VOAL

VOAL

TIRANA – KJO GROPË THITHËSE DEMOGRAFIKE – Nga ARTAN FUGA

May 24, 2015

Komentet

“Dosja Balluku shënon pjekurinë e SPAK”, Poli Hoxha: Rama në momentet e fundit për të negociuar fatin e tij

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe dosjen e SPAK ndaj saj, duke e cilësuar këtë proces si një moment kyç që dëshmon pjekurinë dhe pavarësinë e institucionit të posaçëm të drejtësisë.

 

Sipas Hoxhës, SPAK ka arritur një nivel pjekurie nën drejtimin e Altin Dumanit, duke vërtetuar se është një institucion që nuk kapet dhe nuk ndikohet politikisht. Ai theksoi se mbështetja e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian ndaj SPAK vijon të jetë e fortë, ndërsa peshorja, sipas tij, ka anuar qartësisht nga drejtësia.

Gazetari vuri në dukje se pas hetimeve ndaj Belinda Ballukut është shfaqur një front i hapur politik kundër SPAK. “Fillimisht ky front përfaqësohej nga Berisha, ndërsa tani Rama ka dalë hapur kundër tij”, u shpreh Hoxha, duke shtuar se marrja e Ballukut si e pandehur ka qenë momenti që e ka nxitur këtë përplasje.

Duke folur për figurën e zv/kryeministres, Hoxha e cilësoi Ballukun si një personazh me një rritje të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike. Ai theksoi se hetimi ndaj saj ka shkuar deri në limite, duke nisur nga gushti i vitit 2024 me kallëzimin e parë, për t’u regjistruar si hetim në shtator të po atij viti dhe për të vijuar për rreth një vit.

Sipas Hoxhës, një nga elementët kyç të hetimit ka qenë çështja e telefonave Blackberry të sekuestruar, për të cilët partnerët ndërkombëtarë kanë deklaruar se mund të zbërthehen dhe të nxjerrin në dritë prova të rëndësishme, përfshirë edhe gjurmimin e parave. Ai shtoi se, pasi kjo ndihmë u bë fakt i kryer, prokurorët kanë vijuar punën pa u ndalur.

Në analizën e tij politike, Hoxha deklaroi se kryeministri Edi Rama mund të ndodhet në një moment vendimtar për të negociuar, por sipas tij, e vetmja gjë që mund të negociohet është fati personal. “Ky pushtet, si i korruptuar, ka rënë”, u shpreh ai, duke theksuar se raste të tilla kërkojnë edhe zgjidhje politike.

Në përfundim, Hoxha theksoi se ndërsa SPAK godet “trupin e infektuar” nga jashtë, përmasat e dosjes Balluku janë të mëdha, duke kujtuar se institucioni u ka përcjellë deputetëve rreth 16 mijë faqe materiale nga kjo dosje.

“Do të dëgjojmë lemerira!”/ Çfarë paralajmëron gazetari? Familjarët e saj kanë bërë transaksione, 14 supermarkete…

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në

Sipas Hoxhës, ndarja e Unazës së Tiranës në disa lote është bërë, sipas tij, për qoka dhe interesa korruptive. Ai e krahasoi rastin e Ballukut me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se, në këtë krahasim, Veliaj “duket lule”. Gazetari deklaroi se, sipas tij, kudo që hetohet në lidhje me Ballukun janë gjetur ose do të gjenden elementë korrupsioni.

Hoxha bëri të ditur gjithashtu se, sipas informacionit që ai disponon, paralelisht me hetimin penal ka avancuar edhe hetimi pasuror. Ai theksoi se, që nga rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, praktika e ndjekur është që me nisjen e një hetimi penal të fillojë automatikisht edhe verifikimi i pasurisë.

“Do të dalin lemerira nga dosja Balluku”, u shpreh Hoxha, duke pretenduar se nuk përjashtohet mundësia e pasurive shumë të mëdha, përfshirë prona të shumta dhe transaksione me shifra të konsiderueshme. Ai përmendi gjithashtu aktivitetet tregtare të familjarëve të saj, duke folur për biznese të shumta që, sipas tij, janë shitur më pas përmes transaksioneve të tjera financiare.

Në vijim, gazetari deklaroi se në dosjen ndaj Ballukut pritet të dalin në pah edhe elementë të ngjashëm me çështjen e AKSHI-t, përfshirë, sipas tij, edhe lidhje me krimin e organizuar.

“Familjarë të saj kanë patur rreth 14 supermarkete, pastaj i kanë shitur, transaksione të tjera, etj etj. Te ajo dosje do dalë si te dosja e AKSHI-t edhe lidhja me krimin e organizuar”, tha ai.

“Kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë!”, gazetari Poli Hoxha: Kryeministri po del në dosje. Për çështjen ‘Balluku’ ka bashkëpunëtorë. Po nisin të ‘cicërojnë’ se…

Gazetari Poli Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 se kryeministri Edi Rama del në dosjen e Ballukut, ndërsa ende nuk dihet nëse është i implikuar ligjërisht. Ai tha se kjo qeveri, bashkë me Ramën ka rënë.

Mes të tjerash ai tha se ka nisur të ketë bashkëpunëtorë për këtë çështje, në mënyrë që të shpëtojnë kokën e vetë.

“Procesi i daljes së dosjes nis kur shkon në gjykatë. Ndaj nga periudha që Balluku është marrë nën hetim, vetëm 16 mijë faqe i kanë deputetët. Janë qindra mijëra faqe. Vetëm hetimi pasuror është…përgjime mund të jenë me mijëra faqe. Kryeministri është përfshirë, se ka filluar të dalë në dosje. Se di sa implikim. Ka filluar që të ketë në dosjen Balluku bashkëpunëtorë, po cicërojnë, se secili do të ruajë kokën e vetë. Në këtë kuptim dhe kaq sa ka dalë e ka rrëzuar qeverinë. Nëse ai kërkon të mbrohet nga 83 votat, i kanë socialistët. Ata mund të zgjedhin një qeveri tjetër. Por kjo qeveri dhe Rama vetë, ka rënë! Media të mëdha, si CNN kanë nisur të shkruajnë për Ballukun. Rama është ende në situatën që po tenton ta kalojë këtë faze.”, tha ai.

“Pro qeverisë tranzitore për ‘Republikë të re!”, Poli Hoxha: Rama po blen kohë me çështjen Balluku!

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se është pro qeverisë tranzitore në Shqipëri, si modeli i ngjashëm i Italisë me ‘Republikën e re’.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 Hoxha tha e Rama vetëm sa po fiton kohë për Ballukun.

“Mua më pëlqen një qeveri tranzitore, që do të përgatiste këtë radhë atë Republikën e re. Rama po blenë kohë, se kalon dot këtë çështje. Ka debat shterpë me opozitën për çështjen e kohës për Ballukut. Një variant është; ose t’i shpallë luftë SPAK, ose ta lërë Ballukun para drejtësisë”, tha ai.

“Dosja e AKSHI-t dhe Ballukut lidhen së bashku”, Poli Hoxha: U cenua siguria kombëtare, krimi i organizuar ishte ulur këmbëkryq

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për çështjen e AKSHI-t në SPAK, duke e cilësuar këtë dosje si një nga më të rëndësishmet dhe më domethënëset në punën e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Hoxhës, dosja e AKSHI-t është historike sepse, për herë të parë, ka bashkuar në mënyrë të qartë korrupsionin shtetëror me krimin e organizuar. Ai theksoi se kjo çështje është edhe më e madhe se ajo që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku, megjithëse, sipas tij, do të vijë një moment kur të dyja dosjet do të ndërlidhen.

Gazetari ngriti shqetësimin se veprimtaria e AKSHI-t ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Ai u shpreh se përtej korrupsionit, problemi më i rëndë ka qenë krijimi i një monopoli në fushën e shërbimeve digjitale.

Hoxha sqaroi se deri në vitin 2019, një institucion që merret me infrastrukturën digjitale nuk mund të funksiononte pa bashkëpunim me kompani të mëdha ndërkombëtare, si Microsoft. Sipas tij, situata ndryshoi kur ky bashkëpunim u ndërpre dhe cikli u mbyll brenda vendit, çka, sipas pretendimeve të tij, çoi në ekspozimin e të dhënave personale të qytetarëve me qëllim maksimizimin e fitimeve.

Në këtë kontekst, Hoxha deklaroi se krimi i organizuar ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë skemë, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetet e lidhura me AKSHI-n.

Hetimet për këtë çështje vijojnë nga SPAK, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme zyrtare mbi përmasat dhe përgjegjësitë konkrete që pritet të dalin nga kjo dosje.

Ç’tregon fraza: “çunat kanë paguar nga xhepi për mediat” Nga Andi Bushati

Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të keqe të gjithë borizanët e rrezikut të supozuar për një “grusht shteti”. Tashmë është e qartë, se që kur Edi Rama urdhëroi që zëvendësja e tij të mbrohej, duke e ankimuar pezullimin e saj në kushtetuese, në mediat tona u sajua një fortunë në gotë, gjoja për rrëmbimin e kompetencave të kryeministrit, kontradiktat mes pushteteve të pavarura dhe shpërfilljen e mandateve të siguruara me votë popullore. Cilido që nuk s’kishte interesa okulte e kuptonte lehtësisht se këto ishin alibi qesharake.

Por pavarësisht kësaj, titujt e mediave online, lajmet kryesore, emisionet e mbrëmjes u përmbytën nga një debat që prezumohej të ishte monopol i një grupi të ngushtë konstitucionalistësh, për të fshehur një të vërtetë të thjeshtë: “hajdutët dhe kur kapen, nuk dorëzohen”.

Gjithçka u stis për të anashkaluar një pyetje të thjeshtë: a mund të qëndronte Belinda Balluku në detyrë, pas fakteve rrënqethëse të bëra publike në dëm të saj? Pra, a mund të ishte më ajo anëtare kabineti, qoftë edhe sikur kundër saj mos kishte filluar asnjë çështje penale?

Në vend të këtyre dilemave hapsirën e zaptoi rrëfimi i një pushteti, që pasi manipulon zgjedhjet, kur kapet duke vjedhur, përdor si mburojë absurdin se ju nuk mund të na nxirrni nga zyrat ku na ka futur populli me votë.

Në këto kushte, një qytetar i zakonshëm, një njeri i ftohtë, një shikues apo lexues pa emocione, mund ti bënte pyetjen vetes: ore, për gjëra kaq të thjeshta, si mund të helmohet publiku me tërë këtë tymnajë të prodhuar nga hiçi?

Paradoksalisht tek dosja e Belinda Ballukut, e cila u bë shkak për prodhimin e kësaj përralle, gjendet edhe përgjigjja. Në një fragment, aty ku ministrja angazhohet që ti çlirojë 700 mijë euro një biznesmeni për të cilin i bën presion botuesi Karlo Bolino, shpjegohet e gjithë strategjia e blerjes dhe manipulimit të mediave prej kësaj bande. Balluku i thotë drejtorit të rrugëve: “çunat e tjerë kanë paguar nga xhepi për mediat”, ndërsa ti më krijon probleme kur thjeshtë ke për të dhënë para publike.

