VOAL

VOAL

Kryengritjet Shqiptare e viteve 1826-1832 nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut – Nga Qazim Namani

May 13, 2020

Komentet

Si do të duket 2025-a?

Sheshet kryesore të Prishtinës, të dekoruara për festat e fundvitit.

 

Valona Tela

Çdo vit i ri paralajmëron fillime të reja dhe mundësi të reja, dhe 2025-shi nuk ka sesi të jetë ndryshe.

Me zgjedhje e udhëheqës të rinj në njërën anë dhe me luftëra e konflikte të vazhdueshme në anën tjetër, shumëçka është në lojë – vendet do të përballen me sfida që do t’i testojnë aftësitë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të garantuar stabilitet global.

Në këtë artikull, fjalën e kanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë në vende të ndryshme të botës – çka parashohin ata në 12 muajt e ardhshëm?!

Arton Konushevci

Arton Konushevci

Arton Konushevci, Prishtinë

Që në ditët e para të 2025-shit, Kosova do të hyjë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Nëse rezultati i tyre do të sjellë edhe një mandat të kryeministrit aktual, Albin Kurti, apo udhëheqje të re, mbetet të shihet.

Por, cilido që ta formojë Qeverinë – krahas politikave të brendshme – do të ketë para vetes edhe detyrën e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kosova është nën trysni gjithnjë e më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për të bërë hapa në këtë drejtim – më konkretisht për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Me një lidership të ri si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, gjasat janë që të shohim lëvizje në këtë proces.

Në vitin 2025, në Kosovë do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, gjatë të cilave, një vëmendje e posaçme pritet t’u kushtohet komunave me shumicë serbe në veri, të cilat aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.

Në maj do të bëhet një vit prej se Kosova ka dështuar të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ndaj me interesim do të pritet edhe vendimi nëse do të arrijë të futet sërish në agjendë.

Në aspektin e pranimit ndërkombëtar, Kosova ka vite që ka ngecur. Gjatë 2025-ës, me BE-në do të kryesojnë Polonia dhe Danimarka dhe prej tyre do të varet nëse aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë bllok, do të shqyrtohet ose jo.

Me inflacionin që vazhdon, çmimet e rritura, papunësinë mbi 10%, Kosovën padyshim se e presin punë edhe në rrafshin e brendshëm.

Jetmira Delia, Tiranë

Në fillim të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë dhe kreu i saj, Altin Dumani, marrin edhe kompetencat e procesit të vettingut. Në gjashtë vjet janë kontrolluar mbi 800 prokurorë dhe gjyqtarë, nga të cilët më shumë se 300 kanë dalë jashtë sistemit.

Dumani ka deklaruar se vendimet e vettingut kanë qenë indicie për të hetuar pasurinë e tyre dhe ka paralajmëruar se shqetësim i madh nuk janë vetëm ata që e kanë kaluar vettingun, por edhe ata që janë pjesë, duke premtuar luftë ndaj korrupsionit në radhët e drejtësisë.

Po në fillim të 2025-shit, Shqipëria do të nisë regjistrimin e diasporës, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkon mandatin e katërt, përballë opozitës së përçarë. Partia Demokratike drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur i padëshirueshëm nga SHBA-ja dhe nën hetim për korrupsion. E, një grup i vogël deputetësh mbështesin grupin e drejtuar nga Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë së Lirisë drejtohet nga Ilir Meta në paraburgim, ndërsa partitë e reja tentojnë t’i largojnë politikanët e vjetër, të cilët prej më shumë se 30 vjetësh i lënë vend njëri-tjetrit në pushtet.

Shqipëria tashmë ka hyrë në një proces të rëndësishëm – atë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Janë hapur 6 grup-kapitujt e parë dhe Qeveria pretendon t’i hapë të gjithë kapitujt brenda vitit 2025.

Për Qeverinë, 2025-shi do të jetë edhe viti i Shqipërisë turistike, duke premtuar më shumë arritje në këtë sektor.

Çështje që presin zgjidhje janë papunësia kryesisht te të rinjtë, kriminaliteti dhe dhuna te të miturit, si dhe mbyllja apo jo e rrjeteve sociale, si TikTok dhe Snapchat, për shkak të ndikimit që kanë pasur në akte dhune mes të miturish.

Enis Shaqiri

Enis Shaqiri

Enis Shaqiri, Shkup

Urat bashkojnë njerëzit, por… Maqedonia e Veriut, në vitin që po shkelim, pritet të përballet me sfida e probleme të ndryshme, si në rrafshin e politikës së jashtme, ashtu edhe atë të brendshme.

Ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e minoritetit bullgar mbeten ende parakushte për zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria e kryeministrit Hristian Mickoski dhe partia e tij, VMRO-DPMNE, ngurojnë ta bëjnë këtë, duke kërkuar garanci shtesë nga Brukseli, nga droja se Bullgaria fqinje mund të dalë me kërkesa të reja.

Në anën tjetër, përfshirja e Gjykatës Kushtetuese në interpretimin e disa zgjidhjeve ligjore që kanë të bëjnë me shqiptarët, si kur është fjala për abrogimin e Balancuesit – mekanizmit që mendohet se mbante llogari për përfaqësimin e jomaqedonasve në administratën shtetërore e publike – e pastaj edhe vendosja në pikëpyetje e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, pritet të riakutalizohen në mars të vitit të 2025.

Suksesi ose jo i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e të tjera pritet ta bëjnë edhe më interesante fushatën për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtën e vitit 2025.

Vojisllav Stevanoviq, Beograd

Pasiguria do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2025. Para së gjithash, ajo politike.

Tragjedia në Novi Sad, ku humbën jetën 15 njerëz, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin e trenave, shkaktoi valë protestash.

Ato nisën fillimisht me grupe qytetarësh, ndërsa më vonë iu bashkuan edhe një numër i madh studentësh, që protestojnë gati çdo ditë, duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë – edhe politike, edhe penale.

Në rrafshin ndërkombëtar, gjatë vitit 2024, nuk kishte lëvizje. Serbia ngeci në rrugën evropiane, marrëdhëniet e saj me Kosovën mbetën të pazgjidhura dhe sanksione Rusisë nuk i ka vënë. Por, këto pozicione nuk janë të qëndrueshme, ndaj duhet pritur zhvillime gjatë vitit 2025. E, ajo që nuk është e sigurt, është kahja që do të marrin ato zhvillime.

Në to do të mund të ndikojë edhe rikthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Todd Prince

Todd Prince

Todd Prince, Uashington

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe ekipi i tij paralajmërojnë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme, përfshirë bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, presionin maksimal ndaj Iranit për të ndalur programin e tij të pasurimit bërthamor dhe tarifat për importet kineze.

Por, a po vendoset ish-manjati i pasurive të paluajtshme në një pazar të vështirë negocimi, me shpresën për të arritur një marrëveshje më të mirë për Shtetet e Bashkuara?

Trump ka thënë se do t’i japë Ukrainës gjithçka që i nevojitet, nëse Rusia nuk është e gatshme të negociojë. Nëse kjo do ta shtyjë Putinin t’i ndalojë armiqësitë në linjën aktuale të kontaktit, mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, ekipi i Trumpit është duke bërë thirrje për zbatim më të ashpër të sanksioneve kundër Iranit, sidomos në eksportet e tij të naftës, për ta dobësuar ekonominë e vendit.

Nafta mbetet burim jetësor i buxhetit të Iranit dhe është e rëndësishme për financimin e ushtrisë.

Së voni, Trump ka thënë vazhdimisht se do të vendosë tarifa të larta për importet kineze, për të reduktuar fuqinë në rritje politike, ushtarake dhe ekonomike të Pekinit.

Kina ka thënë se do të kundërpërgjigjet me tarifat dhe kufizimet e veta në eksportet kritike në SHBA, duke krijuar një përballje të mundshme midis dy fuqive më të mëdha ekonomike dhe ushtarake në botë.

Natalie Sedletska, Kiev

Natalie Sedletska

Natalie Sedletska

Ukrainasit shpresojnë që presidenti i ri amerikan t’u ndihmojë për t’i dhënë fund luftës. Por, këtu ka shqetësime në rritje se Ukraina mund të ngarkohet me kushte që nuk janë në favor të saj, përfshirë lëshime të mëdha territoriale dhe politike ndaj Rusisë.

Ekziston gjithashtu frika se një marrëveshje e tillë mund t’i mundësojë Rusisë t’i shpëtojë përgjegjësisë, se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit mund të mbeten të pandëshkuara, duke i minuar kështu sakrificat që kanë bërë ukrainasit.

Një shqetësim tjetër është se marrëveshja e paqes mund të çojë në heqjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, duke i mundësuar Kremlinit ta rindërtojë ekonominë dhe forcën e tij ushtarake, për agresion të ardhshëm.

Në frontin e brendshëm, në Ukrainë ka një dakordim të gjerë se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm pasi të përfundojë lufta. Pra, nëse ato ndodhin, Ukraina do të përballet me një organizim të madh politik.

Hulumtimet, gjithashtu, tregojnë se më shumë se gjysma e ukrainasve që janë larguar nga vendi, ka të ngjarë të kthehen në shtëpi pasi të përfundojë lufta, por vetëm nëse mendojnë se i pret një perspektivë e sigurt dhe e qëndrueshme.

Ksenia Sokolyanskaya

Ksenia Sokolyanskaya

Për Rusinë – Ksenia Sokolyanskaya, Pragë

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka intensifikuar sulmet e tij kundër Ukrainës – si sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës, ashtu edhe ofensivat tokësore në Ukrainën lindore.

Buxheti i Rusisë për vitin 2025 ka shpenzime rekorde për mbrojtjen dhe sigurinë. Kjo mund të sugjerojë se udhëheqja e Rusisë nuk e ka ndërmend t’i japë fund luftës. Ose së paku nuk ka pasur plane të tilla derisa Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Analistët tani po diskutojnë nëse Putin është vërtet duke kërkuar rrugëdalje nga lufta, me shpresën se Trump mund ta ndihmojë në ndërmjetësimin e një daljeje sipas kushteve të Rusisë.

Ndërkohë, brenda vendit, Rusia ka vazhduar të miratojë ligje represive kundër qytetarëve të saj dhe të huajve. Në gusht, Human Rights Watch ka publikuar një raport që thotë se të drejtat civile janë shkatërruar në mënyrë sistematike në Rusi.

