VOAL

VOAL

Takim në muzg të historisë – Tregim nga ARTUR SPANJOLLI

April 12, 2020

Komentet

Jaho Margjeka: Intervistë e pabotuar e Din Mehmetit: “Shkrimtari është dritë e shpirtit të njerëzimit”

60-vjetori i Mitingut Poetik të Gjakovës

“Prandaj Mitingu i poezisë kishte qëllim, jo vetëm letrar por edhe patriotik. Mitingu u themelua në vitin 1964. Mitingu i parë, Mitingu i dytë vazhdoi vitin e dytë pranë përmendores së dëshmorit “Emin Duraku“ dhe tjetri në sallën sportive “Shani Nushi“. Që të tri këto Mitingje ishin Mitingje lokale gjakovare, por merrnin pjesë edhe poetë të qyteteve të tjera, të vendeve të tjera, kur dëgjonin se po mbahet mitingu. Kështuqë bëheshin mitingje madhështore.”

Ju jeni një ndër themeluesit e Mitingut të poezisë në Gjakovë. A mundet t`i rikujtoni pak ato momente kur nisi udhën ky aktivitet kulturor…?

Unë konsiderohem si një nga poetët kryesorë që themeluan Mitingun e poezisë në Gjakovë. Mitingu i poezisë në Gjakovë lindi nga nevoja shpirtërore e poetëve gjakovarë të cilët ishin grumbulluar rreth grupit të tyre letrar të qytetit. Pra, lindi nga nevoja e tyre për të shprehur mendimin lirisht në një kohë kur çdo gjë kontrollohej nga forcat e sistemit sllavo-komunist.
Ne atëherë e ndjenim veten të ngrysur dhe kërkonim diçka për veten tonë, për të dëshmuar, por ishte e vështirë, mirëpo na lindi ideja që të themelojmë një Miting poezie, duke u mbështetur në një festë, kur po festohej 40 vjetori i themelimit të Koferencës së Parë Antifashiste për Kosovë dhe faktikisht ne u mbështetëm në të gjoja se po i bëjmë nder asaj feste, por qëllimi ynë ishte tjetër, pra, ajo tjetër ishte që ne të shpërthenim të gjitha censurat shtetërore, por dhe për të folur diçka për vete.
Prandaj Mitingu i poezisë kishte qëllim, jo vetëm letrar por edhe patriotik. Mitingu u themelua në vitin 1964. Mitingu i parë, Mitingu i dytë vazhdoi vitin e dytë pranë përmendores së dëshmorit “Emin Duraku“ dhe tjetri në sallën sportive “Shani Nushi“. Që të tri këto Mitingje ishin Mitingje lokale gjakovare, por merrnin pjesë edhe poetë të qyteteve të tjera, të vendeve të tjera, kur dëgjonin se po mbahet mitingu. Kështuqë bëheshin mitingje madhështore.
Më kujtohet fort mirë se aty grumbulloheshin shumë njerëz, shumë, shumë thuajse ishte ndonjë ndeshje sportive. Pse kështu? Sepse ata nuk vinin që vetëm të dëgjonin fjalën poetike, por vinin të dëgjonin diçka të rëndësishme, se çfarë flitej për të ardhmen e Kosovës, për veten e tyre, për të drejtat nacionale të popullit shqiptar këtu. Prandaj ato ishin mitingje që merrnin formën e një lëvizjeje të madhe patriotike, kulturore gjithësesi, por edhe patriotike…!
Prandaj populli na donte, për shkak se ne po ecnim, po luanim prej vendit, po kërkonim rrugë të ndryshme për të dalë nga rrethimi sllavo-komunist, e sidomos censurës shtetërore që na konsideronin ne poetëve si nacionalistë, si njerëz të rrezikshëm të sistemit, si njerëz që duam të bashkojmë Kosovën me Shqipërinë. Prandaj ishim të përndjekur në çdo moment kur merreshim me veprimtari të kësisojshme kulturore apo dhe qoftë kur lexonim dhe një libër të Fishtës. Kështuqë lindi mitingu. Pas mitingut të tretë, shoqata e shkrimtarëve të Kosovës e pa se ky aktivitet ishte jashtëzakonisht i pranueshëm, jashtëzakonisht i mirë, jashtëzakonisht mobilizues dhe me interes të zhvillimit të kulturës në Kosovë.
Kështuqë ata e morën mbi vete financimin e Mitingut edhe organizimin në bashkëpunim me klubin letrar të qytetit tonë “Gjon Nikollë Kazazi” dhe kështu që nga Mitingu i katërt e deri tani këtë veprimtari e organizojnë Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe klubi letrar i qytetit “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës.

A mendoni se poezia ndikon në rrjedhat e një komuniteti, e një etniteti, të një hapësire dhe të një populli. Sa mundet të ndikojë poezia në rrethana të caktuara shtrëngesash, për mbijetesë apo për qëndresë të një populli dhe veçanërisht popullit shqiptar në Kosovë…?

Poezia është një natyrë e mbyllur, ajo është një mendim figurativ, një mendim i bashkuar me ndjenjën, i unifikuar me një ndjenjë, prandaj si e këtillë ajo nuk është shumë e përshtatshme, për të ndryshuar rrjedhat shoqërore dhe nuk e ka atë forcë, madje as letërsia në tërësi nuk mund ta ketë atë forcë, por ajo më tepër ndikon tek elita intelektuale e një populli, tek ata të cilët hollësisht dhe në mënyrë pasionante merren me letërsi dhe me bukurinë e fjalës artistike.
Domethënë ajo është për një rreth më të ngritur shoqëror dhe kjo mjafton kur poezia ndikon tek elita intelektuale e një populli, ndikon tek ata njerëz të cilët kanë shumë detyra të rëndësishme për zhvillimin shoqëror, ekonomik, politik në shoqërinë njerëzore.

Le të flasim rreth krijimtarisë tuaj. Kur e keni botuar librin e parë? A ju ka sjellë më tepër gëzime apo ju ka sjellë edhe shqetësime poezia?

Si duket unë kam ardhur në këtë botë me një prirje natyrore për të kënduar dhe për të shkruar dhe në kontakt me poezinë popullore në vendlindjen time, në Junik e kam parë se jam për poezinë, jam për këngën dhe pikërisht poezia popullore më ka zbuluar si njeri, si ndjeshmëri që të merrem me letërsi, poezi.

Kur e botuat poezinë e parë, librin e parë?

Poezinë e parë e kam botuar në Nr.2 të “Jetës së Re“ të vitit 1959. Kurse librin e parë pak më vonë, në vitin 1961. Libri i parë i imi titullohet “Në krahë të shkrepave“. Aty i pata grumbulluar vjershat që i pata shkruar herë pas here dhe e krijova në tërësi. Kështuqë ai libër më futi në radhën e poetëve të Kosovës.

Sa vjeç ishit kur botuat përmbledhjen e parë poetike “Në krahë të shkrepave“?

Në të vërtetë unë isha i vonuar si dhe të gjithë poetët kosovarë pasi që të gjithë ia kemi filluar prej zeros në letërsi. Nuk kemi pasur në familjet tona për shembull traditë shkrimi, kemi pasur vetëm këngë popullore, jemi rritur me to, shumica e popullatës sonë ka qenë analfabete, kështuqë kemi qenë paksa të vonuar, derisa kemi rënë në kontakt me librat e mirë të letërsisë shqiptare dhe me librat e mirë sidomos të letërsisë botërore.
Prandaj edhe unë u vonova edhe për arsye se në shkollë të mesme nuk kishim çfarë të lexonim, përveçse biografive të shkrimtarëve, sepse profesorët tanë as që mund të na shpjegonin për shembull, veprat e rëndësishme të Rilindasve Kombëtarë. Kështuqë vetëm kur shkuam në studime, për shembull unë për veten time, kur shkova me studime në Beograd, aty si me thënë pata mundësi të zgjedh librat që doja t`i lexoja.
Aty unë u njoha me disa prej majave të letërsisë botërore. Ishte koha që po formoheshim edhe pse pak më vonë se të tjerët.

A keni pasur një model shkrimtari shqiptar a të huaj?

Modeli im ishte si të them, ideor. Ajo që më ka bërë të shkruaj ishte përpjekja për të ndryshuar diçka, për vete dhe për popullin tim, të shkruaj diçka e ajo diçka t`i ndihmojë popullit tim e sidomos t`i nmihmojë për të dalë nga dhuna, nga shtypja ekonomike, nacionale.
Kjo ishte një shprehje, një dëshira ime e brendshme që më dilte jashtë, që më preokuponte kur merrja lapsin për të shkruar, për ta realizuar këtë ide. Kjo ide duket “shihet“ nëpër vjershat e mia, por jo kështu si po e them me këmbëngulësi, sepse ajo është figurë. Në ato kohëra nuk kemi mundur të jemi aq të qartë, por i kemi shprehur e mbuluar mendimet tona përmes metaforave, simboleve, metonimive etj, që t‘i shmangeshim në njëfarë mënyre censurës sllavo-komuniste. Megjithatë e kemi thënë atë çka donim të thoshim, për arsye se censura nuk ka pasur jo vetëm mjete për ta analizuar sidomos gjuhën figurative të metaforave.
Ah, përsa i përket modelit të shkrimtarëve unë jam befasuar kur kam lexuar disa prej poetëve botërorë dhe ata janë: Garsia Lorka, Rabindranat Tagora, Tomas Eliot, pastaj Rembo, Verlen, Edgar Allan Poe, mandej Bodler, Pra, më shumë poetë francezë sesa të tjerë. Garsia Lorka është ai poeti që për mua ishte, poet i vërtetë, poezia e të cilit përbëhej prej tradicionales plus avanguardës, që mua më përshtatej si mënyrë ajo formë, domethënë ishte një sintezë. Pra, edhe mua më shkonte për shtat kjo lloj poezie, kështuqë isha më i plotë në këtë konceptim.

Kur keni pasur mundësinë të lexoni letërsinë që shkruhej në Tiranë?

Eh, po! Gjatë shkollimit të mesëm nuk kemi pasur ndonjë mundësi, përveçse siç thashë, biografive të shkrimtarëve, veprat e rilindasve dhe të tjerëve nuk i kemi pasur, e sidomos nuk kemi guxuar të përmednim as emrin e Fishtës për shembull.
Kemi ditur për Naimin, për jetën e tij, për Çajupin, Mjedën, Nolin, për biografitë e tyre, por jo për vlerat artistike të veprave të tyre, sepse profesorët nuk na i shpjegonin nga frika se mos po i konsideronin si nacionalistë.
Kur kam shkuar unë në Beograd në grupin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në grupin e albanologjisë, aty kam gjetur disa libra që ishin botuar në Shqipëri.
Pas vitit 1962 deri në vitin 1970, aty-këtu jemi njohur me letërsinë bashkëkohore që krijohej në Shqipër. Por jo krejt, vetëm me disa emra. Kështuqë viteve të 70-ta e tutje, kur Kosova fitoi njëfarë autonomie, atëherë e kishim më të lehtë. Unë u njoha me shkrimet e Kadaresë, Agollit, Arapit, me dramat e Kolë Jakovës si “Halili dhe Hajria“, “Toka jonë“, romanet e Jakov Xoxës si “Lumi i vdekur“ etj.
Kemi qenë shumë të lumtur që jemi njohur me këtë letërsi dhe prej atëherë kemi filluar të mësojmë prej njëri-tjetrit në formë, përmbajtje, ide, në kompozicion. Bisedonim, pra, nëpërmjet librave. Pra, ishim të lumtur që filluam të rinjiheshim, këtë e kishim ëndërruar jo vetëm ne por edhe prindërit tanë.

Do të doja të qëndroja pak tek Lufta. A e rrezikon shkrimtarin vepra e tij…?

Shkrimtarin nuk e rrezikon vetëm Lufta, por ndonjëherë edhe jeta e përditshme edhe paqja kur është e paqëndrueshme. Pra, edhe marrëdhëniet e ndryshme shoqërore të cilat çalojnë për nga humanizmi e rrezikojnë, kur shkrimtari bëhet kritiku kryesor i të metave të popullit të vetë nëpërmjet krijimtarisë së tij letrare, e sidomos në Luftë.
Por edhe në Luftë gjithashtu shkrimtari është kundër dhunës, shkrimtari është që të ketë sa më shumë liri, që liria të jetë e pakufishme. Shkrimtari është njeri i etikës, po nuk pati etikë ai nuk është shkrimtar. Prandaj shkrimtari në një mënyrë edhe atëherë kur thuhet se është krejt subjektiv në të vërtetë bëhet objektiv.
Prandaj shkrimtari për vetë faktin se e çan rrugën drejt humanizmit dhe kritikon gjithçka që përbalt natyrën njerëzore dhe të drejtat individuale dhe kolektive të popullit, ai bëhet luftëtar kundër dhunës, kundër gjithçkaje që e pengon progresin e një populli gjatë historisë edhe atëherë kur ai mendon se nuk është i këtillë vepra e tij s`ka nga të shkojë, se shkrimtari në embrion e ka dëshirën që për vete të ketë sa më shumë liri shprehjeje, por edhe për të tjerët të ketë liri.
Në kohën e luftës vepra e shkrimtarit në qoftë se lidhet drejtpërsëdrejti me luftën, e nëqoftëse ajo luftë është ashtu, sikurse ishte lufta kundër nesh, atëherë shkrimtari është i rrezikuar.

Thuhet se shkrimtari është një opozitar i përjetshëm?

Shkrimtari është opozitar i përjetshëm dhe nuk është vetëm kundra Luftës, por është edhe kundër strukturave antipopullore të paqes, kundër diktaturave të ndryshme të botës, kundër gjithçkaje që pengon edhe e ndalon zhvillimin shpirtëror të popullit në përgjithësi. Pra, shkrimtari është etikë, shkrimtari është dritë e shpirtit të njerëzimit. Nuk mund të jetë ndryshe ai dhe se është i tillë ai është shkrimtar.

Themi se urat e komunikimit ndër veti, i kemi ndërtuar. A i kemi bërë rrugët si dhe sa duhet për të lëvizur lirshëm drejt njëri-tjetrit?

Po! Ne me fjalë i kemi krijuar urat, por ura të vërteta ende s´kemi. Nuk kemi se prej natyre, ne shqiptarët jemi pak të çuditshëm. Atëherë kur mendohet se s´ka ura atëherë fillojmë të dënesim e të çojmë pluhur se gjoja na mungojnë urat. Atëherë kur ekzistojnë mundësitë e urave dhe i kemi urat, atëherë ne fillojmë të çoroditemi me këto ura dhe jo vetëm që çoroditemi, por edhe fillojmë të fajësojmë njëri-tjetrin për këto ura, që u krijuan dhe pse u krijuan.
Ndërgjegjja e këtij brezi të tanishëm ende nuk është në nivelin e duhur. Këto ura janë shpëtimi ynë për një të ardhme që do të na gjente gati për ndonjë hap tjetër të rëndësishëm, historikisht të domosdoshëm. Pas Pavarësisë Kosova do të pësonte një hap tjetër madhështor për të cilin ëndërruan edhe Rilindasit tanë.

Sa e gjatë do të jetë kjo rrugë dhe sa e afërt koha e realizimit të Pavarësisë së Kosovës…?

E kaluara është vështirë që të kthehet më në Kosovë. Bashkimi me Serbinë është i pamundur. Tjetër rrugë nuk ka, përveç Pavarësisë së Kosovës. Sepse këtë Pavarësi ne e kemi paguar me gjakun tonë. Kosova është plot varre kolektive e individuale. Serbia është plot varre kolektive të shqiptarëve. Serbia e ka humbur të drejtën morale që t´u kërkojë kosovarëve të kthehen përsëri nën sundiumin e shtetit të tyre. Pra, them se Pavarësia do të vijë, atë ne e meritojmë. Ne mbrapa më nuk kthehemi!
Por, edhe pak jam i pezmatuar. Ka kontradita mes kreut politik kosovar. Kontraditat janë të arsyeshme për shembull pozitë-opozitë. Mirëpo, jemi në kohën kur duhet të jemi shumë të bashkuar rreth mendimit qendror për të krijuar shtetin tonë e pasi ta krijojmë, atëherë të përlahemi me njëri-tjetrin, nëqoftëse dikush prej nesh gabon.
Por tani, tani duhet të jemi të fortë të gjithë, t´i plotësojmë standartet dhe t´ia përcjellim mesazhin e duhur Evropës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, se ne jemi të vendosur.

Dhe së fundmi përsëri për letërsinë, apo diçka tjetër do t´ju përcjellë poeti Din Mehmeti lexuesve shqiptarë kudo që ata gjenden…?

