VOAL

VOAL

Mit’hat Frashëri – l’Ere Nouvelle (1920): “Nëse dëshirojmë paqen në Ballkan dhe të frenojmë aspiratat imperialiste, të marrim parasysh aspiratat shqiptare.”

February 11, 2020

Komentet

1911- Pse Isa Boletini nuk shkoi te varri i Sulltan Muratit në Kosovë ? — Një intervistë e Hasan Bej Prishtinës në Selanik

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Shkurt 2025

 

“La Turquie” ka botuar, të premten e 30 qershorit 1911, në ballinë, intervistën ekskluzive të Hasan Bej Prishtinës me redaktorin e “Yèni-Assr” mbi udhëtimin asokohe të Sulltan Mehmetit V në Kosovë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një intervistë

 

 

Një redaktor i Yèni-Assr intervistoi deputetin e Prishtinës, Hasan Beun, aktualisht në Selanik, i cili bëri këto deklarata :

 

Udhëtimi i Sulltanit tonë në Kosovë i gëzoi shumë shqiptarët dhe solli efekte morale dhe kombëtare. Megjithatë, që ky udhëtim të japë rezultate të mira në të ardhmen, vendi duhet në çdo rast t’i nënshtrohet të njëjtit ligj dhe qeveria duhet të jetë, në anën e saj, një qeveri e drejtë dhe e barabartë. Përndryshe ky udhëtim do të mbetet i pafrytshëm.

 

Isa Boletini nuk ishte te varri i Sulltan Muratit. Por nuk e bëri qëllimisht. Ai nuk mundi të shkonte atje sepse ishte disi i sëmurë. Nga ana tjetër, ai dërgoi një nga djemtë e tij dhe nipin e tij, të cilët patën nderin të priteshin nga Shkëlqesia e Tij Sulltani në fushën e Kosoves.

 

Madje, Mahmud Shefqet Pasha mendoi se do të kishte qenë mirë që Isa Beu të kishte ardhur atje.

 

 

Isa Beu më foli me lëvdata për rrugët e ndërtuara në mënyrë perfekte në të gjithë Malin e Zi, një vend malor; komunikimet me automobil dhe telefon të cilat arrijnë deri në fshatra. Ai shpreson se edhe vendi ynë do të pajiset me këto të mira të qytetërimit. Unë besoj se Ismail Bej Qemali shkoi në Cetinje për të këshilluar kryengritësit Malësorë që të shmangnin çdo gjakderdhje.

 

Dua të besoj se ata që pretendojnë të kundërtën e kanë gabim. E di që nuk është përkrahës i idesë së autonomisë shqiptare. Prandaj jam i bindur se ai kurrë nuk do të kryejë një akt të tillë që të gjithë shqiptarët do ta refuzonin. Për shtrirjen e pushteteve, këtë mendim e ndaj si të gjithë ata që kanë parasysh të ardhmen e atdheut. Sepse një ligj që zbatohet në Selanik nuk mund të vihet në fuqi në malet e Lumës, në Elbasan, në Guci, në Tiranë, në Gjakovë, në Shkodër, në fushat e thata të Jemenit, në shkretëtirat e Irakut. A do të merren në konsideratë këto pika gjatë diskutimit të ligjit të administratës krahinore ? Jam i sigurt se këtë domosdoshmëri do ta vënë re edhe deputetët turq dhe ndoshta do të jenë ata që do ta mbrojnë më shumë këtë të vërtetë.

The Jewish Chronicle (1935) “Nëse investitorët hebrej duan të vijnë Shqipëri, ata janë të mirëpritur…” — Intervista me Fuad Asllanin, ambasadorin shqiptar në Londër

Shkëlqesia e Tij Dr. Fuad Asllani është ministri shqiptar në Londër, dhe Zonja Moss është e veja e të ndjerit Sir Edward Moss. — Burimi : The Tatler, e mërkurë, 10 korrik 1935, faqe n°21

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Janar 2025

 

“The Jewish Chronicle” ka botuar, të premten e 12 korrikut 1935, në faqen n°20, një intervistë asokohe me ambasadorin shqiptar në Londër, Fuad Asllanin, në lidhje me mirëpritjen e investitorëve hebrenj në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëria do të mirëpriste hebrejtë

Mundësitë për emigrantët kapitalistë

Pikëpamjet e Legatës

Burimi : The Jewish Chronicle, e premte, 12 korrik 1935, faqe n°20

Ministri shqiptar në Londër (Fuad Asllani) lëshoi një deklaratë javën e kaluar në emër të qeverisë së tij, e cila përbënte një ftesë për hebrenjtë që të vendoseshin në atë vend dhe të investonin fonde në ndërmarrje bujqësore dhe industriale, duke premtuar lehtësira për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Ministri shqiptar e plotësoi këtë deklaratë gjatë një interviste që pata me të (shkruan një përfaqësues i Jewish Chronicle).

 

“Qeveria ime,” tha Shkëlqesia e Tij, “e shikon me sy të mirë mundësinë e ardhjes së hebrenjve për t’u vendosur në Shqipëri”. Ai shpjegoi se Shqipëria nuk do t’i mirëpriste hebrenjtë që thjesht donin të vinin në vend, “të bënin një fitim dhe më pas të iknin”. Ata duhet të vijnë me qëllim që të vendosen atje.

 

Ai theksoi mundësitë që ekzistonin në vend për investimin e kapitalit hebre dhe se qeveria shqiptare do t’i ndihmonte hebrenjtë që të merrnin sa më shpejt shtetësinë shqiptare, natyrisht brenda përcaktimeve të ligjit. “Por,” tha ai, “që të mund të zotërojnë tokën, duhet që sipas ligjit të bëhen shtetas shqiptarë”.

 

Pavarësisht se kultivimi në Shqipëri nuk është modern, tha ai, një hektar tokë prodhon në fakt 20 deri në 25 kuintalë misër dhe rreth 18 kuintalë grurë. Nëse do të kultivonim duke përdorur metoda moderne, padyshim që mund ta rrisnim këtë prodhim. Shqipëria, më siguroi ai, është e përshtatshme për të prodhuar oriz, duhan, vaj ulliri dhe panxhar. Sa i përket bagëtive, në vend, tha ai, kishte rreth 3 milionë dele dhe dhi dhe rreth 150,000 krerë bagëti. Hebrenjtë, falë lëndëve të para në dispozicion, mund të krijojnë fabrika. Eksporti i vezëve mund të jetë gjithashtu një burim biznesi i mirë. Vendi është i pasur me minerale. Atje shfrytëzohet nafta. Ka shumë mundësi edhe për turizëm.

 

Ministri deklaroi se nuk kishte asnjë kufizim për hyrjen dhe qëndrimin e një të huaji në Shqipëri, i vetmi përjashtim është punëtori i rastësishëm; nuk kishte asnjë taksë ndaj të huajve dhe nuk kishte absolutisht asnjë dallim race apo besimi. Popullsia përbëhej afërsisht si vijon : 68 % myslimanë; 20 % ortodoksë (grekë); dhe pjesa tjetër katolikë romakë.

 

Në Shqipëri ka shumë pak hebrenj, por nënkryetari i Bashkisë së Vlorës (10 mijë banorë) është një hebre i zgjedhur nga vetë popullsia. “Kjo, — tha ai, tregon shkallën e tolerancës së popullit të Shqipërisë.”

 

“Nëse hebrenjtë duan të vijnë në vendin tonë dhe të investojnë kapitalin e tyre, ata janë të mirëpritur.” tha ai në përfundim. Ai e cilësoi klimën e Shqipërisë si shumë të mirë dhe pak a shumë si ajo e Romës.

Truproja ish-Kryeministrit: Pasi hapa derën me çelës, Kadriu u fut te dhoma e gjumit të Mehmet Shehut ku u rrëqeth!

Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës 31 të Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!


Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut dhe poli-agjentit Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë e de-klasifikuar dhe pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota e me faksimilet përkatëse.

Në dosjen në fjalë, përveç dëshmive ne hetuesi të dëshmitarëve apo të pandehurve, gjenden të plota dhe akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, zv/ministri Xhule Çiraku, kryetari i Drejtorisë së Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Elham Gjika, zv/drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, Lahedin Bardhi.

Në këtë dosje, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje.

Por, edhe pse kemi të bëjmë me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur se si ka funksionuar regjimi komunist i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga dëshmitarët dhe personat e pandehur, që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga disa prej hetuesve të kësaj çështje, (kryesisht pas viteve ’90-të), është bërë e ditur se ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe tortura e dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.

Madje për disa prej të pandehurve të këtij procesi hetimor, konkretisht në rastin e Fiqret Shehut, pyetjet janë hartuar nga vetë Enver Hoxha personalisht (me shkrimin e tij) dhe u janë dërguar hetuesve, nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai (të cilat i kemi bërë publike me faksimilet përkatëse në shkrime të kaluara) dhe të gjitha këto, për të bërë të mundur “zbulimin e grupit armiqësor të poli-agjentit Mehmet Shehu”, me qëllim për të justifikuar vetëvrasjen e tij (sipas variantit zyrtar)!

Në këtë kontekst të paranojës së diktatorit Enver Hoxha, u arrestuan dhe u vunë në bankon e të akuzuarit; Kadri Hazbiu (ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe ministri Brendshëm e i Mbrojtjes), Feçor Shehu (ish-Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Brendshëm), Nesi Nase (ish-ministër i Punëve të Jashtme), Llambi Ziçishti (ish-ministër i Shëndetësisë), Llambi Peçini (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së), Elham Gjika (ish-kryetar i Hetuesisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme), Gani Kodra (ish-kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe familjes së Mehmet Shehut), Kristofor Martiro (ish-hetues i “grupit armiqësorë të Beqir Ballukut”), Ali Çeno (ish-përgjegjës i grupit të shoqërimit të kryeministrit Mehmet Shehu), Xhavit Ismailaga (ish-berber i Hotel “Dajti”), Idriz Seiti (ish-kolonel i Sigurimit të Shtetit, kryetar në Degët e Punëve të Brendshme në Kukës e Lezhë dhe kryetar dege në Ministrinë e Brendshme, për ruajtjen, sigurimin dhe ekzekutimin e personave antiparti), Lirim Pëllumbi (ish-kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit), Qamil Mane Islami (ish-kolonel në Drejtorinë e Kampeve dhe Burgjeve pranë Ministrisë së Brendshme), Duro Shehu (vëllai i Mehmet Shehut, ish-komisar në drejtorinë e Aviacionit Luftarak të Ministrisë së Mbrojtjes), Fiqret Shehu, bashkëshortja e Mehmet Shehut, me dy djemtë e tyre, Bashkimin dhe Skënderin, etj., etj.

Nga ky “grup armiqësor”, katër të parët (Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini), u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, kurse të tjerët u dënuan me burgime të rënda, nga ku u liruan vetëm në vitin 1991, me përjashtim të Fiqret Shehut, e cila vdiq në burg në vitin 1987, në rrethana misterioze dhe ende të pazbardhura, si dhe djalit të madh të familjes Shehu, Vladimirit, që gjithashtu vdiq në rrethana misterioze ende të pazbardhura, në qytetin e Gramshit, (varianti zyrtar; vetëvrasje), ku ishte internuar me familjen e tij, në janarin e vitit 1982. Për më shumë rreth gjithë kësaj ngjarje, etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

PROCES-VERBALI I MARRJES NË PYETJE TË OFICERIT ALI ÇENO, ISH-PËRGJEGJËS I GRUPIT TË SHOQËRIMIT TË KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E HETUESVE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA

                                                                         PROCES VERBAL

                                                                  (I pyetjes së të pandehurit)

                   Tiranë më 30.3.1983

Ne, Sokol Koleka dhe Bashkim Caka, hetues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, rimarrim në pyetje të pandehurin Ali Çeno

Pyetje: Na jepni shpjegime i pandehuri Ali Çeno, se ç’dini rreth vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, dhe ç’veprime janë kryer nga grupi hetimor operativ, ditën e ngjarjes?!

Përgjigje: Në datën 18 Dhjetor 1981, unë kam qenë në dhomën e oficerëve, ku po prisja Mehmet Shehun, që të dilte për në punë. Rreth orës 8.00, ka njoftuar me interfoni Vladimir Shehu, që unë të shkoja urgjent në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Unë kam shkuar me vrap në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, e cila ishte në katin e dytë të ndërtesës. Në paradhomë, kam takuar Vladimirin, i cili më bëri me shenjë që të shkonim në dhomën e gjumit, duke më thënë; shko shikoje babin.

Unë, jam futur në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, dhe pashë që ai ishte i shtrirë në krevat, me fytyrë nga tavani, e i zverdhur në fytyrë. Unë, e kapa nga dora e pashë se ai ishte i ftohur. Mehmet Shehu, ishte i mbuluar me kuvertë e çarçaf deri në afërsi të grykës.

Unë, për t’i parë pulsin, e zbulova kuvertën dhe pashë se ai, i kishte duart i kishte të vendosura mbi gjoks, e të përthyera në bërryl. I pashë pulsin dhe konstatova se ai nuk punonte, kurse në krahun e majtë afër zemrës, pashë një njollë gjaku. Mbi krevat në krahun e djathtë, ishte pistoleta “Makarov”.

Mbas kësaj duke qenë i bindur se Mehmet Shehu, kishte vrarë veten, unë e kam mbuluar përsëri ashtu siç ishte më parë, kur e gjeta unë, dhe kam njoftuar mjekët Milto Kostaqi e Llesh Rroku. Kur kanë ardhur mjekët e janë futur në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, unë jam futur në studion e tij, e cila komunikon me dhomën e gjumit, dhe kam marrë në telefon për të njoftuar për ngjarjen Feçor Shehun, dhe shokët e Partisë. Së bashku me mua në studio tek telefoni kanë qenë edhe Vladimir Shehu e Jonuz Luto.

Mbasi mjekët e kanë parë kufomën e Mehmet Shehut, dhe ne bëmë njoftimet në telefon, unë e kam mbyllur me çelës dhomën e gjumit, dhe dhomën e studios së Mehmet Shehut, e kam dalë në korridorin e katit të dytë ku po prisnim.

Sqaroj se pas lajmërimit që më bëri Vladimir Shehu, me steriofoni, për të shkuar lart në katin e dytë dhe në korridorin e dhomës së gjumit, unë gjeta Fiqrete Shehun, Fatbardha Shehun, dhe Vladimir Shehun, ku Fiqretja me Fatbardhën u nisën për në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, kurse Vladimiri, siç shpjegova, më tha shko shiko babanë.

Kur unë isha tek krevati ku ishte vetëvrarë Mehmet Shehu, dhe po këqyrja veprimet që thashë më sipër, Vladimir Shehu duke qenë pas meje, zgjati dorën dhe mori një zarf mbi kokën e krevatit. Unë i thashë Vladimirit “çfarë more aty”?! Vladimiri më tha që Mehmet Shehu, para vetëvrasjes, ka lënë letër personale, ja ka lënë Fiqretes. Dhe e mori letrën.

Unë i thashë Vladimirit që ta linte letrën aty ku e mori, por ai nuk pranoi, duke më thënë se do ta mbante se ishte personale. Unë i thashë Vladimirit që ta mbante letrën, por të mos e hapte në asnjë mënyrë. Pak kohë pasi kemi dalë në korridor, aty ka ardhur Kadri Hazbiu, i cili u drejtua menjëherë në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut.

Derën, unë e kisha kyçur, prandaj kur Kadri Hazbiu shkoi tek dera e dhomës së gjumit, unë e hapa dhe Kadri Hazbiu u fut brenda dhomës së gjumit të Mehmet Shehut, ku u step, u rrëqeth, pa rreth e rrotull, qëndroi pak dhe doli nga kjo dhomë. Sapo Kadri Hazbiu ka dalë nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut, unë i thashë që Mehmet Shehu ka lënë një letër, të cilën e mori Vladimiri dhe nuk pranoi që të ma jepte.

