– E, pra griçoret nuk kane patur kontakte, as informacion nga Europa plake, por kane patur traditen e vet humane, autoktone, thjeshte shqiptare. Per me teper ne kete qendrim e sjellje asgje nuk eshte e imponuar, as me ligj shteterore, nga lart, apo forume te tjera, Gjithcka behej natyrshem, pa zhurme e pa buje. Jeta e perbashket rrithte ne binaret e saj, ne menyre perfekte, per t’u patur zili, per t’u trjtuar si mode!-
Fshati Gri gjendet ne Malesine e Gjakoves, qe ndryshej quhet edhe Malesia e Mire. Banoret e ketij fshati jane autokton, me origjine te lashte Dardane, cka do te thote jane te Trungut ilirian. Fshati ka terren kodrinor e fushor rrethuar nga plantacioni gjigand i geshtenjave, nje nga me te famshemit e te medhenje ne Ballkan. Analiza gjenealogjive familjare, jo kurdohere e besueshme, sepse emrat e besimit mysliman mund t’i kene perdorur edhe me pare, tregon perafersisht kohen kur keta banore, me qellim qe te ruanin pronat e veta ndryshuan besimin nga katolik ne mysliman.
Katundi Gri, dikund me 50 shtepi patriarkale me shume kurore shtrihet afer me krahinat e besimit katolik Nikaj-Mertur. Kjo ka gjeneruar lidhjet e ngushta ekomunikime e miqesore te dendura midis banoreve te dy besimeve. Prej kendej buron edhe dukuria e mirenjohur e talerances e mirekuptimit nderfetar midis banoreve te ketyre krahinave. Per gricoret kane qene tipar dalues: lidhjet miqesore, harmonia, toleranca nderfetare, komunikimet e marredhniet miqesore.. jo vetem midsi tyre, por edhe me banoret e besimit katolik. Numroheshin me dhjetra lidhje kumarie midis banorve te dy besimeve, kryheshin rregullisht vizitat reciproke per festa apo fatkeqesi, bashkepunonin ne pune, kremtonin bashkarisht festat, benin recipro-kisht vizitat te ndersjellta, miqesite e nxenesve ne shkolla e konvikte, ne burgje e sidomos gjate kohes se sherbimit ushtarak midis te rinjeve e burrave te shquar te asaj krahine me bano-ret e besimit katoliki etj. etj. Format e ketyre lidhjeve tradicionale qe perdoreshin ne ato kra-hina binin ne sy dukashem edhe ne marredhiet e gricoreve me fiset e tjera te largeta. Eshte krenaeri per gricoret dhe meriton te shenohet, si element qytetarie fakti i pamohueshem, se nuk mbahen mend vellavrasje midis banorev te ketij fshati me banor te besimit katolik. Kjo eshte merite e spikatur e Gricorve,,meriton te theksohet, sepse behet fjale per kohen kur gja-kmarrja, vellavrasja, ne mungese te shtetit ligjor me shtrirje te gjere benin kerdine.
Ne territorin e ketij fshati kalonte nje nga rruget, arterie kryesore qe lidhte fshatra e krahi-nat e largeta te cilat tregetine e benin ne Gjakove, Prizren etj. Rruga kembesore qe perdorej me mushka qe transpotonin materiale nga me te ndryshme dhe kuajt e shales qe u sherbanin bajraktareve e njereve te kamur te krahinav te ndryshme quhej drumi i madh i fisit. Ne ato kohera flitej, ndonse ne raste te ralla, se tek-tuk, individ keqberes, per shitmendje provonin armet e veta ne udhetaret e besimit katolik qe kalonin atyre aneve. Asnje here nuk kam degjuar, se ne katundin e Grise te kene ndodhur ngjarje te tilla te shemtuara Drumi i dynjase ishte ne mbrojtje te banorve te ketij fshati dhe institucioneve te veta tradicionale., konsidrohej i shenjet.
Eshte interesante, se mbase, si ne pak fshatra te tjera, ne Gri eshte veshtire te gjenden familje te cilat te mos kene patur lidhje kumarie e marredhenie miqesore me familjet e besimit katolk. Cuditerisht martesat e gricoreve me vajza te besimit katolik numroheshin me gishtat e dores. Kjo dukuri ka domethenien e vet e duhet shpjeguar.
