Në foto Simonetta Sommaruga, presidentja e Konfederatës Helvetike me maskë
voal.ch – Të gjithë prej sot janë të deytruar të mbajnë maska në mjetet e transportit publik veç fëmijët nën mshën 12 vjeçSimonetta Sommaruga.
Midis kontrolluesve ka lehtësim, por edhe shqetësim. Ata thonë se nuk duan të bëjnë policin.
Sindikata e sektorit të transportit e ka kërkuar disa kohë të detyrueshme përdorimin e maskës në trenat dhe autobusët për të mbrojtur shëndetin e punonjësve.
Por presidenti Giorgio Tuti është i vetëdijshëm se kjo është një shpatë me dy tehe: “Ne kemi detyra, në lidhje me kontrollin e biletave dhe sigurinë, por ne nuk jemi policë dhe është e drejtë që duhet të jetë kështu,” shpjegon ai.
Pra, si sillen ata me pasagjerët që refuzojnë ta mbajnë maskën? “Diskutoni, përpiquni t’i bindni ata ta mbajnë maskën, duke ndërmarrë hapa të kujdesshëm për të shmangur një përshkallëzim.” Sipas Tutit, personeli i mjeteve të transportit është mësuar të trajtojë situata tensioni. Falë kontakteve me kolegët nga vendet fqinje, ai është mjaft i qetë: shumica duket se i ndjekin rregullat.
A ka gjoba për atë që nuk mban maskë është pyetja
Nuk ka gjobë për cilindo që refuzon të mbajëë maskë. Megjithatë, pasagjeri rrezikon dhe është e mundur që në mënyrë indirekte dhe mund të gjobitet deri në në 10,000 franga nëse pasagjeri kundërshton ftesën e personelit të sigurimit (për shembull policia hekurudhore) për të zbritur nga mjetet e transportit në ndalesën e parë të mundshme.
Por çfarë të themi për ata kontrollues që e shohin maskën shumë të pakëndshme, veçanërisht në ditë shumë të nxehta? “Është e qartë se është më e rehatshme pa maskë”, përgjigjet Giorgio Tuti, “por deri më tani askush nuk është shtruar në spital kur është mbrojtur me maskë, ndërsa…ka mijëra vdekje nga Covid-19 për ata që nuk mundën të mbroheshin. ta durojmë këtë bezdi për të dalë sa më shpejtë nga kjo situatë”.
Kërkesa për maskë vlen për të gjithë pasagjerët në trena, tramvaje, autobusë, teleferikë dhe anije, pavarësisht nga numri i njerëzve që përdorin mjetet e transportit. Fëmijët nën 12 vjeç janë të përjashtuar./20Min/EB
KEYSTONE/Ti-Press/Elia Bianchi sda-ats
Komentet