Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit (FA), Greg Clarke ka dhënë dorëheqjen për shprehjet e tij raciste dhe ofenduese ndaj lojtarëve me ngjyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).
FA të mërkurën konfirmoi dorëheqjen e Clarke ndërsa 63-vjeçari iu referua lojtarëve me ngjyrë si “futbollistë shumë të adhuruar me ngjyrë” në një takim por më pas kërkoi falje për fjalët e tij.
“Peter McCormick do të marrë postin e presidentit të përkohshëm të FA-së”, bëri të ditur Federata Angleze e Futbollit në një deklaratë, duke shtuar se ajo do të caktojë shef të ri për pozicionin e lirë.
Federata Angleze e Futbollit shtoi se promovon diversitetin dhe zotohet se do të merret me të gjitha llojet e diskriminimit dhe racizmit në lojë.
“Futbollistët me ngjyrë”
Clarke u takua me Departamentin për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS), komitetin e zgjedhur përmes një video-lidhje të martën ku ai përdori shprehjen “futbollistët me ngjyrë”.
Pastaj atij iu kërkua të tërhiqte këtë shprehje, e cila dëmtoi diversitetin dhe barazinë në futboll.
“Nëse shohim se çfarë ndodh me futbollistet femra të profilit të lartë, futbollistët me profil të lartë me ngjyrë dhe abuzimin që ata bëjnë në mediat sociale. Ata bëjnë abuzime absolutisht të tmerrshme”, tha Clarke dhe më pas kërkoi falje.
“Nëse e kam thënë këtë, kërkoj shumë falje për të”, u shpreh Clarke. Ai gjithashtu lëshoi një deklaratë me të cilën kërkon falje.
“Fjalët e mia të papranueshme përpara Parlamentit ishin të dëmshme për lojën tonë dhe për ata që e ndjekin, luajnë, referojnë dhe administrojnë atë. Kjo ka kristalizuar vendosmërinë time për të vazhduar përpara”, tha ai.
“Jam thellësisht i pikëlluar që kam ofenduar komunitete diversive në futboll, për të cilat unë dhe të tjerët kemi punuar kaq shumë për t’i përfshirë”, tha Clarke.
Racizmi vazhdon të jetë një nga problemet kryesore globale në sport ndërsa FIFA dhe organi drejtues evropian i futbollit UEFA i kanë shpallur luftë kësaj dukurie.
Në vitet e fundit, UEFA publikoi një video me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit në lidhje me racizmin, ku shumë yje të futbollit si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimoviç iu bashkuan fushatës “Jo racizmit”.
Komentet