VIDEO – E nxjerrin me barelë- Banditët e Ramës, godasin protestuesin që i tha kryeministrit, o hajdut
Banditët e Edi Ramës duket se kanë goditur dhe dhunuar personin që i bërtiti në sallë Edi Ramës duke i treguar se ti, je hajdut
Pamjet e sigluara nga Syri tv tregojnë se një person është nxjerrë me barela nga salla e takimit të Ramës.
Kanë qenë një grup prej 15 personash që kanë sulmuar protestuesit të cilët kanë hyrë në sallë vetëm për të parë.
Në po protestoje kundër një narkoshteti këtu tha njeri nga protestuesit.
Postimi- Xhymshiti: Një protestues u la në gjendje kritike, pasi u sulmua nga një grup të urdhëruar nga Rama
Nga Vudi Xhymshiti:
Kaos u shpalos në Londër pak minuta më parë, ndërsa një protestues thuhet se u la në gjendje kritike pasi u sulmua nga një grup prej të paktën 10 burrash që dyshohet se ishin të lidhur me kryeministrin shqiptar.
Dëshmitarët thonë se sulmi brutal ndodhi gjatë mitingut parazgjedhor të Ramës, duke shkaktuar zemërim mes shikuesve. Mjekët nxituan në vendngjarje ndërsa forcat speciale të policisë MET u mblodhën në zonën jashtë ambienteve, por tensionet duket se janë rritur pasi zhgënjimi po rritet.
Pretendimi tronditës? Që rrethimi i një lideri të huaj mund të ketë sulmuar një shtetas britanik që ushtronte të drejtën e tij për të protestuar. Ndërsa Rama vazhdon fjalimin e tij, incidenti la shumë njerëz në pikëpyetje se si mund të shpërthejë një dhunë e tillë në tokën e Mbretërisë së Bashkuar. Situata vazhdon të zhvillohet…. sn
Detaje të tjera janë mësuar për dhunën e banditëve të rilindjes nda Ilir Meshit një qytetar që akuzoi kreun e qeverisë brenda sallës si, hajdut.
Sipas qytetarëve që kanë qenë afër tij ai është goditur me mjete të forta nga rojet e qeveritarëve të rilindjes të cilët kanë qenë të armatosur edhe me shufra hekuri.
“Edi Rama po fut në konflikt shqiptarët”, tha një qytetar tjetër.
Ndërkohë që Ilir Meshi është përcjellë për të marrë ndihmën e shpejtë në spital nga shërbimet e emergjencës të cilët kanë ardhur në vend ngjarje.
Ndërkohë mësohet se janë 4 persona që janë dhunuar nga banditët e rilindjes në mes tyre edhe një fëmijë e mitur. Ata janë qëlluar nga mbrapa. sn
Shqiptarët presin me protestë Ramën, qytetari: Këta janë patronazhistë, bëjnë presion familjeve në Shqipëri
Shqiptarët e kanë pritur me protesta Edi Ramën në Londër. Një nga pjesëmarrësit në këtë protestë, Genc Paçuku ka folur për Syri Tv.
Genc Paçuku: Qëllimi i kësaj proteste është të tregojë se që kur ka ardhur ne pushtet rilindja Shqipëria është ndarë. Në njërin krah janë demokratët e në tjetrin krah janë patronazhistët.
Patronazhistët e Ramës kanë ardhur dhe po provokojnë protestuesit. Edi Rama vejn këtu dhe ky është një provokim i pastër pasi është ai përgjegjësi kryesor që shqiptarët janë nëpër botë. Ai nuk ka lënë gjë pa bërë e tani ka kaluar edhe në tallje. Shqiptarët këtu janë nën presion. Një miku im me tha e mund të vij me maskë në këtë protestë për arsye se unë kam presione për familjen në Shqipëri me vendet e punës.sn
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.
Siç duket edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e SYRI-t, salla ku do të zhvillohet takimi është mbushur plot, ndërsa qindra njerëz kanë mbetur jashtë takimit.
Në këtë takim, kryetari i PD-së, Sali Berisha do të jetë në lidhje direkte nga Tirana me shqiptarët që jetojnë e banojnë në Britani dhe që në zgjedhjet e vitit 2025 pritet të jenë votues.