Duke patur parasysh pozitën në të cilën gjendemi tani, dëshira ime fundamentale do të ishte kjo që të gjinden ura të vërteta bashkëpunimi të ndërdsjellta mes Kosovës e Shqipërisë. Dhe këto ura duhet të jenë të forta, që do t´i bëjnë njerëzit e të dy anëve, idealistët, dhe këto ura duhet të jenë të qëndrueshme, në mënyrë që mos të kacafytemi mes veti për gjëra të cilat vetëm mund të na sjellin dëme, mund të na krijojnë ndasi…!
Ne kemi nevojë për këto ura, që pas Pavarësisë ta bëjmë dhe një hap tjetër, dhe jo të krijojmë antiura mendimesh që na ndajnë e na përçajnë. Unë mendoj se është nevojë historike që ta shfrytëzojmë këtë kohë, që të mësojmë prej njëri-tjetrit, ta dendësojmë veprimtarinë tonë, të njihemi mes veti dhe ta bëjmë atë hap të ëndërruar që prej Rilindasve tanë e deri tani, që Kosova të jetë në gjirin e popullit që i takon…!

Ju falënderoj shumë që më dhatë këtë kënaqësi. Në emër të lexuesve ju uroj krijimtari të mbarë, jetë të gjatë dhe të gëzueshme, Din Mehmeti!

Ju faleminderit shumë juve dhe lexuesve tanë!

Gjakovë, 20 Maj 2005

PENSIONISTI- Poezi nga Bedri Alimehmeti

Aty, me cigaren në cep të buzëve
Çdo ditë me kafen do ta gjesh
.
Njerëzia lumë derdhet tutje rrugëve
Stoik ngre filxhanin dhe buzëqesh.
.
Buzëqesh eh ç’të bëjë tjetër i ngrati
Se di, lekë për kafe nesër a do të ketë?!
.
14000 lekshi pensionit aq pak zgjati tre cigare në paketë,
me paratë u sosën dhe ato të shkretë.
.
Në lulishte tani, tjetër vend s’ke ku rri
Data e pensionit do ende kohë
Vërtitu lart e poshtë, ktheu në shtëpi.
.
(“Dario’s”-bar) nëntor 2019

DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS – Fjala në anglisht nga Eda Zhiti –

Organizata “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” në Chicago, SHBA, organizoi këto ditë një takim, që i kushtohej shenjtes shqiptare Nënë Tereza.
Në Mayslake Peabody Estate, në Oakbrook, në sallën e madhe, u mblodhën shumë shqiptaro-amerikanë, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, nga diaspora e re dhe e vjetër, të rinj, fëmijë dhe të moshuar, të besimeve të ndryshme dhe të racave të ndryshme, amerikanë, ashtu siç përbashkonte Nënë Tereza.
Presidentja e “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, Dr. Sonila Sejdaras, në fillim tha se në punën e tyre frymëzoheshin nga Nënë Tereza dhe donin të ecnin në gjurmët e saj dhe më pas vazhdoi për misionin e Nënë Terezës në Chicago, ku ajo vinte…
Eda Zhiti foli për shejtërimin e Nënë Terezës, kishte qenë në Vatikan në ditën e kanonizimit dhe është autore e një libri të kësaj ngjarje të madhe, të botuar në Itali.
Shkrimtari Visar Zhiti në fjalën e tij shtjelloi lidhjet e Nënë Terezës me shqiptarët dhe marrëdhëniet dramatike me Shqipërinë.
Kumtesat u mbajtën në gjuhën angleze dhe shqip.
Takimin e drejtoi Taip Bes Hiri, ai tha se ishte andej nga vinte dhe Nënë Tereza, ndjehej bashkëqytetar i lumtur i saj.
Dy vogëlushe, Valentina Gonxhe-Tereza Casacchia dhe Christine Prifti ishin të veshura si Nënë Tereza të vogla, njëra me kostumin popullor si në fëmininë e Nënë Terezës, kurse tjetra me të bardha si motër misionare dhe recituan vargje dhe thënie të sajat.
Pianisti i ri, Leart Shabani, luajti në piano himnin “Porsi fleta e Ejllit t’Zotit” me muzikë të Lec Kurtit dhe fjalët të At’ Gjergj Fishtës dhe Ave Marian e Preludit nga Johann Sebastian Bach.
Ishte dita Kur Nënë Tereza ishte shpallur “Qytetare Nderi”, që vetëm 7 veta e kanë këtë titull në të gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Shqipëri, në Katedralen e Shkrodrës lumturoheshin me Dekret të Papa Françeskut edhe dy martirë të tjerë shqiptarë, At Luigji Paliq dhe Dom Gjon Gazulli.
Veprimtaria “Nënë Tereza – Ikona Globale e dhembshurisë dhe e shërbimit”, e organizuar nga “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, la mbresa të fuqishme në të pranishmit, pati jehonë ndër shqiptarë dhe amerikanë dhe dha mesazhe paqeje dhe përkushtimi, shpalosi vlera me kulturë dhe art të shqiptarëve në Chicago.

DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS
– Fjala në anglisht nga Eda Zhiti –

MOTHER TERESA CANONIZATION DAY.

We were in the Vatican, in the most beautiful square of the Catholic world, in Saint Peter’s, when Mother Teresa was to be canonized.
I cannot say how blessed we were to be there, and in full disclosure, we were very much front and back, working on behalf of Albania there, as   my husband worked as the head of the Albanian Embassy in the Holy See at that time.

There was so much light and emotion that Sunday, September 4, 2016. More than 120,000 pilgrims, coming from all continents, waving the flags of the Vatican, but also of Albania, Kosova, India, Europe and America
The crowd stretched all the way to the Tiber River bridges and no one could see where the end was. It looked like a sea of people.
During the Canonization mass for Blessed Mother Teresa, Cardinal Amato – the Prefect of the Congregation for the causes of saints presented a biography of the Church newest Saint in the presence of Pope Francis. He said:
“This humble nun, to whom countless number of people turn, affectionately calling her “Mother Teresa”, is the Blessed Soul we are presenting to your Holiness today so…, the whole world may contemplate her, ask her intercession, and imitate her in charitable works. Throughout her life, following the example of Christ the Good Samaritan, she was always close to anyone she encountered who was in need, sharing in the suffering of those who live on the extreme outskirts of society and witnessing to God’s boundless love for His people. (Vatican Radio-Catholic news).
Blessed Mother Teresa of Calcutta was born Agnes Gonxhe Bojaxhiu in Skopje, to a family of Albanian origin. As an adolescent she became ever more active in her parish while her vocation to give herself totally to the Lord grew. Leaving her family, she was received as a Postulant in the convent of the Blessed Virgin Mary of the Sisters of Loreto, near Dublin.
Sent to Darjeeling, in India, at the end of her novitiate, she made her final profession and took the name of Teresa. She served as a teacher and spent 17 years at Saint Mary’s Bengali Medium School, near Calcutta.
While travelling by train from Calcutta to Darjeeling, she received what she defined as “the call within the call”: an intuition to begin a religious institute that would “satisfy the infinite thirst of Jesus on the Cross for love and for souls by working for the salvation and the sanctification of the poorest of the poor”.

She opened houses of mercy first in India where not only the poverty was extreme, but so was also the thirst for God, to continue in Latin America, in Europe.
Then it was the turn of the Middle East: At Amari, at Gaza, then to Yemen where there had been no Catholics for many centuries. The government accepted Mother Teresa’s conditions and she said: “After six centuries Christ has returned among these people”. In Asia, In North America, In central America and Africa.
Mother Teresa said about herself and about the Missionaries of Charity: “I know that we are merely a drop in the ocean of human misery and suffering, but if it were not for this drop, human misery and suffering would be even greater…”
Mother Teresa always sought to involve many people doing something good for God.
She founded various branches of her Congregation:
⦁ The Missionaries of Charity Sisters;
⦁ The Missionaries of Charity Brothers
⦁ The International Association Co-workers of Mother Teresa, approved and blessed in 1969 by Pope Paul VI.
⦁ The Missionaries of Charity Sisters – contemplative branch
⦁ The Missionaries of Charity Brothers – contemplative branch
⦁ The Missionaries of Charity Fathers…

Mother Teresa was canonized nine years after her death
According to the Vatican law, the first miracle attributed to a candidate for sainthood means beatification can be conferred. Recognition of her first miracle resulted in Mother Teresa’s beatification in 2003. Monika Besra’s healing, from an incurable stomach tumor happened after a sister placed a medal that had been touched to Mother Teresa’s body on Monica’s stomach.

We attended as pilgrims the Beatification mass too. We also had with us the prayers of Mother Teresa, which my husband published for the first time in Albania. And a portrait of Mother Teresa, which our son had drawn when he was three and a half years old, with several crosses in a background of different colors, which the Vatican newspaper “Osservatore Romano” would publish, commenting that “those crosses represent the human races united by Mother Teresa, and the drawing of this child is stronger than the treaties of statesmen”.
Let’s continue with her canonization. A second miracle followed so canonization and entry into sainthood took place.
Mother Teresa’s second miracle was curing a man who had brain abscesses
In 2008, Brazilian Marcilio Haddad Andrino was close to death. An infection had left his brain with abscesses and accumulating fluids, and his worsening condition made him fall into a coma. His wife, Fernanda, prayed to Mother Teresa for help, she put Mother Teresa relic on Marcilio’s head, where he had the abscesses.
While Andrino was taken into surgery room, he woke up and stated, “What I am doing here?” His wife’s prayers were answered as Andrino made a fast and complete recovery.
As before, the Congregation for the Causes of Saints and a medical committee examined the case. No medical explanation was discovered for how Andrino had been cured. In 2015, his recovery was deemed to be Mother Teresa’s second miracle.

This is what the Holy Father said that day:
“Mother Teresa, in all aspects of her life, was a generous dispenser of divine mercy, making herself available for everyone through her welcome and defense of human life, those unborn and those abandoned and discarded. She was committed to defending life, ceaselessly proclaiming that “the unborn are the weakest, the smallest, the most vulnerable”. She bowed down before those who were spent, left to die on the side of the road, seeing in them their God-given dignity; she made her voice heard before the powers of this world, so that they might recognize their guilt for the crime – the crimes! – of poverty they created. For Mother Teresa, mercy was the “salt” which gave flavor to her work, it was the “light” which shone in the darkness of the many who no longer had tears to shed for their poverty and suffering. Her mission to the urban and existential peripheries remains for us today an eloquent witness to God’s closeness to the poorest of the poor. Today, I pass on this emblematic figure of womanhood and of consecrated life to the whole world of volunteers: may she be your model of holiness!”

I wanted to collect the emotions and sentiments of everyone who was there, but that would have been impossible. Then I thought: What about the women? There were thousands of them too. That was also impossible. I suddenly had the idea to make an anthology with the impressions of the women of the Diplomatic Corps only, of the women ambassadors and the wives of male ambassadors. I thought taking even a sentence from each one would be a great testimony about that great day.
I felt it was my duty as a Catholic, also as a compatriot of Mother Teresa. And I started writing to all of them. And they were kind enough to answer me.
Thus, a book was created.
The women who brought their impressions and reflections about Mother Teresa included the wife of the Ambassador of Italy to the Holy See and the wives of other ambassadors from Japan, Austria, Poland, France, Slovenia, etc… the
Ambassador of the United Kingdom, Bosnia, the European Union, from African countries.
I also included thoughts and reflections of two Albanian nuns, Elena and Majlinda, as they are truly spiritual ambassadors of Saint Mother Teresa.
The women authors brought a variety of memories, prayers in the presence of and with Saint Mother Teresa, their meetings with her; one of them even shared about a not so pleasant moment , when she had been arrested, in  a former socialist country; another recalled what the Cardinal of her country had told her when he had come with Mother Teresa to Albania, even sharing how they had met the widow of dictator Hoxha, and how Mother Teresa had asked her for a house for her sisters of charity.
“The one who pays the most will get it,” the widow of the dictator had said, implying that this was the nature of your system, in a capitalist world.

And Mother Teresa replied: “Don’t you understand that I want to give you the chance to show kindness?”
Albania has paid the highest price of all. But blessed be the land that also gave the world Mother Teresa, who not only is an example of how to not let go the chance to show kindness, but it brings goodness and spreads it.

***

On the day of her canonization “The voice of Pope Francis seemed to spread with the white wings of doves and stopped in the nest of every heart”, – that was a sentiment I entered in my book:
My book was published in Italian by “Libreria Editrice Vaticana” under the title “Day of Saint Mother Teresa” and I shared few things from the book here.
Mother Teresa is the most famous woman on the planet thanks to the divine love she still spreads, but how does she unite the world? With her prayers. With the mission she fulfilled.
Faith in action – would become Mother Teresa’s mission and she would later be called the greatest investor of smiles.
I also like to call this day “A holy day of Mother Teresa” All days, in fact, are like this: they carry the light of her soul, that spirit.
I close by praying every day with love:
May Saint Mother Teresa be our model of holiness.
Thank you!

NËNË TEREZA ME SHQIPTARË – Për të na mësuar të duam. – Nga Visar ZHITI

NËNË TEREZA ME SHQIPTARË
– Për të na mësuar të duam. –

Nga Visar ZHITI

Nënë Tereza shërbeu si misonare e dashurisë në Indinë e largët dhe hapi shtëpi bamirësie nëpër botë, iu dha çmimi Nobel për Paqe, u shpall shenjtore e shekullit XX, u bë gruaja më e njohur e planetit duke i takuar gjithë njerëzimit, – faleminderit që e patëm, – ndërkaq ajo deshi dhe mundi të mbajë lidhje përjetë me shqiptarët, të forta dhe shpirtërore dhe ta thotë hapur, kurdo që duhej, se jam shqiptare.

FAMILJA E NËNË TEREZËS

Kur Shqipëria ishte nën Perandorinë Osmane, pra nuk e kishte fituar ende pavarësinë, në një nga katër nënndarjet administrative të saj, në Sanxhakun e Shkupit siç quhej, pikërisht në qytetin e Shkupit, sot kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, por atëhere nuk kishte Maqedoni, në një familje shqiptare me mbiemrin Bojaxhiu, Nikollës – mirditor, që kishte ardhur nga Prizreni – dhe të shoqes së tij, Dranes – nga Dukagjini i Gjakovës, – u lindi fëmija i tretë, në 26 gusht të vitit 1910, vajzë dhe i vunë emrin e bukur shqiptar: Goxhe. Dhe e pagëzuan menjëherë të nesërmen, se ishte shumë e dobët dhe s’dihej a do të rronte. Por ajo do të bëhej shenjtja Nënë Tereza Familja e Bojaxhinjtë njihej për virtytet dhe besimin dhe traditat. Kolë Bojaxhiu merrej me tregti, por ai do të ishte dhe themeltar i teatrit të qytetit të Shkupit, anëtar i bandës muzikore, ndërkaq veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare, prandaj dhe e helmuan shovinistët, kur kthehej nga mbledhje nga Beogradi.
Të mbetur jetimë, Goxhja e vogël, motra e saj Agia dhe vëllai Lazer, do të rriteshin dhe edukoheshin nën kujdesin e nënës Drane, sa e dhëmbshur, aq dhe e paepur, e duruar dhe kurajoze, të cilat i trashëgoi dhe e bija, Gonxhia. Shpesh fëmijët e saj, për t’u marrë me diçka të dobishme, që të mësonin, jo vetëm të argëtosheshin, ajo i merrte dhe i çonte, ku? Në një shtëpi të varfër, ku njiheshin, të bënin punët atje, të pastronin, të lanin, të ndihmonin ata që s’mundeshin.
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, më pas në gjuhën serbo-kroate se s’kishte më shqip. Pasionet e adoleshencës së saj ishin: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi si dhe muzika, ajo luante në mandolinë. Këndonte këngë shqip, p.sh., ato të kompozitorit Lorenc Antoni, “Në kodrat mbi liqen”, por dhe lexonte poezi të Dom Ndre Mjedës, që do të bëhej poeti i rinisë së saj. Ia jepte vëllai i poetit Lazër Mjeda, mik i familjes, që e kishte mësues.
Dhe luteshin familjarisht të gjithë. Gonxhe Bujaxhiu, në kishën kroate të Letnicës në Kosovë, ku shkonin shpesh dhe në këmbë, ndjeu atë që quhet “Thirrje” dhe vendosi të bëhej murgeshë. Nëna e saj u mbyll për 24 orë rresht në dhomë, ajo e di ç’ka menduar dhe ç’lutje ka bërë, por, kur doli, i tha të bijës: “Bëju, por mos u kthe pas nga rruga, shko veç përpara!”
Nëse duhej të shpallej dikush e shenjtë, ajo është nëna ime, do të thoshte më vonë Nënë Tereza.
Dhe kështu 16-17 vjeçarja Gonxhe Bojaxhiu do të ikte nga Shkupi për në Irlandë. Do të studionte në Dublin për t’u bërë misionare te Motrat e Loretos. Gjuha e saj e punës dhe e jetës do të bëhej anglishtja.
Një vit më vonë do të nisej për në Indi.

