Një iranian ia dha Nastradinit letrën që kishte marrë nga një mik i tij dhe i kërkoi t’ia lexonte. Nastradini e pa letrën. Ishte e shkruar në persisht dhe shkrimi ishte shumë i keq.
Ai iu kthye iranianit:
“A e ka lexuar diksh tjetër letrën?”
“Dëgjo! Unë nuk di persisht. Edhe sikur letra të ishte në turqisht, shkrimi është aq i keq saqë nuk do të arrija ta lexoja dot,” e sqaroi Nastradini.
Iraniani u tërbua:
“Ti ke veshur alamet kostumi dhe qyrk, por nuk ditke të lexosh as një letër të thjeshtë. Duhet të të vijë turp nga vetja!”
Nastradini i hoqi nga trupi kostumin e qyrkun dhe ia dha iranianit.
“Nëse njeriu mund të bëjë gjithçka duke veshur kostum dhe qyrk, atëherë merri, veshi dhe lexoje letrën vet,” i tha atij Nastradini.
Komentet