Inteligjenca amerikane paralajmëroi Izraelin për një epidemi të mundshme të koronavirusit të ri në Kinë qysh në nëntorin e 2019-ës. Sipas kanalit televiziv izraelit 12, agjentët amerikanë kishin vënë re shfaqjen e një sëmundjeje të dyshuar në Wuhan në javën e dytë të nëntorit dhe menjëherë kanë raportuar në Shtëpinë e Bardhë dhe tek aletatët e tyre, NATO dhe Izrael.
Raporti i samiteve ushtarake
Edhe pse në atë kohë vdekjet ishin të lokalizuara vetëm brenda Kinës, mundësia e një pandemie ishte marrë në konsideratë nga CIA.
Në Izrael, udhëheqësit e forcave të armatosura u paralajmëruan. Zyrtarët e lartë, zbulon televizioni izraelit, diskutuan më pas mundësinë e përhapjes së virusit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin që mund të kishte ai në Izrael. Raporti gjithashtu ka shkuar edhe në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas medias në fjalë, “nuk bëri asgjë”.
Masat e vonuara
Më 20 janar, Presidenti Kinez Xi Jinping foli për herë të parë publikisht për Koronavirusin dhe masat e kontrollit të vendosura nga Pekini. Në të njëjtën ditë, epidemiologu më i rëndësishëm kinez kishte pranuar se transmetimi i virusit nga njeriu te njeriu ishte i mundshëm. Por deri në atë moment rastet në provincën Wuhan dhe Hubei kishin shpërthyer tashmë dhe filluan të përhapen në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Izraeli mori masat e para kundër infeksioneve më 30 janar, kur ndaloi të gjitha fluturimet nga Kina, ndërsa sot shteti i Linjes së Mesme numëron 12,855 të infektuar dhe 148 viktima.
Sa i përket numrit total në mbarë botën, deri në momentet që flasim janë regjistruar 2,227,622 të infektuar dhe 150,623 viktima si pasojë e COVID-19. gsh
Komentet