Tandemi kosovar Hoti-Hyseni mbështetën Vuçiqin, në vend se në Uashington të kërkonin njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo, do të duhej të ishte detyra parësore e tyre si përfaqësues legalë dhe legjitimë të Republikës së Kosovës. Asgjë më shumë e as më pak. Sikur kjo kërkesë e palës kosovare të plotësohej, sigurisht Marrëveshja e Uashingtonit , do të kishte karakter historik, sepse për herë të parë në historinë e Ballkanit, do të pajtoheshin dy popuj (serbët dhe shqiptarët) të armiqësuar jo më pak se dy shekuj (XIX, XX dhe XXI). Kjo do të ishte historia e re e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Pa ndodhur kjo, nuk do të ketë histori të re mes këtyre dy vendeve ballkanike.
* * *
Pas një analize të hollësishme të Marrëveshjes serbo-kosovare për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, më 4 shtator 2020, Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve me seli në Nju-Jork, nxori këto konkluzione :
I.
Së pari, kemi nderin dhe kënaqësinë e posaçme, që ta
falënderojmë dhe t’i shprehim mirënjohje të sinqertë dhe miqësore Presidentit të SHBA-së, Donald Trump që po tregon interesim të madh dhe gatishmëri të veçantë, që Beogradi dhe Prishtina t’i normalizojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat e bashkëpuniit të tyre si dy shtete të barabarta dhe sovrane fqinjësore. Nuk ka dyshim se, ky angazhim maksimal i Donald Trumpit është vazhdim i politikës dhe i diplomacisë shtetërore amerikane të paraardhësve tij, siç ishin presidenti Bill Clinton dhe presidenti George W.Bush, që e ndihmuan, e shpëtuan dhe e pavarësuan Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).
Këtë kontribut human, historik, politik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak të Amerikës për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës (1999-2020) , edhe ne si pjesëtarë të kësaj Akademie, ashtu sikurse i gjithë populli shqiptar i Kosovës së pavarur, e çmojmë dhe e vlerësojmë lart, pa asnjë kompromis, dhe se, pa asnjë dyshim, do ta mbrojmë e kultivojmë me përkushtimin më të madh si pjesë të pandashme të thesarit historiko-politik-diplomatik dhe ushtarak të përbashkët të lirisë së Kosovës.
Ky partnerizëm, kjo aleancë dhe kjo miqësi e mbështetur në interesat e përbashkëta dhe komplementare politiko-strategjike, ekonomike, tregtare dhe kulturore afatgjatë mes Kosovës dhe Amerikës, nuk do të lejojmë e as nuk pranojmë, që t’i prishë dhe t’i sabotojë askush qoftë Serbia për interesat e saj kolonialiste, neokolonialiste dhe ekspansioniste apo aleatët e saj të mëdhenj dhe të vegjël me ambicie dhe me pretendime hegjemoniste, gjeopoliike, gjeostrategjike, gjeoekonomike dhe proteksioniste në kurrizin e interesit nacional shqiptaro-amerikan, pavarësisht nga refleksi i shtirjes shekullore të Serbisë si “aleat lojal” i alenacave të dikurshme fuqishme evropiane dhe botërore, ashtu siç po vepron edhe sot, duke u shtirur në mënyrë perfide për të depërtuar thell, jo vetëm në BE, por edhe në Kinë, në Rusi dhe në Turqi, duke harruar krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballakn (1876-1999).
II.