Në këtë takim, në Londër do të jenë të pranishëm edhe Floriana Garo, anëtare e kryesisë së PD, Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD dhe Besart Xhaferri, kryetar i FRPD.
Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar diasporën kosovare në së paku katër shtete të Evropës: Zvicër, Austri, Norvegji dhe Gjermani.
Në postimet e bëra në Facebook, ai shkruan se takimet me bashkatdhetarë i ka të shpeshta dhe i falënderon ata për mikpritjen.
“Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenarë për lidhjet e forta, të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, shkruan në njërin prej postimeve më 2 nëntor.
Në më pak se tre muaj, Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Përfaqësues të disa partive opozitare dhe njohës të zhvillimeve politike thonë se udhëheqësit e Qeverisë janë duke i shfrytëzuar ambasadat dhe burimet e shtetit të Kosovës për fushatë elektorale.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa prej takimeve të tilla, në të cilat ka marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, janë organizuar nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në vendet përkatëse, e disa nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.
Për të parat, thotë se “njoftimi për organizimin e tyre ka qenë publik dhe ftesa ka qenë e hapur për të gjithë”.
Gjatë muajve shtator e tetor, Kurti ka takuar mërgatën edhe në Shtetet e Bashkuara, në Francë dhe në së paku katër qytete të Gjermanisë.
“Organizimet që realizohen nga strukturat partiake, siç ka qenë rasti në Gjermani, muajin e kaluar, nuk kanë të bëjnë fare me organizimet e ambasadave dhe konsullatave. Në ato raste, për takime të tilla nuk shfrytëzohen objektet e institucioneve tona diplomatike, e as burimet financiare të tyre”, thotë Kryeziu.
Sipas tij, në secilin takim me mërgatën, Kurti ka bërë thirrje për regjistrimin online të saj, në kuadër të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, si dhe për regjistrimin për votim nga jashtë në zgjedhjet që po afrohen – “pa asnjë paragjykim për preferencat e tyre”.
Afati i diasporës kosovare për regjistrim skadon më 31 dhjetor, ndërsa për votim nga jashtë për zgjedhjet e 9 shkurtit mbyllet më 26 dhjetor.
Akuzat nga opozita
Në tubime me pjesëtarët e mërgatës kosovare në Gjemani dhe Itali, gjatë muajit nëntor, ishte edhe Bedri Hamza, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër.
“Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën. Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, shkroi Hamza në Facebook, pas, siç tha, “tubimit madhështor” në Shtutgart të Gjermanisë.
Nga partia e tij nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se kush i financoi tubimet e tyre.
Në një postim në Facebook më 9 nëntor, sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku, tha se Qeveria po i përdor ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë elektorale.
“Ditëve të fundit, kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme po keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer fushatë partiake në diasporë”, tha Çitaku.
Sipas saj, Qeveria “po tenton të kamuflojë agjendën partiake si punë zyrtare qeveritare”.
Ajo nuk i përmendi tubimet e partisë së saj në diasporë.
Tubim me mërgatën në Zvicër mbajti edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fund të shtatorit.
Por, sipas Muharrem Nitajt, i cili drejton shtabin zgjedhor të AAK-së, ai është mbuluar financiarisht nga fondi i partisë dhe partia nuk ka kërkuar ndihmë nga ambasada.
Nitaj, po ashtu, thotë se Kurti dhe Gërvalla, përmes ambasadave të Kosovës, organizojnë tubime me pjesëtarët e mërgatës dhe bëjnë fushatë parazgjedhore.
“Nuk ka problem që kryeministri të zhvillojë fushatë, por së paku atë do të duhej ta zhvillonte nën petkun e partisë së vet politike dhe jo t’i shfrytëzojë përfaqësitë diplomatike që i ka Kosova nëpër vende të ndryshme të BE-së ose në SHBA”, thotë Nitaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, çështjet për të cilat Kurti e Gërvalla thonë se u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të mërgatës, nuk janë kompetencë e tyre, por e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përkatësisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tash, nuk ka të publikuar ndonjë takim me pjesëtarët e diasporës.
Zyrtarët e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar takimet e organizuara të liderëve me diasporën.
A mund të organizojnë e financojë tubime ambasadat?
