VOAL

VOAL

WARREN BUFFET – VETË E KENI FAJIN, NËSE JENI TË VARFËR

May 24, 2015

Komentet

Drejtuesi i Acromax Aldor Nini: “Tik Tok mund të ndikojë ‘frikshëm’ në rezultatin e zgjedhjeve”

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini tha se Tik Tok është i vetmi rrjet social që nuk menaxhohet dot.

 

Nini mori një rast hipotetik, duke thënë se nëse ka një skandal një ditë para zgjedhjeve, në rrjetet e tjera sociale ky skandal mund të menaxhohet, në Tik Tok është e pamundur, pasi në të ka akses edhe banori i fshatit më të humbur të vendit.

Kësisoj, shpjegoi ai, Tik Tok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve.

“Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal…Në Tv mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, Në Fb menaxhohet, në You Tube menaxhohet, në Tik Tok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur dhe ajo mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë keq dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Tik Tok mund të ndikojë në mënyrë të frikshme në rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai në emisionin “Open” në News24.

Mosbindja civile, forca shtetërore dhe e drejta për manifestim- Nga PËLLUMB NAKO

Edhe manifestimi i mbrëmshëm i opozitës, i quajtur “mosbindje civile”, edhe përgjigja e shtetit ndaj tij, shfaqën përsëri skenarë të njohur, të pandryshuar dhe të përdorur prej dekadash në realitetin social shqiptar. Fatkeqësisht asgjë e re. Përplasje forcash të kundërta, të cilat janë ngurosur në barrikada, ku njëra palë kërkon demokraci se e ndjen atë të cunguar dhe tjetra, në mbrojtje të demokracisë, sepse e konsideron prishje të rendit publik. Në skena të tilla që përsëriten e përsëriten prej dekadash, duket qartë që asnjë standard demokratik nuk po ndërtohet e jo më të konsolidohet.

Palët në konflikt sjellin në medie e rrjete sociale pamje videosh provokative për t’i treguar opinionit të gjerë publik se kush ka të drejtë e kush jo. Kush ushtron më shumë dhunë e kush më pak. Beteja më pas vazhdon nëpër studio televizive me të njëjtin qëllim, kush ka të drejtë e kush jo. Edhe vetë opinionistët japin argumente pro dhe kundër. Sherr me dëshmitarë. Gjithçka zhvillohet në kundërshtim me rrugën e konsolidimit të vetë demokracisë në vend. Rrugë këto me karakter ligjor, të cilat mundësojnë që të arrihet një standard i shëndetshëm në fushën e manifestimeve publike, në shërbim të lirisë dhe demokracisë. Videot provokative, përplasjet, opinionistët nuk kanë dhe nuk mund të kenë tagrin e ndërtimit të “së drejtës për tubim”.

Në kontekstin e “së drejtës për tubim”, opozita nga ana e saj, si më e interesuara për të pasur sa më shumë hapësira për të manifestuar pakënaqësinë e saj ndaj qeverisjes, duhet të ketë prirjen e fortë për të pasur ligjet e duhura të qarta dhe sidomos jurisprudencë të bollshme në raport me lirinë e manifestimit. Kjo sepse në këtë mënyrë, ajo do të gjente mundësi më të shumta për të ushtruar aksionin e saj antiqeveritar dhe vetë shoqëria shqiptare në tërësi do të gëzonte një standard të qartë të kësaj të drejte.

Përballë bollëkut të jurisprudencës shqiptare dhe të asaj të organizatave ndërkombëtare për të drejtat themelore, shkeljet e mundshme ligjore do të ishin më të dukshme. Opozita shqiptare tashmë e ka kaluar dekadën në këtë pozicion dhe ajo ka organizuar mjaft e mjaft manifestime proteste. Ndërkohë, ajo është edhe pjesë e parlamentit. A ka marrë opozita deri më sot nisma ligjore për garantimin sa më të qartë të së drejtës për manifestim? Madje në këtë drejtim nuk shkëlqejnë as organizatat e panumërta joqeveritare. Kjo, sepse nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në botën e civilizuar që administrata qendrore dhe lokale e vendit të ketë për tendencë të ngushtojë vendet ku mbahen manifestime. Ato nuk e preferojnë prishjen e qarkullimit rrugor të mjeteve apo këmbësorëve. Aktet e tyre kanë karakter administrativ, të lidhura me sigurinë publike, ndërkohë nga ana tjetër dihet se qëllimi i vetë manifestimit të protestës është pikërisht të turbullojë rendin publik për të tërhequr vëmendjen dhe të flasë më zë të fortë.

Atëherë si duhen trajtuar këto dy tendenca të kundërta?

Ato që këto kohë të fundit po quhen “bllokime rrugësh”, nuk janë të parat që organizohen. Dhe janë militantët e partive, ata që e paguajnë më shtrenjtë këtë mënyrë proteste. Përveç denoncimeve politike nëpër ekrane apo manifestimeve para komisariateve, a ka marrë opozita nisma ligjore për t’u ankuar në të gjithë shkallët e drejtësisë shqiptare, deri në Strasburg e të sqarojnë nëse manifestimi i protestës në rrugë e sheshe ku qarkullojnë automjetet është shkelje ligjore? Nëse deri më sot një fakt i tillë quhet shkelje ligjore, përdorimi i forcës nga ana e policisë nuk është në kundërshtim me ligjin, ose më saktë me mënyrën se si kuptohet ligji dhe nuk është ky organ që ka për tagër marrjen e nismave ligjore për të drejtën e manifestimeve të protestës. Një opinionist mund edhe të thotë se e drejta për të manifestuar në hapësirat publike është një e drejtë themelore, e parashikuar nga Kushtetuta, kurse e drejta për qarkullim me automjet nuk është e drejtë kushtetuese. Kjo do të thotë se në raport me njëra-tjetrën, përparësi ka e drejta për të manifestuar. Ndërkohë, krahas së drejtës së qarkullimit me automjete, është edhe e drejta për qarkullim e këmbësorëve. Edhe kjo i nënshtrohet të drejtës për manifestim. Ndërkohë, ndarja e rrugës për qarkullim automjetesh nga trotuare për qarkullimin e këmbësorëve bëhet për arsye të sigurisë publike dhe jo si të drejta të mbrojtura nga Kushtetuta. Pra, bëhet për arsye sigurie. Këtu problemi komplikohet, pasi kjo përplasje e të drejtave lind prishjen e rendit publik, pasi rrezikohet edhe jeta e manifestuesve, edhe e drejtuesve të automjeteve. Në një kontekst të tillë, natyrshëm ndërhyn shteti.

Cila është natyra e ndërhyrjes së tij?

Ai përdor forcën për të larguar manifestuesit, sepse po pengojnë trafikun, pra po prishet rendi publik. Pra, i jepet përparësi sigurisë publike. Ndërsa diku tjetër, në vende me demokraci më të përparuar, shteti ndërhyn për së siguruar manifestimin dhe devijon trafikun rrugor duke i dhënë përparësi manifestimit. Por këto koncepte nuk japin dot zgjidhje kur ato thuhen nëpër studio televizive apo nëpër gazeta. Pyetjet e dilemat e mësipërme duhet të gjejnë përgjigje nga kolegje gjykatash kompetente. Janë ato që duhet të shprehen nëse manifestimet e protestës kanë karakter antiligjor nëse zhvillohen në sheshe e rrugë ku ka qarkullim automjetesh.

Është drejtësia që nëpërmjet jurisprudencës së saj, i jep rrugë mënyrës se si duhet që autoritet e administratës të menaxhojnë manifestimet dhe trajtimin e tyre me përparësi si një e drejtë themelore. Por që të shprehen, duhet dikush t’u adresohet autoriteteve ligjore në fjalë. Dhe i takon opozitës më shumë të atakojë këtë problem, madje dhe OJF-ve. Në rast se do t’u referoheshim eksperiencave të disa vendeve me demokraci solide, jurisprudenca është e plotë dhe e qartë. Sipas Gjykatës së Apelit të Kanadasë, “rrugët kanë për funksion të përditshëm lejimin e qarkullimit të automjeteve, të çiklistëve dhe këmbësoreve, por ato janë njëkohësisht hapësira për tubim e manifestim kolektiv të domosdoshme për ushtrimin e lirisë për manifestim paqësor”.

Më pas, vazhdohet më konkretisht: “Ndryshimi i përkohshëm nga përdorimi i zakonshëm i rrugës është një pasojë normale dhe nuk përbën pengim për përdorimin e një hapësire publike”. Kurse reporteri special për Kombet e Bashkuara, nga ana e saj thotë: “Në një shoqëri demokratike, hapësirat urbane nuk janë vende vetëm për qarkullim, por edhe vende për pjesëmarrje në tubime”. Ndërsa në vende të tjera demokratike si psh., Franca, koncepti “bllokim rruge”, në jurisprudencë nuk quhet rasti kur ka individë që manifestojnë në të, por kur në rrugë vendosen automjete apo materiale inerte si gomat e makinave që bllokojnë si qarkullimin e mjeteve, edhe atë të këmbësorëve. Nëse opozita do të ndiqte shkallët e gjyqësorit dhe do t’i drejtohej direkt Strasburgut për interpretim, me siguri manifestimi në sheshe publike ku ka qarkullim automjetesh, do të interpretohej si një e drejtë themelore që nuk lidhet me mosbindjen civile, por një manifestim normal.

/Gazeta Panorama

Si i shkrepën fotografët e REL-it fotot më të mira të vitit

Shate Palinci me gomarin e saj në fshatin Borje të Shqipërisë. Banorët e këtij fshati nuk mund të llogarisin në shërbimet që ofron shteti, për shkak të pozicionit ku gjendet, dhe banorët udhëtojnë në qytezat e Kosovës për t’u furnizuar me ushqim dhe për nevoja tjera shëndetësore.

Fotografi e Arben Hotit

Radio Evropa e Lirë

Në tentimin tonë të parë për të mbërritur në Borje, fshat në verilindje të Shqipërisë, afër kufirit me Kosovën, jemi kthyer mbrapsht nga rojet kufitare. Një ditë më vonë jemi kthyer me leje udhëtimi dhe na është mundësuar kalimi.

Përmes rrëfimit të një familjeje në Borje, ne kemi treguar sfidat me të cilat përballen rreth 900 banorët e fshatit – kryesisht të moshuar – për shkak se nuk kanë qasje në shërbimet thelbësore të Shqipërisë, në mungesë të rrugëve adekuate. Ata mund të furnizohen me ushqime dhe të marrin shërbime shëndetësore vetëm në Dragash të Kosovës.

E kemi vëzhguar banoren lokale, Shate Palinci, e cila me djalin e saj 12-vjeçar është nisur në agim për të kryer kontrolle shëndetësore në Kosovë, dhe më pas është kthyer në shtëpi për të përgatitur darkën për familjen. Ajo i ka kryer e vetme pothuajse të gjitha punët e shtëpisë.

Në këtë fotografi, Palinci shihet mbi gomarë, diku në Borje. Për mua kjo fotografi shpërfaq vështirësitë dhe forcën e atyre që jetojnë në izolim të tillë.

Ushtari ukrainas, Rustam, 35-vjeçar, duke shikuar dronët e armikut FPV, teksa udhëton me kamion në paralagjet e rajonit të Donjeckut. Fotografi e 31 gushtit.

Ushtari ukrainas, Rustam, 35-vjeçar, duke shikuar dronët e armikut FPV, teksa udhëton me kamion në paralagjet e rajonit të Donjeckut. Fotografi e 31 gushtit.

Fotografi e Serhiy Nuzhnenkos

E kemi kaluar ditën në pozicionet e Brigadës së 25-të, dhe pastaj jemi nisur në muzg me trupat ushtarake që janë nisur për në front të luftës. Shumë ushtarë i kanë mbajtur sytë në qiell, të gatshëm për të goditur dronë rusë FPV.

Dronët e kanë ndryshuar gradualisht mënyrën se si luftohet. Në të kaluarën, pozicionet e fushëbetejës kanë qenë të qasshme relativisht lehtë – tani janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Dronët e zbulimit mund t’i gjurmojnë lëvizjet prej 10-15 kilometrave largësi prej vijës së frontit, dhe sapo t’iu afroheni mund të përballeni me forcën e tyre të pamëshirshme.

Tre prej nesh jemi ngushtuar aq sa kemi mundur mbrapa makinës, dhe kemi tentuar të zvogëlohemi në maksimum, për të mos u ngatërruar me ushtarët. Jam përpjekur që të mos mendoj për pozicionet ruse, që kanë qenë vetëm një kilometër larg, apo nëse kemi qenë shënjestër e dronëve të tyre.

Puna ime ka qenë të bëj fotografi, mirëpo në dritë të turbullt, në pluhur, dhe rruga me gunga, e ka bërë fokusin pothuajse të pamundshëm.

Një polic i maskuar shihet duke e flakur tutje një bombolë tymi të hedhur para ndërtesës së Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi, më 29 nëntor, në ditën e dytë të protestave të nxitura nga njoftimi i Qeverisë për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Një polic i maskuar shihet duke e flakur tutje një bombolë tymi të hedhur para ndërtesës së Parlamentit të Gjeorgjisë në Tbilisi, më 29 nëntor, në ditën e dytë të protestave të nxitura nga njoftimi i Qeverisë për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Fotografi e Mzia Saganelidzes

Pasi kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka bërë të ditur se do të pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian deri më 2028, rrugët para Parlamentit janë mbushur shpejt me protestues.

Në natën e parë të këtyre protestave, më 28 nëntor, Qeveria i ka shpërndarë dhunshëm protestuesit, por këto veprime vetëm i kanë zemëruar edhe më tepër qytetarët. Ditën tjetër, turmat kanë qenë edhe më të mëdha.