Kadri Hazbiu më dëgjoi, dhe nuk foli për këtë gjë, por më tha mua se; “Ku është Fiqretja” dhe unë i tregova dhomën. Ai, u fut në dhomën e Fiqretes e, i tha: “Përse o Fiqret e bëri këtë punë kështu ky, s’duhet ta kishte vrarë veten, se Byroja Politike e shumta një vërejtje në kartën e regjistrimit do t’i jepte”!

Fiqretja e shikonte Kadri Hazbiun, por nuk fliste. Kadriu, e pyeti për letrën, por ajo bënte sikur nuk kuptonte, prandaj ndërhyra unë e i thashë, se si ka lënë një letër të cilën e ka Vladimiri.

U thirr Vladimiri aty, e i dha letrën Kadri Hazbiut e ky i fundit, mbasi e palosi e futi në xhep dhe iku. Mbasi ka ikur Kadri Hazbiu, ka ardhur grupi hetimor, ku ishin Elham Gjika, Koço Josifi, Dhimitër Beshiri, Estref Myftari, e më vonë kanë ardhur mjekët Bashkim Çuberi e Fatos Harito.

Të gjithë së bashku, u futën në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut ku është bërë këqyrja e vëndit të ngjarjes ku si dëshmitar të pranishëm keni qenë, Milto Kostaqi dhe unë. Gjatë kohës që u bë këqyrja e vendit të ngjarjes, të gjithë personat që thashë më sipër, kanë qëndruar në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut, dhe nuk janë larguar, me përjashtim të Elham Gjikës.

Ky nuk qëndroi bashkë me ne, por disa herë është larguar nga dhoma e gjumit. Se ku shkonte Elham Gjika, e se çfarë veprimesh kryente ai, unë nuk di gjë. Në dhomën e gjumit tek komodina e krevatit të Mehmet Shehut, ishin çelësat e tij të vendosura në një mbajtëse meshini.

Elham Gjika, i ka marrë këto çelësa në dorë, e më tha mua: “Këto çelësa, të kasafortës janë”?! “Po”,- ju përgjigja unë, – të kasafortës janë. Elham Gjika më pyeti mua se ku është kasaforta. Unë i thashë se kasaforta është në dhomën e studios së Mehmet Shehut.

Pasi ka përfunduar këqyrja e vendit të ngjarjes, të gjithë personat kanë dalë nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut dhe janë ulur në katin e parë. Kurse Elham Gjika, Koço Josifi, Milto Kostaqi dhe unë, kemi qëndruar në korridorin e katit të dytë, mbasi këtu jemi pyetur unë dhe Miltoja, nga Koço Josifi.

Këtu Elham Gjika i tha Koço Josifit që të na pyeste neve. Në kohën që Koço Josifi ka qenë ulur në kolltuqet korridorit të katit të dytë, dhe po shkruante ato që po i thoshte Milto Kostaqi, Elham Gjika u fut në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut.

Kur unë e pashë Elhamin që u fut, i shkova nga prapa dhe kur u afrova tek dera, Elhami më tha; “Rri, mos u fut brenda se nuk është nevoja” dhe e ka shtyrë duke mbyllur derën pa çelës. Në këtë moment para se të mbyllej dera, unë i kam parë Elham Gjikës që në dorën e majtë kishte çelësat e kasafortës së Mehmet Shehut, kurse në dorën e djathtë, kishte çantën të cilën e mbante vazhdimisht në dorë.

Pas kësaj unë, jam kthyer tek korridori ku ishte Koço Josifi me Milto Kostaqin, dhe kur ka përfunduar pyetja e Miltos, jam pyetur dhe unë. Derisa jam pyetur unë, Elham Gjika, ka vazhduar që të qëndrojë në dhomën e gjumit të Mehmet Shehut. Kështu ai ka qëndruar në këtë dhomë, nga 20 deri në 45 minuta.

Mbasi ka dalë nga dhoma e gjumit të Mehmet Shehut, Elham Gjika ka ardhur aty ku isha unë, Milto Kostaqi, e Koço Josifi, dhe pasi pyeti Koçon, nëse kishte mbaruar e, Koço i tha; mbaruam, Elhami i tha Koços; “fillojmë nga dyllosja e dyerve”.

Nga ana e Elham Gjikës e Koço Josifit, është bërë dyllosja e dyerve dhe dritareve të dhomës së Mehmet Shehut. Ka qenë më duket dhe shoku Xhule Çiraku, e që të katërt kemi zbritur në katin e parë duke lënë roje në dyert e katit të dytë Pëllumb Rustemin. Kur zbritëm në katin e parë, Elham Gjika dhe Koço Josifi, kanë pyetur Fiqret e Vladimir Shehun.

Përveç kësaj Elham Gjika, ka ardhur në shtëpinë e Mehmet Shehut, edhe atë mbas dite kur u nxor jashtë dhome kufoma e Mehmet Shehut si dhe kur u bë eksperimenti hetimor. Dua të theksoj se mua, përveç pyetjes që më kanë bërë hetuesit atë ditë në shtëpinë e Mehmet Shehut, më kanë pyetur edhe në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Procesin e lexova, thëniet e mia, janë shkruajtur drejt, e firmos. Memorie.al

 I pandehuri                                                                           Hetuesit

  Ali Ceno                                                         Bashkim Caka   Sokol Koleka

DY  LOT’ E  NJI  BETIM…- PREJ AT ANTON HARAPIT O.F.M.- Pergatiti Fritz RADOVANI

 

 

 

 

At Anton Harapi (1888 – 1946)

 

DY  LOT’ E  NJI  BETIM…

 

Mbi Eshtën të deshmorve t’ Atdheut

Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli.

 

Ndalniu !

Ku véni, o Burra ?!..

Çerçiz e Muço,

 

                Dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit,

para se të ndaheni.
Doni t’a leni Shkodren, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari keni pa t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shëndoshtë, gëzueshem e rritët shtatin, atje prej kah Shqipnia u qiti edhe u ndriti!

Lè të lavdohen, po, per ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindët perjetë, por grimë ma pak s’do të gëzohet me ju Shkodra, vendi, ku ju nuk vdiqët, por u lindët per Atdhé.
Njimênd se ato u dhanë tamblin e gjiut, e u janë nana të natyrshme,

por ju tashma, nuk jeni njerëz të zakonshem, nuk jeni çfardo Shqiptarësh, ju jeni Heroj, jeni burra Shqiptarë; e si të tillë u priti e ju mbajti, si të tillë sot me gëzim u percjellë Shkodra, lama e Nana e heroizmit t’uej.

Jo, nuk u lëshon ju Shkoder lokja, ambel pa u puthë në të dyja faqet, thekshem pa u lëmue të dy krahët, përmallshëm pa u derdhë dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi, mbi Eshtënt t’uej.

Eshtën të pamort, u falem !

Të pavdekshëm, po, pse nder vême t’ueja rueni nji visar të çmueshem, njat ide e cila e patrandun do të jesë ndër né deri sa të jetë Shqipnia.

E udha e mbarë u kjoftë!
Veç, o Burra, qi vdekun flitni ; të mbetun, ngjalleni; të hupun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqipnisë, deh, lëshonje nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnisë Shqiptare shka u a ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

Diftoni, po, se ka e do të ketë Shqipni deri sa të kemi e të mbajmë nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa të dalin Shqiptarë fatosa; ka dhe do të ketë Shqipni derisa gjaku i juej i kërthnestë e i gjallë të vlojë në kujtim e ndër ndjesi të Shqiptarvet, deri qi në Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, të çmohen e të madhnohen thëmeluesat e Atdheut.
Kemi pse të jemi e të mahemi Shqiptarë, der’ të Shêjte të ruhen bes’e burrni.

Me të tanë fuqinë t’uej vigane m’i a bani nji urim Shqipnisë;

m’i ndiellni të mbarë e perparim, paqë e ngadhnjim.
Por edhe nji nâmë si rrëfeja, m’ i a lëshoni kulshedres së ré, rrymvet dermuese, qi po e brejnë jeten Shqiptare: atyne po, të cilët thonë se po bashkojnë e na shkatrrojnë: levdohen per dashni, e na qesin mënin’ e fitmen, duen të na mësojnë e po na zhburrnojnë.
Hèu ! ata mos kjofshin, e Zoti i vraftë njata, të cilët duen t’i lanë Shqiptarët pa besë ndër veti, duen t’i qesin nga morali dhe karakteri, nga familjet e historia!

Nuk po u pyes kush jeni e kah po véni?

Kudo shkojshi, të bardhë kjofshi; ku ndejshi, flori ndritshi !

Ideali i juej më tregon se kush jeni, vdekja e juej më dishmon se ku dueni? Nuk më duhet gja kush u vrau, por knaqem, kah marr me mend até per shka ju ratë preja e dorës mizore.

Nuk marr parasyshë ç’ krahinë kjet e ç’ besim patët, më mjafton të dij se besuet në nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi ndër dêjt t’uej gjaku Shqiptar.

Ju mësyt Shkodren per strehë Atdhetarije, per lamë veprimi, per

strofull sigurie.

Edhe Shkodra me kënaqësi ju priti e iu dha nderimin që ju perkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder Fatosat e vet, nder të vdekunit e pavdekshëm, krahas me nji Dedë Gjo’ Lul e tjerë sokola.

Eh, moj Shkoder, moj mizore ! Si s’u ngine ma njiherë me gjak ?

Deri kur ma do të m’i a këndojsh kangen vdekjes e shemtimit?
Shka asht në ty qi dukesh si të ngadhnojshe ma fort mbi vdekje se sa mbi të gjallë, si të gëzojshe ma fort per të mbetun se per të gjallë?

Me shka ma mund do të shuhet ajo etja e jote, qi tash sa mot të rreshkë e të pervlon?..

Ti, mizore njimend, por fatose, pse sikurse në djep t’and perkunde burrat e maleve, ashtu në prêhën t’and mblodhe, në votren t’ande rreshtove kreshnikët e Kombit.

Mizore, po, por trimneshë, pse kurdoherë në vdekje pave shpetimin; në therori, fitimin; në burrni, forcen.

Mizore po, por fisnike, pse nderë e burrni i pate gjithmonë per piri.
Zotnij të ndritshëm ! Nuk due t’u ndali mâ. Keni udhë të gjatë.

Merrni këto visare të çmueshme, e shkoni!

Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta Eshtën, shëmblles ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijmë doren shoqishojt, Toskë e Gegë, muhemdanë e kristjan e me besen e burravet, me besen Shqiptare, të lidhemi per t’i a mbajt Shqiptarit të paprekun nji Zot të vertetë, nji Atdhé të lumtun, per të bamë Shqipninë e ré, të fortë e të madhnueshme, të dêjë per Skenderbéun.
T’i diftojmë, po, Botës, se Shqiptarët janë njimênd burra; se mund të jemi Tosk’ e Gegë, muhamedanë e kristjan, e njiheri Shqiptarë të njimendët.

Zoti i Vertetë e Atdhéu lè të na bashkojnë,

Zoti e Atdhéu t’ na mbajnë;
Me Zot e me Atdhé të lumnojmë!

                                                                                At Anton HARAPI o.f.m.

 

            Shenim nga Fritz RADOVANI:

           Asht marrë nga “Hylli i Dritës”, fq 462, viti XII, nr.9, Shkoder 1936.

Kjo fjalë u mbajt nga At A. Harapi, tek balkoni i Postës në Fushen e Çelës.

Vlersohet nder Kryeveprat e Atdhetarit At Anton HARAPI.

            Melbourne, 1 Shkurt 2024.

La Turquie (1911) “Tetë muaj ekzil në Mal të Zi” — Intervista me Hasan Prishtinën, udhëheqësin e kryengritësve shqiptarë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Janar 2025

 

“La Turquie” ka botuar, të mërkurën e 21 qershorit 1911, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Prishtinën në Turqi, pas ekzilit tetë mujor në Mal të Zi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Intervistë me Plavalin Hasan

Udhëheqës i kryengritësve shqiptarë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një koleg nga Selaniku pati rastin të shihte udhëheqësin e njohur shqiptar Plavalin Hasan Aga, i cili ishte strehuar në Mal të Zi dhe i cili ishte kthyer në Turqi vetëm tre muaj më parë.

 

Ai ishte i shoqëruar nga dhëndri i tij. Ish-udhëheqësi i kryengritësve na dha intervistën të cilën do të lexojmë :

 

— Pse u detyruat të strehoheshit në Cetinje ?

 

— Për një arsye shumë të thjeshtë. Ditën që u shpall Kushtetuta u gëzova dhe isha ndër të parët që e vura veten tërësisht në dispozicion të qeverisë.

 

Unë isha i sigurt se do të ishim të parët që do të përfitonim nga regjimi i ri. Epo, në vend që të na linin të qetë dhe të na jepnin mjetet për të kontribuar në konsolidimin e regjimit të ri, ata erdhën pa na dhënë shkak, të na sulmonin me topa (predha). Pashë 17 kullat e mia të shkatërroheshin nga predhat. Disa nga njerëzit e mi u vranë dhe ne u trajtuam si armiq.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pikërisht atëherë u detyruam të strehoheshim në Mal të Zi ku kaluam 8 muaj. Ju e kuptoni se ne jemi nënshtetas besnikë të qeverisë perandorake dhe se u pikëlluam shumë kur pamë se na trajtonin si armiq.

 

Më në fund, pas 8 muajsh në mërgim të detyruar, tre muaj më parë u kthyem në Turqi. Shkuam te kajmekami i qytetit kufitar për të shpallur nënshtrimin tonë ndaj qeverisë perandorake.

 

— Sigurisht, ju dorëzuat armët ?

 

Hasan Aga buzëqeshi dhe tha disa fjalë shqip duke shtuar :

 

— Konsideroni se ne i kemi dorëzuar armët ; por shton një nga njerëzit e tij, ato na u kthyen sërish.

 

Ne presim tani që qeveria të na kompensojë të gjitha dëmet që unë dhe njerëzit e mi pësuam si pasojë e sulmit të ushtarëve.

 

Prej orës 8 presim të mbërrijë Madhëria e Tij që t’i paraqitemi. Na thuhet se Madhëria e Tij do të na nderojë duke na akorduar një pritje në Prishtinë. Pra, ne do të shkojmë në Prishtinë.

 

— A jeni këtu me 400 burrat (ushtarët) tuaj ?

 

— Në asnjë mënyrë. Erdha me 5 nga njerëzit e mi.

 

— A e ka bërë Isa Boletini tashmë nënshtrimin e tij ?

 

— Pothuajse. Ai ndodhet në Turqi, por ende nuk është falur ; pret derisa të kryhen formalitetet për t’u prezantuar zyrtarisht. Mendoj se është çështje ditësh. Isai do të mund të vijë në Prishtinë dhe të pritet në takim nga Madhëria e Tij.

La Turquie (1910) Një intervistë me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të në shtypin turk

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Janar 2025

 

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 12 majit 1910, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të asokohe në shtypin turk, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një intervistë me Hasan Beun

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa ditësh për Hasan Beun, deputet i Prishtinës. Herë lajmërohej se familja e tij kishte ikur në Shkup, herë lajmërohej se vëllezërit e tij ishin arrestuar. Në prani të këtyre thashethemeve dhe të tjerave, e pamë me vend t’i drejtohemi atij dhe ta pyesim se çfarë mendon për këto thashetheme.

 

Hasan Beu priti një nga bashkëpunëtorët tanë në zyrën e parë të Dhomës dhe e pranoi me dëshirë intervistën.

 

Fillimisht bashkëpunëtori ynë e pyeti nëse mund ta mohonte lajmin e Neïri-Hakikat-it të Manastirit dhe sipas të cilës disa deputetë shqiptarë ishin përfshirë në lëvizjen e Shqipërisë së Epërme.

 

— Po t’ia vlente të mohohej, tha Hasan Beu, ne do ta kishim bërë tashmë. Por nëse, në këtë vend thashethemesh, do të fillonim të mohonim gjithçka që ia atribuojmë një njeriu, do të kishim harxhuar të gjithë kohën duke botuar mohime në gazeta.

