Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Nëna takon djemtë e saj!Bravo djema!Mallëngjyet jo vetëm nënën tuja por edhe neve që ju pamë!”…Ti duam dhe ti respektojmë prindërit sa ata janë gjallë dhe i kemi mes nesh.Në të kundërt kur largohen për fare nga kjo botë,është vonë,shumë vonë!…”Është një thënie lapidar që mendoj se prek dhe emocionon shumëkënd sepse një fëmijë nuk mund të kuptojë kurrë atë që përjeton një prind dhe dashur padashur ne i ligshtojmë shumë herë ata.Dhe kur ata ikin nga kjo jetë guri i pendesës për ato që bëmë e nuk bëmë për ta na rëndon në shpirt sa të jemi gjallë!