Edhe pse dhuna dhe sjellja e keqe policore ka vazhduar me ditë, kjo natë ka mbetur në kujtesë për faktin se zyrtarët policorë kanë përdorur zmadhues zëri për të ofenduar dhe frikësuar protestuesit. Ata kanë ofenduar nënat e protestuesve me fjalë që nuk mund të publikohen, dhe janë zotuar se do t’iu shkojnë njerëzve nëpër shtëpi.

Kjo ka qenë gjëja më e paimagjinueshme për mua, që ekziston një grup njerëzish në këtë shtet që nuk ndëshkohet në asnjë skenar.

E kam bërë këtë fotografi në hyrje të Parlamentit, ku kanë qenë të stacionuara forcat speciale. Turma ka kërkuar përgjigje për ofendimet dhe dhunën e përdorur nga zyrtarët policorë.

Kori i Lirë në ekzil i Bjellorusisë duke performuar në Kishën e Reformuar Evangjelike në Vilnius, më 25 mars, për të shënuar 106-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit të tyre.

Kori i Lirë në ekzil i Bjellorusisë duke performuar në Kishën e Reformuar Evangjelike në Vilnius, më 25 mars, për të shënuar 106-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit të tyre.

Fotografi e Viyaleta Sauchyts

Atë mbrëmje, Kisha e Reformuar Evangjelike e Vilniusit ka qenë e mbushur me bjellorusë që kanë ikur prej shtetit, dhe që kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit lituanez më herët gjatë ditës.

Kjo fotografi është shkrepur teksa kori ka qenë duke performuar himnin e famshëm bjellorus Mahutny Boza (Zoti i Plotfuqishëm). Kënga është bërë simbol i protestave kundër Qeverisë së Bjellorusisë, më 2020.

Përgjatë performancës, kam parë njerëz duke qarë. Një grua më është afruar edhe më ka thënë. “Po më rrëqethet trupi. Kjo muzikë më kthen mbrapa traumën, por dhe shpresën”.

Para azilit të sforcuar, Kori i Lirë ka kënduar në mbështetje të protestuesve, të cilat kanë kundërshtuar shtypjen e dhunshme të disidentëve në Bjellorusi, pas zgjedhjeve presidenciale të kontestuara të vitit 2020. Shumë pjesëtarë të korit janë ndaluar plot herë. Sot, ata performojnë nëpër kryeqytete evropiane, me qëllim të rritjes së vetëdijes për vështirësitë që përjetojnë bjellorusët nën regjimin e Lukashenkas.

Një djalosh mëson si t’i manipulojë kambanat e kishës në fshatin Karkaliu në lindje të Rumanisë.

Një djalosh mëson si t’i manipulojë kambanat e kishës në fshatin Karkaliu në lindje të Rumanisë.

Fotografi e shkrepur nga Amos Chapple

Lipovanët e Rumanisë janë pasardhës të rusëve etnikë që kanë ikur nga skajet e ish-Perandorisë Ruse për t’iu ikur persekutimeve fetare në shekullin e 17-të. Përgjatë fundjavës së Pashkëve, kishat në fshatrat e lipovanëve të Rumanisë, i kanë hapur dyert për të gjithë ata që kanë dashur t’i vizitojnë.

Zilet e kambanave sa i shtonin atmosferën rrugës sonë, ndërsa lipovanët, të veshur me veshje tradicionale, dëgjoheshin duke i thënë njëri-tjetrit me gëzim se “Krishti është ringjallur”, dhe të tjerë që përgjigjeshin, “Natyrisht, është ringjallur”. Megjithatë, zhurma brenda kambanave ishte tepër e madhe.

Kur jam ngjitur në njërën kambanore, jam përballur me këtë skenë, sesi burrat dhe djemtë lëviznin kambanën për të krijuar meloditë.

Zhurma ka qenë shurdhuese, mirëpo poshtë nesh kanë qenë plot burra duke dëgjuar melodinë. Pak pasi jam larguar prej kishës, e kam humbur dëgjimin në veshin e majtë.

Dëgjimi më është kthyer pas disa javësh, por edhe sot, sa herë futem nën ujë, ai vesh më bllokohet dhe më humb dëgjimi për një kohë.

Një protestë jashtë Teatrit Kombëtar të Bullgarisë në Sofje lidhur me shfaqjen Armët dhe Njeriu, të regjisorit, John Malkovich.

Një protestë jashtë Teatrit Kombëtar të Bullgarisë në Sofje lidhur me shfaqjen Armët dhe Njeriu, të regjisorit, John Malkovich.

Fotografi e Veselin Borishevit

Data e 7 nëntorit njihet si përvjetori i një beteje të rëndësishme të shekullit të 19-të në luftën serbo-bullgare, dhe nacionalistët e konsideronin fyese që në atë datë të luhej shfaqja, Armët dhe Njeriu, e cila bazohet në atë konflikt. Disa besojnë se shfaqja tallet me ushtarët bullgarë.

Shumë priftërinj nga Kisha Ortodokse Bullgare patën nisur të protestonin para teatrit, duke u lutur për shpirtat e ushtarëve të rënë, dhe ka pasur edhe fëmijë me veshje tradicionale. Nuk ka pasur kordon policor, dhe zyrtarët vetëm kanë qenë afër duke tymosur cigare grupe-grupe.

Turma ka nisur të rritet e të bëhet më e zhurmshme, dhe vetëm atëherë protestuesi më i vjetër, Yolo Denev, nacionalist 84-vjeçar, dhe kandidat politik që është prezent në secilën protestë në qytet, ka nisur të bërtasë i pari kundër shfaqjes.

E gjithë turma ka nisur të bërtasë më vonë: “Turp! Mallkovich, shko në shtëpi!”

Policia ka nisur t’i ndalë ata, por ka qenë vonë. Drejtori i teatrit ka dalë jashtë ndërtesës dhe ka tentuar të flasë me protestuesit, mirëpo është sulmuar fizikisht. Ai është rrahur dhe i është shqyer këmisha dhe kravata. Koka e tij shihet në fund të fotos. Policët kanë arritur ta fusin disi në ambiente të teatrit. Audienca është larguar nga teatri dhe shfaqja atë natë është luajtur vetëm për një grup gazetarësh.

Një shitës mishi në tregun Panjshabe në qytetin Hujdand të Taxhikistanit.

Një shitës mishi në tregun Panjshabe në qytetin Hujdand të Taxhikistanit.

Fotografi e Petr Trotsenkos

Në qytetin e bukur të Hujdandit kam arritur në një ditë të nxehtë vere, në kuadër të një projekti fotografik në Lumin Sir Darja. Në ditën e arritjes, kolegu im taxhik, Farzon Masharipov, më ka çuar në atraksionin kryesor të qytetit, në tregun Panjshanbe.

Këto tregje në Azinë Qendrore janë një lumturi për fotografët. Ofrojnë pamje të ndritshme, janë të zhurmshme, interesante, dhe njerëzit nuk e kanë problem të fotografohen, ndonëse është gjithmonë mirë që të jeni nën shoqërinë e dikujt, që njerëzit ta dinë se jeni fotograf dhe jo spiun.

E kam përdorur një kamerë kompakte që pothuajse nuk i ka rënë në sy askujt. Kam bërë shumë fotografi atë ditë, mirëpo siç ndodh zakonisht, më e rëndësishmja është bërë aksidentalisht.

Kam rastisur në dyqanin e një kasapi dhe menjëherë më ka marrë vëmendjen. Mënyra se si drita i ka rënë mishit, e ka bërë atë edhe më joshës për konsumatorët. Para dyqanit ka qenë një grua dhe kam pritur derisa është larguar për t’ia bërë një fotografi shitësit. Kam pasur pak sekonda për të drejtuar aparatin dhe sapo është larguar gruaja, kam nisur të bëjë foto. Kasapi më ka vërejtur dhe menjëherë është fshehur. Kaq kohë kam pasur për ta bërë foton.

Një ushtar ukrainas duke tentuar të pushojë në atë që njihej si "vrima e lepurit", afër frontit të luftës.

Një ushtar ukrainas duke tentuar të pushojë në atë që njihej si “vrima e lepurit”, afër frontit të luftës.

Fotografi e Maryan Kushnirit

Ky njësit ka qenë në një fushë, vetëm qindra metra larg pozicioneve ruse, teksa ushtria ruse ka tentuar t’i thyejë linjat ukrainase të frontit. Streha përbëhej prej një zgavre ranore, ndoshta një metër të thellë. Trungjet e pemëve e krijonin tavanin.

Kanë qenë gjashtë ushtarë brenda asaj që i referoheshin si “vrima e lepurit”, në të cilën nuk ka hapësirë për të bërë gjumin rehat. Disa luftëtarë kanë qenë duke punuar për ta bërë strehën më të banueshme, të tjerë kanë tentuar të pushojnë për pak kohë. Çdo 15 minuta, ushtria ruse i ka goditur pozicionet me artileri të rëndë. Në disa raste mund të shihej lehtësisht stresi në fytyrat e ushtarëve. Temperatura ka qenë e acartë atë natë, dhe një qiri ka qenë burimi i vetëm i dritës dhe nxehtësisë në strehë. Gjithçka tjetër do të rrezikonte ekspozimin e pozicionit.

Përgjatë ditës, ka qenë pothuajse e pamundshme të endesha nëpër zonë, pasi bombardimet nuk ndaleshin. Ushtarët e quanin zonën ‘Pylli i Verdusë’, si referencë për betejën e Luftës së Parë Botërore në Francë. Pothuajse një vit më vonë, ushtria ruse ka arritur t’i shtyjë linjat ukrainase të frontit në rajonin e Harkivit dhe e ka zaptuar këtë pozicion.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Aforizmi i ditës- 25 dhjetor 2024

I will honor Christmas in my heart, and try to keep it all the year.

Charles Dickens

Unë do të nderoj Krishtlindjet në zemrën time dhe do të përpiqem ta mbaj atë gjatë gjithë vitit.

Charles Dickens

Njerëzit e politikës të pas luftës, adhurimi i vetes i mbushi më ndjenja arrogance- Nga Skënder MULLIQI

 

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë përfundojë më luftën në Kosovë. Mori fund ngrehina artificiale e Titos. Kosova fitojë pavarësinë pas shumë vitësh të okupimit klasik nga serbosllavia. Shtëgtimi në liri nuk fillojë ashtu siq është pritur. Dështuan njerëzit e politikës në shtetndërtim dhe mirëqenie të përgjithshme. U vunë interesat përsonale para ineteresit të përgjthshem. Politika e autoriteteve shqiptare do të kishte qenë ndryshe që nga viti 2000, mund të kishte qenë një histori suksesi. Të gjithë kemi pritur zhvillime shumë më pozitive të te gjitha proceseve. Të disa njerëz të politikës dhe afaristë u preukopuan nga lakima për përfitime, në kurriz të tjerëve, në dëm të shumicës. Krijuan lumturi për vete dhe familjët e tyre, e për të tjerët shumicë pak ju honger palla!

Ata që duan vetëm të kenë për veten e tyre, kan një strukturë të veqantë prej grykësve dhe sadizmit. Kan një zemer të ftoftë apo të themë zemer të ligë dhe shpirt të varfër. Për njerëzit më karaktër të fortë dhe moral të duhur, kjo është abnormale, është jashtë mendjës se shëndosh të njeriut normal. Njerëzit e pa përgjegjshem dhe të pa ndërgjegjshem të politikës, e kapën Kosovën e vogël fortë për gryke duke krijuar kriza përmanente ekonomike–mjerim siocial, kriza politike dhe institucionale. U ngritën mbi popullin duke u ndie të pa prekshem, jashtëzakonisht të fuqishem sepse bën para në kurriz të popullit më të varfër në Evropë. Shpirti i tyre ju tha nga grykësia për pasurim të pa kufishem, i shëndrroj në hiena.

Na u mbushë kuvendi dhe institucionet më dëbil politik, më tylifarë matrapazi dhe analfabeti potencial, duke lënë anash njerëz më kredbilitet, dhe të zotët në profesionin e tyre. Një person që është i pamësueshëm nuk i sheh gabimet e veta, ndaj hap pas hapi thellohet në një gjykim të kufizuar dhe rrjedhimisht të rrezikshëm. Aftësia për të perceptuar gabimet e veta është një fitil. Por ata që janë të shtyrë vetëm nga dëshira për “më shumë” e humbin këtë instinkt. Kjo është kur shpirtërat humbasin shkëlqimin e tyre. U humbas rasti në Kosovë për përsonalitete autentike, për njerëzit të cilët posedojnë vlera.

Shumë njerëz të politikës të pas luftës adhurimi i vetës i mbushi më ndjenja arrogance. Nga humbja e reflektimit edhe shpirti vdes. Qëllimi i të gjitha regjimeve autoritare, e shumë u instalua pas luftës kjo logjikë, është eliminimi i veçorive dhe shtypja e rezistencës. Ashtu si objektivizimi i njerëzve dhe kthimi i esencialitetit të tyre në vlerë përdorimi është karakteristikë e personazheve nekrofile. Dhe, të jetosh jetën me gjithë zemër dhe mirë është e dhënë. Është qëllimi që ne e quanim sukses në kohën e vlerave. Ky është përkufizimi i vërtetë i suksesit të gjithë neve. Vetëm ky….

Vdekja e Shehut, dëshmia e ish-punonjëses së vilës së kryeministrit: Rreth orës 22:10, Mehmeti i ra ziles dhe unë shkova në zyrën e tij në katin e parë!