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, duke u bazuar në përvojën e tij disavjeçare si diplomat, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se roli primar i ambasadave është përfaqësimi diplomatik i Kosovës në vendet përkatëse ku janë ato.
Sipas tij, në kuadër të vizitave diplomatike të krerëve të institucioneve shtetërore në vendet nikoqire, “mund të organizohen edhe takime me bashkatdhetarët, për shkak të informimit të nevojshëm të tyre”, lidhur me çështje të caktuara.
“Jashtë vizitave diplomatike, natyrisht që çdo institucion i qeverisë apo çdo individ i partisë politike ka të drejtë të organizojë tubime, por ato janë tubime jashtë procesit diplomatik”, thotë Xhakaliu.
Ai shton se ndihma që ofron shërbimi diplomatik, duhet të jetë vetëm mbi bazën e përfaqësimit diplomatik, ku nuk hyjnë organizimet e tubimeve.
Tubimet e tilla, sipas tij, mund të organizohen nga individë, shoqata apo organizata të ndryshme, të cilat kanë të drejtë të ftojnë përfaqësues institucionesh, liderë të partive etj.
“Për çdo organizim që bëhet jashtë përfaqësimit diplomatik, ambasadat dhe shërbimet konsullore nuk kanë obligime financiare”, thotë Xhakaliu.
“Fjalime elektorale” në tubimet me mërgimtarët
Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu” në Prishtinë, thotë se takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministres Donika Gërvalla me pjesëtarët e diasporës së Kosovës në vende të ndryshme evropiane, janë tubime parazgjedhore.
Sipas tij, fjalimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës në këto tubime kanë përmbajtje politike dhe elektorale.
“Fjalimet që i ka publikuar zëvendëskryeministrja dhe kryeministri, thjesht, janë elektorale. Po ashtu, ka pasur raste ku takimi është mbajtur nga kryeministri, lajmërimi ka dalë nga Zyra e Kryeministrit, por njëkohësisht edhe nga ana e partisë [Lëvizjes Vetëvendosje]. Krejt këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”, thekson Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se, në këtë kontekst, zyrtarët e Qeverisë janë duke i keqpërdorur resurset publike për interesa partiake.
“Po keqpërdoren resurset publike, sidomos ambasadat, sepse krejt këto takime po ftohen, po organizohen nga ana e ambasadave të Kosovës me diasporë dhe, pastaj, kryeministri dhe zëvendëskryeministrja po shkojnë dhe po bëjnë fushatë në këto takime”, thotë Demhasaj.
Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.
Ndonëse partitë politike në Kosovë kanë nisur takime dhe tubime edhe me qytetarë brenda Kosovës, me rregulloren e KQZ-së, periudha e fushatës së zgjedhjeve fillon 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Në rastin konkret, sipas KQZ-së, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, fillon zyrtarisht më 11 janar, 2025. REL
Në një kohë ku kryeministri Edi Rama po zhvillon takime me shqiptarët e diasporës, edhe Partia Demokratike ka vendosur të takoje demokratët në diasporë.
Takimi është planifikuar për diasporën në Britaninë e Madhe. Përmes një ftesë ku shkruhet vendodhja ku do mbahet tubimi, data 17 nëntor ora 13:00, PD i bën thirrje demokratëve të bashkohen pasi ka ardhur koha “për t’i dalë zot Atdheut”.
Kujtojmë se vetëm para dy ditësh, Sali Berisha rikthehu në PD, Jozefina Topallin duke e emëruar zyrtarisht drejtuesen politike të Diasporës.
Nga ana tjetër, Rama në takimin e zhvilluar me shqiptarët në New York njoftoi se pas Selanikut, ndalesa e radhës është në Britani të Madhe më 24 nëntor.
“Ftesë e Partisë Demokratike për Disporën në Britani të Madhe.
Më 17 Nëntor 2024, Ora 1 PM
Adresa: Siddeley Road, Ëalthamstoë, Londër, E17 4EY
Shqipëria është në udhëkryq politik, largimi masiv i popullatës e ka kthyer diasporën në faktor vendimtar të ndryshimit. Koha për ti dalë zot Atdheut .
Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike (nëpërmjet Ëeb), Dr. Sali Berisha dhe prezencës fizike të znj. Floriana Garo (kryesia e PD), z. Besart Xhaferri ( kryetar i FRPD), z. Alfred Lela (Drejtor Komunikimi në PD).” sn
Belind Këlliçi, në studion e News24, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York dhe zhvillimet në lidhje me votën e diasporës.
Ai u shpreh se caktimi i drejtuesit politik për diasporën dhe ekipin e tij është e vonuar, por pritet një punë e mirë e tyre për mbarëvajtjen e procesit.
“Vizita e Ramës në New York është pritur me protesta.
Falenderoj shqiptarët që hynë në sallë dhe ia thanë në sy problemet. Është Rama pse një pjesë e madhe e shqiptarëve janë largua nga vendi. Kmei një bashkëfajësi, sepse edhe PD nuk ka patur vëmendjen e duhur në lidhje me diasporën.
Votën e diasporës kemi kërkuar gjithmonë në dialogun për Reformën në Drejtësi.
Javën e ardhshme ose maksimumi në 10 ditëshin e parë të nëntorit, do të caktohet drejtuesi politik për diasporës dhe ekipin që do të punojë me të. Jemi të vonuar për caktimin e një ekipi që do të punojë për mbarëvajtjen e procesit”, tha Këlliçi.bw
Në Tiranë, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregullat mbi regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë dhe mbi përgatitjen e listës së zgjedhësve jashtë vendit. Kjo është hera e parë që mundësohet pjesëmarrja në zgjedhje e shtetasve shqiptarë, që jetojnë ose gjenden jashtë vendit ditën e votimeve. Jozyrtarisht vlerësohet se afro 1/3 e votuesve në listat zgjedhore janë në emigrim, ose jetojnë e studiojnë jashtë Shqipërisë.
Në vendimin e Rregullatorit të KQZ-së thuhet se çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit.
Këtë regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit ai duhet ta kryejë me vullnetin e vet, duke plotësuar kushte ligjore si një votues nga jashtë territorit të Shqipërisë. Sapo ai regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, thuhet në vendim, atëherë ai çregjistrohet nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda vendit.
Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit kryhet nga KQZ-ja. Zgjedhësi duhet të paraqesë një kërkesë individuale për tu përfshirë në listën e zgjedhësve nga jashtë pranë KQZ-së nga katër muaj para datës së zgjedhjeve deri dy muaj para kësaj date.
Për të bërë këtë kërkesë zgjedhësi duhet të hapë një llogari falas në Platformën Elektronike të Regjistrimit, e cila krijohet nga KQZ-ja, dhe që shkarkohet në celular dhe në kompjuter.
Në këtë platformë zgjedhësi duhet të ngarkojë, numrin personal të identifikimit, ditëlindjen dhe vendlindjen, fotografi, email dhe telefon. Ndërsa për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë ai duhet të ngarkojë në të një pasaportë të Shqipërisë si dhe një dokument që vërteton qëndrimin e tij jashtë vendit, si dhe adresën dhe numrin e banesës, me shtetin, kodin postar, qytetin, rrugën.
KQZ miraton ose jo kërkesën brenda pesë ditësh dhe pas saktësimeve, personi shtohet në listën e zgjedhësve nga jashtë. Kjo listë publikohet dy muaj para datës zgjedhjeve dhe ajo pritet të përdoret me përditësime në çdo palë zgjedhje të ardhshme për Kuvendin.
Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve.
Kjo është hera e parë që shteti shqiptar u krijon mundësinë e votimit atyre shtetasve që jetojnë ose gjenden jashtë vendit datën e zgjedhjeve. KQZ ka premtuar transparencë dhe thjeshtësi të procesit, efektivitet, githëpërfshirje dhe mundësi të barabarta, si dhe fshehtësinë e votës, siguri dhe mbrojtjen e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit.
Garantimi i kësaj të drejte kushtetuese në praktikë, sipas ekspertëve, u bë mëse i nevojshëm edhe prej faktit se një numër i konsiderueshëm qytetarësh, që gjenden në listat zgjedhore, janë në emigrim, jetojnë e studiojnë jashtë vendit, ndërsa në përmbyllje të proceseve zgjedhore ata formalisht rezultojnë sikur kanë refuzuar ose bojkotuar votimin.
