Nastradini dhe e shoqja u zgjuan nga zhurmat që vinin nga rruga. Ai shikoi nga dritarja dhe pa dy burra duke u grindur. U mbështoll me jorgan dhe doli në rrugë.
“O burra, si është puna, çfarë po ndodh,” iu thirri Nastradini sapo doli jashtë.
Pa marrë asnjë përgjigje dhe pa ditur se çfarë po ndodhte, njëri nga burrat ia hoqi jorganin, e mori dhe u zhduk në pika të vrapit.
Nastradini e ndoqi pas për nja dhjetë minuta dhe pastaj u kthye në shtëpi duke i kërcitur dhëmbët nga të ftohtit.
“Pse po grindeshin?” – e pyeti gruaja.
“Nuk e di se çfarë po ndodhte dhe pse po grindeshin, por e di se jorgani shkoi dhe grindja pushoi,” iu përgjigj Nastradini.
Komentet