Dy mikesha po bisedojnë gjatë orarit të punës:
– Si shkoi natën e kaluar?
– Një katastrofë. Burri im erdhi në shtëpi, ai darkoi në tri minuta, ne bëmë seks për katër minuta dhe minutën tjetër ai tashmë ishte në gjumë. Po tek ju si shkoi?
– E shkëlqyeshme! Ai u kthye në shtëpi, më nxori jashtë për një darkë romantike të shijshme, pastaj bëmë një orë shëtitje dhe më në fund qirinj, një orë parathënie, gjysmë ore seksi fantastik dhe më në fund, një orë të tërë bërbëlitje. Një përrallë e vërtetë!
Pak a shumë në të njëjtën kohë, dy kolegë po bëjnë një bisedë para një birre:
– Si shkoi dje?
– Shumë mirë! Shkova në shtëpi, darka ishte tashmë në tryezë, hëngra, i thashë natën e mirë gruas sime dhe pastaj rashë në gjumë. Po ti, na trego!
– S’ka më keq! Unë kthehem në shtëpi dhe nuk ka dritë, sepse kam harruar të paguaj faturën, kështu që u detyrova të nxirrja gruan time për darkë. Darka ishte një nga ato në të cilat të japin racione të vogla në një pjatë të madhe me dekorime a thua se janë vepra arti. Çmimi ishte aq i kripur sa në fund të mbrëmjes nuk kisha as para për të paguar taksinë. Dhe kështu na duhej të ecnim një orë për në shtëpi. Mbërrita dhe natyrisht nuk kishte dritë, kështu që së pari m’u desh një gjysmë ore të kërkoja qirinj dhe pastaj t’i ndizja! Unë u zemërova dhe u irritova aq sa m’u desh një orë ta marr veten për të vënë gjumë në sy. Siç thashë më parë, s’ka më keq!
Komentet