Hoffman: Gjykatësit në Shqipëri me makina e vila të shtrenjta
TIRANË – Ambasadori i Gjermanisë Helmut Hoffman ka shpërthyer në kritika të ashpra për korrupsionin që ekziston në vend, duke drejtuar akuza të forta veçanërisht ndaj sistemit gjyqësor.
Gjatë fjalës në një tryezë organizuar nga Shoqata e Konsujve të Nderit, Hoffman ka preferuar të jetë i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
“Shqipëria ka problem reputacionin, nuk është vetëm problem përceptimi por është problem i vërtetë. Është një gjë që investitorët gjermanë ndonjëherë eksperimentojnë me praktika të qëndrueshme më konkuruese në treg. Kemi diçka që ka të bëjë me pritshmëritë e korrupsonit. Kur vinë këtu, gjithmoë lind pyetja: A do ketë njerëz që në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë presin që duhet të japësh para nën dorë. Kjo është frika me të cilën mund të përballesh në diskutime të tilla. Ka dhe një problem që qeveritë e reja fillojnë tu japin koncesioneve një frymë të re, jeta e kompanive të ndryshme mund të vështirësohet. Ndonjëherë qeveritë kanë trysni të madhe nga konkuruesit vendor që nuk ju pëlqen këto marrëveshje koncesioni që mund të jepen. Ka një sundim të dobët të ligjit, ka gjykatës të cilët kanë makina të shtrenjta, vila të shtrenjta. Njerëzit i dinë këto gjëra. Asnjë kompani gjermane asnjëherë nuk ka fituar një çështje gjyqësore në Shqipëri”- ka thene ambasadori.
Pyetjes se çfarë mund të behet përpallë realitetit aspak premtues, Hoffman i pergjigjet: “Konferenca e Ballkanit Perëndimor pa na ndihmon për infrastrukturën me projektet e autostradave. Duhet të punojmë sëbashku me vendet fqinje në mënyrë që të krijojmë tregje më të mëdha rajonale. Së treti , trajtoni ashtu siç duhet investitorët që janë në Shqipëri. Nuk po kërkoj trajtim preferencial, por trajtojini në mënyrë korrekte”- tha ai.
Komentet