NË INDI, NGA MINJTË TE YJET

Një letër tjetër nga Shqipëria, e rëndësishme, nga nëna Drane, që i shkruan së bijës se ç’bënte në kuvend e mbyllur, prandaj kishte ikur aq larg, në Indi, po dil, i shkruante, njerëzit janë jashtë, shërbeju atyre, ky është misioni yt…
Nënë Tereza del… U tmerrova, tregon ajo, kur pashë njëherë në një rrugë, në një lagje të varfër të Kalkutës një grua të dobët, të mbaruar, që po e hanin minjtë. Doja të ikja sa më parë, ta harroja ç’pashë, por u ktheva. Një dritë qe ndezur brenda meje. M’u shfaq Krishti… Përzura minjtë e shumtë dhe desha të ngre gruan… Me mundim e çova në spitalin më të afërt, s’ma pranuan, as në një tjetër, as në tjetrin. Dhe gjeta një dhomë private dhe e kurova vetë. Që nga ajo ditë jeta ime ndryshoi…
Nga minjtë tek yjet.

Lufta e Dytë Botërore (1939 – 1845) solli vështirësi ende më të mëdha edhe në Indinë e largët, atëherë nën sundimin britanik. Mungesat ushqimore ishin një hata tjetër. Nënë Tereza vazhdoi të punonte në shkollën, duke iu përkushtuar veçanërisht fëmijëve dhe njerëzve të margjinalizuar.
⦁ Kishte ndodhur thirrja brenda thirrjes. Ajo e la jetën si murgeshë për t’ju përkushtuar plotësisht ndihmës ndaj të varfërve të skajshëm, atyre që po vdisnin në rrugë dhe themeloi Urdhrin e saj, Misionarët e Bamirësisë. Botës i erdhi kështu një Tereze tjetër, që, siç thoshte, emrin e kishte zgjedhur në nderim të Terezës së vogël franceze, por dhe të shenjtores së lavdishme të shekullit XVI, spanjolles Shën Tereza e Aviles. Mbase vetëndjehej si rimishërim i tyre, sepse ngjante, me njërën nga shtati dhe me tjetrën nga vetëflijimi absolut. Në thellësi të qenies së saj, shtoj unë, kishte dhe Rozafën, gruan mitike shqiptare të murosur në përjetësi, por me dorën, gjirin dhe syrin jashtë, për të ushqyer foshnjën.
India e varfër nuk është vetëm në Indi, por gjithkund, edhe në vendet e zhvilluara, në Itali e Rusi e Francë, edhe në New York, do të thoshte Nënë Tereza dhe iu përvesh punëve me ngulm e pasion, bëri mrekullinë, arriti të hapë shtëpitë e bamirësisë në të gjithë kontinentet, Azi e Afrikë, Europë e Amerikë dhe Oqeani. Shtrirja e Urshërit të themeluar prej saj tashmë është globale.

Një mikja jonë murgeshë, Motër Elena, që ka shërbyer në Indi, na tregon se, “kur e merrnin vesh që isha shqiptare, më binin në gjunjë në rrugë dhe donin të më puthnin këmbët, se kujtonin Nënë Terezën”…

MARRËDHËNIET DRAMATIKE TË NËNË TEREZËS
ME SHQIPËRINË

…ishte vendosur regjimi diktatorial komunist, kufijtë u mbyllën, Shqipëria u shpall me kushtetutë si vendi i parë dhe i vetëm ateist në botë, kishat dhe xhamitë u mbyllën, u shëmbën apo u shndërruan në kinema, në depo prodhimesh bujqësore, në magazina armësh. U pushkatuan klerikë apo u futën burgjeve, etj, etj.
Nëna dhe motra e Nënë Terezës, Drania me Agen, do të mbeteshin vetëm në Tiranë. Agia punoi dhe në Radio-Tirana, nga që dinte serbo-krioatisht dhe duhej për sektorin e lajmeve në gjuhë të huaj, kurse vëllai Lazri, nuk u kthye më nga Italia, qëndroi atje si emigrant politik. Ai kishte studiuar në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake dhe ishte bërë oficer.
Nënë Tereza e takonte, kur shkonte në Itali. Qeshnin kur ajo i thodhte se ti i shërbeve një mbreti që kishte 1 a 2 milionë shtetas, unë i shërbej një mbreti, që ka gjithë universin, Zotit.

Nënë Tereza e kishte të ndaluar rreptësisht futjen në Shqipëri. As emri nuk i përmendej. “Si shumë po vepron qoftëlargu në anët tona”, u thoshte Nënë Tereza miqve të saj. Djallit i thohte shqip: qoftëlargu. I dërgonte letra nënës dhe motrës, por shpesh e më shpesh ato nuk arrinin më, çensuroheshin nga policia sekrete.
Nëna Drane u sëmur, Nënë Tereza kërkoi leje të vinte ta shikonte. Nuk iu përgjigjën fare. Kërkoi të lejonin nënën e saj të vinte në Itali, të kurohej. Jo, thanë, është shumë plakë, s’lëviz dot dhe i ka kushtet më të mira këtu… Për të vdekur, po!
Trokiste Nënë Tereza nëpër ambasadat shqiptare, ku të mundëte, trokiste e trokiste, fort ashtu si zemra e saj, por jo, dyrt s’hapeshin. U shkruajti drejtuesve më të lartë të shumë shteteve në Europë e Amerikë, presidentëve të ndërhynin, ta ndihmonin, por Tirana memece mbetej tmerrësisht tiranike.

NJË SHKRIMTAR, I ARRATISUR NË SHBA

I vetëm ai sikur donte të korrigjonte gjithë atë mëkat që bënte Shqipëria ndaj Nënë Terezës.
Është fjala për shkrimtarin Bilal Xhaferri, me baba të pushkatuar nga regjimi, që ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte erdhur në Çikago, bënte punë të rëndomta, por vetë, i vetëm, kishte hapur gazetën “Krahu i Shqiponjës”, ku dhe boton një letër, dërguar Nënë Terezës. Ishte viti 1976 dhe ajo ende nuk e kishte marrë çmimin Nobël dhe Bilali 7 vjet kishte që kishte ikur nga Shqipëria. Merr vesh se Nënë Tereza kishte ardhur në Çikago, papritur si ajo, për punët me murgeshat e saj, vështirësitë dhe ai do të donte ta takonte, ta intervistonte, por ajo kishte ikur siç erdhi, papritur.
Vlerësimet që i bën në letër asaj shkrimtari çam, – edhe mysliman, do të thoshte ndokush, – janë të mrekullueshme. Edhe pse të shkruara gjysmë shekulli më parë, na nderojnë të gjithëve.
“E dashur Nënë Terezë! Ju i përkisni gjithë njerëzimit, i shkruante ai dhe vazhdonte, – Ju jeni e jona… imazhi jetësor i Shqipërisë, atij vendit tonë të dashur, që nga shumë vetë është konsideruar si vend i harruar nga Zoti, imazhi i gjallë i popullit shqiptar, popullit më të lashtë e më të vuajtur në Evropë.
[…] Si një dritë e largët qiellore, zemra Juaj e mirë, rrezaton rreze shprese dhe dashurie në zemrat tona dhe në zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.
Zoti e bekoftë zemrën Tuaj!”
I bashkohemi atij urimi, edhe për atëhere, kur regjimi nuk lejonte që të dinim se ajo ishte…

NË BURG.

Unë emrin e Nënë Terezës e dëgjova së pari në burg. Isha dënuar me 10 vjet heqje lirie nga shaku I poezive të mia, të cilësuara kundër regjimit.
E kam shkruar, sepse më dukej si metafora e njohjes së shqiptarëve me shenjten, është në librin tim, në burgologjinë “Rrugët e ferrit”. Po i lexoj ato rreshta:
“…një grup të burgosurish tymosnin duhan dhe po dëgjonin. Nuk e besoni? E po çmimin “Nobel” për paqe ia dhanë një shqiptareje, Motrës Terezë, e dëgjova vetë tek “Italia”, e dha RAI. Ti e ke dëgjuar? Jo këtu brenda, ko, sapo isha liruar nga burgu i parë. Andej e mbaja radion dhe kapa një surprizë: çmimi “Nobel” një shqiptareje, Gonxhe Bojaxhiu, murgeshë në Indi, tha spikeri italian. Pse më shikoni kështu? Kam faj unë që lodhem me ju! Dhe iku. Kush ishte ky? – pyeta unë. Murat Gjonzeneli, nga Vlora, e sollën prapë në burg. Rrëfen gjithmonë gjëra të çuditshme, sfiduese. Janë të fantaksur, thashë me vete, pa e kuptuar as vetë për kë e kisha, për ata që s’po besonin, për atë që shpikte çmime “Nobel” apo për të gjithë ne”.

ÇMIMI NOBEL

Dhe kishte një shqiptar dhe atje në Oslo të Norvegjisë, ku Nënë Terezës po i jepej çmimi Nobël në vitin 1979. E pranoi, sepse e mendoi që shuma që merrte, do ta përdorte me murgeshat e saj në ndihmë të të varfërve, po kështu kërkoi që në ceremenoni darka tradicionale të mos bëhej dhe fondet të përdoreshin po për të varfërit e saj në Kalkuta.
Rrugët e Oslos përflakeshin nga pishtarët me mijëra, që mbanin ndër duar qytetarët, që dyndeshin drejt hotelit, ku kishte bujtur Nënë Tereza. Donin ta shihnin.
Pranë saj ishte dhe prifti shqiptar nga Kosova, i riu Dom Lush Gjergji, ai që do të bëhej biografi më i mirë i Nënë Terezës.
Në konferencën për shtyp, para gazetarëve të shumtë të mediave ndërkombëtare, ai do ta pyeste: – Çfarë do të thotë për ju dhe motrat tuaja Çmimi Nobel për paqe? – …asgjë nuk ndryshon… çmimi është vetëm për të varfërit tanë, mendoj se ka qenë dhuratë prej Zotit…
– Cili është mesazhi juaj tani, kur jeni bërë zyrtarisht “Nëna e Paqes?” – do të ishte pyetja tjetër. “Duajeni njëri-tjetrin siç u do Zoti, – tha Nënë Tereza…
Përsëri Don Lush Gjergji, pyetja ende më e thjeshtë, pak çuditëshme për aty, që ai e dinte përgjigjen:
– Kush jeni Ju? Ç’do të thoshte botërisht Nëna Tereze: “Origjina ime është shqiptare… Për nga vokacioni, i takoj tërë botës. Zemra ime është e Zemrës së Jezusit”. Don Lush Gjergji diçka parandjente, që duhej të mbrohej për të ardhmen, prandaj dhe i dha Nënë Terezës një fletë të bardhë, që të shkruante dhe ajo me atë shkrimin e saj të rregullt dhe harmonioz si të rilindasve, me shkronjat si kokrrat e rruzares na la këto fjalë shqi si në një testament:
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë luti Zotin që Paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutem shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”

Tashmë nuk diskutohet më në botë që Nënë Tereza është shqiptare, megjithëse donin të na i merrnin, thanë jo maqedonase, rumune, kruate, sllave, indiane etj, por rëndësi ka se sa shqiptarët janë të Nënë Terezës? Të paktën sot, them.

* * *

Në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme, në vendlindje Nënë Tereza shkonte herë pas here. Në Itali po. Vatikani… Shkonte në familjen e vëllait, Lazrit. Takonte dhe një kushëri të vetin, kineast në RAI, Gjon Kolëndrekaj nga Kosova, i cili më ka treguar që takonin dhe piktorin shkodran, të ikurin nga komunizmi, Lin Delija, me njohje europiane. Vetëm atij Nënë Tereza i ka qëndruar për t’i bërë një portret, që ia kërkoi e askujt tjetër në botë. Nënë Tereza ka ardhur shpesh dhe në SHBA, shqiptarët kanë ndjekur dhe mesha shqip me atë…

ARDHJA E NËNË TEREZËS NË SHQIPËRI

1989. Do të shëmbej Muri i Berlinit si prolog i rënies së perandorisë komuniste dhe Nënë Tereza do të vinte në Shqipëri.
Në Tiranë shkoi te varri i nënës së saj dhe i së motrës, të rregulluar me këtë rast. Por dhe te varri i diktatorit Enver Hoxha, vuri lule dhe atje, megjithëse ai e kishte penguar gjithë jetën, që ajo të mos vinte dot në atdhe. Ajo bënte realitet porosinë biblike: duajini dhe armiqtë tuaj, bëjini vëllezër!
Udhëheqja komuniste në fund sikur po zbutej ca, i kishte hyrë dhe frika për vetveten.
Kam lexuar një shkrim në gazetën e njohur italiane, “Avvenire”, se Nënë Tereza u ftua nga pasardhësi i diktatorit, nga Ramiz Alia dhe vejusha e diktatorit, Nexhime Hoxha, si ekzorciste, sepse varri i diktatorit – dhe kjo mbahej sekret, – dridhej, madje dëgjoheshin ulërima sikur të kishte brenda demonë, aq sa nga ushtarët që e ruanin, kishin përfundur në çmendinë.
Po e gjithë Shqipëria atëhere ishte një çmendinë dhe dridhej nga tmerri. Dora e Nënë Terezës solli qetësi.

Ajo do të vinte sërish në Shqipërinë e hapur dhe demokratike, shpesh e më shpesh. Do të hapte shtëpitë bamirësie, solli muresha të Urdhërit të saj. Bekoi projektin e Katedrales së re me emrin e Shën Palit, që do të ndërtohej në Tiranë, po kështu firmosi për ngritjen e Kryegjyshatës Bektashiane, vëllezërit e mi myslimanë, thoshte nëpër lutje a në fjalimet që mbante.
Në një nga vizitat në shtëpinë e saj të bamirësisë në Tiranë, kur erdhi ta takonte njëri nga presidentët e Republikes, ajo nuk e hoqi nga dora shkopin e leckës me të cilën po pastronte dyshemenë. Mbase donte të thoshte që ky vend ka nevojë të punojë e të pastrohet nga balta dhe gjaku, të ndrisë…
Nënë Tereza priti në Tiranë dhe Papa Gjon Palin II, i pari papë që vizitonte Shqipërinë, ashtu si një bijë që prêt mysafirët në derë të atit, e shoqëroi dhe për në Shkodër.
Aeroporti në Tiranë tani mban emrin e saj. Të gjithë që udhëtojnë nëpër botë, duket sikur nga aty i përcjell Nënë Tereza drejt qiejve të hapur dhe kushdo që vjen, përsëri duket sikur ajo u uron mirë se ardhjen.

Pata fatin ta takoj dhe unë Nënë Terezën. Kujtoj që iu afrova me adhurim dhe druajtje dhe i thashë:
– Nënë, kam përkthyer nga lutjet e Tua…
– Mir’ ke ba! – m’u përgjigj. Prerë. Pse? Po dyshoja tek vetja. Por jo, Kur u thellova më shumë në jetën dhe bëmat e Nënë Terezës, lexova se ajo nuk i pëlqente të flitej për të, edhe kur i tregonin gazetarë, studiues apo shkrimtarë se ç’kishin shkruar apo donin të shkruanin për të, gjithmonë i ndërpriste, mirë ke bërë, u thoshte, duhen të sensibilizohen të tjerët, që të bëjnë mirë.

Pastaj e kam takuar Nënë Terezën dhe në Romë, ishte një kohë kur RAI çdo mbrëmje në fund të lajmeve lexonte një lutje të Nënë Terezës. Kur punoja në ambasadë, botuam dhe një antologji me punime për Nënë Terezën, poezi, thënie dhe vizatime, ajo ende s’ishte kanonizuar dhe titulli librit në italisht iu vu: “Një shenjtore shqiptare me emrin Nënë Tereza”, ndërsa esenë time “Plagët nuk kanë atdhe” ia dhuruam dhe Papa Françeskut dhe një portret të Nënë Terezës, punim i një mikut tonë, piktorit shqiptar Gjergj Kola.

Ne do të ishim në Vatikan në meshën e shenjtë që celebroi Papa Françesku, kur shenjtërohej Nënë Tereza siç e tregoi dhe Eda në fjalën e saj.

PO DHE QILIMI SHQIPTAR

që i kishin dhuruar gratë shqiptare Nënë Terezës dhe ajo e mori me vete në Indi. I vogël, me motive popullore. Dhe lutjet po i bënte mbi atë qilim. Donte të prekte Shqipëri, edhe kur s’ishte, ta ndjente te gjunjët e dobët, t’i kalonte në gjak, te kockat, në shpirt. Por ajo e kishte Shqipërinë gjithmonë brenda vetes.
Motrat e Nënë Terezës e kthyen këtë qilim, ia dhanë arkipeshkvit tonë. Ka qenë në Katedralen e Tiranës…
Ashtu si në sindonen e famshme, në çarçafin që mbështolli Krishtin, që e vizitojnë me miliona veta dhe shkencëtarët kërkojnë përhitjen e kurorës së përgjakur gjithë gjemba mbi ballin e Birit të Zotit, plagët e gozhdëve, në qilimin e Nënë Terezës ne gjejmë vegimin e këmbëve të zbathura, ikjen larg për të qenë sa më afër. Dramën tonë. Aty është lutur Nënë Tereza…

Kam dëgjuar të pyetet, ndoshta më shumë me naivitet se sa me keqdashje: e ç’bëri Nënë Tereza për shqiptarët? Po dhe unë mund të pyes: po shqiptarët ç’bënë për Nënë Terezën?
Gjithsesi ajo bëri shumë e më shumë se ç’bëmë ne për atë. Ajo bëri mrekullinë, na dha dhe emër shpirtëror nëpër botë.
Të mos harrojmë, ajo thjesht ishte një murgeshë, as udhëheqëse shteti, as stratege ushtarake, as deputete a kongresmene, as biznesmene apo e pasur, etj, s’kishte asgjë, përveç rrobave të trupit dhe zemër më të madhe se vetja, por e tundi botën me të vetmen armë të saj: dashurinë. Dhe lutjet. Për ata që i ndjejnë, por dhe për ata që nuk i ndjejnë.

