Për dallim të fashizmit i cili sipas koncepteve ose definicioneve të njohura shkencore ose metodologjike të Ernst Blochut si dhe të shumë mendimtarëve të tjerë botërorë ose ndërkombëtarë, në radhë të parë është kryengritje ose mobilizimin i masave ose shtresve më të prapambetura ( primitive) të shtetit, popullit ( kombit) ose shoqërisë-kundër progresit ( përparimit), zhvillimit, edukatës, kulturës, disiplinës, bashkëjetesës, koekzistencës, paqës,harmonisë dhe emancipimit të gjithëmbarëshëm njerëzorë ose qytertarë. Mbase, si një i ashtuquajtur ” revolucion” nga poshtë-lartë! Absolutizmi, monopoli, diktatura, autoritarizmi ose totalitarizmi pushtetmbajtës ose politikë, janë kryengritje dhe mobilizim i gjithëmbarëm policorë ose ushtarak i një sundimtari ( tirani) ose grupi të caktuar demagogësh, hipokritësh ose sundimtarësh të ndryshëm autoritarë dhe totalitarist kundër popullit. Apo, kryengritje dhe një mobilizim i përgjithshëm iracional, infantil dhe patologjik kundër lirisë, paqës sociale, drejtësisë ligjore ose politike, barazisë, demokracisë dhe kështu me radhë. Ndonëse, ngritur dhe projektuar madje edhe mbi ” materien” ose “substratin” e ideve ose teorive te ndryshme elitare, egalitare, eksluziviste, borxheze , sindikalishe” dhe te tjera të Gjorgj Sorelit, Vilfrid Paretit etj. ( Duke menduar ne “Revolucionin Konzervativë” nga lartë-poshtë etj. etj.)
Ndryshe nga kjo, sipas vleresimëve, studimëve ,analizave dhe formulimeve të shumëta shkencore dhe metodologjike të shumë filozofëve, sociologëve, psikologëve dhe antropologëve të njohur socikulturorë ose sociopolitik: Pos faktorit të njohur njeri. Gjegjësisht, natyrës dhe karakterit të njohur të një personi ose individi. Një ndër shkaktarët ose faktorët kryesor të luftërave ose konfliktëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë, në radhë të parë janë faktori fetar (religjioni) ,faktori bilogjike, gjegjësisht ” pema” e njohur familjare ose gjenealogjike e grupit ose individividit së bashku me kodin e njohur nacional ose struklturalgjenetikë, variantën ose faktorin e njohur kimikë (si ngjyra e lekurës, ngjyra e trupit, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve etj.), faktori gjeografik (antropogjeografia, gjeografia politike ose gjeopolitika, gjeografia shteterore, nacionale dhe historike), faktori historik ( historia shteterore, nacionale ,fetare, kulturore, politike etj), faktori etnikë ( etnografia, etnologjia, etnogjeografia, etnohistoria, etnopsikologjia, etnofilozofia etj.), faktori sociofizik ( fizika sociale, fizika organike etj.), faktori ideologjik ( ideologjia shteterore, nacionale, politike, fetare, shkencore, kulturore, industriale, ekonomike etj.) , faktori mental ose psikologjik dhe kështu me radhë.
Ndonëse, pa harruar t´i përmendin ose veçojmë këtu edhe tendencat dhe idetë e njohura dominante dhe ekskluziviste të çdo shekulli dhe epoke së bashku me konceptët dhe interpretimet e njohura shkencore dhe metodologjike të lëndës ose materies së njohur të historisë, sekularizimet dhe singularizimet e ndryshme ( eksterne ose eksplikative) në mes historisë dhe religjionit, historisë dhe politikës, historisë dhe shtetit, historisë dhe kombit ( popullit), historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe antropologjisë etj. etj.
Aty janë edhe sfidat, zhvillimet, procesët, fenomenët dhe provokimet e ndryshme të historisë së njohur shtetërore ,nacionale, qytetare ose politike si njeriu (personi ose individi), populli (kombi), shteti, shoqëria, shëndeti, mirëqenja, ekzistenca, lumturia, paqja dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare…Psikologjia, sociologjia, filozofia, historia, gjeografia, teologjia dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, ushtarake ( luftarake), fetare, kulturore etj…Arti, shkenca, teknika, industria, ekonomia, etika dhe estetika e preferuar shtetërore ose institucionale dhe konstitucionale dhe të ngjashme. Pa i harruar këtu edhe hedonizmin, utopinë, dogmatizmin dhe demagogjitë e ndryshme fetare, kulturore, politike, historike etj…Diskursët, imagjintat, fantazitë ,fenomenët dhe sfidat e reja fetare, sociokulturore, sociopsikologjike, sociohistorike, socioantropologjike, sociopolitike dhe të tjera. Sociologjinë si shkencë dhe një kritikë të njohur shoqërore dhe qytetare në mes ideologjisë, revolucionit dhe trashegimisë së përgjihshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike, gjeografike etj. Pluralizmin dhe liberalizmin e njohur parlamentar dhe demokratikë si sfidë dhe një racionalizëm i njohur kritikë dhe metodologjik- kundër iracionalizmi, totalitarizmit, autoritarizmit dhe absolutizmit të çfarëdollojshëm fetar, kulturorë, shtetërorë, nacional, politikë etj.
