VOAL

VOAL

Prokuroria e Specializuar: OVL e UÇK-së, e përfshirë në aktivitete që minojnë administrimin e drejtësisë

September 23, 2020

Komentet

Incidenti në takimin e Londrës, PD: Protestuesit u keqtrajtuan, ora e fundit e narkoshtetit po afron

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Londër, ku, sipas deklaratës së saj, kryeministri Edi Rama dhe “mercenarët” e tij përdorën dhunë ndaj protestuesve shqiptarë që po ushtronin të drejtën e protestës në kryeqytetin britanik.

PD e ka akuzuar Ramën për “krim të dyfishtë”, duke thënë se ai ka përdorur forcën e policisë britanike për të mbrojtur veten nga bashkëatdhetarët.

Në reagimin e saj, PD theksoi se Rama do të mbahet mend si kryeministri që, pasi “i përzuri” shqiptarët nga vendi, i “dhunoi dhe keqtrajtoi” ata në vendin e tyre të adoptuar. PD e cilësoi dhunën si të papranueshme dhe e quajti përgjegjës kryesor Edi Ramën, duke e akuzuar për përdorim të forcës në emër të një “narkoshteti”.

PD gjithashtu ftoi shqiptarët të bashkohen në një marshim në Tiranë më 26 nëntor, për të kërkuar largimin e kryeministrit dhe për të protestuar kundër qeverisjes së tij.

Reagimi i plotë:

Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.
Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.
Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.
Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.
Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama.

Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.

Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.

O sot, o kurrë!

bw

Ukraina godet me raketa britanike brenda Rusisë, vret një gjeneral të lartë të Putinit dhe 500 ushtarë koreano-veriorë

Një gjeneral i lartë rus, së bashku me 500 ushtarë të Koresë së Veriut, dyshohet se janë vrarë nga raketat britanike Storm Shadow në një sulm të fundit në tokën ruse.

Sulmi i nisur nga Ukraina eliminoi gjeneralin Valery Solodchuk dhe gjithashtu rezultoi me 18 oficerë të Putinit të raportuar të humbur, me 18 të tjerë të plagosur.

Raportet e mëparshme sugjeruan se një gjeneral i Kim Jong-un ishte plagosur gjithashtu në sulm, ndërsa ai komandonte trupat që mbështesin agresionin në Ukrainë, sipas Daily Mail.

Sulmi i kryer nga Ukraina ishte hera e parë që raketat e Mbretërisë së Bashkuar Storm Shadow u përdorën në objektiva thellë brenda Rusisë.

Kuptohet se raketat kishin goditur një post komandë dhe një objekt ushtarak të Putinit me shkallën e humbjeve ruse që tani pretendohet të jetë e konsiderueshme.

Autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar ende humbje të cilat do të ishin të rënda si për Rusinë ashtu edhe për Korenë e Veriut.

Moska kërcënoi gjithashtu se përdorimi nga Ukraina i raketave të furnizuara nga NATO nënkuptonte se Putini mund të kundërpërgjigjej në mënyrë legjitime me raketa bërthamore. bw

Rama i dhunoi në Londër- PD: Të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar gjatë ditës së sotme ndaj shqiptarëve të lirë që kishin dalë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.

Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama, si antishqiptar i vërtetë, kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri qytetarët nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

‘Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij. Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë. Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit’, thuhet në deklaratën e PD.

‘Ditën e martë ora 17:00,  ftohen të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës’.

Deklaratë e Partisë Demokratike te Shqipërisë

Edi Rama, me mercenarët e tij dhunoi sot në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ata që kishin dalë për të ushtruar paqësisht të drejtën e protestës.

Si antishqiptar i vërtetë dhe frikacak i lindur, atij i duhej policia britanike për t’u mbrojtur nga bashkëatdhetarët.

Sot, ai kreu krimin e dyfishtë, pasi i përzuri nga vendi i tyre, i dhunoi në vendin e adoptuar.

Edi Rama do mbetet në analet e turpit të historisë si kryeministri që, pasi i ka përzënë nga vendi, dhunon dhe keqtrajton bashkëkombasit e tij.