Lutjet e Nënë Terezës, uratat e saj janë dhe porosi qiellore, dhe dritë, dhe frymë, por janë dhe poezi, unë kështu i kam shikuar dhe trajtuar.
Dhe në ditët e fundit të jetës së saj, larg në Indi, ajo përjetoi tronditjet e Shqipërisë së 1997 dhe do te shkruante që murgeshat e saj të luteshin për të larguar të keqen nga atdheu.

PËR SHQIPËRINË TIME

E tronditur jam, se u trondit gjithë vendi im i mrekullueshëm.
Më dhemb zemra për jetët e humbura.
Plagë më hapin plagët e njerëzve.
I kuptoj andrrallat kur humbin paratë, por unë ju përgjërohem:
mos i sillni vuajtje edhe më njëri-tjetrit!
E di pse s’kemi paqe tani? Kemi harruar
të shohim tek tjetri vetveten.
Që armët dhe bombat të jenë të panevojshme,
te fqinji ynë të zbulojmë Zotin.

Mars, 1997

Dua të kthehem në Shqipëri, – mërmëriti. – aty të mbyll sytë…
Fuqia e Nënë Terezës është po aq e madhe në tokë edhe tani që Ajo është shpërngulur në qiell.

SI EPILOG LUTJET PËR KOSOVËN

Nënë Tereza pa dyshim si katolike ishte kundër çdo lufte dhe kundër çdo lloj arme që vret, që nga ato të abortit apo të urisë e nëpërkëmbjes e deri te ato të lemerishmet që shfarosin në masë,
Që të çlirohej Kosova, duhej të ndërhynte NATO-ja dhe u bë e para luftë morale për të shpëtuar një popull që po kërcënohej nga përzënia, nga ai eksod si në b ibël, nga zhbërja.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton do të dëshmonte në qershor të vitit 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar, dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Kaq herë u kishte thënë Ajo të mëdhenjve të botës: Ndihmojeni popullin tim! I telefonoi vetë dhe Shtëpisë së Bardhë në Washington. Dhe lutja Zotit iu dëgjua. E lëvizi botën. Pushoi lufta. Në Kosovë u vendos paqja.
Ajo dashuri prej nënëtereze dhe ai guxim duhet të jetë kudo.
Në Prishtinë tani është Katedralja me emrin e Nënë Terezës. Po dhe një qendër kulturore shqiptare me këtë emër është në Michigan, ne dhuruam aty një portret të saj, vepër e bashkëvuajtësit tim, arkitektit dhe artistit Maks Velo.
Po edhe në Chicago ka një rrugë me emrin e saj, na e tregoi Presidentja e “Care for Albania”, ka dhe një kishë, është dhe shtëpia e bamirësisë që themeloi Nënë Tereza dhe ne e kemi vizituar pa teklif, na është dukur si e Nënës tonë… Që ia dhamë botës. Ne shqiptarëve na erdhi 500 vjet pas kryeheroit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që me shpatë mbrojti atdheun, Europën, kulturën Perëndimore dhe u bë kryekomandant i përbashkimit. Por vjen dhe koha për një Nënë Terezë, e dashurisë së saj, koha e paqes dhe e bashkëpunimit njerëzor, që duhet të jetë e gjithmontë.
Prandaj dhe Nënë Tereza lutej: Mësomë të dua!

Album nga veprimtaria.

Koha për “leksione” Amerikës rreth zgjedhjes së Presidenteve!- Nga Senad Guraziu

( ngjitur: portret i Znj. Klinton, bërë me ndihmën e IA )

Vallë a nuk është e çuditshme që Amerika as 1 Miss-Presidente kurrë, kaluan shekuj dhe afro 50 Presidentë varg e varg! Ndërsa Kosova, shembullorja e urtësive të popullit, gjatë demokracisë “newborn” (pothuaj ende me cucëll, me biberon) i zgjodhi jo 1… por 2 Miss-Presidente (pata shkruar në humoreskën dikur, 2 vite më parë).

Dhe tani, siç e pamë desh e likviduan ish-Presidentin Trump, pothuaj në sy të botës, jo natën as tinëz… por në pikë të ditës. Krijohet përshtypja se në historinë e vet Amerika kurrë s’ka qenë më e “përçarë e më e ndarë”.
Siduket ka ardhur koha që Kosova t’i jep “leksion” Amerikës sa i përket demokracisë dhe avancimeve politike : ) Pse? Epo, sepse… sepse faktet të qarta, faktet shpalosin gjithçka, faktet janë fakte, as vetë shkencat s’ia bëjnë gëk pa fakte, pa le politikat.

Po ashtu, fakt është, bota e tendosur, gjithandej plot trazira, mosmarrëveshje, luftra, plot padrejtësi; Izraeli, Palestina, Rusia, Ukraina… gjithandej luftime, sulme, raketa, bombardime, viktima, lajme të këqija mozomokeq!

Fushë-mejdani politik globlistik di t’jetë i tmerrshëm, mos pyet… tashmë politikat i bëjmë madje dhe me kërcënime bërthamore, tashmë dhe bombat atomike i “hedhim” gjoja në tavolinat e “paqes” dhe i shtjellosim debatet.
Ruana zot, ngjashëm sikur dhe nënave, gjithmonë mendja na shkon tek skenari më i keq, një buton gabim, një buton i kuq, një buton i nxehtë dhe buuuum. Ja pse duhet shumë kujdes kur zgjedhen udhëheqësit.

Ja pse Miss-Presidenteshat do ishin “udhëheqëset ideale” të krizave moderne, sidomos në arenën e politikave globale. Sepse janë më të matura, më gjakftohta, më të arsyeshme, më pro-jetës, më kundër-vdekjes etj etj. Sa për Miss-Presidenteshat shtetet kurrë s’do luftonin mes vete, do pakësoheshin dukshëm me bomba e me raketa, pas ca dekadave ndoshta s’do ekzistonin fare armatimet. Garant, ato bërthamore do zhdukeshin, vetë Elon Musk me raketat e veta do i hidhte diku në humnerën kozmike, do i zhdukte atje diku afër Marsit. Me urdhrin e Presidentes do ta pastronte planetin nga secila bombë a bombulë e marrëzisë. Gjithë satelitët e tij, dhe raketat e SpaceX do ishin në shërbim të paqes, s’do guxonte t’ia kthente fjalën as gruas së vet, pa le Miss-Presidentes.

Miss-Presidenteshat sëshumti s’do i flisnin njëra-tjetrës, do pëshpëritej e do shushuritej, nëpër konferencat e botës do i shmangeshin njëra-tjetrës me çdo kusht, s’do pinin kafe bashkë as në Davos, as në OKB për inat, dhe kaq : )

Zoti Biden e kuptoi dhe vetë “limitin” kohor, përkundër vullnetit të mirë që t’i shërbejë popullit (me legjitimitetin + të një mandati tjetër), ja që zinte n’thua dhe desh u rrëzua 2-3 herë duke i ngjitur shkallët e “Air Force One”.
Ndërsa dihet, “Air Force One” përveç si avion udhëtimesh, përveç si avion vizitash e diplomatikash është dhe krye-shtab, është Gjeneralshtab, është “komandë mobile” e Komandantit të Forcave të Armatosura, jo vetëm atyre ajrore a vetëm tokësore… por madje dhe të “Space Forces”, të gjithçkaje. Me mini-raketë e me pistoletë, me mbidetëse e me nëndetëse, të 5 faqet e Pentagonit, gjithçka pentagonale i përkulet komandave dhe butonave të “Air Force One”.

Dhe tani bota mbarë e sheh, kamera gjithandej, President-Komandanti trulloset, i merret mendja akoma duke i ngjitur shkallët, jo vetëm nuk “përputhet” me parapritjet por dhe e rrezikshme që vetë “Krye-Komandanti” të kalamendet. Aspak shenjë e mirë. Presidenti Biden e di që burrat e kanë me zemër dhe duhet sa më realistik, asgjë s’është “limitless”, gjithçka i ka kufijtë e vet.

Ose bie fjala Presidentin Zelensky e quante “Putin”, i ngatërrohej Zelensky në pikë të ditës në foltoren e mitingut, e qartë, pleqëria i bën të vetat dhe në këtë drejtim nuk mungon as mirëkuptimi. Vetë pleqtë thonë nuk është “mëkat” t’bësh shaka me pleqtë, jo vetëm sepse gjithkush mplaket, gjithkush vjen në t’njëjtin moment, por sepse “kalamendjet” dhe gafat e pleqërisë janë aq simpatike, sikur u ngjajnë atyre kalamallëqeve engjëllore të fëmijërisë.
Mirëpo, dmth. thelbi është: çfarë nëse President-Komandantit i ngatërrohen ata butonat e kuq, i ngjet shkallët pa u kalamendur, i hip avionit mbarë e rehat por çfarë nëse e shtyp gabimthi butonin që s’do duhej dhe… etj. etj.

Duke i njohur sjelljet dhe psikologjisjen e Trump, e gjithë bota mbarë e dinë se atij si kandidat pikërisht kjo e fundit mund t’i ndodhë. Njëherë pati ngelur, s’e gjente si hapej dera e autobusit, s’e gjente dot butonin, dorezën. Nëse t’kishte patur aty 5-6 butona, padyshim do e kishte shtypur pikërisht atë që s’duhet.

S’jam kundër z. Trump (s’jam as amerikan madje, s’më takon as të votoj) mirëpo jam i drejtë, ai veç ishte President 1 herë, ndenji në “Shtëpi…” plot 4 vjet, s’është nevoja të fitojë Trump 2 herë… e ndokush tjetër asnjëherë. Politika nuk është sport, e saktë dhe kjo, por duhet sadopak dhe “fair”, apo jo. Andaj uroj kësaj radhe (pas largimit të Presidentit Biden nga kampanja presidenciale) të fitojë ndonjë “grua demokrate”, ndonjë zonjë e mençur, ndonjë “lady” e politikës largpamëse.

Ndërsa Kosova mrekullia vetë, avancimet me presidencat dhe me zgjedhjet s’kanë si i shmangen botës. Thonë se thëniet e popullit janë fjalë të mençura, nuk thuhet kot “thënie e urtë e popullit”, apo jo. Thuhet ashtu sepse janë thënie ngjeshur me përvojë e me urtësi. Psh. popullit në Kosovë i takon autorësia rreth thënies “femna i ka ment e shkurta”. Dhe shih, thuase populli na qenkësh ngutur me “thënien e urtë”, gjatë demokracisë “newborn” (pothuaj ende me cucëll, me biberon) i zgjodhi jo 1… por 2 Miss-Presidente.

Dhe shih çudinë po ashtu, çudinë e “anës tjetër”, Amerika gjoja zemra e demokracisë moderne, që nga vetë filli i fillimit, që nga Washington-i i Parë, si Presidenti i parë me “1 dhëmb” (njëdhëmbaxhiu), kaluan shekuj dhe afro 50 Presidentë varg e varg… populli amerikan as dhe 1 “mendjeshkurtër” s’e zgjodhi si Miss-Presidente! E qartë, koha për “leksione” Amerikës rreth zgjedhjes së Presidentëve, rreth Miss-Presidenteshave!

IDRIZI (një skicë për një njeri të ndershëm)- Nga Përparim Hysi

Kujtimit të IDRIZ SINANIT

Aty.mesviteve ’50-të të shekullit të kaluar,IDRIZ SINANI,nga TROPOJA,u vendos familjrisht në fshatin PETOVË të FIERIT. Unë kam lindur dhe,pothuajse,gjysmën e jetës (tani jam 82-vjeç) e kam kaluar në PETOVË.Deri 16-vjeç kemi banuar familjarisht atje dhe, mandej, për 25-vjet kam qenë mësues në PETOVË. Aty e kam njohur IDRIZ SINANIN dhe,natryshëm,edhe familjen e tij. Ishte malësor dhe,sado që jetoi mbi 50-vjet, në këtë komunitet myzeqarësh,në punë e në jetë manifestoi tiparet e një malësori:i drejtë dhe i ndershëm. Qe komunist,por kurrë nuk e bëri trupin “urë” ku mbi të të shkelnin njerëz me pozitë në kooperativë apo dhe të dërguar nga rrethi.
Ka kohë që ka ndërruar jetë,por kurrë nuk është vonë për të kujtuar një njeri të ndershëm. Kjo kujtesë bëhet paksa si e veçantë,se jo vetëm ka humbur ndershmëria,por dhe drejtësia.
*
Kurrë nuk shkruaj për gjëra që nuk i kam parë ose pa i dëgjuar me veshët e mi. Nëse po shkruaj këtë skicë përkujtimore për IDRIZ SINANIN, se ndershmërinë dhe përkushtimin për të mbrojtur të drejtën e kam parë dhe nuk kam se si e harroj. Ne,mësuesët,shpesh hanim drekë në mensën e kooperativës. Sado që për mësuesët ishte përcaktuar gjella e zakonshme:fasule,ne i nënshtroheshim këtij”ligji të brendshëm”. Në fakt,qe si padrejtësi.se për trraktoristët shërbehej mish dhe,jashtë çdo dyshimi,mish shërbehej dhe për kuarot e kooperativës,:si kryetari,përgjegjësi i sektorit apo sekretari i byros.
Po hanin traktoristët,me bërzolla dhe bashkë me ta dhe përgjegjësi i sektorit. Natyrshëm, kuzhinierja e kish lëshuar dorën andej nga përgjegjësi dhe një traktorist rebel, bërtiti:
-Kuzhiniere, në do t’i bësh nder përgjegjësit,merre për drekë në shtëpi,por këtu racionet bëj njëlloj,se njëlloj paguajmë. Në këtë moment hyri IDRIZ SINANI (u ndodh rastësisht aty) dhe,kur pa pjatën plot të përgjegjësit,shfryu:-Përgjegjës (po qe hileqar,tërë jetës veç ankohej),mos ta ndiej zanin me u ankue se je keq me stomakun. Me gjithë atë bërzollë je tuj u mbyt krejt!!!
Fytyra e”hileqarit” mend u ndez nga “dy sulme”njëherësh,dinak siç qe,i thotë kuzhinieres:-Më bën dëm kjo bërzolla,por më bjerë ndonjë gjë tjetër.
-Epo mirë,- fola unë,-tani e marr unë këtë bërzollën.
-Jo.Jo,- bërtiti kuzhinierja, se e ruaj për dikë tjetër.
Po ku të linte IDRZI? Këtë o e ha,Papi(kështu më thërresin ata që më njohin),o po shtrohem dhe e ha veta.
Deshi s’deshi,kuzhinierja u dorëzua. Bërzollën e përgjegjësit e hëngra unë.
*
Por kjo histori nuk mbaron me kaq. Përgjegjësi i”sëmurë(ia la Idrizi bërzollën në grykë),nuk mund ta përtypte atë ankesën e atij traktoristit dhe,ngaqë e kish dorën e gjatë e të rëndë,ndërhyri tek drejtori i S.M.T. dhe i hoqi traktorin. U ankua traktoristi i pafaj,po kush e dëgjonte? Atëherë kërkoi ndihmën e IDRIZ SINANIT. Ky i doli krah,shkoi me të në komitet të partisë së rrethit dhe jo vetëm kaq,po ua përplasi:-Kam qenë dëshmitar dhe dëshmoi,po qe nevoja me ankuesin do vete deri në Komitet Qendror. U thyen nga këmbëngulja e këtij malësori të ndershëm dhe traktoristit ia kthen traktorin.
*
IDRIZ SINANI kish qenë në qytet dhe,kur po kthehej në fshat,bashkë me të shoqen DUSHEN,u takua me mua.Zbrita nga biçikleta (qe një 10-vjeç më i mah se unë) dhe me politesë,e pyeta:-Hë,Bacë,si ia kalove nga qyteti?
-Lane mos e luej,- ma priti me të folmen e tij. Dhe një mik që e pata,e hupa!!! Po përse,BACË?- pyeta.
Ishim ndenjë tek veranda e mikut(i ka shtëpitë e veta),kur “trrak” ia thyen xhamin e penxheres.
-Ou,burrë,a ndjeve që ta thyen xhamin.Çohu e ta kapim”hajnin”!
-Jo,- më tha,- asht çuni i jem,m’i kërkoi do lekë për kinema e nuk ia dhashë…
-Çohu,-i thashë Dushes, dhe ika.
Çfarë po e due atë mik që nuk asht i zoti me edukue fëmijët e vet?…
*
IDRIZ SINANI ka ndërruar jetë,por e kujtoj me këtë shkrim për ndershëmërinë e tij dhe,sidomos.si një prind që edukoi fëmijët.Ata,me sa më kujtohen qenë 6 apo 7 dhe kurrë nuk sollën ndonjë shqetësim në shkollë.