Ruajtja e Drumit katundit, arteries qe lidhte krahinat me Gjakoven, Kosoven, Shkodren etj. ka qene perparesi e banoreve te ketij fshati miqesor. Mbahen mend, ndonse tejet te shke-putura, por perfliteshin raste kur, ne pune kolektive (argati) ndonje kokrisur gjuate udhetaret katolik me qellim per te provuar armen. Per shkak te ketyre mendesive primitive e rasteve te vrejtura banoret katolike, per siguri nisen te perdornin emra e mbiemra te besimit mysliman: si, Bajram, Rame, Haxhi etj. Besimtarte katolike, shpesh emrin Pashk e konvertonin ne Peshk, Zef ne Ismail etj. Keto mendesi e paragjykime jane ruajtur ne ato krahina deri vone.
Katundi i Grise, si fshat qe lidhte banorte e krahinave te Dukagjinit e Pukes me Gjakoven ka qene bastion i mirenjohur per mikepritje e bujari tradicionale, fisnike, per strehim e marrje ne mbrojtje te udhtareve dhe sipas nevojes edhe t’i strehonte e mirrte ne mbrojtje. Ai ka qene katundi i strehimit e marrjes ndore (mbrojtje) te mysafireve. Ne kete fshaht njiheshin, si familje mikprites shtepi si : Shtepija e Sadik Selmanit e mire njohur ne ato krahina,
veçohej per demonstimin e natyrshem e pa, as me te voglen mburrje te ketij virtuti human. E kjo, ne kohen kur, ne ate ato krahina kurre nuk ka patur as hotel, as restorant, ndonse levizjet e njerezve kane qene domosdoshmeri e madje pa nderprerje. Kete nevoje humane e kryenin me korrektese banorte e ketij fshati te krahines Tropojes.
– Aty, brezpasbrezi konceptet e ndjenjat e mikpritjes e bujarise kishin gjetut strehim te thelle ne mendjet dhe zemrat e pjestarve te kesaj familje te madhe, ku shtepija e banimit qellimisht ka qene ngitur ne udhkryq te Malesise Mire duke u shnderuar ne simbol te ketij virtyti dhe kreanari per Malesine e Gjakoves e me gjere.
– Ne fshatin gri Gri funksiononte «Kodi i Burrave.». Aty gjenin zbatim e perseriteshin fjalet e urat popullore qe lidhen me mikpritjen e bujarine dhe ushtrohej praktikisht pritja e perciellja e udhtareve te panjohue, vizitorve e miqve te familjes.
– Per mikun, mikpritjen, bukedhenien, bujarine etj. ne ato ane jane perdorur gjeresisht e per shume kohete shprehje te tilla:
– « Miku asht ai me te cilin ke ndrue buke e ai qe asht ne buke tande, te hangri buken, te piu kafen, a edhe vetem kalli çibukun »(Kanuni i Skenderbeut).
– «Kulmi i beses asht ndorja e mikut.», «Ma mire ‘i mik se ‘i çiflik.»
– “ Ma mire nje armik te mencur, se nje mik budalla !”, « Ku han miku asht Zoti.»,
– « Oda asht shkolle…». « Thuhej : “Burre odash! ».
– « Dy vete e çartin oden : ai, si s’di e flet e ai qe di e s’flet.».
– djali i asaj familje, poeti e publicist i mirenjohur Zeqir Lushaj kujton me mall : Shtohet nje strofe e poetit te ketij katundi Gri, Zeqir S. Lushaj per ate shtepi shkruan me mall se:
« … Kjo ka qene djepi im,/
Tu blini i Grise ne koder,,
Le te jete kjo vjershe- diciture:
Na ishte dikur «Rozafa e vogel.”
Dhe eshte prekes malli i gricorit ne mergim:
“ …me mire se frymor, ndjehem lendor.
Nje lend lisi ne Log te Arvejes,
Nje fije bari ne Qafe te shtylles,
Nje eshke geshtenje, ne kazhnjetin tim,
more edhe nje kungull misiri,,
Ne arat e femijerise,
Them :se- Do te ndihesha mbret,
Do te mreteroja ne emer te lirise.
Si duhet kuptuar mikpritja ?!……..
Me sa di une e kam degjuar martesat e gricorve me vajza te besimit katolik kane qene tejet te pakta, konsideroheshin si motra. Grija eshte Krasniqe dhe Nikajt jane Krasniqe, pra kusherinj. Ne fshatin Geg-hysen (vella me Gri), po edhe ne Bujan ngjitur me Gri, mbahen ne mend me shume raste te tilla te kesaj natyre. Eshte ruajtur ne kujtesen popullore, se kur bajraktari i Krasniqes shkoi ne Dukagjin, midis vajzave te bajraktarit, zgjodhi njeren prej tyre e cila pas martese me bajraktarin e Fangut Mu-losmanajve lindi e rriti Mic Sokolin e famshem.