Partia Demokratike e dënon me forcë dhunën e ushtruar kundër shqiptarëve të lirë.

Mercenarët që dhunuan në emër të Ramës janë vetëm masha mjerane të narkoshtetit.

Ndërkohë që, përgjegjësi i vetëm, ai që do përgjigjet deri në një për dhunën ndaj qytetarëve shqiptarë dhe britanikë, është Edi Rama.

Ora e fundit të tij dhe narkoshtetit që e kishte marrë me vete në Londër si cirk personal, po afron.

Të martën, në ora 17:00, ftojmë të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit dhe burracakut të Londrës.

O sot, o kurrë!

sn

Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Osmani gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e pranisë së NATO-s në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë e vendit.

“Prania e NATO-s nëpërmjet KFOR-it ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë e Kosovës, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”,tha ajo.

Shefja e shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për rolin e Aleancës Veriatlantike, në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtoi se angazhimi i Aleancës është kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vjosa Osmani, ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me organizatën më të madhe ushtarake në botë. sn

‘Bojkot mësimit’- Protesta për vrasjen e Martinit pritet të përshkallëzohet

Përpara shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, grupi i prindërve organizatorë të protestës pas vrasjes së Martin Canit, ka mbajtur një komunikim për mediat. Gjatë fjalës së tij, një nga organizatorët, Migen Qiraxhi ka ripërsëritur kërkesat drejtuar qeverisë për një shkollim dinjitoz për të gjithë.

Më tej, Qiraxhiu ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet në orën 17:00 të hënën teksa ka shtuar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen s’do të largohen nga sheshi dhe madje do ta konsiderojnë dhe bojkotin e mësimit.

Migen Qiraxhi, përfaqësues i shoqërisë civile: Me rastin tragjik të humbjes së jetës së Martinit, ditën e enjte, ne prindërit që kemi fëmijët në shkolla, zhvilluam marshimin protestë. Të tronditur dhe të pikëlluar për vrasjen e Martinit, artikuluam disa kërkesa për institucionet përgjegjëse, kërkuam dorëheqjen e ministres së arsimit. Ta paktën do të krijonte precedentin e të mbajturit përgjegjësi. Dorëheqja kërkon integritet. Kjo ministre nuk ofron veç zgërdhirje dhe arrogancë. Për këtë dhe pikat e tjera, do të jemi të hënën para Ministrisë së Arsimit për të thënë se nuk e tolerojmë këtë model dhe nuk do të presim që një ngjarje tjetër të ndodhë.

Ndaj kërkesat që kemi, prekin disa prej problematikave kryesore që përballen shkollat sot:

–Shtimi i buxheti për arsimit në 5 % të GDP-së.

–Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështeës.

–Rritja dhe plotësimi 100% i shkollave me psikologë, në raportin psikologë për 200 nxënës.

–Qëndrimi i nxënësve në hapësirat e shkollave deri në orën 16:00 duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat.

–Zbatimi emergjent të rregullimit për heqjen e telefonave në orët e mësimit.

–Miratimi i legjislacionit për filtrat parandalues të përmbajtjeve me gjuhë dhune, urrejtje për fëmijët në moshën nën 14 vjeç.

–Secila shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë.

–Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve, ku të ndërlidhen të gjitha hallkat.

Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit. Këto kërkesa, për një shkollim dinjitoz për të gjithë. Nuk do të largohemi nga sheshi derisa kërkesat të plotësohen. Nëse ministria dhe qeveria vijon me të njëjtat neglizhime dhe arrogancë do të konsiderojmë dhe bojkotin e mësimit si formë të reagimit tonë. Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së ditës së hënë. sn

Tiranë, studiuesit publikojnë në Kuvendin e tyre Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe

VOA/Ilirian Agolli

Në Tiranë, u zhvillua Kuvendi Kombëtar për gjuhën shqipe, ku morën pjesë shumë studiues dhe ku u paraqit Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, një projekt katërvjeçar, ku dhanë ndihmesën e tyre dhjetëra gjuhëtarë nga Tirana, Prishtina e Shkupi. Fjalori i ri ka dy herë e gjysmë më shumë fjalë se sa Fjalori i mëparshëm i botuar mbi 4 dekada më parë. Gjuhëtarët pohuan se ky fjalor i ri do të ndihmojë shumë përdoruesit e saj të gjitjë profesioneve, si dhe vet gjuhën shqipe përballë rreziqeve të komunikimit në kohët e sotme.