 

Por koha jonë është e çmuar. Përveç kësaj, do të ishte shumë e ulët për të mohuar publikime të tilla keqdashëse. Nuk e kuptoj çfarë kënaqësie gjejnë duke botuar të tilla shpifje. Sot një gazetë thotë se vëllezërit e mi janë arrestuar dhe një pjesë e familjes sime ka ikur në Malësi. A ja vlen të publikosh lajme qesharake si ky.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A keni lajme të reja mbi Shqipërinë ?

 

— Është e vërtetë që nuk marr letra. Por sipas udhëtarëve që mbërrijnë, situata nuk është e mirë. Ekziston frika se kryengritja do të përhapet.

 

— Ju keni marrë leje për të shkuar në Shqipëri. A do ta përdorni atë ?

 

— Unë kam marrë leje për të shkuar atje për një çështje private. Por disa gazeta e interpretuan ndryshe këtë leje. Kanë shkruar se jam gati të shkoj në teatrin e kryengritjes. Megjithatë, mora parasysh gjendjen psikologjike të vendit dhe megjithëse kisha punë urgjente, e shtyva udhëtimin për disa ditë.

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! – Nga BESIM NDREGJONI

Data 25 janar 1945 është një ditë e shënuar dhe historike për Shqipërinë, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e malësorëve që nuk pranuan regjimin komunist dhe i treguan Europës se shqiptarët nuk pranojnë sllavizmin dhe stalinizmin enverist. Nuk kishte vetëm 2 muaj që Shqipëria ishte nën pushtimin e diktatorit stalinist Enver Hoxha, me mbështetje nga regjimi serb, malësorët u ngritën për të kundërshtuar këtë regjim gjakatar dhe represionin që ushtronin komunistët shqiptarë! Këta burra dhe gra trimëresha nuk ishin të frikësuar përballë masakrave të sunduesve enveristë, por të vendosur të mbronin nga humbja identitetin dhe të drejtat e tyre.

Më 25 janar 1945, udhëheqësit e shquar si Major Llesh Marashi nga Shkreli, Mulë Delia Bajraktari nga Hoti dhe heroiku i mbrojtjes së kufijve Preng Cali i Kelmendit, filluan lëvizjen e parë antikomuniste në Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një akt që tregoi se populli shqiptar, ndonëse i përballur me represionin e tmerrshëm të regjimit komunist, do të kundërshtonte çdo tentativë për të prishur traditat dhe identitetin kombëtar. Ata qëndruan të palëkundur, duke mbrojtur besën dhe nderin, dhe duke pasur besim në Zot dhe komb.

Sot, pas 80 vitesh, pasardhësit e kryengritjes antikomuniste të ndihen krenarë për veprën e kryer nga ata burra dhe gra të Malësisë së Madhe. Ata janë shembuj të pavdekshëm të qëndresës dhe sakrificës për liri dhe dinjitet kombëtar. Po të kishin pasur mbështetjen dhe vëmendjen e ndërkombëtareve ndoshta historia do të kishte ndjekur një rrugë tjetër, dhe fati i Shqipërisë do të ishte ndryshe.

Mbas kësaj kryengritje Malësia e Madhe u masakrua nga diktatura komuniste dhe vuajti për më shumë se katër dekada, vetëm sepse kërkuat liri dhe drejtësi. Lëvizja antikomuniste e Malësisë Madhe ishte e para në Europën pas Luftës së dytë Botërore që i tha “Jo” diktaturës dhe terrorit sllavokomunist. Ky është një akt që do të mbetet gjithmonë në histori. Bilanci i kësaj rezistence është tragjik dhe shkatërrues: mbi 100 të pushkatuar, mbi 200 të burgosur që kaluan vite të tëra në kampet e internimit dhe mbi 200 familje të internuara. Ky është çmimi i lirisë që pagoi ky popull fisnik.

Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pavarësisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshin.

Ne sakrifikuam për të siguruar lirinë e këtij kombi, por pas një gjysmë shekulli, pati një tradhti të dytë nga ata që zgjodhën ideologjinë e komunizmit dhe jo demokracinë. Shqipëria, pas 1990-s, u bë i vetmi vend në Europë që e harroi pasojën e komunizmit dhe nuk i dha drejtësi viktimave të tij. Ne u tradhtuam nga një klasë politike që jo vetëm nuk e dënoi regjimin komunist, por edhe e mbajti atë në heshtje dhe e përdori për interesat e saj.

Sot, pas 35 vitesh, më shumë se 6000 antikomunistë nuk kanë një varr, sepse politikës shqiptare i mungon vullneti për të njohur dhe dënuar këtë krim. Mbi 36,000 të burgosur politikë, që dhanë jetën dhe vuajtën për lirinë e Shqipërisë, janë harruar, ndërsa trashëgimtarët e diktaturës janë të pushtetuar dhe vazhdojnë të japin leksione demokracie, pa pasur asnjë ndjeshmëri për viktimat e sistemit që ata mbështetën. Për më tepër, mbi 100,000 familje shqiptare që u dëbuan dhe u internuan, nuk gjetën mbështetje, dhe shumë prej tyre janë larguar nga atdheu, pa mundur të integrohen në shoqërinë shqiptare. Ky është një dështim i rëndë i shtetit shqiptar dhe një shenjë e pasigurisë që vazhdon të mbizotërojë Shqipërinë. Shteti dje ishte autori i krimeve, sot shteti mbron xhelatët që i shkaktuan këto krime. 25 janari 1945 është një ditë historike për qëndresën antikomuniste, është dita kur regjimit të Enver Hoxhës i thamë “jo”, dhe vazhduam për 45 vite të i rezistojmë krimeve makabre dhe të ngjashme me krimet e nazistëve ndaj hebrenjve. Hebrenjtë kanë ditën e kujtesës 27 janarin si ditë kujtese, përse ne shqiptarët të mos kemi 25 janarin si ditë kujtese ndaj rezistencës antikomuniste.

Hungarezët krenohen me revolucionin e tyre të 1956, por ne që e nisëm revolucionin 11 vite para tyre, a s’kemi të drejtë të krenohemi si mbrojtës të fjalës së lirë dhe të identitetit kombëtar! Ne, antikomunistët, kërkojmë që krimet e komunizmit të dënohen, dhe të bëhen e të jepet drejtësi për ata që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Nuk mund të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme dhe të drejtë pa njohur të vërtetën dhe pa kërkuar ndjesë për krimet që ndodhën. Europa e ka dënuar komunizmin, Amerika e ka dënuar me karrige elektrike lëvizjen komuniste, ndërsa Shqipëria vazhdon të heshtë, duke përforcuar një sistem që ende mbron pasojat e regjimit.

Mos dënimi i krimeve të komunizmit, glorifikimi i ideologjisë komuniste si bazë për të sunduar shtetin janë të dështuar duke e çuar Shtetin Shqiptar nga një sistem demokratik në një sistem diktatorial. Shteti shqiptar ka dështuar të mbrojë viktimat e komunizmit dhe të bëjë drejtësi për të kaluarën, ndërsa ka vazhduar të ndihmojë trashëgimtarët e diktaturës. Politikanët shqiptarë që janë ende në pushtet, jo vetëm që nuk e kanë dënuar komunizmin, por kanë heshtur dhe janë bërë bashkudhëheqës të një ideologjie të vjetër, të shkatërruar dhe të dështuar. Malësia e Madhe krahina që i tha jo komunizmit në këtë 80-vjetor të kryengritjes antikomuniste kërkon drejtësi përpara një shteti që hesht ndaj padrejtësisë që ju është bërë antikomunistëve shqiptarë! 25 janari duhet të jetë ditë historike kombëtare dhe krenarie për Shqipërinë. Kjo ditë bën krenar shqiptarët në Europë për qëndresën, sakrificat dhe mbrojtën e lirisë. Në këtë ditë të shënuar na kalon në vëmendje thënia e Martin Luter Kingut: “Një padrejtësi në çfarëdo vendi është një kërcënim për drejtësinë kudo!”/Gazeta Panorama

Intervista – Ahmetaj: Po të arrestohesha, nuk do të dilja i gjallë nga burgu

Ahmetaj: Po të arrestohesha, nuk do të dilja i gjallë nga burgu. Pronarët e TCH dhe ish-drejtuesi kanë marrë miliona euro nga inceneratorët

‘Vetëm 3 ditë më parë më ka ardhur kërcënimi i fundit’, ka zbuluar Arben Ahmetaj gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’. Gjatë bisedës, Ahmetaj është shprehur se, ka pasur një paralajmërim për të cilin ka qenë në dijeni edhe Altin Dumani, që nëse ai do të arrestohej, nuk do të dilte i gjallë nga burgu.

Peka: Jo, unë nuk e di që ka paguar njerëz.

Ahmetaj: Vazhdojmë te media. Njëra merr tender korrupsioni, njëra paguhet nga plaçkitësja, tjetri merr pronat shtetërore, tjetri kërcënohet… mirë mo, nja një fund kjo??? Unë ka këtu një pjesë të vendimit të inceneratorit të Tiranës, të hetimit. Nuk do merrem as me cilësinë, as me sipërfaqësinë, as me shkurtimin, as me heqjen, as me grisjen e urdhër-arresteve, nuk do merrem. Do merrem me verifikimin e asaj që kam thënë në shkurt të vitit 2023, që ka një strukturë gjysmë mafiozë politikë-incenerator-media. Top Channel është media. Këtu vërtetohen transaksionet midis pronarëve të TCH, ish-kryeredaktorit të TCH miliona euro. Nuk me besuan shqiptarët, sepse dilte TCH, nuk ka shkuar deri në fund, po nuk do Altin Dumani të shkojë deri në fund, kjo është dosje e SPAK.

Pra, kjo ka vërtetuar se Top Channel, kreu i organizatës dhe Erion Veliaj dhe Belinda Balluku dhe inceneratorët kanë qenë të drejtpërdrejtë në goditjen ndaj meje. Të drejtpërdrejtë. Sot Top Neës dhe TCH janë televizione të qeverisë.

Jemi në 2025, si mundët more të vihet një televizion kombëtar të vihet kundër meje se do kreu i organizatës. Një sqarim juridik procedural për këtë dosje. Ministria e financave nuk ka dhënë miratim, saktë është ajo pjesë, por duhet korrigjuar, ministra nuk ka dhënë miratim, është shprehur ‘no coment’, sepse ka refuzuar angazhimin e parave të buxhetit të shtetit me firmën time, jo një herë po pesë herë, dhe ka shkruar ne shprehemi pa komente përderisa ju do ta paguani vetë inceneratorin, por duhet të merret aprovimi nga të gjitha qarqet. Këtë dosje e kam në detaje dhe të gjitha transaksionet e bëra nga grupi mafioz, kreu i organizatës, plaçkitësja, pronaro faktik i incerneratorit të Tiranës, inceneratorët, Top Channel. Janë të gjitha në këtë dosje. E ka SPAK-u. meqë në 2023 del kreu i organizatës dhe thotë po të isha unë SPAK-u ai do t’i kishte punët më keq, dakord, e bërë me keq. Po kam dyshime serioze Cim Peka se të më ndjejnë qytetarë, po të më ndjejë edhe SPAK-u për këtë, ta dëgjojnë qytetarët, që urdhëri i arrestit me urgjencë- kam një pyetje për gjyqtarin, që nuk e njoh, po më thonë është dinjitoz, Erion Bani, si ka mundësi, për çfarë arsye e firmose urdhrin tim të arrestit? Çfarë kisha bërë unë në atë dosje? A e mendove dot si gjyqtar, a e mendove dot si si profesionist? Unë e kuptoj Altin Dumanin dhe Millonain, kishin marrë urdhër dhe ju duhej statistike, e kanë personale, nuk i mirëkuptova, por e kuptova. Me logjikën e tyre duhet të isha sot dy vjet në burg në pritje të cuarjes së dosjes në gjyq, që nuk e çonte dot se nuk e lidhte, nuk lidhet as me pastrimin e parave, po duhet të rrija në burg dhe të prisja Altin Dumanin t’i ngrefej logjika. A jeni në vete thotë, lereni të përplaset në gjykatë. Mirë po e ke këtë mundësi, por për çfarë nxore urdhër arresti, për dy muaj, do prishja faktet në parlament. Po mirë, po Benet Beci i prish faktet që ke anuluar urdhër-arrestin për Benet Becin? Po Erion Veliaj i prish faktet? Ke dy vjet e gjysmë që e ke paralajmëruar për të fshirë faktet? Po Frida Krifca, po Belinda Balluku? Po Damian Gjiknuri? Po Ogerta Manastirliu? Kujt ia tregon ti këto, turp, shkon aty dhe kolegët e mi nuk e pyetën, nuk e lexuan dosjen.

Sot me kërcënimet, para tre ditësh kam marrë një kërcënim interesant, ‘Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell’. Po, po, para tre ditësh ma kanë bërë këtë kërcënim. Kam dyshime se Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time, unë s’dilja i gjallë nga burgu. Këtë e dinë të gjithë tani. Do jetë trishtim shumë i madh që nuk e kuptoj, po nuk mund ta ndaj…

Peka: Nga e more këtë kërcënim?

Ahmetaj: Nga të njëjtët njerëz. Do ishte fundit i fundit të botës nëse Altin Dumani do ishte pjesë, të nderua qytetarë, e kam thënë do kthehem, ore unë jam partizan Erion Veliaj të hetohet i lirë dhe të shkojë në gjykim i lirë, Benet Beci ashtu…e dini që mesatarja e paraburgimit në Shqipëri është 20-fish më e lartë se mesatarja europiane. Ramiz Alia kur vendi kishte 4.2 milin banorë la 6000 mijë të paraburgosur. E dini sa është sot, që jemi 1.5 milionë shqiptar, paraburgimi me SPAK ka shkuar në 6500 të paraburgosur.

46-milionë euro ka shkuar kostoja për të paraburgosurit. Pandëshkueshmëria është gjykata, jo SPAK. Apo sot që janë në të njëjtën godinë këta dhe gjykata vendos siç do SPAK.

Ka një pyetje vetëm për një rast: Kush i paguan 33 vjet jetë të 11 të të mbajturve në burg për 3 vjet me firmën e Altin Dumanit si grup i strukturuar kriminal dhe pastaj kanë dal të lirë 11×3 = 33 vjet jetë. Kush i paguan? Kanë dalë të lirë si të pafajshëm. Media serioze thotë ore si i trajton ti këta, për çfarë i çon në burg?

‘Mbylli Lazaratin…’/ Ahmetaj plas ‘bombën’: Kanabizimi Shqipërisë projekt i Ramës, ja 5 ministra që e kundërshtuan…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur më shumë dritë më skandalin e kanabizimit të Shqipërisë me një plan të mirëmenduar nga kryeministri Edi Rama, që në momentin e parë që erdhi në pushtet në vitin 2013.

Në intervistën e tretë në Çim Peka LiveSYRI TV, Ahmetaj i është referuar një takimi në Durrës të Këshillit të Ministrave me Edi Ramën, që sipas tij është diskutuar në lidhje me kanabizimin e vendit, si një plan i detajuar dhe produkt i kryeministrit, të cilin sipas ish-zëvendëskryeministrit, e kanë kundërshtuar 5 ministra.

‘Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar atë që po ndodhtë me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi, edhe për shkak edhe të natyrë time. Por 5 ministra e kanë kundërshtuar. Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar. Saimir Tahiri që e beri ‘kokë turku’ dhe me tre çerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam superkundërshtuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës. Këta 5 ministra dhe të tjerë që nuk pipëtinin kanë kundërshtuar’, u shpreh Ahmetaj.

Intervista:

Peka: Duke qënë se bërë një parashtrim dhe the se media do thelbin, do na tregosh se çfare janë këto dosje në tavolinën e Arben Ahmetajt?

Ahmetaj: Po i rikthehem edhe njëherë statistikave, në burg shkon ai që do kreu i organizatës. Unë jam Benet Beci, ai në gjendje të lirë unë jo. Veliaj në gjendje të lirë, Frida Krifca… shkoni bëjini këto në Amerikë, Gjermani…të grijnë institucionet.

Por le t’i kthehemi një momenti ‘off record’ që është bërë debat në qeveri në Durrës për kanabizimin.