Vetëm brenda kësaj fraze të thjeshtë ka disa të verteta. E para se mediat paguhen për të gënjyer.

E dyta, se ato nuk e marrin pjesën vetëm nga tenderat e fallcifikuar publikë, por edhe paratë e zeza të zyrtarëve të zhytur në korrupsion dhe trafiqe.

E treta, se një aleancë maskarenjsh, mes qeveritarësh, pronarësh dhe gazetarësh, ka ngritur ngritur në këmbë një makineri oruelliane manipulimi që zor se punon me kaq përpikmëri edhe në diktaturat më të egra. Eshtë pikërisht kjo fabrikë gënjeshtratsh, që u vu në punë, me reklamat e inceneratorëve fantazëm, për të bërë dokumentare se djegësat që nuk ekzistonin, i kishin bërë qytetet tona më të pastra. Eshtë pikërisht ajo që shërben si alibi për çdo tender dhe koncesion të dhënë pa garë. Po ajo u vu në punë edhe për të shpërndarë tymnajën e puçit të vjedhjes së kompetencave të kryeministrit, që synonte të fshihte thelbin e dosjes Balluku.

Falë përgjimeve që nxori SPAK ne kemi një dëshmi për të vërtetuar atë që dinim prej kohësh, për të lexuar e dëgjuar provat reale të funksionimit të kësaj makinerie.

Por, megjithëse për faktimin e këtij episodi duhet falenderuar Prokuroria e Posaçme, ata që nxitojnë të bërtasin për heroizimin e saj, janë ende shumë larg të vërtetës. Për këtë ia vlen të sillet vetëm një shembull. Në Rumani, aty ku reforma perendimore në drejtësi krijoi një model suksesi lufta kundër korrupsionit u shtri edhe tek pronarët e TV-ve. Atje përfunduan njëri pas tjetrit në qeli Voiculesku i Antena 1, Vantu i Ralitatea TV, Ghita i Romania TV, për të përmendur vetëm më kryesorët. Aty purifikimi nuk e anashkaloi një nga shtyllat më të korruptuara të sistemit, atë mediatike.

Tani, nga dosjet që SPAK ka në dispozicion, del qartë se mbijetesa e këtij regjimi hajdutësh mbahet në këmbë, jo vetëm prej krimit të organizuar dhe vjedhjes së zgjedhjeve, por edhe falë borive propagandistike mediatike. Dhe kjo nuk është një oikë që mund të anashkalohet. Duke lënë në hije këto fakte të konstatuara në dosje dhe duke u fokusuar vetëm tek ndëshkimi i ingranazheve të pjesës politike të makinerisë, SPAK do e ketë të pamundur të arrijë qëllimin final për të cilin u krijua: ndalimin e grabitjes. Duke ndjekur linjën e deritanishme publiku mund të kënaqet me statistika, por nuk do të shohë asnjëherë rezultate.

Prandaj në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi, nëse bashkë me Ballukun, nuk mbajnë përgjegjësi edhe ata që u paguan për të bërë të mundur që ajo të vazhdojë të vjedhë.

©Lapsi.al     

Hakmarrja e Ballukut? Kush i nxori përgjimet për Carlo Bollinon

Në mes hermetizmit ekstrem me të cilin po ruhet dosja e Belinda Ballukut në kasafortën e kuvendit dhe çudisë se ndryshe nga raste të tjera për këtë të pandehur po “rrjedhin” shumë më pak info sese për paraardhësit e saj, publiku u surprizua me një fletë të fashikullit ku bëhej fjalë për botuesin italo- shqiptar, Carlo Bollino.

Në atë pasazh, i cili bënte muuu se ishte nxjerrë enkas, Bollino shfaqej duke i kërkuar favore financiare ministres së infrastrukturës, për një të dërguar të tij, biznesmenin Rais Petrela, me të cilin dyshohet se kishte përfitime të përbashkëta.

Në mesazhin, të cilin Bollinino ia kishte dërguar në italisht ministres, pretendohej se ajo nuk po e mbante premtimin për ta disbursuar përmes drejtorisë së rrugëve këtë biznesmen. Po të lexohet me kujdes pasazhi, e gjitha është në kuadrin e strategjisë për blerjen e mediave me para në dorë. Sepse duke ia përcjellë sms e botuesit të Report TV dhe Shqiptarja,com, vartësit të saj Ervis Berberi, Balluku shkruan: “Çunat e tjerë po i mbulojnë nga xhepi i vet mediat. Ty një të kam lënë, e bëre çorap”.

Carlo Bollino që me sa duket mbulohej me para publike dhe jo nga “xhepat e çunave” kërkonte nga drejtoria e rrugëve rreth 700 mijë euro për biznesmenin Petrela. Dyshimi është se botuesi mbyllte pazarin dhe ndante lekët me biznesmenin. Kjo del qartë nga biseda që zhvillojnë Balluku me Berberin….

Belinda Balluku: “Therrite ate plehren (Rais Petrelën) që e perfaqeson (Bollinon-në kllapa shenimet e Lapsi.al) dhe thuaji, kjo eshte skema çfare halli ke.. shko sqaro Carlon… thuai mos shkruaj me tek min… ose pastaj harroje bashkepunimin,”.

Evis Berberi: “Ok Po është ky plehra që shtyn Carlon se do jetë në hall”. Nga e gjithë biseda duket haptazi se italo shqiptari Bollino ka ndërhyrë në qeveri për paratë që duhet të marrë biznesmeni, se ashtu siç shkruan Balluku ai ka rënë dakord edhe me kryeministrin Rama për këtë favor dhe se ai i ankohet ministres se pakti nuk është mbajtur nga ana e saj pasi pagesat janë shtyrë për tre vjet dhe një punë e re nuk ka nisur fare.

Deri këtu nuk ka ndonjë “scoop” të madh. Që kur ka marrë pushtetin kjo qeveri, Bollino ka përfituar që nga bunk-arti e deri tek urdhërat e Veliajt për ti shtuar reklamën e inceneratorëve, se përpara ishin zgjedhjet. Ajo që mbetet mister është se përse nga dosja voluminoze që po ruhet me fanatizëm, gjëja e parë që doli ishte pasazhi ku njollosej bosi i Report TV dhe Shqiptarja.com?

Një hipotezë për të zgjidhur këtë mister lidhet me kthimin e pllakës editoriale të mediave të Bollinos. Që kur u pa se SPAK po ia priste biletën Belës, italo-shqiptari filloi ta lëshojë bamirësen e dikurshme. Doza e lajmeve kritike u arrit. Dhe qershia mbi tortë u bë një editorial me emër i Bollinos, ku Ballukut i kërkohej në mënyrë të drejtpërdrejtë dorëheqja, sepse përndryshe “...rrezikohet një përplasje e rëndë institucionale mes politikës dhe drejtësisë, një përplasje që nuk do ta shpëtojë Belinda Ballukun nga hetimi, por as nuk do t’a ndihmojë vendin në procesin e tij të integrimit europian“.

Kjo thirrje e hapur për largim, e shoqëruar edhe me ndryshimin e kursit nga TV kombëtare, që nuk veprojnë pa urdhër të shefit, e ka çuar në skaj paranojën e zv/kryeministres, e cila duke njohur mënyrën që e pohon vetë, atë se si paguhen dhe se si cicërojnë mediat e mëdha, ka dyshuar se mos ka pasur një direktivë nga Rama për të përgatitur terrenin për dorëheqjen e detyruar të saj.

Pikërisht me këtë moment përkon edhe “rrjedhja” e të vetmit dokument të publikuar nga dosja e fundit, atij që njollos keqas Carlo Bollinon. A është një koincidencë? Madje fiks pasi gazetari botoi shkrimin ku kërkoi largimin e saj? Vështirë të besohet.

Aq më të fortë e bën këtë dyshim edhe fakti se dosja Balluku është ruajtur në kasafortë, nuk i jepet as deputetëve të opozitës dhe e vetmja që e ka marrë atë në duar është Balluku dhe avokatët e saj.

A e paratha Top Channel rënien e Belinda Ballukut?

Pra a mos, në mënyrë paradaksale ka qenë ajo që ka përcaktuar daljen e kësaj flete të rëndë për Bollinon, duke dhenë mesazhin se po kërkuat kokën time do ju marr të gjithëve me vete? A nuk thuhet pikërisht në këtë faqe se ai “ka rënë dakord me Ramën”? A mund të shihet ky edhe si një sinjal për kryeministrin, se unë këto gjëra i kam bërë me bekimin tënd?

Për këto pandehma ende nuk ka fakte. Por logjika ta do që me moton: “i mbytyri të mbyt”, Belinda Balluku po luan kartat e fundit, jo se emocionalisht nuk duron dot faktin se ata që i ka ushqyer me para, tani po shkruajnë se duhet të ikë, por për tu kujtuar atyre se krimet i kanë kryer bashkë, dhe se nuk mund të lajnë duart kollaj me të.

©Lapsi.al

Plani i KGB për pushtimin e Shqipërisë më 1962 dhe pse Mao Ce Duni mbështeti Enverin, dokumentet ruse! Takimi i fshehtë në Kinë- Nga Prof. dr. ELMAS LECI

Pasi u njoh me raportin e Nikita Hrushovit në Kongresin e 20 të partisë bolshevike dhe sapo nisi “grindjet” me “sovjetikët e rinj”, Enver Hoxha në panik ia mbathi për në Pekin. Sebepi, pjesëmarrja në Kongresin e 8 të Partisë Komuniste kineze. Por e vërteta e shkuarjes në Kinë ishte se Enver Hoxha e ndjeu ashiqare kërcënimin e “sovjetikëve të rinj” për largim e tij nga pushteti. Mirëpo në ai në atë situatë kishte parë në “fundin e tunelit” pak dritë nga kinezët, të cilët kishin shfaqur ca divergjenca oshilacionuese ndaj sovjetikëve dhe si djallëzor që ishte, këto mendoi Enver Hoxha, duhet t’i shfrytëzonte në interesin e mbrojtjes së pushtetit të tij. Të kujtojmë se ishte fillimviti 1956. Situata politike në kampin komunist të lindjes nuk ishte e kthjelltë. Nikita Hrushovi sapo e kishte dënuar hapur “kultin e individit” të Stalinit, me të gjithë veprimtarinë e tij partiake e shtetërore. Një vit më parë, ai ishte pajtuar me Jugosllavinë dhe kërkonte rimiqësimin e Enver Hoxhës me të, gjë që Enver Hoxha nuk e bënte se do dilte zbuluar për veprimtarinë e tij armiqësore me regjimin e Titor. Të vetmin shpëtim e shikon nga Pekini, ndryshe do kishte mbaruar që atëherë. Në këtë situatë Enver Hoxha shkon në Kinë. Vizita e tij në Pekin, në fakt është lënë për dhjetëra vjet disi në hije. Arsyet, asnjëherë nuk janë komentuar e publikuar. Edhe foto e Enver Hoxhës me Mao Ce Dunin është botuar aq pak e rrallë sa ka lënë ndjesinë që të bësh pyetjen: A ka qenë ndonjëherë Enver Hoxha në Kinë dhe a është takuar ai me Mao Ce Dunin?!