Gjuhëtarë dhe akademikë të njohur të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u bashkuan në një Kuvend Kombëtar të Gjuhës Shqipe në Tiranë, ku u diskutua mbi sfidat e gjuhës në shekullin XXI dhe u publikua Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe.

Ky fjalor ka gjithsej 10 mijë faqe A4, me 124 mijë njësi, mes të cilave 103 mijë fjalë, dy herë e gjysmë më shumë se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” i vitit 1980, 5 mijë emërtime, 3 mijë⁠ njësi leksiko-gramatikore të fshehura, ⁠11 mijë e 500 njësi frazeologjike, ⁠1 mijë e 400 shprehje të huaja të paasimiluara, ⁠1 mijë e 200 shkurtesa, si dhe mbi 40 mijë vargje sinonimike.

Drejtuesi i projektit të Fjalorit, akademik prof. dr. Valter Memisha, drejtori i Institutit të Gjuhësisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, tha se është mbyllur me sukses faza e parë e projektit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe.


“Leksiku i shqipes është rritur ndjeshëm si pasurim i brendshëm dhe si pasurim i jashtëm. Është hedhur në qarkullim një pasurim me dhjetëra mijëra njësi nga ligjërimi i folur popullor. Ka njohur rritje të jashtëzakonshme fjalëformimi, ku dallojnë fjalëformimet sistemore, krijimi i vargjeve të plota leksikore, të ndërtuar kryesisht me brumin dhe me mjetet fjalëformuese të vet shqipes. Janë futur në përdorim të gjerë mijëra e mijëra terma dhe sisteme terminologjike për fusha të ndryshme të dijes dhe të teknikës. Huazimi po ashtu është zhvilluar mjaft”, tha zoti Memisha në Kuvend.

Gjuhëtarët vlerësojnë se shqipja është nën presionin e komunikimit globalist, për shkak edhe numrit të përdoruesve të saj dhe fjalori i madh e ndihmon atë në përballimin e rrethanave të reja dhe dokumenton pasurimin e gjuhës shqipe.

Profesori i njohur i gjuhësisë shqipe, akademik Emil Lafe, thotë për Zërin e Amerikës se kishte ardhur koha për një fjalor të ri, sepse gjuha shqipe dhe fjalori i saj në katër dekadat e fundit janë zhvilluar me shpejtësi dhe në të kanë hyrë mjaft fjalë të reja.

“Gjithë zhvillimi i gjuhës duhet të pasqyrohet në Fjalor, sepse ka rëndësi që të dihet saktë kuptimi i fjalëve, shkrimi i tyre, përdorimi i tyre. Sot u paraqit ky Fjalor i Madh i Gjuhës Shqipe. Është vërtet një punë e mrekullueshme e kolegëve tanë, një punë e lavdërueshme, por fjalorët janë vepra që kanë nevojë gjithmonë për plotësime, për saktësime dhe për një punë të vazhdueshme me to”, tha zoti Lafe.

Fjalori u realizua bashkarisht nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, disa universitete e institucione shkencore në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Universiteti i Palermos e Universiteti i Kozencës në Itali etj.

Studiuesi Sejdi M. Gashi, një nga përfaqësuesit e Institutit Albanologjik të Prishtinës në Kuvend, thotë për Zërin e Amerikës se Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe dëshmon një punë të jashtëzakonshme mëse katërvjeçare kryer nga një grup i gjerë profesionistësh të shkallës më të lartë nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, si një detyrim kombëtar dhe profesional.

“Tani kemi këtu një kurorëzim të kësaj pune, që e vlerësoj si një punë mjaft të arrirë dhe e dobishme. Është një rrugëtim me kohën, sepse krahas jetës së përgjithshme shoqërore edhe gjuha është një proces dinamik e në lëvizje, në pasurim dhe ndryshim të vazhdueshëm. Ndaj ne e kemi parë të arsyeshme që t’u bëjmë ballë rrethanave dhe kërkesave të kohës me mundësitë tona, me potencialet tona gjithëkombëtare në Shqipëri, Kosovë e shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e gjithandej. Kemi bashkuar forcat e dijet tona dhe kemi nxjerrë si produkt Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe”, tha zoti Gashi.

