Vijon ‘lufta’ që ka nisur Alketa Vejsiu mes personazhe të ndryshme të showbizzit. Aktori Rezart Veleshnja është futur në mes të këtij debati. Veleshnja sot në një status në Instagram publikoi një foto ‘bio’ të Vejsiut, e cila është shkrepur shumë vite më parë dhe prezantuesja zor se njihet.
Krahas fotos, me nota ironie, Veleshnja për t’i marrë hakun Xhemit, shkruan se edhe Eminemi do ta kishte zili moderatoren për shpejtësinë e të folurit. “Alketa bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të,”- shkruan mbi foto Rezart Veleshnja.
Aktori nuk është ndalur me kaq. Krahas fotos ai shkruan, sërish me ironi, se e do shumë Alketën dhe urrën çdo njeri që e shan. “Ta dish Alketa unë të dua shumë, të kam shumë xhan, të adhuroj, madje e urrej këdo që të shan ty,”- shkruan më tej aktori.
Komentet