LONDËR – Teksa liderët europianë që në fillimin e kësaj vere u përpoqën të gjejnë zgjidhje për problematikën e refugjatëve e cila është një ndër problematikat më të mëdha të historisë që Europa po përballet që nga Lufta e Dytë Botërore e deri tani, theksohet se shumë vende që nga Lindja e Perëndimi i këtij kontinenti po përballen me problemet e tyre të brendshme duke filluar që nga ekonomia e deri te separatizmi.
Qeveria e pakicës e cila u krijua nga aleanca e djathtë në Portugali ra me miratimin e mocionit të mosbesimit të partive të majta të cilët dolën kundër politikave “shtrënguese”. Qeveria e pakicës e formuar nga “Fronti i Portugalisë” nga partitë e djathta të cilat edhe pse fituan zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura me 4 tetor nuk arritën të vinin në pushtet të vetëm pasi nuk arritën shumicën në parlament ra 10 ditë pas formimit.
Programi i qeverisë së liderit të “Frontit të Portugalisë” dhe kryeministri Pedro Passos Coelho nuk mundi të marrë miratimin e Parlamentit, ndërsa mocioni i mosbesimit i cili u paraqit nga partitë e majta duke përfshirë edhe pikëpamjet radikale u pranua me 123 vota “pro”, kunrejt 107 votave “jo”.
Të ardhmen e vendit do ta përcaktojë vendimi që do të japë Presidenti Anibal Cavaco Silva, ku pritet që detyrën për formimin e një qeverie t’ia japë Antonio Costa, liderit të Partisë Socialiste (PS) e cila doli partia e dytë në zgjedhje. Emërimi si kryeministër i Coelho në qeverinë 6 mujore të zgjedhjeve qëndron si një opsion tjetër në hapat që mund të hedhë presidenti.
– Përshpejtohen lëvizjet separatistë në Spanjë e cila po shkon drejt zgjedhjeve-
Ndërsa Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy me 27 tetor nënshkroi dekretin e “Shpërbërjes së parlamentit”, vendi me 20 dhjetor do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.
Në Spanjë partia Podemos e cila është zgjatja politike e lëvizjes popullore “të zemëruarit” e cila doli në pah me ndikimin e krizës ekonomike në Spanjë do të marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 20 dhjetor. Podemos sipas anketimeve të fundit vërehet se mund të arrijë në vendin e tretë pas partisë në pushtet Partisë Popullore (PP) dhe partisë opozitare Partia Popullore e Punës (PSOE).
Në Spanjë krahas trazirave të problematikës ekonomike edhe iniciativat për pavarësi të Katalonjës kanë tendencë që të kthehen në një krizë, ku theksohet se këto iniciativa pro-pavarësisë të cilat vazhdojnë që prej 4 vitesh në Qeverinë AutonomE të Katalonjës në lindje të Spanjës janë përshpejtuar.
Qeveria Autonome e Katalonjës me 9 nëntor me një votim në parlament nisi procesin për të krijuar një shtet të pavarur duke u ndarë nga Spanja pavarësisht se qeveria qendrore doli kundër kësaj.
Në tekstin ku është parashikuar që Katalonja të jetë e pavarur brenda 18 muajsh, për të siguruar pavarësinë e plotë kërkohet që brenda 30 ditësh të krijohet një sistem i veçantë për sigurinë sociale dhe të thesarit.
Projekt-ligji, u paraqit nga aleanca Junts pel Si (Bashkim për Po) e cila doli e para në zgjedhjet e mbajtura me 27 shtator dhe koalicioni Bashkimi Popullorë (CUP) e cila kreu bisedimet për formimin e qeverisë.
Procesi i pavarësisë në Katalonjë parashikohet që me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vazhdojë jo më shumë se 3 ditë.
Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 kishte anuluar statusin e pavarësisë së Katalonjës, ku dhe iniciativat por-pavarësisë që nisën pas kësaj u fokusuan në anulimin e Gjykatës Kushtetuese.