Për këtë fjalor punuan mbi 55 bashkëpunëtorë e 25 hartues, me një redaksi prej 10 leksikografësh me përvojë. Fjalori pritet të botohet në letër vitin e ardhshëm, ndërsa platforma elektronike e saj është shumë lehtë e arritshme dhe cilësohet si një ndihmë e madhe për gjithë përdoruesit e saj anembanë globit.

Gjatë Kuvendit për gjuhën shqipe studiuesit shprehën shqetësimin për rreziqet që vijnë nga keqpërdorimi i shqipes dhe masat administrative, që sipas tyre, duhen ndërmarrë për ta mbrojtur këtë pasuri të madhe.

“Euro Natur”, shqetësim se zona Vjosë-Nartë kërcënohet nga ndërtimi i Aeroportit të Vlorës

VOA/Raimond Kola

Organizata europiane për Ruajtjen e Natyrës “Euro Natur” shprehu shqetësimin se “zona e Vjosë-Nartës në Shqipëri, njohur për shumëllojshmërinë e shpendëve dhe lagunat, përballet me kërcënime serioze nga ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”.

Në një raport mbi biodiversitetin në Ballkanin Perëndimor të sapopublikuar “Euro Natur”që është bërë pjesë e një rrjeti me disa organizata shqiptare për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri thotë se “ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesë e një vizioni të gjerë për ta shndërruar këtë strehë të pasur me biodiversitet në një qendër turizmi dhe infrastrukture, kërcënon të shuhen zërat e gjallë të lagunës”.

“Rivlerësimi i zonave të mbrojtura nga qeveria për të lehtësuar projektin e aeroportit ka përjashtuar 310 hektarë habitat të rëndësishëm në jug të vendit, duke shqetësuar ambientalistët”, thuhet në raportin e organizatës.

Sipas autoriteteve shqiptare Aeroporti i Vlorës do përfundojë punimet brenda këtij viti dhe do të jetë operacional verën e vitit 2025.

Por si dëshmojnë pamjet me dron të filmuara nga Zëri i Amerikës këto ditë, punimet e deritanishme janë larg pritshmërisë që aeroporti të përfundojë brenda këtij viti.

Punimet për Aeroportin e Vlorës

Punimet për Aeroportin e Vlorës

Autoritete shqiptare shpërfillën një kërkesë të Konventës së Bernës, shtatorin e vitit të shkuar, që të ndërpriteshin punimet për Aeroportin, derisa të zhvillohej një Vlerësim i ri i Ndikimit në Mjedis.

Disa organizata mjedisore po zhvillojnë një betejë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kanë paditur një seri institucionesh qeveritare për procedurat e ndjekura për projektin e ndërtimit të aeroportit dhe fillimin e punimeve.

Qeveria shqiptare ka deklaruar nga ana e saj se aeroporti përbën një rëndësi parësore për zhvillimin turistik të këtij rajoni dhe zona e Akërnisë, ku po ndërtohet, përfshin një sipërfaqe e cila gjatë periudhës së komunizmit shërbente për uljen e avionëve ushtarakë.

UGSHPD: THE GAVEL – ÇEKANI (Mozaiku propagandistik i drejtësisë)