Fatkeqësisht, nuk kemi absolutisht asnjë arsye të besojmë se ky trend do të ndryshojë vitin e ardhshëm.

Për Lindjen e Mesme – Kian Sharifi, Pragë

Kian Sharifi

Kian Sharifi

Le të fillojmë me Iranin. Mbrojtja e tij ajrore dhe objektet e prodhimit të raketave janë varfëruar keq nga sulmet izraelite. Kjo mund të bëjë që Teherani ta rimendojë strategjinë e tij të mbrojtjes në muajt e ardhshëm. Disa frikësohen se ajo mund të përfshijë zhvillimin e një bombe bërthamore.

Ajo që e bën të besueshme këtë, është fakti se përfaqësuesit iranianë janë dobësuar gjithashtu nga Izraeli. Kryesori mes tyre është Hezbollahu, i cili është degraduar nga Izraeli pas një fushate disajavore për të ndaluar lëshimin e raketave kundër Izraelit verior.

Një armëpushim, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, është i brishtë, por ka të ngjarë të mbahet, sepse Hezbollahut i duhet kohë për t’u rikuperuar dhe Izraeli do të përqendrohet më mirë në Gazë dhe te vetë Irani.

Por, kjo është Lindja e Mesme dhe kur përfundon një konflikt, fillon një tjetër. Pas hyrjes së armëpushimit në fuqi, rebelët sirianë – disa prej të cilëve mbështeten nga Turqia – kanë nisur një ofensivë që i ka dhënë fund sundimit të Bashar al-Assadit në Siri.

Kjo do ta ndryshojë balancën e pushtetit në Lindjen e Mesme, sepse Siria, nën Assadin, ka shërbyer si lidhje midis rrjeteve të Iranit në rajon.

Se çfarë do të ndodhë me vetë Sirinë në të ardhmen, është vështirë të thuhet. A do të luftojnë grupet rebele për pushtet apo do të pajtohen për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse? Edhe nëse pajtohen, është e paqartë sesi do të përshtaten në aspektin ndërkombëtar.

Reid Standish

Reid Standish

Reid Standish, Taipei

Në vitin 2025, pyetja për Tajvanin është e njëjta që ka qenë me dekada: çfarë po planifikon Pekini?

Kina është duke modernizuar ushtrinë e saj dhe duke i rritur shpenzimet e mbrojtjes – gjë që e lë Tajvanin masivisht të paarmatosur. Kjo rrit frikën për një pushtim të mundshëm kinez. Disa zyrtarë amerikanë thonë se Pekini mund ta bëjë një lëvizje të tillë në vitin 2027. Pavarësisht nëse është kështu ose jo, këtu ka një ndjesi urgjence.

Kësaj ndjesie i shtohet edhe rikthimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Trump ka të ngjarë ta vazhdojë mbështetjen e fortë të Amerikës për Tajvanin, por ai gjithashtu e ka kritikuar atë. Ai ka thënë se Taipei ka nevojë t’i rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe ka sugjeruar që Tajvani t’i paguajë SHBA-së për mbrojtjen e tij. Zyrtarët tajvanezë thonë se ata i kanë rritur tashmë shpenzimet dhe se kanë vendosur ta rrisin buxhetin në një nivel rekord.

Por, derisa Tajvani përshtatet me Trumpin, zyrtarët këtu po vëzhgojnë nga afër edhe fushëbetejën në Ukrainë. Zyrtarët tajvanezë kanë thënë se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të ishte mbrojtja më e mirë kundër çdo agresioni kinez.

Ndërsa hyjmë në vitin 2025, Tajvani po përgatitet për çdo mundësi.

Të dashur lexues të REL-it, këto janë disa nga ngjarjet kryesore të 2025-shit, por, sigurisht, jo të gjitha. Në këtë vit padyshim se pritet të ketë një agjendë të ngjeshur globale, të cilën do ta përcjellim te ju hap pas hapi.

Radio Evropa e Lirë

Gëzuar Vitin e Ri 2025 nga Vlora Nga Albert HABAZAJ

MBUSHUR SHPORTA ME SHPRESA
TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!
DYMIJË E NJËZET E PESA
QOFTË PËR JU – LULE DHE MJALTË!

Uroj një vit të ri të mbarë për njerëzit e mi, për miqtë e mi, për Tërbaçiotët e mi, për dinjitozet “10 Shqiponjat e Tërbaçit” dhe gjithë artistët popullorë – bilbila e thëllëza, për të mirët e Letrave Shqipe, për botuesit e gazetave dhe portaleve ku unë shkruaj e botoj, për të mirët e 30 – vjeçarit faqebardhë Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, për kolegët e mi – fisnikët e Bibliotekave universitare, akademike dhe të atyre publike, për studiuesit e vërtetë dhe bibliografët e paktë, për Shqipëridashësit e Atdheut tonë qytetar për një Shqipëri – lule në mes shoqeve, siç e ëndërronin Rilindasit e Vërtetë!
2025 – a qoftë fatbukur për fisnikë si Ju:

Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë,
Ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit,
Zemra qesh e më bëhet mandolinë,
Urimi bëhet notë e pentagramit…
Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore
Romantikën e ndritshme me flatra lulebore.

Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit
I merr me vete dëshirëmirat e Vitit,
Të vesuara freskët me aromën e limonit,
I zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.
Në buzë të detit bëhem lirikë për ju

E nis me valët mesazhin si trëndafil me vesë

Rezonancë bën diellin urimi im kështu,
I Vitit të Ri Dymijë e njëzet e pesë.

Vlorë, 1 Janar 2025

Kur dashuritë vdesin herët!- Nga AGRON SHABANI

Shkrimtari i madh anglez Uilliam Shekspir shumicës se lexuesve ose adhuruesve te tij gjithandej globit, parasegjithash iu eshte i njohur dhe i dashur permes  veprave ose tragjedive te njohura te “Hamletit” dhe Romeut e Xhulietes, dy te rinjeve te dashuruar nga Verona e Italise, te cilet konfliktet, armiqsite dhe kundershtimet e familjeve te tyre, i cuan drejt fundit ose aktit tragjik.  E sidomos pjesetaret e familjeve te njohura Kapulet dhe Monteki qe nuk e lejuan nje gje te ketille.
Ndryshe nga kjo: Kur, kund dhe perse ( pse)?, keto jane pyetjet dhe dilemat kryesore qe e pershkruajne dhe mbulojne fund e krye dramen ose tragjedine e njohur te Romeot dhe Xhulietes…..)))
Apo, “vajzo, goco,  dreqol! Që kur jemi ndarë, jam gjithmonë në tension dhe depresion t´madh.! Lumturia ime është që të jem pranë teje. I rijetoj vazhdimisht në kujtesën time përkëdheljet tua, lotët, përkujdesjen tënde engjëllore, femnore… Trupin tënd, sytë, vetullat dhe qepallat tua. Flegrat e buzëve, qukat në faqe… Hëm… Puthjet tua….! Auuuu! ( Romeo -Xhulietes)
Nejse! Pa u zgjatur ne detaje te kesaj kryevepre letrare te Shekspirit.
Ajo tjetra: ”  kur bukuria e pakrahasueshme e An Bolyen, ndezte një flakë me ngjyra të zjarrta në zemrën dhe shpirtin e mbretit (monarkut) anglez, Henrikut VIII , i cili i shprehet ne vazhimi bukuroshes se famshme mbreterore ose oborrtare, An Bolyen:” ” E dashur, mos harro se të kam burgosur ose robëruar në zemërin time e dikund thellë në shpirtë. Edhe vetvetën time aty, bashk me ty. Po, po bashk me ty. Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht që të të shohin. Por t’i natyrisht se nuk e kupton dot se sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë për mua, dhe si ke shtuar një vlerë speciale e të rrezikshme në zemrën time! ( fund i citatit)
“Më lejo të di specifikisht qëllimin që ke ose që kishe për sa i përket dashurisë sonë. Nevoja më detyron që të kërkoj këtë përgjigje, duke qenë i goditur për shumë vite ose motmote nga shigjeta e dashurisë dhe ende nuk jam i sigurt, nëse ia kam arritur të kem një vend në zemrën tënde…?!. Me trego të lutëm, se nuk po dijë ç’të bëj me vetën time të ikur ke ti. Me kupto!” ( Napoleon Bonaparti- letra Zhozefines)
Dreqi e marrtë! Në atë stuhi të madhe syçkash të lazdruara;  mezi i gjeta sytë tu të kaltërt me flakë zjarri në maja të tyre, që po shihnin ose shikonin dikund largë si dy “pika të vogla çuditëse”, si për të me rrezatuar dhe goditur mua te shkretin dikund thellë me ‘shigjetën e zjarrtë” të Psihes e cila dikur e goditi ose shixhetoi Erosin.. Ishin sytë tu olimpikë që po shihnin dhe kërkonin nxitimthi dhe plot venerim në një diçka të mistershme ose enigmatike që me ngjante si në ëndërr. ( thote legjenda e njohur greke)
Ëndrrat janë një diçka përtej meje, përtej nesh… Ëndrrat janë vetëm për heronjtë ose guximtarët, ashtu si lufta, arti, gruaja, deti, dashuria… Erosi kishte frikë nga drita, ndërsa Psiha nga terri ose errësira. Apo, në mos jam i gabuar unë…!? Nuk po di…?!
Thuhet se arti lind ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin dhe shpirtin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Sakaq, m’u kujtua edhe kjo në këtë cep nate.)
Na qenka për një ditë dhe kohë tjetër dashuria sipas Uilliam Shekspirit. E sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, ku dashuria nuk ka kohë as miq ose aleat, apo….!?
Gjithashtu, një letër trjetër thotë së  ndryshimet janë rregulla ose ligje të jetës. Ata që shohin (shikojnë) fortë në të sotmën dhe të djeshmën ose të kaluarën, patjetër do e humbasin (humbin) të nesërmen ose të ardhmen.
Po shoh se jeta ia paska thënë dikund larg ne fund ose gjysem te rruges. Ehhh…

75% e të rinjve shqiptarë nuk janë në asnjë lloj marrëdhënie romantike

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht nuk preferojnë të jenë në asnjë lloj marrëdhënie romantike, e domosdoshme për krijimin e familjes.

Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt-mars 2024, i cili u udhëhoq nga Fondacioni “Friedrich-Ebert-Stiftung” gjeti se rreth 75% e të rinjve të pyetur nuk ishin në një marrëdhënie romantike (74,8 %). Një numër shumë më i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë dhe 6.9% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë.

Nëpërmjet pyetësorit të aplikuar në këtë studim, të rinjtë u prezantuan me disa faktorë të cilët ata do t’i merrnin në konsideratë për të zgjedhur partnerin/en. Faktori më i rëndësishëm për të rinjtë është niveli i edukimit (64,2%). Femrat i japin më shumë rëndësi edukimit (69,6%) në krahasim me meshkujt (58,9%).

Faktori i dytë më i rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es për të rinjtë është aprovimi i familjes (59,7%). Aprovimi i familjes duket se është më i rëndësishëm për të rinjtë me nivel të ulët edukimi (70,9%). Është interesant fakti se ky faktor ka thuajse të njëjtën rëndësi si për meshkujt (58,1%), ashtu dhe për femrat (61,4%).

Faktori i tretë që të rinjtë e konsiderojnë të rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/en është statusi financiar (44,2%). Ky rezultat tregon se perceptimi i të rinjve mbi rolin e statusit financiar në një marrëdhënie ka prirjen të jetë fleksibël dhe potencialisht i ndikuar nga dinamikat sociale dhe ekonomike të vendit.

Gjithashtu 38,9% e të rinjve të pyetur e konsiderojnë origjinën e partnerit/es një faktor të rëndësishëm kur vendosin të fillojnë një lidhje romantike. Edhe pse pjesa më e madhe nuk e konsiderojnë si faktor përcaktues, mund të thuhet se të rinjtë nuk janë krejtësisht indiferentë ndaj rolit që kanë zakonet dhe vlerat e lidhura me origjinën në marrëdhënie.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar për besimin fetar të partnerit/es të/së tyre sepse vetëm 26,9% e tyre e referuan atë si një faktor të rëndësishëm.

Më pak se një e pesta (18,6%) e të rinjve që morën pjesë në studim pohuan se virgjëria është një faktor i rëndësishëm dhe shumë i rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/en. Kjo tregon se pjesa më e madhe e të rinjve nuk mendojnë se virgjëria luan një rol të qenësishëm në zhvillimin e një marrëdhënieje pozitive dhe afatgjatë.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë të prirë të përfshihen në iniciativa sociale dhe se janë edhe më pak të interesuar të angazhohen në aktivitete politike. Në lidhje me këto çështje nuk ka një diferencë gjinore. /MONITOR

Çfarë (çka) të them ose të shkruaj për festën e ndërrimit të motmoteve….?!- Nga AGRON SHABANI

Natën e Ndërrimit të Motmoteve (Vitit të Ri) njerëzit gjithandej globit janë nën impresion, emocione dhe ethe festive.
Anglezët thonë shpesh: Jetoje jetën bukur dhe shpejt, sepse vdekja një ditë mund të vijë (vjen) shumë herët.
U mor vesh se ne semuremi, sepse plakemi, ne plakemi, sepse duhet te vdesim per t´ua leshuar radhen gjeneratave te reja, brezit te ri… Apo!?
Thuhet se në Antikë asokohe ishte edhe kohë lufte, edhe pragfeste…. Gjysèmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftuar deri nè fund mbi trashegiminè e madhe ushtarake dhe politike të vëllait të saj, para se të nisej në luftë, atëbotë i shkroi ose çoi fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: ‘Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutem për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonë se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote! Të ruajtë dhe bekoftë Zoti në këtë Natë të Madhe kur priten (ndahen) motmotët!”
Në Selanik, si në Athinë, asokohe afro 80  % e banorëve, nuk kishin të drejtë vote as pune.
Kështu që edhe “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjik të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale. Selaniku ishte vendlindja ose metropoli i artisteve, filozofeve, shkrimtareve dhe figurave te njohura ushtarake dhe politike si Aleksandri (Leka) i Madh etj.
Aleksandri (Leka) i Madh si duket qëlloi edhe me fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë, e cila lulëzoi dhe shkëlqeu më shumë se 400 vite rresht…. Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të mirë dhe me vlera të larta.

-Testamenti që Aleksandri (Leka) i Madh në shtratin e vdekjes ua la gjeneralëve ose pasuesve të tij:

1. Unë i dua mjekët më të mirë për të mbajtur arkivolin tim; për t´iu treguar të tjerëve se fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.

2. Unë dua që bashkëluftëtarët ose bashkëkomandantët e mi të mos m´i bëjnë nderimet e fundit me armë të drejtuara kundër njeri tjetrit.

3. Unë dua që rruga deri në banesën e fundfit të jetë e shtruar dhe mbuluar me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin dhe kuptojnë se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, ngelet ose qëndron në tokë.

4. Unë dua që duart e mia të lëkunden ose luhatën nga era deri në banesën e fundit në atë mënyrë që të tjerët të shohin dhe kuptojnë se në këtë botë kemi ardhur me duar bosh dhe në botën tjetër gjithashtu do shkojmë duarbosh.

Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu ( e sidomos ai shqiptar ose kosovar), është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithçka dhe me asgjë!
“Bota globale” ose, “tregu global” i vlerave, resurseve dhe kapitalit, janë pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstraguar ose relativizuar në këtë rast absoluten dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Ndaj, filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resurseve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarshëm botëror ose ndërkombëtar, i cili shpeshherë i ndarë në mënyrë të pabarabartë dhe disproporcionale, ku ata që kanë ose disponojnë vldera, potenciale dhe resursve të shumëta njerëzore, materiale dhe natyrore, janë të varfër dhe të sunduar, ndërsa ata që nuk i kanë ato, janë të pasur dhe të fuqishëm.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose sociopolitike dhe lëviz tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndrrave, caqeve ose qëllimeve të caktuara.
 Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore ose speciet politike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave jetësore, materialiste, idealiste dhe ekzistencialiste.
U mor vesh se nga thesari ose nga ‘kopshi i madh’ intelektual, kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjeruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose pranuar për të gjithë) dhe “res publica” (republika ose realiteti i njohur shtetëror, qytetar ose politik).
Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marrëdhëniet ose raportet e njohura në mes njeriut (liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, traditës luftarake ose patriotike, kulturës politike etj. Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), ekzekutivit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit. Sipas Xhanbatista Vikos (Gianibatista Vico): Sociologjia dhe antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, autonim, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.

U mor vesh se liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki. Ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa ligjin si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ata shndërrohen në tiran, despot ose autokrat.”Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t’i ndani ose pjesëtoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni nga të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim. Të lumtur dhe të gjykuar ose të falur dhe të mjerë.” (Albert Camy)

Aty janë edhe psikometria së bashku me mekanizmat dhe instrumentët e matjes së madhësisë dhe fuqisë së përgjithshme njerëzore, shtetrore, nacionale, tokësore (gjeografike), ushtarake, politike, sociale, ekonomike, monetare, finansiaret, tregtare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të një shteti, lidershipi politik, burimët e vlerae, mallërave, kapitalit dhe konkurencës, profesionit, intelegjencës, intendancës dhe informacionit, teoria ose hipoteza e njohur e studimit dhe analizës, hipoteza gjenerale, hipoteza e posacme olse individuale, aftësia ose intelegjenca e përgjithshme intelektuale, profesionale, shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike) , substituimet e njohura determinante dhe paradigmatike, strategjia e njohur menaxhuese ,konkuruese dhe siguruese-përballë befasisë dhe pasigurisë, përfshirja, përkujdesja ose respekti maksimal ndaj gjinisë së bukur ose polit të butë në jetën e përgjithshme institucionale, funksionale, kadrovike, politike dhe diplomatike e kështu me radhe.
“Arti lind ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Eduard Bulver Liton)
U mor vesh se lufta, shteti, politika, diplomacia dhe fuqia e njohur e pushtetit të grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente, kane rendesi dhe karakter kolateral dhe multilateral.
Kur e pyetën njëherë Karlin e Madh se ku ndodhej mesi ose kërthiza e botës?,asokohe tha: “Ku tjetër, pos në Kanstantinopojë (Stambolli i sotëm), aty ku Irena e bukur dhe ekstravangante nga Bizanti i derdh ëndrrat dhe shtatin (trupin) e saj valë në shtrat!”
Irena, mbretëresha e bukur, ekskluzuve, ekzotike dhe ekstravagante nga Bizanti, thuhet se në kohën e saj, ishte gruaja (femra) më e bukur dhe më e nxhehtë e planetit, saqë edhe mbreti (perandori) legjendar i Frankëve dhe Langobardëve, Karli i Madh (Karl der Große), i dehur, fashinuar dhe hipnotizuar nga bukuria, inteligjenca, eleganca dhe delikatesa magjepëse dhe tepër markante e Irënes nga Bizanti, ia kishte ofruar të bijën e tij, Rotruden, për martesë me të birin e saj, Konstantini IV. Bëhet fjalë mbi mbretin ose trashëgimtariin robust dhe skrupuloz të “Dinastive” te njohura të Merovingëve dhe Karolingëve, si dhe të birin e njohur të Karl Martelit-mbrojtësit, atletit ose dalëzotësit të Europës mesjetare nga sulmet ose invazionet e arabëve, hunëve, tatarëve, mongolëve etj.
Ndërkaq, mbretit ose perandorit ekstravagant dhe supersticioz të Francës, Luji (Luigji) XIV (14) , i cili ishte martuar zyrtarisht me Maria Terezën, të bijen e mbretit Filipi IV të Spanjën në kishën ose katedralen e njohur të Sant Zhan de Lizit: Jozyrtarisht i sillej ose rrotullohej bota dikund në mes Luize de Lavlien, Madam Monstespan, Madam Anxhelik (Onzhelik) de Fontanjë dhe bukurosheve të tjera oborrtare që frekuentonin në kështjellat ose pallatët e njohura të Versajës dhe Sën Zhërmenit. Luji (Luigji) i XIV, i cili ishte i biri i Lujit (Luigjit) të XIII (13) të Francës dhe Anës së Habsburgëve të Austrisë, thuhet se kishte trashëguar shumë nga luksi, ekstravanganca dhe temperamenti i gjyshës së tij, Maria Mediçi, prej familjes së famshme Mediçi nga Firenca e Italisë. Gruaja e dytë e Lujit (Luigjit) të XIV, ishte bukuroshja e njohur oborrtare, Madam Mentnon, e cila shquhej për stilin ose veshjet (kostumet) e saj tunduese dhe ekstravagante.
Se këndejmi, kur e zgjodhën Teuten për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t’i thoshte edhe këto fjalë: “Lum si ata të cilët, për dalëzotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mashkullore.”,fund i citatit. Dihet se kush ishte Mbretëresha Teutë dhe historia e saj. Ashtu siç dihet se kush janë Vjosa Osmani, Grida Duma, Jozefina Topalli dhe Teutat e e sotme të politikës, politikëbërjes, artit, kulturës, informimit, shkencës dhe letërsisë së sotme shqiptare, ku femra ose gruaja e njohur intelektuale dhe intelegjente shqiptare, është e pranishme dhe e fuqishmde kudo në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomcisë etj.
Bota e sotme moderne ose bashkëkohore i ka hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose seksiste etj.
 Politika, shteti dhe pushtet sot janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor.
Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.
Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente shqiptare është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.  Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.
Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat,  konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini etj.
 Ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose intelegjete, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.
Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose “polit të butë” i bëjnë mirë edhe popullit, edhe shtetit, edhe  pushtetit, edhe  arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare etj. E sidomos shkëlqimi ose brilanca e njohur shkencore, profesionale dhe intelektuale e Vjosa Osmanit, Mimoza Kusari-Liles, Luljeta Pula Beqirit, Grida Dumes, Elida Buçpapajt, Kimete Berishes  etj.
Urime!

