Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj vlerësoi me certificata mirënjohjeje mësueset dhe stafin e shkollës Shqipe “Alba Life”
Diaspora Shqiptaro Amerikane festoi 7 Marsin Ditën e Shenjtë të Mësuseit me nxenësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx të Nju Jorkut.
Ndonëse guvernatori i Nju Jorkut Andrew Mark Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë botërore “Coronavirus” dhe padyshim ky lajm ka bërë efektin e duhur për t’i stepur njerëzit për t’u grumbulluar në mjediset publike, përsëri festa e 7 Marsit erdhi plot dashuri dhe mirënjohje nga prindërit, mësuesit, nxënësit dhe Diaspora.
Në një të shtunë me diell të ngrohtë si vetë zemrat e mësuesëve që e presin plot përkushtim dhe dashuri këtë ditë të shenjtë u mblodhën së bashku me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx në Shkollën Publike amerikane Christopher Colombus.
Sipas historisë, më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Për këtë ditë të shenjtë është derdhur shumë gjak dhe janë helmuar shumë mësues si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi etj. Figura të ndritura të Rilindjes ishin si motrat Qiriazi, familja e ndritur Qiriazët, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman për pesë shekuj bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Programin artistik për festën e mësuesit e hapi nxënësi Arelt Xhaferri, në nderim të hapjes për herë të Shkollës Shqipe në Bronx nga “Alba Life”.
Programin e prezantoi me plot kulturë dhe profesionalizëm, vajza e talentuar anëtare e stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” Rea Ulaj.
Ajo tha se është viti i 13–të që ne festojmë Ditën e 7 Marsit, këtë ditë të shenjtë, e festojmë së bashku me ju dhe duke sjellë fëmijët në skenë të flasin shqip. Cfarë krenarie ndjej kur i shikoj këta fëmijë të flasin SHQIP!
Shkolla Shqipe “Alba Life”që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn, Queens dhe Bronx si dhe në Manhattan për vite me radhë , i ftoi nxënësit përfaqësues të shkollave të vinin me pankartat në duar si: Arelt Xhaferri, Ilirjan Thaqi, Kelvin Rustani, Thomas Gjika dhe Kaltrina Mushkolaj.
Programi u hap me Hymnin e Shkollës Shqipe “Alba Life” “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” si dhe vazhdoi me nxënësit në Staten Island, Brooklyn, Queens dhe Bronx të cilët intepretuan mjeshtërisht si “Alfabeti Shqip” poezi, këngë si dhe vallet si “Vallja e Kosovës”, “Kuq e Zi je Ti” dhe “Vallja e Tropojës”.
Këngët “Kuq e Zi, kuq e Zi” u shoqëruan nga artistja e mirënjohur Valbona Peraj e cila përshëndeti me zërin e saj brilant me këngën “Jam Arbnore”. Artistja Peraj i është bashkuar programit të “Alba Life” ndërkohë dhe djali i saj i vetëm ka ardhur pranë Shkollës Shqipe në Bronx.
Të gjitha këngët si: “Një lahutë dhe një Flamur”, “Kënga e mësueses”, “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” etj, u dirigjuan nga mësuesja plot përvojë Adelina Laçaj njëkohësisht dhe udhëheqëse artistike e programit.
Nxënësit që interpretuan poezi nga të gjitha shkollat e Nju Jorkut ishin: Dea Watkins, Erona Beka Ervin Beka, Viktoria Kola, Loriana Thaqi , Ariana Daci, Amina Gashi, Gloria Puli, Natalia Sinani, Rilind Bardhi, Amina Shegaj, Dion Salillari, Gloria Puli, Onida Grainca, Emma Watkins: Lorian Kasemi, Arjon Rexha, Blin Beqiri, Rubin Beqiri, Suada Dema, Antonio Kulla, Kelvin dhe Enea Rustani, Blenda Sehu, Erla Lamce, Elio Tahiri, Altea Bala, Jessica Ndregjoni, Jonathan Ndregjoni dhe Keldi Cekrezi, Laurent Bardhi, Thomas Gjika, Erla Ahmet, Nevil Vadahi, Agim dhe Arlind Huna, Dorotea Gjika, Ena dhe Eva Mato, Edion Shiqerukaj Gretel Sadikaj Bora Kurtolli, Simelba Xhaferraj, Fatjona Gjocaj, Leon Gashi, Yllza Sejdiu, dhe Lediana Hasanaj, Arelt Xhaferri, Keida Shiqerukaj, Kaltrina Mushkolaj, Nora Balidemaj, Dea Shatri, Ksenia Cili Rinesa Bajraktari, Vanesa Bajraktari, Adea Gashi, Rina Haizeraj, Saide Gashi dhe Albert Hasanaj
“Kënga e nënës” u këndua nga Jori Lamçe dhe Enzo Rustani shoqëruar nga kori.
“Rrjedh në këngë e ligjërime” e kënduan vëllezërit Rustani.
Emma Watkins interpretoi në piano: “Tring zilja, tring zilja tingëllon”, ndërsa Dea Watkins “Eja eja lule bore” si dhe “ Fur Elise” një nga kompozimet më të njohura në botë të Bethovenit realizuar në vitin 1867.