STREHA E FUNDIT E ENVERIT

Ishte koha kur erërat nga Moska frynin të ftohta për Enver Hoxhën. Megjithatë, ai vetëm atë “vrime” kishte. “A vërtet do funksiononte, a vërtet do qëndronin kinezët përballë sovjetikëve, apo çdo gjë do të ishte një flluskë e madhe” propagandistike?! Enver Hoxhës i interesonte qëndrimi kinez, që edhe ai të qëndronte… Në Kinë, përveçse në Kongres, ai bëri vizita intensive nëpër qytete e provinca dhe kudo “peshonte” situatën. Se çfarë ishte politika e sovjetikëve të rinj, “ai” e kishte nuhatur, por se çdo të bënin kinezët, këtë duhet ta gjykonte mirë e mirë, ndaj çdo gjë varej nga kinezët, pasi Enver Hoxha nuk kishte këllqe. I kërcënuar nga presioni për ndryshime rrënjësore në politikë e në vijën e partisë, veçanërisht në drejtim të demokratizimit nën frymën e Kongresit të 20- të, Enver Hoxha u detyrua e u pozicionua menjëherë pro udhëheqësve komunistë të Kinës. Me vizitën në Kinë, e qarjen e halleve kokë më kokë me Mao Ce Dunin e Çu En Lain, problemi kryesor i Enver Hoxhës, mbajtja e pushtetit dhe mbrojtja e tij me çdo kusht e me çdo mjet, duket se mori një garanci. Në këto situata, kur sovjetikët jo vetëm nuk e mbronin pushtetin e tij, por sapo nisën edhe kërcënimet, ai e pa të udhës që paralelisht, hë për hë pa u prishur me BS, të ngrinte e të ndërtonte edhe një aleancë të re. Natyrisht, aleanca Tiranë-Pekin, nuk u realizua menjëherë, për pasojë edhe ndërprerja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik nuk ndodhi menjëherë, ndaj u konkludua se Enver Hoxha i dribloi situatat për pushtetin personal. Disa muaj më vonë, pas Kongresit të 20-të, pas vizitës në Kinë e marrëveshjeve të rëndësishme me Mao Ce Dunin, e pas Konferencës së Tiranës, më 22 tetor të vitit 1956, Enver Hoxha, thirri një plenum. Objeksioni ishte situata politike e brendshme dhe e jashtme dhe kryesisht vizita e fundit e tij jashtë shtetit, veçanërisht ajo në Kinë. Pasi foli tepër gjatë lidhur për marrëdhëniet me Jugosllavinë, Enver Hoxha në Plenum u ndal tek vizita disaditore që zhvilloi në Republikën Popullore të Kinës. Interesant ishte fakti se në takimin me Mao Ce Dunin, Enver Hoxhës i u desh t’i përshtatej në maksimumin e mundshëm përshtypjes së Maos për prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe për figurën e Stalinit. Lidhur me Jugosllavinë, – siç shkruhet në procesverbalin e takimit, – Mao Ce Duni i tha Enver Hoxhës se “fajin për këtë e kishte Informbyroja”. Pas prishjes që dukej sheshit se mund të vinte me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxhës i duhej me domosdo një tjetër “strehë”, e cila të siguronte vijimësinë e pushtetit. Në takim Enver Hoxha nuk hezitoi ta fal¸nderonte Mao Ce Dunin për ndihmat që Republika Popullore e Kinës kishte filluar të sillte në Shqipëri. Pas takimit e bisedave private me Maon, Enver Hoxha dhe delegacioni që ai drejtonte, patën një takim edhe me Kryeministrin e Kinës, Çu En Lai. Enver Hoxha, në fjalën e tij në plenum, e falënderoi Kryeministrin e Kinës si njeri jashtëzakonisht të thjeshtë dhe që kishte shprehur dëshirën e plotë për të vijuar e shtuar ndihmat ndaj Republikës Popullore të Shqipërisë, madje edhe për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Çu En Lai, siç u tha Enver Hoxha anëtarëve të Komitetit Qendror, i kishte thënë se për çfarë ishte i interesuar dhe se si Kina mund ta ndihmonte më shumë Shqipërinë. Dhe Enver Hoxha i ishte përgjigjur se “për momentin heqja e triskëtimit ishte emergjente në Shqipëri”. Duke e mbyllur fjalimin e tij në mbledhjen e plenumit, Enver Hoxha u tha anëtarëve të Komitetit Qendror se “e falëndervova Kryeministrin kinez, ndërsa ai më ndërhyri menjëherë – dhe më tha se – nuk ishte nevoja ta falënderonim, pikë së pari sepse ndihma që iu kemi dhënë është një gjë fare e vogël”. Dhe vërtet ashtu rezultoi deklarimi i Çu En Lait, pasi pas vitit 1956, Enver Hoxhës me Kinën “i ndriti ylli” dhe për Shqipërinë vërshuan ndihmat kineze, kur normalisht nuk ishin ndërprerë edhe ato sovjetike.

PLANI PËR PUSHTIMIN E SHQIPËRISË

Sipas planit që kishin hartuar sovjetikët dhe që në vitet e fundit është bërë publik nga studiuesit e Arkivave Ruse, lidhej siç e kemi cilësuar më sipër, me planin e ofensivës ushtarake. Mirëpo situata për “sovjetikët e rinj” u bë e pa favorshme sepse konflikti me amerikanët, që ishte në kulmin e vet për shkak të Kubës, i ndryshoi përfundimisht prioritetet gjeopolitike. Për këtë dhe për frikën sovjetike lidhur me reperkusionin e daljes në publik të atyre planeve, ka folur e deduksionuar edhe publicisti gjerman Harry Hamm.

Është fakt se pas vitit 1956 lidhjet midis Tiranës dhe Moskës nisën dobësimin. Nuk pati më vizita të nivelit të lartë, vetëm ajo e vitit 1959 e Nikita Hrushovi, që erdhi në Shqipëri “për ta arrestuar” Enver Hoxhën. E kemi shpjeguar më sipër qëllimin kryesor të vizitës së tejzgjatur të Nikita Hrushovit në Shqipëri, por mbetet edhe ushtarakja. Gjithsesi, kjo periudhë kaloi shpejt. Enver Hoxha për interesat e veta, sepse “kursi i ri” i Nikita Hrushovit kërkonte “likuidimin” e tij, shtoi flirtin me kinezët, duke e ndierë se me ndërrimin e partnerit, do të kishte më tepër përfitim. Nga ana tjetër, nuk vonoi edhe “ndëshkimi” sovjetik. Mallrat nga Bashkimi Sovjetik nisën të vinin me vonesë dhe jo të plota si dhe u refuzuan kërkesat e reja shqiptare. Në fakt, Shqipëria me Bashkimin Sovjetik, kishte prekur mirësira jo të pakta, veçanërisht në arsimimin e specialistëve të niveleve të larta. Kishin ardhur ndihma dhe ishin lëshuar shumë kredi. Paketa më e madhe e marrëveshjeve tregtare dhe ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, nënshkruhet në prill të vitit 1957. E ndërsa hidhet ky karrem i majme mosmarrëveshjet e Enver Hoxhës që i cenonin atij pushtetin personal, që gradualisht u rritën ndaj Hrushovit dhe që çuan që pas Mbledhjes së Moskës, udhëheqja sovjetike i kaloi mosmarrëveshjet politike në sferën e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe u shkua deri në zgjidhjen edhe të lidhjeve ushtarake. Në librin e tij “Shqipëria dhe prishja sovjeto – kineze” Uilliam Griffith hedh tezën se vizita e Hrushovit në Tiranë në 1959-ën ishte edhe një tentativë finale, por e pasuksesshme për të paralajmëruar e penguar Enver Hoxhën për aleancën e tij me Mao Ce Dunin kundër Bashkimit Sovjetik.

Aq përmasa morën mosmarrëveshjet e Enver Hoxhës me Nikita Hrushovin sa në mars të vitit 1961, Presidiumi i KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik vendosi likuidimin e Bazës së Vlorës. Paralelisht me këto brutalitete, megjithatë kemi ende përpjekjet e Hrushovit për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me dialog, por ky rezultoi i pasuksesshëm me Enver Hoxhën dhe ua la vendin përsëri kërcënimeve e shantazhit. Në mesin e vitit 1961, në Moskë u përpunua edhe plani i zgjedhjes forcërisht të “problemit shqiptar”, që parashikonte përmbysjen e Enver Hoxhës. Kjo përmbysje siç thonë dokumentet ruse do të bëhej jo vetëm nga jashtë, por edhe me ndihmën e komunistëve shqiptarë “besnikë të idealeve socialiste dhe drejtimit të tyre nga Bashkimi Sovjetik e vendet pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës”. Sipas dr. Okorokovit, “çlirimi i Shqipërisë” ishte planifikuar të realizohej jo më vonë se 1 shtatori i vitit 1962, por acarimi i marrëdhënieve sovjeto-amerikane për shkak të Kubës (Kriza e Karaibeve) nuk lejoi realizimin e planit. Duke përfituar nga kjo, Enver Hoxha mori masa parandaluese. 7) Kur Shqipëria ishte rreshtuar plotësisht krah Kinës komuniste, Hrushovi kishte mbetur i habitur dhe i revoltuar me veten se përse e kishte toleruar aq gjatë Enver Hoxhën, pasi sipas tij ai e kishte në dorë që ta eliminonte atë që në vitin 1957.

