Urithët, pakurrizorët apo zvarranikët e LDK-së, quani si të doni, sikur sot që janë në pushtet, edhe atëherë kur nuk ishin në pushtet vraponin pas privilegjeve, tenderëve apo të ndonjë “ashti të fëlliqur” që ua hudhte nga largësia shefi i tyre Hashim Thaçi
Ideja e titullit të këtij shkrimi me lindi gjatë leximit të një artikulli në gazetën Kosova sot, të datës 27.10.2015, me titull; “PDK-ja dhe SHIK-u po e rrenojnë LDK-në”, përmes të cilit me të drejtë LDK-ja trajtohet si marionetë e PDK-së.
Lidhja e (pa) natyrshme kriminale e koalicionit PDK-LDK, për interesa të ngushta të urithëve të nëntokës dhe grupeve kriminale, përveq se do të jetë me pasoja afatëgjata negative për vendin, kaloj me pasoja fatale për LDK-në e katandisur pas kuvendit VIII zgjedhor të saj.
LDK-ja asnjëherë nuk ka qenë e rrezikuar nga rivalët e saj politikë, sa ka qenë e rrezikuar dhe e dëmtuar rëndë nga urithët e nëntokës së saj, të cilët në këtë subjekt qendrojnë vetëm për të keqën e saj.
Më mirë dhe më qartë se asgjë tjetër, ishin zgjedhjet fundit parlamentare dhe ato partiake në LDK, e shfaqën fenomenin e “dashurisë” së urithëve të nëntokës ndaj LDK-së rugoviane!
Urithët, pakurrizorët apo zvarranikët e LDK-së, quani si të doni, sikur sot që janë në pushtet, edhe atëherë kur nuk ishin në pushtet vraponin pas privilegjeve, tenderëve apo të ndonjë “ashti të fëlliqur” që ua hudhte nga largësia shefi i tyre Hashim Thaçi.
Urithët e nëntokës së LDK-së, për të fshehur gjurmët e bashkëpunimit me rivalin kryesor të frymës rugoviane, ditën përlaheshin para opinionit, para mediave apo edhe në parlament, ndërsa natën vazhdonin bizneset e fshehta dhe ndejat e natës me drejtuesit e PDK-së, hoteleve luksoze apo vilave private gjithandej vendit.
Edhe sot, ditën deklarohen “kundër” Hashim Thaçit president, ndërsa natën bëjnë plane për zgjatjen e jetës koalicionit fatkeq për vendin. Mirëpo kjo nuk është e vetmja marrëzi !
Të njëjtit, gjatë fushatës zgjedhore për të mashtruar opinionin dhe për të mbrojtur “pastërtinë” e tyre, elektoratit të LDK-së i bënin thirrje; “mos i votoni hajnat”,….“kujdes, ruani xhepat nga qeveria”,…nga kush t’i ruajmë xhepat tani, nga Thaçi, nga Isa Mustafa apo urithët e tjerë të LDK-së ?
Urithët e LDK-së, me të njëjtin avaz vazhduan propagandat e tyre për mashtrimin e elektoratit edhe gjatë përiudhës paszgjedhore. Për të arsyetuar lojen e dyfisht të liderit të tyre me VLAN-in, thonin kështu; “Isa Mustafa e ka caktuar Ramush Haradinajn për kryeministër, si njeri i guximshëm,…si VAMPIR për ta ngrënë Hashim Thaçin”,…kush është duke e luajtur sot rolin e vampirit dhe përbindëshit të interesave kombëtare në Kosovë?
Urithët e nëntokës së LDK-së, ashtu si në Kosovë, edhe në diasporë vrapojnë pas gjahut të qelbur, në cilësinë e mbështetësve dhe sahanlëpriësve të një pushteti kriminal,…të cilët për interesa të ngushta personale, për akomodimin (punësimin) e vet apo të ndonjë familjari të tyre në institucionet publike në Kosovë, ua kthyen shpinën bashkatdhetarëve të tyre, për t’ju bashkangjitur të keqës së madhe (Koalicionit PDK-LDK), duke u bashkuar me krimin dhe korrupsionin në dëmë të interesave të shumicës shqiptare në Kosovë!
Vetëm nga pjesa veriore e Italisë, nga viti i kaluar e këndej, janë më shumë se katër raste të urithëve të nëntokës së LDK-së , që për interesa personale, nga “rugovist” të përbetuar u shëndrruan në shërbëtor të Hashim Thaçit dhe strukturave uzurpuese të shtetit të Kosovës.
Konventa e punës, apo siq po i thonë disa kongresi i punës së LDK-së i paraparë të mbahet në nëntor të këtij viti, nuk do të ketë kuptim pa pjesmarrjen edhe të Hashim Thaçit, udhëheqësit moral të nëntokës së LDK-së, kandidatit për president të shtetit.
Në LDK-në e grupeve të interesit, shumica e 355 delegatëve të kuvendit zgjedhor, shumica e degëve dhe nëndegëve të LDK-së aprovuan koalicionin e turpit PDK-LDK, me kushtin që Hashim Thaçi të zgjedhet president,…
Në garën (hipotetike) mes dy kandidatëve për kryetar të LDK-së; Isa Mustafa apo Hashim Thaçi, do të votonin me aklamacion apo fshehtas për këtë të fundit, shkaku i ruajtjes së vendeve të punës apo privilegjeve tjera; drejtues bordesh dhe agjensionesh, nënpunës civil, rojtar, parrukier apo lustragjinjë !
Gjendjen e mjerë politike në LDK, e vërtetuan edhe deklarimet e fundit të disa eksponentëve mbrenda këtij subjekti për ridizajnimin e marrveshjes PDK-LDK, apo ndrrimin e pozitave; “që Isa Mustafa të bëhet president, ndërsa Hashim Thaçi kryeministër”,…kjo përveqse miopi politike paraqet servilizim të skajshëm dhe degradim të mëtutjeshëm të LDK-së.
Sikur të ishte ndryshe, urithët e nëntokës së LDK-së nuk do ta votonin të keqën e madhe për vendin (koalicionin PDK-LDK), nuk do ta votonin shkatërrimin (Isa Mustafën) për LDK-në!
Andaj me plotë drejtë, Hashim Thaçin, mund ta quajmë kryetar, kryeministër apo president të urithëve të nëntokës së LDK-së !
Komentet