Së dyti, politika dhe diplomacia shqiptare e boshtit Tiranë –Prishtinë, të mos dashurohen në aleancat me Serbinë, sepse ato sikur para dy shekujve (XIX dhe XX), edhe sot në shekullin XXI kanë të njëjtin synim-pushtimin dhe sundimin e territoreve autoktone të shqiptarëve brenda kufijve natyrorë të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, këtë objektiv strategjik afatgjatë Serbia nuk do të mund ta realizojë në praktikë, pa mbështetjen e aleancave të fuqishme perëndimore, ashtu sikurse ndodhi në dy shekujt e shkuar (XIX dhe XX). Ky është një nga faktorët kryesorë, pse Serbia po ngulmon që të mos heqë dorë nga depërtimi në aleancat perëndimore. Për këtë qëllim e ka shpikur dhe formuar edhe “Minishengenin Ballkanik” me Shqipërinë e Edi Ramës dhe me Maqedoninë Veriore të Zoran Zaevit, me qëllim që ta përfshijë edhe Kosovën (ende të papërfunduar si shtet në kuptomin juridik të së drejtës ndërkombëtare). Pra, duhet të mbajmë parasysh faktin se, Serbia do të sakrifikojë shumë interesa të saj vetëm për të qenë e pranishme në ndonjërën nga aleancat perëndimore. Këtë “sëmundje” shekullore të Serbisë herë në njërën, e herë në tjetrën aleancë perëndimore për të dalë në Detin Adriatik, mund ta shërojë vetëm politika dhe diplomacia vizionare e shqiptarëve, duke mos hyrë në të njëjtin “thes” me Serbinë, e cila duke u bazuar në tezat idiotike dhe retrograde politike të Kishës Ortodokse Serbe po i gënjejnë shqiptarët, Evropën Perëndimore dhe Amerikën, se gjoja serbët “po sakrifikojnë më të dhimbshmen” për të hyrë në BE dhe, për t’u “pajtuar” me shqiptarët në Ballkan. Kjo është gënjeshtra dhe floskula më poshtëruese dhe më e rafinuar e politikës shtetërore serbe dhe e Kishës Ortodokse Serbe ndaj shqiptarëve dhe ndaj Evropës Perëndimore, mbase vetë deklarimi dhe betimi i tyre, se “kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, se gjoja është djepi i Serbisë” duket sheshit se Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe , “e duan” Perëndimin si dikur (shek.XIX dhe XX), me qëllim që Serbia ta realizojë një proejkt të tillë hegjemonist shekullor në kurrizin e rrudhjes dhe të shfrytëzimit të territoreve shqiptare në Ballkan.
Prandaj, nuk duhet të jesh aq “lopë e madhe politike” e Makiavelit, të bësh pazare për copëtimin e territoreve të Kosovës, duke u rreshtuar krah për krah me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit qoftë në atëfarë “Minishengeni”, qoftë në ndonjë “shportë” tjetër integruese me etiketë të ndonjë aleance perëndimore, sepse , pikësëpari, pa njohjen e Republikës së pavarur të Kosovës nga ana Serbisë kolonialiste, nuk ka asnjë gjasë që të realizohen projektet dhe marrëveshjet e tjera ekonomike dhe tregtare me Serbinë, që asaj, do t’i mundësonin realizimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes së arritur në Uashington, më 4 shtator 2020.
Pra, nuk duhet të jesh aq “lopë e madhe” e Makiavelit, që të mos kuptosh se hyrja e Serbisë në aleancat perëndimore nuk është në interesin nacional dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, sepse me këtë do të mbyllej përgjithmonë problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan.
Prandaj, politika dhe diplomacia shqiptare e boshtit Tiranë-Prishtinë nuk duhet të vrapojnë pas “politikës integruese perëndimore” të Aleksandar Vuçiqit dhe të Ivica Daçit etj., sepse ajo është “thikë me shumë tehe”. Hyrja eventuale në aleancë me Serbinë, është garanacia e fitores së politikës dhe e diplomacisë saj, jo vetëm në Ballakn, por edhe në shkallë ndërkombëtare.
III.
Së treti, Kosova dhe Shqipëria me çdo kusht, duhet të ruajnë partneritetin aleator dhe miqësor me Amerikën, jo me Serbinë derisa kjo nuk dekolonizohet dhe, nuk ua njeh të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë.
Prioritet OKB-ja, jo Serbia !
Interes prioritar afatgjatë i drejtuesve të Kosovës, duhet të jenë lufta dhe përpjekjrt e përditshme të politikës dhe të diplomacisë së Prishtinës, që Republika e Kosovës, të aderojë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, jo të “negociojë” me Beogradin, para se Kosova të fitojë statusin me të drejta dhe autrizime të plota si anëtare e OKB-së.