 
“The Gavel” (Çekani), quhet skica e autorit LD-NY24 që merr shkas nga realiteti shqiptar mbi presionin që pushteti bën mbi sistemin e drejtësisë. Ngjarjet e ditëve të fundit dhe mënyra se si mediat zyrtare i trajtojnë kundërshtarët politikë drejt zgjedhjeve të ardhshme, janë një përshkrim i pranueshëm me autokracinë dhe me përdorimin e sistemit të drejtësisë si një armë ndaj kundërshtarëve politik dhe ideologjik.
Në mozaikun e lajmeve të ATSH-s me temë drejtësinë, ranë në sy disa tituj kryesor. Ai mbi pritshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë më 21 Nëntor, 2024 pas ankimimit të depozituar nga Kryetari i Partisë Demokratike që ishte i titulluar:Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën: Nuk ishte e nevojshme leja e Kuvendit për masën ndaj tij”. Një nënvizim i goditur në mënyrën më shërbyese të mundshme propagandistike dhe në një kohë kur sipas parimeve të profesionalizmit në gazetari pa shprehur anësi ngjarja e ndodhur në gjykatën kushtetuese ishte vetëm thjeshtë një shpallje vendimi mbi një ankim të depozituar nga pala e interesuar. Pra për sa kohë krye-lajmet zbehen për nga rëndësia e trajtimit dhe nga ana tjetër shtrembërohen për një dhe disa përfitime propagandistike, kuptohet fare qartë se kundërshtari në pushtet megjithëse luan me heshtjen e ka avantazhin sepse mediat dhe studiot pro qeverisë do ta trajtojnë shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si një eksitim elektoral meqenëse data e zgjedhjeve 2025 po diskutohet dhe partitë politike duhet të përpilojnë kandidatët konkurrues.
Ethet dhe ankthi i publikut del nga plotëkuptimi i fjalëve gjykim* dhe vendim*. Pra publiku dhe sidomos kur ai pret një vendim apo gjykim që të dalë nga Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë është i prirur të dëgjojë zgjidhjen e prerë dhe vendimin përfundimtar nga kjo gjykatë që është e nivelit më të lartë në vend. Për drejtuesin e  partisë më të madhe të opozitës Dr. Prof. Sali Berisha dy vendimet e marra janë masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërsa sipas ATSH që i referohet:“Konferencës për shtyp të kryetares së Kushtetueses, Zaçaj vlerësimi masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’,  është një kërkesë që është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateve dhe rregullave të parashikuara në ligj”.
Faktori kohë dhe presioni në kohë për zgjedhjet 2025 sinkronizohet me heshtjen e pjesshme të kryetarit të PS Rama që shtiret se nuk e komenton  drejtësinë, por në krahët e tjerë veç mediave miqësore me të gjen jo vetëm eksitimin elektoral që shpërthehet në komentet pro dhe kundër, por ai mat edhe me hapat konkret që Rilindja Socialiste merr për të ruajtur avantazhin nga koha e shkurtër që ka m mbetur deri në zgjedhje. Në dy rastet si; Rama: Akademia Politike e PS-së rrit energjinë e së vetmes forcë reale udhëheqëse” dhe Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030″, publiku kur i krahason realitetet dhe sidomos media në qoftë se kërkon të mbetet e pa anshme mund të ngrejë pyetjen se; – Çfarë i bën palët të trajtohen të pabarabarta në prag të zgjedhjeve?
Deri në këtë pjesë të  arsyetimit nuk kemi përmendur termat “dy standarde”, as korrupsion dhe as humbje dhe shpërdorim detyre nga administrata dhe qeverisja e cila nuk e ka ndryshuar udhëheqjen për këta 11-12 vjet. Sado që të shtrojmë edhe rezultatin se drejtësia dhe prokuroria e posaçme po godasin edhe majtas edhe djathtas, kjo statistikë kur “hemorragjia financiare” nuk ndalet dhe më keq buxheti i shtetit planifikon të investojë në projektet që e kanë patur pikënisjen nga korrupsioni dhe kanë falimentuar, kjo tregon se pushteti është i kapur dhe po shkon drejt vendosjen e një autoriteti absolut. Kohëzgjatja e vendimeve të gjyqësorit, vendimet e lëkundura dhe kundërshtuese në parim mes njëri tjetrit tregojnë se politika është futur thellë në sistem dhe nuk ka më hapësirë për pa anshmëri. Aty vepron  kontrolli dhe goditja ndaj kundërshtarëve politik dhe ideologjik.
_______________
gjykimi– është një mendim që formohet për dikë a për diçka dhe shpreh vlerësimin përfundimtar.
*vendimi– është një mendim përfundimtar ose masa a zgjidhja e prerë që jep gjykata për një çështje.
 