Artur Mas i cili njihet si arkitekti i nismës politike pro-pavarësisë në Katalonjë dhe i cili që nga dhjetori 2010 është presidenti i Katalonjës, nuk arriti të merrte mocionin votëbesimit në votimin e kryer në parlament pas zgjedhjeve të mbajtura me 27 shtator.
Grupet pro-pavarësisë në Bask në një zonë tjetër problematike në Spanjë patën njoftuar se do të fillonin një referendum me kërkesën e pavarësisë.
– Zjarri në një klub nate në Rumani u përhap në politikë-
Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta dha dorëheqjen pas protestave të mbajtura pasi 48 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri të rënë me 30 tetor në një klub nate në kryeqytetin rumun, Bukuresht. Pas dorëheqjes së Pontas, ish-ministri i Arsimit, Sorin Campeanu u emërua si kryeministër i përkohshëm.
Ndërsa presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis detyrën për formimin e qeverisë ia dha Dacian Ciolos, ish-anëtarit të Komisionit Europian.
Nëse Ciolos nuk merr votëbesimin nga parlamenti atëherë presidenti detyrën e formimit të qeverisë do t’ia japë një kandidati të dytë, dhe nëse edhe ai nuk merr votëbesimin atëherë do të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet në Rumani në kushtet normale do të mbahen në dhjetor 2016.
– Trazirat në Malin e Zi-
Ndërsa në vendin ballkanik, në Malin e Zi, Fronti Demokratik opozitar kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Fronti Demokratik më 27 shtator nisi një protestë me çadra para ndërtesës së parlamentit, ku pas ndërhyrjes së policisë me 17 tetor në Podgoricë pati ngjarje, ku një numër i madh policësh dhe protestuesish u plagosën. Pasi opozita nuk gjeti mbështetjen e popullit protestat përfunduan pa u shpërndarë në të gjithë vendin.
Pas ngjarjeve në rendin e ditës në parlament erdhi çështja për heqjen e imuniteteve të deputetëve të Frontit Demokratik, Andrija Mandic, Slaven Radunovic dhe Milan Knezevic me arsyetimin se kanë qenë në rolin e liderit në protestat e mbajtura.
Sipas disa vëzhguesve politikë, theksohet se protestat në Malin e Zi realizohen me mbështetjen e Rusië dhe kundër anëtarësimit në NATO.
– Protestat me vezë dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës-
Ndërsa lëvizja opozitare “Vetëvendosja” në Kosovë kërkon anulimin e marrëveshjes së nënshkruar në muajin gusht gjatë procesit të dialogut Beograd-Prishtinë e cila vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së.
Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel parashikon formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe riorganizimin e kufirit Kosovë-Mali Zi.
Opozita e cila fajëson Kryeministrin, Isa Mustafa për shkak të marrëveshjes, ajo bojkoton punimet e kuvendit duke kundërshtuar marrëveshjet. Deputetët e opozitës duke qëlluar me vezë Kryeministrin Mustafa i cili doli për folur në foltore në seancën plenare të mbajtur më 22 shtator, deklaruan se do të vazhdojnë protestat e tyre deri sa të anulohen marrëveshjet në fjalë.
Opozita ka vazhduar aktet protestuese të saj në parlament edhe në muajin tetor ku kundër deputetëve aleatë të qeverisë ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës. Ndërsa në protestat e mbajtura para parlamentit ka patur konfrontime, ku në ngjarje janë plagosur policë dhe protestues.
– Në Kroaci vërehet koalicion-
Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Kroaci me 8 nëntor dy partitë më të mëdha në vend Partia Demokratike Kroate (HDZ) dhe Partia Social Demokrate (SDP) nuk mundën të merrnin shumicën e mjaftueshme për të formuar qeverinë.
Aleanca e formuar nën udhëheqjen e HDZ arriti të marrë 59 deputetë, ndërsa aleanca e formuar nga SDP mori 56 deputetë, ndërsa theksohet se për të krijuar e vetme qeverinë janë të nevojshëm të paktën 76 mandate në parlamentin me 151 vende.