NDIHMAT KINEZE

Pranvera e vitit 1962 ishte tepër rezultative për Enver Hoxhën lidhur me ndihmat kineze. Pas disa takimeve u arrit marrëveshja me Kinën për ndihmë të gjithanshme ndaj Shqipërisë. Ishte një akordim, që kishte filluar që në kohën e Bashkimit Sovjetik, por me që ky ndërpreu çdo gjë, atëherë Kina ndërhyri me akordime të fuqishme. Vërshuan këshilltarë ushtarakë kinezë, armatimet e municionet dhe shumë ndihma ekonomike. Në një kohë të shkurtër nisën të ndërtoheshin në Shqipëri, uzina e kombinate dhe vepra të mëdha ushtarake deri edhe vendstrehime nëntokësore e mbitokësore aq sa në vitin 1968 ato u bënë mbisunduese dhe përfshinë gjithë territorin shqiptar. Këto ishin kryesisht në planin ekonomik e ushtarak, ndërsa në planin politik e partiak vetë Enver Hoxha direkt nisi dhe bëri spastrime të mëdha në radhët e partisë, e në të njëjtën kohë edhe në aparatin shtetëror, njëlloj si në kohën e prishjes së largët me jugosllavët. Si rezultat i këtyre, në vitet 1960-1962 ai rinovoi, e 70 për qind të gjithë përbërjen e Komitetit Qendror si dhe shumë ministrive e drejtorive qendrore. Këto masa “kuruese” e parandaluese, Enver Hoxha sipas mendjes së tij i bëri për “shëndoshjen” e partisë dhe të shtetit nga “infeksioni” sovjetik. Edhe sovjetikët ndonëse tashmë të divorcuar me Enver Hoxhën, nuk hiqnin që nuk hiqnin dorë nga synimi për Shqipërinë, për pozicionin e saj strategjik në Adriatik e Mesdhe, ndaj në verën e vitit 1962 ata iu rikthyen edhe një herë “çështjes shqiptare” për destabilizim, tashmë jo direkt, por indirekt edhe me rolin kryesor të planit për “destabilizimin” e vendit, të cilin ia dhanë liderit jugosllav Josif Broz Tito. Në Moskë bënin llogari se aleanca shqiptaro-kineze dhe politika antijugosllave e propaganda e Tiranës, do ta vinin Beogradin në aleancë të ngushtë me Bashkimin Sovjetik me synimin për destabilizimin e regjimit të Enver Hoxhës, gjithnjë sipas planit që kishin hartuar sovjetikët dhe që në vitet e fundit është bërë publik nga studiuesit e arkivave të sotme ruse. Ishte vizita e parë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Kinë, ajo që i dha, falë Mao Ce Dunit, ndihma të konsiderueshme ekomomike e ushtarake, me të cilat Enver Hoxha për të keqen e Shqipërisë, shpëtoi veten dhe pushtetin.

Autori, Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

/Gazeta Panorama

VIDEO- Shansi i Kosovës për NATO mes luftës në Evropë

 

Valona Tela
Arben Hoti
Mahir Elshani

Anëtarësimi në NATO shihet si nevojë urgjente e sigurisë për Kosovën, në një kontekst të rrezikut në rritje nga Rusia dhe tensioneve me Serbinë, por mbetet i kushtëzuar nga zhvillimet gjeopolitike. Kosova ka avancuar në bashkëpunimin me Aleancën, por ekspertët sugjerojnë integrim gradual dhe ofertë strategjike ndaj aleatëve, veçanërisht SHBA-së.

“Korrupsioni ka mbërthyer Shqipërinë…” Gazeta spanjolle ‘El Mundo’: PD njofton protesta masive dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë

Në artikull raportohet gjithashtu se një nga kërkesat e saj kryesore është dorëheqja e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim, ku SPAK ka kërkuar që imuniteti i saj të hiqet.

 

TIRANË- Kaosit të shkaktuar ditën e enjte në Kuvend i ka bërë jehonë edhe gazeta spanjolle, El Mundo, e cila ka raportuar përplasjet e ashpra. El Mundo shkruan se anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë organizuan trazira ndërsa u përpoqën të prishnin votimin për Avokatin e Popullit në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në artikull janë përmendrur edhe situatat e tensionuara, ku demokratët zunë vendet e ministrave dhe hodhën shishe drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi, ku më pas u përplasën edhe me gardën. El Mundo thekson ndër të tjera se për muaj të tërë, opozita ka denoncuar mashtrimin zgjedhor, korrupsionin sistemik dhe një prapambetje serioze demokratike në vend.

Në artikull raportohet gjithashtu se një nga kërkesat e saj kryesore është dorëheqja e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim, ku SPAK ka kërkuar që imuniteti i saj të hiqet.

Në fund, El Mundo thekson se Partia Demokratike ka njoftuar protesta masive dhe po kërkon dorëheqjen e qeverisë, në një moment vendimtar për Shqipërinë, e cila konsiderohet si kandidate prioritare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për korrupsionin dhe përqendrimin e pushtetit.

Artikulli i EL MUNDO:

Tensionet politike në Shqipëri u përshkallëzuan përsëri të enjten gjatë një seance parlamentare në Tiranë, e cila u shoqërua me përleshje fizike, hedhje objektesh dhe hedhje fishekzjarrësh brenda sallës. Incidenti ndodhi gjatë seancës plenare të thirrur për të votuar për avokatin e ri të popullit, zyrtarin më të lartë të të drejtave të njeriut në vend. Anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë organizuan trazira ndërsa u përpoqën të prishnin votimin në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ligjvënësit e opozitës rrëmbyen mikrofonat, hodhën shishe drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi dhe rezistuan largimin nga forcat e sigurisë pasi zunë vendet e rezervuara për degën ekzekutive. Gjatë protestës, disa anëtarë ndezën fishekzjarrë dhe shfaqën banderola duke e krahasuar Ramën me diktatorin panamez Manuel Antonio Noriega, duke e quajtur atë “Noriega i Evropës”.

Për muaj të tërë, opozita ka denoncuar mashtrimin zgjedhor, korrupsionin sistemik dhe një prapambetje serioze demokratike në vend. Një nga kërkesat e saj kryesore është dorëheqja e Zëvendëspresidentes dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për parregullsi të dyshuara në kontratat publike. SPAK ka kërkuar që imuniteti i saj parlamentar të hiqet.

Partia Demokratike ka njoftuar protesta masive dhe po kërkon dorëheqjen e qeverisë, në një moment vendimtar për Shqipërinë, e cila konsiderohet si kandidate prioritare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për korrupsionin dhe përqendrimin e pushtetit./Dosja.al

BIRN: Përtej korrupsionit në tendera, kapja e AKSHI-t nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka rikthyer në vëmendje një debat që shkon përtej korrupsionit në tendera dhe prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare që lidhet me infrastrukturën kritike dixhitale.

 

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.

Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.

AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.

“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.

Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.

“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.

AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.

“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.

Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.

Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.

“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.

Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale, por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.

Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij, fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.

“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.

Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.

Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.

“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia

Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.

“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.

“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.

Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.

“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./BIRN

CNN: Kuvendi i Shqipërisë përfshihet nga protestat, opozita përleshet për akuzat për korrupsion kundër zv/kryeministres Belinda Balluku

Media amerikane e njohur CNN, ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan kundër mbrojtjes që mazhoranca po i bën zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion, Belinda Balluku.

“Një protestë shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë, ndërsa ligjvënësit e opozitës u përleshën për akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila i ka quajtur akuzat “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, shkruan CNN. bw

“Kryetari i Degës Jani Naska, me Petro Tasellarin, pasi më lajkatuan se unë isha familje e lidhur me luftën, më propozuan që të fusja në kurth Hysen Mullajn…”- Dëshmia e tropojanit që vuajti 25 vite burg

Nga URIM ELEZI

Urim Elezi, lindur më 18.10.1941 në Floq të Korçës, hyn te të dënuarit dy herë nga regjimi komunist me shumë vite vuajtjeje. Ai u burgos më 26.10.1963 dhe doli që andej më 10.2.1989. hyri në 22 vjeç dhe doli 48 vjeç, madje i verbuar. Në moshën 18-vjeçare kreu shkollën e Instruksionit në Gjirokastër, ku gradohet nënoficer. Në dënimin e parë ishte ushtar në Repartin Nr.9357 Gjirokastër. Herën e parë u akuzua në bazë të nenit 64, në kombinim me nenet 10 e 14 të Kodit Penal. Ishte me shërbim ushtarak, së bashku me shokun e tij Hekuran Shyti, në Gjirokastër. Sipas gjykatës, i kish propozuar Hekuranit të arratiseshin sepse bëhej jetë e mirë në vendet kapitaliste e sidomos në SHBA. Hekurani lirohet më parë nga ushtria dhe gjatë kësaj kohe gjen personat e tjerë, me të cilët do kryenin arratisjen. Hekurani i nis një telegram Urimit në Gjirokastër, me kërkesën që të të niset se nëna ishte sëmurë.

Kësisoj Urimi bashkohet me shokët e tij, Hekuran Shyti, Durim Shyti dhe Robert Morava. Të pa orientuar mirë, të spiunuar nga një banori i zonës, ata u kapën nga forcat e kufirit në postën kufitare të Nikolicës në rrethin e Korçës. Gjykata Ushtarake Tiranë me vendimin nr.21, datë 27.2.1964, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë, heqjen e të drejtës zgjedhore për 4 vjet dhe të gradës së rreshterit.

U la në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.3.1964 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Për herë të dytë u arrestua më 19.2.1980. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal me artikulime shumë rënduese. Dega e Punëve të Brendshme Fier, me shkresën nr.112, datë 15.1.1980, i kërkoi Drejtorisë së Hetuesisë miratimin e arrestimeve për tre shtetas, midis të cilët edhe i përmenduri Urim Elezi. Ishte marrë në përpunim aktiv më 17.5.1979 se zhvillonte propagandë në radhët e të dënuarve.

Raportonin për të “I penduari” dhe “Tekniku”. Për të thuhej të ishte shprehur: “Sigurimi i ka lyer duart me gjakun e këtij populli. Kanë bërë krimet më të shëmtuara që mund të ketë në histori, Sigurimi është sjellë me popullin dhe me njerëzit, më keq se ç’janë sjellë fashistët dhe nazistët..! Nuk ka më të poshtër se komunistët. Unë quaj komunistë të gjithë ata që kanë yllin në ballë si një domate, pavarësisht nëse besojnë mjekrën e Marksit apo mustaqet e Stalinit…! Krimet më monstruoze në Shqipëri, janë bërë në kohën kur kanë ardhur në fuqi komunistët…Jeta te ne është burg”.

Gjykata e Rrethit Fier e drejtuar nga Sokrat Dautaj, me pjesëmarrjen e prokurorit Kiço Koçi, me vendimin nr.94, datë 18.4.1980, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. I bindur në kotësinë e vendimeve komuniste, Urim Elezi nuk e ankimoi vendimin. Pasi i kishte dërguar një letër Enver Hoxhës, ku e cilësonte “përbindësh të pangjyrë, të sëmurë me mani persekutimi”, më 6.12.1981, u rrah nga policët e Burgut të Burrelit, deri sa u verbua. U lirua më 10.2.1989, nga Reparti nr.305 Përparim i rrethit të Sarandës.

Vijon nga numri i kaluar

Nuk di si ta shpjegoj si jam ndjerë pasi dëgjova këtë fjalë të Rizait. Truri im i kalonte torturat më shpejt sesa shiriti i filmave dhe me zhurmë si karrocat me kuaj…!

Sërish në Degën Punëve të Brendshme Korçë

Ashtu si më pat lajmëruar Rizai, ditën e nesërme, për sa më kujtohet 3-4 janar 1964, më thërret koloneli, kryetari i Degës, Jani Naska.