Atë periudhë filluan pëshpëritjet në parit, çfarë po ndodh, ç’është kjo, dhe do sjell diskutimin, ku u hap çështja e kanabisit dhe sot para shqiptarëve po them çfarë ka ndodhur atë ditë. Është bërë debat, është shumë interesante që shqiptarët të kuptojnë se si i përdor ky njerëzit dhe të vërtetën. Si i përdor kreu i organizatës. Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar atë që po ndodhtë me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi, edhe për shkak edhe të natyrë time. Por 5 ministra e kanë kundërshtuar. Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar. Saimir Tahiri që e beri ‘kokë turku’ dhe me tre çerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam superkundërshtuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës. Këta 5 ministra dhe të tjerë që nuk pipëtinin kanë kundërshtuar.

Peka: Po thoni që keni diskutuar, që e dinit që Shqipëria po mbushej me drogë dhe…?

Ahmetaj: Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Peka: Çfarë tha kryeministri kur ju e kundërshtuar?

Ahmetaj: Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hirë të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë, ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare. Po, ky që do më bënte gjyqin mua.

Peka: Po si e mbrojti Rama?

Ahmetaj: Do thelbin, ky ishte thelbi. Do përfundojmë me grupe kriminale të pasura dhe të fuqishme. Sot, nuk ka shqiptar që se di se para krimit të organizuar, pasuria e grupeve kriminale është, o nëne, o nëne. 

Peka: Ka diçka që te kjo dëshmia juaj nuk më rri zoti Ahmetaj. Ministri financave, i Brendshmi, ai i Jashtëm ishin kundër, me kë e bëri ai, me ministrin e Bujqësisë?

Ahmetaj: Une jam i bindur sot se ai e përdori Saimirin si ‘kokë turku’. Orë nuk ndodhte Xibraka pa e ditur shteti, nuk ndodhte kanabizimi pa lejen e tij, ore ça po thua, e shikonit ju, nuk e shikonte shteti? Jeni në vete?! Këta investigojnë. Pse nuk e investigon Altin Dumani këtë?

Ta investigojë Altin Dumani se shkatërroi Shqipërinë kanabizimi. Po mo po. Nuk kanë mendere sot këta ministra që përmenda që të dëshmojnë, nesër, kur Shqipëria të marrë frymë lirisht, të garantoj që për hirë të Shqipërisë kanë për ta pranuar këtë që po them unë sot. Edhe Erion Veliaj, edhe Samir Tahiri, dhe Bushati dhe Gjiknuri.

Skandali/ Ahmetaj: Kompania e baxhanakut të Ramës ka marrë projektin 15 milionë euro te AKSHI! Janë grisur urdhër-arreste

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar sërish familjarë të kryeministrit Edi Rama në lidhje me aferën e AKSHI-t.

Në intervistën e tretë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj ka theksuar se kompania e cila ka përfituar projektin 15 milionë euro të laboratorëve të AKSHI-t, është e baxhanakut të kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu një tjetër fakt skandaloz sipas Ahmetaj është se për aferën e labaratorëve të AKSHI-t janë grisur dy urdhër-arreste.

Intervista:

Ahmetaj: E dyta, po kthehem prap te projekti i laboratorëve të AKSHI-t. Tani unë e ngrita herën e kaluar. I kërkoj gazetarëve investigativë që për laboratorët e shkollave të shkojnë të marrin, t’ua japi Gazheli, Gazheli t’ia japi dokumentat Gaxhua se sa janë futur paisjet e laboratorëve në Republikën e Shqipërisë. Po ua them, dhjetëfishi i kostove. Kam ekstrakte nga tatimet, po jap një shifër që të kuptoni se çfarë ndodh me AKSHI-n, AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi. Dhe është dhjetë fishi te laboratorët. Pyetje kam për gazetarët investigativë: Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë. E dyta, gërmoni të dashur gazetarë investigativë, a janë grisur dy urdhër arreste përpara një muaji e gjysëm, dy muaj, në lidhje me laboratorët?

A janë rrëzuar dy urdhër-arreste? Investigojeni, dy urdhër arreste, siç ndodhi me inceneratorin e Tiranës.

Cila është kompania që ka marrë projektin 15-milionë euro të sigurisë kibernetike?

Kompani ‘First’, e lidhur me familjen. Ku shkojnë paratë? ‘Folloë the money’! Apo ju ndiqni pllakat e Erjolës. Apo ju merreni me vlerësuesit, siç me thotë avokati Ligori që ia kanë kthyer njëhërë e po ia kthejnë prap. Apo qejfi këtyrë është që unë të jem grup i strukturuar kriminal me gruan dhe ish-gruan????

Meqë doni fakte, projekti 15-milionë është i pabotuar, i pa dalë në tender të hapur. Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First, dhe ‘follow the money’.

Peka: E kujt është kjo kompani?

Ahmetaj: Gjeni. Unë dhashë indicien. Merruni me të se do gjeni çudira. Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.

Peka: Po thoni kompania e baxhanakut të kryeministrit?

Ahmetaj: Prit. Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur, ABS në AIBS ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollar, dhe shpenzime totale i ka 200-mijë dollar. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200-mijë dollar dhe të fitosh 2 milionë dollar??? E kuptoni, 10-të fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkon tek 3.1 milionë dollar, shpenzimet totale i ka vetëm 97-mijë dollar dhe ka fituar 3.1 milionë, pra, fitimi është 2.9 milionë dollar. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur. Edhe këta merren me pllakat e Erjolës.

Ndërsa në vitin e fundit i ka të ardhurat 2.6 milion dollar dhe shpenzimet 77-mijë dollar. Dhe fitimin e ka 1.7 milionë dollar. Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘Follow the money’ që t’u çojë te familja.

I këni parë ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptarëve duhet të mos ju ikë nga mendja tallja që bën ky me vdekjen. Në njërën anë onkologjiku, mungojnë ilaçet. Po pse mo fajin doktorët e kanë që s’ka ilaçe? Këta shkojnë gjithmonë atje ku u thotë kreu i organizatës. Se u thotë ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjetër ky del uron ‘Vitin e Ri’ te kopshti ‘Edenit’ te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit të shkretë, që Bela mafia del me vello dhe kur kërkohet 1 minutë heshtje për atë djalin që është në Parlament.

Kalojmë te projekti i TVSH-së. Po e mbani mend, Saliu që nuk më është ndarë asnjëherë, ashtu siç e ka zakon me ato fjalët e rënda, “ty të ka vënë ministër financash që të bësh projektin e koncensionit të TVSH-së”.

Peka: Të ka akuzuar në Parlament,

Ahmetaj: Më ka akuzuar në Parlament dhe unë me naivitet kam bërë një be* për kokë të fëmijëve, po e mbani mend.

Unë ju them qytetarëve, po jo vetëm qytetarëve, por atyre që kuptojnë. Unë jam fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. E dinë të gjithë. Unë kam dëshmitarë Milva Ikonomin. Të nesërmen e ditës që jam nominuar kam patur një mëngjes me kryeministrin, kushti kryesor që unë të bëhesha ministër, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk bëhet. Ky projekt shkon kundër interesave të qytetarëve, ky e shkatërron shtetin, ky cënon sigurinë kombëtare. E kam dëshmitarë Milvën dhe sekretaren e vet. Ka qenë kusht që policia të largohet nga kontrolli doganor. E di shumë mirë kryeminsitri çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.

Peka: Kryeministri e kishte si strategji, apo kishte edhe emra konkret kujt do ia jepte koncensionin e TVSH-së?

Ahmetaj: Sigurisht. Jam i bindur që kishte emra konkret, si gjithmonë, në të gjitha. Në të gjitha. Po flas për projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga ai, dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtarë, fiskale dhe financiare.

‘E përfshirë familja e kryeministrit’/ Ahmetaj: Eko-Parku, korrupsion dhe konflikt interesi! Rama 12 udhëtime me çarter

Një tjetër aferë korruptive e kryeministrit Edi Rama është denoncuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tretë në Çim Peka Live në SYRI TV.

Bëhet fjalë për aferën e Eko-Parkut, që sipas Ahmetaj, familja e kryeministrit Edi Rama është e përfshirë drejtëpërdrejtë në korrupsion dhe konflikt interesi.

Sipas Ahmetaj, në telefonin e një biznesmeni ka të dhëna që faktojnë 12 udhëtime të Edi Ramës me çarter dhe këto i ka edhe SPAK.

‘Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë’, u shpreh Ahmetaj.

Intervista:

Ahmetaj: Do ta risjell Eko-Parkun. Mësova një detaj interesant nga avokatët e mi. Që Ter Kokën e paskan akuzuar edhe për Eko-Parkun. Ter Koka s’ka qenë as ministër as e ka dhënë. Ore cila është arsyeja?

Ore rrasi, po e fute brenda, se ky ishte edhe qëllimi ndaj meje, po e fute brenda rrasi sipër akuza se afërmendsh gjykata do vendosi atë që kërkon kreu drejtpërsëdrejti dhe përmes SPAK-ut.

Eko-Parku është drejtpërdrejt korrupsion dhe konflikt interesi ku është e përfshirë familja e kryeministrit.

Më thonë që dikush e ka çuar në SPAK.

Peka: E ka çuar Grupi Parlamentar i opozitës.

Ahmetaj: Nuk diskutohet që nuk hetohet. Nuk diskutohet që nuk do hetohet. Në telefonin e një biznesmeni, kur të më vijë kujtesa do ta them, janë mbi 12 fluturime ‘çarterash’ të kryeministrit që e ka SPAK-u. Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit.

Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë.

Për projektin e tunelit. Kam qenë present. Janë prezantuar në një ambient privat dy kompani, që unë s’kisha dijeni se nuk ishte në ministrinë time të linjës, prezent në Turqi. Isha unë, kreu i organizatës (Rama), plaçkitësja (Balluku), edhe sy-zgrudulluari, t’i mungojë, qimja i prapanicës. Plaçkitësja dhe kreu ishin prezent. Ishin dy kompani, dhe kreu sugjeroi që këta të bënin një kombinim. Faktin e dinin që është rrëzuar kompania Gjoka në tender me 140 milionë, është marrë më 190 milionë, me një të gëlltitur të lapsit fap-fap nga kreu i organizatës siç e ka zakon, janë gëlltitur nga plaçkitësja 50-milionë dollar. Inceneratori i Fierit, plus ai i Elbasanit, 50-54 milionë euro janë.

Dhe përveç fakteve, se ky është fakt, po e heton SPAK-u, dhe ajo thotë sa të jetë Altin Dumani atje mua nuk më hyn gjemb në këmbë. Po patjetër se vettingun e kanë bërë njerëzit e kryeministrit, njëra është motra…

Tuneli u tha.

‘Sa të kem Altin Dumanin se çaj kokën’/ Ahmetaj: Dëmi i plaçkitëses (Balluku) nga Thumanë-Kashar, tuneli Llogarasë dhe AKSHI, dyfishi i tërmetit

Në intervistën e tretë ekskluzive në Çim Peka Live, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka nxjerrë fakte dhe ka folur për aferat skandaloze të korrupsionit të bëra nga qeveria e Edi Ramës përgjatë 12 viteve të tij si kryeministër.

Duke u ndalur te projekti Thumanë-Kashar, ku ky koncesion u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliardë euro, tuneli i Llogarasë, i cili ka kushtuar 190 milionë euro, si dhe afera e AKSHI-t, sipas Ahmetaj i kalon dyfish dëmin e tërmetit.

Intervista:

Ahmetaj: Po projekti Thumanë – Kashar? Në vendim final është shfuqizuar urdhëri i anulimit, pra, është rrëzuar ndërpreja e procesit të koncensionit. Vendimet e gjykatës nuk i kanë dhënë të drejtë plaçkitëses që të bënte një format të ri koncencioni. Me vullnetin e saj ka bërë koncensionin dhe u ka ngarkuar shqiptarëve 1.3 miliarde lek, duke bërë një proces pa tender me vullnet të saj. Po pse mo ça janë qytetarët shqiptar që duhet të paguajnë më shumë se europianët për rrugët. Merrni unazën e Tiranës, 14 vjet. T’i bëjnë analizë inxhinierët investigativë, gazetarët investigativë…sepse siç thonë kompanitë, na ka shkatërruar, 40% na kërkon, thotë.

Pse nuk shkon SPAK-u të marrë inxhinierë të huaj dhe të nxjerrë koston. Bëje Altin, ti je heroi i fëmijëve të shqiptarëve, pse nuk e bën? Bëje. Se shkon merresh me pllakat e banjove të Erjolës.

Në respekt të popullit, Altin Dumani, shko bëj një inspektim të kostove të rrugëve, shko bëj një inspektim te AKSHI, shko bëje.

E dyta, si ka mundësi që qytetarët shqiptarë paguajnë 12 euro cent për tollet e rrugëve, dhe qytetarët europianë me tvsh të përfshirë paguajnë 7 euro cent?

Po pse mo, vajti Bashkim Ulaj i vuri pistoletën kreut të organizatës, më jep këtë se të griva??? Jo. Bashkim Ulaj është në biznes. Aaa nuk e denoncon PD-ja këtëëë.

Peka: Thuaje. PD ka bërë interpelancë për Thumanë-Kashar.

Ahmetaj: Aaa në ata interpelancë ka bërë një provokim plaçkitësja. Mbaj mend këtë që po të thëm. Pa-dituaria, e ftuar në tryezën ku dituria dhe profesionalizmi është kusht i panegociueshëm, e kompenson mungesën e diturisë me ligësi dhe me intrigë.

Dhe i bën provokim Tabakut, nuk e di ishte një zonjë nga opozita, Hoti, më duket…si pranohet ky lloj diskutimi atje, se plaçkitësja, para se të jetë plaçkitëse është edhe zëvendëskryeministre, por zonja Hoti i paraqiti dokumentat.

Ah, se mos harroj, plaçkitësja ka thënë se brenda vitit do t’i shpik kancerin, për mua.

Peka: Ka kaluar viti? Çfarë ka këtu për të mos u kuptuar, të gjitha i ke ditur edhe më herët, çfarë ka për t’u habitur tani. Qysh për kanabisin e ke kuptuar.

Ahmetaj: Nuk mund të më thotë njeri mua që nuk jam përballur. Kam kërkuar gjithmonë, edhe për AKSHI kam kërkuar plan 3-vjeçar.

Ja ia kam thënë plaçkitëses që nuk bëhet kjo për Thumanë-Kashar. Ajo thotë që sa të kem Altin Dumanin atje s’çaj kokën. Altin Dumani paska bërë hetime për shkollën e plaçkitëse, e s’paska gjet numër amzës, po nuk bën hetime për këto. Se bën këtë së kjo është 1-miliardë e ca dollar, as te tuneli 50-milionë dollar, te AKSHI nuk hyn ky. Vetëm këto dëmi shkon dyfishi i tërmetit, mos harroni, te tërmeti ka qënë 1.2 miliardë dollar. Dyfish plaçkitësja.

‘14 mijë euro për një fluturim’/ Ahmetaj: Rama e ka falimentuar Air Albania, humbja 20 milionë euro

Ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka denoncuar me fakte se si kryeministri Edi Rama ka falimentuar Air Albania, duke shkaktuar një dëm prej 20 milionë euro.

Gjatë intervistës së tretë në Çim Peka LiveSYRI TV, Ahmetaj theksoi se shqiptarët vetëm për një devijim të udhëtimit të Ramës nga Tirana për në Romë, kanë paguar 14 mijë euro.

Intervista:

Ahmetaj: Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar.

Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN.

Vijmë të projekti Air Albania. Do ju sjell një gjë shumë interesante. Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori, bëhet fjalë për 1 janar 2024 dhe është edhe viti 2023. Që nga 31 dhjetori i 2019, humbja e Air Albania, e cila tejkalon gjithë totalin e aksionit të grupit, pra grupit ku ishte krijuar Air Albania, nuk e fusin në këtë bilanc të konsoliduar është 20-milionë euro. Dhe vuri figuara e kombit si imazh. Shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre për çarterin e tij. Aty jemi duke folë për devijim, nga Tirana për në Romë, një fluturim është 14 mijë euro. Sipas këtyrë dokumentave ky kapital është shkrirë. Le ta investigojnë dhe unë kërkoj të faluar nëse nuk është kështu. Ose le të më çojnë në gjyq për këtë. Meqë deshën dokumenta këta analistët që merr ti atje.