VIDEO- Fëmijët e parë të 2025-ës, mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” tregon gjendjen e binjakëve

Të lindurit e parë të 2025-ës janë binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pak sekonda pasi kishte trokitur viti i ri.

Mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” i cili ka asistuar edhe lindjen e vogëlushëve, ka treguar gjendjen e binjakëve.

“Nëna lindi binjakë. Sapo prit fëmijët e parë të këtij viti. Janë në gjendje të mirë. Njëri 3 mijë gram, i dyti 2700 . Nëna gëzon shëndet të mirë. Kemi pritur 18 lindje deri tani”, tregon mjeku gjinekolog.

Ishte kryeministri Edi Rama i cili postoi i pari foton e vogëlushëve të sapolindur pas ndërrimit të viteve, duke shkruar se ata janë lajmësit e një viti me bereqet, duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit. bw

Dalja në zgjedhje është provë dashurie ndaj Atdheut! – Nga Skënder MULLIQI

Zgjedhjet nacionale të radhës po afrohen.Nuk patem kushedi zgjedhjesh deri më tash, jo shumë të lira dhe as demokratike, se pati keqpërdorime votash edhe hajni.Por, sidoqoftë jeta vazhdon , dhe në zgjedhje do të ishte mirë të dalim masivisht.Të gjithë i dimë defektet e deritashme të zgjedhjeve sidomos zgjedhjeve nacionale, që tre katër palë ishim zgjedhje të jashtëzakoshme, sepse nga krerët e partive kryesore politike nuk e preferuan nga interesat e ngushta reforma shumë të nevojshme zgjedhore.Kjo është një temë e veqantë për të cilën edhe kam shkruar disa herë.

Të dalim të zgjedhjet e radhës të 9 shkurtit 2025. Shohim vetë nga shifra së u bën 25 vite pas përfundimit të luftës dhe nuk jemi të kenaqur më të arriturat tona , që natyrisht kan pasur mundësi të jenë shumë më të mira, po mos të ishin vu interesat përsonale para interesave të përgjthshme .Faji natyrishtë për të gjitha këto bie mbi klasën e vjetër të thëmë ashtu politike, e cila është burokratizuar dhe klanizuar, duke ndikuar edhe në demokratizmin e mbrendshem të tyre dhe në demokracinë në përgjithësi.Por, shtrohet pyetja logjike, sa pretendoni se e doni vendin tuaj?Shumica sigurishtë se po, dhe atëherë kemi detyrim moral dhe ligjor për të votuar.Kjo ishte dashur të ndodhë në këto zgjedhje për faktin, se edhe dikush nese mendon, se do të këtë manipulim të zgjedhjeve , apo se kanditati juaj i preferuar nuk ka shumë gjasa, dalja është e shëndetshme për demokracinë dhe për sistemin shumë partiak pluralist të cilin e kemi zgjedhur.Dalja në zgjedhje është provë dashurie ndaj Atdheut dhe Kombit, si edhe marrja e rreziqeve.

Nese këmi kërkuar shtet dhe kemi kërkuar dhe sakrifikuar shumë për te, atëherë dalja në zgjedhje e justifikon këtë.Ne e dimë mirë se si e bëmë luftën historikishtë, duke pasur parasysh së kishim një hasem të madh për fqinjë , si Serbinë e në përgjithësi serbosllavinë.Ne dimë mirë se edhe pse ata ishin shumë më të armatosur, e ne më pakë armë, arritëm ti mposhtin në fushën e nderit, se kishim moralin dhe luftuam e drejtë për mbrojtjen e tokave tona , nderit dhe dinjitetit tonë kombëtar. Me vetëdije u sakrifikuan jetët vetëm të këmi lirinë dhe pavarësinë tonë, të kemi shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan.Duhet të dalim në zgjedhje se kemi ende punë madhore të pa përfunduara , për bashkim të trojeve etnike. Neve në luftë për çlrim u vunë në ballë djemtë dhe vajzat më të mirë të kombit, të cilët i udhëhiqte zemra dhe shpirti për çlrimin nga thundra shekullore serbe.Ne e deshem atdheun dhe kombin tonë.E dashuria ndaj sublimes siq është kombi dhe shteti duhet të vazhdohet edhe në kushte të paqës deri në fund.Ne, duhet të lutemi të gjithë që të krijojmë se pari unitet, të kemi qeveri normale që I dërgon proceset përpara, dhe procesin e kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të dialogut të zorshem më Serbinë hegjemoniste të Aleksandner Vuqiqit siq ishte Serbia e Sllobodan Millosheviqit, që të dytë kriminele të luftës. Nuk mund të kemi përparim të shtetit nese nuk dilet masivisht në votime për ti zgjedhur natyrishtë më të mirët ashtu siq e kemi këtë skenë politike më plotë defekte.Cili do të ishte rezultati që të merrnim një vendim që të mos shkonim në luftën çlirimtare të UÇK-së, duke aluduar së nuk do të kishim gjasa për fitore se armiku është superitor dhe ne nuk mund të mposhtim?Por, më vullnet të madh arrihet çdo fitore si në luftë ashtu edhe ne paqe.E luftë është edhe shtetëndërtimi dhe mirëqenja të cilat nuk I kemi të mira, e që duhet të ndyshohen për të mirë.Të mos qendrojmë në shtëpitë tona ditën e zgjedhjeve , nese dimë çka është dashuria ndaj Atdheut.Nese nuk kemi besim nuk kemi as dashuri, i lëshohet pastaj vendi hipokrizisë dhe mëkatit për të cilat do të përgjigjemi një ditë?

Dronët Bayraktar- Maqedonci: 270 mln euro u shpenzuan për blerje të armatimit dhe pajisjeve ushtarake

Në konferencën e fundvitit, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi arritjet e rëndësishme të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes gjatë këtij viti, duke e quajtur një periudhë intensive për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

“Ky ka qenë një vit me arritje të jashtëzakonshme falë mbështetjes së vazhdueshme nga Qeveria, si me buxhet ashtu edhe me buxhet shtesë. Kemi bërë blerje të rëndësishme ushtarake që kanë kontribuar në rritjen e fuqisë sonë mbrojtëse,” tha Maqedonci.

Në fokus të këtij procesi ka qenë zhvillimi i kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Sot, kemi dy regjimente të këmbësorisë të validuara për të kryer detyra luftarake, dhe deri në vitin 2025, në kuadër të “Defender Europe”, do të validoni regjimentin e tretë të këmbësorisë,” shtoi ai.

Ministri Maqedonci theksoi se Ushtria e Kosovës është më e fuqishme, më e pajisur, më e përgatitur dhe më e trajnuar se kurrë më parë, duke theksuar gatishmërinë e saj për të mbrojtur sovranitetin e vendit. “Ushtria jonë është shumë më e fuqishme dhe më e gatshme se në vitet e kaluara,” u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

Për sa i përket buxhetit, Maqedonci njoftoi se janë shpenzuar 169 milionë e 758 mijë euro për Ministrinë e Mbrojtjes gjatë këtij viti, duke arritur një nivel të lartë të shpenzimeve, që përbën rreth 97% të buxhetit të planifikuar. “Ky buxhet rekord ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve tona, përfshirë arsenalin ushtarak dhe numrin e personelit,” shtoi ai.

Përveç rritjes së kapaciteteve, Maqedonci theksoi se gjatë mandatit të tij janë rekrutuar 1,971 ushtarë të rinj, dhe se janë në proces rekrutimi edhe 300 të tjerë, duke e çuar numrin total të ushtarëve të rinj në 2,271.

“Krahas rritjes në numër, kemi mbështetur edhe rritjen e mirëqenies së pjesëtarëve të FSK-së, duke rritur pagën për 60%, nga 422 euro në 726 euro që do të aplikohet nga 1 korriku i vitit 2025,” deklaroi Maqedonci.

Ministri gjithashtu njoftoi se janë investuar mbi 270 milionë euro për blerjen e armatimit dhe pajisjeve ushtarake, duke përfshirë dronët Bayraktar dhe sisteme të ndryshme të mbështetjes me zjarr.

“Ky investim ka përmirësuar kapacitetet tona mbrojtëse dhe ka ndihmuar në përgatitjen e ushtrisë sonë për sfida të mundshme,” tha ai.

Një tjetër hap i rëndësishëm i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë nënshkrimi i kontratës për hapjen e fabrikës shtetërore të municionit, një projekt që përbën bazamentin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë.

“Ky është një zhvillim i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe sigurinë e vendit,” përfundoi Maqedonci.

Përfundimisht, Maqedonci vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të mbetet një prioritet i rëndësishëm për qeverinë e Kosovës në vitet në vijim. /Telegrafi.

Ne duhet të mbështesim përpjekjen e Trumpit për të blerë Groenlandën

Nga Francis Pike, SPECTATOR

Gjatë Krishtlindjeve, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shkroi në faqen e tij Truth Social se:

“Për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute.”

