Fraza harmonike me tinguj kumbues sa herë që virusi “pushton” qelizat e indit, gjëmime që i ngjajnë motit me furtunë, sa herë që koronavirusi shumohet, kombinohen për të krijuar një simfoni muzikore që pasqyron në tinguj koronavirusin në veprim.
Shkencëtarët kanë arritur të përkthejnë në gjuhën e notave muzikore reaksionet biologjike të koronavirusit në përpjekje për ta kuptuar më mirë.
Professor Markus Buehler në Institutin e Masaçusetsit për Teknologji (MIT) dhe ekipi i tij po përdorin inteligjencën artificiale për ta transformuar modelin e structurës së proteinave të koronavirusit në nota të një kompozimi të muzikës klasike.
Studiuesit identifikojnë me një notë specifike muzikore çdo amino acid, një ndër blloqet përbërëse të çdo proteine të virusit. Një algoritëm kompiuterik i kombinon notat që përfaqësojnë amino acidet dhe krijon muzikë.
Profesor Buehler beson se duke dëgjuar muzikën njerëzit arrijnë të krijojnë një ide më të qartë të mënyrës si vepron virusi. “Për ta ndjekur me sy, duhet ta zmadhosh shumë dhe ta shohësh në këndë të ndryshme. Përmes notave, e ndjek procesin me 2-3 sekonda muzikë”.
Pjesa muzikore zgjat 1 orë e 50 minuta dhe është ngarkuar në faqen e shërbimit SoundCloud.
Frazat e para të kompozimit për shumë dëgjues tingellojnë shumë melodioze dhe qetësuese. Dr. Buehler thotë se kjo reflekton penetrimin me lehtësi të proteinës së virusit në qelizat e njeriut.
“Kjo ndodh ngaqë virusi ka një mënyrë shumë efiçente të manipulimit të qelizës që të çaktivizojë sistemin mbrojtës,” shpjegon zoti Buehler.
Kur virusi fillon të shumëfishohet dhe proteina fillon të sulmojë qeliza të tjera, muzika bëhet dramatike dhe e zymtë. Një nga dëgjuesit u shpreh se mendon që në këtë moment i sëmuri fillon të ketë temperaturë.
Të tjerë shprehen se këto fraza muzikore i trembin, apo i trishtojnë.
Prof. Buehler tha se muzika mund të ndihmojë hulumtuesit të krijojnë antitrupa.
Përsëri duke përdorur inteligjencën artificiale që ka krijuar këtë paralele muzikore të funksionimit të virusit dhe të krijojnë antitrupa që i përshtaten këtij “ritmi”.
Përhapja e shpejtë e koronavirusit e ka bërë të dosmosdoshme që të “jemi mendjehapur ndaj mënyrave si analizojmë informacionin,” thotë Profesor Buehler.
“Mënyrat tradicionale, ku identifikon disa proteina, bën analiza e prova klinike për vite me radhë, nuk janë të përshtatshme në këtë rast, pasi nuk kemi kohë për to,” thotë Markus Buehler. zëri i amerikës
Komentet