri një mbulim gati live të këtij eventi dy ditor me kosto 20 mijë franga i mbylli të dy sytë përpara dorëheqjes së Ermira Lefort dhe akuzës të saj të fortë.
Ju ftoj pēr vemendje, tri zonja të papuna, të paintegruara, që jetojnë në situata të ndryshme duke përfituar mbështje sociale të Zvicrës zhvilluan më 2-3 Nëntorin e 2019 një shfaqje pompoze të krijimit të një shoqate me një start kosto 20 mijë franga. Dhe jo vetëm kaq, por edhe pas një denoncimi për abuzim fondesh nga ish nenpresidentja e kësaj shoqate, të gjithë i mbyllën sytë, duke filluar nga Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ilir Gjoni, Ambasadori i RSh në Bernë e deri tek Urat e Artur Bejzades të RTSH të cilët në kor vijuan t’i duartrokasin tri zonjat e kësaj shoqate, për atë që nuk bëjnë, e megjithatë synojnë të atashohen deri në OKB, duke lëshuar hije dyshimi, që ditën e inaugurimit.
Komentet