Djali i ish-veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj që është edhe këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti e ka shpërndarë një pjesë të aktakuzës së Speciales, raporton Gazeta Express.
Shpëtim Hajdaraj e ka shpërndarë një pjesë të aktakuzës ku përmenden ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe kreu i deputetëve të LVV-së, Rexhep Selimi.
“Në një numër rastesh, përfshirë edhe në fillim të shtatorit 1998 në zonën operative të Dukagjinit, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) të lidhura me qeverinë në mërgim”, thuhet në pjesën që e ka shpërndarë Hajdaraj.
Këtë shkrim të tij e ka pëlqyer edhe vajza e veprimtarit të ndjerë të LDK-së, Xhemajl Mustafës, Beriane Mustafa./GazetaExpress/

Komentet