 Ishte me Fiqreten dhe më porositi që…

Nga Dashnor Kaloçi/Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra  dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROÇES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE, TË MILTO KOSTAQIT, MJEKUT TË MEHMET SHEHUT, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË TIRANËS, KOÇO JOSIFI

                  Proçes-verbal

                   (Dëshmie)

Tiranë më 29 Dhjetor 1981 

Unë, Koço Josifi, hetues në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, në prani të shokut Elham Gjika, pyeta me cilësinë e dëshmitarit qytetarin Milto Kostaqi, i biri i Koços, dhe i Erifilisë, i datëlindjes 1934, lindur në Gjirokastër, banues në Tiranë, lagja Nr. 8, rruga “4 Shkurti”, pallati 7, apartamenti 8, me arsim të lartë, mjek në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar partie.

Dëshmitari u paralajmërua për përgjegjësinë penale, që ka në bazë të nenit 202 të Kodit Penal.

Dëshmitari

                               Milto Kostaqi

“Në lidhje me çështjen, mund të them sa më poshtë: Kam punuar si mjek pranë armikut Mehmet Shehu. Më datën 17 dhjetor 1981, unë kam qëndruar në dhomën e mjekut, pranë shtëpisë së armikut Mehmet Shehu, kurse në Komitetin Qendror, atë e ka shoqëruar mjeku tjetër, Llesh Rroku. Këtë ditë Mehmet Shehu, ka qenë në një mbledhje në Komitetin Qendror, nga ku është kthyer rreth orës 14:00.

Mjeku Llesh Rroku, që kur ishte në Komitetin Qendror dhe kur ende nuk kishte përfunduar mbledhja, më ka marrë mua në telefon dhe më ka thënë që Mehmet Shehu, e kishte tensionin shumë të lartë, 16-17, pasi asnjëherë atij nuk i kishte arritur në këtë shifër. Rreth orës 16:00 Mehmet Shehu iku përsëri në mbledhje dhe së bashku me atë ka shkuar përsëri Llesh Rroku, kurse unë kam qëndruar në dhomën e mjekut pranë shtëpisë së tij.

Në darkë, rreth orës 20:30, Mehmet Shehu u kthye nga mbledhja dhe mbas pak ka thirrur mjekun Llesh Rroku, i cili i kishte matur përsëri tensionin, të cilin vazhdonte që të kishte ende të lartë. Siç më tha Lleshi, ai e kishte pyetur Mehmet Shehun dy herë, nëse kishte mbaruar mbledhja, por Mehmeti nuk i kishte kthyer përgjigje, kishte kërkuar që të pinte kafe, ndërsa Lleshi i kishte thënë, që të mos pinte kafe, mbasi e kishte tensionin e lartë. Por Mehmet Shehu, nuk e dëgjoi dhe piu kafe.

Lleshi i kishte dhënë edhe disa medikamente, për uljen e tensionit, mbas kësaj, duke parë gjendjen shëndetësore të Mehmet Shehut, unë nuk kam vajtur në shtëpi. Kemi qëndruar deri në orën 24.00 dhe ramë për të fjetur, unë kam fjetur në një dhomë së bashku me oficerin e shërbimit, Dashamir Rrapaj, Lleshi ka fjetur vetëm, tek dhoma e mjekut, Ali Çeno, fjeti tek dhoma e shërbimit të oficerit.

Në datën 18 dhjetor 1981, jam ngritur nga gjumi rreth orës 6.00, në këtë kohë, janë ngritur nga gjumi dhe shokët e tjerë dhe po rrinin në pritje, në dhomën e mjekut, se mos na thërriste Mehmet Shehu, për ndonjë shërbim që mund të kishte nevojë. Rreth orës 8:00, ka thirrur në foni, Vladimit Shehu, i cili me sa më kujtohet, ka kërkuar Jonuz Luton dhe pak më vonë, njoftoi që Ali Çeno, të shkojë urgjent, në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut.

Pa kaluar as dhjetë minuta, lajmërohemi me foni, që mjekë të vijnë urgjent brenda. Atëherë unë së bashku me Llesh Rrokun dhe ndihmës mjekun, Nestor Lesko, pasi morëm çantën e urgjencës dhe aparatin e elektrokardiografit dhe defribilatorin, me shpejtësi u ngjitëm në katin e dytë, në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut.

Unë dhe Lleshi, u futëm menjëherë brenda në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Tek dera e hyrjes së kësaj dhome, nuk kishte njeri, kurse në dhomën e gjumit dhe punës së Mehmet Shehut, që është ngjitur me dhomën e gjumit të tij, e komunikojnë së bashku, pashë se tek telefonat, ishin Ali Çeno, Vladimir Shehu dhe Jonuz Luto.

Ne u drejtuam për nga zyra, por ata na thane, shikoni nga krevati. Unë me Lleshin, u kthyem nga krevati. Pamë që Mehmet Shehu, ishte i shtrirë në krevat, i zbehtë në fytyrë, i mbuluar deri në afërsi të qafës me çarçaf dhe batanije, me syze me skelet metalik të verdhë dhe me fytyrë, drejt nga tavani.

Duke menduar se mos i kishte rënë të fikët, i kam vënë dorën në ballë dhe pashë që ishte i ftohtë, i hoqa njërin nga jastëkët që kishte nën kokë, duke menduar se mos kishte ndonjë ulje tensioni. I hoqa kuvertën së bashku me çarçafin dhe i kapa dorën për t’i matur pulsin. Pulsi nuk punonte.

Duart i kishte të mbledhura, të ngurosura nën batanije, të vendosura mbi gjoks dhe të përthyera në bërryl. I dallova në anën e majtë të gjoksit, një njollë të kuqe gjaku. Më shkoi menjëherë mendja, se kishte vrarë veten. Pashë mbi krevat një pistoletë.

Kur e pamë, së bashku me Lleshin, që ishte një vetëvrasje me armë zjarri, nuk kam bërë asnjë veprim tjetër, por e kam rregulluar gjithçka që lëviza, ashtu siç e gjeta. Në këto momente, Llesh Rroku, ka gjetur në dysheme afër krevatit, një gëzhojë, të cilën e mori dhe e vendosi mbi komodinën e krahut të majtë të krevatit, të Mehmet Shehut.

Pas kësaj, unë, Llesh Rroku dhe Nestor Lesko, jemi larguar nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut dhe kemi qëndruar në korridorin e katit të dytë. Kurse Vladimiri, Aliu dhe Jonuzi, ishin ende në dhomën e punës të Mehmet Shehut dhe merrnin në telefon. Pasi kam dalë në korridor, më thanë që Fiqret Shehu, nuk është mirë. Unë kam shkuar në dhomën e gjumit të saj, ku ajo rrinte së bashku me Fatbardhën dhe i dhashë një valium, për ta qetësuar.

Më pas ka ardhur aty Kadri Hazbiu, i cili i shoqëruar nga Ali Çeno, ka hyrë në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Ka qëndruar pak aty dhe ka shkuar tek dhoma e Fiqretes. Dëgjova që Kadriu i tha Fiqretës; “Mehmeti u kritikua në mbledhjen e Byrosë Politike, por këtë gjë, nuk duhet ta kishte bërë”! Kadriu Hazbiut, i kanë dhënë një letër, që kishte lënë Mehmet Shehu, para se të vriste veten. Pasi ka ikur Kadri Hazbiu, dhoma e gjumit të Mehmet Shehut, është mbyllur, por unë nuk e di se kush e bëri këtë veprim. Nuk më kujtohet me saktësi, sa kohë ka kaluar, kur ka ardhur grupi hetimor, por unë jam futur së bashku me ata, në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Si dëshmitar i pranishëm, ka qenë edhe Ali Çeno.

Së bashku me shokët e grupit hetimor, është përshkruar gjithçka që ishte në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, por nuk janë kontrolluar teshat e tij personale, gardëroba, si dhe nuk është bërë këqyrja e dhomës së tij të punës. Gjatë kohës që bëhej këqyrja e vendit të ngjarjes, Elham Gjika, nuk ka qëndruar gjatë gjithë kohës në dhomën e gjumit, por ka dalë prej saj.

Se ku ka shkuar Elhami, sa kohë ka qëndruar dhe çfarë veprimesh ka kryer, unë nuk e di, pasi jam përqendruar në veprimet e këqyrjes së vendit të ngjarjes në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Pasi ka përfunduar këqyrja e dhomës së gjumit, kemi dalë në korridorin e katit të dytë dhe në këtë kohë, ka filluar që të bëhej kyçja dhe dyllosja e dhomave të Mehmet Shehut, e cila ka vazhduar rreth një çerek ore.

Nga dhoma e gjumit, mbasi ka përfunduar këqyrja, më kujtohet se ka dalë në korridorin e katit të dytë Bashkim Çuberi, Fatos Harito dhe unë. Në korridor, nuk më kujtohet që të kenë dalë së bashku me ne, Elham Gjika, Koço Josifi, Ali Çeno dhe Estref Myftari. Këta, me sa më kujtohet, kanë dalë së bashku, mbasi ka përfunduar dyllosja e dyerve.

Kur kanë përfunduar këto veprime, kemi zbritur në katin e parë të ndërtesës, ku janë pyetur si dëshmitar, unë, Ali Çeno, Fiqret Shehu, Llesh Rroku dhe më duket dhe Vladimir Shehu. Unë nuk e di, që ndonjë person, të jetë pyetur si dëshmitar, me shkrim, në katin e dytë. Kur janë pyetur dëshmitarët, kanë qenë të tre shokët e Hetuesisë, Elham Gjika, Koço Josifi dhe Dhimitër Beshiri.

Pas disa ditësh, më kanë thirrur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në zyrën e Elham Gjikës, unë kam firmosur proces-verbalin e pyetjes sime, i cili ishte i shtypur me makinë. Unë, nuk kam vënë re, që gjatë kohës që bëhej këqyrja e vendit të ngjarjes, ndonjë person, që të ketë hyrë në dhomën e punës të Mehmet Shehut, mbasi kam qenë i përqendruar, së bashku me mjekun Bashkim Çuberi e Fatos Harito, në këqyrjen e kufomës së Mehmet Shehut”.

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROÇES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE, TË MIMOZA TRESA, PUNONJËSE NË SHTËPINË E MEHMET SHEHUT, NGA ANA E KRYETARIT TË HETUESISË SË TIRANËS, KOÇO JOSIFI

PROCES-VERBAL

                     (DESHMIJE)

                                     NE TIRANE, ME 28 DHJETOR 1981

Unë, Koço Josifi, kryetar i Degës së Hetuesisë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, në prani të shokut Elham Gjika, pyeta me cilësinë e dëshmitares, qytetaren Mimoza Tresa, e bija e Hamidit dhe e Xhevrijes, e datëlindjes 1963, lindur dhe banues në Tiranë, Lagjja Nr. 5, “Rruga Konferenca e Pezës”, pallati Nr. 13/2, me arsim tetëvjeçar, me punë në Drejtorinë e Pritjes.

Dëshmitarja u lajmërua për përgjegjësinë penale që ka, në bazë të nenit 202, të Kodit Penal.

Dëshmitarja

                                  Mimoza Tresa

Mbasi u pyet rreth çështjes, deklaroi:

Kam qysh nga muaji korrik 1981, që punoj si punëtore në shtëpinë e Mehmet Shehut. Në datën 17 dhjetor 1981, rreth orës 13.00, kam filluar punën, së bashku me mua në turn, ishte dhe punëtorja Farie Lila. Gjatë gjithë ditës, unë, Mehmet Shehun nuk e kam parë, por vazhdoja punën poshtë, në kuzhinë. Rreth orës 21.45, iku shoqja ime, Farije Lila, për në shtëpi dhe mua më la vetëm. Edhe darkën atë natë, Mehmet Shehut dhe Fiqirete Shehut, ja u çoj Farija.

Rreth orës 22.10, Mehmet Shehu i ra ziles dhe unë shkova në zyrën e tija, në katin e parë, ishte së bashku me Fiqrete Shehun, kur unë shkova aty, ai më porositi, t’i bëja një kafe për veten e tija. Unë bëra kafen dhe së bashku me një gotë ujë, ia çova lart, po në zyrën e tija, në katin e parë, edhe kur i çova kafen në zyrë, ishin të dy, Mehmeti së bashku me Fiqreten, në një tavolinë që është në zyrë. Pasi lashë kafen, unë shkova përsëri në kuzhinë.

Rreth orës 23.00, unë dola për të parë, nëse Mehmeti me Fiqreten ishin ose jo në zyrën e katit të parë, ku u çova kafen, kur shkova aty, dera e zyrës ishte e hapur, drita e fikur, kuptova që ata ishin larguar nga kjo zyrë. Unë nuk i pashë se ku shkuan, por duke menduar se ata do të ishin ngjitur lart, në katin e dytë, ku kanë edhe dhomat e fjetjes, mora filxhanin dhe gotën e ujit dhe shkova në guzhinė.

Rreth orės 11.15, unë shkova në dhomën e gjumit, që është në katin e parë, nga pjesa e vjetër e ndërtesës dhe rreth orës 23.30, kam rënë për të fjetur. Në dhomë isha vetëm, dhoma ku flija unë, është ngjitur me dhomën e infermjereve, që atë natë ka qenë Valentina Gina. Gjatë gjithë natës, unė kam fjetur normalisht dhe nuk kam dëgjuar asnjė lloj zhurme, nuk më ka zgjuar gjatë natës asnjeri dhe jam zgjuar në orën 5.00, të datës 18 dhjetor 1981.