Programi u mbyll me këngën “Xhamadani Vija Vija” kënduar nga artistja e mirënjohur Valbona Peraj dhe shoqëruar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Me këtë këngë u mbyll spektakli madhështor i festës së 7 Marsit Ditës së Shenjtë të Mësuesit realizuar nga nxënësit nën kujdesin e mësueseve të dashura dhe të gjithë Bordit të Shkollës
.
Mirënjohje nga Bashkia e Nju Jorkut dhe përshëndetjet
Në këtë Festë të Shenjte të Mësuesit nderuan me pjesëmarrjen e tyre Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj i cili falënderoi z.Qemal Zylo dhe familjen e tij si themelues dhe drejtor të Shkollave Shqipe “Alba Life” si dhe gjithë mësueset për kontributin e tyre të vyer në dhënien e mësimit të Gjuhës Shqipe në New York. Z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” gjithmonë të befason për kohën dhe pëkushtimin e tij ndaj Amerikës dhe Shqipërisë, ndaj Diasporës kudo në botë, puna dhe vepra e tij do të çmohet ndër breza. Z.Gjonaj u ndau çertifikata mirënjohjeje të gjitha mësueseve si Adelina Laçaj, Entela Muda, Vlera Selaj Thaqi, Brunilda Puli, Denisa Sinani, Gela Bulku, Ardita Miloti Vadahi, Alva Gjika, Klaus Sharra, Alda Ahmet, Majlinda Tafaj, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Veseli, Dr.Valbona Zylo Watkins dhe Kozeta Zylo si dhe koordinatorëve në Bronx Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj.
Përshëndeti në podium z.Lulëzim Krasniqi Këshilltar pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York i cili pasi uroi të gjithë stafin dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” ai tha se ju keni hyrë në historinë e Kosovës për këtë punë tejet të vyer. Themeluesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” i janë përjetësisht mirënjohës Kosovës për mbështetjen pa kushte qe i kanë dhënë Shkollës Shqipe “Alba Life” duke frymëzuar më tej për këtë mision kombëtar.
Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre editorja për gjuhën angleze znj.Rafaela Prifti e cila do të sjellë së shpejti një kronikë të veçantë dhe njëkohësisht dha mendim që midis nxënësve të bëhet një konkurs për gazetën “Dielli” për shkrimin më të bukur rreth përshtypjeve të këtij spektali madhështor në nderim të festës së Mesuesit.
Gjithashtu nderoi me pjesëmarrjen e saj znj.Teuta Ulaj nga Bordi i Edukimit në
Staten Island.
Në emër të shoqatës shqiptaro amerikane Skënderbej përshëndeti kryetari i saj z.Mark Qehaja, shoqatë tejet patriotike që edhe pse ka 3 vjet që është krijuar gjithmonë dhe cdo herë i është ndodhur pranë Shkollës në të gjitha aktivitetet e saj. Z.Mark Qehaja së bashku me z.Imer Laçaj n/kryetar dhe kryesinë me vizionin e tyre po e çojnë shoqatën vetëm në rritje të aktiviteteve kualitative dhe plot përkushtim kombëtar.
Në emër të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë përshëndeti kryetar i saj z.Mhill Velaj, i cili shprehu mirënjohjen për “Alba Life” dhe si ish mësues në Kosovë kujtoi me nostalgji jetën e mësuesit. Ai intepretoi një poezi të ndjerë kushtuar tragjedisë së familjeve në Shqipëri që humbën jetën nga tërmeti, njëkohësisht dhe homazh për viktimat.
Një përshëndetje surprizë nga ish gjimnazitja e Çajupit Dr.Manjola Duli
Një përshëndetje surprizë dhe tejet emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit erdhi nga Dr.Manjola Duli ish nxënëse e shkollës së mesme të përgjithshme “Çajupi” Tiranë. Fjala e saj me lot malli në sy solli shumë emocion tek pjesëmarrësit. Këto lot të gjimnazistes sime të “Cajupit” Tiranë s’mund t’i harroj kurrë, ato janë Monumenti i Lotit…
Këtë titull ia kam kushtuar librit tim të parë me poezi dhe që ilustrohet kaq magjishëm me lot emigrantësh.
Ishin emocione, lot, kujtime shumë të bukura, por dhe te idhta sic ishte viti i mbrapshtë i 97-ës, kur unë dhe familja ime u larguam nga lufta civile për në Amerikë…
Në atë vit jepnim mësim dhe në të njejtën kohë i mbronim nga fugonat e policisë u shpreh ish gjimnazistja ime e mënçur dhe plot kulturë, sot ajo është pedagoge dhe mban titullin
Dr. Shkencash.
Mall, lot, mirënjohje, kur takohesh me një gjimnaziste të Tiranës pas 23 vitesh dhe sot e shikon në nivele të larta akademike.
Per mësuesin nuk ka kënaqësi më të madhe kur studentët e tij ngjiten shumë lart…
Spektakli u filmua nga kameramanët Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj, fotot nga Elton Xhaferri dhe Todd Watkins, ndërsa në DJ performuan z.Odisa Salillari njëkohësisht kryetar i shoqatës “Devolli” si dhe Fatjon Mavrici.
7 Mars, 2020
Bronx, New York
Komentet