-“Do të vijnë nga Tirana, ndaj hiq dorë nga ato që ke thënë për udhëheqësin…! Thuaj që kur i kam thënë ato fjalë më përpara, nuk kam qenë i vetëdijshëm”. Vijnë nga mezi i asaj dite, dy të dërguar të Partisë, të cilët i shoqëronte Petro Tasellari. Të dërguarit e Partisë, pasi nisin bisedën me fjalë të bukura të tipit; “ti i vlen Partisë, je familje e nderuar veterane, etj.” përfundojnë me një ofertë të qelbur.

Ashtu siç vërtet ata e realizojnë mirë…të fusja në kurth Hysen Mullajn, për të cilin ata nuk e di mbi ç’baza pretendonin që e kisha dajo, por, në të vërtetë, unë kam dajo Alizot Zyfer Floqi. Adresa në Usa: PO. BOT 375 MASLOW, OHIO, USA, (aty ku doja të shkoja)”.

Në këtë moment ata të Tiranës, shihen ndër sy me Petro Tasellarin e vazhdojnë bisedën e tyre: -“ne të falëm jetën. Ti s’ke deponuar kështu. Ke thënë që do vije tek dajo Hysen Mullaj”. Kjo ishte një lojë e radhës së tyre, sepse unë këtë gjë nuk e kisha thënë, për vetë faktin se në të vërtetë unë atë se kisha dajo. Petro Tasellari hap çantën e më nxjerr para syve disa karta. Më pyet:- “është firma tënde kjo”? “Po-i them, pasi e shikoj. Firma ime është”. – “E mban mend çfarë ke deponuar këtu”?

– “Po, kanë kaluar dy muaj e pak, nuk e di unë çfarë kam firmosur”. (Shihen përsëri në sy)- “Ke firmosur që Hysen Mullaj është dajoja tënd dhe se ti do të shkoje tek ai”!

– “Jo, unë do vija tek dajoja im, Alizoti, këtë nuk e njoh”. (Dëgjoj që mërmëritën me njëri-tjetrin. bisedën nuk e dëgjova tamam, por dy emra i dëgjova të qartë, Ago Sinën dhe një tjetër Jani, jo Jani Naska, sepse thane kapiten (Jani, Jani Naska qe kolonel). Duke mburrur prindërit e mi dhe dy vëllezërit e mi, Avdylin dhe Myzaferrin, për të shpresuar për ndonjë rezultat tjetër, thërrasin Hodon, oficerin e rojës për të më marrë. Që prej asaj dite nuk torturohesha si herët e tjera dhe për të më shoqëruar diku, më merrte vetëm kapiten Riza Shehu.

Veç kësaj, as batanije apo kapot, nuk më hidhnin gjatë rrugës. Të nesërmen në mëngjes vjen vetë Rizai, deri tek shkallët e Hetuesisë e më çon në kat të dytë, të një prej pallacinave të Hetuesisë. Diku nga mesi i shkallëve, më kap fort përkrahu dhe më pëshpërit afër fare veshit: -“Hëmo Urim, jepi tani ec, se ta shpëtuam kokën”… Unë, fare i këputur…!

Aty, më fut në zyrën e tij dhe sa hyra aty, ajri qe shumë i rëndë, pasi zjarri bubullinte me të madhe. Rizai më ul në një karrige prej druri, jo prej hekuri siç më ulnin zakonisht. I gjendur mes nxehtësisë së dhomës, fillova të lëvizja sa andej këtej në karrige, sepse nuk po duroja dot më.

–“Hë mo Urim ç’ke që lëviz, se mos bësh ndonjë marrëzi? Të thashë, s’do bëjmë raketa jo”.– “Kam shumë vapë, plasa”, – i them. Siç isha në karrige, më largon nga pori e më afron pranë derës. Gjithashtu le dhe pak derën hapur. – “Mirë je tani Urim”?

– “Eee, mirë jam” – ia kthej unë. Hoqi këpucët dhe po i ngrohte këmbët. Thembra e çorapit të njërës këmbë i kishte dalë fare.

– “Hë mo Urim, pse nuk more me vete e disa të tjerë, të ma mbushje b***n mirë. Pesëdhjetë mijë mora nga ty. Myqka po më sjell çfarë dua edhe nga Shkodra”… etj etj (fjalë aventureske). “Rri ti tani këtu! Plak do të dalësh që këtu”! (kur më tha kështu, ashtu ulur në karrige, lotët më ranë nga fytyra në prehër e, sytë menjëherë më vajtën tek thembra që i kishte dalë).

– “Ti, jo 40-50 mijë të marrësh, po botën e tërë të kesh (ja tregoj me gisht), thembra e këmbës ka për të të dalë si patate Devolli…”! (Iu drodh mjekra dhe u zverdh në fytyrë; hapën sirtarin e tavolinës së tij të punës, aty kishte të mbështjellë në një gazetë pak bukë, djathë dhe ullinj).

– “Haji këto”, – thotë Rizai. – “Jo – i them unë. Po do vërtet që unë t’i ha këto, m’i jep siç më dhe pllakën e bukës e marmelatën. Këtu nuk e ha”.

– “Haje, se nuk të helmojmë. Tani do të të lejojmë dhe ushqimet. Kemi lajmëruar familjen që të të dërgojë rroba dhe ushqime”. Thërret oficerin e rojës: – “Hajde merre këtë, e sill 15-tën”! Më çon oficeri i rojës në qeli. (Pas vendimit të gjyqit, kur u takuam në burg, mora vesh që 15-ta qe Hekurani. Aty, Rizai i paskësh thënë Hekuranit, duke i treguar thembrën: – “Si të duket kjo”?

– “Po ja, është e grisur”, – ia kishte kthyer ai. Ai ngrihet i tërbuar, shkon mbrapa dosjeve, nxjerr shkopin prej thane dhe i hyn në dru. – “Nuk duket si patate Devolli”? e pyet Rizai përsëri. – “Jo”, – përgjigjet Hekurani.

– “Vërtet? Se kështu më tha ai shoku yt, Urimi”. (Hekuranit, Rizai i paskësh thënë, që ç’të bënte se kishte urdhër, pa do të na vriste të dyve me duart e tij). Prej asaj dite, nuk më fyen më! Brenda javës, më vijnë rrobat e fjetjes dhe ushqimet. Ama, polici nuk më lejonte ta haja në birucë të gjithë pllakën e bukës. Nuk lejohej më tepër se 2-3 kg ushqime në pesëmbëdhjetë ditë.

Dalja në gjyq, dënimi

Në datën 26 shkurt 1964, lajmërohemi që do të dalim në gjyq. Ato ditë edhe pse nuk kishim mjekër se ishim çunakë, na ruanin njëherë në javë. Mëngjesin e 26 shkurtit, vjen Demka (egjiptian), përgjegjës i birucave. (Demka, së bashku me policinë birucave, Halitin e Sanijes, i thoshin, ishin njerëzit më të këqij, më xhahilët, më të pashpirtët, më provokatorët).

Hapet dera, unë si gjithmonë ngrihem në këmbë, se ashtu duhej e Demka shpirt katrani, me hekurat që i vërtiste nëpër duar, më thotë me një tallje të paparë ndonjëherë: – “Hajde, hajde këtu e ktheji duart mbrapa, se do rruheeesh”!

Mbështetur në mur, pasi vë dorën në mjekër, ia kthej:- “po unë s’kam mjekër”! – “Hajde, hajde, se na ndot litarkën. Duhet të jesh i rrojtur kur të të vemë litarkën në fyt”. (Shtanga i brengosur, mbahem fort pas murit; sesi nuk më pushoi zemra se di. Se kuptoja ç’po ndodhte sepse kishte dy muaj që Rizai më pohonte vazhdimisht, që ma kishin shpëtuar kokën dhe se më tepër se 20 vjet, nuk do dënohesha.

– “Ke provim sottttt”!!!: tha xhahil Demka, duke qeshur! Në këtë kohë vjen Haliti, roja i birucave, i cili fliste me hundë: – “Pse nuk vjen 20-ta”?! – “Është mbështetur në mur e s’po ndihet, se u tremb nga litarka që do i vihet në fyt”, -thotë Demka. –“Hajde, hajde”, – më thotë Haliti. Dal pa vetëdije deri tek dera e birucës.

Më urdhërojnë t’i kthej duart mbrapa. Gjithmonë i kisha kthyer duart mbrapa, por atë ditë ngriva. Të dy m’i marrin duart me forcë e mi kthejnë mbrapa. Duke më shtyrë më çojnë tek berberi. Hodoja që rrinte gjithmonë në karrike me libër në dorë, aty ku rruheshim u bërtet; “ç’po bëni”?!

Haliti i thotë duke u zgërdhirë: – “Ja, i mbushi brekët ky, se ka hall që unë do rri të pastroj kallashin që do më ndotë”! Hodoja në këtë moment më kap mua përkrahu e urdhëron Halitin: -“Shpejt, ikë më prit ne kryetari”. Pasi u rrojta më futin përsëri në birucë. Pas 10-15 minutash Hodoja urdhëron:- “Shpejt, nxirreni 20-tën”. Në shkallët, më merr përkrahu me një tjetër, një që quhej Rexhep e, të dy më çojnë tek makina e madhe që më priste në sheshin e Degës. Vë këmbën në karrigen pranë derës së makinës e, të dy këta më shtyjnë për të hyrë brenda.

Kur hyj brenda në makinë, shikoj Halitin e Sanijes me një pushkë/automatik në dorë krekosur. Ngjitur me Halitin, përtokë shoh Durimin. Klith Durimi me të madhe: – “ç’je bërë kështu more”?! –“Nuk të pushkatojnë o jo”!

Në atë çast Haliti i Sanijes, i matet me qytë për t’i rënë. – “Durim, të lutem mos fol, se do të të bjerë”!- i them unë. – “Nuk më bie o Urim, jo. Le ta provojë të më godasë. Atë dua unë. Do dalim në gjyq e, s’na prek njeri sot”. – “Ëëëë, e ditke ti. E paske dhënë provimin njëherë”! – “E kam dhënë, ndaj bjer ti”!

Durimi, fill pasi më lëshojnë dhe mua përtokë, sjellin Hekuranin e Robertin. Rrugës për në gjyq, që të katërve na vendosën në pozicione të tilla, që të mos shikonim njëri-tjetrin. Përpara me një tjetër, qe hetuesi Riza Shehu, ndërsa me ne ishin 10-12 policë në këmbë, dikush me pushkë e dikush me automatik.

Mbërrijmë në Gjykatë, në të cilën hyjmë nga dalja para Gjykatës Ushtarake, në Korçë. Shoqërohej çdonjëri prej nesh nga dy policë. I pari zbres unë e mbas meje Durimi. Sa hyn pas meje Durimi, në sallën që ishte bosh, bërtet një grua me duar të vendosura poshtë gjoksit, e cila i drejtohet gruas tjetër: -“Bobo, sa të rinj që qenkan të shkretët, ashtu siç më the ti”!