Ne fshatin Gri ka patur edhe martesa te tjera, por numri i tyre ka qene mjaft i kufizuar.
– modeli me i perhapur ka qene ai i kumaris. Ne Gri, ashtu, si ne fshatrat e tjera ka qene i du-kshem numri i lidhjeve te kesaj natyre, d.m.th.,kumarise midis familjeve te besim mysliman e atyre te besimit katolik. Keshtu, Sadik Selmani i Grise ka patur kumbari e miqesi te sinqerte, madje per njekohe te gjate me Tahir Sheremetin, Nik Zogun e Mark Zenunin e Shengjergjit, me Gjelosh Sokolin, me origjine nga Shengjergj etj. Meriton te permendet fakti se miqesia midis ketyre familjeve eshte percjellur edhe tek brezat e rinj ne forma te ndryshme, si te sho-qerise e miqesise, korrespondences e komunikimeve bashkohore ne internet etj. I tille eshte rasti i lidhjeve e komunikimeve miqesore te djali te Grise Zeqir Lushajt me Kole Tahirin ne Bruksel, me Frrok Vukajn ne Tirane etj. Rreth te gjere e komunikime miqesore dhe per qellime studimore mban Nuredin Lushaj me koleg e bashepunetor nga rrethe te ndrysh-me. Rste te tilla ka plot, por une permenda ndonje nga ato qe i njoh edhe vet direkt.
– Probatinite, te njohura ka patur edhe midis personave te tjere te ketij fshati me persona nga krahina te tjera. Permendej per mire shoqeria e miqesia vellazerore midis dy te rinjeve te besimeve te ndryshme., si ajo Dede Gjeloshit Grise me Avdi Rexhen, Murat Gecaj, me Maxhun Margjeken te cilet konsideroheshin, si vellezer. Murat Gecaj, mbetur jetim e kishte ushqyer, me gjirin e vet, si djalin, nena e Nimanit. ne keto raste ishte e natyrshme qe forcoheshin lidhjet e familjave perkatese dhe madje keto lidhje trashegoheshin edhe tek brezat e tjere. Lidhje te tilla, vetrete miqesore forconin unitetin midis krahinave dhe dy besimeve.
– Per dekada te tera jane kujtuar rastet e strehimit te koçakeve kunder qeverise Zogut, si ai Qerim Ndou me te bijte nga Betosha e Nikajt e Merturit, Ndue Marashit i Tetajve, Beqir Ndout nga Tetajt etj..
– Ka qene bere e permendur Dugaja e Grise, (dyqani i Dozhlanit) me shitesin Avdi Rexha . Ai e pat kthyer dyqanin e vet ne vater te mirenjohur solidariteti e ndihme per familjet e personat ne nevoja, sidomos kur nevojat ishin te nguteshme e te konsiderueshme. Ka qene e ndejshme kjo perkrahje sidomos per nikaj-merturesit e larget e hallexhinje te krahines Nikaj-Merur, te gjithe, pa perjashtim te besimit katolik. Eshte e njohur, se rastet e fatkeqesive, si vdekje etj. nuk kane qene te pakta. Zgjidhje te shpejta mund te jipeshin, vetem ne mirebesim edhe per evenimente te tjera si fejes e martesm dasma etj. Permast e kesaj perkrahje nuk eshte e lehte te paraqiten me shifra, por eshte fakt se ky shites, si pak kush kishte krijuar opinion te tille, opinion i bazuar nga nje pervoje e sukseshme shume vejecare. Nuk kam degjuar, sepse do te perflitej per ndonje rast, qofte edhe te vetem qe borxhelinjet te mos kene qene korrekt ne kthimin e ndihmes dhene, plus falnderimeve e fjales mire per shitesin Avdi Rexha, i cili para pak muajsh ka nderrue jete ne moshen 95 vjecare. Respekt per emrin e tij.