Mbasi u ngrita, kam shkuar në guzhinë, kam përgatitur ushqimin për djemtë e Mehmet Shehut, Vladimir Shehun dhe Bashkim Shehu, të cilët erdhën, hëngrën bukë dhe u larguan. Në orën 7.30 të datës 18 dhjetor 1981, unë jam larguar nga puna, për në shtëpi, punën e vazhduan shoqet e turnit tjetër, Farija, me të tjerat.

Vetëvrasjen e Mehmet Shehut, unë e kam marrë vesh në orën 20.00, të datës 18.12.1981, kur e dha televizori, isha në shtëpinë time, sepse në orën 12.30, të kësaj date, unë shkova për në punë, por oficeri i shërbimit, nuk më lejoj të hyja dhe më tha të kthehesha në shtëpi, pasi ka dhenë urdhër përgjegjësja, për pushim, kështu unë u ktheva në shtëpinë time.

Procesin pasi e lexova, thëniet janë shkruar drejt, ndonjë gjë tjetër rreth kësaj çështje, nuk di. Memorie.al

Kujtimet e ish-Ipeshkvit Dom Zef Simoni: Një ditë në meshë, ju luta Zotit për vëllain tim që isha gati të vuaja edhe vdekjen për të!

3 ditë ma vonë ai u mbyt në Ishull Lezhë

 

Publikon një studim të panjohur të Dom Zef Simonit, me titull “Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944 në 1990-ën”, ku kleriku katolik me origjinë nga qyteti i Shkodrës që vuajti për vite me radhë në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më 25 prill 1993 u shugurua Ipeshkv nga kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Gjon Pali i II-të , pasi ka përshkruar një histori të shkurtër të Klerit Katolik në Shqipëri, është ndalur gjatë në persekutimin që pësoi Kisha Katolike në regjimin komunist, nga viti 1944 deri në vitin 1990.


Studimi i plotë i Dom Zef Simonit, duke filluar nga tentativat e qeverisë komuniste të Tiranës menjëherë pas mbarimit të Luftës për ta shkëputur Kishën Katolike nga Vatikani, fillimisht duke i ndaluar kthimin në Shqipëri Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris, pas vizitës që ai kishte bërë te Papa në Vatikan në vitin 1945 dhe më pas me presionet e kërcënimet ndaj Monsinjor Frano Gjinit, Gaspër Thaçit e Vinçens Prenushti, të cilët e kundërshtuan prerë “ofertën” e Enver Hoxhës dhe si rezultat u pushkatuan prej tij, si dhe fatin tragjik të shumë klerikëve të tjerë që arrestuan, u torturuan dhe u dënuan me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Veç këtij hiri, Perëndia u dha njerëzve të parë edhe hiret e përtej natyre që përmbahej në dhuratat, mos me pësue asnjë vuejtje, as uri, as etje, lodhje, sëmundje, as vdekje. Na kishim me Perendinë varësi, që me e njohtë, me e dashtë e, me e ndigjue. Atëherë provë. As Perëndia, nuk muejt me na ba të pavarun, mos me na vu në provë e, kjo marrëdhanie e provës, tue qenë e domosdoshme, asht jeta. Lidhje fort ideale. Lidhje pozitive. Dy njerëzit e  parë qenë lajmërue, se çka asht e keqja dhe konsekuencat e saj, e dy njerëzit e parë, prej krenisë me u ba si Zoti, tundim i jashtëm nga djalli, morën udhën e pandigjesës, që i bani të hajshin në të vërtetë frutin. Bjerrshin hirin e mbinatyrshëm të Zotit edhe hiret përtej natyre dhanë falas prej Tij. Iku parrizi i tokës. U mbyllën dyert e Parrizit.

U prish natyra njerëzore. Fitoi egoizmi, urrejtja, hakmarrja. Erdhën luftat. Bota u fut në mëkatin e luftës. Na trashiguem mëkatin e tyne, tue mbetë të bijtë e njerëzve të parë në lufta e ligështi, për të ardhë prishja e individit e si rrjedhim të këqijat e pasojat në shoqni. Me lanë një komb pa realitetin shpirtnuer, fillon shkatërrimi i tij. Mos na njerëzit arrijmë të kryejmë vepra të mbinatyrshme pa hirin e Zotit? E përpjekjet, përparimet që duhet të bajë njerëzimi, mund të jenë ma e vogla reformë, garanci, pa luftue në esencë natyrën e mëkateve e pa pasë frymën e Dekalogut[1] e forcën e religjionit? Te na ngjau tragjedia e madhe. Na u errësuem në koshiencë, në njohje, në dije shpirtnore, në ndërgjegje. Ramja poshtë qe e përgjithshme.

Nuk kemi të veçanta ngjarjet, që në pjesën e parë të diktaturës, me pushkatime, burgje terror, shtetëzim personash, shkatërrim të furishëm të shtetit të maparshëm, të përmbysjes së sistemit, këto janë ngjarje të ngjajtuna kudo në histori e, që njerëzit tanë kanë qendrue edhe heroikisht, me një rezistencë burrnore që i ka ba të mbahen në kambë. Por esenca e diktaturës qendron, gjatë ndërtimit të një shoqnie të re, të formimit të të quejtun e “njeriut të ri”, që na nuk kishim me pushue tue e shprehë me fjalët; “prishja e karakterit”, diktatura qendron te frytet e saj, kur njerëzit bijnë në ligështi e, në shpërbamje. Prishja e karakterit, vinte nga raportet shoqnore të tillë, ku jeta ishte punë e burg, qendronte në zbatimin me rigorozitet të reformave, te lidhjet e përditshme të varunisë së njerëzve e, populli që drejtohej prej grupeve dhe aparatit zyrtar të egër e shtypës, te njerëzit drejtues plot instinkte.

Shumica e frikësueme, pa personalitet, jetonte edhe në një servilizëm e, kishte forma të shumta spiunazhi. Ishte një atmosferë mbytëse me hajni, dredhi, reklamë, anmiqësi, presione, luftë klasash e diktaturë proletare, pa dinjitet kulture e, individi. Me mbylljen e kishave, u pa dukshëm rrënimi i një prishjeje e i një çorientimi, e i një demoralizimi e të këqijat e njeriut, merrshin të haptë e fuqi. Ngjarjet lidheshin njena me tjetrën: mbyllja e kishave, arrestime meshtarësh, gjyqe terrori, meshtarët në punë të randa.

Në fabrikën e tullave

Punët e randa ishin tri: në fabrikën e tullave, në ndërtime dhe në fermë. M’u donte të hyjsha edhe unë. Më caktuen në fabrikën e tullave, ku punojshin njerëz që kishin qenë në burgje politike dhe ordinere. Fjala punë, ishte sinonim i lodhjes së madhe, i këputjes, i frikës, i pasigurisë, i shpërblimit të vogël, që i bajshin të turfullojshin, të flitshin me vete, se si do ta shpenzojshin pesëmbëdhjetë ditëshin historik, në Shqipni. Unë kisha dëshirë disi, me u marrë me punë fizike, sidomos të thejsha tokën, me u kënaqë në mbjellje, por e vërteta ishte se, nuk kisha fuqi. Isha i ligësht fizikisht nga natyra dhe më mundonte arterio-skleroza dhe dy exsostrosa në kambë. Nuk qëndrojsha dot shumë.

Më zgjodhën një punë të lehtë: me shpërnda tjegullat me shpejtësinë e të riut, prej vendit të motorit që i nxirrte, deri te vendi i thamies së tyne. Kjo punë ishte zinxhir, pa pushue për gati tetë orë. Me bajtë tetë copë tjegulla, në çdo udhëtim. Të gjitha lëvizjet e një ditë punë, ishin si me ba tridhjetë km. në ditë. Kjo çdo ditë. Kjo një ditë, dy, tri. U lodha fort. Nuk muejsha. Njëherë, më ra një tjegull e butë nga dora, në tokë. Shpejt më paditën. Denoncim thirret. U ndalue krejt puna. U provokue mbledhje. Po bahej hataja.

“Kujdes të keni, të mos biejnë tjegullat në tokë”, – foli brigadieri e sekretari i partisë. – “Nuk po e quejmë punë anmiqësore këte radhë. Por kujdes e, kujdes fort”. Mbas tri javësh, përgjegjësi më largoi, tue më pa se isha i aftë. “Këtu asht vend punë”, – më tha. Përgjegjësi i rreptë, nxanës imi i dikurshëm, pa më dhanë asnjë shej njohjeje, lëshoi një raport të mirë për mue, të mbyllun në një zarf, për t’ia dërgue Drejtorisë së Përgjithshme të ndërrmarrjes, në të cilin kishte shkrue: “Jo nuk do të punojë, por nuk mundet. Na dërgoni këtu, njerëz të fortë për punë”!

Në fermën bujqësore

Më dërguen në fermë, ku punova disa muej. Puna këtu ishte: mbjellje, prashitje, vjelje barishtesh, frutesh. Mue nuk më vinin me vjelë speca, patlixhana për eksport. U muer vesh se kësi lloj punësh, nuk do t’i bajshin të dyshimtit. Nuk ia besojshin reaksionarëve, se, simbas tyne, bajnë sabotime.

Do t’u largojsha edhe prej ferme, mbasi kisha një raport medikolegal, që nuk më lejonte me punue kurrsesi në diell e, në kambë. Një ngjarje fort e randë ngjau në shtëpinë tonë. Në mbasditen e 25 korrikut, vjen vëllai, Gjergji, te vendi i punës, ku isha tue punue në arë. Ishte fort i pikëlluem, fort i tronditun. Më lajmon vdekjen e Kelit, të mbytun në ujë. Një provë e randë për ne në familje.

Më biente detyra të ngushëlloj babën, nanën, motrën e vëllanë. Iu shtruem të gjithë vullnesës së Zotit. M’u dhimbt për së forti e sidomos, për atë natyrën që kishte, mund ta quejsha të pandreqshme. E sa herë në bisedime që kisha me Padër Meshkallën, më thonte se; asht një njeri të cilit i mungon vullneti. Ishte i dashun, shpirtmirë, por i çthurun e, të gjithë njerëzit që e morën vesh vdekjen e papritun të tij, patën një keqardhje. Kishim provue me e ndihmue me qetësi dhe dashamirësi vëllaznore e njerëzore, Gjergji dhe unë. Kisha rasa që i jepsha edhe qortime, por të dashuna. E kurr nuk ma merrte për të keq fjalën e, më thonte: “Ke arsye për çka më thue, por unë, baj gabime”. Sa herë më jepte fjalën, por e mbante për pak kohë. Nuk kishte asnjë përfundim të mirë.

Një ditë në meshë, në kohën e lutjes për të gjallë, tue pasë një gjendje shpirtnore të naltueme dhe si ndërmjetës para Zotit, i siellem Krishtit me këto mendime e kujtime, se isha gati të vuejsha vdekjen, çfarëdo për atë, por t’i shpëtonte shpirtin.

E kjo meshë e lutje, ngjau tri ditë para vdekjes së tij. Atëherë e sot, e quejta providenciale vdekjen e tij. Vendi i vdekjes qe Ishulli i Lezhës. Mbasi e kishin xjerrë trupin, ditën e neserme, para dite, e sollën kufomën në arkivol. Baba e qau si një patriarkë e, nana e veshun me të zeza, ishte grueja e dhimbave.

Për shumë kohë mbeta në kujtime për atë. Kisha nisë të lodhesha fizikisht. Kah muej i dhetorit, u largova nga puna e randë, nga ferma.

Mungonte krejt ushqimi. Jetojshim me mundin e Gjergjit, që punonte në hidrocentralin e Vaut të Dejës, në një punë me tre turne, mes të ftohtit e të urisë, me një pagë të vogël të tij dhe të një pensioni, që i ra prindëve të provuem nga ajo vdekje. Por asnjë nuk e lëshuem veten. Ishte forca e Zotit në atë dhinibje e, atë provë e guxim të krishtenë, që i jepshim njeni-tjetrit. Për ne lëngonte natyra, jeta dhe unë po hyjsha, mbas pak kohe, në disa fshehtësi të shpirtit, në një bote të rrethueme nga të gjitha anët. Re të mëdha më rrijshin mbi krye dhe më futeshin me peshë qiellore në shpirt. Vejsha oroe se këto masa të mëdha, kishin punë me mue e, kalojshin me shpejtësi rrufesh, njena mbas tjetrës. Re e mendime të zymta.

Dhimbjet e mia

Disa kohë, para se t’u bajsha meshtar e, deri ditën e arrestimit tim, gati 16 vjet të veprimtarisë sime fetare, fort të dendun dhe me një kontakt me shumë njerëz e, që kjo gjendje e mirë shpirtnore do të vazhdonte edhe njëzet e pesë vjet, kohë kur jam tue shkrue këto rreshta, deklaroj fuqinë e Zotit në mue, se për të gjithë këto vjet, nuk do të kisha asnjë mëkat mortar, të asnjë lloji, në shpirtin tim. Kisha një pastri e një qetësi të vazhdueshme. Asnjë personë nuk e kam shikjue, me ndonjë qëllim të keq. Por pa pritë, pa kujtue, si një zhgjetë në tru, më hyni një mendim, një dyshim.

I madhi Zot premtonte, për të mirën e shpirtit tim, të bijsha në disa tortura shpirti, që thirren skrupuj. Dyshimet e mia ishin, a i kisha ba mirë rrëfimet e mia, para se t’u bajsha meshtar. Ato filluen lehtë e, u randuen. Krizë në shpirt. Fillon të kullojë gjak në shpirt. Sëmundje fort e randë. Një kontroll së kaluemes. Analizë. Pështjellim. Trazoj rrëfyesit. Kam thanë gjithçka u thojte e, nuk kam lanë asgja për turp, por më ka mungue precizioni. Ata tue pa se kisha ra në skrupuj, ngulshin kambë, se isha rrëfye mirë. Nëse jam rrëfye, mbasi u bana meshtar, ndonjë fantazi për skrupulozitet, përsëri më asht dashë me paraqitë, si materie rrëfimi e të hershme.