Në sallë ndodheshin vetëm tre gra, nëpunëse të Gjykatës Ushtarake Tiranë, ku njëra prej tyre rrinte kokulur. Qe e shoqja e Kolonel Mit‟hat Goskovës, kryetar i Gjykatës Ushtarake Tiranë, që kishte të bënte me Hekuranin dhe Durimin: e mora vesh këtë gjë, pasi ma tha Hekurani në burg. Ora ishte rreth 9.00-10.00. Në sallën e gjyqit hyjnë familjarët tanë.

Nga ana ime ishte Hilmi Elezi, kushëriri im i dytë, i cili pas dënimit erdhi na takoi në burg dhe na solli nga një llokume për secilin që u arratis. Ai sot gjendet në Amerikë. Nga ana ime, ishte dhe Petrit Cangonji, burri i çupës së hallos. Nga ana e Hekuranit, Robertit dhe Durimit, erdhën familjet e tyre.

Hyn trupi gjykues në sallë, me kolonel Mit’hat Goskovën kryetar i Gjykatës Ushtarake Tiranë, anëtar major Nasi Joga. Prokuror ishte nënkolonel Anastas Koroveshi. Gjoja avokat i imi dhe Hekuranit, ishte Andon Napuçe. Nga mëngjesi deri në darkë në orën 8, u bënë dy ditë gjyq.

AKT-AKUZA: krim dhe tradhti e lartë ndaj Atdheut, duke tentuar të arratisen për në Greqi, krim i parashikuar në nenin 64-10-13 të Kodit Penal; (deri në 4-janar 1964 përfshinte 4 nene me vdekje: Neni 1; dezertim nga ushtria; Neni 2; shkelje e betimit të shkollës së Zbulim-Kundërzbulimit; Neni 3; tradhti e lartë ndaj Atdheut dhe nxjerrje sekreti; Neni 4; kryetar grupi. Pas datës 4 janar u vendos përsëri neni 64, i shoqëruar me nene zbutëse dhe u la vetëm tradhti e lartë ndaj Atdheut).

Megjithëse, në gjyqet në grup të diktaturës, të akuzuarit “thirreshin” me njëri-tjetrin, me ne lavdi Zotit, ishte një gjyq krejt i veçantë, sidomos deponimet e mia dhe të Hekuranit, që ishin në mbrojtje të njëri-tjetrit!

Dëshmitari i parë:

… Komandanti i postës që na arrestoi bashkë me ushtarët, për çudi në sallën e gjyqit, herë na shikonte ne dhe herë trupin gjykues. Kjo e hutoi gjatë, saqë na ra në sy të gjithëve, aq sa kryetari i trupit gjykues i tërheq vëmendje dhe i thotë: – “Mos u kthe me kurriz nga ne ti, kthehu me fytyrë nga ne, jo nga të pandehurit”. Me një keqardhje të madhe që shprehej si në mimikë ashtu dhe në veprimet e tij, dëshmon para trupit gjykues të vërtetën që ndodhi atë natë.

Dëshmitari i dytë:

Esat firauni u paraqit në sallën e gjyqit si hero. Fliste paditur seç theshte, duke shprehur ligësi: -“porsa i pashë, vigjilova, vigjilova, vigjilova pas tyre dhe me vrap ika në Postë i denoncova”. Pa e pyetur kryetari i trupit gjykues, ai po vazhdonte pa pushim: “vigjilova, vigjilova” dhe tregon me gisht nga Roberti: -“ky, më kapi torbën e deshte të më merrte bukën me zor. Unë ju mata me sëpatë dhe e urdhërova ta lëshonte, ndaj ky e lëshoi torbën e bukës”! Në këtë moment Roberti ngrihet pa marrë leje nga trupi gjykues:

– “Çfarë thotë ky?! Njëqind si ky dhe i ati, nuk kanë se çfarë të më bëjnë mua”!

– “Ulu e mos fol pa leje”, – i bërtet Robertit kryetari.

Dëshmitari i tretë:

I ati i Esatit, Shabani me një dorë e një këmbë sakat dhe me një fytyrë të llahtarshme. Në ato ç’ka theshte, dukej që e kishte mësuar ai Esatin. Në datën 27 shkurt 1964, rreth orës 20 merret vendimi. Urim Elezi, dënohet me 20 vite burg, Hekuran Shyti, dënohet me 15 vite burg; Robert Morava, dënohet me 15 vite burg; Durim Shyti, dënohet me 13 vite burg.

…Pasi merret vendimi, të katërt rrimë në burgun e vjetër të Korçës, (sot, materniteti i qytetit) për gati një muaj. Detyrimisht, në qeli të ndara. Gjatë qëndrimit në këtë burg, u njoha me një grup tjetër, me moshë më të re se ne, nga fshati Mborje i Korçës dhe po këta ishin dënuar për tentativë-arratisje: Nevrus Golka, Vasil dhe Janaq Tarusha (këta dy të fundit kushërinj të parë me njëri-tjetrin). Në burgun e Korçës ishin rreth tridhjetë veta të tjerë, disa të dënuar për agjitacion e propagandë e, të tjerë për tentativë-arratisje.

Pas disa ditësh që u vendosa në burgun e Korçës, një polic i pashpirt, kriminel, që vidhte dominotë dhe ushqimet e të burgosurve, i quajtur Fuat, na fut në birucë mua dhe Vasil Tarushën, pa asnjë arsye. Biruca qe me kalldrëm të zi dhe kishte një vrimë lart, për të marrë ajër. Aty qëndrova… s’e di për sa kohë, se më kishte rënë të fikët. Pas rreth një muaj, rreth 17-18 veta, të gjithë të rinj nga burgu i Korçës, na çojnë në kampin e Uzinës së Superfosfatit Laç, për të punuar, mund të them tamam si skllevër.

Aty qëndruam rreth 1 vit e gjysëm. Me thënë të vërtetën, ishte i vetmi kamp pune që ishte ndryshe nga çdo kamp pune, si në ushqime ashtu edhe në sjellje, pavarësisht se unë, Hekurani, Petrit Kruja nga Shkodra, Zijadin Ftera nga Delvina e shumë të tjerë bëmë disa herë dënime në biruca. Këtu, në biruca të lidhnin me hekura dhe dru, por ishte më lehtë se në kampet e tjerë. / Memorie.al

Udhëheqësit autoritarë përballë dështimit

Muhammad bin Salman (MBS) është një nga autokratët më të fuqishëm dhe me pushtet më të konsoliduar në botë. Ai nuk ka nevojë të blejë zgjedhje apo të paguajë rivalë.

 

Udhëheqësit autoritarë që adhurojnë rritjen ekonomike po dështojnë në objektivat e tyre. Në Azi, Afrikën Lindore dhe Gjirin Persik, liderët përballen me një zgjedhje të vështirë, shkruan The Economist

Muhammad bin Salman (MBS) është një nga autokratët më të fuqishëm dhe me pushtet më të konsoliduar në botë. Ai nuk ka nevojë të blejë zgjedhje apo të paguajë rivalë.

Megjithatë, deri në vitin 2030, qeveria e tij pritet të ketë shpenzuar gati 3 trilionë dollarë për Vision 2030, planin gjigant për transformimin e ekonomisë së Arabisë Saudite.

Zyrtarët po mbështesin ndërtimin e ishujve artificialë, hotele luksoze dhe fabrika makinash elektrike. “Ata do të financojnë çdo projekt që ka edhe mundësinë më të vogël për të gjeneruar rritje ekonomike, edhe nëse rezultatet vijnë pas dekadash”, thotë një drejtues megaprojektesh, “edhe nëse janë fantazi apo dështime”.

MBS është vetëm një nga disa udhëheqës autoritarë të përqendruar pas rritjes ekonomike. Monarkët e Gjirit Persik, liderët e Afrikës Lindore dhe burrat e shtetit në vende gjysmëdemokratike janë frymëzuar nga Kina dhe Singapori, që arritën të ndërthurin sundimin autoritar me zhvillimin e shpejtë ekonomik. Shumë prej tyre janë të gatshëm të ndjekin politika të rregullta makroekonomike.

Ata e shohin rritjen si burim legjitimiteti, duke synuar të rrisin mirëqenien e popullatës në tërësi, jo vetëm të elitave.

Për këtë punësojnë teknokratë të aftë, premtojnë stabilitet për tërheqjen e investitorëve dhe zbatojnë politika industriale të kushtueshme. Megjithatë, pavarësisht këtij angazhimi, ata po hasin vështirësi në përmbushjen e objektivave të shpallura.

Kina dhe Singapori janë përjashtime. Shumica e autokratëve, në të shkuarën, e kanë ndjekur zhvillimin ekonomik në mënyrë të çorganizuar.

Sipas Kevin Grier nga Texas Tech University dhe Michael Munger nga Duke University, nga 1950 deri në 2006, sundimtarët që qëndruan mbi një dekadë në pushtet siguruan mesatarisht vetëm 1% rritje në vit. Shumë e përdornin politikën për pasurim personal.

Të tjerë, si Suharto në Indonezi apo junta ushtarake e Mianmarit, qetësonin elitat duke shpërndarë fitime mes aleatëve dhe duke shtypur popullsinë.

Një brez i ri u identifikua në vitin 2015 nga Hilary Matfess e Council on Foreign Relations, e cila i quajti “autoritarë zhvillimorë”. Paul Kagame në Ruandë ka tërhequr investitorë duke liberalizuar tregun financiar, duke ofruar subvencione dhe duke promovuar vendin në panaire ndërkombëtare.

Në Etiopi, Abiy Ahmed hoqi kontrollin e kapitaleve dhe lejoi luhatjen e monedhës kombëtare. Në Gjirin Persik, familjet mbretërore po përpiqen të ulin varësinë nga nafta. Vietnami, tashmë ekonomia më dinamike e Azisë Juglindore, nën drejtimin e To Lam kërkon të përshpejtojë edhe më tej rritjen.

Modeli historik i frymëzimit është i qartë: nën sundimin e Park Chung-hee (1963–1979), të ardhurat e Koresë së Jugut u rritën nga niveli i vendeve subsahariane në atë të Europës Lindore.

Në Kinë, Deng Xiaoping arriti rritje të shpejtë ekonomike pa kaluar drejt demokracisë, duke forcuar sundimin e Partisë Komuniste. Sot, që nga Kagame deri te Indermit Gill, kryeekonomisti i Bankës Botërore, shumë e pranojnë hapur se admirojnë arritjet e Kinës dhe Singaporit.

Në vitet 2000 flitej për “marrëveshje autoritare”: despotët ofronin ndihma ekonomike në këmbim të mungesës së të drejtave politike. Por sot popullatat janë shumë të mëdha dhe të reja për marrëveshje të tilla. Gjiri Persik po përballet me shterimin e fondeve të naftës; popullsia e Etiopisë pritet të rritet me 90 milionë banorë deri në vitin 2050.