Kurre e kurres nuk kane ndodhur vrasje katolikesh ne kete katund. Eshte regjistruar ne histo-rine e ketij fshati, rasti i ekzekutimi te 14 burrave malesor te atyre aneve, krimi makaber i kryer nga pushtuesit serbo-mlazes ndaj shqiptareve per te ngjallur urrejtje krahinore ne keto ane. Po gricoret nuk kane patur qelim as gisht ne kete gjakderdhje. Ne asnje rast as kush nuk ka shprehur dyshime ndaj gricorve,
Proverbiale kane mbetur kremtimet e ndesjellta te perbashketa te festave te Pashkeve dhe Baj-ramit, sidomos midis familjeve te besimit katolike me familjet e besimit mysliman te ketij fshati me banor human. Jehona e ketyre festimeve nderfetare ndihej deri larg ne ato krahina. Shtepi me te permendura ne Gri mund te permenden… Sadik Selmanin, Sadri Salihin, Mal Halilin, Adem Aline, Halil Beken, Muje Baramin, Haxhi Brahimin, Rame e Harajdin Baramin etj etj
-Modej i perktyer qe eshte veshtire te ndeshet eshte shembulli i mirekuptimit e bashkepunimit jo vetem i birinjeve, por edhe i tere bjeshketareve te Grise me bjeshketaret e lagjes Mulaj te Eper dhe ata te Currave Eper. Interesant, po fakt se, ende, sot e kesaj dite nuk jane percaktuar kufinjet ndares te ketyre bjeshkeve midis Gise, nga njera ane e Mulajve e Currajve Eper nga ana tjeter. Mirekuptimi nuk i ka lene shteg nje kufizimi te tille.
– Pranimi nga gricoret i banorve te besimit katolike per te jetuar ne katundin e vet dhe trajtimi pa komplekse e paragjykime si c`jane rastet e: familjeve te Gjelosh Sokolit, Nike Zogut, Prel Nika Lulashit nga Puka, Zef Marashit etj. mbeten veper qe meriton levdatat me te larta. Pra, status i ri per ardhacaket : si komshi te pare, shumeçka te perbashket : te drejten e ujit per vaditjen e tokes, kullotat ne bjeshke e ne verri, kazhnjetet, burimet, shkollen etj. per me teper te gjitha me te drejta te barabarta e te trashegueshme flet per humanizmin e ketyre banoreve, per faqinjesine e mire si baze e unitetit shoqeror, krahinor e kmbetar. Gjithcka behej, pa asnji kufizim kohor. Familjeve te besimit katolik, pa asnje dallim prej vendasve autokton u respek-toheshin maksimalisht: Origjina perkates, besimi katolik, e dreja e ruajtjes traditave te veta, kremtimit te festave e kremtimet te besimit katolik, si cdo e drejte tjeter qytetare, pa asnje ku-fizim. A nuk eshte ky element qyteterimi Europiano-Perendimor. Pa diskutim qe po. E, pra gricoret nuk kane patur kontakte, as informacion nga Europa plake, por kane patur traditen e vet humane, autoktone, thjeshte shqiptare. Per me teper ne kete qendrim e sjellje asgje nuk eshte e imponuar, as me ligj shteterore, nga lart, apo forume te tjera, Gjithcka behej natyrshem, pa zhurme e pa buje. Jeta e perbashket rrithte ne binaret e saj, ne menyre perfekte, per t’u patur zili, per t’u trjtuar si mode! A nuk ka ne keto mardhenie e mirekuptime plot gjera prej te cileve duhen nxjerrur mesime serioze per nje bashkejtese qytetare te kulturuar e humane.!? Pa asnje diskutim qe po. Sa madherishem e thjeshte e shpreh Zeqiri, poeti i ketij fshati kur me konsidrate kujton:
Nje cigare duhan ne pjekje burrash,
ngjuhet edhe per tek Ti.
Obligim, dora ne zemer ;
-Tu rrite ndera, zotni.
Edhe kur, ndoshta) nuk e pi.
Dhe,saqaron me tej, se nen hijen e Blinit baba i e ka porosite:
« Pamvarsisht, se ku?
Nje nate Mysafiri kur shkon.
E ka nje sac mbi krye qe pervelon…
Hajde byre !
Del ne oborr,
zoti i shtepise te prêt, fjala…,
Buzeqeshja…., At’sac ia hjek. »:
– Ne kete fshat femijet shkonin ne shkolle e ne veprimtarite e tjera kulturor, argetuese, sporive etj. pa pargjykime, miqesisht. Midis te rriturve, e aq me pak midis brezave te rinj nuk egzis-tonin, madje perbuzeshin e luftoheshin shfaqie e cdo lloj racizmi e paragjykimesh denigruese.