Tiranë,20 nëntor 2024

SHENJTJA NËNË TEREZA MIDIS NESH – Takimi në Chicago – Triptik nga VISAR ZHITI

Organizata “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” në Chicago, SHBA, organizoi këto ditë një takim, që i kushtohej shenjtes shqiptare Nënë Tereza.
Në Mayslake Peabody Estate, në Oakbrook, në sallën e madhe, u mblodhën shumë shqiptaro-amerikanë, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, nga diaspora e re dhe e vjetër, të rinj, fëmijë dhe të moshuar, të besimeve të ndryshme dhe të racave të ndryshme, amerikanë, ashtu siç përbashkonte Nënë Tereza.
Presidentja e “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, Dr. Sonila Sejdaras, në fillim tha se në punën e tyre frymëzoheshin nga Nënë Tereza dhe donin të ecnin në gjurmët e saj dhe më pas vazhdoi për misionin e Nënë Terezës në Chicago, ku ajo vinte…
Eda Zhiti foli për shejtërimin e Nënë Terezës, kishte qenë në Vatikan në ditën e kanonizimit dhe është autore e një libri të kësaj ngjarje të madhe, të botuar në Itali.
Shkrimtari Visar Zhiti në fjalën e tij shtjelloi lidhjet e Nënë Terezës me shqiptarët dhe marrëdhëniet dramatike me Shqipërinë.
Kumtesat u mbajtën në gjuhën angleze dhe shqip.
Takimin e drejtoi Taip Bes Hiri, ai tha se ishte andej nga vinte dhe Nënë Tereza, ndjehej bashkëqytetar i lumtur i saj.
Dy vogëlushe, Valentina Gonxhe-Tereza Casacchia dhe Christine Prifti ishin të veshura si Nënë Tereza të vogla, njëra me kostumin popullor si në fëmininë e Nënë Terezës, kurse tjetra me të bardha si motër misionare dhe recituan vargje dhe thënie të sajat.
Pianisti i ri, Leart Shabani, luajti në piano himnin “Porsi fleta e Ejllit t’Zotit” me muzikë të Lec Kurtit dhe fjalët të At’ Gjergj Fishtës dhe Ave Marian e Preludit nga Johann Sebastian Bach.
Ishte dita Kur Nënë Tereza ishte shpallur “Qytetare Nderi”, që vetëm 7 veta e kanë këtë titull në të gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Shqipëri, në Katedralen e Shkrodrës lumturoheshin me Dekret të Papa Françeskut edhe dy martirë të tjerë shqiptarë, At Luigji Paliq dhe Dom Gjon Gazulli.
Veprimtaria “Nënë Tereza – Ikona Globale e dhembshurisë dhe e shërbimit”, e organizuar nga “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, la mbresa të fuqishme në të pranishmit, pati jehonë ndër shqiptarë dhe amerikanë dhe dha mesazhe paqeje dhe përkushtimi, shpalosi vlera me kulturë dhe art të shqiptarëve në Chicago.

1.
NËNË TEREZA NË CHICACO
– Fjala në anglisht nga Dr. Sonila Sejdaras –
Presidente e organizatës “Care for Albania”

“Care for Albania”

What an honor, We gathered to celebrate not only the incredible legacy of Mother Teresa in our city but also the vital work we are doing through Care for Albania—a foundation that embodies her message of love and compassion.
Mother Teresa impact doesn’t come from grand gestures, but from the simple acts of love.
In her own words, “Not all of us can do great things. But we can do small things with great love.”
This resonates deeply with our mission at Care for Albania, where we focus on mental health needs within our communities, by taking small steps helping hundreds of individuals and inspiring thousands more.
Im proud to share some of our projects and their direct impact.
We have supported over 50 children on the autism spectrum with their dental care-most of them had never gone to the dentist due to Financial needs. Care for Albania brought their smiles back 🙂
In addition we helped financially to improve the infrastructure of two social services centers in Korca , the city where I was born and raised, to help the center better serve the community

One of the recent initiatives (2 years old), Each year in September we walk along with individuals and families affected by cancer. Focusing primates on their mental health needsWe were inspired to see the support so many Albanian youth, families and their children, and individuals diagnosed with cancer showing up and supporting our community in Chicago .
I believe it is our responsibility to increase awareness on these issues, to create safe spaces without fear of judgment and show up when they need us most. Just like the many examples of mother Teresa work.

Mother Teresa in Chicago 1980-1990’s

My portion of this event is to talk about Mother Teresa in Chicago. Her time in Chicago began in 1980 ( the year I was born, maybe as a birthday gift! had no idea she had lived & served in our city, in particular in “North Lawndale “ a neighborhood I’ve worked for several years as a psychologist
I privileged to say, I was walking the same footsteps of mother Teresa, in the very same neighborhood and possibly with the children of the people she helped in the 80’s. When the Sisters arrived in N Lawndale, they were determined to serve and spread love, but the environment was intimidating & harsh. The community was plagued by gang violence, shootings, and a pervasive sense of fear. Recognizing the difficulties they reached out to Mother Teresa, perhaps hoping she would suggest they relocate to a safer area.
However, Mother Teresa had a different plan. Instead of moving away, she decided to come to Chicago herself.Upon her arrival, Mother Teresa, didn’t shy away from the challenges of the neighborhood; instead, she actively engaged with the community. She went door to door, knocking on each one, introducing herself, and letting the residents know that the Sisters were there to help—bringing love, peace, and hope to a place that desperately needed it.
Imagine the shock and surprise of the people when they opened their doors to find this 5 foot tall woman, who had dedicated her life to serving the poorest of the poor, standing before them in the midst of their struggles. Her presence in Chicago was a testament to her commitment to serve those in need, regardless of the danger.
Mother Teresa’s actions inspired not only the Sisters but also countless others in the community and beyond. She taught them that real change comes from action, from stepping into the unknown, and from loving others without hesitation. Her legacy encourages us all to work tirelessly and to take initiative, reminding us that we should not wait for others to make a difference we must be the change we wish to see in the world.- ghandi
Here is the first time visiting to same place where Mother Teresa planted the sisters and served since 1980
Sister Bethel gardening…
The very same soup kitchen opened in 1980 and still contributing to feed thousands of hungry children and families.
Cruising with Mother Teresa

Mother Teresa didn’t call “Shotgun!”
But she ended up in the front seat of Mr. Ambuul’s van in 1983 looking for a place to live in Chicago.
After cruising a few tough neighborhoods around the city, Mother Teresa settled on a home in Pilsen, where sisters of the Missionaries of Charity still reside.
About 15 years later, Ambuul, before he retired from work he removed – the seat Mother Teresa sat in and carried it home.
In his own words
“It’s just a constant reminder of one of the greatest people on this planet,” And that we can all strive to be as god as that person and sit in that chair.”

Contribution of Mother Teresa in reducing gang and street violence
I also want to share another real story of mother Teresa impacting directly and people in our community.
Demetrius grew up in N-Lawndale, a neighborhood dominated by violence and gang activity, Ford’s life was the ring leader of 300 people.
“We were shooting from building to building.
Kids couldn’t go outside. I couldn’t even go out to the store without somebody going with me with two or three guns for protection,” Ford
However, the turning point in his life came during a meeting with Mother Teresa in the 1980s.
“Before Mother Teresa grabbed his hand, perhaps the most powerful thing Dimitri ever held was a gun”
Her compassion towards him offered a contrasting perspective to the life he was leading. This encounter not only inspired change within him but also the profound effect on he made in the community.
Ford’s life might have gone another direction had he not met Mother Teresa.

“I might be dead or locked up or doing some crazy s-,” he said.
The power of love and dedication in the face of adversity can inspire anyone to do good and uplift their communities, just as she did.
Thank you all for your presence today! A special thank you to the children in this room, our inspiring speakers, and the talented piano player for sharing such beautiful melodies with us. Remember, each of us has the power to make a difference. Tonight, all donations will go directly to supporting children in the city of Shkodra, Albania. Let’s come together to create a brighter future for them. Thank you once again—shume faleminderit!

2.
DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS
– Fjala në anglisht nga Eda Zhiti –

MOTHER TERESA CANONIZATION DAY.

We were in the Vatican, in the most beautiful square of the Catholic world, in Saint Peter’s, when Mother Teresa was to be canonized.
I cannot say how blessed we were to be there, and in full disclosure, we were very much front and back, working on behalf of Albania there, as   my husband worked as the head of the Albanian Embassy in the Holy See at that time.

There was so much light and emotion that Sunday, September 4, 2016. More than 120,000 pilgrims, coming from all continents, waving the flags of the Vatican, but also of Albania, Kosova, India, Europe and America
The crowd stretched all the way to the Tiber River bridges and no one could see where the end was. It looked like a sea of people.
During the Canonization mass for Blessed Mother Teresa, Cardinal Amato – the Prefect of the Congregation for the causes of saints presented a biography of the Church newest Saint in the presence of Pope Francis. He said:
“This humble nun, to whom countless number of people turn, affectionately calling her “Mother Teresa”, is the Blessed Soul we are presenting to your Holiness today so…, the whole world may contemplate her, ask her intercession, and imitate her in charitable works. Throughout her life, following the example of Christ the Good Samaritan, she was always close to anyone she encountered who was in need, sharing in the suffering of those who live on the extreme outskirts of society and witnessing to God’s boundless love for His people. (Vatican Radio-Catholic news).
Blessed Mother Teresa of Calcutta was born Agnes Gonxhe Bojaxhiu in Skopje, to a family of Albanian origin. As an adolescent she became ever more active in her parish while her vocation to give herself totally to the Lord grew. Leaving her family, she was received as a Postulant in the convent of the Blessed Virgin Mary of the Sisters of Loreto, near Dublin.
Sent to Darjeeling, in India, at the end of her novitiate, she made her final profession and took the name of Teresa. She served as a teacher and spent 17 years at Saint Mary’s Bengali Medium School, near Calcutta.
While travelling by train from Calcutta to Darjeeling, she received what she defined as “the call within the call”: an intuition to begin a religious institute that would “satisfy the infinite thirst of Jesus on the Cross for love and for souls by working for the salvation and the sanctification of the poorest of the poor”.

She opened houses of mercy first in India where not only the poverty was extreme, but so was also the thirst for God, to continue in Latin America, in Europe.
Then it was the turn of the Middle East: At Amari, at Gaza, then to Yemen where there had been no Catholics for many centuries. The government accepted Mother Teresa’s conditions and she said: “After six centuries Christ has returned among these people”. In Asia, In North America, In central America and Africa.
Mother Teresa said about herself and about the Missionaries of Charity: “I know that we are merely a drop in the ocean of human misery and suffering, but if it were not for this drop, human misery and suffering would be even greater…”
Mother Teresa always sought to involve many people doing something good for God.
She founded various branches of her Congregation:
⦁ The Missionaries of Charity Sisters;
⦁ The Missionaries of Charity Brothers
⦁ The International Association Co-workers of Mother Teresa, approved and blessed in 1969 by Pope Paul VI.
⦁ The Missionaries of Charity Sisters – contemplative branch
⦁ The Missionaries of Charity Brothers – contemplative branch
⦁ The Missionaries of Charity Fathers…

Mother Teresa was canonized nine years after her death
According to the Vatican law, the first miracle attributed to a candidate for sainthood means beatification can be conferred. Recognition of her first miracle resulted in Mother Teresa’s beatification in 2003. Monika Besra’s healing, from an incurable stomach tumor happened after a sister placed a medal that had been touched to Mother Teresa’s body on Monica’s stomach.

We attended as pilgrims the Beatification mass too. We also had with us the prayers of Mother Teresa, which my husband published for the first time in Albania. And a portrait of Mother Teresa, which our son had drawn when he was three and a half years old, with several crosses in a background of different colors, which the Vatican newspaper “Osservatore Romano” would publish, commenting that “those crosses represent the human races united by Mother Teresa, and the drawing of this child is stronger than the treaties of statesmen”.
Let’s continue with her canonization. A second miracle followed so canonization and entry into sainthood took place.
Mother Teresa’s second miracle was curing a man who had brain abscesses
In 2008, Brazilian Marcilio Haddad Andrino was close to death. An infection had left his brain with abscesses and accumulating fluids, and his worsening condition made him fall into a coma. His wife, Fernanda, prayed to Mother Teresa for help, she put Mother Teresa relic on Marcilio’s head, where he had the abscesses.
While Andrino was taken into surgery room, he woke up and stated, “What I am doing here?” His wife’s prayers were answered as Andrino made a fast and complete recovery.
As before, the Congregation for the Causes of Saints and a medical committee examined the case. No medical explanation was discovered for how Andrino had been cured. In 2015, his recovery was deemed to be Mother Teresa’s second miracle.

This is what the Holy Father said that day:
“Mother Teresa, in all aspects of her life, was a generous dispenser of divine mercy, making herself available for everyone through her welcome and defense of human life, those unborn and those abandoned and discarded. She was committed to defending life, ceaselessly proclaiming that “the unborn are the weakest, the smallest, the most vulnerable”. She bowed down before those who were spent, left to die on the side of the road, seeing in them their God-given dignity; she made her voice heard before the powers of this world, so that they might recognize their guilt for the crime – the crimes! – of poverty they created. For Mother Teresa, mercy was the “salt” which gave flavor to her work, it was the “light” which shone in the darkness of the many who no longer had tears to shed for their poverty and suffering. Her mission to the urban and existential peripheries remains for us today an eloquent witness to God’s closeness to the poorest of the poor. Today, I pass on this emblematic figure of womanhood and of consecrated life to the whole world of volunteers: may she be your model of holiness!”

I wanted to collect the emotions and sentiments of everyone who was there, but that would have been impossible. Then I thought: What about the women? There were thousands of them too. That was also impossible. I suddenly had the idea to make an anthology with the impressions of the women of the Diplomatic Corps only, of the women ambassadors and the wives of male ambassadors. I thought taking even a sentence from each one would be a great testimony about that great day.
I felt it was my duty as a Catholic, also as a compatriot of Mother Teresa. And I started writing to all of them. And they were kind enough to answer me.
Thus, a book was created.
The women who brought their impressions and reflections about Mother Teresa included the wife of the Ambassador of Italy to the Holy See and the wives of other ambassadors from Japan, Austria, Poland, France, Slovenia, etc… the
Ambassador of the United Kingdom, Bosnia, the European Union, from African countries.
I also included thoughts and reflections of two Albanian nuns, Elena and Majlinda, as they are truly spiritual ambassadors of Saint Mother Teresa.
The women authors brought a variety of memories, prayers in the presence of and with Saint Mother Teresa, their meetings with her; one of them even shared about a not so pleasant moment , when she had been arrested, in  a former socialist country; another recalled what the Cardinal of her country had told her when he had come with Mother Teresa to Albania, even sharing how they had met the widow of dictator Hoxha, and how Mother Teresa had asked her for a house for her sisters of charity.
“The one who pays the most will get it,” the widow of the dictator had said, implying that this was the nature of your system, in a capitalist world.

And Mother Teresa replied: “Don’t you understand that I want to give you the chance to show kindness?”
Albania has paid the highest price of all. But blessed be the land that also gave the world Mother Teresa, who not only is an example of how to not let go the chance to show kindness, but it brings goodness and spreads it.

***

On the day of her canonization “The voice of Pope Francis seemed to spread with the white wings of doves and stopped in the nest of every heart”, – that was a sentiment I entered in my book:
My book was published in Italian by “Libreria Editrice Vaticana” under the title “Day of Saint Mother Teresa” and I shared few things from the book here.
Mother Teresa is the most famous woman on the planet thanks to the divine love she still spreads, but how does she unite the world? With her prayers. With the mission she fulfilled.
Faith in action – would become Mother Teresa’s mission and she would later be called the greatest investor of smiles.
I also like to call this day “A holy day of Mother Teresa” All days, in fact, are like this: they carry the light of her soul, that spirit.
I close by praying every day with love:
May Saint Mother Teresa be our model of holiness.
Thank you!

3.
NËNË TEREZA ME SHQIPTARË
– Për të na mësuar të duam. –

Nga Visar ZHITI

Nënë Tereza shërbeu si misonare e dashurisë në Indinë e largët dhe hapi shtëpi bamirësie nëpër botë, iu dha çmimi Nobel për Paqe, u shpall shenjtore e shekullit XX, u bë gruaja më e njohur e planetit duke i takuar gjithë njerëzimit, – faleminderit që e patëm, – ndërkaq ajo deshi dhe mundi të mbajë lidhje përjetë me shqiptarët, të forta dhe shpirtërore dhe ta thotë hapur, kurdo që duhej, se jam shqiptare.