Uvertura e Trump, edhe pse shumë e padëshiruar për danezët, nuk është një ide e re. Ai e bëri propozimin për herë të parë në vitin 2019. Kur kryeministrja Mette Frederiksen e përshkroi idenë si ‘absurde’ dhe tha ‘Fatmirësisht, koha kur blini dhe shisni vende dhe popullsi të tjera ka mbaruar’, Trump anuloi menjëherë vizitën e tij në Kopenhagë.

Frederiksen ka qenë po aq shpërfillëse këtë herë. Por përgjigja kryesore ka ardhur nga kryeministri i Grenlandës, Mute Bourup Egede: ‘Groenlanda është e jona. Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk duhet ta humbasim luftën tonë të gjatë për liri’. Lufta për liri natyrisht nuk i referohet Shteteve të Bashkuara, por Danimarkës. Egede është kryetar i partisë Inuit Ataqatigiit, e cila po lufton për një Groenlandë sovrane plotësisht të pavarur.

Lidhjet historike të Danimarkës me Grenlandën janë të dobëta. Sipas sagave islandeze, Groenlanda u kolonizua në shekullin e dhjetë nga Eriku i Kuq pas largimit të tij nga Islanda. Por pushtimi norvegjez duket se është zhdukur nga shekulli i 15-të. Nga pikëpamja racore, popullsia e Groenlandës prej 56,000 banorësh (që jetojnë në një ishull gati dhjetë herë më të madh se Britania e Madhe) është inuite dhe jo skandinave.

Derisa kushtetuta daneze u rishikua në 1953, Groenlanda ishte një koloni. Më pas u caktua si qark dhe pjesë përbërëse e Mbretërisë së Danimarkës. Në vitin 2008, një referendum miratoi Aktin e Vetëqeverisjes, i cili transferoi kompetenca të mëtejshme në Groenlandë. Danimarka ende ruan kontrollin e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.

Ideja e blerjes së Grenlandës dhe territoreve të tjera të Arktikut ka një histori. Në vitin 1867, nën presidencën e Andrew Johnson, i cili pasoi Abraham Lincoln, Sekretari i Shtetit të SHBA, William Seward bleu Alaskën nga Rusia për 7.2 milionë dollarë. Alaska u bë e njohur me ironi si ‘Kutia e Akullit’ e Seward. Në të njëjtën kohë, Seward, qartësisht një tregtar i pasurive të paluajtshme në zemër, gjithashtu u përpoq të blinte Groenlandën. Kongresi nuk ishte entuziast dhe ideja dështoi – derisa Presidenti demokrat Harry Truman i ofroi të blinte Groenlandën për 100 milionë dollarë në vitin 1946.

Refuzimi i marrëveshjes së blerjes nuk e pengoi Danimarkën t’i jepte Shteteve të Bashkuara të drejtën për të ngritur një bazë të forcave ajrore në Thule, e cila u bë një postë kyçe e SHBA në Luftën e Ftohtë. Kjo përputhet me interesin aktual të Trump për Groenlandën. Një Luftë e re e Ftohtë është në lojë. Këtë herë është aleanca Kinë-Rusi, që po lufton me Shtetet e Bashkuara për dominim global. Siç vura në dukje këtu në 2020:

“Kina pretendon të njëjtat të drejta si Norvegjia për të shfrytëzuar burimet e arkipelagut Svalbard, të kontrolluar nga Norvegjia. Kina argumenton më tej se UNCLOS [Konventa e Shteteve të Bashkuara për të Drejtën e Detit], të cilën e ka ratifikuar, i jep asaj të drejta mbi “Rripin dhe Rrugën Arktike”.”

Që atëherë, ka pasur dy zhvillime që e bëjnë çështjen e Groenlandës edhe më të rëndësishme për sigurinë globale. Së pari, lufta në Ukrainë e ka shtyrë Rusinë gjithnjë e më thellë në nofullat e Kinës. Kjo ka rëndësi për shkak të pretendimeve ekstravagante të Rusisë ndaj Arktikut. Të gjitha vendet e Arktikut mund të pretendojnë pronësinë e një Zone Ekskluzive Ekonomike (ZEE) 200 milje nga bregu i tyre. Por Rusia, Kanadaja dhe Groenlanda pretendojnë pronësinë e një vargmali nënujor, Lomonosov, që shtrihet për rreth 1000 milje në Arktik dhe përfshin një majë që ngrihet 2.1 milje nga fundi i oqeanit.

Deri tani Rusia po fiton. Në shkurt 2023, një komision i OKB-së, pasi studioi të dhënat ruse, përkohësisht i dha pretendimit të Moskës “autoritetin më të lartë”. Ekspertja amerikane e kërkimit detar, Elizabeth Buchan e ka quajtur këtë një “fitore të madhe në betejën ligjore për shtratin e detit të Arktikut”.

Një ndryshim i dytë, që e bën Amerikën nervoze për sigurinë, është se në vitin 2022, marina kineze kaloi marinën amerikane në madhësi me 234 anije luftarake operuese në krahasim me 219 të SHBA. Në metrika të caktuara, SHBA-ja është ende përpara, por drejtimi është i qartë. Në mënyrë domethënëse, marina e SHBA është shumë më e vjetër. Rreth 70 për qind e marinës kineze u prodhua pas vitit 2010, krahasuar me 25 për qind për Shtetet e Bashkuara. Edhe inteligjenca detare amerikane i vendos luftanijet kineze në të njëjtin nivel me Amerikën për nga cilësia.

Nëse kombinohen me marinën ruse, Shtetet e Bashkuara janë shumë prapa aleancës Kinë-Rusi. Në Arktik, Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të dobëta. Ndryshe nga Amerika, Rusia ka një flotë të përhershme Arktike me bazë në Murmansk. Rusia posedon gjithashtu 41 akullthyese të klasave të ndryshme, duke përfshirë një numër anijesh të rënda, madje edhe të vetmen akullthyese në botë me energji bërthamore. Në të kundërt, SHBA-ja, me një kosto prej 1.9 miliardë dollarësh, u angazhua vetëm sivjet për akullthyesit e parë të rëndë.

Mund të jetë vetëm një shqetësim që Groenlanda, një vend shumë socialist, është kaq i hapur ndaj investimeve kineze. Edhe kur Bashkimi Evropian kërkoi kufizime në minierat kineze të mineraleve të tokës së rralla, Groenlanda e përbuzi dhe u përgjigj se “Groenlanda është e hapur për investime nga e gjithë bota”.

Siç shkruan Chuan Chen, një pedagog në Universitetin e Kopenhagës: “Kina, një investitore me xhepa të thellë dhe me një treg të madh konsumi, mund të luajë një rol kyç në zhvillimin e tre industrive të Groenlandës [miniera, peshkimi dhe turizmi]”.

Për Groenlandën, tërheqja e Kinës është një lojë për pavarësi të plotë. Por për Amerikën është një fatkeqësi e mundshme gjeopolitike. A mundet një qeveri e ardhshme atje të anulojë marrëveshjet e saj aktuale për bazën hapësinore të SHBA në Pituffik?

Pra, shqetësimet e Donald Trump për Grenlandën nuk janë të çuditshme siç e imagjinojnë mediat liberale të Perëndimit. Për më tepër, zgjerimi me blerje mund të jetë një koncept i huaj për evropianët, por ai përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë amerikane.

Në vitin 1803, në një transaksion të njohur si Blerja e Luizianës, Shtetet e Bashkuara blenë nga Napoleoni një territor prej 830.000 miljesh katrorë për 15 milionë dollarë – një zonë që shtrihet nga Gjiri i Meksikës deri në kufirin kanadez. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë Florida u ble nga Spanja për 5 milionë dollarë. Pasi SHBA-ja pushtoi Meksikën në Luftën Amerikano-Meksikane të vitit 1848, në Traktatin e Guadalupe-Hidalgo, presidenti James Polk ra dakord të paguante për një territor që sot përfshin Kaliforninë, Utah, Nevada, Nju Meksikon dhe pjesë të Kolorados dhe Arizonës. Blerja e Gadsden në 1854 shtoi një territor të mëtejshëm në këto dy shtete të fundit.

Filipinet pasuan si një blerje prej 20 milionë dollarësh nga Spanja pasi marina amerikane fundosi flotën e saj në Gjirin Manila në 1898 pas shpërthimit të Luftës Spanjolle-Amerikane në Kubë. Blerja e fundit e madhe e SHBA-së ishte Ishujt e Virgjër Danezë, të cilat i bleu për 25 milionë dollarë nga Danimarka në vitin 1917. Në total, blerja e territoreve përbën afërsisht 40 për qind të masës tokësore të Shteteve të Bashkuara.

Precedentët historikë janë të qartë. Ndërsa një blerje e mundshme e Groenlandës duket e pamundur, ka arsye bindëse pse kjo do të ishte e dobishme për sigurinë e Perëndimit. Ekonomikisht ndoshta do të përfitonin edhe groenlandezët. Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa duhet të mbështesin Donald Trump në ambiciet e tij ekspansioniste. sn

Fichte: Kultura si instrument lirie- Nga ILIR CENOLLARI

Fichte, një filozof gjerman, hartoi projektin “Kultur zur Freiheit”, që do të thotë “kultura si kusht për të qenë i lirë”, pra, zhvillimi i kulturës sjell lirinë. Kjo formulë filozofike u përqafua nga shumë popuj të Evropës dhe Ballkanit, përkatësisht dhe nga Rilindja Kombëtare Shqiptare. Nocioni i kulturës mori rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos në vendet që nuk kishin një shtet kombëtar, në të cilat kultura përmbush rolin e mësuesit dhe edukatorit të munguar, sikurse ndodhi, për shembull, me Kosovën e pushtuar. Fichte analizoi raportin midis shtetit, kombit dhe atdheut, pasi shteti dhe kombi paraqesin rëndësi të madhe për jetën shoqërore.