Për projektin e agregatëve në Vlorë nuk dua të ndaloj. Është një skandal korruptiv ku gjakderdhja financiare ende vazhdon. Le të mos e investigojë Altin Dumani, le të merret me pllakat e banjos së Erjolës, le t’i shkatërrojë jetën fëmijëve të mi. Le të na përndjekin nga mbrapa. Lë të përndjekë gjithë miqtë e mi.

Peka: Mos ia përsërit më, rri i qetë se përndjekjen e ka vetë parasysh ai.

‘Bomba’ e Ahmetajt: Edi Rama dhe Linda në qendrën e detoksifikimit, biznesmeni u pagoi 10 mijë euro për seancë

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj bëri akuza konkrete ndaj Edi Ramës në intervistën e tij për Çim Peka LIVE.

Ai tha se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit dhe tha se çdo seancë aty kushton 10 mijë euro.

Intervista: 

Peka: Ka udhëtuar Rama me çarter nga Shtutgarti dhe ky person ka marrë leje ndërtimi?

Ahmetaj: Po, po, në vazhdimësi.

Peka: Çfarë viti?

Ahmetaj: Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi.

Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime. Njëri i ka thënë, ore ça merreni me robin, robi s’ka lidhje fare. Pastaj ore një sekondë, aty ke 12 fluturime me çarter të kryeministrit, ‘o vëlla po c’punë kemi ne me ato, se ne s’do merremi me kryeministrin, ne kemi punë me tjetër njeri’.

Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi.

Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë.

Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.

Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.

Denoncimi i fortë i Ahmetajt: Biznesmeni që pagoi çarterin e Ramës nga Shtutgarti mori leje ndërtimi. Një biletë në NBA i kushtoi 28 mijë dollarë

Arben Ahmetaj u shpreh në intervistën e tij për Çim Peka LIVE se biznesmenët që kanë marrë leje ndërtimi, kanë paguar edhe për çarterat e Edi Ramës.

Intervista: 

Peka: Ishim tek pjesa e ndeshjes së NBA.

Ahmetaj: A u kap me foto te ndeshja e NBA. Është 22 deri 28 mijë dollarë një biletë. Nuk e tregon kush ia ka paguar, e ka detyrim, po nuk e tregon. Po mirë, e di ti që katër bileta janë trefish e gjysmë e akuzës time për hotelet. Që le të qëndrojnë, nuk qëndrojnë, po le të qëndrojnë. Çfarë ka bërë SPAK-u? Ku i gjen ky këto para? Ky është i pandëshkueshëm, dhe për ata që do ky, ka mbaruar pandëshkueshmëria??? Edhe merret ky me Ben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Ilir Metën, me Bardh Spahiajn, Ervin Salianjin…

Peka: Mos i fut të gjithë në një thes se Beqaj ka firmosur.

Ahmetaj: Dakord ore dakord, po kë do ky që të ndëshkohet, ndëshkohet, kë s’do ky, nuk zbaton as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as nuk lejon hetime. Del thotë për Erionin, për Erionin thotë i cenuan jetën private, familjen, ndërsa tek unë, 40 ditë Top Channel përmes Fugës dhe të këtij, 40 ditë thoshin deri gjëra të 1997. E di Ben Malaj që unë kam lënë leshtë për të ngritur tatimet. Ndërsa për Erionin thotë i hynë te familja, ore ti kreu i organizatës, në shtëpinë time gjetën gjoja vibrator, dolën informacione 5 minuta pasi kishin hyrë në shtëpi, ça the ti? Ti the po të isha unë gjyqtar… ti je gjyqtar, prokuror, autokrat, të gjitha je ti. Po bravo të qoftë, edhe një gjë tjetër, ti je sot në pushtet sot 28 vite, je më afatgjati. Dhe në fund të 28 viteve legasia jote do jetë krimi i organizuar. Mos përziej socialistët me këta. Ti për herë të parë është bërë në Shqipëri sindikatë krimi. Për Erion Veliajn thotë iu prek familja. Fëmija im është kërcënuar tre herë. Është kërcënuar fëmija im ore të dashur shqiptarë, e kam me fakt, punonte si dado, e kishte marrë Erjola, pas shumë investigimeve të mia është kapur duke çuar informacione dhe foto të familjes time dhe me deklaratë noteriale thotë, na futi fëmijën në rrezik, dhe me deklaratë noteriale thotë, kam deklaratën këtu, filania që punon pranë Emerald SPAK Tiranë dhe disa punonjëse të tjera që punojnë atje më është kërkuar të marr informacion për ju dhe për familjen tuaj. Dhe ku shkon fëmija juaj. Kjo është në 20.10.2022, kur kreu i organizatës kërcënoi indirekt përmes SPAK.

Dhe që atëherë unë nuk isha pjesë e Fierit dhe Elbasanit duhej të më gjenin… pra nëna imë nuk është nëna, është lopa, nëna e Erionit është tjetër.

Po mirë fluturimet me çarter i ka deklaruar ky, po marr nja dy, se kam 8, por po marr dy, përveç Air Albania-s që e nxora. Kush e ka paguar fluturimin nga Shtutgarti të çarterit dhe a kanë marrë leje ndërtimi, ky personi?

 

Arben Ahmetaj: Ervin Hoxhën e shkarkoi Rama për korrupsion, krimi e emëroi Ministër të Brendshëm

Gjatë intervistës për ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj duke akuzuar Belinda Ballukun se ka emëruar 5 ministra, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për njërin prej tyre.

Sipas Arben Ahmetajt, Ervin Hoxha aktualisht ministër i Brendshëm është shkarkuar nga detyra për korrupsion. Sipas Ahmetajt, Hoxha është emëruar në këtë detyrë nga bandat kriminale të vendit.

Peka: Pra, Ministri i Brendshëm aktual është shkarkuar për korrupsion nga zoti Rama???

Ahmetaj: Po, po, po ka kërkuar dorëheqjen dhe i kam thënë zoti kryeministër mund të më sjellësh faktet për këtë njeri. Kur kërkoi shkarkimin. Në respekt të punonjësve që kanë punuar me mua, se ka punuar me mua. Kam mllef se e kam mbështetur dikur, kam mllef nuk e di pse e kam, por është marrë me motrën time, ai dhe Belinda. E kanë larguar nga puna. Po kjo është histori më vete. Ai dhe Belinda Balluku janë marrë me motrën time dhe e kanë larguar nga puna. Kanë larguar motrën, kunatin, ish-gruaja ime është larguar nga puna, masakruar nga të gjitha anët çdo lloj njeri që medemek ka pas lidhje me mua.

Po mor po, kur unë isha ministër financash është shkarkuar ky (Ervin Hoxha) me urdhër të kryeministrit dhe i kam thënë, a mund të më thuash çfarë ka bërë? Atë e di unë, tha, ai njeri është i korruptuar. Sot e ka ministër të brendshëm. Dhe për turp të tij, do t’i ngelet tërë jetën stampë që është emëruar nga krimi dhe ka bërë atë lloj arrestimi të ndotur në sytë e shqiptarëve, arrestimin e ish-presidentit.

Peka: Ervin Hoxha është emëruar nga krimi?

Ahmetaj: Patjetër! Patjetër! Dhe nga oligarkët me dialekt. Po dhe nga oligarkët me dialekt.

Peka: Një sekondë se është e rëndësishme kjo. Ervin Hoxha është shkarkuar në kohën që ju keni qenë ministër me urdhër të Ramës si i korruptuar dhe ky njeri është emëruar ministër nga krimi me urdhër dhe nga oligarkët me dialekt?

Ahmetaj: Pra, imagjino Cim Peka, imagjinoni ata që më kanë dashur, ata që më kanë urryer, ore e imagjinoni dot, jo për t’u justifikuar, por s’kam bërë asnjë tender, asnjë koncesion, do jua tregoj edhe Tiranën, Fierin… po e imagjinoni dot të kishte ndodhur në institucionin që drejtoja unë 5D-ja???

Ore imagjinojeni një moment 5D-ja!!! Imagjinojeni një moment që të ndodhte 5B-ja e rrugëve, e ujësjellësve, e energjisë, tek unë!!!

E imagjinoni dot ca do të bënte ky kreu i organizatës, s’do bënte asgjë, se ndoshta, po të kisha aty qenë, sipas logjikës së këtij, siç i çon njerëzit, do isha në DEAL me këtë. Prandaj jam bërë kokë turku. Se distance ime nga këto manovra, nga 5D-ja dhe 5B-ja janë mijëra kilometra. Ia them prap qytetarëve, e, imagjinojeni të lutem të nderuar qytetërë, imagjinojeni unë të kisha bërë një tender të rindërtimit, një tender, imagjinoni të kisha unë një organizatë e të kisha bërë 5D,në, pastaj unë të kisha një hotel, unë të kisha transaksione rrugësh…pastaj unë të isha ministri i infrastrukturës, këtej të jepja licencat, të lidhura me njëra-tjetrën, pastaj të veja në Turqi të firmosja një 50-tëshe shpejt e shpejt, po që do vijmë tek tuneli, dhe qe drejtorët e mi të kapeshin me kompani 5B si 5D, imagjinojeni mo që unë të isha ministri i infrastrukturës sot dhe të më kishin ndodhur ato.

Po mo, me logjikën e Sali Berishës që ka hedhur baltë mbi mua dikur dhe me logjikën e kreut te organizatës që nga poshtë përgatiste kokën e turkut, mua do më kishin vrarë. Do futej edhe Top Channel, nuk do ta mbante 40 ditë, 400 ditë, deri kur mua të më vrisnin me gurë në rrugë. Pa më kapur dot SPAK-u, nuk do arrinte dot SPAK-u se do më kishin vrarë. Këta dalin me vello të zezë si bela mafia dhe tallin menderen me shqiptarët, ç’lidhje ka kjo me 21-janarin që më del me vello. Po pse edhe në fatkeqësi bën modeling. Unë kam qenë atje me Fatmir Xhafjan, me Besnik Baren me Shalsin… kemi ngrënë dru, nuk bëjmë ashtu ne, nuk dalim me vello. Kujt ia shet ato? Shqiptarëve ia shet ato? Pse shqiptarët janë budallenj? Nuk e kuptojnë që është plaçkitësja më e madhe? Edhe kishte dalë bela mafia, plaçkitësja…

Peka: Se më the ishte në protestë me Fatmirin, ishte edhe Geroni aty?

Ahmetaj: Kush Geron?

Peka: Vellai Fatmirit, se kur më thua PS është kthyer në organizatë, ju e dinit ë kolegu juaj në atë kohë e kishte vëllain trafikant droge…Pse je u surprizuar sot?

Ahmetaj: Të lutem tani! Mos u ngatërro, po flas për njerëz me kontribute, pastaj unë nuk jam njeriu që gjykoj kontributet. Por unë kam të drejtën e analizës, le të thonë…po ca letra, po letrat e tunelit a ishin? Po. Po letrat e Eko-Parkut a ishin? Po letrat e AKSHI-t a ishin?

Ca letra kërkon, ca jam unë 007 që t’u sjell llogaritë e Ed Ramës??? Llogaritë e Ed Ramës aty i keni, merrini edhe bëjini vetting. Bëjini vetting pasurisë së çdo ministri. Shikoni pasurinë time more, shikojeni. Shikojeni morë edhe pasurinë e Dumanit, edhe të Millonait edhe të Ben Krajës… Më është rritur mua pasuria që kur jam bërë ministër? Joo. Përjashto vlerësimin në bazë të ligjit dhe rivlerësimit të imobilarëve nuk ka asnjë shtesë pasurie ka vetëm rënie. Merre pasurinë e kryeministrit… Nuk dua të hy në detaje në respekt të asaj zonjës, në respekt të asaj zonjës, jo në respekt të kreut të organizatës… Merreni pasurinë e Belindës, është rritur, merreni pasurinë e Ogertës, është rritur, po si ore u marrkan këta me një kontratat të Erjolës aty dhe dyqind faqe duan ta quajnë pastrim parash, se di do qejfi Altin Dumanit??

Sa e ka marrë Ben Kraja shtëpinë në Lalz? Sa e ka marrë Erjola? Sa e ka marrë shtëpinë Millonai, sa vjet është pritur për të paguar, pse e ka marrë me gjysmë çmimi Dumani… nuk do merrem me këto. Por po të doni, tashi në një kënetë të mbushur me mushkonja nuk të bën më përshtypje kur pickohesh. Edhe nuk e shikon. Do duhet të vijë të të pickojë ndonjë shqiponjë apo pelikan që të zgjohesh. Edhe del Top Channel merret me mua. E di ti çfarë ka bërë Top Channel, ka tentuar dy herë të vijë këtu në Lugano për të filmuar jetën time. I them, ju lutem, e para duhet të dini që në Zvicër është vepër penale që të filmosh dikë pa pëlqimin e tij, por mund të vini të shikoni jetën time. Ia ka dalë, po ta them ty pronare, ia ka dale Edi Rama bashkë me Altin Dumanin ta bëjnë jetën time ferr, ia ka dalë ta zerojë. Por po kthehem prap te thelbi, shihni deklaratat e pasurisë.

Por po kthehem prap te thelbi: fola për partinë. Fola se çfarë ka ndodhur me koordinatorët e krimit, fola çfarë përfaqëson qeveria, qeveria është 5D, 5B është fenomen i njohur, i aprovuar nga Edi Rama.

Ahmetaj: Balluku është plaçkitësja më e madhe e Shqipërisë, ka shkaktuar më shumë dëme se tërmeti i vitit 2019

Peka: Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe…qe ta ketë të qartë publiku.

Ahmetaj: Më fal, se unë do t’i referohem edhe me shifra, por që nga koha e Ismail Qemalit, por jo atij virtualit që nxjerr kreu i organizatës, atij realit, Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit. Më besoni, në përllogaritjet e mia, duke marrë referenca të drejtpërdrejta nga biznese sot, dhe ti e di mirë që unë jam bërë nukël informacioni, sot, dëmi që është shkaktuar nga Belinda Balluku në buxhet është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Dëmi i vetë asaj, nuk po flas pastaj për dëmin e gjithë anëtarëve të tjerë, dëmi i vetë plaçkitëses, shkon dyfishi i tërmetit të 2019. Vazhdon të mbajë rekord në historinë e Shqipërisë, e ka çuar me 11-miliardë nivelin e tenderave, më pas do t’ju tregoj edhe sukseset, se del në parlament dhe thotë kemi bërë shkolla, kemi bërë kopshte… Vetëm me tunelin e Llogarasë, që do ta them, ka gëlltitur baras me dy inceneratorë të Fierit dhe të Elbasanit dhe baras me 15 shkolla të mëdha, i ka gëlltitur plaçkitësja më e madhe, por do të kthehemi tek tuneli. Do bëj edhe ca pyetje që na çojnë në drejtimin e të vërtetës për të ndihmuar SPAK-un.

Peka: Shiko zoti Ahmetaj, pas intervistës së dytë interesi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe komentet ka pas pafund. Skeptikët, ose ata që presin që ju të hakmerreni dhe të rrëzojnë Edi Ramën, thonë nuk publikoi dokumentet. Shoh që keni ardhur me dokumente. Shqiptarët duan të duan sot nga ju pse Edi Rama është kreu i organizatës dhe Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe???