Tash po i pohojsha tue ba zmadhime, deformime, e shtue numra, landë të qenuna e të paqena. I bajsha me shumë përsëritje, imtësi, hollësi, saktësi, përulje e pendim të ri. Nuk po thojsha se jam i bjerrun, por më dukej se përsëritsha fjalët e Krishtit. “O Atë, pse më ke lëshue dore”?! Edhe unë si meshtar i tij, bahem si një Krisht i fortë, i munduem, i sprovuem. Për mue Qiella ishte e nxime. Prej torturave këputesha. Këputesha gati krejt. Lagesha e thahesha. Bahesha qull. Mbytesha. Gati mbytesha. Por Krishtin e dojsha fort. Krishti asht një Qenie, që duhet dashë. Figura fort e dashuna ime dhe e botës. Stuhi në hapësinë, në qiell, në veten time. Më dukej se isha me dy shpirtën, dy Zefa.

Në njenin shpirt vuejtja, jetë skrupujsh, në tjetrën qendresa. Rrëfyesi më priste me qetësi, me duresë e sjellje, “Gjithçka të ma lejsh mue”, – më thonte. Nuk ndigjoj as rrëfyesin. “Skrupolozat kanë një kreni”, – kështu thotë teologjia morale dhe skrupolozi i madh i saj, Shën Alfons de Liguori. Skrupolozave u duket se askush nuk di, nuk kupton si ata, e këte nuk e bajnë me vetëdije, se për ndryshe, kishte me u shtue një mëkat i ri në rrëfim, mëkat sakrilegji. Skrupolozi lodhet, nuk ka fuqi ma, nuk ka guxim të thotë: “Të bahet çka të bahet, nuk rrej”! Isha futë në torturë. Jetojsha në torturë. Isha futë si në një çmendi të mbrendshme. Nisa të shkrihesha, isha ba si një kufomë.

Jashtëmënisht unë siellesha mirë me të gjithë njerëzit, nga frika e mëkatit. Edhe shumë mirë. Kisha logjikë. Ruhesha fort, që të mos i flas kuj asnjë fjalë, sado të vogël, asnjë zemrim me askend, se mendojsha mos bajsha mëkat. Mëkat të madh fort. Mëkat për ferr. Për mue nuk ekzistonte ma mëkati i vogël, mëkati venial. Asnjë diferencë me mëkatin mortar. Prandej rrijsha si një statujë para tjerëve, si një qenie pa personalitet, se edhe atëherë, kur më dukej me mbrojtë vetën, nuk e bajsha. Kisha ra në këte pozitë. Për t’i dalë të drejtës së tjerëve, kjo nuk më mungonte. Kisha anormali mbrenda vetës, krejt normal para tjerëve. Jetojsha si një qyqar dhe luftojshe si një hero. Nuk kisha siguri për vete. I sigurtë e çaste gëzimi, kisha fort mbrenda rrëfimit.

E mbas ndonjë ore, niseshin përsëri ethet e skrupujve e, më delte se isha përsëri në zonën e bjerrjes. Unë isha një qenie fort e dhimbshme. Në një gjendje që do të më vazhdonte me intensitet, të afër tri vjetësh, se mandej më vijshin tue u largue nga ndihma e meshtarit e, përmirësimi i shëndetit. E, kur nisa të delsha e të shihsha se isha ngjitë përpjetë. Një njohje e re erdhi edhe në mue, tue u ba i durueshëm, i gjanë me të tjerët, tue u ardhë në ndihmë atyne që vuejnë, atyne që kanë delikatesë shpirtnore dhe atyne që fshajnë e dënesin. Largojsha interesat e mia, egoizmin dhe çdo urti meskine, se sakramendi i rrëfimit, të cilit i kisha hy thellë, po më largonte edhe çrregullimet e mia. Sakramendi i rrëfimit pa skrupuj, të lidhë krejt me Perendinë.

Kam mësue se askush nuk asht njeri ma i mirë, se në ato çaste kur rrëfehet. Edhe Krishti që e ka themelue këte sakramend, ka marrë parasysh edhe nevojën psikologjike tonën, se kush jemi, duhet t’ia tregojmë dikuj. Atëherë Zoti na jep hirin për të marrë vesh dhe se kush jemi. Përmes rrëfimit zbulohemi, naltohemi, shndërrohemi, shndërrojmë potencat në akt dhe shkojmë drejt gjendjes së mirë të aktit, shembëlltyra të vërteta të Zotit. Me shkue njëherë me u rrëfye, asht me plotësue pak çaste shkencën e njohjes së mbinatyrshme, pse rrëfimi shlyen e shfuqizon. Për arsye të shëndetit, edhe mjeku nevrolog më këshilloi, ta kalojsha kohën e verës, mes bjeshkëve. Mendimi i tij ishte Razma, e këtë me e kombinue me klimën e Shirokës, fshat i vogël buzë liqenit të Shkodrës.

Unë do të shkojsha në Razëm, për shtatë vjet, shtatë vera. Një vend me një bukuri mahnitëse, mes ahave e ma nalt edhe pishave. Bajsha shëtitje të bukura te “Shpella e Dhenve dhe e Pëllumbave”, mes krojeve të argjanta e, “Pusi i Granashdolit”, rranzë Veleçikut, prej kah shihsha shumë në horizont: edhe liqenin, alpet, fushën e Tuzit dhe thithëshe ajrin e drandofilltë dhe aromat e luleve malit e, të lëndinave të buta. Kisha babën e mirë me veti e, çdo javë vinte me kalue dy-tri ditë edhe vëllau, Gjergji. Nisa me të vërtetë me u përtri. Largohej ligësina, largoheshin skrupujt e plot gëzim, këto ishin zëvendesue me meditime. Lexojsha “Lahutën e Malcisë”.

E lexojsha rranzë Veleçikut, së bashku me Dom Kolec Tonin, që kishte ardhë pak ma vonë në Razëm e, marrë edhe ky një dhomë për të kalue stinën e verës. Ku kishte ma të bukur se ato bjeshkë, për ta lexue ‘Lahutën e Malcisë’, se në vendin e ngjarjeve, në logun e zanave, mes maleve të malësorëve?! Unë kisha marrë me qira shtëpinë e një malësori, i quejtun Gjeto Prelë Kota. Kur kishte qënë në gjendje të mirë pasunie me tufa bagëtish, Gjetoja kishte jetue në një kasollë, që tash e kishte vendue me qira, për ata që vijshin me verue. E për veti, kishte ba shtëpi të re, kur i kishte mbarue pothuej krejt pasunia e, jetonte me rroga. Nga dy dhomat e kësaj shtëpie, vendoi me qira njenën, ma të madhen, për familjen e bekueme të Gac Zojzit, arsimtar, piktor, tjetrën për mue.

Kjo familje ndej krejt muejin e korrikut e, gjatë kësaj kohe unë, i bana fshehtas vajzës së tyne tetë vjeçe, katekizmin dhe i dhashë po aty kungimin e parë dhe në Shkodër Krezmimin, në shtëpinë e gjyshit të saj, Zef Dodës, drejtor i shkollës me të cilin pata punue dhe i dhashë lajmin e largimit tim nga arsimi. Dita e kungimit të parë të vajzës, kje një festë për të dyja familjet, kje një e dielle e paharrueshme në robni. Në vjetët tjera, unë me babën e vëllaun, morëm një dhomë që ishte për tokë, në kasollen e tyne. Kishim pranë familjen e nderueme, të guximshme e të ndershme, të Ndok Kirit, nip i Pater Frano Kirit.

Mesha në Razëm

Në dhomën time, çdo ditë celebrojsha meshën e, vinte për ta sa herë edhe familja e Ndokës, që kishte të shoqen dhe dy fëmijë të vogjël: Francin, mbi pesë vjetësh e, Nestin, gati katër. Kujtoj këte ngjarje, se kur një ditë u ula për të ble në dyqan, në qendër të Razmës, e u ngjita për të kthye në dhomë për të celebrue Meshën Shejte, Nesti me duel para tue më thanë: “Axha Zef, thuej Meshën, se rrij me të ruejtë unë përjashta, që të mos vijë kush”. Gjeto Prelë Kota ishte një burrë i mpreftë, energjik dhe i fjalës. Po të kishte pasë shkollë, do të kishte qenë një orator, ndoshta si një Padër Anton, si një Dom Lazër Shantojë e, sa të tjerë.

E shoqja ishte Mara e madhnueshme, një bijë e Kastratit. Ishte si një matronë, me një bukuri fizike dhe personalitet. Kishin tri djelm të martuem e, të mirë dhe pesë vajza fisnike, të martueme në vende të ndryshme. Një herë Gjetoja, po delte nga shtëpia, për t’u ulë poshtë në qendër të Razmës. Ishte i hypun mbi një gomar, i veshun mirë, me xhaketë mbas krahëve. I thashë Gjetos këto fjalë: “Kur të vije koha, të vdisni ti edhe Mara, kanë për t’u vorfnue këto male”. U gëzue fort që i dhashë këtë nderim e, u çfaq në ate, edhe krenaria e maleve. Ju betohem se, po të hiqte Gjetoja qeleshën e bardhë mbi krye dhe Mara, xhubletën mbi shtat, e të visheshin alla franga, do të ishte një tjetër çift, për bukuri e, tue qenë njerëz të mirë, kur t’u vite koha me dekë, mund të shkojshin në Parriz, ata këtu në tokë mund të jetojshin krejt mirë edhe në Parriz.

Me shkue në Parriz, nuk duhet të kesh mëkate, me shkue në Parriz, duhet me dijtë gjuhën dhe me pas etiketa. E më shkonte mendja te parathania e Fishtës, që shkroi në ‘Kanunin e Lekës’, të Patër Shtjefën Gjeçovit. Aty flet për pesë qytetnime. Qytetnimin kryesuer, atë Kristian, ndër malet tona, i ven në radhën e tretë. Një herë më pyeti Mara, sa ishte ora, mbasi nuk e dinte, se ishte vra moti. “A asht afrue mesdita, se na jemi mësue me hangër bukën e mesditës, me të rame të këmbanës”, që binte në orën 12ºº të ditës. Në këtë rast, hodhi një sy prej shtëpie, kishës, që ishte shndërrue në magazinë e lotonte. “Asht ora gati 12ºº. Don edhe një të katërt ore”, – i tham unë. Ishin të rregullt, dijshin e i mbajshin dhjetë Urdhnimet e Zotit, njihshin disa pika të katekizmit, që i kishin ndie në predikimet kur shihshin meshën.

Çdo të dielle merrshin fjalën e Zotit, ata banorë me squetësi natyrore, prej meshtarit dhe të intelektualit, si në kryeqytetet e Europës dhe të botës. Në ato male jetonte një popull me cilësi gjeniale, një racë me tipare mendimtarësh, artistësh e matematikanësh. Kanë dalë nga zona e maleve, At Gjergj Fishta, Patër Ambroz Marlaskaj, Patër Benardin Palaj, Martin Camaj e, sa të tjerë, e kanë humbë kontigjente, që do të kishin muejtë të delshin e, të ndritshin kombin e kulturën tonë. Këto zona ku nuk shihet një rrugë, një shtëpi banimi si duhet, me njerëz të zdeshun e të pa ushqyem, ishin lanë në harresë e mbrapa dhe me qëllim e, pa asnjë kujde, për ata, nga çdo qeveri, tue i lanë me jetue në dorën e fatit e, që në rrethana të caktueme historike, mund t’u vinë momente, ku ata të shpërthejnë keqas, pa dijtë edhe ata çka banë. Qytetnimi kristian, kryesisht asht qytetnim zemre. “Po të mos e kemi këtë zemër, nuk e kemi askund”, pohon një shkrimtar modern francez. Memorie.al 

VIDEO- “Betlehemi i gjallë” në Hajmel të Vaut të Dejës mbledh qindra vizitorë. Fshati që sjell traditën e para 2 mijë viteve me lindjen e Krishtit

Nga Vau i Dejës, Armir Mehaj, News24

“Betlehemi i gjallë’ i kthyer tashmë në traditë në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës tërhoqi vëmendjen e qindra vizitorëve nga Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, duke improvizuar realitetin e rreth 2000 vjetëve më parë me lindjen e Krishtit. Në një skenë teatrale, në qiell të hapur që i përngjan antikitetit, mbi 250 banorë të zonës aktrojnë vullnetarisht duke të futur në botën e udhëtimit drejt lindjes së Jezusit.

Për gazetarin e News24, Armir Mehaj qytetarët pohojnë se përjetuan shpresën që sjell lindja e tij.

“Kjo ka filluar që në vitin 2018. Së bashku me besimtarët e tre fshatrave, vullnetarisht të gjithë marrin si aktorë që kalojnë 4-5 orë duke qëndruar këtu brenda “Betlehemit”, duke i bërë këto festa më të gjalla, siç është edhe tradita Françeskane për të rindezuar edhe njëherë në zemrat e besimtarëve dëshirën për Krishtin”, shprehet një prej banorëve.

 

Pamjet që të kthejnë pas në kohë emocionojnë vizitorët teksa kujtimet lidhen me shkrimin e shenjtë që sjell realitetin e mbi 2 mijë viteve më parë.

“Është vërtetë një ndjesi shumë e bukur dhe e veçantë”, shprehet një vizitore.

