Këtë radhë, mos më dërgoni urme
Më vjen ushtimë kokës, dridhje toke
Erë gjaku gërmadhave të Durrësit
Lotë të tharë faqeve të njoma
Të pa strehë mbi qiellin dimëror
Nuk kam festë, vitet shkojnë e vijnë
Sytë shikojnë tmerrin
Veshët dëgjojnë lëmërinë….
Mos më dërgoni urime për Vitin e Ri!
As sot e as nesër për respekt e viktimave
Urime të tjera po kërkojmë për jetën
Kërkoj qetsinë e humbur,
Gëzimet e vjedhura, të humbura
Për shumë njerëz
Mos më dërgoni urime!
Gjakovë,
30.dhjetor,2019
Komentet