Ndërsa theksohet se vëmendja para bisedimeve të koalicionit janë drejtuar drejt aleancës “Most” e cila në zgjedhje arriti të marrë 19 deputetë. Gjithashtu një rol të rëndësishëm pritet që të kenë edhe deputetët e pakicave të cilët kanë 8 vende në parlament.
– Maqedonia në zgjedhje të parakohshme me ndërmjetësimin e BE-së-
Trazirat që nisën në vitin 2010 me mbylljen dhe arrestimin e pronarit të një televizioni që kishte transmetime kundër qeverisë në Maqedoni, ato u thelluan akoma edhe më tej me bisedimet e buxhetit në fund të vitit 2012.
Opozita e cila nuk mbështeti projektin e milionave eurove “Shkupi 2014” i cili përfshinte ndërtimin e afërsisht 20 ndërtesave dhe vendosjen e më shumë se 40 përmendoreve, kundërshtoi pjesën e buxhetit të ndarë për projektin. Opozita pas negociatave të buxhetit filloi të bojkotojë seancat parlamentare.
Vendi ka qenë skenë e protestave duke nisur që nga ana e shërbimeve shëndetësore, në arsim e në shumë fusha të tjera.
Trazirat politike në Maqedoni u rritën edhe më shumë pasi lideri kryesor i opozitës, Zoran Zaev publikoi në opinionin publik bisedave telefonike të anëtarëve të qeverisë duke përfshirë edhe kryeministrin, Nikola Gruevski.
Zaev akuzoi qeverinë për korrupsion, keqpërdorim të detyrës dhe mbulimin e disa shkeljeve.
Mbështetësit e opozitës dhe të qeverisë erdhën përballë njëri-tjetrin në protestat e mbajtura në vend, ku për ti dhënë fund kësaj trazire BE-ja ndërhyri në ndërmjetësim. Në një takim me ndërmjetësimin e Komisionerit të BE-së, Johannes Hahn u ra dakord për vajtjen në zgjedhje të parakohshme më 4 prill 2016.
– Kriza e “refugjatëve” në qeverinë e Austrisë-
Mes partive Partia Social Demokrate (SPÖ) dhe Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP) të cilat formojnë qeverinë e koalicionit në Austri mosmarrëveshja në çështjen e refugjatëve është në rritje. Teksa demokratët janë pro hyrjes së refugjatëve në vend, konservatorët mbrojnë idenë se duhet të kufizohen hyrjet e refugjatëve, madje të mbyllen plotësisht kufijtë për kalimet ilegale.
Kryeministri Werner Faymann nga Partia Social Demokrate mbron qëndrimin se duhet të sillen më tolerantë në lidhje me çështjen për hyrjen e refugjatëve, ndërsa partneri i koalicionit zv.kryeministri Reinhold Mitterlehner ka deklaruar se mund të tërhiqen nga qeveria nëse do të tolerohen kalimet e refugjatëve.
Ndërsa edhe ministrja e Brendshme, Johanna Mikl-Leitner nga ÖVP ka deklaruar se në rast se Gjermania do të mbyllë kufijtë e saj edhe ato do të mbyllin menjëherë kufijtë.
Social Demokratët ndër të tjera mbrojnë qëndrimin se duhet të lejohet kalimi i refugjatëve dhe se duke kryer marrëveshje me Turqinë duhet të ofrohet që refugjatët të qëndrojnë në rajonet afër vendeve të tyre, ndërsa konservatorët duke pretenduar se marrëveshja që mund të kryhet me Turqinë do të jetë me kosto të lartë mbron idenë se BE-ja duhet të marrë nën kontroll kufijtë e sajë me mundësitë e tyre.
Ndërsa në anën tjetër partia ekstreme të krahut të djathtë Partia e Lirisë Austriake (FPÖ), me akuzën “trafikim të qenieve njerëzore” ka ngritur një padi kundër qeverisë e cila lejon kalimin e refugjatëve. Frika e refugjatëve në vend shkakton rritjen e krahut të djathtë ekstrem. Të djathtët të cilët janë ngritur në vendin e dytë si parti me një rritje afërsisht me 10 përqind në zgjedhjet e mbajtura në shumë rajone kërkojnë që në kufij të vendosen rrethimet me tela.
Komentet