“Është hera e parë që vij këtu dhe jam shumë e lumtur. Shoh njerëz nga të gjitha anët”, thekson një vizitore tjetër.

“është hera e parë për mua këtu. Dhe kam ngelur pa fjalë. është origjinal sikur të ishim 2 mijë vjet përpara”, shton një vizitor.

“Vij nga Kosova, këtu është shumë bukur, i gjithë populli shqiptar i bashkuar”.

“Betlehemi i gjallë” sipas organizatorëve synon të përcjellë mbi të gjitha mesazhin e një shprese të re për botën dhe mbi të gjitha bashkimin e njerëzve në pritje të lindjes së madhe.

Qyteti i improvizuar i Betlehemit në fshatin Hajmel të Bashkisë së Vaut të Dejës është një shembull i gjallë i lindjes së Krishtit përmes të cilës përcillet mesazhi i bashkimit, paqes dhe se pas vështirësive sigurisht vijnë ditë të mira.

“Betlehemi i gjallë” vetëm në natën e parë tij u vizitua nga rreth 2 mijë qytetarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe jo vetëm.

(BalkanWeb)

E shkruar për festat e Krishtlindjes ose  të fundvitit….- Nga Agron Shabani

Ndodhemi ne prag të festave te  Krishtlindjes ose fundvitit…. Bota ndodhet ne feste.
A e dini se mjeshtëri, artisti dhe arkitekti i famshëm italian, Mikelangjello Bonaroti, ishte inxhinjeri dhe arkitekti kryesori i Bazilikës së njohur (impozante) të Shën Pjetrit në Vatikan.
Ngritja ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së Shën Pjetrit në Vatikan thuhet se do fillonte në etapën ose periudhën e parë të shekullit XVI. Në periudhën e njohur të Renesansës. Ishte prag festash te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri….
Qëndra ose metropola kryesore e Renesansës ishte Firenca (Firenze) e Italisë ku gravitonin, krijonin dhe vepronin asokohe kokat gjeniale ose artistët e shkëlqyer ose brilant si Mikelangjelo Bonaroti, Leonardo da Vinci, Boçeli etj.
Ndërkohë që familjet e shquara fiorentineze si Bardi dhe Medici e kështu me radhë, ishin donatorët ose sponzorizuesit kryesor të Leonardo da Vincit, Mikelangjelos, Boçelit si dhe të shumë mjeshtërve dhe artistëve të tjerë me fame boterore qe i kishin rafinuar, dekoruar dhe eksploruar asokohe Firencen, Romen (Vatikanin) si dhe shume metropola te tjera ne Vendin e Diellit (Itali) dhe gjithandej kontinentit te vjeter evropian.
Në Firencë atëbotë lulëzonin dhe shkëlqenin arti, skulptura, piktura, arkitektuara, kultura, letërsia, filozofia etj.
Aty ishte edhe Katedralja e shkëlqyer ” Sancta Maria dela Fiora” e Firencës, e ngritur ose ndërtuar qindra vite para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan së bashku me shumë godina ose objekte të tjera madhështore ose impozante ne Firenze.
Ne radhe ishte qyteti i lashtë mbretëror ose perandorak i Romës, respektivisht, Bazilika e famshme e Shën Pjetrit në Vatikan, e gritur dhe projektuar nga Mikelangjeloja i Madh. Në Romë ose Vatikan…Aty ku yjet e panumërt në qiellin e pafund, asnjëherë nuk kanë frikë nga sytë e bukur dhe profetik të Rea Silvisë dhe Lavinies, si dhe romakëve tè hijeshme, ekskluzive dhe romantike.
Ngritja ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së famshme të Shën Pjetrit në Vatikan, sikur i kishte sfiduar dhe lënë nën hije luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes katolikëve dhe protestantëve ose ortodoksëve në Evropën e asaj kohe. Në periudhën e Renesansës jetuan dhe vepruan edhe Martin Lutheri dhe Johanes (Jann) Gutenbergu së bashku me shumë figura ose personalitete tjera epokale dhe historike që e reformuan, emancipuan, iluminuan dhe eksploruan Evropën dhe krejt civilizimin tonë.
Në kohën e Renesansës, sikur filluan edhe komunikimet e para globale ose universale në mes njerëzve, popujve, shtetëve dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit. Aty si duket u bë e njohur edhe maksima ose formula pikante : Njeri, beso në ‘dekalogun’ ose ‘urdhëresën e pestë’ si dhe në vetvetën tënde objektive dhe subjektive, dhe mos i vritë kurrë kohën dhe ëndërrat tua!
Ndërkohë që revolucionet e njohura industriale dhe politike në Agli, Francë, Gjermani, SHBA-së, Itali, Kroaci dhe gjithandej, së bashku me arritjet ose përparimet e njohura të arsimit, shkencës dhe teknikës: Njëherë e përgjithëmonë sikur i emancipuan dhe reformuan kontinentin dhe globin ose planetin tonë. Duke i lënë pas vetit muzgujt ose hijet e ndryshme të mesjetës.
Një apologji diskursive, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për botën dhe vet kohën tonë:
Europa dhe e tërë bota sot po e përjetojnë një krizë të thellë.
 Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, krizen akute dhe permanente arabo (palestinezo)-iraelite etj.., kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të  madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike.
Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit. Kush e di!?
Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi “shteti i thellë” ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, retrograde, egocentrike dhe të tjera, mund të dominojnë botën, duke përfituar nga lufta e Ukrainës,  kriza e Lindjes se Mesme, si dhe nga kriza ose recesioni i thellë botërorë, i shkaktuar nga lufta e Ukrainës dhe krizat tjera.
Ne mos gabohem (?)-dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në  Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 😯 milion banor ose qytetar të tij nepër luftërat e ndryshme botërore, lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera.
Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europian”, para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të “kugës” të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës.
Një digresion:
Idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë.
Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike  dhe të tjera nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.
U mor vesh se Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.
Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, dekonspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, shamanizmit, agnosticizmit, astrolgjisës, retorikës dhe patetikës mesjetare dhe antike.
Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.
Rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë.
Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.
Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si “skolastikë jetësore” për shkak të lidhje-ndarjeve të sajEevolutive. dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme reale dhe praktike.
Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj. Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin.Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.
Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si ‘mjeshtër’ ose ‘maestro të zanatit ose profesionit’ dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale. Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë. Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike.
Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.
Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si “teatro të anatomisë dhe kirurgjisë”! Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit. Në Moskë, Kijevè, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisë në vitin 1669 gjithashtu, por me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake.  Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)
Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianèt Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi,  gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur “De Humani Corporis Fabrica”; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si “Hipokrati anglez ose britanik” , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
Ndonëse, mu në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik,  me emrin “vdekja e zezë” ose “kuga”, thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës! Asokohe (1348-1349 etj.) nga “vdekja e zezë” (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë: Kur u shfaq pra- mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.
Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndërrave, pritjeve ose meditimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes ” jetës dhe vdekjës”, ku nuk i dihet dhe s’i besohët më as ditës së nesërme!?
Sipas psikologëve dhe sociofilozofëve, ata që kanë kaluar nepë faza ose situata të rënda traumatike dhe psikologjike të luftërave dhe konfliktëve të ndryshme, i kanë gjasat me të mëdha për t’u prekur ose sulmuar nga nga sëmundje, pandemi ose epidemi të ndryshme.
Sikur nuk ka më as kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose “modeleve” të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash “fragmentesh dramatike” nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga ufta në Ukrainë,  ajo e  lindjes se Mesme etj…pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh të ndryshme empirike, organike, politike, ordinare, shkencore, ose dialektike me njera tjetren. Sikur nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.
Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të “Humanizmit” ose “Renesansës”: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i Deillit”, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse: Populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive.
A i kanë sot globi dhe kontinenti ynë ato rezerva?, shtrohet pyetja.
Anglezët dhe gjermanët si për shëmbull, për shumë shekuj dhe dekada e kanë dominuar Francën. Ndërkaq, pas dominimit (sundimit) afro katërqind (4OO) vjeçarë të Parisit, Bordos (Akvitanisë), Bretonisë dhe qytetëve e rajoneve tjera të Francës nga Anglia: Në Kale (Calais) të Francës, dikund në mesin e shekullit të XVI (16)- thuhet se u arritë paqëja ose “marrëveshja historike” në mes mbretit anglez, Henriku VIII dhe mbretit të Francës, Franci (Franku)I.
Luftërat dhe dominimin e mbretërve ose perandorëve europian sikur i pasuan ose eklipsuan etapat e sundimit ose dominimit të pjesëtarëve të gjinisë së bukur në krye të monarkive (mbretërive) të njohura të kontinentit plak, si Maria Terezia e Austro-Hungarisë, Elizabeta I ose An Stuart e Britanisë së Madhe, Katarina e Madhe ose Ana Petrovskaja e Rusisë etj. Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme. Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.
Siç po shihet pra, Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike. Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot: Kontineti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj. Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.
I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve, të cilët ne ikje ose lektisje e sipër, shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë. Pastaj vjen kriza e vdekjës ose mbytjes së “papritur” nepër valet e detit me gomone dhe gjësende të tjera për t´i kapur, prekur ose arritur brigjet ose tokën e premtuar të Anglisë (Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Spanjës, Italisë  etj.
Ndonëse, emigrimi, kontakti, integrimi,,njohja ose mësimi i cdo gjuhe të madhe, është një dritare e hapur mbi botën. Kështu është mbase edhe në politikë dhe diplomaci….E gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë pra një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.
Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti. Si miq ose klient të tyre racional e konstruktiv-kuptohet. Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe ose insubordinuese, mund të hasim tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Hjumi (Humbi), Raselli, Platoni dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.
Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit. Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.
 Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyesnin filozofët dhe sociopsikologët.
 Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne. Shkrimtarët, artistët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për të na i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, egoizmi, imagjinata dhe fantazia. Kultura e lartë shkencore dhe humaniste vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive
Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës latente ose permanente nga lufta eventuale (nukleare ose atomike) në mes Rusisë dhe Perëndimit, madje nga pasojat e njohura të krizes ne Lindjen e Mesme etj.
Të gjithë ne sikur jemi të përballur me  stresin dhe frikën… ku  çdo ditë jtojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo. Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë. Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”. Apo…?!
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës. Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të ushtrisë ruse, janë enorme.
Se këndejmi, askush me shumë se ne shqiptarët, ndoshta nuk i ndjen dhe përjeton dhëmbjet, traumat ose vuajtjet e popullit martirë dhe heroik të Ukrainës, por gjithashtu ndjejmë dhimbje dhe keqardhje të thellë edhe për viktimat ruse. Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë shtetrore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.
Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundishme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe shtetit tonë ëmë (Shqipërisë), e sidoms falë SHBA-s, Natos ose Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës. Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania  serbe. Ky është lajmi kryesor për çastin ose momentin.
Por, ironia e tërë kësaj të arriture epokale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe shqiptarët, sikur i harruan shumë shpejt vuajtjet ose të kaluarën e tyre së bashku me vlerat dhe sakrificat e djemve dhe vashave me të mira të kombit!
U harruan lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-së bashku me angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik të SHBA-së, Natos ose Perëndimit për Kosovën dhe shqiptarët. Sikur u harruan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh. U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta. “Miqtë e mi, nuk vritët vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta.” (Platoni)
 Ndryshe nga kjo, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike: Asnjë shtet, asnjë popull, asnjë komb, fe, kulturë, person ose individ, nuk janë të autorizuar nga Zot dhe natyra, për të sunduar, dominuar ose qeverisur me të tjerët, por të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë para Zotit, ligjit dhe natyrës.
E kuptoj se nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të një “jete pluraliste ose demokratike” të ndodhur dikund në mes krimit dhe fasadës.S’ka gjë më të ankthshme, me të keqe dhe më stresuese se kjo. Luftërat jo rrallë janë edhe tregti, bisnes, profit ose trofe horrash, maskarënjësh, matrapazësh, tiranësh ose diktatorësh të ndryshëm, tha dikur Napoleon Bonaparta.
“Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)
 Nuk po dij…?!
Të mirëmbahëmi, të ushqehëmi, rritëmi dhe shtohëmi sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikorë ose aritmetik?, të shtrihëmi dhe zgjërohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik dhe gjeografik?, apo të ndahëmi (coptohëmi) ose pjesëtohemi sërish, duke e bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa në favot të mbrotjes, tkurrjes dhe sigurisë? Si duket kjo është dilema kryesore e Kosovës dhe shqiptarëve për çastin ose momentin.
Disa thonë se serbët sërish po kërkojnë luftëra ose konflikte të reja kundër Kosovës dhe shqiptarëve!
Ata po kërkojnë edhe koncesione ose kompromise të reja të Kosovës dhe shqiptarëve deri në atë masë, saqë të zhbëhet ose të ndahet dhe coptohët tërësisht shteti i Kosovës, i ngritur dhe krijuar me lumenj gjaku, si dhe me viktima dhe sakrifica të panumërta njerëzore dhe materiale të shqiptareve.
Serbët i kanë humbur luftëtat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombëve) dhe shtetëve tjera. Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithëmonë, apo….!?
Si të kapërcehet ylberi ? Apo, si t’ia bëjmë me serbët?, shtrohet pyetja.
Me  “Gomarin nga Marsi” te K. Trebeshines, me “Rilindjen” e Edvin Rames , me “Gorrillat e UCK-s” ose “barbarin (barbarët) e ri” të  filanit dhe fistekut, apo…?!
Për bindjen dhe mendimin tim personal, ekzistojnë disa opsione, solucione ose formula të ndryshme alternative, distopike, intrinznike dhe ekstrinznike-përballë këtij ekuacioni të komplikuar me shumë të panjohura dhe të paprituara: E para: T’i mposhtin ose shkatërrojmë armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, duke shtuar numrin e miqve dhe aleatëve tanë si armiq kundër tyre, sipas asaj se “arma me e fortë kundër një armiku, është një armik tjetër kundër tij.”? E dyta: T’i mundim ose mposhtim armiqtë tanë shekullor ose gjakatar me edukatë, moral, kulturë, politikë dhe diplomaci të kualifikuar, profesionale, intelektuale, komolementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, superlative ose intelegjente, duke i bërë kështu miq, partner, aleat, anticipant dhe participant të popullit, shtetit dhe pushtetit të Kosovës? E treta: T’iu besojmë ideve, terorive, doktrinave, formulave ose sintezave të ndryshme paqësore (pajtimtare), integruese, civilizuese, politike, diplomatike, shkencore ose humaniste të miqve dhe aleatëve të njohur të Kosovës dhe shqiptarëve? E katërta: Të futëmi në luftëra ose konflikte të reja dhe të pafundme me serbët në një kohë kur lufta shkatërrimtare ose apokaliptike e Rusisë-kundër Ukrainës etj.: Botën ose civilizimin tonë, sikur i ka sjellur buzë të të fikëtit ose një infrakti të përgjithshëm. Për të mos thënë këtu para një lufte të mundshme nukleare ose atomike në mes Natos dhe Rusisë, ose….?!
U mor vesh se, sipas John F.Kennedyt: Njerëzimi patjetër do duhej t’u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme,  t’i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Sikur e kanë nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse siç është lufta në Ukrainë etj.
“Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.”, tha dikur Albert Einsteini.
Teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato. Në të kundërten, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.
“Mua me duhet studuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë menyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.”, do thoshte dikur John Adamsoni.
Ne duhet t’i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktët e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.”, thotë në një rast N. Chomsky.
Ndonëse, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti. Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë venosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë. Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve. Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Ndërkohë që luftëtat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e lavdishme e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t’i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t’ i shpërfillim dhe injorojmë miqtë ose aleatët e tyre natyrorë ose historik.
Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara. Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit.”
Ndaj, sipas Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t’i parë dhe numruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj “anës tjetër” si Sizifi, por, edhe për t’i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijezuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufinjtë e tyre me të tjerët, si dhe për t’i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.
Ç’thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose intelegjente?
Politika, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemëve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut. Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera. Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj. Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimët, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj.
Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:”të vërtetat e përjetshme”), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.
Apo, çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë ? (kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator…?
Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë ? dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë…?
Kosovës dhe shqiptarëve, nuk iu duhet lufta ose konflikti i ri kundër serbëve ose dikujt tjetër.
Zoti, fati, natyra , gjeografia dhe historia, kanë vëndosur asisojit që me serbët dhe popujt tjerë sllavë, të jemi fqinjë ose komshi.
Të pajtohemi me ta dhe popujt tjerë sllavë pa fobi, paranoja, urrejtje, xhelozi, diktate, nënçime të ndryshme, cinizëm dhe injorancë….Ose, të luftojmë kundër tyre si burrat e jo si kurva!
Unë, jam skeptik dhe pesimist i madh -lidhur me  zgjidhjen  e duhur për tejkaklimin e problemit shekullor me serbë Me duket një obligim ose privilegj i madh  për ata ose ato që nuk kanë mundësi, fuqi, ideal, vizion , narracion, motiv, moral dhe autoritet global ose universal për t´levizur gjërat përpara dhe ndalur luftën e re (eventuale) në Kosove.
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe “gjuhën e Zotërave ose Perëndive” së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve….!?
Imagjinoni “mbinjerëzit” ose “spermenët” e pasur nga Veri-Perëndimi dhe pjesën tjetër të varfër dhe të pazhvilluara nga Jug-Lindja….!!!
Imagjinoni ose paramendojini sot politikanët ose diplomatët shqiptar ose kosovar, me “Trepçën, Ujmanin” ose fatët e kombit dhe atdheut nepër çantat ose valixhët e tyre “politike ose diplomatike…Nepër “kazinot e globit” në emër të “liberalizimit të vizave” dhe “integrimëve” të  ndryshme….!!!
Mos harroni se morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual, profesional dhe intelegjent, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen.
Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit, së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial, modelin pesëfaktorial dhe të ngjajshme, në kuadrin e faktorëve të tjerë rekonstruktiv, determinant ose paradigmatik.
Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.
Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose ‘arenë e gladiatorëve” të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.
Politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
 Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i vlerave, parimeve, kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Të zgjohemi….!
Nuk e dijë nëse lufta është alternativë ose tehuajësim i paqës dhe lirisë, apo paqëja dhe liria, alternativë ose tehuajësim i luftës?!, do pyeste dikur George Clemenceau.
Clemanceau i Francës së bashku me Orlandon e Italisë, Davide Llojd Xhorxhin e Britanisë së Madhe dhe Woodrow Wilsonin e SHBA-s, ishin figurat kyçe të “Traktatit të njohur (urbi et orbi) të Vërsajes” me 1919. Pasojat dihen ! (….)
U mor vesh se të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.m Ndaj, sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
Lufta asnjëherë nuk pyet, nuk vendos ose nuk përcakton se kush kishte të drejtë në luftë, por vetëm kush shpëtoi ose mbeti i gjallë nga lufta. Ndaj, mu për këtë ne gjithëmonë sikur dijmë, flasim dhe mendojmë me shumë mbi luftën, vdekjën ose rëniet heroike në fushën e nderit ose frontët e luftës, se sa për të gjallët, paqën, jetën dhe ardhmerinë tonë individuale dhe kolektive. Në të kundërten, sipas filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë politike: Largoni (largojini) politikën dhe diplomacinë e korruptuar, jointelegjente dhe joprofesionale nga lufta, nëse doni që çështjet, problemët ose konfilktët e ndryshme ndërshtetrore, ndërnacionale ose ndërkombtare (internacionale) të zgjidhën brenda pak javësh.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe motivin (motivimin) e njohur intrinznik dhe ekstrinznik së bashku me sjelljet ose reagimet e mençura, intelektuale, profesional, intelegjente, intelektuale, asertive (pozitiviste), racionale, kontemplative, komprehensive, të kordinuara, komplementare, suplementare ose superlative-përballë ambientëve, situatave ose atmosferave të ndryshme shpërthyese, konfliktuoze, violente, infantile ose patologjike, siç është lufta e Ukrainës etj.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t’ia besuar amaterëve dhe diletantëve politik dhe diplomatik, si dhe ushtarakëve joprofesional  ose komandantëve të luftës. Ndaj, përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.