Ndaj, pa dashur këtu t´i prejudikojmë ose prolongjmë zërat e ndryshëm ” pro & contra”, gjegjësishtë, rivalitetët, divergjencat, averzionet, diskrepancat ose disonancat e njohura në relacione të ndryshme grupore, individuale ose kolektive të cilat në instance të fundit mund të jenë të arësyeshme dhe justifikuese në kontekstin e njohur sentimental, emocional etj. Respektivisht, ne domenin ( kontekstin) e njohur të kauzalitetit të preferuar shtetërorë, nacional, politikë, ushtarak ( luftarak), historikë, gjeografikë etj. Sidoqoftë, urrejtjet, xhelozitë, fobitë, paranojat, mosdurimet ose paragjykimet e ndryshme infantile, iracionale ose negative të grupëve ose individëve të ndryshëm në poste ose funksione të ndryshme pushtetmbajtëse ose qeveritare-ndaj opozitës parlamentare ose politike në Kosovë: Të duken të tepërta, paradoksale, absurde, reaksionare dhe tepër infantile dhe anakronike për momentin dhe kohën në të cilën jetojmë. Sidomos intrumentët e dhunës policore së bashku me shantazhët ose luftërat e ndryshme speciale dhe propagandistike të Isa Mustafës dhe bordit ( kabinetit) të tij -kundër deputetëve ose liderëve të njohur opozitarë ose politikë në Kosovë ne mbrojtje të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithëshëm shtetërorë, nacional, politikë dhe teriritorial ose gjeografikë të Republikës së Kosovës. Kjo sidomos pas nënshkrimit ( firmosjës) së ” marrëveshjeve” ose ” traktatëve” unilaterale ( monologjike) dhe kapitulluese të Brkuselit dhe Vjenës të cilat në menyrën me flagrante i kanë cenuar dhe prolonguar pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetërorë, nacional, teritorial dhe politikë të vendit tonë.
Në të kundërten, i ashtuquajturi ” asociacioni i komunave të pavarura serbe në veriun e Kosovës ose Mitrovicës” ( lëxo: ” zajednica” ose ” republika serbska” në Pjesën Veriore të Kosovës!) së bashku me të të ashtuquajturin ” demarkacionin kufitarë” me Malin e Zi etj. Nuk kanë se si të quhen ose kualifikohen ndryshe pos si cenim ose shkelje flagrante në lirinë, pavarësinë, sovranitetit dhe integritetin e përgjithëshëm të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Apo….?!
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe enklavat, apendikset ose eldoradot tjera serbo-malaziase gjithandej Kosovës së bashku me ” konaqet”, pronat ose pasuritë tjera ( përrallore) të popave ( kalluxherëve) ose ” manastirëve” të ndryshme serbo-malaziase gjithandej vendit tonë si dhe një sërë kompromisësh ose koncesionësh tjera administrative, kushtetuese, politike, juridike, institucionale dhe të tjera ndaj minoritetit të atjeshëm serbo-malaias nga ana e shtetit dhe pushtetit kosovarë!!!
Se këndejmi, pavarësishtë asaj se njerëzitë dallojnë nga njeri tjetrit për nga statusi, pozita ose funksioni i tyre social, societal ose politikë. Madje, për nga konstrukti i tyre fizikë (psikofizikë), mental, material, shkencorë, intelektual, profesional, kulturorë ose akademik…Për nga ai pozitarë ose opozitarë dhe kështu me radhë….Në instancë të fundit ata janë miq, partner, pretendent, aspiratn, participant dhe aleat të njejtë dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarëshme dhe të përbashkët të popullit ( kombit), shtetit ose shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Duke i nënkuptuar këtu dialogun, konsenzusin dhe kompromisin ( optimal ose maksimal) në mes pozitës dhe opozitës dhe të ngjashme. Dhe, përse ( pse) jo edhe faljen ose pajtimin si koncepte dhe defincione të njohura shkencorë dhe humanistë sipas Fridrih Niçës si dhe shumë mendimtarëve të tjerë në këtë drejtim. Respektivishtë, si procese evolutive dhe një domosdoshmëri revolucionare , historike dhe organike nepër etapa ose periudha të ndryshme reformatore ose post-revolucionare ku përveç mbamendjes ose kujtesës së preferuar individuale ose kolektive, gjithashtu kërkohen edhe falja dhe pajtimi në kuptimin e njohur racional, reflektivë dhe pozitivist të personit ose individit.Me të cilët ,gjithnjë sipas Niçës dhe mendimtarëve të tjerë, do u lëshohej vendi(radha) ngjarjeve,zhvillimëve, pritjeve, fenomenëve, sfidave ose” provokimëve” të reja sociale, kulturore, politike ,shtetërore, nacionale, historike etj.ASH
Komentet