FAMILJA E NËNË TEREZËS

Kur Shqipëria ishte nën Perandorinë Osmane, pra nuk e kishte fituar ende pavarësinë, në një nga katër nënndarjet administrative të saj, në Sanxhakun e Shkupit siç quhej, pikërisht në qytetin e Shkupit, sot kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, por atëhere nuk kishte Maqedoni, në një familje shqiptare me mbiemrin Bojaxhiu, Nikollës – mirditor, që kishte ardhur nga Prizreni – dhe të shoqes së tij, Dranes – nga Dukagjini i Gjakovës, – u lindi fëmija i tretë, në 26 gusht të vitit 1910, vajzë dhe i vunë emrin e bukur shqiptar: Goxhe. Dhe e pagëzuan menjëherë të nesërmen, se ishte shumë e dobët dhe s’dihej a do të rronte. Por ajo do të bëhej shenjtja Nënë Tereza Familja e Bojaxhinjtë njihej për virtytet dhe besimin dhe traditat. Kolë Bojaxhiu merrej me tregti, por ai do të ishte dhe themeltar i teatrit të qytetit të Shkupit, anëtar i bandës muzikore, ndërkaq veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare, prandaj dhe e helmuan shovinistët, kur kthehej nga mbledhje nga Beogradi.
Të mbetur jetimë, Goxhja e vogël, motra e saj Agia dhe vëllai Lazer, do të rriteshin dhe edukoheshin nën kujdesin e nënës Drane, sa e dhëmbshur, aq dhe e paepur, e duruar dhe kurajoze, të cilat i trashëgoi dhe e bija, Gonxhia. Shpesh fëmijët e saj, për t’u marrë me diçka të dobishme, që të mësonin, jo vetëm të argëtosheshin, ajo i merrte dhe i çonte, ku? Në një shtëpi të varfër, ku njiheshin, të bënin punët atje, të pastronin, të lanin, të ndihmonin ata që s’mundeshin.
Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, më pas në gjuhën serbo-kroate se s’kishte më shqip. Pasionet e adoleshencës së saj ishin: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi si dhe muzika, ajo luante në mandolinë. Këndonte këngë shqip, p.sh., ato të kompozitorit Lorenc Antoni, “Në kodrat mbi liqen”, por dhe lexonte poezi të Dom Ndre Mjedës, që do të bëhej poeti i rinisë së saj. Ia jepte vëllai i poetit Lazër Mjeda, mik i familjes, që e kishte mësues.
Dhe luteshin familjarisht të gjithë. Gonxhe Bujaxhiu, në kishën kroate të Letnicës në Kosovë, ku shkonin shpesh dhe në këmbë, ndjeu atë që quhet “Thirrje” dhe vendosi të bëhej murgeshë. Nëna e saj u mbyll për 24 orë rresht në dhomë, ajo e di ç’ka menduar dhe ç’lutje ka bërë, por, kur doli, i tha të bijës: “Bëju, por mos u kthe pas nga rruga, shko veç përpara!”
Nëse duhej të shpallej dikush e shenjtë, ajo është nëna ime, do të thoshte më vonë Nënë Tereza.
Dhe kështu 16-17 vjeçarja Gonxhe Bojaxhiu do të ikte nga Shkupi për në Irlandë. Do të studionte në Dublin për t’u bërë misionare te Motrat e Loretos. Gjuha e saj e punës dhe e jetës do të bëhej anglishtja.
Një vit më vonë do të nisej për në Indi.

NË INDI, NGA MINJTË TE YJET

Një letër tjetër nga Shqipëria, e rëndësishme, nga nëna Drane, që i shkruan së bijës se ç’bënte në kuvend e mbyllur, prandaj kishte ikur aq larg, në Indi, po dil, i shkruante, njerëzit janë jashtë, shërbeju atyre, ky është misioni yt…
Nënë Tereza del… U tmerrova, tregon ajo, kur pashë njëherë në një rrugë, në një lagje të varfër të Kalkutës një grua të dobët, të mbaruar, që po e hanin minjtë. Doja të ikja sa më parë, ta harroja ç’pashë, por u ktheva. Një dritë qe ndezur brenda meje. M’u shfaq Krishti… Përzura minjtë e shumtë dhe desha të ngre gruan… Me mundim e çova në spitalin më të afërt, s’ma pranuan, as në një tjetër, as në tjetrin. Dhe gjeta një dhomë private dhe e kurova vetë. Që nga ajo ditë jeta ime ndryshoi…
Nga minjtë tek yjet.

Lufta e Dytë Botërore (1939 – 1845) solli vështirësi ende më të mëdha edhe në Indinë e largët, atëherë nën sundimin britanik. Mungesat ushqimore ishin një hata tjetër. Nënë Tereza vazhdoi të punonte në shkollën, duke iu përkushtuar veçanërisht fëmijëve dhe njerëzve të margjinalizuar.
⦁ Kishte ndodhur thirrja brenda thirrjes. Ajo e la jetën si murgeshë për t’ju përkushtuar plotësisht ndihmës ndaj të varfërve të skajshëm, atyre që po vdisnin në rrugë dhe themeloi Urdhrin e saj, Misionarët e Bamirësisë. Botës i erdhi kështu një Tereze tjetër, që, siç thoshte, emrin e kishte zgjedhur në nderim të Terezës së vogël franceze, por dhe të shenjtores së lavdishme të shekullit XVI, spanjolles Shën Tereza e Aviles. Mbase vetëndjehej si rimishërim i tyre, sepse ngjante, me njërën nga shtati dhe me tjetrën nga vetëflijimi absolut. Në thellësi të qenies së saj, shtoj unë, kishte dhe Rozafën, gruan mitike shqiptare të murosur në përjetësi, por me dorën, gjirin dhe syrin jashtë, për të ushqyer foshnjën.
India e varfër nuk është vetëm në Indi, por gjithkund, edhe në vendet e zhvilluara, në Itali e Rusi e Francë, edhe në New York, do të thoshte Nënë Tereza dhe iu përvesh punëve me ngulm e pasion, bëri mrekullinë, arriti të hapë shtëpitë e bamirësisë në të gjithë kontinentet, Azi e Afrikë, Europë e Amerikë dhe Oqeani. Shtrirja e Urshërit të themeluar prej saj tashmë është globale.

Një mikja jonë murgeshë, Motër Elena, që ka shërbyer në Indi, na tregon se, “kur e merrnin vesh që isha shqiptare, më binin në gjunjë në rrugë dhe donin të më puthnin këmbët, se kujtonin Nënë Terezën”…

MARRËDHËNIET DRAMATIKE TË NËNË TEREZËS
ME SHQIPËRINË

…ishte vendosur regjimi diktatorial komunist, kufijtë u mbyllën, Shqipëria u shpall me kushtetutë si vendi i parë dhe i vetëm ateist në botë, kishat dhe xhamitë u mbyllën, u shëmbën apo u shndërruan në kinema, në depo prodhimesh bujqësore, në magazina armësh. U pushkatuan klerikë apo u futën burgjeve, etj, etj.
Nëna dhe motra e Nënë Terezës, Drania me Agen, do të mbeteshin vetëm në Tiranë. Agia punoi dhe në Radio-Tirana, nga që dinte serbo-krioatisht dhe duhej për sektorin e lajmeve në gjuhë të huaj, kurse vëllai Lazri, nuk u kthye më nga Italia, qëndroi atje si emigrant politik. Ai kishte studiuar në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake dhe ishte bërë oficer.
Nënë Tereza e takonte, kur shkonte në Itali. Qeshnin kur ajo i thodhte se ti i shërbeve një mbreti që kishte 1 a 2 milionë shtetas, unë i shërbej një mbreti, që ka gjithë universin, Zotit.

Nënë Tereza e kishte të ndaluar rreptësisht futjen në Shqipëri. As emri nuk i përmendej. “Si shumë po vepron qoftëlargu në anët tona”, u thoshte Nënë Tereza miqve të saj. Djallit i thohte shqip: qoftëlargu. I dërgonte letra nënës dhe motrës, por shpesh e më shpesh ato nuk arrinin më, çensuroheshin nga policia sekrete.
Nëna Drane u sëmur, Nënë Tereza kërkoi leje të vinte ta shikonte. Nuk iu përgjigjën fare. Kërkoi të lejonin nënën e saj të vinte në Itali, të kurohej. Jo, thanë, është shumë plakë, s’lëviz dot dhe i ka kushtet më të mira këtu… Për të vdekur, po!
Trokiste Nënë Tereza nëpër ambasadat shqiptare, ku të mundëte, trokiste e trokiste, fort ashtu si zemra e saj, por jo, dyrt s’hapeshin. U shkruajti drejtuesve më të lartë të shumë shteteve në Europë e Amerikë, presidentëve të ndërhynin, ta ndihmonin, por Tirana memece mbetej tmerrësisht tiranike.

NJË SHKRIMTAR, I ARRATISUR NË SHBA

I vetëm ai sikur donte të korrigjonte gjithë atë mëkat që bënte Shqipëria ndaj Nënë Terezës.
Është fjala për shkrimtarin Bilal Xhaferri, me baba të pushkatuar nga regjimi, që ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte erdhur në Çikago, bënte punë të rëndomta, por vetë, i vetëm, kishte hapur gazetën “Krahu i Shqiponjës”, ku dhe boton një letër, dërguar Nënë Terezës. Ishte viti 1976 dhe ajo ende nuk e kishte marrë çmimin Nobël dhe Bilali 7 vjet kishte që kishte ikur nga Shqipëria. Merr vesh se Nënë Tereza kishte ardhur në Çikago, papritur si ajo, për punët me murgeshat e saj, vështirësitë dhe ai do të donte ta takonte, ta intervistonte, por ajo kishte ikur siç erdhi, papritur.
Vlerësimet që i bën në letër asaj shkrimtari çam, – edhe mysliman, do të thoshte ndokush, – janë të mrekullueshme. Edhe pse të shkruara gjysmë shekulli më parë, na nderojnë të gjithëve.
“E dashur Nënë Terezë! Ju i përkisni gjithë njerëzimit, i shkruante ai dhe vazhdonte, – Ju jeni e jona… imazhi jetësor i Shqipërisë, atij vendit tonë të dashur, që nga shumë vetë është konsideruar si vend i harruar nga Zoti, imazhi i gjallë i popullit shqiptar, popullit më të lashtë e më të vuajtur në Evropë.
[…] Si një dritë e largët qiellore, zemra Juaj e mirë, rrezaton rreze shprese dhe dashurie në zemrat tona dhe në zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.
Zoti e bekoftë zemrën Tuaj!”
I bashkohemi atij urimi, edhe për atëhere, kur regjimi nuk lejonte që të dinim se ajo ishte…

NË BURG.

Unë emrin e Nënë Terezës e dëgjova së pari në burg. Isha dënuar me 10 vjet heqje lirie nga shaku I poezive të mia, të cilësuara kundër regjimit.
E kam shkruar, sepse më dukej si metafora e njohjes së shqiptarëve me shenjten, është në librin tim, në burgologjinë “Rrugët e ferrit”. Po i lexoj ato rreshta:
“…një grup të burgosurish tymosnin duhan dhe po dëgjonin. Nuk e besoni? E po çmimin “Nobel” për paqe ia dhanë një shqiptareje, Motrës Terezë, e dëgjova vetë tek “Italia”, e dha RAI. Ti e ke dëgjuar? Jo këtu brenda, ko, sapo isha liruar nga burgu i parë. Andej e mbaja radion dhe kapa një surprizë: çmimi “Nobel” një shqiptareje, Gonxhe Bojaxhiu, murgeshë në Indi, tha spikeri italian. Pse më shikoni kështu? Kam faj unë që lodhem me ju! Dhe iku. Kush ishte ky? – pyeta unë. Murat Gjonzeneli, nga Vlora, e sollën prapë në burg. Rrëfen gjithmonë gjëra të çuditshme, sfiduese. Janë të fantaksur, thashë me vete, pa e kuptuar as vetë për kë e kisha, për ata që s’po besonin, për atë që shpikte çmime “Nobel” apo për të gjithë ne”.

ÇMIMI NOBEL

Dhe kishte një shqiptar dhe atje në Oslo të Norvegjisë, ku Nënë Terezës po i jepej çmimi Nobël në vitin 1979. E pranoi, sepse e mendoi që shuma që merrte, do ta përdorte me murgeshat e saj në ndihmë të të varfërve, po kështu kërkoi që në ceremenoni darka tradicionale të mos bëhej dhe fondet të përdoreshin po për të varfërit e saj në Kalkuta.
Rrugët e Oslos përflakeshin nga pishtarët me mijëra, që mbanin ndër duar qytetarët, që dyndeshin drejt hotelit, ku kishte bujtur Nënë Tereza. Donin ta shihnin.
Pranë saj ishte dhe prifti shqiptar nga Kosova, i riu Dom Lush Gjergji, ai që do të bëhej biografi më i mirë i Nënë Terezës.
Në konferencën për shtyp, para gazetarëve të shumtë të mediave ndërkombëtare, ai do ta pyeste: – Çfarë do të thotë për ju dhe motrat tuaja Çmimi Nobel për paqe? – …asgjë nuk ndryshon… çmimi është vetëm për të varfërit tanë, mendoj se ka qenë dhuratë prej Zotit…
– Cili është mesazhi juaj tani, kur jeni bërë zyrtarisht “Nëna e Paqes?” – do të ishte pyetja tjetër. “Duajeni njëri-tjetrin siç u do Zoti, – tha Nënë Tereza…
Përsëri Don Lush Gjergji, pyetja ende më e thjeshtë, pak çuditëshme për aty, që ai e dinte përgjigjen:
– Kush jeni Ju? Ç’do të thoshte botërisht Nëna Tereze: “Origjina ime është shqiptare… Për nga vokacioni, i takoj tërë botës. Zemra ime është e Zemrës së Jezusit”. Don Lush Gjergji diçka parandjente, që duhej të mbrohej për të ardhmen, prandaj dhe i dha Nënë Terezës një fletë të bardhë, që të shkruante dhe ajo me atë shkrimin e saj të rregullt dhe harmonioz si të rilindasve, me shkronjat si kokrrat e rruzares na la këto fjalë shqi si në një testament:
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë luti Zotin që Paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutem shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”

Tashmë nuk diskutohet më në botë që Nënë Tereza është shqiptare, megjithëse donin të na i merrnin, thanë jo maqedonase, rumune, kruate, sllave, indiane etj, por rëndësi ka se sa shqiptarët janë të Nënë Terezës? Të paktën sot, them.

* * *

Në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme, në vendlindje Nënë Tereza shkonte herë pas here. Në Itali po. Vatikani… Shkonte në familjen e vëllait, Lazrit. Takonte dhe një kushëri të vetin, kineast në RAI, Gjon Kolëndrekaj nga Kosova, i cili më ka treguar që takonin dhe piktorin shkodran, të ikurin nga komunizmi, Lin Delija, me njohje europiane. Vetëm atij Nënë Tereza i ka qëndruar për t’i bërë një portret, që ia kërkoi e askujt tjetër në botë. Nënë Tereza ka ardhur shpesh dhe në SHBA, shqiptarët kanë ndjekur dhe mesha shqip me atë…

ARDHJA E NËNË TEREZËS NË SHQIPËRI

1989. Do të shëmbej Muri i Berlinit si prolog i rënies së perandorisë komuniste dhe Nënë Tereza do të vinte në Shqipëri.
Në Tiranë shkoi te varri i nënës së saj dhe i së motrës, të rregulluar me këtë rast. Por dhe te varri i diktatorit Enver Hoxha, vuri lule dhe atje, megjithëse ai e kishte penguar gjithë jetën, që ajo të mos vinte dot në atdhe. Ajo bënte realitet porosinë biblike: duajini dhe armiqtë tuaj, bëjini vëllezër!
Udhëheqja komuniste në fund sikur po zbutej ca, i kishte hyrë dhe frika për vetveten.
Kam lexuar një shkrim në gazetën e njohur italiane, “Avvenire”, se Nënë Tereza u ftua nga pasardhësi i diktatorit, nga Ramiz Alia dhe vejusha e diktatorit, Nexhime Hoxha, si ekzorciste, sepse varri i diktatorit – dhe kjo mbahej sekret, – dridhej, madje dëgjoheshin ulërima sikur të kishte brenda demonë, aq sa nga ushtarët që e ruanin, kishin përfundur në çmendinë.
Po e gjithë Shqipëria atëhere ishte një çmendinë dhe dridhej nga tmerri. Dora e Nënë Terezës solli qetësi.

Ajo do të vinte sërish në Shqipërinë e hapur dhe demokratike, shpesh e më shpesh. Do të hapte shtëpitë bamirësie, solli muresha të Urdhërit të saj. Bekoi projektin e Katedrales së re me emrin e Shën Palit, që do të ndërtohej në Tiranë, po kështu firmosi për ngritjen e Kryegjyshatës Bektashiane, vëllezërit e mi myslimanë, thoshte nëpër lutje a në fjalimet që mbante.
Në një nga vizitat në shtëpinë e saj të bamirësisë në Tiranë, kur erdhi ta takonte njëri nga presidentët e Republikes, ajo nuk e hoqi nga dora shkopin e leckës me të cilën po pastronte dyshemenë. Mbase donte të thoshte që ky vend ka nevojë të punojë e të pastrohet nga balta dhe gjaku, të ndrisë…
Nënë Tereza priti në Tiranë dhe Papa Gjon Palin II, i pari papë që vizitonte Shqipërinë, ashtu si një bijë që prêt mysafirët në derë të atit, e shoqëroi dhe për në Shkodër.
Aeroporti në Tiranë tani mban emrin e saj. Të gjithë që udhëtojnë nëpër botë, duket sikur nga aty i përcjell Nënë Tereza drejt qiejve të hapur dhe kushdo që vjen, përsëri duket sikur ajo u uron mirë se ardhjen.