PROBLEMET E SOTME TË SHKOLLËS, JANË SA TË VËSHTIRA AQ EDHE EMERGJENTE- Opinion nga FRAN GJOKA

 

Reformimi i shkollës është një sistem shumëplanësh dhe bashkëpunues i shumë faktorëve e aktorëve, ku japin ndikimin e tyre në forcimin cilësor të arsimit. Realisht sot sistemi që pretendon emrin, nuk po funksionon e për rrjedhojë mekanizmi i drejtimit dhe i menaxhimit subjektiv të arsimit ka ardhur gjithnjë në rënie. Arsimi nuk është një pirg reformash subjektive, që realisht kanë mbetur në letër, por është një projekt inteligjent që kërkon një menaxhim intelektual në rang qarqesh dhe bashkive të vendit.

Drejtimi i shkollës
nuk bëhet as nga militantët dhe as nga mësues të zakonshëm

Jo kushdo mund të bëhet drejtues arsimi, pavarësisht nga dëshira e mirë e njërit apo tjetrit. E parë në këtë këndvështrim mendojmë se militantizmi, e ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor të vendit. Përzgjedhja e kuadrit drejtues të arsimit, i thënçin me konkurs, kanë vepruar, duke emëruar gjithnjë mbi bazën e kritereve të tjera, si ato nepotike, partiake, e pse jo edhe korruptive e servile, të cilat e kanë kompromentuar rëndë realizimin e reformës, duke krijuar kështu mendimin e gabuar se drejtor shkolle, arsimi rajonal apo vendor mund të bëhet kushdo. Në këtë kuptim, është paradoksale dhe i afrohet një shërbim i keq institucionit të arsimit dhe të ardhmes së tij, ku drejtori, që ka fituar të ashtuquajturin konkurs, ka më pak përvojë e përgatitje shkencore e pedagogjike sesa kolegët e tjerë. Është shkruar e shkruhet, është folur e flitet shumë për drejtimin, për drejtuesit e shkollave. Sa e si përzgjidhet drejtuesi? Sa efektiv e mjeshtëror është ai? Faktet dëshmojnë se konkurset apo opinionet, rekomandimet në emërime janë larg atyre që kërkon realiteti, koha, kërkesat në shërbim të reformimit. S’ka më të çmuar e realist se syri i kolektivit. Përse? Zotësia apo specializimi, posti drejtues efektiv rrezaton në kolektiv. Ai që merr postin e drejtorit a të drejtoreshës ka peshën e malit mbi supe. Pra, trinomi: Sinqeriteti, zotësi, dhe përkushtim, ia kalojnë çdo “konkursi”, çdo hamendësimi opinionesh nga lart. “Një shembull në praktikë, – thoshte ideologu i shquar Sami Frashëri,- është më mirë se një mijë fjalë të bukura”. Shembulli rrezaton aftësinë, taktin, vlerat, shpirtin krijues dhe nxit, organizon kolektivin pedagogjik. Drejtuesi me grada e konkurse (Sigurisht edhe këto duhen) por që i mungon shembulli i reformës, sinqeritetit e provat e përditshme si veprimtar, kurrsesi nuk gëzon respektin e trupës pedagogjike. Korrektësia drejtuesit nuk i falet të bjerë në grackën e konfromizmit apo të bajraktarizmit. Drita e dijeve rrezaton, kur udhëheq shembull, me kompetencë, si prijës e masovik. Problemet e sotme të shkollës janë sa të vështira aq edhe emergjente. Të bëjnë përshtypje qoftë drejtues të qeverisë, qofshin drejtues shkollash ku flasin “me duhet” , “duhet”, “edhe duhet”! Koha dhe dukuritë kanë nevojë për veprues reformues, vetëveprues, shëmbëllim në praktikë, takt, durim, e mbi të gjitha masivitet e premtim të punëve me kolegët, me prindërit. Takti i drejtuesit dhe i mësuesit është parësor, ku të shoqëruar me përkushtim e “peshoren” e fjalës, sigurisht të çojnë në arritje. Puna pa zotëruar atë çka e kërkon realiteti e koha ngjan me pemën pa kokrra. Kërkesat e reja kërkojnë përkushtim të ri, vlerësim serioz të dukurive.

Pesha dhe përgjegjësia e një drejtuesi shkolle
është e madhe, ajo kërkon zotësi drejtimi dhe kualifikim të lartë

Shtrojmë pyetjen: -Sa psikolog është drejtori, po mësuesi? Pesha e rëndë në shërbim të edukimit nuk arrihet me konstatime, me këshilla, por me durim, veprim, e mbi të gjitha me zotërim të punëve të njohjes së kolegëve (vlerave e halleve) të njohjes së nxënësve të kulturës e traditave të familjeve të nxënësve. I ashtuquajturi portal “Mësues për Shqipërinë” është huazuar keq në arsim. Është paradoks i vërtetë praktikimi i kësaj formule famëkeqe për mësuesinë shqiptare, ku fare mirë dihet se në Itali dhe në disa vende të BE bazohet në meritë dhe është vërtetë kuptimplotë.
Për Italinë, mësuesit shkojnë ku ka nevojë vendi, sepse mësuesit motivohen dhe u krijohen kushte optimale për punë e jetesë. E kundërta po ndodh në sistemin tonë arsimor ky portal po shërben si fasadë djallëzore e MAS, DARP, DAVP, ku si pasojë ka sjellë një paligjshmëri të vërtetë, që po i bëhet me emërimet dhe shkarkimet e mësuesve.
Me keqardhje shikojmë aty-këtu liberalizëm të theksuar në veprimtarinë mësimore edukative të punës në shkolla shtetërore, ndryshe po ndodh në disa nga shkollat private, ku zotëron rregulli dhe disiplina në kuota optimale. Kurse në disa nga shkollat publike mungon kërkesa unike e llogarisë ndaj nxënësve dhe informacioni i prindërve për shkelje disiplinore në shkolla. Adoleshenca e sotme është futur rrugës inkriminimit dhe prindërit heshtin apo s’dinë të punojnë me fëmijët në aspektin edukativ.
Me keqardhje dëgjojmë çdo ditë ngjarje makabre të adoleshentëve në rrethinat e shkollës dhe jashtë saj, që po trondit çdo ditë mbarë opinionin publik shqiptar. Me keqardhje vëmë re, MAS nuk ka impenjimin e duhur për të parë nëse është e domosdoshme një ndërhyrje e tillë në reformimin e kuadrit drejtues në të gjitha hallkat e sistemit para universitar. Kemi plot raste të vërtetuara, për veprime abuzive, nga media e shkruar dhe auovizive. Me këtë sistem arsimor çdo ditë në rënie, shtrohet detyrë të përzgjedhim drejtues që kanë guxim intelektual, persona jopolitik dhe që janë kundër konformizmit, të jenë racional dhe të realizojnë dy synime te mëdha: Aktin e pastrimit, dhe të ndryshimit, duke filluar nga drejtimi në shkolla, në rang rajonal dhe vendor të vendit. E themi këtë, se kemi drejtues rajonal dhe vendor që kanë hyrë në vitin e tetë apo të dhjetë të punës, pa kontribuar në asnjë fushë të kërkimit shkencor, pedagogjik e didaktik, në një kohë që kemi plot breza të tërë të rinjsh që janë të shkëlqyer në një apo dy mastra shkencorë apo profesionalë, e që mbahen larg institucionit të arsimit rajonal apo vendor të vendit.