Ahmetaj: Të kthehemi njëherë të fenomeni, se çfarë ka ndodhur me atë strukturë kryesisht 7 vitet e fundit, por sidomos 4 vitet e fundit. Kur unë u shkarkova, arsyeja e komunikuar kolegëve të mi aty ishte se unë kisha prishur unitetin e partisë. E kam thënë edhe njëherë tjetër unë nuk kam pas asnjë ambicie as të bëhesha sekretar i përgjithshëm, as kryeministër dhe këtë e di gjithë partia, as kryetar bashkie, as sërish ministër. E di gjithë Shqipëria tashmë, mbi të gjitha kreu i organizatës dhe miqtë e mi që unë kërkova të largohesha. Ajo që ka ndodhur sot me shtyllat e shtetit, praktikisht është një reflektim i një përpjekje që unë të paktën personalisht, naivisht, nuk kam arritur ta shoh që ditën 1, e kthimit të të gjithë strukturave të shtetit në funksion të një njeriu, të kreut të organizatës. Dhe kur njerëzit, përtej fatit tim, fati i Shqipërisë sigurisht që prevalon, për familjen time prevalon fati im, për mua prevalon fati i Shqipërisë, fati i fëmijëve të mi dhe fati i familjes time. Nuk diskutohet. Por fati i Shqipërisë është i lidhur edhe me fatin tim dhe fatin e familjes time. Dhe sot Shqipëria është në dorë të krimit. Kemi bërë disa herë bisedë me ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri, zonjën e nderuar Yuri Kim, dhe gjithmonë pyeste kujt…

Peka: Këtë e nderuar e besoni kur e thoni, apo…?

Ahmetaj: Patjetër…kujt do i takojë Shqipëria? Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni cfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste?

Peka: Kjo është. Vetëm ju se keni parë, kjo është Partia Socialiste.

Ahmetaj: Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë???

Peka: Kjo është, pse nuk e dije ti??

Ahmetaj: Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson?

Peka: Është edhe në DAVOS?

Ahmetaj: Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju? Për Pirro Vëngun? S’ka gjë me Pirro Vëngun si krijesë, s’ka lidhje, sistemi i patronazhimit politik që duhet ta bëjë çdo parti, në atë vend është kthyer në sistemin e patronazhimit të bukës. Kërcënojnë punonjësit e administratës, në një rast shumë interesant, shumë interesant, është, nja dy miqtë e mi në Itali që erdhën na zëvendësuan thanë, na kërcënuan, kanë kërcënuar motrën time, tha, që motra dhe kunati të dalin në Milano për takim me kreun e organizatës. Nuk është kjo Partia Socialiste. E keni parë që hanë kokat e njëri-tjetrit? Unë s’jam më. Unë po e them sot, Encro Chat ka vërtetuar rënien e katër qarqeve elektorale të Partisë Socialiste. Dhe këtë shkojnë dhe merren me Bardh Spahinë, se babanë e tij ia kam njohur kur punoja te FMN dhe tek Instituti Demokratik Republikan. Ia kam njohur babain, burrë i nderuar, ndjesë pastë. Këta merren me Bardh Spahinë, këta dalin flasin për…ore një krim elektoral, a kanë çuar këta deri në fund një krim elektoral? Janë marrë me kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës… një krim elektoral mo, SPAK-u, a po shkojmë në zgjedhje, a duhet të ketë zënë mend X – Y dhe Z-ta?

A po shkojë? Fola për partinë. Ti ke socialistë sot, më beso, komunikojnë me mua, socialistët, po flas për grupin parlamentar, një pjesë që është le të themi e vjetër, në kuptimin e eksperiencës, e vjetër në eksperiencë, të kapur për fyti, dikush i presuar, dikush i influencuar, dikush i lirë po revoltuar, një pjesë e tyre mezi presin që ky të bjerë. Është një ndjesi që dominon. Fola pë Partinë Socialiste. Sot po të shikosh nga ana e partisë, të shikosh qeverinë, sot qeveria është formati 5D i bashkisë së Tiranës, po nuk është 5D, është 5B. Plaçkitësja më e madhe në historinë e Shqipërisë të buxhetit të shtetit, ka emëruar 5 ministra, dy në bashkëpunim me eksponentët, 5 ministra për të plotësuar zinxhirin e plaçkitjes.

Po me ca po merret Pirro Vëngu? Merret me pronat e ushtrisë. Ma tha njeri brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ky njeri po vjen vetëm se është i zellshëm për të dorëzuar pronat. E keni parë narrativën, ka filluar të flitet për Porto Palermon, është ai masturbimi turistik që tha Quest-i, në DAVOS, shpresoj që ta kenë parë shqiptarët. Pra, nderuar z. Peka, 5B-ja, ministri i financave është marrë nga strukturat e ish-Ministrisë së Infrastrukturës, dakord, Ministri i Brendshëm është histori më vete, kapitull më vete që, ‘for the record’. Kreu i organizatës, dikur, kur punonte si drejtor i hetimit tatimor e shkarkoi nga puna për korrupsion.

Lufta në PS’/ Arben Ahmetaj: Belinda Balluku ka paguar njerëz kundër Erion Veliajt për të…

Sipas Arben Ahmetaj, Belinda Balluku ka organizuar protesta kundër Erion Veliajt dhe për këtë arsye, janë paguar dhe njerëz.

Peka: Kush janë 5 ministrat e emëruar nga Belinda Balluku?

Ahmetaj: Beni ndonjë punë edhe ju.

Peka: Po për të bërë punë kam ardhur deri këtu.

Ahmetaj: Po mor po: Pirro Vëngu, ministri i brendshëm, ministri i financave…përfshirë edhe vetën ajo. Kjo ka emëruar edhe drejtorë policie, por le ta lemë të pastrohet ajri. Ajo është pushtet qorr në dorë të korrupsionit dhe krimit. T’ua themi shqiptarëve, po të marrim sektorët e plaçkitëses. Kur fillon e flet dhe më vjen për të qesh, kur flet për ujin për shembull, ka patur një ushtar kjo, dhe jo vetëm, që e vuri drejtor tatimesh, e fillimisht drejtor te mbetjesh ujit, qe një shkelje e ligjit për pushtetin lokal…cila qe arsyeja, për të mbledhur tenderat o të nderuar qytetar. Nuk ka rëndësi çfarë kam thënë apo X – Y në atë mbledhje. Sot rezultati i ujësjellsave është, borxhi 100-milionë euro, çmimi vazhdon rritet. Doni energjinë? Ditë e zezë shkëmbimi energjisë ditë e zezë, sistemi agregatet e Vlorës vetëm hanë. Merr portet, skandal, e shikoni ç’po ndodh me Portin e Durrësit, skandal. 5B. Merrni rrugët, trefishuar çmimet e rrugëve. Pra, kur ky del dhe thotë që s’ju kam menduar, ky tallet me shqiptarët, dhe e din ipse, sepse ky mendon se i ka ecur. Dhe i ka ecur. Po sistemi i 5D dhe 5B është i njohur shumë mirë nga ai. Dhe në 2021 ka funksionuar në bashkinë e Tiranës si një njësi që do merrte më shumë vota nga e djathta, e kam kundërshtuar, dhe shikoni votat që kemi marrë, votat që kemi marrë janë votat e socialistëve. Nuk ka artifice në zgjedhje. Që do marrësh votat e të djathtës përmes një artifice 5D dhe ia hedhin fajin atyre djemve që janë në burg. Jo mo janë në burg. 5D është një sistem korruptiv, 5B është një sistem kryekorruptiv. E di ti që këta të dy, po sidomos plaçkitësja ka paguar njerëz në protestat kundër Erjonit, kanë unitet këta tani, tani që ika unë uniteti është shumë i forcuar aty.

Peka: Balluku ka paguar njerëz për të protestuar kundër Veliajt?

Ahmetaj: Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra.

Ahmetaj: Rama do jepte edhe tokën e ambasadës tonë në Nju Jork. Shpresoj që SHBA të rikalibrojë reformën

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi në intervistën për Çim Peka LIVE se kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar që po dhuron copa Shqipërie për të ashtuquajturit investitorë strategjikë, por ka dashur të japë edhe tokën e ambasadës tonë në SHBA.

Ahmetaj u shpreh se beson se SHBA do të rikalibrojë të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

Intervista: 

Ahmetaj: Kam një gjë tjetër interesante me një ish-ministër, të më falë se nuk i kam marrë leje, por po e përmend. Ky të njëjtit person që desh t’i japë borxhin, ka dashë t’i japë tokën e ambasadës tonë, edhe sot po mundohen, që po merren me Ministrinë e Financave për të kthyer në truall ndërtimi oborrin e Bibliotekës Kombëtare, kanë ikur fare nga trutë e kokës. Nuk ka më limit. Shqipëri copëtohet siç i do qejfi këtij. Por do kundërshtohet, do japin dorëheqje nga Ministria e Financave etj, etj. Dhe ka tentuar t’i japi tokën e ambasadës tonë në Nju Jork të njëjtit njeri që desh t’i japë borxhin. Dhe sot po mundohen.

Peka: Dhe ti ia refuzove?

Ahmetaj: S’ia refuzova unë, më ka ardhur Ditmir Bushati dhe më thotë, o vëlla ti i merr vesh këto, a mund të ndodhi kjo? I thashë Ditmir, don’t do it, është e paligjshme. Kjo një ditë do hetohet dhe do ta kesh punën shumë keq. Ore çfarë po ndodh me ligjin e investitorëve strategjikë, unë e kam mbrojtur në parlament, por për 3 deri në 5 vjet. Po jo 12 vjet. Sot ky po e përdor ligjin e investitorëve strategjikë për të ndarë Shqipërinë. E di cfarë ka plan ky, që një ditë kur mos jetë në pushtet, të gjitha arteriet ekonomike të vendit t’i ketë ky në dorë. Koncesionet janë njerëzit e tij të afërt. Thumanë-Kashar kujt ia jep? Ky e ka ditur çfarë ka ndodhur me Astirin, për të mbuluar atë ky na shkarkoi 8 ministra. Dokumentet kanë qenë fallso.

Peka: E ka ditur?

Ahmetaj: Jam i bindur. Për çfarë merr prapë projekt publik një njëri i lidhur me atë falsifikim. Budalla është populli shqiptar? Unë kuptoj se shqiptarët flenë një moment se i ka pickuar miza dhe i ka mpirë. Po zgjohen. Po pse ia jep mo një projekt 1.3 miliardë një njeriu të lidhur me mashtrimin? Pse ia jep? Pra, qëllimi i këtij është, ky do përdori çdo gjë për të qëndruar në pushtet, unë dua socialistët në pushtet, socialistët mo, ky nuk ka lidhje me socialistët. Dhe, nesër do t’i ketë të gjitha arteriet ekonomike, portet po, rrugët po, turizmin po, kazinotë po, e dëgjove ca tha Trumpi, kartelet e drogës do shpallen terroriste?, Po mirë mo, një pyetje kam, a ka marrë ndonjë i lidhur me kartelet e drogës, a i ka dhënë ky licencë kazinoje? Ç’punë ka ky mo me licencat e kazinove? Pse gënjen publikun. Siç i gënjen që tha së vajta në NBA se do bëj akademinë e NBA në Durrës. Po pse mo kush jemi në, serbët, finlandezët që po zhvillojnë basketbollin, ne kemi basketboll modest. Ky tallet me shqiptarët, po ne qofshim. Altin Dumani me këto të merret. Siç bën për inceneratorin e Tiranës që duan t’ia ngecin Taulant Tushës, ça ka bërë Tusha mo, ai ka qenë punonjës. Po kujt mo dua këta t’ia ngecin?

E di çfarë ka ndodh me respiratorët. Ka pasur një tender të shëndetësia për respiratorët, respiratorët në bazë të SPAK-ut kanë kushtuar 2 mijë euro, këto u blenë 6400 euro. Hitet nga 2 dollarë u blenë me nga 6 dhe 9 dollarë. Tashi ca thotë SPAK? Nuk ka vepër penale thotë, thjeshtë komisioni gaboi pak se nuk konsultoi çmimet ndërkombëtare. Ej, nuk është sajim, është në dosjen e SPAK.

Të më dalin edhe ndërkombëtarët tani dhe të më tregojnë çfarë reforme në drejtësi është kjo.

Gjykata speciale dhe prokurori speciale ka patur vetëm 3 herë në Shqipëri.

Më 1924 pas revolucionit të ’24, armiqtë e Zogut u futën në burg, po jo kaq rëndë, në 1945 filloi me Gjergj Kokoshin dhe përfundoi ‘I don’t now’ dhe kjo sot.

Dhe trajtohen politikanët, se është interesante, se nga njëra anë themi Shqipëria ka ndryshuar, dhe nga ana tjetër trajtohen politikanët sikur të kenë qenë me egërsi e urrejtje sikur të kenë qenë oficerë në Mat’hauzen, që guxon ti heroi i fëmijëve të mi që miqtë e mi të kenë frikë të thonë, si je vëlla, apo familja ime të ketë frikë të më marrë në telefon. Kjo tregon mungesë aftësie shtet-formuese, këtu ka rënë Shqipëria sot. Pse mo, Erion Veliaj është 50% pronar faktik i inceneratorit, nuk meriton të trajtohet ashtu, kurse Benet Beci ndryshe, pastaj prapë, për Erionin, mbaje këtë se me duhet ta vras. Ne kemi bërë gabime, por kemi punuar, nuk kemi qenë armiq. Ç’është more ky trajtim? Pra mos e lidh me Ben Ahmetajn, asnjë njëri nuk duhet të trajtohet pa dinjitet. E kanë nëpërkëmbur Veliajn nëpër media, ai ka qenë një strategët e sulmit ndaj meje, por nuk duhet të trajtohet ashtu. Merru me Belindën mo, pse nuk merresh me atë, pse nuk merresh me inceneratorin e Tiranës. Kemi faktin te porti, 60 milionë euro do jepen reklama.

Peka: Do blihen mediat.

Ahmetaj: Po, do blihen mediat. McGonigal e thamë, biletat e NBA e thamë, ambasada jonë ne Nju Jork e thamë, nuk do merrem më në respekt të asaj zonjës…

Peka: Ore, ndale pak, për çfarë respekti flet ndaj asaj zonjës, e di që ke punuar me të, por në qoftë se gruaja e kryeministrit pranon të marrë para për të matur punën e qeverisë së burrit… dhe ti ma thua kam respekt?

Ahmetaj: Më thoni një vend tjetër në botë që gruaja e kryeministrit merr para për të matur punën e burrit, është konflikt interesi i pastër, respekti nuk është për këtë, se s’dua t’i hyj të tjerave. Po këto BB, FMN ku janë, e dinë që është konflikt i pastër interesi.

Pasuria ime ka ardhur në rënie nga koha që kam hyrë në qeveri.

Edhe një ngacmim tjetër mes Onkologjikut dhe kopshtit të Edenit, ku Rama pi verë me kreun e organizatave kriminale.

Peka: Po thoni që Rama pi këtë lloj verë që kushton 33 mijë e 600 dollarë me elementë të krimi të organizuar?

Ahmetaj: Po. Rasti im është fenomen i pastër ku drejtësia është e kapur nga politika dhe është edhe falsifikim. Dhe nuk kanë asnjë provë, kanë një shkresë që është opinion për vendim qeverie. Nuk kam firmosur kurrë, por meqë nuk kanë ku kapen, thotë dyshohet që është një nga… aty firmos Rama, përmes Niko Peleshit, këtej matanë firmos Erioni, firmosin të gjithë, unë jo, dhe ata janë të lirë, unë… dhe duan që punën e Erjolës ta quajnë fiktive. Pronat e mia që ka shitur unë, kam shitur pronat e mia, këta thonë ke shitur… pastrim para, jo po shiko se…

Peka: Dhe ku është çështja juaj në këtë moment?