– Ne objektet e kultit nuk ka guxuar kush qe bente sajonte skenare, skandale etj. per te armi-qesuar katoliket me myslimanet. Ne ato krahina jane regjistruar raste kur armiqt e shqipta-reve (shkijet) ose trathetar te shitur tek ata inskenonin skandale, si p.sh., thernin derrin dhe e hidhnin ne xhami dhe perhapnin thashetheme, se ishte «dora e katolikeve», me synim per armiqesuar e ndersyer shqiptaret midis tyre, duke shkaktua perçarje mbi bazen e besimit fetar. Po, ne Gri nuk shiteshin keto mallra. Barikade qendronte vetedija kombetare, toleranca e shk-elqyer me te cilen mund te krenohej çdo komb i diteve tona. Nje tregues tjeter emancipimi shoqeror ka qene mbrojtja e ruajtja me fanatizem i toponimeve dhe obekteve, si trolli i kishes, vendi i varrezve te besimtareve katolik etj. Kisha e Grise edhe sot ka nje emer te mirenjohur.
Jo, vetem kurozitete !
Nuk eshte pa interes pershkrimi i nje ngjarje, jo te zakomshme qe ka ndodhur ne kete fshat.
Parashikohej tronditje e medha ne opinionin shoqeror te vendit e rrjedhimisht edhe ne ate te ketyre banoreve. Mexhlis i papare i gricoreve, kur thote populli me shtate e shtatedhjete. Vihen ne levizje aktivistet, pa dyshim te gjitha levat e partise, organizatat e frontit, gruas, veterane, rinis e deri tek ajo e pionierve. Ne mledhjen gjithperfshrese nuk duhej te mungonin as te vegjelit, as pleqet, pra, si ne kushtrimin tradicional : «Me shtate e 7O.te!» Parshikohej ardhja e e nje kuadri te larte, ardhja e deputetit te krahines te cilin e shoqeronte nje suite e madhe. Peshperitej, se deputeti do te mbante nje fjalim te pa degjua, falim historik. Pergatitje te gjithaneshme, si asnje here me pare. Agjitacioni figurativ, ne nivelin qe e kerkonte evini-menti: Parulla te llojllojshme, pankarta, flamuj pa kursim, shirita te shkruar me shkronja te medha zbukuronin vendin. Ato te zinin frymen e paralajmeronin nje ngjarje epokale.si ; « Parti Enver, jemi gati kurdohere!»,« Cfare thote partia ben populli!”, « Cfare don populli ben partia!”, « Socializmin do t’a ndertojme me forcat tona” etj. parulla e pankarta kunder Imperializmit amerikan, Revizionizmit sovjetik etj.!. Sinoptiket parashikonin nje ngjarej tro-nditese.
Ne logun e madh te burrave mbreteronte qetesi varri, nuk ndihej, as levizja e ndonje mize camarroke. Deputi i djeresitur mban fjalimin e vet dhe ne moment kulmor, gjenerali ne pen-sion, ish pjesemarres ne lufteten e Spanjes, shoku Veli Dedi, mbushet me fryme e djers dek-laron, se: «Vendi i shqiponjave, krenar, i shquar, si gjithmone gjat historise per guxim e trille te medha ka prish miqesine, me te madhe qe njeh njerezimi (ate me B.S.) dhe ka lidhur nje tjeter miqesi, shume here me te madhe e me te fuqishme, me nje nga me te medhenjet e globit: me Kinen e Madhe. Shperthejne ovacinet. duartrokitjet frenetike e brohoritjet e porsitura me kujdes per partine dhe udheheqesin e madh. Ushtonte lugina e Valbones e dridheshin kodra e male.
Degjuesit gozhduar, ulu ne shesh (te moshuarit kembekryq) kishin ndaluar frymemarrjen, perqendruar veshtrimet tek tribuna.
Deputeti, pasi merr fryme thelle e sqaron me tej thellsisht e paturpesisht, na ka trathetuar B.S, prandaj duhet te heqim dore nga miqesia me te, sepse eshte bere revizionist. Por, burbullon deputeti : Republika Popullore e Shqiperise e ka oren gjalle. Partia e Punes dhe udheheqesi i Madh shoku Enver Hoxha na kane lidhur me nje mik tjeter, edhe me te forte, e me besnik, se ai i pari. Kemi lidhur miqesi te perjeteshme me Kinen e Madhe te Mao Ce Dunit. Besniket e partise shperthejne ne duartrokitje frenetike e «urra te perseritura. Deputeti i frymezuar va-zhdon shpjegimet per miqesine e re e te pathyeshme. Pas pauzes rastit, Ai rregullon fry-memarrjen, kthehet tek gjuha popullore e gjemon : « Kinezet,… kinezet jane aq shume e aq te fuqishem, sa me shkopinje me ardh nuk lane kend me na prish timin e duhanit !». Perseri, duartrokitje edhe me frenetike, se te parat. Per habi, dikush me kujdes buzqeshete nen buze.