Nga Kennedy School në Kuvajt

Shkrirja e politikave që mbështesin rritjen me një ekonomi politike autoritare kërkon dorëzim të një pjese të kontrollit. Qeveria e Ruandës ka financuar gjithçka, nga prodhimi i qumështit te nxjerrja dhe shfrytëzimi i torfës (lëndë djegëse bimore), përmes kapitalit sipërmarrës, për të shitur më pas aksionet e sipërmarrjeve të suksesshme tek investitorë privatë (një pjesë iu shit së fundmi T-Mobile).

Në Vietnam, To Lam i përjashtoi bizneset e vogla nga tatimi mbi fitimin. Bahrejni hoqi thuajse gjithë burokracinë për investitorët e huaj që sillnin mbi 50 milionë dollarë. Reformat e fundit të MBS, prezantuar në shkurt, synojnë të përafrojnë praktikat e punësimit me ato amerikane.

Konglomeratet shtetërore të menaxhuara mirë e tërheqin kapitalin e huaj. Investitorët parapëlqejnë stabilitetin dhe një lider i ri e popullor shihet si më i qëndrueshëm se politikanët e zgjedhur në vendet demokratike. Siç theksojnë përfaqësuesit shtetërorë që promovojnë vendin nëpër konferenca investimesh:

“Pse të rrezikoni?” Abiy është 48 vjeç dhe MBS 39; ata planifikojnë me dekada. Arabia Saudite ka Vision 2030 (2016), Bahrejni, Vision 2030 (2008), Etiopia Planin e Rritjes dhe Transformimit deri në vitin 2030.

Megjithëse oferta duket tërheqëse, problemet janë bërë të dukshme. Biznesmenët e huaj ankohen për mikro-menaxhim.

Firmat shtetërore shpesh shtypin nismën private: në Arabinë Saudite planet qeveritare kanë shkaktuar mungesa materialesh ndërtimi; në Etiopi, sipas FMN-së, bankat janë aq të përqendruara në financimin e shtetit, sa nuk mbështesin bizneset vendase.

Kur objektivat nuk arrihen, zyrtarët shpesh manipulojnë statistikat për të shmangur ndëshkimin. Një zyrtar i FMN-së ka sugjeruar se rritja reale e PBB-së së Ruandës është disa pikë më e ulët se ajo zyrtare. Edhe Etiopia ka gjasa të ketë fryrë shifrat për prodhimin e grurit.

Edhe pse shumë plane janë afatgjata, ato tashmë kanë qenë në fuqi mjaft kohë për t’u gjykuar. Ka katër tregues kyç: investimet e huaja dhe rritja ekonomike si ambicie kryesore; PBB për frymë dhe shpenzimet shëndetësore si tregues të shpërndarjes së përfitimeve. Shumica e regjimeve nuk po arrijnë synimet e shpallura.

Në vitin 2000, Kagame shpalli se deri në vitin 2020, Ruanda do të bëhej vend me të ardhura mesatare, një objektiv ende i parealizuar.

Sektorët e ekonomisë që nuk lidhen me naftën të vendeve të Gjirit po rriten më ngadalë se mesatarja e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Që nga 2015, të ardhurat mesatare në vendet e sunduara nga autoritarë të fiksuar pas rritjes janë rritur vetëm 14%, kundrejt 23% në vende të krahasueshme.

Megjithatë, ka edhe përjashtime. Ekonomia e Etiopisë u rrit me mbi 7% vitin e kaluar, katër pikë më shumë se mesatarja afrikane. Ruanda raportoi shifra të ngjashme. Arabia Saudite shihej si më e ngadalta, por më 4 gusht, FMN rishikoi llogaritjet e saj dhe ngriti vlerësimin e rritjes së sektorëve që nuk lidhen me naftën të vitit 2023 nga 3,8% në 5,8%.

Në shumicën e rasteve, rritja mbështetet mbi financat publike. Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite gjeneron një të dhjetën e PBB-së së sektorit jo-naftë. Në Ruandë, më shumë se gjysma e investimeve të vitit të kaluar erdhën nga kompani shtetërore.

Investimet e huaja private do të tregonin një bum kapitalist të vërtetë, por vitin e kaluar, Arabia Saudite tërhoqi më pak kapital, si përqindje e PBB-së, se mesatarja rajonale, ndërsa Bahrejni më pak se Nikaragua. Bilancet tregtare mezi janë përmirësuar; Arabia Saudite importon trefishin e mallrave dhe shërbimeve që nuk lidhen me naftën, krahasuar me sasinë që eksporton.

Rritja nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar popullata në zgjerim të shpejtë, as për të rritur të ardhurat fiskale. Në vitin 2023, Arabia Saudite mblodhi më pak taksa, si përqindje e PBB-së, se një vend mesatar me të ardhura të ulëta.

Presioni fiskal po rritet dhe FMN parashikon se rritja e sektorit jo-naftë e Arabisë Saudite do të mbetet nën 3,5% për dy vitet e ardhshme. Ndërsa borxhet e Ruandës do ta detyrojnë Kagame të shkurtojë shpenzimet.

Megjithëse politikat teknokratike kanë dhënë rezultate më të mira dhe kanë sjellë njëfarë popullariteti, këta udhëheqës së shpejti do të përballen me një zgjedhje të vështirë: të hapin me të vërtetë ekonominë, të përdorin metoda më të ashpra për të ruajtur bindjen e qytetarëve ose të përpiqen të blejnë popullaritet me shpërblime, në kushte më të vështira fiskale.

Mbetet për t’u parë nëse angazhimi i tyre për ndryshim ekonomik është real apo thjesht një retorikë për të ruajtur pushtetin./MONITOR

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen, e torturuan mizorisht derisa e ekzekutuan

Historia shqiptare e shekullit XX është e mbushur me figura të ndritura që u shuan dhunshëm, jo për faj, por për mendim. Një ndër këto figura tragjike është Riza Dani, intelektual shkodran, jurist, publicist dhe patriot, i cili u pushkatua nga regjimi komunist më 1948. Jeta dhe vepra e tij përfaqësojnë dramën e inteligjencës shqiptare që u përpoq të mbrojë ligjin, lirinë dhe dinjitetin njerëzor në një kohë kur dhuna ideologjike po shndërrohej në normë shtetërore. Riza Dani lindi në Shkodër, qytet me traditë të thellë kulturore dhe qytetare. I formuar në një mjedis ku fjala e lirë, debati dhe kultura juridike kishin rrënjë të hershme, ai u edukua me parime europiane të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Studimet e tij në fushën e juridikut dhe përgatitja intelektuale e bënë shpejt pjesë të elitës mendore të kohës.

 

Dani ishte nga ata njerëz që e shihnin shtetin jo si mjet force, por si kontratë morale mes pushtetit dhe qytetarit. Në shkrimet dhe qëndrimet e tij publike, ai shfaqej si mbrojtës i ligjit, i pronës dhe i lirive themelore, duke besuar se Shqipëria mund të ndërtohej vetëm mbi bazën e drejtësisë dhe respektit për individin. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria hyri në një periudhë dramatike transformimi politik. Regjimi komunist, i dalë fitues nga lufta, nisi menjëherë instalimin e një pushteti totalitar. Në këtë klimë frike dhe dhune, Riza Dani nuk heshti. Ai nuk ishte politikan partiak në kuptimin klasik, por një qytetar i angazhuar, që e konsideronte heshtjen si bashkëfajësi. Ai kundërshtoi hapur shkeljen e ligjit, konfiskimin arbitrar të pronës, gjyqet politike dhe eliminimin e kundërshtarëve. Në një kohë kur shumica u detyruan të përshtaten ose të heshtin për të mbijetuar, Riza Dani zgjodhi të fliste. Kjo zgjedhje do t’i kushtonte jetën.

ÇËSHTJA KOMBËTARE

Së bashku me Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin, Mati Logorecin, vëllezërit Kraja, Riza Dani ishte ndër 166 pjesëtarët e klubit “Gjuha shqipe” themeluar prej Kel Marubbit. Qe shumë aktiv për ngritjen e flamurit më 1913 në Shkodër së bashku me të vëllanë, Dan Hasanin. Malazezët u përpoqën ta arrestonin më 1914, por iku në Mirditë. Ishte ndër organizatorët e lëvizjes kundër austro-hungarezëve që u mbajt tek “Xhamia Plakë” po në Shkodër, ku më pas mori pjesë në administratën austro-hungareze në Drejtorinë e Përgjithshme të Drejtësisë. Qe pjesë e organizatës revolucionare “Krahu Kombëtar” dhe qe ndër këshilltarët e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, të cilin e përfaqësoi në Kongresin e Durrësit. Në vjeshtën e vitit 1919 pasi Komiteti Qendror i organizatës “Krahu Kombëtar” nuk e pranoi në radhët e veta, doli nga kjo organizatë. U zgjodh deputet i parlamentit të parë shqiptar (1921-1923), i cilësuar “ex-Nëkryetari” i klubit “Bashkim” dhe i shoqërisë “Vaso Pasha”, duke bashkëpunuar ngushtë me Gurakuqin dhe bëri pjesë në grupin e 12 deputetëve shkodranë. Fillimisht qe pjesë e shkaktarëve të krizës së dhjetorit 1921, më pas vetëm ka përkrahur opozitën ku figura kryesore ishin Gurakuqi dhe Noli. Mbështeti Lëvizjen e qershorit më 1924 dhe u caktua prefekt i Durrësit përgjatë qeverisë së Nolit.

LARGIMI NË ITALI

Me Triumfin e Legalitetit dhe ardhjes edhe njëherë në pushtet të Ahmet Zogut, u largua drejt Italisë me bashkëpunëtorët e lëvizjes nga Vlora më 24 dhjetor 1924. Po hante darkë me Gurakuqin në restorantin e hotel “Cavour” në Bari, para se miku i tij të vritej. Më 21 tetor të 1925 u lëshua një letërqarkore nga Prefektura Shkodër, ku Dani figuron në listën e emrave që ishin të lirë të ktheheshin në atdhe, por nuk u kthye. Dani ishte ndër anëtarët e opozitës së vjetër që mori pjesë në “Konare”, u vendos në Zara dhe si anëtarët e tjerë të Konares, kishte kontakte me jugosllavët. Shtatorin e 1927 u largua nga Konareja, pasi Kominterni kërkoi riorganizim ideologjik të Komitetit drejt së majtës. Pas kësaj mbështeti qëndrimet e Mustafa Krujës, të dy të ndihmuar nga Italia; më pas me Krujën pati një thyerje në relata. Pas atentatit ndaj Zogut në Vjenë më 1931, autoritetet austriake e larguan dhe Dani u zhvendos në Fiume.