Administrata e arsimit
ka shumë shkresa burokratike dhe pak zgjidhje konkrete

Me keqardhje shikojmë një administratë të fryrë rajonale dhe vendore, që fatkeqësisht janë kthyer vetëm në zbatues të shkresave dhe vendimeve burokratike që vijnë nga lart dhe që në shkolla pak ose aspak shkojnë. Çdo gjë ka mbetur në besimin absolut të drejtuesve të shkollave, ndërsa me mësuesit dhe vështirësitë e punës së tij me nxënësit nuk merret askush. Fatkeqësisht, u hoq kontrolli inspektoratit rajonal të arsimit. Mendoj se ishte një gabim i rëndë i MAS. Shpresoj të rikthehet, sepse drejtuesit dhe mësuesit në shkolla do të jenë më impenjativ për punën e tyre mësimore-edukative.
Sado të flasim e të shkruajmë, përsëri është politika që ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemin arsimor, janë simpatizantët drejtues të arsimit që po e mbajnë gjallë politikën e ditës në arsim. Është folur dhe shkruar për ngarkesën mësimore të mësuesit dhe të nxënësit, për peshën e rëndë të çantës, për Altertekstin që është kritikuar gjithnjë dhe Ministria hesht, për librat e mbingarkuara me materiale pa vlerë, për asimilimin e vështirë të marrjes e njohurive, për uljen e numrit të nxënësve në klasa etj. Konkretisht çfarë po ndodh në tekstet shkollore? Ku janë vlerat intelektuale e kombëtare? Po bota akademike pse hesht përballë këtyre fakteve që na shqetësojnë? Vazhdojmë të kopjojmë librat e vendeve të tjera të botës, kur kemi programet tona mësimore edukative, të cilat mund të përshtaten fare mirë, duke ruajtur kulturën, pavarësinë edhe mbi të gjitha vlerat tona të çmuara kombëtare.
Për të shkuar në rrënjët e problemit, duhet të kthehemi tek qëllimi themelor i mungesës totale të menaxhimit intelektual të arsimit, që me keqardhje themi se askush nga drejtuesit qendror apo vendor s’e kanë marrë ende seriozisht dhe të kemi një përgjigje urgjente se si duhet ndryshuar, drejtuar dhe administruar në të ardhmen e shpejtë arsimi ynë kombëtar. Ajo që e vyshk shpirtin e arsimit, pa mëdyshje është politika. Përse? Sloganet boshe, formalizmi, këshillat falsë, fjalori i shthurur e amoral i politikanëve, grindjet e shpifjet e tyre ndaj njeri-tjetrit, ashtu sikurse tik-toku e celulari bëjnë të kundërtën e edukimit, e shfuqizojnë rolin e mësuesit e të drejtimit të shkollës. Fëmijët sot kanë ngarkesë të madhe jashtë librave e punëve të mira në klasë a shkollë. Përse? Shumicën i tërheq shembulli negativ. Pra, sistemi i arsimit kurrsesi nuk përparon pa gjetur “çelësin e shpirtit” të arsimit. Çelësi i shpirtit është dëshmia e suksesit, është shtylla kurrizore e sistemit të arsimit.
Faktet dëshmojnë se çelësi i drejtimit është ndryshkur, ka nevojë të gërshetohet me blerimin e shpirtit në drejtim të dijeve e të edukimit. Sa lexojnë e zbatojnë drejtuesit? Sa fryte u jep ecuria konkrete në shkollë e komunitet? A kanë shkallën e vërtetë të një vatre komunitare: me veprimtari, me dhomë muze, me histori shkolle?! Çdo ditë mbetet që drejtuesit të mbajnë pasqyrë për ecurinë reformuese, mësimore-edukative.
Shërimi më i çmuar i kombit e i brezave është që me zell e veprime konkrete të reflektojnë shpirti i sistemit bashkëkohor të arsimit. Flitet e shkruhet për seminare, për reformim, për evidenca e planëzime, për rolin edukativ të nxënësve. Sigurisht kjo është anë e mirë dhe vlen, por nëse vlerësojmë frytet e gjendjen konkrete e aktuale të arsimit duken sheshazi e në plotësi boshllëku edukativ, formalizmi e burokratizmi pedagogjik janë të veshur me qyrk demokratik. Përse? Nën petkun e lirisë, të lidhjeve të ngushta me nxënësit e të mbajtjes afër mësuesve frenohet, tulatet bien në formalizëm, kurse drejtuesi bie në konformizëm. Pra, nxënësi di të respektohet, vlerësohet, por kurrsesi nuk duhet heshtur e tulatur para dukurive negative, para shfaqjeve të pahijshme, para përsëritjes së gabimeve. Autoriteti, lidhjet formale, mos guximi për t’u përballur e vyshkin, e thajnë autoritetin dhe shpirtin e arsimit. Një i moshuar na tha: ” Arsimi në ditët tona është gati si lisi pa lena e si i sëmuri që i dhemb zemra. Lisi pa lena shpejt mbetët i tharë, i sëmuri rëndë nga zemra shpejt ndërron jetë”.
Zotësia e mjeshtëria pedagogjike e psikologjike e drejtuesit të shkollës dhe e mësuesit matet me punë që bën e frytet që korr me të vështirat, me tipat që sjellin probleme në shkollë në komunitet. Sigurisht që mendja e nxënësit është nën sulmin e internetit, tik-tokut e të plot dukurive negative që shfaqen në ekrane me fjalorin bajat e tepër vulgar, të mjaft politikanëve, deputetëve, analistëve që grinden etj. Sistemi arsimor pretendon emrin, po shpirti i arsimit? Ky shpirt merr jetë nga drejtimi korrekt, krijues e i guximshëm, nga vetëmohimi e vetë kualifikimi, në proces në punën frytdhënëse mësimore-edukative.

Njohja nga Pesë Vendet e BE-së: Parakusht i Domosdoshëm për Avancimin e Kosovës drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO- Nga Prof.Dr.Fejzulla BERISHA

Njohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që ende nuk e kanë njohur shtetin kosovar është një faktor kyç dhe pengesë domethënëse për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Këto shtete, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të BE-së, janë: Spanja, Sllovakia, Rumani, Greqia, dhe Qipro. Çështja e njohjes së Kosovës ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e politikave të BE-së, duke krijuar një situatë ku një vend anëtar mund të bllokojë përparimin e një shteti të kandiduar. Ky fenomen ka pasur një ndikim të madh në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, dhe gjithashtu në marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera dhe aleatët ndërkombëtarë.

Njohja e Kosovës është një çështje që ka mbetur në qendër të politikës ndërkombëtare, dhe për të kuptuar më mirë si ndikon kjo, duhet të analizojmë disa aspekte kyçe: ndikimi në diplomacinë ndërkombëtare, ngërçet në lidhje me qëndrimet e shteteve të BE-së, ndikimi në mundësitë e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare si NATO dhe BE, dhe ndikimet e politikave të brendshme të vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën.

Për të kuptuar pse njohja është kaq e rëndësishme për integrimin e Kosovës në BE, duhet parë se si funksionon procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. BE ka një politikë të përbashkët për shtetet që dëshirojnë të anëtarësohen. Ky proces përfshin disa faza, duke përfshirë hapjen e kapitujve të negociatave, përmbushjen e kushteve të caktuara për çdo kapitull, dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë për bashkëpunim të ngushtë dhe pjesëmarrje të plota në politikat dhe mekanizmat e BE-së.

Njohja e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së është thelbësore për sigurimin e një qëndrimi të unifikuar dhe të bashkërenduar nga ana e BE-së ndaj Kosovës. Mungesa e njohjes ka bllokuar hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim, pasi disa shtete të BE-së, të cilat kanë refuzuar njohjen e Kosovës, mund të përdorin të drejtën e veto për të penguar hapjen e kapitujve të rinj.

Spanja ka qenë një nga shtetet më të mëdha që ka kundërshtuar njohjen e Kosovës, dhe kjo është ndikuar kryesisht nga çështja e Katalonisë. Katalonia, një rajon autonom në Spanjë, ka kërkuar shpalljen e pavarësisë, duke shkaktuar tensione të mëdha me qeverinë e Madridit. Spanja është shumë e shqetësuar që njohja e Kosovës mund të krijojë një precedent për rajone të tjera që kërkojnë pavarësi, si Katalonia, dhe mund të rrezikojë integritetin e saj territorial. Ky qëndrim ka pasur ndikim të madh në BE, pasi Spanja, si një shtet anëtar i rëndësishëm, ka përdorur ndikimin e saj për të bllokuar çdo mundësi për njohjen e Kosovës brenda BE-së.

Në një kontekst të gjerë, Spanja ka theksuar nevojën për një qëndrim të fortë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, duke e lidhur atë me çështjen e Kosovës. Ky qëndrim ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit të Kosovës, duke i dhënë mundësinë Serbisë të mbajë një aleat të fuqishëm në bllokimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Greqia, po ashtu, ka refuzuar njohjen e Kosovës për një sërë arsyeje, përfshirë çështjet e stabilitetit të Ballkanit dhe ndikimin që mund të ketë një njohje e Kosovës për statusin e disa rajoneve të tjera. Greqia ka pasur një politikë të mbështetjes për Serbinë, për shkak të marrëdhënieve tradicionale të ngushta ndërmjet dy vendeve dhe për shkak të shqetësimeve për minoritetet dhe rrezikun e krijimit të precedentesh të mundshme për kërkesa të tjera territoriale në rajon.

Greqia ka parë njohjen e Kosovës si një rrezik për integritetin territorial të Serbisë, dhe për këtë arsye ka përdorur ndikimin e saj për të bllokuar çdo mundësi për njohjen e Kosovës brenda BE-së. Kjo ka krijuar një situatë ku BE ka pasur një ndarje të brendshme dhe një qëndrim të papajtueshëm për sa i përket njohjes dhe integrimit të Kosovës.

Sllovakia dhe Rumania janë shtete të tjera që kanë kundërshtuar njohjen e Kosovës për arsye të ngjashme me ato të Spanjës dhe Greqisë. Të dy shtetet kanë pasur një qëndrim të fortë pro-Serbisë, duke theksuar që njohja e Kosovës mund të krijojë një precedent për rajonet tjera që mund të kërkojnë pavarësi.

Sllovakia, për shembull, ka theksuar shqetësimin e saj për stabilitetin e Ballkanit dhe për mundësinë që njohja e Kosovës të nxisë tendenca të ngjashme në rajone të tjera. Rumania ka pasur një qasje të ngjashme, duke argumentuar se njohja e Kosovës mund të shkaktojë destabilizim në rajon dhe mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e Rumanisë me Serbinë, një shtet me të cilin ka ndërlidhje historike dhe strategjike.

Njohja e Kosovës është një çështje thelbësore për pjesëmarrjen e saj të mundshme në NATO. Pavarësisht se Kosova është një partner i ngushtë i NATO-s dhe ka bashkëpunuar me Aleancën për shumë vite, njohja e plotë nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s është një kërkesë e rëndësishme për t’u bërë pjesë e Aleancës Atlantike. Disa shtete anëtare të NATO-s, si Spanja dhe Greqia, janë kundër pranimit të Kosovës, duke argumentuar se ky proces do të minonte stabilitetin e rajonit dhe do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet me Serbinë.

Rumania ka qenë një shtet që ka pasur një pozicion të ngurtë kundër pranimit të Kosovës në NATO, duke shprehur shqetësime për mundësinë që ky proces të shkaktojë pasiguri në rajon. Sipas Rumanisë, pranimi i Kosovës në NATO mund të krijonte tensione me Serbinë dhe mund të rrezikonte ekuilibrin e sigurisë në Ballkan. Ky qëndrim ka pasur një ndikim të madh në mundësitë e Kosovës për të u bashkuar me NATO-n, duke ndikuar në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Aleancës Atlantike.

Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme diplomatike për të ndryshuar qëndrimet e shteteve që ende nuk e kanë njohur, përmes fushatave ndërkombëtare dhe aleancave strategjike. Kosova ka përdorur mbështetje të fuqishme nga aleatët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë pasur një angazhim të fortë për të mbështetur njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Njohja e Kosovës nga këto shtete është një çështje kryesore në procesin e dialogut me Serbinë, i cili është ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga ShBA. Kosova ka qenë e angazhuar për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë, që mund të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, shtetet që ende nuk kanë njohur Kosovën kanë përdorur këtë si një kartë të fuqishme për të ushtruar presion ndaj Kosovës dhe për të kërkuar koncesione nga ana e Kosovës dhe Serbisë.

Në përfundim, njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur është një çështje kyçe për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Pavarësisht përpjekjeve të Kosovës dhe diplomacisë ndërkombëtare, kjo çështje mbetet një pengesë e madhe dhe një burim tensionesh brenda BE-së. Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë një politikë diplomatike të angazhuar, duke mbështetur aleancat ndërkombëtare dhe duke kërkuar mundësi për të arritur njohjen nga shtetet që ende janë të ngurtë në qëndrimet e tyre.

Aforizmi i ditës- 24 dhjetor 2024

It is in pardoning that we are pardoned.

Francis of Assisi

Nëpërmjet faljes ne jemi të falur.

Françesku i Asizit


Send this to a friend