Pas nje triumfi te tille, sipas tradites te «konsultimi i kuadrove partise me masat, me popullin», drejtuesi i metingut pyet ne, se dikush donte te shtonte diçka, apo te pyeste deputetin e der-guar me porosi te vecante nga lart. Ishte krijuar tradita e forte, qe ne kesi rastesh, persona te pergatitur me pare, me mburrje te vecante shprehnin, ne emer te pjesemarresve miratimin e madje shpalosnin angazhimet e veta. Premtohej, se te gjithe do te ishim gusht bashkuar rreth partise me komitetin qendror etj, etj.
Kuptohet, se tere kjo eufori shoqerohej me duartrokitje te stuhishme, aq sa habiteshin edhe godinat e mbetura bosh te Dervishlereve te Teqes se Molles Kuqe perballe.
Pas pak, nje burre i moshuar, Gjalosh Sokoli i Shengjergjit i pranuar prej dekadash, si banor i Grise me te drejta te barabarta nga ata qe populli i quan «burra kuvendi ose odash», te cileve ua degjonte fjalen shpreh deshiren per te thane diçka, ne gjuhen e popullit qe perfaqesonte :
– «Te lumet goja, o shoku deputet (e njihte deputetin me rrenje e dhemballe), boll bukur fole! Te pacim ty e partine sa keto male ! Per prishjen me B.S. nuk na vjen, aq keq, se populli i Tropojes nuk i ka pase, asnje here per zemer shkijet dhe vllaznit e tyre sllave te cillet, kurre nuk ia kane da te keqen Shqipnise e Kosoves.»
Pas nje pauze,- vazhdoi plaku i urte, – na gezove me mikun e ri. Po, une kisha me thane dhe e gre zanin qe te degjihej mire : « Ata, .. ata, duke bere me dore prej Bjeshkes,- priti Zot ! Priti zot ! Mos ua pashim faren ne trojet tona se ne deri dje ju kemi thane GABEL! Trojet i kemi ruajt e do t’i ruajm vete»!
Kjo pat qene Bombe me efekt te ndjeshem. Ajo befasoi degjuesit, trondit metingun. Peshperima, zallamahi midis njerezve te thjeshte. Gjendja ishte aq kritike sa edhe komike… Njerezit, sidomos te moshuarit, me veshtersi mbani te qeshurit. Nje pergjgje e tille, as qe menduar, as nga me kundershtaret me te eger, te kesaj miqesie te padegjuar as parashikuar.
Ne kete situate, me te vertete dramatike (diktatura nuk fale ne kesi rasesh) deputeti duke u çje-rrur, me gishtin drejt plakut bubullon : « Eh ! Bre ! Na e paskemi armikun midis nesh ! ».
Te gjithe drejtohen tek veterani dhe presin reagimin e tij, autokritiken.e sinqerte, si ndegjegj vrare. U zbulua se ky «armiku» jetonte i maskuar ne gjirin e popullit. Larg tradites per t’u per-mbajtur ne kuvend, plaku, ngrihet, ne njerin gju dhe sokllin ne drejtim te deputetit : « Po. Po ! Anmik e zgupan Shale! Anmik e fort bile, o Hoxha i Kolashinit… »!
Vazhdimi i metejshem i asaj qe ndodhi pas kesaj nuk paraqet inters. Mjafton te themi, se kjo fjale e plakut, Gjelosh Sokoli te Grise u perhap shpejt, ne krejt rrethin dhe eshte permendur, per shume kohe dhe permendet edhe sot nga populli i ketyre krahinave. Kur i dolen rrathet edhe kesa miqesi te madhe me kinezet, nuk e di, nese e mori vesh plaku apo jo ..!? Gjeloshi prej kohesh kishte kaluar ne amshim. Ndonjeri, por sidomos pjesemarresit e metingu thoshin: ” Sa mire e sakte kishte pas thane Gjelosh Sokoli i Grise, i paste shpirti drite»!