 
23 Nëntor, 2024
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

 Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Do t’i takojmë në fushëbetejë rusët!”- Zyrtari i lartë ushtarak i Britanisë kërcënon Moskën

Forcat e armatosura të Britanisë do të ishin gati të luftonin Rusinë që sonte.

Një zyrtar i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se në rast se Moska vendos të sulmojë një vend të Europës Lindore, është evidente që në fushëbetejë do të jenë edhe forcat britanike.

“Nëse ushtrisë britanike i kërkohej të luftonte sonte, ajo do të luftonte sonte. Dhe nuk mendoj se askush në këtë dhomë duhet të ketë ndonjë iluzion se nëse rusët pushtojnë Evropën Lindore sonte, ne nuk do të jemi në fushëbetejë”, tha Rob Magowan, zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes britanike, në një komision parlamentar të mbrojtjes. të enjten.

Kujtojmë se komentet e Magowan erdhën menjëherë pas raporteve se Rusia kishte lëshuar një raketë balistike me aftësi bërthamore gjatë një sulmi të mëngjesit të së enjtes në Dnipro, Ukrainë.

Më vonë gjatë ditës, Putin tha në një deklaratë televizive se raketa ishte një raketë e re balistike jo-bërthamore me rreze të mesme. bw

4 milionët e Kosovës për Luginën, Kamberi: Mesazh i fortë se shqiptarët nuk janë vetëm

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Kosovës, për ndarjen e 4 milionë eurove për Luginën e Preshevës.

“Pas aprovimit në Qeveri e tashmë miratimi në lexim të dytë të Parlamentit për këtë fond nuk është thjesht një numër në letër. Është një mesazh i qartë dhe i fortë nga Kosova se shqiptarët e Luginës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm! “

“Këto mjete do të shkojnë aty ku preken përditë zemrat e njerëzve: në arsim, për t’i dhënë fëmijëve tanë një dritare më të gjerë drejt së ardhmes; në kulturë, për të ruajtur dhe promovuar vlerat tona kombëtare; në sport, për të rritur shpresën dhe energjinë pozitive të rinisë; dhe në sektorë kyç që përmirësojnë jetesën e përditshme”.

Kamberi shkruan në Facebook se ky është një hap i cili sipas tij shkon përtej politikës, e fjalëve, transmeton Klankosova.tv.

“Lugina është krenaria jonë e përbashkët, edhe më fuqishëm me Kosovën që po qëndron pranë nesh në këtë situatë  të rëndë që po na imponohet nga diskriminimi shtetërorë”.

Monitor: Rreziku i analfabetizmit, Shqipëria e pesta në Evropë me normën më të ulët të regjistrimit në shkollë fillore

“22 Nëntori përfaqëson momentin më të madh unifikues të shqiptarëve që janë shpërndarë pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, janë të përfaqësuara në të gjitha fetë monoteiste, por ajo që i ka bashkuar dhe vazhdon t’i bashkojë është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen në këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë me alfabetin latin”, tha Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në fillim të vitit 2024, kur u propozua që kjo datë të bëhej festë zyrtare.

116 vite pas Kongresit të Alfabetit, që ishte një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, që sot njihet si “Kongresi i Manastirit”, Shqipëria po bën hapa pas, duke rrezikuar rritjen e analfabetizimit në vend.

Të dhënat e Bankës Botërore, tregojnë se jo vetëm që numri i të regjistruarve në shkollat fillore po bie ndjeshëm, por ai është dhe ndër më të ulëtit në Europë.

Në vitin 2023, Norma bruto e regjistrimit në shkollën fillore në Shqipëri zbriti në 93.7%, nga 105.4% që kishte qenë në vitin 2017, duke shënuar një rënie të fortë pas pandemisë.

Kjo do të thotë që të regjistruarit në shkollë fillore (pavarësisht moshës) ishin sa gati 94% e popullsisë 6-12 vjeç. Ky është niveli më i ulët rekord, që nga viti 1976, kur banka Botërore raporton të dhënat./Monitor/

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe- Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.

Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare. Iniciativa u mor edhe pas diskutimeve në samitin e diasporës.

Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Në Manastir morën pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kjo ditë është festë kombëtare. Në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër. bw


Send this to a friend