Ky duhet të jetë objektivi parësor strategjik i politikës dhe i diplomacisë së Kosovës, jo Dialogu i Brukselit, i cili për interesat vitale të shtetit të pavarur të Kosovës, është NJË ZERO E MADHE NË AKULL, sepse ai favorizon vetëm kërkesat e shtruara të Serbisë, e cila, thënçin me paqe po lufton, që ta rikthejë sovranitetin kolonial të saj në Kosovë. Ky është qëllimi i fundit i dialogimit në Bruksel, që Serbia, pa tjetër, të fitojë ndonjë “copë territor” në Kosovë, ashtu sikurse Reppublika gjenocidale serbe në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995). Ky është rreziku më i madh, që paraqet çdo dialogim me zyrtarët e regjimit të Beogradit, të cilët me të gjitha mjetet e palejueshme të diplomacisë së hapur dhe të fshehtë po luftojnë që Kosova të zhbëhet si shtet nga harta e Ballkanit, duke e konsideruar si “provincë serbe”!
Dështimi i diplomacisë Hoti-Hyseni
Kjo ishte fatkeqësi e papritur, e shkaktuar nga ky dysh i dobët, i paaftë, i frikshëm, i papërgatitur profesionalisht dhe, pa kurrfarë “busulle” të kërkesave të tyre protokollare, dëshmoi para Amerikës dhe para gjithë botës, se Kosova nuk ka as politikë e as diplomaci të mirëfilltë të veten. Kjo paaftësi dhe, ky naivitet politik i dyshit Hoti-Hyseni, i siguroi presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që të korrte “fitore historike”, duke lidhur një marrëveshje të leverdishme politike dhe ekonomike për Serbinë.
Cila, duhej të ishte kërkesa e parë për Vuçiqin?
-Pyetja e parë e tandemit Hoti-Hyseni për A. Vuçiqin, do të duhej të ishte kjo: -Sot, këtu, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në praninë e Richard Grenell-it, kërkojmë që Serbia ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008), sepse as Qeveria, as Kuvendi e as Presidenca e Kosovës nuk janë “institucione të përkoshme” shtetërore, siç po na quajnë vazhdimisht Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca e Serbisë me në krye Aleksandar Vuçiqin, Ivica Daçiqin, Ana Bërnabiqin, Aleksandar Vulinin, Marko Gjuriqin, Maja Gojkoviqin…etj.
Ky, do të duhej të ishte çelësi kryesor për të filluar bisedimet serbo-kosovare në takimin e Uashingtonit, më 4 shtator 2020. Ndryshe, pa njohjen e Kosovës nga Serbia, dyshi Hoti-Hyseni, do të duhej ta braktisnin atë takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
– JO kursesi, ta bënin të kundërtën, duke e përqafuar propozimin e Vuçiqit, që “PIKA 10” të heqej nga “rendi i ditës’, si dhe duke pranuar “MORATORUMIN NJËVJEÇAR, QË KOSOVA TË MOS KËRKOJË NJOHJEN E SAJ NGA SHTETET E TJERA TË BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE”.
Pikërsht këto “dy pika” të palës serbe, sheshit përgënjeshtrojnë dhe hedhin poshtë deklaratat e debatuesve të atij takimi në Uashington, se gjoja Marrëveshja e lidhur mes Serbisë dhe Kosovës, “ka vetëm karakte ekonomik” . Përkundrazi, në plan të parë, këto “DY PIKA” jusitifkojnë tezat dhe akuzat politiko-propagandistike dhe diplomatike të krerëve drejtues të Serbisë (A.Vuçiq, I.Daçiq, A. Vulin, M.Gjuriq…etj.), se “Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës janë institucione të përkohshme”, që kjo do të thotë se “Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran, por pjesë integrale territoriale, administrative dhe shtetërore e Serbisë”. Kështu thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Serisë, se “Kosova është pjesë e Serbisë” (2006).