– Rrenjet historik te kesaj tolerance e harmonie nderfetare shembullore te popullit Tropojes jane deshmi e kultures tradicionale, deshmi e asaj, se Shqiptaria ka qenderuar, kurdohere mbi dasite fetare, por edhe e orientimit europerendimor te ketyre banoreve.
Legjendat deshmojne, se kumbonet e Kishes Grise degjoheshin deri ne Gjakove e rrethe. Gojedhenat thote, se aty ka qene nje manastir, madje, manastir i degjuar me mjaft murgj te perkushtuar. Ne nje kohe, qe nuk mbahet mende, koh e pa shenuar ne dokumente te njohura deri me sot, fltet, se kur sulmohet ky manastir nga forca te errta (nuk perjashtohet mundesia perfaqesues te besimit ortodokes), tragjedia pat qene e permasave serioze. Per rrjedhoje, ma-nastiri shkaterohet me zjarr e hekur, shkrumbohet gjithçka mbi toke. Qellimi te mos mbe-teshin gjurme, as nishan.
Gojedhenat flasin, se aty kleriket paskishin qene shume. Ata u kapen ne befasi dhe u theren bar-barisht, si bagetia. Kufomat e tyre u hodhen ne perrua, ose u mbuluan ne gropa kolektive. Sipas legjendes, njeri prej murgjeve qe mundi t’i shpetonte kasaphanes i tmerruar arrin ne qendren e vet dhe me nje fryme deklaron : «Na kane gri te taneve» ! Veç une mujta te pervi-dhem e zoti me shpetoi gjalle, vecse me tregue…!
Prej kendej, i mbeti emri katundit GRI, çka do te thote, se te gjithe besimtaret katolik i pat gri nje force e errte, siç ishte forca e prifterinjeve ortodoks te serbise, Stefan Dushanit, apo te ndonje tjetri. Dokumentet e Vatikanit, kur te arrihet qe te zbulohen nuk eshte cudi qe te hedhin drite mbi ate ngjarje te ruajtur brezpasbrezi ne kujtesen verbale te banoret. Pa dyshim qe do te sqaronin edhe situaten politiko-shoqerore ne teresi. (Besoj, se per kete fakt duhet te kete informacion edhe studjuesi zellshem i folklorit te atyre krahinave, intelketuali, Nuredin Lushaj, me origjine nga ky fshat). A nuk flet kjo per tolerancen e mirekuptimin nderfetar, ne menyre te vecante te banorev te fshatit Gri te Malesise Mire (Gjakoves), te rrethit Tropojes.
Me ka ngjallur kersheri edhe rasti i geshtenjes (trungut) mirenjohur nga banoret e atyre aneve te emertuar «Kshtaja e Currit”ose Bajram Beg Currit.”
Gjithnje, sipas gojedhenes te ruajtur mire ne kujtesen e banoreve deshmohet, se ne nje lendin qe shtrihet midis dy lagjeve lartesohej trungu i nje geshtenje. Per kete, kishte plasur sherrnaje serioze. Trungu i geshtenjes gjendej ne kufi midis dy zonave dhe asnjera njera pale nuk le-shonte pe. E solli puna, qe konflikt t’i binte ne vesh Bajram Currit i cili gezonte rrepektin e malesoreve. Nisur nga gjendja prijesi popullor per te shuar grindjen atdhetari u drejtohet ba-shkekrahinasve te vet: « Burra te Malesise, a po ma falni mue kete trung geshtenje?” Gicoret nuk e prisnin nje kerkese te tille dhe e pranuan, me kenaqesi propozimin. Zgjidhja shuante grindjet dhe shenonte nder per te gjithe banorte pa perjashtim. Trungu i gshtenbjes u be prone e Bajrm Currit. Tregonin, nuk dihet sa eshte e vertet po prodhimin e saj per shume vite ia dergonin Bajram Currit ne Gjakove. Ky trung geshtenje, qe mbulon nje lendin te tere perjtesishttere eshte thirur “Kshtaja e Currit.”.
Ne rerritorin e fshatit Gri ushtronin “zejen” e tyre edhe te shumeperfolurit Dervishet e Grise, Ata banonin, ne lagjen Molla e Kuqe, ne Kosharishte, matan lumit te Valbones, ne Gri. Banesa e tyre sherbente, si vend peligrindazhi per besimtaret e atyre krahinave e madje, deri ne Kosove.