Pata fatin ta takoj dhe unë Nënë Terezën. Kujtoj që iu afrova me adhurim dhe druajtje dhe i thashë:
– Nënë, kam përkthyer nga lutjet e Tua…
– Mir’ ke ba! – m’u përgjigj. Prerë. Pse? Po dyshoja tek vetja. Por jo, Kur u thellova më shumë në jetën dhe bëmat e Nënë Terezës, lexova se ajo nuk i pëlqente të flitej për të, edhe kur i tregonin gazetarë, studiues apo shkrimtarë se ç’kishin shkruar apo donin të shkruanin për të, gjithmonë i ndërpriste, mirë ke bërë, u thoshte, duhen të sensibilizohen të tjerët, që të bëjnë mirë.

Pastaj e kam takuar Nënë Terezën dhe në Romë, ishte një kohë kur RAI çdo mbrëmje në fund të lajmeve lexonte një lutje të Nënë Terezës. Kur punoja në ambasadë, botuam dhe një antologji me punime për Nënë Terezën, poezi, thënie dhe vizatime, ajo ende s’ishte kanonizuar dhe titulli librit në italisht iu vu: “Një shenjtore shqiptare me emrin Nënë Tereza”, ndërsa esenë time “Plagët nuk kanë atdhe” ia dhuruam dhe Papa Françeskut dhe një portret të Nënë Terezës, punim i një mikut tonë, piktorit shqiptar Gjergj Kola.

Ne do të ishim në Vatikan në meshën e shenjtë që celebroi Papa Françesku, kur shenjtërohej Nënë Tereza siç e tregoi dhe Eda në fjalën e saj.

PO DHE QILIMI SHQIPTAR

që i kishin dhuruar gratë shqiptare Nënë Terezës dhe ajo e mori me vete në Indi. I vogël, me motive popullore. Dhe lutjet po i bënte mbi atë qilim. Donte të prekte Shqipëri, edhe kur s’ishte, ta ndjente te gjunjët e dobët, t’i kalonte në gjak, te kockat, në shpirt. Por ajo e kishte Shqipërinë gjithmonë brenda vetes.
Motrat e Nënë Terezës e kthyen këtë qilim, ia dhanë arkipeshkvit tonë. Ka qenë në Katedralen e Tiranës…
Ashtu si në sindonen e famshme, në çarçafin që mbështolli Krishtin, që e vizitojnë me miliona veta dhe shkencëtarët kërkojnë përhitjen e kurorës së përgjakur gjithë gjemba mbi ballin e Birit të Zotit, plagët e gozhdëve, në qilimin e Nënë Terezës ne gjejmë vegimin e këmbëve të zbathura, ikjen larg për të qenë sa më afër. Dramën tonë. Aty është lutur Nënë Tereza…

Kam dëgjuar të pyetet, ndoshta më shumë me naivitet se sa me keqdashje: e ç’bëri Nënë Tereza për shqiptarët? Po dhe unë mund të pyes: po shqiptarët ç’bënë për Nënë Terezën?
Gjithsesi ajo bëri shumë e më shumë se ç’bëmë ne për atë. Ajo bëri mrekullinë, na dha dhe emër shpirtëror nëpër botë.
Të mos harrojmë, ajo thjesht ishte një murgeshë, as udhëheqëse shteti, as stratege ushtarake, as deputete a kongresmene, as biznesmene apo e pasur, etj, s’kishte asgjë, përveç rrobave të trupit dhe zemër më të madhe se vetja, por e tundi botën me të vetmen armë të saj: dashurinë. Dhe lutjet. Për ata që i ndjejnë, por dhe për ata që nuk i ndjejnë.

Lutjet e Nënë Terezës, uratat e saj janë dhe porosi qiellore, dhe dritë, dhe frymë, por janë dhe poezi, unë kështu i kam shikuar dhe trajtuar.
Dhe në ditët e fundit të jetës së saj, larg në Indi, ajo përjetoi tronditjet e Shqipërisë së 1997 dhe do te shkruante që murgeshat e saj të luteshin për të larguar të keqen nga atdheu.

PËR SHQIPËRINË TIME

E tronditur jam, se u trondit gjithë vendi im i mrekullueshëm.
Më dhemb zemra për jetët e humbura.
Plagë më hapin plagët e njerëzve.
I kuptoj andrrallat kur humbin paratë, por unë ju përgjërohem:
mos i sillni vuajtje edhe më njëri-tjetrit!
E di pse s’kemi paqe tani? Kemi harruar
të shohim tek tjetri vetveten.
Që armët dhe bombat të jenë të panevojshme,
te fqinji ynë të zbulojmë Zotin.

Mars, 1997

Dua të kthehem në Shqipëri, – mërmëriti. – aty të mbyll sytë…
Fuqia e Nënë Terezës është po aq e madhe në tokë edhe tani që Ajo është shpërngulur në qiell.

SI EPILOG LUTJET PËR KOSOVËN

Nënë Tereza pa dyshim si katolike ishte kundër çdo lufte dhe kundër çdo lloj arme që vret, që nga ato të abortit apo të urisë e nëpërkëmbjes e deri te ato të lemerishmet që shfarosin në masë,
Që të çlirohej Kosova, duhej të ndërhynte NATO-ja dhe u bë e para luftë morale për të shpëtuar një popull që po kërcënohej nga përzënia, nga ai eksod si në b ibël, nga zhbërja.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton do të dëshmonte në qershor të vitit 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar, dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Kaq herë u kishte thënë Ajo të mëdhenjve të botës: Ndihmojeni popullin tim! I telefonoi vetë dhe Shtëpisë së Bardhë në Washington. Dhe lutja Zotit iu dëgjua. E lëvizi botën. Pushoi lufta. Në Kosovë u vendos paqja.
Ajo dashuri prej nënëtereze dhe ai guxim duhet të jetë kudo.
Në Prishtinë tani është Katedralja me emrin e Nënë Terezës. Po dhe një qendër kulturore shqiptare me këtë emër është në Michigan, ne dhuruam aty një portret të saj, vepër e bashkëvuajtësit tim, arkitektit dhe artistit Maks Velo.
Po edhe në Chicago ka një rrugë me emrin e saj, na e tregoi Presidentja e “Care for Albania”, ka dhe një kishë, është dhe shtëpia e bamirësisë që themeloi Nënë Tereza dhe ne e kemi vizituar pa teklif, na është dukur si e Nënës tonë… Që ia dhamë botës. Ne shqiptarëve na erdhi 500 vjet pas kryeheroit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që me shpatë mbrojti atdheun, Europën, kulturën Perëndimore dhe u bë kryekomandant i përbashkimit. Por vjen dhe koha për një Nënë Terezë, e dashurisë së saj, koha e paqes dhe e bashkëpunimit njerëzor, që duhet të jetë e gjithmontë.
Prandaj dhe Nënë Tereza lutej: Mësomë të dua!

Album nga veprimtaria.

Kavalieri s’është mëz që e lidh pas karrocës- Esé nga Fatbardh Amursi

Kur nisem për në Amerikë, lexoj kryesisht autorë shqiptarë, ndërsa në kthim autorë të huaj, ndoshta si një nevojë për kompesim. “S`iu del një fjalë e mirë nga goja për bashkohësit dhe fqinjët e tyre, por i ha meraku nëse brezat e ardhshëm do të flasin mirë për ta, njerëz që as i kanë parë, as do t`i shohin ndonjëherë. Është njësoj si të varësh buzët se ata që kanë jetuar para teje nuk të kanë lavdëruar kurrë.”-qorton perandori Mark Aurel të gjithë ata, që e kalbin fjalën e mirë në shpirt. Gjithsesi, “fjala e mirë” s`është dorovitje, lajkë, gëzim fals, me hidh e prit komplimentash, duke të kujtuar limonatat me pluhur kimikatesh. Pa një vizore, ku të mbështetesh, s`e heq dot një vijë të drejtë, këshillon Seneka. Vizorja në këtë rast ka vlerën e levës së Arkimedit, të shpatës së Aleksandrit që zgjidhi nyjen Gordiane apo të peshores, që, herë të kujton atë të drejtësisë dhe herë të farmacistit. Ja që ka disa syresh, që rrinë gjithë kohës me peshore në dorë, duke mos ditur peshën e tyre. “Një zemër e korruptuar nuk dua të më dojë”, shkruan Moleri tek Mizantropi, që për mua ka vlerën e një aksiome, pavarësisht se një “zemër e korruptuar” po bën namin duke ndotur atmosferën letrare, duke nxitur fiktivitetin dhe trafikun e influencës, duke pompuar autorë groteskë e nobelistë të fantaksur. (Dikur fabrikohej heroi, tani po fabrikohen autorë.)
Tek sa bisedoja me botuesin e “Onufrit” Bujar Hudhrin, ia mbërrin Besnik Mustafaj. Ishte hera e tretë, që takohesha me të. Në fillim, kur ai ishte gazetar i sapoemëruar në “Zërin e popullit” dhe më kërkoi një shkrim për Halil Jaçellarin me porosinë t`ia vija në dukje të qënit “shkrimtar nga klasa punëtore”, si një mbështetje kjo për prozatorin aso kohe i sulmuar nga autoritetet. Është i vetmi shkrim që kam botuar në atë gazetë. Herën e dytë jam takuar në një panair libri, shumë vite më parë. E pyeta, nëse kishte ndonjë botim, më tregoi stendën dhe ia bleva. Tani për herë të tretë folëm goxha, duke kujtuar brezin tonë të krijuesve. I përmenda romanin e Skënder Buçpapajt shoqëruar me konsideratat e mia. Më tha se nuk e kishte lexuar, por që do e lexonte. I fola dhe për tropojanen Brunilda Zllami, librat e së cilës tërhiqeshin në bibliotekën ku unë isha përgjegjës, madje romanin “Labirintet e Medeas” punonjëset e kaluan dorë më dorë. As e di se në ç`dorë shkoi më në fund. Kur u ndamë më dhuroi romanin e tij “Fati i marrë” me një dedikim, që s`e prisja prej tij: “Bardhit, mikut të hershëm e të përhershëm.” “Unë jo vetëm, që lexoj, por dhe shkruaj.”-nxitova t`i shpreh mirënjohjen. Dhe ashtu bëra. Shkrimin e botova në ExLibris.
Në Nju Jork më priste romani “I arratisuri” i patriotit tim, Taip Sulko. Hap zarfin, më pas kapakun e librit ku ndodhej dhe autografi i tij. Ishte hera e dytë që ma sillte librin me postë. Me patriotin s`di të jem takuar ndonjëherë, edhe pse në mendje më ka mbetur buzëqeshja e tij. Pasi e mbarova së lexuari, romani më pëlqeu, i hodha një sy shënimeve, por, për të qenë i saktë në diçka më duhej ta pyesja, kur shoh: patrioti më kishte hequr nga facebook-u. E konsiderova viktimë të ndonjë intrige se, nga ata që qesh kot më kot, s`e besoj se është apo i tillë: fjalën e mirë dhe gurin në trastë?! Desha ta lija në harresë këtë histori të shëmtuar, si disa të tjera të këtij lloji, por me që kupa u mbush, duhej derdhur. “Nuk lejoj asnjë që të më vjedhë një ditë të vetme, pa më shlyer plotësisht dëmin.”-më del në krah Seneka. I këtij halli duhet të ketë qenë dhe poeti Izet Shehu, kur ka shkruar poezinë “Autoportret”:
Nuk bëj pjesë në asnjë klan,
Shpeshherë grindem me vetminë.
Më mjafton ky shpirt që kam
Që të çmoj më shumë lirinë…
Nuk bëj pjesë në asnjë grup,
Kështu ndjehem dhe më mirë…
Jo se nuk i kam të qarta klanet, grupimet, psikopatët, delirantët, preferencat e kolegëve, animet politike, huqet apo të shkuarën e tyre, qoftë dhe mospërputhjet në karakter apo arsye të tjera për t`i ndenjur larg, por krijimtarinë e kujtdo qoftë: á priori e quaj të shenjtë. Për çdo libër që lexoj, autorin e lë pas dere. Ashtu si patrioti im, e kam fjalën për Izet Shehun, s`kam qenë asnjëherë pjesë e klaneve, e grupimeve, njësoj më kanë bërë keq, si socialistët dhe demokratët. Është e turpshme të mbahen qendrime partiake ndaj kolegëve, si në kohët. Kam reaguar i shqetësuar për feudet letrare, ku sjelljet në grup të kujtojnë votimet familjare. (Fjala “feud” nga anglishtja në shqip përkthehet: çiflik dhe grindje. Kur gjithkush i drejtohet tjetrit me fjalën “mik”, ty të kujtohet proverbi: “Më mirë një mik se sa një çiflik”, ndërsa Mizantropi i Molierit këshillon: “s`ka tregti më të fëlliqur, se sa me të gjithë botën mik”. Ndërsa mendjendrituri Seneka të këshillon: “Nëse ngatërrohesh me të këqinjtë, do e humbasësh atë shpirt të mirë që ke pasur.” Edhe pse u rri larg, prapë ta zënë derën.)
Shkruaj ese dhe veten s`e mbaj për kritik. Shoh me keqardhje: kush lavdëron pa lexuar, përkëdhel sedrën e autorëve duke tjerrur fraza boshe, duke mos i kursyer epitetet “evropian”, “botëror”, “postmodern”, merret në konsideratë kundrejt atij që të jep hakun, duke të vënë në dukje atë vlerë që s`është e lehtë të konstatohet e jo më ta konkretizosh. (Nuk është njësoj si t`i nxjerrësh citimet duke lexuar male me libra dhe t`i marrësh ato të gatshme nga facebook-u. Tjetër ta nxjerrësh arin, duke kërkuar nëpër Alaskë dhe tjetër ta blesh në dyqan.) Më thoni një kritik, që t`i mbahet mend një shkrim, sikurse mbahen mend introduktet e Nolit? “Njerëzit e mirë bëjnë atë që gjykojnë si të ndershme, edhe nëse kërkon shumë mund; e bëjnë atë edhe nëse i dëmton, edhe nëse i rrezikon. Dhe nuk bëjnë atë që e gjykojnë të ultë, edhe nëse iu sjell pasuri, kënaqësi, apo pushtet.”-shkruan Seneka dhe ti ndjehesh mirë, që në ato rreshta gjen veten. S`ia heq dot skalpin atij, që ua di se sa i vlen lëkura. Bëj kujdes me kavalierin, se ai s`është mëz, që lidhet pas karrocës. Sikur asgjë fare të mos bëjë, mjafton kohën, që mund ta përdorte për veten, e shpenzon për ty.
E pakta: mos e lëndo.

FJALËT E NËNËS PËR 14 VJEÇARIN….

“Një dritë që u ndez por nuk arriti të ndriçojë…
E shoh ende fytyrën tënde, bir,
si një dritë e brishtë,
si një zog që mezi kishte mësuar të fluturonte.
I shoh duart e tua të njoma,
më kujtojnë pemët e njoma të pranverës,
ende të papërkulura nga erërat e jetës.
.
Ti ishe vetëm katërmbëdhjetë,
vetëm fillimi i një rruge që s’mundi kurrë të hapet.
Çfarë faji kishe ti, bir?
A e di, e pyeta veten mijëra herë
kur trupin tënd e pashë të shtrirë, pa frymë,
në një dysheme të ftohtë shkolle
ku duhej të mësoje për jetën, jo ta humbje atë.
Kush është kjo dorë e zezë
që shkrepi dhunën mbi ty,
kush ia vrau shpirtin më parë
që të shkatërronte edhe tëndin?
A thua ishte një djalë si ti,
një shpirt i njomë, një zemër e rritur pa dashuri?
A e kishte provuar ndonjëherë një përqafim?
Apo vetëm britma, urrejtje dhe dhimbje?
.
Më thuaj, bir,
a pate frikë kur u ngrite për herë të fundit?
Kur e ndjeve se bota po të braktiste?
A mendove për shtëpinë, për ne, për ëndrrat e tua?
Unë isha atje, duke pritur,
me tryezën plot e një karrige bosh.
Nuk e dija se ai boshllëk do të bëhej përjetësi.
E di që nuk mund të të kthej.
Por nuk mund ta pranoj këtë dhimbje,
këtë padrejtësi që ta hoqi të ardhmen.
Një shkollë që duhet të ishte strehë,
një shoqëri që duhej të ishte mbrojtëse.
Si u bë e gjitha një varr për ty?
.
Ti ishe dashuria jonë,
pse u bëre viktima e indiferencës?
A nuk e dëgjoi njeri britmën tënde,
a nuk e pa njeri dhimbjen e atij që ta mori jetën?
Sa të verbër jemi ne, prindërit, mësuesit, të gjithë.
Sa të humbur janë ata që nuk dinë më të duan.
Tani mbetem këtu, me zemrën time të copëtuar,
duke të kujtuar në çdo hap, në çdo frymë.
Ti ishe pemë që sapo kishte lulëzuar,
por një dorë e egër ta shkuli rrënjën,
dhe tani unë, si hije e një nëne,
qaj në heshtje,
ndërsa toka përqafon atë që unë s’mundem më.
Një dritë që u shua dhe la pas një natë pa fund…..”