KTHIMI NË ATDHE

Riza Dani u kthye në atdhe më 5 qershor 1939 pas pushtimit italian, më 10 tetor 1940 anëtar i Këshillit të Shtetit (deri më 1943) kërkoi vjetërsi/pension shërbimi për kohën e emigracionit bashkë me disa dhjetëra antizogistë të tjerë. Më 18 prill 1940 vizitoi Vlorën me rastin e mitingut të njëvjetorit të “bashkimit personal” me Italinë, si figurë e lartë e kohës. Qe gjithashtu anëtar i Komisionit për përcaktimin e rrogave jetike për meritat e atdheut. Pas kapitullimit të Italisë më 1943, anoi nga Lëvizja Nacional-Çlirimtare, kryetar i Këshillit Antifashist të qytetit dhe pas Kongresit të Përmetit më 24 maj zgjidhet anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Megjithatë, për shkak se bënte pjesë në partinë nacionalçlirimtare, qeveria ‘Mitrovica’ e pushon nga puna si anëtar i Këshillit të Shtetit më 29 prill 1944 duke filluar zbatimi financiar nga 3 dhjetori 1943. Pas ardhjes në fuqi të komunistëve, qe kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Prefekturës Shkodër 1944-1945 dhe pas janarit 1945 anëtar i Komisionit për asistencën sociale për ndihmë të të dëmtuarve nga Lufta, formuar nga Këshilli Nacionalçlirimtar në Shkodër. Kandidoi dhe u zgjodh deputet nga lista e kandidatëve të Frontit Nacionalçlirimtar në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.

KUNDËRSHTITË NË PARLAMENT

Në parlamentin e ri, Riza Dani ishte një nga drejtuesit e opozitës. Më 12 janar 1946, kur po mbahej mbledhja e katërt e kësaj Asambleje, që si pikë të dytë të rendit të ditës kish zgjedhjen e Presidiumit të Asamblesë, Riza Dani e kundërshtoi listën e propozuar në emër të pesë deputetëve të Beratit nga Kahreman Ylli. Mbas shumë debatesh fitoi të drejtën për të paraqitur edhe ai një listë të re, ku përfshiu Sheh Ibrahim Karbunarën, Aleksandër Xhuvanin, Kolë Kuqalin etj., por jo Enver Hoxha. Më 21 janar 1946, kur po diskutohej projektrregullorja e Asamblesë, Dani replikoi me guxim me Koçi Xoxen dhe Enver Hoxhën. Ai kërkoi që procesverbalet e plota të botoheshin në Gazetën Zyrtare. Për këtë arsye Dani u vu në qendër të kritikave dhe të goditjeve. Më 23 dhjetor 1946, atij dhe tre të tjerëve, iu hoq mandati i deputetit.

ARRESTIMI I DEPUTETIT

Në vitin 1947–1948, vala e arrestimeve kundër intelektualëve të pavarur, klerikëve, juristëve dhe nacionalistëve u intensifikua. Riza Dani u arrestua dhe u përball me një gjyq farsë, ku vendimi ishte marrë paraprakisht. Akuzat ishin tipike për kohën: “armik i popullit”, “sabotator”, “kundër pushtetit popullor”. Më 14 maj 1947, mbërriti vendimi i Byrosë Politike, firmosur nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peçi, ku urdhërohej arrestimi i dhjetë deputetëve dhe dënimi i tyre me vdekje. Akuzave të tjera, iu shtua edhe ajo e organizatorit të Lëvizjes së Postribës. Dhe më 22 janar 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje, i indinjuar Dani i përgjigjet akuzës në gjyq: “Me 9 shtator më ka vdekë vajza, fëmija i vetëm, e ju mendoni se tue pasë kyt rast në shpi do merresha me Lëvizjen? Paçi hijen tuej!”. Në hetuesi dhe në gjyq mbajti qëndrim të pathyer dhe nuk pranoi asnjë nga akuzat, ndonëse u torturua çnjerëzisht. U ekzekutua më 7 shkurt të po atij viti në një varr kolektiv me deputetët e tjerë, ende deri më sot të pagjetur.

Asnjë provë reale, asnjë proces i drejtë. Vetë fakti që ishte jurist dhe njihte ligjin e bënte të rrezikshëm për një regjim që sundonte përmes terrorit. Në sallën e gjyqit, Riza Dani ruajti dinjitetin e intelektualit, duke mos kërkuar falje për bindjet e tij dhe duke mos u nënshtruar ndaj poshtërimit. Më 1948, Riza Dani u pushkatua. Me vdekjen e tij, regjimi synoi të dërgonte një mesazh të qartë: mendimi i lirë dënohet me vdekje. Pushkatimi i tij nuk ishte vetëm eliminim fizik, por një akt simbolik kundër inteligjencës shqiptare. Familja e tij u persekutua, emri i tij u ndalua të përmendej, dhe për dekada të tëra Riza Dani u la në harresë të detyruar. Librat e historisë nuk e përmendën, arkivat u mbyllën, dhe kujtesa kolektive u deformua. Në mesin e shtatorit të 1946 u arrestuan të gjithë meshkujt e familjes Dani, dënohen 3 veta prej tyre me 26 vite burg së bashku dhe iu sekuestruan shtëpitë dhe fabrikat.

GJYQI KUNDËR TIJ

Riza Dani arrestohet dhe nga 11 tetori i 1946-ës torturohet nga ‘hienat’ komuniste antinjerëzore deri në 23 dhjetor 1946, dita kur i hiqet “imuniteti”. Ja si e tregon një pjesë të vuajtjeve të deputetëve të Shkodrës, Kol Prela e Riza Dani, bashkëvuajtësi i qelive e burgjeve, Sami Rrepishti: “Kol Prela më tregoi se në nevojtoren ‘qeli’ pranë ishte Riza Dani, deputeti i Shkodrës, që herë pas here shpërthente me thirrje të nalta e shamje, që shuheshin menjëherë nga rojet e kuqe e shkopi i tyre mbi kurrizin e shtatëdhjetëvjeçarit demokrat”. Më 11 tetor 1946 merret në pyetjeje Riza Dani nga hetuesi i Sigurimit të ushtrisë, Stavri Xhara para majorëve Vaskë Koleci e Zoi Themeli. Kjo ndodh mbasi ai kishte kaluar tortura antinjerëzore, që vetëm ai ka ditur t’i përballojë. Mandati i hiqet në 23 dhjetor 1946, pra një deputet me mandat u nënshtrohet hetimeve me metoda sllavo-mesjetare e qëndron me dinjitet e forcë morale lartë, duke kundërshtuar me guxim të pavërtetat.

Hetuesia e përcjell me shënimin: “Qëndrimi i tij para hetuesisë ka qenë armiqësor, nuk ka pranuar të firmosë asgjë”. Me qëndrim krenar e stoik e me ndjenjë të lartë përgjegjësie, deputeti Riza Dani deklaron: “Jam i ndërgjegjshëm për çka kam thanë e çka kam ba e veprue. Paçi hijen tuaj”. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura, pa avokat. Nuk ka firmosë e nuk ka kërkue falje. Shpifja është argument i atij që s’ka arsye. 31 dhjetori 1947 si një re e zezë paralajmëron se është mbledhur Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i mbledhur për të gjykuar 19 të pandehurit. Në ato orë të vona të asaj nate të errët, komunikohet vetëm vendimi ogurzi: 7 pushkatim, 6 burgosje përjetë, të tjerët 20 e 15 vjet burgim. E gjithë kjo bëhet mbi bazën e një “Promemorie përcjellëse” që vinte nga hetuesia e mbushur me shpifje.

AMANETI I DEPUTETIT

Riza Dani la dëshmi konkrete të shkruara nga dora e tij në rripa letre cigareje, ia pat dhënë mbesës së vet, zonjës Fetie. “Çështja është tepër serioze, gjyqi me dyer të mbyllura, pa avokat e publik. Prokurori më akuzon si organizator i organizatës së deputetëve, kam marrë pjesë në mbledhjet e saj, kam ba mbledhje me të arratisur. Janë gënjeshtra të turpshme të formulueme me magji të një sistemi mesjetar torturash, sistem që asht aplikue edhe në mue. Sidoqoftë, moralisht jam i fortë e i kam mohuar të gjitha në gjyq. Ç’vendim jep ky, nuk e di. Rizai”, shënohet në një letër tjetër. Më pas ka shkruar: “Me shpresë në Zotin do të vdes si burrë. I falem nderit Fetit për kujdesin e për gjellët që më ka sjellë. Bulen (gruan) amanet nipave. Këto Feti ia jep doktor Omerit. Kopjen e ruan për histori”. Një tjetër ditë ka shkruar: “Tashti që po të shkruaj kam vuajtë shumë, 3 ditë pa bukë e ujë, 20 ditë çimento, shtrojë e mbulojë. Feti thuaj doktor Omerit këto që po të shkruaj: Akuzat i kam refuzue të gjitha si shpifje të turpshme. Në rast hallallëku, dua të varrosem pranë Agimes (vajzës)”. Deputeti i Shkodrës, Riza Dani, ekzekutohet në 7 shkurt 1948 e bie me të tjerët në një varr të përbashkët. Familja Dani nuk i ka gjetur akoma kockat e tij dhe duam vetëm të dimë ku prehet.

RIZA DANI SI SIMBOL

Sot, Riza Dani përfaqëson më shumë se një individ. Ai është simbol i juristit që mbrojti ligjin kur ligji u shkel, i intelektualit që nuk e shiti mendimin për sigurinë personale, i qytetarit që besoi se Shqipëria duhej të ishte shtet i së drejtës dhe jo i frikës. Figura e tij radhitet përkrah intelektualëve të tjerë të pushkatuar ose të shkatërruar nga diktatura, duke dëshmuar se humbja më e madhe e Shqipërisë nuk ishte vetëm ekonomike apo politike, por shkatërrimi i elitës mendore. Në një shoqëri demokratike, kujtimi i figurave si Riza Dani nuk është thjesht akt nderimi, por detyrim moral dhe qytetar. Pa ballafaqim me të shkuarën, pa emra dhe pa histori konkrete, drejtësia mbetet e cunguar dhe demokracia e brishtë. Riza Dani nuk kërkoi të ishte hero. Ai kërkoi vetëm të ishte i ndershëm me ndërgjegjen e tij. Për këtë arsye u pushkatua. Sot, emri i tij duhet të rikthehet në vendin që i takon: në historinë e vërtetë të Shqipërisë, si shembull i intelektualit që nuk u përkul. Sepse kombet nuk maten vetëm me fitoret e tyre, por edhe me mënyrën se si i kujtojnë ata që u flijuan për të vërtetën.

/Gazeta Panorama

Aforizmi i ditës- 20 dhjetor 2025

The sad duty of politics is to establish justice in a sinful world.

Reinhold Niebuhr

Detyra e trishtueshme e politikës është të vendosë drejtësi në një botë mëkatare.

Reinhold Niebuhr


Send this to a friend