Në Kosovë sërishe linçime, kriminalizime, ” proceduar gjyqësore”, ” rigjykime” dhe ridenime të ndryshme politike dhe të tjera ndaj komandantëve dhe luftëtarëve me në Zë tës UÇK-së! Ish komandanti legjendar i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit dhe deputeti aktual i parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Mustafa ( Rremi) së bashku me bashkëluftëtarët e tij, sërish para gjyqit!!!
Komandantët ose bartësit kryesorë të luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, edhe sot e kësaj dite po vazhdoujnë të paditen, akuzohen, kriminalizohen, shantazhohen, burgosen ose arrestohen nga gjykatat ose tribunalet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në bazë të fletëarrestëve ,fletëakuzave ose fletëpadive të njohura të Serbisë! Mbase, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive, insinuatave dhe inskenimëve të njohura sllavo-bizantine të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, zhdukën dhe i masakruan shqiptarët.
Ndërkohë që e ashtuquajtura ” liria e Kosovës” për të cilën u deshën heronj, luftëtarë, komandantë, viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të shqiptarëve, thonë se i ka mbushur me tepër se 16 vjet. Ndërkaq, i ashtuquajturi ” shteti i pavarur, soranë , integral dhe demokratikë” i Kosovë, dikund me tepër se 15 vjet.
Por jo! Kot se koti. Bosh…!
Kurthat, intrigat dhe dredhite e njohura serbo- çetinke, gjithmonë të fuqishme dhe aktuale-kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ndaj luftëtarëve dhe komandatëve të shquar të UÇK-së si z.Rrustem Musta-Rremi, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarë të tyre-sidomos.
Z. Rrustem Mustafa ( Rremi) dikur ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar, respektivishtë, zyrtar i lartë për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë pranë parlamentit kosovar. Mbase, i atij parlamenti (kuvendi) i cili me 17 shkurt të vitit 2008 e shpalli dhe miratoi Deklaratën e njohur kushtetuese dhe juridike mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës e cila u njoh dhe u pranua zyrtarisht nga shtetët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit. Por….!
Mos të flasim këtu mbi sfidat, shantazhët, provokimet ose padrejtësitë e njohura ligjore, morale dhe politike-ndaj liderit të AAK-s, komndantit legjendar të Dukagjinit dhe ish kryeministri kosovar, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij në tribunalin e Hagës!!! Ose, ato ndaj Fatmir Limajt, Sami Lushtakut, Sylejman Selimit -gjithashtu! No Comment!
Apo, dje dhe prap sot Rrrustem Mustafa-Rremi, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi etj. Nesër ose pasnesër ( ndofta?) Hashim Thaçi, Kadri Veseli ose dikush tjetër…?!
I tërë populli ose “Epoka” para gjyqit! (…) Kush e di!?
Të jesh, të dishë dhe të keshë….?
Të jetoshë (mbijetoshë) dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe ” robërisë së qetë” !? Gjegjësishtë, nën hallka ose zinxhirë të shkurtër! Për disa luftëtarë dhe komandant te njohur të UÇK-së, si duket kjo është çështja.
Ndonëse, luftëtarët e lirisë, kurrë nuk e kanë vendin në “bankat e zeza” të gjykatave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare. Por në Olimpin ose Panteonin e vlerave me të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dikund në një shesh kryesor të Parisit, thonë se ndodhët nje monument i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh (çekiçësh) të thyer mbi të dhe një mbishkrim që thotë:Hedhni çekanët banda armiqësore! Çekanët tuaj do thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i viganëve të popullit dhe Perëndisë, përgjithmonë do të mbetët.
UÇK-së dhe pjesëtarët e saj (luftëtarët e lirisë pra!)- kanë ngritur prmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari. Dhe, pse jo edhe tek shumica e njerëzve dhe popujve të ndryshëm liridashës dhe përparimtarë gjithandej rruzullit tokësorë. Kjo pavarësishtë ” tribunaleve” ose ” gjykatave të ndryshme speciale” në Kosovë ose dikund tjetër.
Nuk denohet, nuk burgosët dhe nuk arrestohët liria! Dhe, aq me pak ëndërrat e njohura liridashëse dhe patriotike të një populli ose kombi të tërë. Jo kurrën e kurrës.
Nga ana e ” burrave të fortë ” të Brukselit dhe Uashingtonit, për Kosovën dhe shqiptarët, si gjithmonë ligje dhe standarde tjera. Të dyfishta mbase. Si ato ndaj Bosnje Hercegovinës ose dikujt tjetër si për shëmbull.
” Tribunale” ose ” gjykata speciale”, aktakuza, fletëarreste, denime të ndryshme “optimale” ose drakonike ndaj komandantëve ose luftëtarëve të lirisë…Sfida, pengesa, bariera , udhëkryqe dhe përkufizime të ndryshme ligjore, politike, administrative, juridike dhe të tjera si dikur….Si gjithmonë!
Shih ti tashti edhe koncesione të reja teritoriale, administrative, juridike, politike dhe të tjera të Prishtinës ( Kosovës) ndaj Serbisë dhe Malit të Zi si i ashtuquajturi ” asociacioni i komunave serbe” në Veriun e Kosovës së bashku me koncesionet e njohura teritoriale ndaj Mali të Zi dhe kështu me radhë!!!
….!
…Dhe, si të kapërcehet ylberi…?!