Qypi me mjaltë i Xhelo Koçisë, një rrëfim i vërtetë- Nga Bedri Çoku

Kur Halim Xheloja ( Koçia) goditi shtëpinë e vet me topa (murtajë ) vetëm sepse i ati, Xhelo Koçia, ishte komandant i Ballit Kombëtar për zonat e rrethinës së Vlorës, ndërsa i biri komandant i një çete partizane, njerëzit e krahinës që çapëluan sytë e veshët nga habia, vajtën një e nga një e tufa-tufa tek i ati i “gjeneralit” dhe, të indinjuar për veprën e djalit-partizan, pyetën: – Po mirë, mo, Xhelo Koçia i famshëm, i thanë, si shpjegonetë që yt bir la nam duke e goditur me predha shtëpinë e tija, ë? I prekur, burri i mençëm dhe trim i Labërisë, u gjegj: Edhe im bir, si shumë të tjerë, bijtë e mi, mori mendjen e serbëve, që po gënjejnë dynjanë, bashkë me ca bashto të tjerë të origjinës tënë, pa dinë e iman, sikur në malin e Koçisë, në një guvë, paska qypa të mbushur me mjaltë. Pa po janë turrur ca humbameno, si im bir dhe kush e kush të zaptonjë ndonjë qyp me mjaltë. Të parët që futën lugën, thirrën në kupë të qiellit: “Mjaltë, o popull, mjaltë!”… Tani ata s’po thërrasin më, sepse lugët me mjaltë mbaruan, u ka dalë m…Këtë po ha edhe im bir. Po dale, dale, se nuk është ngopur ala`! Në këtë jetë do të jeni e keni për të parë që, tani për tani, im bir po ha me kënaqësi çka brenda në qyp, nesër, ai dhe i tërë populli do ta hanë me pahir…” Këto fjalë profetike të Xhelo Koçisë m’i tregonte në burgun e Burrelit, Ladi, djali i madh i Halim Xhelos, gjeneralit, i cili  në vitin 1966, doli i vetëm hapur kundra heqjes së gradave të ushtarakëve, veprim për të cilin u dënua me heqje të lirisë. Kam qenë në burgun e Burrelit me Halimin, më vonë edhe me të birin, Ladin, kopjo ky, siç thonë, i Gjyshit të vet. I shpëtonin lotët rrëke për të atin që kishte vdekur aty, në Burgun e Burrelit, nga një “atak në zemër”. Kështu ua kishin transmetuar vdekjen e “komandantit të SS-ve”, siç e quante veten Halim Xhelo, i burgosur, gruas dhe fëmijëve. Ndërsa të vërtetën e vdekjes i biri e mësoi vetëm kur e dënuan edhe atë dhe e sollën aty, në burgun e Burrelit. “U hap fjala njëherë, në vitin 1972, më thoshte Ladi në burg, sikur im atë kishte vdekur, madje pak ditë pasi kishim qenë unë e mamaja në takim me të”. Çuditesha kur njerëzit më ndalonin rrugës e më ngushëllonin. I kundërshtoja që vdekja e babait s’ishte e vërtetë. Ata hapnin sytë, gati sa s’i shqyenin. Aq i fuqishëm ishte disinformacioni i Sigurimit të Shtetit, atëherë. “ Ore, u thosha njerëzve, unë para tri ditësh isha tek babai dhe e lashë shëndosh e mirë…” Shkova në shtëpi i mërzitur tej mase dhe i thashë mamasë që duhet të shkoja patjetër në burg te babai.  Pse? – më pyeti ajo. – Sepse janë hapur fjalë, i thashë, sikur Halim Xhelo ka vdekur…Mamaja sa nuk ia dha kujës. U nisa menjëherë. Komandanti i burgut, Hazbi Lamçe, qeshi kur i thashë se kisha vajtur për të pyetur, nëse  ishte gjallë babai, apo jo? Më takoi përnjëherë me të. Edhe babai vuri buzën në gaz, sapo dëgjoi pse kisha vajtur, por jo aq pa teklif, siç qeshi komandanti i burgut –

Dëgjo, bir, më tha i vendosur për të më treguar diçka shumë të rëndësishme: mund të dëgjosh edhe herë të tjera se, gjoja Halim Xhelua vdiq, ose vrau veten, a më the e të thashë, por asnjëherë mos u beso përrallave të Sigurimit të Shtetit. Babai nuk do të vdes kurrë, këtu, në burg, aq më keq po të vras veten. Sepse e di, ndoshta, edhe më mirë nga cilido që drejton sot shtetin dhe qeverinë. Që, këtu, tek unë, një ditë do të vijnë të gjithë ata që drejtojnë këtë ngrehinë kriminale shtetërore, ndoshta jo të gjithë, pasi disa do të hanë plumbin kokës. Vetëm dy vetë mund të jenë  ata që do të shpëtojnë, emrat e të cilëve s’po t’i them, sot. Por ama, një gjë ta kesh të qartë, bir! Unë mund të vdes këtu, në burg, por kurrë nga vetja ose mosha, atë mund të ma shkaktojë shteti, ndoshta dhe një njeri i lig, mbi të gjitha, mallkimi, që më ka dhënë babai. Ka më tepër mundësi mallkimi, sepse jam i vetmi, ndoshta, në të gjithë Shqipërinë që, gjatë luftës, për të çliruar vendin nga pushtuesit, shkallmova shtëpinë time me predha, i verbuar nga ideologjia antinjerëzore e antikombëtare e komunizmit. Por edhe kur erdhi nëndetësja angleze për të marrë babanë tim të famshëm, unë, me urdhër nga lartë, shkova për ta ndaluar të ikte nga vendi e për ta arrestuar, si kundërshtar politikë. E thirra nga bregu dhe i thashë se do të pendohej po qe se largohej nga atdheu. E shava, e mallkova. Ndërsa ai m’u përgjigj vetëm kur më tha se do të kthehej përsëri, por vetëm atëherë, kur ne, partizanët, të kishim mbaruar qypin me mjaltë, dhuratë nga sllavët, të cilin kishim nisur të hanim. Më la amanet që kur të lindnit ju, fëmijët e mi, të mos ju edukoja me marrëzitë e mia. Më uroi shpëtim të shpejtë nga kthetrat e djallit, me emrin “komunizëm, dhe iku.” Ladit i shpëtuan pika loti për Gjyshin që kishte vdekur pikërisht ato ditë në Amerikë. Pasuria e tij, si trashëgim, erdhi nga Amerika me fjalët:“ Vetëm për fëmijët e Halimit, i cili u martirizua në burgun e Burrelit, duke luftuar për të larguar nga vetja djallin e tmerrshëm të shekullit XX…”Atë vit, para se të vdiste Halim Xheloja ( Koçia) në burgun e Burrelit, varën veten katër djem të rinj, 22 deri në 30 vjeç. Emrat e të cilëve nuk përmenden në këtë shkrim, vetëm për të mos ngjallur në zemrat e vrara kujtime të hidhura. Ata i dhanë fund jetës së tyre të re, ngaqë nuk donin t’u jepnin kënaqësi xhahilëve që e përftonin teksa shkaktonin stërmundime te të burgosurit politikë. Ishte viti 1975, viti më i egër, ndoshta, i luftës brenda llojit, kur gjeneralëve më në zë të ushtrisë së diktaturës u ikte koka, sikur të ishin presh të mbjellë në një zallishte. Luftë, e cila në burgun e tmerrshëm të Burrelit, nga administrata e burgut, u përkthye në tortura fizike e psikologjike ndaj qënieve të mbyllura brenda katër mureve, si njerëzit më të rrezikshëm për diktaturën. Tri herë në muaj nisi të bëhej kontrolli nëpër dhomat e të burgosurve që do të thoshte, tri herë në muaj, me detyrim, të zbrazeshin në oborrin e burgut, qëllimisht, dyshekët me kashtë, jastëkët me  kashtë e, mbi to, edhe ato pak ushqime personale të rezervuara, nëpër trastat e varfra të të dënuarve. Të gjitha këto të përziera së bashku, me shpejtësi marramendëse, duhet të transportoheshin pastaj nga të burgosurit e sfilitur nëpër dhomat e ngushta, siç ishin, kashtë e ushqime, sepse, ndryshe, ngurrimi më i vogël, do të shoqërohej me shkopinjtë e gomave, apo bishtat e kazmave, me bollëk në duart e policëve, mbi  shpinat e pambrojtura. Në këto kushte Halim Xhelo refuzoi të nxirrte dyshekun e tij në oborr. E thirrën në zyrën e komandantit tepelenas, Idajet Dedës, në prani të komisarit dhe operativit të burgut. E pyetën pse nuk zbatonte rregulloren e burgut dhe ai, Halimi, i egërsuar siç ishte, u përgjigj: – Zoti shef i SS-ve, komandanti juaj i SS-ve, pra, unë, Halim Xhelo, nuk i bindem më urdhrave tuaj antinjerëzore e kriminale. – I dënuar,- e ndërpreu komandanti i burgut, ju nuk po kundërshtoni urdhrat e mia, fatkeqësisht po kundërshtoni e nuk po zbatoni rregulloren, të cilën ju, vetë, e keni firmosur, dikur, së bashku me Kadri Hazbiun. Urdhëro, shikojeni! Rregullorja e burgut të Burrelit, e theksonte saktësisht tri herë në muaj kontrollin fizik të të burgosurve, firmosur nga Kadri Hazbiu dhe Halim Xheloja. I mbetur keq “komandanti i SS-ve” protestoi, duke pyetur: – Pse me rregulloren  time e të Kadriut i torturoni ende të burgosurit ju?- Patjetër, sepse armiqtë e pushtetit popullor, si puna jote, nuk kanë ndryshuar që pasardhësit ta ndryshojnë rregulloren…Halimi u kthye në dhomë i dërrmuar shpirtërisht. E morën përsëri pas disa orësh. Këtë herë nuk e kthyen si më parë në dhomë, te bashkëvuajtësit, por u përgojua sikur e kishin dërguar në birucat e Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, për ta ridënuar. Mos vallë atje, i vrarë në ndërgjegje, Halim Xhelo i dha fund jetës, ngaqë me firmën e tij vazhdonin të fikeshin ende jetë njerëzish, siç ndodhi kohët e fundit me djemtë e rinj, të vetëvarur në dritaret e larta të burgut të Burrelit?. Apo i dhanë ndonjë kokërr koçifos, siç ndodhte rëndomë në të tilla raste…Megjithatë, i biri e qau të atin njerëzisht, pavarësisht shkakut nga i cili ai vdiq…Tani Ladi jeton në Itali, familjarisht. Do të kthehem në Shqipëri, – më tha para ca vitesh – sapo të bindem se “qypi me mjaltë” i Xhelo Koçisë do të jetë zbrazur i tëri në Shqipëri…

“Kënga e sprasme e Balës”, dorëshkrimet nga gjyshi dhe i ati te Gavril Dara i Riu

Gavril Dara i Riu lindi më 1826 në Pallaci të Sicilisë në një familje të trashëguar bujarësh shqiptarë, që kishin kaluar përtej Adriatikut pas vdekjes së Skënderbeut. Po kështu Dara i Riu bëhet poeti trashëgimtar, pra brezi i tretë i një familjeje me kulturë kombëtare, ku kishin bërë emër gjyshi i tij Gavril Dara Plaku, dhe i ati Andrea, veçanërisht në mbledhjen e folklorit arbëresh. Kjo trashëgimi kulturore familjare ashtu dhe talenti i tij do të përbëjnë shtratin krijues që prodhoi poezinë e tij të madhe. Dara mbaroi seminarin shqiptar të Palermos dhe përfundoi studimet për drejtësi dhe punoi si avokat. Si njeri i zoti në fjalë e në veprime, mori pozita administrative në disa qytete. Botoi një fletore letrare me emër Paligenesi, që merrej me letërsi italiane.

Në Romë, në vitet 1871-1874, drejtoi të përkohshmen La riforma. Fundin e jetës e kaloi në qytetin Xhirxhenti, në të cilin vdiq më 1885. Dara u mor me drejtësi, gazetari e poezi, duke pasur interes të veçantë për filozofi e arkeologji. Ai u mor me jetën e me kulturën italiane. Po si trashëgimtar i brezave të kulturuar të familjes, ai u mor me folklor dhe letërsi shqipe. Veprat i mbetën në dorëshkrim. Në dorëshkrim mbeti edhe kryevepra Kënga e sprasme e Balës, që u botua e plotë më 1906 në Katancaro. Më parë Zef Skiroi kishte nisur botimin e poemës më 1887, mirëpo një botim në vazhdime u bë në La Nazione Albanese gjatë viteve 1900-1902. Dara kishte shkruar edhe “Alcune Poesie” (1848) dhe “I nostri mali” (1870). Kënga e sprasme e Balës është pandan i Milosaos të De Radës : ka figurën poetike të freskët si ajo, por ka një strukturë artistike më të lidhur. Është një kryevepër e poezisë romantike shqipe.

Mbledhja e dorëshkrimeve

Pasioni i Gavril Dara i Riu ishin poezia dhe folklori, të ushtruara në vazhdim të traditës të gjyshit Gavrilit Plakut dhe të atit Andrea Dara. Gavril Dara i Riu ka rrëfyer para se të ndërronte jetë se: “Prindët tanë, që kur ikën nga Arbëria, erdhën në vitin 1485 dhe stisën katundin Palazzo Adriano. Ata ruajtën ndezur në zemër kujtimin dhe dashurinë për atdheun. Gjyshi im mblodhi së pari “Këngët e pleqërisë”, të cilat më pas u botuan pjesërisht nga peshkopi Krispi dhe nga Dhimtër Kamarda, që kuptonin sa vlen nderi i kombit. Në mes të dorëshkrimeve të gjyshit, Ati im Andrea gjeti të fshehura, ato më të shtrenjtat, këngën “Rënkimet e Nik Petës dhe të Pal Golemit” dhe në fund të fletës kishte vënë shënimin: Këto duhet të quhen Kënga e sprasme e Balës”.

Sipas Gavrilit të Ri, Andrea, “zuri të endej lart e poshtë, a thua se kish dalë për gjah, duke pyetur pleqtë dhe plakat nëse i dinin këngët e Balës; ca këtu e ca atje mblodhi gojë më gojë pjesën më të madhe që mungonte në shkrimet e të atit (Gavril Dara Plaku) dhe i shtoi ato. Pas zbulimit të dorëshkrimeve të Gavril Darës Plakut dhe zbulimit të këngëve të reja, i hyri shkrimit të një vepre, i shtyrë nga fakti se këto vargje ishin fragmente pak a shumë të arrira, por duke i lexuar kuptoi se mungonin disa pjesë.

Në fakt, dorëshkrimi përmbante vetëm gjashtëdhjetë vargje në pjesën e parë, po aq në pjesën e dytë dhe diçka më shumë në të tretën, gjithsej 280 vargje. Albansk Samling, Theca. II.17, fashikulli VIII (A-3). Në vazhdim të kontributeve të gjysh Gavrilit dhe të babait Andrea, Gavril Dara i Riu këto dorëshkrime i sistemoi, i renditi së bashku dhe fillimisht i botoi pjesë – pjesë në periodikun “Arbëri i Ri” i Giuseppe Schirò- Plaku, ndërsa duke filluar nga viti 1900, pjesë më të plota u botuan në italisht dhe në shqip në revistën “La Nazione Albanese”. Si libër më vete, poema epiko – lirike “Kënga e sprasme e Balës”, e ndarë në katër pjesë me 1640 vargje, u botua e plotë në vitin 1906. Kjo vepër u shqipërua nga Razi Brahimi dhe është ribotuar disa herë në Shqipëri./Gazeta Panorama

HIMNI I ALFABETIT- Nga Parashqevi QIRIAZI

1.
Sot ësht’ dita shqipëtare
të përpiqemi
Alfabetin ton’ të mbrojmë,
Shpejto burrani.
Shkronjat tona jan’ të arta,
Këto duamë.
Shqipëri, atdhe i dashur
Ne s’të lemë ty të varfër.
Shkronjat ton’ kanë
për të mbrojtur
Me gjithë shpirt shqipëtarisht.
2.
Arëmiqtë o shqipëtarë
po përpiqenë
Shkronjat turçe dhe gërqishte
Të na japinë.
Le t’i mbajnë ato për vete,
Kemi tonatë.
3.
Ata duan shqiptarë ndarjenë tonë.
Këtë punë shumë kthjellet
e treguanë.
Ngrihuni pra t’u tregoni
se ju s’i ndroni
(HEJZA)

Send this to a friend