Jozyrtarisht vlerësohet nga vëzhguesit se kjo pjesë e qytetarëve që nuk marrin pjesë në zgjedhje për shkak të emigrimit dhe jetës jashtë vendit, shkon deri në 1/3 e listës së përgjithshme të zgjedhësve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka informuar partitë politike parlamentare se votimi i qytetarëve shqiptarë nga jashtë vendit mund të dështojë.
Nëpërmjet një letre dërguar 7 partive që kanë përfaqësues në Kuvend, KQZ informon se ka zhvilluar një takim me të gjithë operatorët e shërbimit postar ndërkufitar, ku është konkluduar se afatet zgjedhore të tanishme mund të pamundësojnë votimin e diasporës.
Celibashi informoi partitë se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30 deri në 45 ditë për dërgimin dhe mbërritjen e fletës së votimit, ndërkohë që KQZ ka afat vetëm 10 deri në 12 ditë.
“Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar sqaruan se koha që u duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria në adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit është 54 ditë. Koha më e shkurtër, që gjithsesi do ta vendoste procesin në vështirësi ose pasiguri, është 30 ditë. Siç e dini, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve të votimit, janë rreth 10-12 ditë para datës së zgjedhjeve,” sqaron komisioneri.
Sipas tij, duke iu referuar përvojës në vende të tjera të Europës që aplikojnë votën e diasporës, afatet ende lënë vend për dyshime nëse procesi mund të dështojë.
“Praktikat e vendeve të tjera, ku disa prej këtyre operatorëve janë përfshirë në votimin nga jashtë, konfirmojnë se periudha e dërgimit dhe kthimit të fletëve të votimit nga jashtë zgjat jo më pak se 45 ditë,” thuhet në shkresën që KQZ u ka dërguar partive.
Mësohet se KQZ ka kryer edhe testime për votimin nga jashtë, por rezultati ka qenë zhgënjyes pasi procesi i dërgimit dhe mbërritjes së zarfit nuk është realizuar brenda 10 ditësh.
Pas informimit nga KQZ, partitë politike duhet të mendojnë për zgjidhjen e këtij ngërçi. Një zgjidhje mund të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor, duke lejuar që emigrantët të votojnë më herët, ose t’u jepet mundësia që votat e tyre të mbërrijnë dhe të numërohen pas zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, edhe Komisioni Rregullator nuk gjeti dakordësi për rregullat se si do të votojnë emigrantët. Mbledhja e zhvilluar këtë të premte u mbyll pa produkt dhe u shty për një ditë tjetër, pasi anëtarët nuk arritën të bien dakord për dokumentet me të cilat do të regjistrohen emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë./reporter
Lajmet me interesante
-
Kavalieri s’është mëz që e lidh pas karrocës- Esé nga Fatbardh Amursi
November 20, 2024
-
Rezoluta e PPE, Bardhi: Rikonfirmon ndërkombëtarisht të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita në Shqipëri
November 22, 2024
-
FOTOT- Zgjerohet skandali i Bukureshtit, arbitri i ndeshjes Rumani-Kosovë komunikon në…celular
November 18, 2024
-
Gazetari rumun kritikon tifozët: Nuk mund të bërtasësh Serbi në stadium, përballë një populli të masakruar
November 19, 2024
-
“Qofsh i xhenetit vëllai ynë!”- Humbi jetën dje nga një thikë në zemër, shokët e klasës së Martin Canit lule e qirinj për vogëlushin e ndjerë (Pamje nga vendngjarja)
-
“Do t’i takojmë në fushëbetejë rusët!”- Zyrtari i lartë ushtarak i Britanisë kërcënon Moskën
November 22, 2024
Lajmet e fundit
-
Ndërkohë që Qeveria Shqiptare bën populizëm me flamuj në Londër- Nga Taulant Muka
By voal.ch | November 24, 2024
-
Rama i dhunoi në Londër- PD: Të gjithë shqiptarët në marshimin drejt Tiranës, për t’i dhënë të shtyrën e fundit frikacakut të Surrelit
By voal.ch |
-
Irani përdor sëmundjet mendore si mjet shtypjeje
By voal.ch |
-
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
By voal.ch |
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
By voal.ch |
-
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
By voal.ch |
Komentet