Erich Frommi, respektivisht, vepra e tij e njohur me titull “Të jesh apo të keshe”, edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezente dhe tepër aktuale në forma dhe menyra të ndryshme akute ose kronike tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion. Në “shtetin” dhe “demokracinë e re” (unimikistane,eulexiane,ahtisariane etj..) të Kosovës-sidomos .Dhe, kjo aq me tepër duke menduar në neurozat, psikozat, destruktivitetët, padrejtësitë dhe anomalitë e njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, administrative, juridike, sociale, kulturore, ekonomike, diplomatike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë kosovare në pothuajse të të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës.
Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij “Të jesh apo të kesh” , në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për edukatën, kulturën, arsimimin, rezonansën, përformansën, guximin, forcën, refleksionet, idealet, vizionet, individualitetin, spontanitetin, intimitetin, subjektivitetin, ekskluzivitetin, dinjitetin dhe integritetin e tij.
Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri? Erich Frommi e projekton dhe sendërton mbi substratin, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopsikologjik, sociopolitik, socioekonomik dhe antropogjenetik. Mbase, mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore ( politike) dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi. Duke iu dhënë përparësi ,ambiguitet ose një prioritet të plotë anës humane dhe etike (condito humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (sciennce of man) të njeriut ose sojit njerëzorë ose qytetar.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ligjet dhe teoritë e njohura evolutive dhe sociofizike të Darvinit,Maltusit etj.
Të ndodhurit e vazhdueshëm ose të përhershëm dikund në mes “lirisë së rrezikuar” dhe “robërisë së qetë”! Për të mos thënë këtu në mes ” profecisë” dhe “blasfemise” së pergjithshme të mbinjerëzve ose “supermenëve të ri” politik dhe ushtarak të globit tonë! Na bëjnë të reflektojmë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë së bashku me “intelegjencën emocionale” (lëxo: emocionet e përmbajtura, racionale dhe intelegjente) në raport me qëllimet, vizionet dhe idealet supreme të kombit dhe atdheut tonë: Tek pjesa me e madhe e qytetarëve dhe lidershpit shqiptarë, duhet konceptuar, përceptuar, akceptuar dhe anticipuar si faktorët dhe predikatorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë temporale, funksionale, aksionale dhe pozitiviste.
Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po plakën ndaj atyre të tjerëve që po vijnë.
Sidoqoftë, në këtë rast, përveç Zotit, lindjes së diellit dhe aleatëve të njohur natyrorë dhe historikë. Në anën tonë kësaj radhe i kemi edhe kohën, vetëvetën dhe vitalitetin tonë në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme .Kemi potenciale dhe resurse të shumëta njerëzore, natyrore dhe të tjera. Ato na i ka falur ose blatuar Zoti.
Kërkohët pra punë, durim, urtësi e madhe, përkushtim dhe pjekuri maksimale në këtë sfond. Rruga deri Atje nuk është edhe aq e largët si dikur .
Në të kundërten, përveç shumë faktorëve të tjerë që i cekëm me sipër: Në këtë kuader duhet menduar dhe reflektuar paksa me thellë edhe mbi rolin, ndikimin dhe funksionin e njohur konstruktiv ose rekonstruktiv të faktorit të njohur luftarak ose ushtarak. Respektivisht, në kauzalitetin e lartë shtetërorë, nacional, politikë, historikë, gjeografikë etj.
Kjo gjithnjë duke menduar në lirinë individuale ose personale të Atyre që na sollën lirinë, shtetin dhe pavarësinë globale ose kolektive.
Se këndejmi, Zigmund Frojdi me plot të drejtë konstaton se nuk ekziston ( është inekzistente) e ashtuquajtura “psikologjia individuale” e një personi të caktuar ose individi i cili ndodhët i izoluar nga shteti, shoqëria apo nga mjedisi i gjërë shoqërorë ose qytetar. Përse kjo ? Sepse, gjithnjë sipas Frojdit,Jungut, Adlerit etj. Në këtë kontekst, nuk mund të ketë njerëz ose individ të izoluar ose të përjashtuar nga ndikimët dhe reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative. Respektivisht, shtetërore, nacionale, shkencore, fetare, kulturore, politike, diplomatike, ushtarake etj. Nuk mund të ketë pra “Homo Psychologicus” apo “Robinson Cruso” të ndryshëm psikologjik. Ashtu siç mund të ketë “Robinson Cruso” apo “Homo Economicus” të ndryshëm social ose societal në teoritë klasike të shtetit dhe ekonomisë politike të Perëndimit.
Ç´është e vërteta, psikologjia (ose psikoanaliza) individuale e Perëndimit, në radhë të parë e trajton njeriun ose personin si “ego” apo si individ, në atë menyrë që mëpastaj t´i studioi dhe analizoi kahët, udhët, përcaktimet ose drejtimët e tij shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale dhe të tjera në raport me qëllimet, arritjet , zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme globale ose univerzale të popullit ( kombit) ose vendit të tij përkatës ose respektivë. Të cilat do duhej të ishin analoge, koherente, komparative dhe analogjike me vullnetin, egon ( unin), idealet dhe vizionet e njohura institucionale ose politike të një njeriu ose individi ( funksioneri) të caktuar shoqërorë ose politik.
Në këtë prizëm,”psikologjia individuale” në raste të rralla ose të jashtëzakonshme mund të (mos) ketë ndikime ose influenca të ndryshme eksterne ose eksplikative në marëdhëniët ose raportët e personit ose individit ndaj të tjerëve. Respektivisht, ndaj njerëzve, popullit ( kombit), shtetit dhe shoqërisë së tij përkatëse ose respektive. Në rastin e çlirimtarëve ose luftëtarëve të lirisë-sidomos.
Komentet