Kjo është esenca e përmbajtjes së thellë politike e Marrëveshjes së lidhur mes dyshit Hoti-Hyseni dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Ndryshe, sikur dyshi Hoti-Hyseni të mos i pranonin këto DY PIKA POLITIKE THELBËSORE, A. Vuçiq, kishte vetëm dy mundës: 1) të braktiste takimin e Uashingtonit, me ç’rast, për një kohë të pacaktuar, do ta humbisnin Amerikën si partner bashkëpunimi të tyre, ose 2) të nënshkruante dokumentin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Mirëpo, duke qenë se dyshi Hoti-Hyseni nuk kërkuan nga Presidenti Trump, që ta detyronte Vuçiqin, ta nënshkruante Marrëveshjen me palën kosovare për njohjen e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës , fitoi politika dhe diplomacia serbe e Vuçiqit në Uashington, sepse këtë rast historik nuk ditën dhe, nuk patën guxim Hoti-Hyseni, që ta shfrytëzonin në dobi të shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo ishte fatekqësia dhe turpi i palës negociuese kosovare, e cila humbi një shans historik.
-Jemi të bindur se, sikur pala negociuese kosovare-Hoti-Hyseni, të kishte kërkuar nga presidenti i nderur i SHBA-së, Donald Trump, që të ushtronte ndikimin autritativ të tij te pala negociuese serbe, që Serbia ta njihte Republikën e Kosovës, sigurisht se, presidenti Aleksandar Vuçiq, do të kishte nënshkruar Marrëvehsjen e ndërsjell të njohjes së Kosovës dhe të Srbisë.
Mirëpo, fatkeqësisht, për shkak të naivitetit politik dhe diplomatik të dyshit Hoti-Hyseni, ndodhi befasia e papritur në Takimin e Uashingntonit, më 4 shtator 2020, që e shpëtoi Vuçiqin nga nënshkrimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është “merita” e palës negociuese kosovare, që mbështeti Vuçiqin në Uashington, duke mos kërkuar nga ai që Serbia ta njihte Kosovën. Pastaj, mbi këtë bazë t’i shfletonin dhe t’i analizonin në hollësi, një për një të gjitha pikat e Marrëveshjes.
Vuçiqi, Hoti, Hyseni kanë shkelur të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së Kosovës !
Dakordimi i dyshit Hoti-Hyseni me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që të heqej “PIKA 10 E NJOHJES RECIPROKE TË KOSOVËS DHE TË SERBISË” nga tryeza e bisedimeve në Uashington, në praninë e emisarit të presidentit amerikan Donald Trump, të diplomatit Richard Grenell, në mënyrë të pavetëdijshme ose të qëllimshme kanë shkelur të drejtën historike, Kushtetutën e Kosovës, Opinionin pozitiv vlerësues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është në frymën dhe në përputhje të plotë me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare (22 korrik 2010).
Në këtë mënyrë, dyshi Hoti-Hyseni veç shkeljes së drejtës së brendshme të Kosovës, në mënyrë flagrante kanë shkelur edhe të drejtën ndërkombëtare, edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, ngase vullnetarisht me propozimin e Vuçiqit, janë pajtuar që të mos debatohet për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, gjë që kjo nënkupton dhe justifikon pikëpamjen dhe qëndrimin negativ të kursit të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Beogradit, se “Kosova nuk është shtet i pavarur dhe sovran, por pjesë territoriale dhe shtetërore e Serbisë”. Kështu thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Republikës së Serbisë (2006).
Ky ishte gabim kardinal politik dhe diplomatik i dyshit Hoti-Hyseni ngase pranuan që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të triumfonte në takimin e 4 shtatorit 2020, duke lidhur një Marrëveshje vërtet historike dhe të leverdishme për Serbinë ngase duke falënderuar mbështetjes dhe mimikërisë apolitike dhe adiplomatike të dyshit Hoti-Hyseni, përfitoi nga rasti, që të mos NËNSHKRUANTE Marrëveshjen e njohjes së Kosovës nga ana Serbisë.
