Në opinionin e sotshëm jam fokusuar tek disa portale shqiptare në Zvicër.
Kemi bërë hulumtime dhe do të vazhdojmë sepse liria e shprehjes dhe e informimit është e garantuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948) Neni 19. Liria e individit është e lidhur ngushtë me lirinë e shprehjes. Kur liria e mendimit cënohet, “Kjo është skllavëri”, do të thoshte Eurupidi tek tragjedis “Gratë fenikase”.
Ndërsa në Perëndim liria e shprehjes është standart që mbrohet, në Shqipëri e Kosovë mund të thuhet me plot gojë se liria e shprehjes është nën gijotinën e politikës e cila tashmë i ka shtrirë tentakulat deri në diasporën e Zvicrës.
Mbasi e ka mbyllur me dryn të hekurt gojën e shoqërisë shqiptare përmes gazetarisë klienteliste i është kthyer klientëve të saj në diasporën shqiptare në Zvicër.
Politikës së kapur në Shqipëri dhe Kosovë u interesojnë shërbyes të bindur që i paguajnë në dëm të informimit dhe interesave të komunitetit.
Sot po ju sjellë statistikat e katër portaleve shqipfolës në Zvicër, sipas Alexa.com, të cilat janë voal.ch – Voice of Albanians, Dialogplus.ch, Albinfo.ch, Prointegra.ch dhe faqja në internet e BaslerZeitung.
Sot nuk po bëjmë asnjë analizë, por po mjaftohemi vetëm me faktet:
Krahasuar me portalet shqifolëse, në krye qendron voal.ch e ndjekur me diferencë nga albinfo.ch dhe me diferencë shumë të madhe nga prointegra.ch dhe dialogplus.ch, ndërsa krahasuar me gazetën zvicerane në krye qendron BaslerZeitung me një diferencë të vogël me voal.ch. (Po në bazë të statistikave voal.ch është portali më i lexuar shqipfolës në gjithë diasporën shqiptare).
Voal.ch bën politikë të pavarur dhe mban qendrim kritik ndaj realiteteve shqiptare duke denoncuar kapjen e sistemit nga një bandë kriminelësh, ndryshe nga shumica e portaleve që i mbështet politika e pistë, të cilët, në mënyrën më analfabetike e fshehin realitetin edhe kur ai ulëret.
voal.ch është i vetmi portal që nuk financohet, që nuk ka asnjë mbështetje financiare, është i vetmi portal që nuk kërkon shpërblim për PR, që nuk bën promovime me pagesë.
voal.ch është portali që ka si moto mbrojtjen e së vërtetës dhe si kauzë vlerat e demokracisë, e që përpiqet të kontribuojë me sa mund, ku mund edhe si mund, gjithmonë me profesionalizëm të plotë, duke respektuar kodin e gazetarit dhe vlerat e humanizmit njerëzor.
Voal.ch është kontribut i dy profesionistëve, dy botuesve të tij, Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj, me një aktivitet në fushën e gazetarisë në Zvicër prej gati çerek shekullor, duke mbuluar ngjarjet më të mëdha të fundshekullit dhe të shekullit të parë të milenarit të ri, që duhet të jetë shekulli i faktorizimit të shqiptarëve, ndërsa politika e korruptuar shqiptare po e kthen kundër interesave kombëtare, kundër interesave rajonale dhe kundër interesave Euro-Atlantike! Kjo klasë politike ka marrë peng popullin e vet dhe po ashtu ka marrë peng lirinë e fjalës!
Në kohë krizash të identitetit, në kohën e kalbjes së shtetit, të thuash të vërtetën, thotë George Orwell, është në vetvete një akt revolucionar.
Skënder dhe Elida Buçpapaj janë gazetarë profesionistë të integruar në të gjitha organizmat e gazetarëve brenda Zvicrës dhe jashtë saj dhe po ashtu kanë akreditim pranë institucioneve të Konfederatës Helvetike dhe pranë OKB.
Komuniteti shqiptar në Zvicër numëron rreth gjysmë milioni banorë, si shifër zyrtare njihen rreth 200 mijë pasi më tepër se gjysma janë të natyralizuar, me një potencial të jashtëzakonshëm nëse do të përdorej për interes të komunitetit dhe faktorizimin e tij në vendet e prejardhjes, kryesisht në Kosovë, ku me remitancat e tyre ndikojnë direkt në përmirësimin e jetesës.
Normalisht një komunitet i mirëorganizuar zhvillon jetën e vet, ka artistët, shkrimtarët, shkencëtarët, shkollat e gjuhës amtare, shoqatat sportive, shoqatat kulturore, shoqatat studentore, ka institucionet e kultit, shtypin e vet, ku gjithçka është e certifikuar për të garantuar një jetë të shëndetëshme, krejt ndryshe kur kemi parasysh komunitetin shqiptar në Zvicër i cili prej 2008, kur në Kosovë erdhi në pushtet Hashim Thaçi, është në kaos dhe obskuritet, ku jeta sociale është e monopolizuar nga një dorë klientësh, që veprojnë në mënyrë abuziviste, në mungesë të plotë transparencës, pa asnjë kriter profesional, pa meritokraci, pa asnjë standart, pa asnjë lloj matësi kritik të profesionit, duke i përdorur portalet si klientë për t’ju rënë tamtamave të burive të lavdive idiote që i çojnë në lajthitje turmat e rrjeteve sociale.
Disa ditë më parë një gazetar italian i La Gazzetta del Mezzogiorno jepte alarmin se në Shqipëri sot kemi të instaluar një narkoshtet, që përdor paret për të blerë politikën e gjithçka e sidomos mediat. E njëjta situatë është edhe në Kosovë, çka gjen reflektim të plotë në mënyrën se si është organizuar jeta komunitetit shqiptar në Zvicër.
Informalitet në Shqipëri e Kosovë, informalitet në organizmin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Pse, do të pyesë dikush?
Sepse siç dihet, në Zvicër ka qenë qendra e enveristëve dhe segmenteve të majta ekstremiste të azilantëve politikë të Kosovës që i drejtonte sigurimi i shtetit i Enver Hoxhës,
të cilat janë ricikluar, por të mos harrojë askush se Zvicrës si shtet i së drejtës nuk i shpëton asgjë nga vemendja.
Ju lexojmë me kënaqesi dhe ju shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizmin tuaj!