Ahmetaj: T’ju them një gjë flagrante. Kushtetuta ka një nen që thotë se shtëpia apo banesa ku banon deputeti do aprovim nga parlamenti. Tani unë në Lalëz jetojnë Keilis me Erjolën, në bazë të vendimit të gjykatës Europiane ne konsiderohemi familje, aq më tepër që fëmija e përforcon familjen, këta kanë hyrë në shtëpinë time pa leje të parlamentit. Këta i kanë hyre në shtëpinë time në emër të Erjolës pa leje, po pse e ka rrujtë Gjykata Kushtetues apo GJKKO, ore fare nuk i rruhet. Gjykata Kushtetuese thotë ou, pse me Ben Ahmetajn do merrem unë tani. Dy gjyqtarë nuk kontrollon ky në Gjykatën Kushtetuse, ore këta i kanë mohuar bukën fëmijëve. Brenda standardit të SPAK, këta kanë shkuar të shtëpia e Erjolës, të cilën nuk e konsideron gruan e Benit, derisa hyri pa leje të parlamentit, dhe pastaj e akuzon për mosdeklarim se është gruaja e Benit? Ore çfarë standardi ke? Si në njërën anë qenka gruaja ime, në tjetrën jo. Si shpenzon 20 milionë dollarë në gjithë botën për mua, apo që ke kapur se unë kam fluturuar në një avion me Mirel Mërtirin me 200 veta, ndërsa Olsi ka udhëtuar 7 herë, nuk kam gjë me Olsin, por standardet…

Peka: Edhe një pyetje se po shkojmë gati 3 orë. Çfarë prisni pas kësaj interviste?

Ahmetaj: Ti i ke fëmijët e rritur, dhe shyqyr Zotit t’i kesh me jetë dhe nuk e ke parë këtë filmin me boba. Dhe sygurdulluari te filmi për kalamaj isha unë, ti ishte qimja, kanë shkuar deri te NETFLIX për fëmijë… unë pres që unë Erjola dhe Albina të jemi grup i strukturuar kriminal… dhe të zihemi se kush është kryetari. Unë i pres të gjitha, unë pres të ndërhyhet në Gjykatën Kushtetuese, unë pres çdo gjë, se kështu është bërë këtu, se në gjithë botën prokurorëve u dridhen këmbët nga gjyqtarët, këtu u dridhen nga SPAK. Të thashë që jam kërcënuar. Unë pres që Altin Dumani dhe Millonai të kërcënojnë siç kërcënuar se do e çonin te vendi i shurrës atë kushërirën, pres shumë nga Dumani se e ka personale më mua. Nga kreu i organizatës pres shumë. Unë nuk përjashtoj dhe nuk habitem më nga asgjë, po ta shohësh edhe në ato diskutimet e EncroChat ky paska futur në sherr dhe ata të krimit me njëri-tjetrin.

Një gjë dua ta them, reforma në drejtësi është një investim i  rëndësishëm, fatkeqësisht i deformuar. Nuk është bazuar, është nisur të bazohej, por nuk u zbatua në praktikë për shkak të vetingut që u bë nga qeveria, nga motra e zëvendëskryeministres, nga këshilltarja e Engjëll Agaçit, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, nga motra dhe miqtë më të afërt të kryeministrit dhe kanë bërë dosje për prokurore e gjykatës dhe i komandojnë përmes tyre. Shikoni Gjykatën e Lartë, keni njerëz familjarë të drejtuesve socialiste. Unë kam një shpresë shumë të madhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta rikalibruar reformën në drejtësi që të bazohet vërtetë te drejtësia, te të drejtat e njeriut, të prezumimi i pafajësisë… nuk mundet më që një vend të mburret me kamxhikun. Nuk ka vend që mburret me kamxhikun, vendet mburren me ligjin. E mban mend kur ra Lehmann Brother, kjo u nis si nisëm e sinqertë, por që rrugës u manipulua. Por çfarë ndodhi, u korrigjua. Kështu që unë kam shumë besim që SHBA do ta rikalibrojë këtë reformë në drejtësi.

Peka: Zoti Ahmetaj unë të falenderoj. Jam i sigurt që do jemi shpejt sërish. Po ta shikosh jemi në intervistën e e tretë, njëlloj siç ka ndodhur me intervistën e parë dhe të dytë, reagimet nga SPAK janë zero, edhe pse indicie ka plot, por SPAK nuk lëviz, lëviz vetëm kur i shkon ndonjë gazetar, apo Idajet Beqiri. Megjithatë, ish-zëvendëskryeministri sonte ka përmendur shumë emra dhe shumë ngjarje, që shumë personazhe do duhet t’i pranojnë ose t’i përgënjeshtrojnë.

INTERVISTA E PLOTE: 

 

“Kujdes, mund ta rrëmbejnë jugosllavët! Do të më kërkojnë të liroj…”- Dëshmia e oficerit të shoqërimit: Çfarë më tha Mehmet Shehu kur shoqërova Bashkimin dhe Piro Mishën në Itali

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e njëzetë

Memorie.al / Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë e të plota.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë, që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë të plota, së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

Por, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me dokumente arkivore, duhet theksuar se; duke e ditur tashmë se si ka funksionuar ai sistem i para viteve ’90-të, kurrsesi nuk mund të pretendojmë për vërtetësinë absolute rreth atyre çka shkruhet aty, pasi jo vetëm nga personat që kanë dhënë dëshmitë e tyre, por edhe nga hetuesit e kësaj çështje, është bërë e ditur se; ato janë marrë në trysni, presion, intimidim dhe dhunë fizike e psikologjike, madje duke shkuar më tej, ku disa prej hetuesve, i kanë shkruar vetë ato dhe dëshmitarët apo të pandehurit, vetëm sa kanë hedhur firmën aty.

Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR, ME PROCES-VERBALIN E MARRJES NË PYETJE DASHAMIR VERO RABAJ, OFICER I GRUPIT TË SHOQËRIMIT TË ISH – KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, NGA ANA E HETUESVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, SOKOL KOLEKA DHE BASHKIM CAKA

P R O Ç E S – V E R B A L

(I PYETJES SË DËSHMITARIT)

Sot më datën 28.5.1983, në Tiranë.

Ne, hetuesit e M. P .B., Sokol Koleka e Bashkim Caka, marrim në pyetje si dëshmitar në hetuesi.

Emri, emri i babës, mbiemri: Dashamir Vero Rabaj.
Datëlindja, (dita muaji, viti) 1952.
Arsimi: Të lartë (Shkolla e Lartë e Bashkuar e Oficerëve).
Vend-banimi: Lagjja Nr. 8, Bulevardi “Shqipëria e Re”, Pallati 21, Hyrja 18.
Detyra: Oficer në Repartin 326, Tiranë.
Anëtarësia në Parti: Nuk është në parti.
A është i dënuar: Nuk është i dënuar.
Numri i letërnjoftimit: ———-.
Marrëdhëniet me të pandehurin: Nuk ka lidhje familjare.

Hetuesi më paralajmëroi për përgjegjësinë penale, në bazë të nenit 202 të K.P., për dëshmi të rreme.

FIRMA E DËSHMITARIT

Dashamir Rabaj

Në lidhje me çështjen, mund të them sa më poshtë:

Unë në vitin 1978, kam filluar punë si oficer në grupin e shoqërimit të armikut Mehmet Shehu, duke u propozuar nga shefi im, Orjon Trebicka, shefit të grupit, Ali Çeno, që të më merrte aty, se kishte një vend bosh. Gjatë kohës që kam punuar aty, kam vënë re, se Mehmet dhe Fiqret Shehu dhe fëmijët e nuset e tyre, bënin një jetë borgjeze, e të ç’thurrur, e na përdornin ne oficerëve dhe punonjësit e shërbimit, tamam si shërbëtorë, duke na sharë, bërtitur, fyer, etj.

Mbasi bëra ca kohë shërbim, Aliu dhe Jonuz Luto, më thanë që unë do të merresha me filmat dhe fotografitë e Mehmet Shehut dhe familjarëve të tij, ndërsa shefi im për këtë gjë, do të ishte Jonuz Luto, i cili do të mbante fototekën e tij. Kështu që unë vetëm, sa nxirrja filmat dhe fotografitë se pastaj me to merresh Jonuz Luto…………………………………………..!

Kohët e fundit, Bashkim dhe Marjeta Shehu, u afruan me mua, se unë u fejova me një shoqe shkolle të Marjetës, por pa ndërhyrjen e saj. Në qershor 1981, kur Bashkim Shehu ikën në Itali së bashku me Pirro Mishën dhe Shpëtim Çuçkën, gjoja për të ndjekur disa seminare në Peruxhia etj., më morën dhe mua me vete, si oficer për të ruajtur Bashkim Shehun.

Një ditë para se të niseshim, Ali Çeno më thotë se të kërkon Mehmet Shehu, se do të japi porositë për andej. Vajta tek zyra e Mehmet Shehut në shtëpinë e tij, tek vila Nr. 6, ku erdhi edhe Ali Çeno, ishte edhe Fiqret Shehu. Ndërmjet të tjerash, Mehmet Shehu më tha: “Do të bësh kujdes kur Bashkimi hipën në makinë dhe kur zbret që andej. Këtë kujdes do ta kesh, jo nga italiani, por nga jugosllavi, sepse e rrëmbejnë dhe nesër më thonë mua; na nxirr nga burgu Gjin Markun, të të japim djalin”.

Përsa i përket datës 17 dhjetor 1981, unë paradite kam qëndruar te dhoma e oficerëve, ndërsa Ali Çeno dhe Llesh Rroku, shoqëruan Mehmet Shehun në mbledhjen e Byrosë Politike. Meqenëse atë darkë mua më binte radha e dezhurnit, për të ndenjur me shërbim aty, mbas dreke vajta te dhoma e oficerëve, në ora 19.00. Rreth orës 20.00, Ali Çeno dhe Llesh Rroku kanë ardhur në dhomën e oficerëve, e na thanë neve që ishim aty, se Mehmet Shehu u kthye nga mbledhja.

Në fakt, unë nuk e pashë Mehmet Shehun kur u fut brenda në shtëpi, sepse isha brenda në dhomën e oficerëve dhe dritaret ishin me perde e, nga pozicioni që isha, nuk shikoja dot se kush hynte dhe kush dilte nga shtëpia. Unë aty isha me njërin prej radistëve, që nuk më kujtohet se kush ishte dhe me shoferin e radhës, Astrit Hitaj. Kur erdhi Aliu brenda në dhomë, kam parë se ishte shumë i shqetësuar dhe nuk e kishte humorin e tij të zakonshëm.

Mbas kësaj, di që, menjëherë ata që s’ishin me shërbim, janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, ndër ta edhe Ali Çeno, që iku bashkë me Orjon Trebickën, por nëse tha Aliu, që do të kthehem përsëri aty, apo jo, këtë gjë se kam vënë re. Mbas pak Llesh Rrokun e kërkoi Mehmet Shehu, për ta vizituar, dhe mbasi u kthye Lleshi që andej, na tha se i kishte matur tensionin Mehmet Shehut, i cili i kishte kërkuar që të pinte edhe një kafe, “megjithëse unë i thashë, jo”.

Unë e pyeta Lleshin, se çfarë kishte Mehmet Shehu dhe Lleshi më tha se: “Mehmet Shehu ishte vetëm në dhomë dhe po shkruante diçka tek tavolina e punës”. Gjithashtu Mehmet Shehu e kishte pyetur Lleshin, se kush ishte me shërbim atë natë nga oficerët, dhe ai i kishte thënë se; është Dashamir Rabaj.

Mbasi më tha këtë gjë Lleshi, unë kam marrë në telefon në shtëpi, Ali Çenon, dhe i thashë se ç’bisedova me Lleshin, se Mehmet Shehu kishte pyetur se; kush ishte me shërbim atë natë, prandaj ti, po deshe hajde, po deshe rri në shtëpi. Aliu më tha që t’i dërgoja makinën, se do të vinte dhe unë i dërgova makinën, me shofer Astrit Hitaj, që e mori dhe e solli menjëherë tek dhoma e oficerëve.

Mbasi Aliu qëndroi pak te ne, ka dalë që të kontrollonte shërbimet, por sa herë ka dalë dhe ka hyrë te dhoma e oficerëve, dhe sa është vonuar, këtë se përcaktoj dot, se është kohë e gjatë që ka kaluar. Por di që atë natë, Aliu ka folur në telefon me Haki Ketën, në ambasadën tonë në Itali, për disa porosi të familjes, por se çfarë, nuk më kujtohet.

Rreth orës 24.00 e ca, ne kemi rënë për të fjetur, unë në një dhomë me Milto Kostaqin, Lleshi në dhomën e mjekut, Astriti tek dhoma e shoferit, dhe Ali Çenua tek dhoma e shërbimit. Gjatë natës, deri sa u zgjuam të nesërmen në mëngjes, në ora 6 e 45, ne nuk kemi dëgjuar asnjë lloje zhurme.

Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 8.00, kemi dëgjuar se Valdimir Shehu thirri në steriofoni Ali Çenon, që iku me vrap dhe neve na thanë se, Mehmet Shehu ka vrarë veten………….!

Përsa thashë më lart, i lexova thëniet e mija, janë të vërteta dhe i firmos……………………………..! Memorie.al

“Burrat i veshën me tirq e qeleshe”: Familja Veseli shpëtoi tri familje hebraike

Roni (shqiptar), Fatmiri, bashkëshortja e Fatmirit, Ron Mandil (hebre), dhe Ruti Mandil. Foto:Fatmir Veseli (Arkiva personale) (Courtesy Image)

 

Jetmira Delia-Kaci

“Tirana nuk ishte më e sigurt në vitin 1941, kështu që im atë siguroi veshje karakteristike krutane për pjesëtarët e tri familjeve hebraike. Udhëtuan për 36 orë me kuaj e mushka, duke u fshehur në pyje gjatë ditës, e duke ecur më shumë natën, drejt Krujës…”.

Fatmir Veseli, me profesion fotograf, tregon me krenari historinë e familjes së tij, që strehoi tri familje hebraike në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Babai i tij, Refik Veseli, në atë kohë ishte 18 vjeç.

Çdo detaj që lidhet me sakrificën, Fatmiri e dëgjoi qindra herë nga i ati, ndërsa vetë bëri gjithçka për të ruajtur lidhjet me familjen e Moshe Mandilit, pasi për fatin e dy të tjerave nuk mori vesh kurrë.

Refik Veseli me dy fëmijët e Moshe Mandilit.

Refik Veseli me dy fëmijët e Moshe Mandilit.

Çdo vit më 27 janar, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, përkatësisht të gjashtë milionë hebrenjve që u vranë nga Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj midis viteve 1941 dhe 1945.

Kjo datë u zgjodh, pasi më 27 janar, 1945, trupat sovjetike çliruan kampin famëkeq të përqendrimit, Auschwitz-Birkenau, në Poloni, që ishte simboli më i tmerrshëm i mizorive naziste.

“Mes varfërisë dhe vështirësive të mëdha, dyert e shtëpisë sonë në Krujë kanë qenë të hapura për hebrenjtë”, thotë Fatmiri, 65-vjeçar, i cili atëkohë nuk ishte i lindur.

Roli i Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve

Forcat e Gjermanisë naziste pushtuan Shqipërinë më 1943 dhe kërkuan nga autoritetet lokale që të tregonin emrat e hebrenjve.

Por, ato dhe populli refuzuan ta bënin një gjë të tillë.

Shqipëria ishte vendi i vetëm i pushtuar nga Gjermania, ku numri i hebrenjve u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me përfundimin e saj, popullata hebraike në Shqipëri u rrit nga disa qindra në dy mijë.

Vendi me shumicë myslimane strehoi kryesisht hebrenj të ikur nga shtetet fqinje.

Sipas të dhënave zyrtare nga Izraeli, përveç një familjeje, të gjithë të strehuarit e tjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, shpëtuan.

Arsye për këtë ishte besa – një kod nderi që shqiptarët e praktikojnë prej shekujsh.

“Hebrenjtë i veshi si fshatarë krutanë”

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Fatmiri tregon se Moshe Mandili së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre, djalin Gavra dhe vajzën Ela, kishin mbërritur në Tiranë në vitin 1941, pas një sërë vuajtjesh e pasigurish.

Ata kishin jetuar fillimisht në Beograd, ku Moshe kishte studion e tij të fotografisë, e cila jo rrallë vizitohej edhe nga ushtarët nazistë.

Refik Veseli me Gavra Mandili para dyqanit ku punonte si fotograf në Tiranë

Refik Veseli me Gavra Mandili para dyqanit ku punonte si fotograf në Tiranë

Për shkak të frikës se mund të zbuloheshin dhe arrestoheshin, ishin larguar në drejtim të Shqipërisë, pasi kishin dëgjuar se autoritetet i pajisnin me pasaporta hebrenjtë për t’i mbrojtur dhe shpëtuar.