Kështu, diplomacia serbe përfitoi nga analfabetizmi politik dhe diplomatik i dyshit Hoti-Hyseni, të cilët (pa ditur dhe, pa i analizuar fare pikat e marrëveshjes) nënshkruan Marrëveshjen e Vuçiqit, që Kosova t’ia hapë të gjitha shtigjet dhe, t’ia krijojë të gjitha kushtet dhe mundësitë e favorshme Beogradit deri në Durrës, që Serbia brenda një kohe shumë të shkurtër me ndihmën ekonomike të Amerikës, të Rusisë, të Kinës dhe të partnerëve të tjerë saj, të bëhet SUPERFUQI EKONOMIKE MBIZOTËRUESE në Ballkan.
Prandaj, vetë dyshi Hoti-Hyseni, duhet kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që të mos e ratifikojë atë “letër” ,që së bashku me Vuçiqin e kanë nënshkruar në Uashington në praninë e ndërmjetësuesit Richard Grinell dhe të Presidentit të nderuar Donald Trump, sepse nuk janë të vetëdijshëm se çfarë kanë nënshkruar, duke qenë se të gjitha pikat e Marrëveshjes janë kërkesa të palës serbe, janë në interesin e Serbisë, jo të Kosovës, e cila nuk do të përfitojë asgjë në të ardhmen nëse do të vijë në shprehje zbatimi i kësaj Marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është arsyeja pse Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej ta ratifikonte atë Marrëveshje fatkeqe të “trojkës” Vuçiq-Hoti-Hyseni.
Sa më sipër, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, me seli në Nju-Jork apelon Kuvendin e Kosovës, që të mos e ratifikojë Marrëveshjen e nënshkruar nga palët negociuese serbo – kosovare në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator 2020, sepse ajo nuk është në interesin kombëtar e as shtetëror të Republikës së pavarur të Kosovës, të cilën e kanë njohur Amerika me aleatët e saj evro-perëndimorë, më 17 shkurt 2008, ngase pala negociuese kosovare nuk paraqiti asnjë kërkesë të saj në atë takim.
Për më tepër, kjo Marrëveshje nuk përligj as interesin strategjik amerikan afatgjatë në Ballkan, sepse është përpjekje perfide politike dhe diplomatike e krerëve drejtues të Beogradit, që t’i zvetërojë dhe t’i ftohë marrëdhëniet miqësore të Kosovës me Amerikën dhe me aleatët e saj evropianë perëndimorë, të cilët në mënyrë unilaterale së bashku me Uashingtonin e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të thotë se Marrëveshja e theksuar nuk ka vetëm karakter ekonomik, por para së gjithash ka karakter të thellë, diplomatik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik, që në afat të gjatë synon t’i minojë dhe t’i asgjësojë në themel bashkëpunimin dhe marrëniet e ngushta dhe miqësore të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për Katedrën e Marrëdhënive Politike Ndërkombëtare të ASHASHA-së,
Prof.Dr.Mehdi Hyseni
Presidenti i ASHASHA-së,
Prof.Dr. Skënder Kodra
I dashur dhe i nderuar zoti Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Prof.dr. Skënder Kodra, Akademik,
Kam bindjen se Memorandumi Juaj është një thirrje e fuqishme për kujtesë për klasën e re udhëheqëse në Republikën e Re në verilindje të atdheut amë, e cila duhet të quhet Republika e Dardanisë, sepse emërvendi Dardani është nderi dhe krenaria jonë kombëtare. Klasës së vjetër politike, e cila ishte kokë e këmbë në shërbim të Beogradit, nuk i ra kurrë ndër mend që, pas shpalljes së pavarësisë, asaj Republike të Re, t’i kthente emërtimin e saj të lashtë iliroshqiptar Dardani, sepse emërvendi sllav Kosovo ka qenë një fyerje për mbarë kombin shqiptar. Me zëvendësimin e emërvendit Dardani me Kosovo, pushtuesit sllav kanë pasur si qëllim shkombëtarizimin tërësor të asaj treve iliroshqiptare. Le të shpresojmë se klasa e re udhëheqëse do ta marrë në konsideratë Memorandumin tuaj me domethënie shumë të thellë.
Me shumë respekt dhe mirënjohje.
Eshref Ymeri