Nastradini ishte ftuar në një banket. Ai u vesh me rrobat e tij të vjetra dhe shkoi.
Kur e pa se askush nuk po tregonte vëmendje ndaj tij, ai vrapoi shpejt një shtëpi, dhe u vesh me rrobat e reja dhe me qyrk. Dhe u kthye në banket.
Kësaj here atë e përshëndeten sapo hyri, e shoqëruan në tryezë dhe i dhanë të hanë gjellët më të shijshme.
Sa herë që ia shërbenin një pjatë me gjellë, ai e afronte mëngën e qyrkut të tij në gjellë dhe thoshte:
“Ha, qyrku im, ha”
Të gjithë ishin të befasuar. Ata e pyetën:
“E çfarë po bën kështu, Nastradin?”
“Gjersa vëmendja dhe bujaria po i kushtohen qyrkut tim, edhe ai duhet të hajë në këtë banket,” iu përgjigj Nastradini.
Komentet