Po sjelle tregimin trondites te deshmitares, te ndjeres, Sofia Doshi (Hajati) e martuar ne Salce te krahnes Nikaj Mertur. Sofia, nuse e re, bsahkeshorte e Kole Gjonit nga fsahti Salces e kesaj krahine do te shkonte per pune dokumentesh ne Tropoje. Si njerez bestyd vendosin, qe te ta-koheshin edhe me dervishin e Tyrbes, ne lagjen Molle e Kuqe. Cifti ishte martuar para pak kohesh. Nusja mbante ne djep femijen e vet te pare djale. Gjate biseds, Devishi i deklaron cif-tit ri, se do te ishin jetegjate, se do t’u lindnin edhe djem te tjere, madje ata do te beheshin, aq te zotet, saqe, ai nuk e parashikonte dot. Dervishi e mbyll parashikimin, me sinqeritet misio-nari, se do t’u lndte edhe nje vajze e cila do te martohej, do te behej me femije, por, ne mo-shen 42 vjecare, ajo do te vdiste.”Parashikimi ugurzi nuses iu ngulit fort ne koke dhe nuk e harroi tere jeten.
Kaluan vitet, njeri pas tjetrit. Cifti tashme, per shkaqe ekonomike ishte shperngulur e vendo-sur ne qytetin e Shkodres. Aty atyre u lindin edhe tre djem te tjere dhe nje vajze. Djemt per-funduan studimet ; dy prej tye ne ish B.S, dhe i treti ne Gjermani. Djali i vogli u be mekanik i shquar ne Shkoder. Ankth i shkaktuar nga devishi e ndoqi Sofi Doshen tere jeten. Ne fakt u be realitet parashikimi: sapo vajza mbushi 42 vjec ndrroi jete, ashtu sic e kishte parashikuar der-vishi. i cuditshem. U be realitet i hidhur parashikimi makaber i profetit.
Sofi Doshin, nena e vajzes dhe djemve Marash Hajatin, gazetar i degjuar e vellezerit e tjere i kam ndohur mire e drejtperdedrejti. .
Pranimi dhe vendosja e Teqes se dervishve ne token e Grise dhe kthimi i saj ne vater, qender peligrinazhi popullor per njerezit e krahines e madje deri thelle ne Kosove shpjegohet edhe me tolerancen nderfetare te gricorve.
Shtrirja e germimeve arkeologjike ne kete fshat do te zbulnte fakte te rendesishme historike te cilat do t’i sherbenin te sotmes dhe te ardhmes.
Ne kete mjegull qe ka mbuluar krejt globin (koronavirusi) hodha keto konsiderata per kete fshat dhe banorte e tij.
-Nga Belgjika, pranvere 2020-
Vertete qe asht shkrue ne pranvere, po vargjet e Zeqirit edhe ne dimen
ia shkrijne boren atyne Maleve Grih…
Falemnderes i nderuem Kol Tahiri…
Faleminderit prof Kole Tahiri per ndermarrjen e ketij studimi me vlere per fshatin tim Gri – Tropoje dhe per trajtesen korrekte e shume dashamirese qe keni bere. Barazia fetare dhe respektimi i vlerave njerezore e kombetare mbi cdo besim eshte vlere e shtuar e fshatit Gri por edhe e fshatrave te tjera te Malesise se Gjakoves. Kjo eshte nje teme e gjere dhe ka shume fakte e ngjarje te kesaj natyre sa, po te trajtohen edhe ne te ardhshmen me kujdes do te dilte ,mbi bazen e studimit tuaj, nje liber i gjere i karakterit monografik. Une di se Ju, si nje intelektual i vjeter, si nje atdhetar i madh, punoni (edhe) ne kete drejtim.
Ju falenderoj per fjalet dashamirese ne drejtim te familjes sime ne Gri si nje nder familjet gricore, si dhe per ato ilustrime te studimit tuaj me disa vargje nga krijimtaria ime modeste letrare.
Respekt per Ju prof e kumara Kole, si dhe per krejt Nikaj Merturin qe 30 vjet mbas vdekjes e dekoroi babain tim Sadik Selmani me titullin Qytetar nderi i Nikaj – Merturit.
Titulli i eshte dhene babait tim, por ju siguroj se, e tille ndihet krejt familja LUSHAJ.
…!
Flm revistes VOAL.Ch per botimin si dhe mikut tone Fritz Radovani per komentin inkurajues.
Respekt.