Fichte etikën, drejtësinë dhe kushtetutshmërinë, i shkriu në një term të vetëm, në atë të moralit. Për rrjedhojë, shteti ka për detyrë të krijojë moralin shoqëror, sepse është morali, ai që krijon shtetin e së drejtës dhe shoqërinë. Njeriu për nga natyra priret drejt egoizmit dhe interesit vetjak, duke u përpjekur të hajë në kurriz të tjetrit. Për t’i vënë fre kësaj prirje individualiste, sikurse për të garantuar lirinë vetjake, vullneti i përgjithshëm duhet t’i imponohet individit si vullnet i detyrueshëm, i fuqishëm dhe i ligjëruar si vullnet i shtetit dhe organizimit të tij. Jashtë shtetit nuk ka asnjë të drejtë natyrore! Liria vetjake, reale ose e supozuar, realizohet nga shteti si një ndërveprim i çdo individi, duke u bërë e detyrueshme për të gjithë. Shteti nuk duhet të kënaqet me realizimin e lirive formale, por duhet të garantojë mirëqenie ekonomike për të gjithë, të drejta për barazi ekonomike, sikurse të përmirësojë vazhdimisht vetveten e vet. Vetëm kështu, individi i bindet me dëshirë shtrëngimit shtetëror. Represioni shtetëror, pra, është mjet për të garantuar lirinë vetjake dhe kolektive, mbrojtur drejtësinë dhe shoqërinë. Po një shtet i tillë, a ka kufij, deri ku mund të shkojë?

Krahas rregullave të detyrueshme, shteti duhet të garantojë, në disa vende e rrethana, mundësi reale për të përdorur kohën e lirë sipas dëshirës, pra liritë individuale. Shteti ndalet te porta e shtëpisë sime, në shtëpinë time uni im i shenjtë është i paprekshëm! Vlera dhe çmimi i jetës shfaqet pikërisht te liria individuale, tek e drejta për ta përdorur sipas dëshirës kohën e lirë. Individi ka të drejtë absolute ta përdorë lirinë e tij për qëllime të larta në përputhje me vullnetin e tij të lirë, që nuk ka të bëjë me të drejtat shtetërore. Këto qëllime të larta, mbinatyrore, janë tërësisht të karakterit kulturor, pra, që kanë të bëjnë me artet e bukura, moralin, fenë dhe shkencën. Mirëpo kjo nuk mjafton, shteti duhet t’i bëjë realitet këto qëllime duke i garantuar në praktikë këto të drejta, duke përdorur forcën e vet për të tejkaluar vetveten, derisa të shndërrohet në një “shtet kulturor”! Garantimi i mundësisë individuale për ta përdorur kohën e lirë vetjake për qëllime të larta do të thotë praktikisht garantim i lirisë shoqërore. Nga ana tjetër, liria shoqërore në vetvete është terreni ideal, ku lind dhe lulëzon kultura e lartë, ose superiore. Shteti duhet të bëjë të pamundurën të krijojë kushte për një qëllim të tillë, pasi kultura mbron njëherësh shtetin dhe shoqërinë.

Shteti në vetvete është një koncept abstrakt, pasi është individi që i jep një atij një përmbajtje konkrete. Uniteti formal (kontrata juridiko-politike), bazohet në një unitet më të thellë, në unitetin e qenieve të lira dhe të pavarura, të cilat përbëjnë bazën e unitetit kombëtar. Shkurt, në filozofinë kombëtare! Individi i lirë afirmon individualizmin e vet në gjirin e shoqërisë ku ai bën pjesë, për këtë arsye, sipas Fichtes termi komb dhe popull janë pothuaj sinonime. Kështu, masa e gjerë e popullit, klasat e kultivuara, elitat kombëtare dhe udhëheqësi mishërojnë të njëjtën kulturë, i përkasin të njëjtës kulturë. Elementi jetësor i kombit është kultura, e lindur apo e krijuar, s’ka rëndësi, përderisa kultura bëhet natyra e dytë e tij, shndërrohet në zakon dhe shpirti përshtatet dhe vepron në përputhje me këtë kulturë. Shpirt në thelb do të thotë veprim, të veprosh nga vetja e në vetvete, me vullnet të lirë, do të thotë auto-aktivitet, të pohosh, të bësh, të formohesh, të vetëpërcaktohesh.

Në thelb kjo do të thotë liri. Nuk është natyra ajo që krijon kombin, që e bën kombin komb, as bota fizike, mjedisi i jashtëm, klima, territori, as mjedisi i brendshëm, psikologjik, si gjaku, fisi, raca. Uniteti kombëtar në radhë të parë bazohet tek uniteti gjuhësor, produkti i fillestar natyror i shpirtit njerëzor, që shkallëshkallë, krijoi dhe një kulturë të mëvetësishme kombëtare. Një komb mund të ketë disa shtete. Fuqia dhe vlera e një kombi nuk qëndron në përmbajtjen e tij origjinale, të arritur në mënyrë të natyrshme, në kulturën dhe gjuhën e tij, por në besnikërinë ndaj historisë së tij, identitetit të tij, fatit të tij, të ndërtuar dhe rindërtuar në përputhje me nevojat e veta, përballjet me vetveten dhe ndikimet e jashtme, sakrificat e bëra ndër shekuj etj.. Për shembull, shqipja në vetvete, sipas konceptit ‘Fichtian’, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në vetvete, është një gjuhë si gjithë të tjerat, por historia e saj është e jashtëzakonshme, përpjekjet për ruajtjen e saj janë sublime! I vetmi realitet i vërtetë është uni i mëvetësishëm, i cili synon gjithmonë të identifikohet me identitetin kolektiv, duke u ngjitur shkallë-shkallë deri në përsosmëri, nga individi te kombi, nga kombi në universalizëm. Kombi i vërtetë duhet të punojë jo vetëm për rilindjen e vet, por edhe për rilindjen e shoqërisë njerëzore në tërësi, duke ngjallur në çdo popull ndjenjën e humanizmit universal. Në çdo komb ka një parim universal dhe një parim që e krijon atë. Lidhja me kombin, që e bën njeriun të japë dhe jetën për të, pra, është lidhje me absoluten, me atë që është e përjetshme! Siguria shtetërore dhe kombëtare bazohet mbi ndjenjat e përbashkëta patriotike, bazohet mbi patriotizmin. Atje ku është e mira është atdheu, atdheu krijon kombin, kombi shtetin. Dashuria për atdheun ndërton themelet e shtetit, përcakton qëllimet e tij, garanton sigurinë juridike, ekonomike dhe shoqërore, bashkëjetesën në liri, me synimin e lartë, kulturor dhe hyjnor, sigurimin e unitetit shpirtëror të kombit, që bën të mundur mbijetesën e tij në histori. Vetëm shpirti ia arrin këtij qëllimi, fuqia materiale nuk mjafton.

Patriotizmi është ajo fuqi që e detyron shtetin të përmbushë detyrën parësore të tij, thellësisht shpirtërore në përmbajtje e në formë, edukimin e rinisë! Edukimin e rinisë me frymën humaniste, që gjithsesi, ka një thelb të shenjtë, gati fetar, përmes një diskutimi racional kombëtar, domethënë përmes filozofisë! Janë mësuesit ata, që duke filozofuar, formojnë nxënësit duke i futur në filozofi, domethënë nxënësit të arrijnë të kuptojnë nevojën e racionalizmit, arsyes dhe të bindjes ndaj shtetit sepse kjo është në të mirën e tyre. Madje, edhe kreu i shtetit, duhet të vijë nga klasa e mësuesve dhe profesorëve, se ai duhet të jetë maja e shtetit, shkencës dhe filozofisë! Kreu i shtetit duhet të jetë i vetëdijshëm se atdheu dhe ai vetë nuk mund të ekzistojnë jashtë kombit dhe shtetit, se idealizimi i shtetit dhe kombit merr vlerë vetëm kur i shërben atdheut. Është atdheu ai, që për të mbijetuar, kërkon ekzistencën e kombit. Mjeti kombëtar kushtëzon realizimin e qëllimeve patriotike. Gjinia njerëzore afirmohet përmes kombeve dhe kozmopolizmit. Çdo patriot është dhe një kozmopolit, patrioti më i flaktë është kozmopoliti më aktiv, pra qytetar i botës. Ndjenja patriotike kërkon një etikë kombëtare, etika kombëtare nga ana tjetër kërkon një politikë shtetërore.