Babai i tij i kishte treguar Fatmirit se familja Mandil kishte rënë në duart e nazistëve gjatë këtij udhëtimi, teksa ndodheshin në Kosovë, dhe se e kishte shpëtuar nga vdekja vetëm një fotografi e fëmijëve të tij para pemës së Vitit të Ri – festë që nuk festohet nga hebrenjtë.

Anëtarët e të tria familjeve hebraike me prindërit e Refik Veselit (gjyshërit e Fatmirit që ka folur për REL-in)

Anëtarët e të tria familjeve hebraike me prindërit e Refik Veselit (gjyshërit e Fatmirit që ka folur për REL-in)

Megjithatë, nazistët i kishin dërguar në një kamp pune në Prishtinë, e më pas i kishin transportuar në një kamp tjetër në Kavajë të Shqipërisë, që atëkohë ruhej nga forcat italiane.

Aty, Moshe Mandil ia kishte dalë të largohej dhe ishte vendosur në Tiranë, ku kishte kërkuar punë në një studio fotografie.

“Rastisi që në studion ku punonte im atë si ndihmës, fotograf ishte një zotëri nga Kosova, Neshat Dizdari, i cili kishte dëgjuar për studion e Mandilit në Beograd dhe i njihte cilësitë e tij. E mori menjëherë në punë. Aty qe njohja e babait tim me Moshe Mandilin”, thotë Fatmiri.

Babai i tij, Refiku, i ka treguar se si me kalimin e muajve, në Tiranë shtohej terrori nga nazistët dhe jeta e familjeve hebraike rrezikohej.

“Familjet Mandil dhe Jozeph, që punonin në një punishte stofrash të xhaxhit tim, duheshin larguar, dhe im atë vendosi t’i çonte në shtëpinë e tij në Krujë. I veshi me rroba karakteristike krutane – burrat me tirq, jelekë dhe qeleshe, e gratë me dimi, jelekë dhe shami në kokë. Më pas u hipën mushkave dhe kuajve, ecën për 36 orë, dhe u strehuan në shtëpinë tonë në Krujë, ku i pritën gjyshja dhe gjyshi im”, tregon Fatmiri.

Certifikata e mirënjohjes nga Izraeli për Refik Veselin.

Certifikata e mirënjohjes nga Izraeli për Refik Veselin.

Shtëpia e tyre ishte rrëzë malit të Krujës dhe Fatmiri thotë se pranë kishin një shpellë, ku, për shkak të temperaturave të ulëta brenda saj, familja e tij ruante zahiretë.

Por, me situatën e krijuar dhe për të ruajtur besën e dhënë për mbrojtjen e hebrenjve, shpella u kthye edhe në vendstrehim për ta.

“Babai më ka treguar një rast, kur një ushtari gjerman i kishte humbur arma dhe në Krujë nisën kontrolle në çdo shtëpi. Tri familjet që ne strehonim, por edhe dhjetëra hebrenj të tjerë, që ndodheshin në Krujë, sepse edhe familje të tjera i kishin strehuar, u fshehën në atë shpellë. Kjo përsëritej sa herë që merrej vesh se në qytet kishte kontrolle”, tregon Fatmiri.

Ai thotë se babai i tij ka tentuar dy herë t’i shoqëronte miqtë e tij nga Kruja drejt Shkodrës, pasi Moshe Mandil dëshironte të shkonte në Jugosllavinë e atëhershme, ku kishte pjesën tjetër të familjes, porse ka qenë e pamundur.

Tentimi i parë i familjes hebraike për t'u larguar nga Shqipëria drejt ish-Jugosllavisë, por sërish u kthyen në Shkodër.

Tentimi i parë i familjes hebraike për t’u larguar nga Shqipëria drejt ish-Jugosllavisë, por sërish u kthyen në Shkodër.

Madje, në tentativën e dytë, çifti hebre i kishte besuar dy fëmijët familjes së Fatmirit, duke i kërkuar të kujdesej për ta, nëse do të binin në duart e nazistëve.

Fatmiri thotë se tri familjet hebraike qëndruan në shtëpinë e tyre deri pas çlirimit të vendit më 1944.

“Në fotografitë që im atë i ka ruajtur si gjënë më të shtrenjtë, tregohet se si kanë jetuar të gjithë bashkë, si një familje e madhe. Mes varfërisë dhe vështirësive të mëdha, dyert e shtëpisë sonë në Krujë kanë qenë të hapura për hebrenjtë, të cilët vishnin rrobat krutane, jetonin si ne, flinin shtruar përtokë, se shtëpia ishte e vogël, e hanin çfarë gjendej në sofër”, thotë Fatmiri, krenar për sakrificën dhe bujarinë e familjes së tij.

Neshat Dizdari nga Kosova, Refik Halili, Moshe Mandil dhe një tjetër hebre me mbiemrin Jozef.

Neshat Dizdari nga Kosova, Refik Halili, Moshe Mandil dhe një tjetër hebre me mbiemrin Jozef.

Ai thotë se lidhja mes dy familjeve vijoji menjëherë pas largimit të tyre në ish-Jugosllavi.

“Babai im qëndroi katër vjet në Beograd në shtëpinë e Moshe Mandilit. Bëri një specializim atje për fotografinë dhe ata e mbajtën si anëtar të familjes. Kur erdhi momenti që të kthehej në Shqipëri, Moshe i tha se nuk e ndante nga familja e tij dhe se i kishte nxjerrë pasaportën për të shkuar me ta në Izrael. Babai nuk pranoi, sepse donte të kthehej pranë familjes së tij”, tregon 65-vjeçari.

Moshe Mandil para shtëpisë së familjes Veseli në Krujë, me veshje krutane dhe pistoletë.

Moshe Mandil para shtëpisë së familjes Veseli në Krujë, me veshje krutane dhe pistoletë.

Familja Veseli, nderime nga Izraeli dhe Gjermania

“Që i vogël unë mbaj mend se hebrenjtë nuk i kemi ndarë nga vetja. Babai na fliste gjithnjë për ta. Edhe gjatë regjimit komunist kemi ruajtur lidhjet. Babai shkruante letra rregullisht – sigurisht duke e ditur se ato letra hapeshin, sepse gjithçka mbikëqyrej nga sigurimi i shtetit”, thotë Fatmiri.

Por ata, sipas tij, flisnin kryesisht për profesionin, meqë të dy ishin fotografë, dhe ashtu i ruajtën lidhjet deri para vitit ’90, kur vdiq Moshe.

“Me rënien e komunizmit, im atë, Refik Veseli, u bë shqiptari i parë që u nderua me çmimin ‘Fisnik mes Kombeve’ dhe emri i tij u përjetësua në Murin e Nderit, në Kopshtin e të Drejtëve, në Yad Vashem, Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit”, thotë Fatmiri.

Refik Veseli, shqiptari i parë i nderuar nga Izraeli për shpëtimin e hebrenjve.

Refik Veseli, shqiptari i parë i nderuar nga Izraeli për shpëtimin e hebrenjve.

Babai i tij vdiq në vitin 2000, por pasardhësit e tij, ashtu si edhe të Moshesë mbajnë gjallë historinë e familjeve të tyre dhe ua kalojnë atë edhe brezave të rinj.

“Kur u bëra me djalë, para 35 vjetësh, mbaj mend që unë dhe ime shoqe kishim një listë të gjatë emrash dhe ende nuk kishim vendosur se si do ta quanim. Babai im na tha se e kishte gjetur ai, na tha që djalin ta quajmë Ron, pasi ashtu quhej edhe djali i Gavra Mandilit. Kështu që kemi dy Ron – një në Tiranë dhe një në Jerusalem. Ata shpesh takohen bashkë”, thotë Fatmiri.

Një emocion i madh për të është fakti se edhe një shkollë në Berlin mban emrin e babait të tij.

Ishte nismë e një grupi të rinjsh gjermanë, të cilët, pasi vizituan Yad Vashemin dhe u njohën me historinë e familjes së Refik Veselit që kishte shpëtuar familjen Mandil, propozuan që shkolla ende pa emër ta merrte emrin e fotografit shqiptar.

Fatmir Veseli, para shkollës në berlin, e cila mban emrin e babait të tij.

Fatmir Veseli, para shkollës në berlin, e cila mban emrin e babait të tij.

Dhe kështu, nga viti 2014, ajo mban emrin e Refik Veselit.

“Ka qenë emocion i madh për mua kur më ftuan në ceremoninë e posaçme për këtë vlerësim për babanë tim. Vitet e fundit, 27 janari më gjen në Berlin, në këtë shkollë, duke folur për këtë histori sakrifice, bese dhe dashurie”, thotë Fatmiri.

“Ashtu si baballarët tanë, edhe unë i kam ruajtur lidhjet me Gavrën dhe Elën, e po ashtu fëmijët e mi me fëmijët e tyre”, përfundon ai.

La Turquie (1910) Një intervistë me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të në shtypin turk

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Janar 2025

 

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 12 majit 1910, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të asokohe në shtypin turk, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një intervistë me Hasan Beun

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa ditësh për Hasan Beun, deputet i Prishtinës. Herë lajmërohej se familja e tij kishte ikur në Shkup, herë lajmërohej se vëllezërit e tij ishin arrestuar. Në prani të këtyre thashethemeve dhe të tjerave, e pamë me vend t’i drejtohemi atij dhe ta pyesim se çfarë mendon për këto thashetheme.

 

Hasan Beu priti një nga bashkëpunëtorët tanë në zyrën e parë të Dhomës dhe e pranoi me dëshirë intervistën.

 

Fillimisht bashkëpunëtori ynë e pyeti nëse mund ta mohonte lajmin e Neïri-Hakikat-it të Manastirit dhe sipas të cilës disa deputetë shqiptarë ishin përfshirë në lëvizjen e Shqipërisë së Epërme.

 

— Po t’ia vlente të mohohej, tha Hasan Beu, ne do ta kishim bërë tashmë. Por nëse, në këtë vend thashethemesh, do të fillonim të mohonim gjithçka që ia atribuojmë një njeriu, do të kishim harxhuar të gjithë kohën duke botuar mohime në gazeta.

 

Por koha jonë është e çmuar. Përveç kësaj, do të ishte shumë e ulët për të mohuar publikime të tilla keqdashëse. Nuk e kuptoj çfarë kënaqësie gjejnë duke botuar të tilla shpifje. Sot një gazetë thotë se vëllezërit e mi janë arrestuar dhe një pjesë e familjes sime ka ikur në Malësi. A ja vlen të publikosh lajme qesharake si ky.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A keni lajme të reja mbi Shqipërinë ?

 

— Është e vërtetë që nuk marr letra. Por sipas udhëtarëve që mbërrijnë, situata nuk është e mirë. Ekziston frika se kryengritja do të përhapet.

 

— Ju keni marrë leje për të shkuar në Shqipëri. A do ta përdorni atë ?

 

— Unë kam marrë leje për të shkuar atje për një çështje private. Por disa gazeta e interpretuan ndryshe këtë leje. Kanë shkruar se jam gati të shkoj në teatrin e kryengritjes. Megjithatë, mora parasysh gjendjen psikologjike të vendit dhe megjithëse kisha punë urgjente, e shtyva udhëtimin për disa ditë.

Société des nations (1923) Fjalimi i kryeministrit të sapozgjedhur Ahmet Bej Zogu në Dhomën e Përfaqësuesve mbi programin e tij politik me 2 dhjetor 1922

 

Kabineti qeveritar i Ahmet Zogut — Burimi : Our World, Shtator 1922, f.65

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2025

 

“Société des nations” ka botuar, më 1 maj 1923, në faqen n°508, fjalimin e kryeministrit të sapo zgjedhur Ahmet Bej Zogu në Dhomën e Përfaqësuesve mbi programin e tij politik me 2 dhjetor 1922, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Programi i qeverisë aktuale.

 

 

Më 2 dhjetor 1922, në fjalimin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve, kryeministri i sapo zgjedhur, Ahmet Bej Zogu, përvijoi programin e tij politik, në të cilin përfshihen pikat e mëposhtme:

 

Qeveria synon të ndjekë një politikë kushtetuese dhe demokratike; ajo është në favor të lirisë së shtypit. Ajo njeh vështirësitë e shkaktuara nga ekzistenca, në popullatë, e tre elementeve të kulturave të ndryshme — njohuritë e përgjithshme dhe interesi i shfaqur për çështjet publike duke u zhvilluar më shumë në mesin e banorëve të jugut — por ajo shpreson të fitojë besimin e të gjithë këtyre elementëve të ndryshëm duke i trajtuar me drejtësi dhe duke e lënë secilin prej tyre të lirë të ndjekë prirjet e veta. Përpjekjet për organizimin e një kishe ortodokse të pavarur kanë qenë tashmë të suksesshme dhe qeveria do të përpiqet të inkurajojë zhvillimin e një organizimi më modern të Kishës (Xhamisë) Myslimane në Shqipëri. Qeveria shpreson të thërrasë Asamblenë Kushtetuese në shtator; ajo ka premtuar se do të qëndrojë neutrale në zgjedhje. Buxheti për luftën kundër malaries dhe sëmundjeve të tjera është dyfishuar dhe ekspertë nga jashtë do të merren për të ndihmuar në luftimin e këtyre sëmundjeve. Është reduktuar buxheti, është zvogëluar numri i nëpunësve civilë dhe tashmë qeveria ka filluar të riorganizojë administratën. Prefektët do të zgjidhen sa më shumë në bazë të eksperiencës që kanë në qarqet ku do të emërohen. Një ekspert juridik i huaj do të ndihmojë në riorganizimin e legjislacionit dhe gjykatave. Ushtria do të reduktohet sa më shumë dhe do të caktohet një organizator i huaj për këtë qëllim. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punëve publike dhe tre batalione rekrutësh, në vend të një, si në të kaluarën, do të punësohen vetëm në ndërtimin e rrugëve, për të përshpejtuar krijimin e rrugëve të reja dhe riparimin e rrugëve ekzistuese. Parashikimet e buxhetit për 1923, të reduktuara rëndë, aktualisht kapin shifrën e 17 milionë frangave ari. Të ardhurat vlerësohen në 19 milionë; do të fitojmë kështu një tepricë prej 2 milionësh, të cilat do të mund të ndahen për punë publike shtesë.

 

Arsimi publik do të zhvillohet me miratimin e një regjimi kombëtar të vendosur me ndihmën e një eksperti të huaj. Por, mbi të gjitha, qeveria do të përpiqet të zhvillojë tregtinë, amullia e së cilës ka ndikuar në shqetësimin e një pjese të madhe të popullsisë. Qeveria shpreson se do të arrijë të tërheqë kapital të huaj në Shqipëri dhe pret që Lidhja e Kombeve të emërojë së shpejti këshilltarin financiar që ka kërkuar.

 

Në çështjet e politikës së jashtme, qeveria do t’i përmbahet rreptë neutralitetit, do të përpiqet të ruajë marrëdhëniet sa më miqësore me vendet fqinje dhe të qëndrojë në kontakt të ngushtë me Lidhjen e Kombeve, së cilës Shqipëria i detyrohet kaq shumë.

 

Qeveria shqiptare ka shprehur në disa raste dëshirën e saj të madhe për të siguruar bashkëpunimin e këshilltarit financiar që do të caktohet nga Lidhja e Kombeve; kjo do të ndihmojë në realizimin e programit të mësipërm dhe në zbatimin e reformave nga të cilat varet prosperiteti i ardhshëm i Shqipërisë.

 

Qeveria vendosi gjithashtu, siç u tha më lart, të caktojë ekspertë të huaj në çështjet e jurisprudencës, xhandarmërisë, arsimit publik, punëve publike, higjienës dhe ndoshta më vonë, shërbimeve të tjera.

 

Këta ekspertë, duket se duhet të caktohen në marrëveshje me këshilltarin financiar, i cili duhet të japë kreditet e nevojshme për pagat e ekspertëve, si dhe për zbatimin e projekteve që ata propozojnë.


Send this to a friend