/Gazeta Panorama

A kishte të drejtë Presidenti amerikan Donald Trump….?- Nga AGRON SHABANI

Thonë se”Robinson Kruso” duke u bërë mik, si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë “Nomadin fisnik” të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqet e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak.
 Monteskje, ndërkaq, me anë të “Letrave Persiane”, do ia mundësonte edhe një të padituri ose paarsimuari që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të kontinentit plak.
Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm “figurat supreme” ose “madhështore” që i “zotërojnë” ose “komandojnë” sot edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me “gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit”! Mbase, kokat e përulura, të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj sundimtare ose eokupatore në domenin (kontekstin) konceptual , ideologjikë etj. E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Kjo mund të ndodhë vetëm në shtetet ose shoqëritë pseudomoderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike.Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, postulime dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos në Kosovë, ku ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore, patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar, edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka ndikime, reflektime ose influenca të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të madhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Se këndejmi, sipas profesorit (akademikut), filozofi ose mendimtari të shquar anglez (Bertrand Rasell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën, historinë, shendetin, medicinën, religjionin etj…Sepse, mund të vdisni vet, si dhe t’i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni kuptuar ato si duhet.
“Së pari, duhet të kini (keni) një qëllim ose objektivë të qartë, së dyti, duhet t’i gjëni ose zbuloni mjetët për të arritur qëllimin që i justifikon mjetët, dhe së treti, duhet t’i përshtasni mjetët me qëllimet tuaja.”( Aristoteli)
“Nëse faktët dhe realitetët, nuk përputhën (përshtatën) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetët (instrumentët) dhe faktët.” (Friedrich Nietzsche)
Në të kundërten, shtetët dhe pushtetët e ndryshme sipas Volterit dhe Hobsit, duhet të kenë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.
Kosova dhe shqiptarët, duhet liruar (çliruar) nga frika njëherë e përgjithmonë.
“I vetmi burg i vërtetë është frika, dhe e vetmja liri e vërtetë është liria (clirimi) nga frika”. (Aung San Suu Kyi)
Në Kosovë ndërkaq, prej respektit ose dashurisë së frikëshme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar ose glorifikuar, ndjekësit (shtypësit) dhe viktimat e tyre vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.
Për Alfred Adlerin, përveç tjerash, njeriu është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës së tij.
Ndryshe nga kjo, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Prandaj, të gjithë ne sikur jemi të shikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një lulëzim i veçantë, ku secili prej nesh sikur është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, të cilën Jung e quan kolektive.
Në një pandërgjegjshmëri të atillë individuale dhe kolektive, ekzistojnë edhe shpërthimet, instiktèt ose emocionet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore ose politike) nga njëra anë, si dhe instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria individuale dhe kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo mbi arketipet (gjurmët).
Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive: shprehen ose manifestohen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite, toteme, epose dhe simbole të glorifikuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga individët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme ose brenda nesh. (mitomania ose grandomania kosovare mbi Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Xhelal Sveçlen, Besnik Bislimin etj.)
U mor vesh se në këtë kontekst i kemi edhe suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, kaligrafike, akustike, semantike, semiotike, semiologjike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, urrejtja, xhelozia, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.
Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë.
Natyrisht se kjo mund të quhet egopati, egomani, apo “shizofreni (skizofreni) e butë” ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.
U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.
Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…
Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste.
Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose kulturogët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale.
ShBA-s dhe të tjerët që e kanë mbrojtur dhe shpëtuar dikur Rusinë nga kolapsi (kolabimi) dhe bankroti total në të dyja luftërat e mëdha botërore, me në fund e kanë analizuar, studiuar dhe kuptuar mundësinë e debaklit ose humbjes totale ose absolute të luftës në Ukrainë ku kane investuar me qindra milarda, biliarda ose treliarda euro ose dollar amerikan.
Bota jonë  (e sidomos ajo shqiptare ose  kosovsre) sikur po tkurret dhe zventohet. vazhdimisht E sidomos hapësira jetësore ose gjeografike e shqiptarëve, veç për t’i mbajtur në pushtet klikat ose kastat e ndryshme klpektokrate, bastarde dhe hibride. Ndërkaq, shkenca dhe teknika ose teknologjitë e larta ushtarake ose luftarake, akoma janë të pakapshme, të paarritshme ose të paprekshme, imagjinare ose fiktive për shqiptarët ose popujt e vegjël.
Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit shqiptar ? Shkenca dhe teknika (teknologjia) e lartë ushtarake (luftarake), petrokemike, biokimike, farmaceotike, molekulare, nukleare ose atomike, në instancë të fundit, nuk komunikojnë më fare me ne.
Ndërkohë që  shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia. Mos harroni!
U mor vesh se edukata dhe kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur kanë humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë politike, ushtarake, industriale, ekonomike etj..
Ndaj, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?   Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Në Kosovë njerëzit çdo ditë jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin e njohur objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo për njeriun e sotëm shqiptar ose kosovar. Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin e sëcilit veç e veç. Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe rrobotizojnë madje, edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”! Apo…?!   Duke
Ndaj, Presidenti Trump deshiron t´i ndryshoi gjerat per se mbari. Duke u dhene fund kaosit, konfuzionit dhe anarkise.
Tek e fundit, kush janë, Kosova dhe shqiptaret, me i zgjidhur çështjet ose problemet e moçme fetare, kulturore, ushtarake (luftarake),historike,  shtetrore, nacionale, politike dhe juridike të Europës dhe të tjerëve….?!
Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe “gjuhën e Zotërave ose Perëndive” së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve….!?  Ndërkaq,  shqiptarët e shkretë, akoma nuk e njohin dhenuk e kuptojnë njëri tjetrin në gjuhën e tyre amtare.
Shqiptarët e moçëm dhe të vërtetë dikur hasmin ose gjaksorin (armikun) me paratë ose shpenzimet e veta, e kanë nxjerrur nga burgu, duke ia mbajtur ose ushqyer edhe familjen e tij sa ishte në burg….Dhe, në fund me “plumb qorr” në lule të ballit, e kanë vrarë dhe nxjerrur gjakun.
Boshti i etikës shkencore, kulturore, informative, politike dhe diplomatike, qëndron tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme (globale ose universale), arti, kultura, informimi, letërsia, politika e jashtme ose diplomacia, duhet të jenë të kualifikuara, profesionale, intelektuale, intelegjente, komparative, analogjike, komprehensive, kontemplative, komplementare, suplementare, shkencore ose humaniste…Të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohë në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale ose universale në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale. Kjo i duhet Kosovës për çastin ose momentin.
Të kesh sy, dhe të mos kesh tru (mend), nderë, moral, dinjitet, shikim, ideal, vizion dhe narracion, kjo është me e keqe dhe me e rëndë se vdekja, robëria dhe verbëria. Kjo është humbje ose zbritje maksimale e respektit, vlerës dhe auotiritetit të njeriut.
Mos harroni se lirinë dhe pavarësinë e Kosovës i kemi fituar kryesisht me nidihmen e SHBA-s, Gjermanisë, Anglisë (Britanisë së Madhe), Italisë, Francës, Austrisë, e sidomos Kroacisë. Ndaj Kryeministri Kurti dhe i tërë lidershipi i Kosovës, duhet njohur, respektuar dhe zbatuar rrregullat dhe kërkesat e tyre. Rrugë ose alternativë tjetër nuk ka. Jemi të  varur komplet prej tyre.
Kështu që Kosova duhet shfrytëzuar, maksimalish këto përparësi ose beneficione të jashtme së bashku me vlerat, resursët, potencialet dhe kapacitetët e brendshme.
Kosovës sikur i mungon narrativi (narracioni) dhe fuqia e njiohur nxitëse, kreative dhe stimuluese e elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, e cila do duhet të  shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, skrupuloz dhe patriotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. Atje si duket ka perballje te pamëshirmshme, infernale ose apokaliptike në mes vlerave dhe antivlerave. Aty zatën si duket e sigurojnë strehen ose audiencen e tyre forcat e ndryshme retrograde, diabolike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike. Ndonëse, shtetin, lrinë dhe pavarësinë tonë individuale dhe kolektive, gjithëmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive, e jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtetmbajtëse ose karieriste të grupit, personit ose individit. E sidomos vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.
U mor vesh se  luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e UÇK-s, janë shumë të rëndësishme, esenciale, kruciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti. Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë vendosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë. Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e aq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve. Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.
Ndërkohë që luftërat e lavdishme liridashëse, çlirimtare ose patriotike siç ishte lufta e  e UÇK-së: Nuk na mësojnë kurrë t’i duam pushtuesit e deridjeshëm, apo armiqtë e ndryshëm shekullor ose gjakatar, por t’ i urrejmë ose injorojmë format, metodat, projektët ose planimetritë e ndryshme makabre e funebre- kundër nesh si individ dhe kolektivitet.
Se këndejmi, luftërat e njohura çlirimtare ose patriotike, të mbiquajtura ose titulluara shpesh edhe si prindërit (baballarët) dhe të lindurit (femijët) e parë të një kombi dhe shteti: E kanë efektin dhe mesazhin e njohur determinant ose paradigmatik të përmirësimit dhe përmbarimit të paradoksëve, naivitetëve ose padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike e tjera nga e kaluara. Në fund të fundit, sipas idealeve, koncepteve, formulave ose doktrinave të shquara të luftërave të njohura çlirimtare dhe patriotike: Lufta, gjaku, mundi dhe djersa e heroit ose deshmorit, shpëtojnë lirinë, tokën, nderin, moralin, gjakun, gjuhën, atdheun dhe ardhmerinë e kombit.”
Presidenti Trump në radhë të parë deshiron të sjellë rregull, qetësi, urtësi, vigjilencë dhe maturi në veprimët dhe reagimet tona individuale dhe kolektive. E sidomos për të kapërcyer “ylberin politik” përtej asaj “anës tjetër” faustiane ku njerëzit ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodikë, bëhen të “përjetshëm” duke e  sharë dhe luftuar Serbine me fjalë boshe, apo retorika dhe oratori te “zjarrta revolucionare dhe populiste” qe i shparaloon ose davarise mengjesi.
Sidoqoftë, popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme, sipas filozofisë kristiane dhe asaj arabe ose muslimane, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, vazhdimisht iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit. Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së popullit (kombit) dhe gjenialitetit të Zotit (Hyjit) dhe natyrës.
Pa i harruar këtu edhe hipotezen ose teorinë gjenerale, te posacme (specifike), personale etj. se bashku me strategjine mbrojtese, konkuruse dhe menaxhuese-ndaj kanosjes, pasigurise dhe befasise etj.

Fati i Kosovës nuk varet nga Serbia, por nga  Amerika shpëtimtare- Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

***  Presidenti serb Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij  serbo-ruse kurrë të mos e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane, por as shqiptarët në Ballkan, kurrë më nuk do ta lejojnë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovën e Shqipërisë Natyrale ! Ky është epilogu për Kosovën shqiptare!

-Kosova ka vdekur për Serbinë pushtuese gjenocidale sikursse Vuk Karaxhiqi,  Nikola Pashiqi, Dobrica Qosiqi,  Ivo Andriqi , Vasa Qubriloviqi dhe Slobodan Milosheviqi…etj., duke qenë se përjetësisht kanë humbur koloninë e tyre 100-vjeçare-Kosovën e Shqipërisë Etnike Natyrale  (1912-1999) si rrjedhim i luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe të bombardimit  të Aleancës së Atlantikut Veriore(NATO) , më 24 mars -10 qershor 1999). Kjo luftë e përbashkët fitimtare e UÇK-së dhe e NATO-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si superfuqi botërore,  e varrosi përgjithmonë Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë, e cila   më 17 shkurt 2008 e fitoi  lirinë dhe pavarësinë nga “140”  shtete anëtare të OKB-së me Amerikën në krye dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë .

Ndërkaq, pretendimet territoriale të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, që të kthejë Kosovën nën sundimin e saj të dikurshëm kolonial (1912-1999), duke përdorur forcën ushtarake, kjo, de fakto dhe de jure, do të ishte fundi i shtetit hegjemon pushtues serb në “bifurkacionin” e rrëmbyeshëm të  dallgëve  të lumenjve Sava dhe Danubi buzë “Kalamegdanit” në Beograd, jo në Prishtinë e as në Tiranë, pavarësisht nga kërcënimet e përditshme apolitike të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se “ ne, me asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës” (https://www.telegraf.rs/vesti/politika/4026704-vucic-ni-po-koju-cenu-necemo-priznati-nezavisnost-kosova

Vuçiqi deri në amshim, mund t’i përsërisë “tiradat” e tij poliko-propagandistike serbomëdha, se “serbët dhe Serbia nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës”, por nëse Amerika, BE-ja, NATO-ja dhe OKB-ja e detyrojnë që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur dhe sovrane, atëherë kjo është çështje e mbaruar, pavarësisht nga “zhallopojkat” e rreme mitomane të politikës, të diplomacisë së shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja “përjetësisht nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”. Kjo parullë e përditshme synon “ngrirjen” e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mashtrimin e pafund të serbëve si brenda, ashtu dhe jashtë Serbisë, se kinse “Kosova  është Serbi,  o me paqe, o me luftë”!?

Për më tepër, kjo parullë raciste serbomadhe in medias res “ka për qëllim të përherhshëm zhdukjen fizike të popullit shqiptar nga trojet e tij autoktone shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid shtetëror dhe masakra në përmasa shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” (Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, Kosova Sot/broshurë/1992: 36).

 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës !

-Sikurse në rastin e agresionit në Banjskë të Mitrovicës, më 24 shtator 2024, kur Serbia hodhi  “30 terrristë serbë në mënyrë ilegale” për të vrarë dhe terrorizuar shqiptarët dhe për të djegur Kosovën.

Po, ashu edhe në rastin e armatosur subversiv për hedhjen në erë  të kanalin “Ibër-Lepenc”(29 nëntor 2024), me ç’rast në fshatin Varragë të Zubin Potokut, edhe e dëmtuan një pjesë të këtij kanali, që furnizon  me ujë për ftohjen  e termocentraleve të Kosovës…etj.

Prandaj, si presidenti Aleksandër Vuçiq, ashtu edhe qeveria e tij janë të detyruar, që të përmbahen nga kërcënimi dhe përdorimi i forcës ndaj Repblikës së Kosovës, dhe në vend të tyre të zbatojnë dhe respektojnë parimet e koekzistencës paqësore për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, në përputhje me këto parime themelore të  Konferencës së shteteve afrikane-aziatike bërë në Bandung të Indonezisë, më 1955, e cila shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve dhe të problemeve ndërkombëtare në mënyrë dhe, me mjete paqësore, domethënë në frymën e parimeve të koekzistencës paqësore ndërmjet shteteve me rende të ndryshme politiko-shoqërore, duke u fokusuar në eliminimin e  diktatit dhe të ultimatumeve të luftës së ftohtë të dy superfuqive botërore dhe aleancave të tyre bllokiste (NATO,1949 dhe Traktati i Varshavës, 1955). Këto parime të Marrëveshjes  paqësore të Bandungut (që problemet dhe konfliktet e mosmarrëveshjet ndërkombëtare të zgjidheshin me paqe, jo me forcë dhe me luftë) shërbyen si bazë e qëndruehsme e ndërtimit të Platformës politike të Lëvizjes së Mosinkuadrimit (1961 -1980) , e cila me neutralitetin e saj, jashtë aleancave të ndryshme ushtarake bllokiste , pothuajse për një kohë 20-vjeçare e pati neutralizuar dhe ngadalësuar intensitetin e luftës së ftohtë dhe të zhvillimit të garës së ethshme në armatimin bërthamor të dy superfuqive (Amerika dhe BRSS-ja).

Kjo Lëvizje e Mosinkuadrimit de fakto dhe de jure “ka vdekur” së bashku me themeluesit e saj (Tito, Naser, Nehru…etj.), sepse Serbia  pushtuese gjenocidale e “trashigoi”, ashtu sikurse  e “tarshigoi” karrigen në OKB, edhe pse kishte kryer 3 agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Edhe në këtë vështrim  Serbia u privilegjua edhe nga Lëvizja e Mosinkuadrimit ( e cila “është strukur” dikund  në Afrikë, sepse  pas përfundimit të luftës së ftohtë 1989, si dhe pas  shuarjes liderëve themelues  të saj botërë, 1980, s’ luan kurrfarë roli në sfondin e marrëdhënieve politike ndërkombëare), sepse  udhëheqja e sotme e saj,në mënyrë flagrante shkeli parimet themelore  të koekzistencës paqësore, duke e pranuar Serbinë si shtet sukcesor  të ish-Republiës Socialsite të Jugosllavisë, e cila ishte ndër themeluesit e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, jo  Serbia nuk ishte themeluese as e Kombeve të Bashkuara (1945-2024), as e Lëvizjes së Mosinkuadrimit, por Jugosllavia federative e Titos, e Kardelit dhe e Miroslav Kërlezhës.

Po ashtu, edhe OKB-ja bëri gabim flagrant, sepse shekli parimet dhe qëllimet e Kartës së saj, duke e pranuar Serbinë si sukcesore të RSFJ-së, ndërkaq, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe BeH, i  diferencoi nga  Serbia, sepse  nuk ua njohu statusin e sukcesorit të RSFJ-së  sikure, që ia njohu Serbisë, por i detyroi që të shkruanin KËRKESË TË RE PËR PRANIMIN në OKB, duke mos ua njohur cilësinë e njohjes si sukcesorë të Republikës Socialiste Federative,  ashtu siç  ia njohu Republikës së Serbisë, edhe pse kjo si shtet agresor, pushtues dhe gjenocidal (jo më pak se 10 vjet-1989-1999) e kishte përjashtuar vetëveten, edhe nga OKB-ja, edhe nga OSBE-ja, edhe nga Lëvizja e Mosnikuadrimit , sepse biente  ndesh me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe  me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Pikërisht, kjo padrejtësi e bashkësisë ndërkombëtare ndaj  favorizimit të Serbisë agresore të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), e frymëzon dhe e trimëron deri në arrogancë,  në shovenizëm, në racizëm dhe në apartheid presidentin aktual Aleksandër Vuçiq saqë nuk përfill as OKB-në, as BE-në e as NATO-n vetëm Vladimir Putinin dhe Rusinë militariste dhe agresore.

Mirëpo, ky kurs i politikës, i diploamcisë dhe i propagandës serbomadhe antishqiptare dhe anticiivilizue antievropianee nuk shpie në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës, por  në konfrontim të drejtpërdrejtë dhe të pashmangshëm, që përshpejton shpërthimin e luftës me këto vende fqinje, sidomos me shqiptarët, me Kosovën dhe me Shqipërinë.

Mirëpo, në fund kjo “finale”, do të mbyllet në Beograd, ashtu sikurse më 6 prill 1941, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, shpëtimi i Serbisë, është zgjedhja e formulës së qëndrueshme paqësore, siç parashikojnë edhe këto 10 parime  bazë të Konferencës së Bandungut të “29 vendeve afriko-aziatike të bëra në Bandung të Indonezisë, më 1955 për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe të krizave politike rajonale dhe ndërkombëtare . Këto parime  të miratuara  nga Konferenca e Bandungut drejtpërdrejt kanë ndihmuar në formulimin e konceptit të koekzistencës  aktive paqësore, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të së drejtës ndërkombëtare në frymën e përmbajtjes së Kartës së Kombeve të Bashkuara(1945-2024)

“ (1)  Respektimi i të drejtave dhe i lirive  themelore të njeriut, si dhe i bojektivabv dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara;

(2) Respektimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial i të gjitha shteteve;

(3)  Njohja e barazisë së të gjitha racave dhe e barazisë së të gjitha kombeve të mëdha e të vegjël;

(4) Përmbajtja nga përzierja dhe nga ndërhyrja në punë të brendshme të shteteve të tjera;

(5) Njohja e të drejtave të çdo populli, që të mbrohet insividualisht apo kolektivisht, në përputhjen me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(a)  Përmbajtja nga përdorimii marrëveshjes për mbrojtjen kolektive për avancimin e interesave të veçanta të ndonjërës nga fuqitë e mëdha.

(b)  Përmbajtja e çdo shteti nga ushtrimi I trysnisë mdaj shteteve të tjera.

  (7)    Përmbajtja nga aktete e agresionit ose të kërcënimit me agresion, si dhe nga përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose kundër pavarësisë politike të ndonjë shteti;

(8)   Zgjidhja e të gjitha konflikteve ndërkombëtare  me mjete paqësore, sië janë: neogociatat, pajtimi, paqësimi, arbitrazhi ose vendimi gjyqësor, si dhe  me mjete të tjera paqësore, të zgjedhura nga vetë palët në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(9) Përparimi i interesave reciproke dhe i bahskëpunimit;

(10)  Respektimi i të drejtave dhe i detyrimeeve ndërkombëtare.” (Po aty: https://uncrd.un.org/sites/uncrd.un.org/files/background_document_of_bandung_spirit_water_summit_help_ver.3_20240505.pdf ).

Prandaj, këto Parime bazë të koekzistencës aktive paqësore  e thërrasin presidentin Vuçiq që t’i zbatojë me konskeuencë dhe me përpikshmëri në rastin e mbylljes së problemit kolonial të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, ndryshe përgjegjësia për shpërthimin e ndonjë konflikti të armatosur a lufte në Kosovë, do të bjerë mbi presidentin Vuçiq dhe mbi Serbinë agresore.

Ndërkaq, ai preidenti serb Vuçiq, dot  të mos e njohë pavaraësinë e Kosovës (sepse njohja e një shteti nuk është akt juridik i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, por AKT I VULLNETIT të një shteti, kur ai  konsideron ka ose nuk ka interes të njohjes së një shteti tjetër), Mirëpo, është i detyruar ndërkombëtarisht (si shtet anëtar i OKB-së me të drejta dhe me detyrime të plota), që të ketë marrëdhënie dhe bashkëpunim  të mirë dhe reciprok miqësor dhe paqësor me Republikën e Kosovës, ashtu siç parashikojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Sa më sipër, ABC-ja diplomatike e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të bazohet në zbatimin e detyrueshëm të koekzistencës aktive paqësore

Duke qenë se dy agresionet e ndërhyrjes në punë të brendshme të Kosovës në: (1) Banjskë, më 24 shtator 2023 dhe në Kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor 2024, janë kate të dënueshme sipas Kartës së OKB-së dhe të parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj,  deri tani, Serbia do të duhej të penalizohej nga OKB-ja dhe nga OKB-ja për veprimet e tilla agresore ndaj territorit sovran dhe të pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).


Send this to a friend