Një analizë e punës një vjeçare e mërgimatrëve tanë anëtar të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås të Mbretërisë së bashkuar të Suedisë
Është viti i trembëdhjet i një pune të palodhshme të anëtereve të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në qytetin Borås të Suedisë së largët.
Në mbledhjen e fundit të krysisë së kësaj Qendre u bë analiza e punës njëvjeqare të anëtarëve dhe në përgjithësi e vlersimi i realzimit të planit të punës së qendres aprovua që në fillim të vitit që po lem pas.U tha se QKSH ”Migjeni” me punën dhe veprimatrinë e saj është një prezentuese e denjë e kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë, është kultivuese e kultures, tarditës dhe gjuhës shqipe në mërgatë me cka cdo shqiptar është krenar me këtë.
Inspirim dhe një shtytës i një punue të palodhshme ishte cmim i ndarë nga Akademia e Shkencave e Suedisë për QKSH ”Migjeni” për rezultatet e arritura në punë dhe në prezentimin e kulturës dhe letërsisë suedeze në botë, krijimine urave lidhëse dhe bashkëpunimi mes popujve, kulturave dhe gjuhëve.
Qe në muajin mars me pune dhe vullnet të pashoq anëtar të kësaj qendre i kishin hyrë punës në mbledhjen dhe përpunimin e veprave të botuara që nga herë të albanologut dhe mikut të shiqptarëve Ullmar Qvick cka rezultoj me ribotimin e pesë titujve botuar vite të largëta në gjuhën suedeze nga dashamirës i gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar. Ishin përpunua per mrekulli libratë:
- Drama “Gofi” i Anton Pashkut (Glöd në suedisht),
- Shqiponjat dhe malet (Antologji e poezisë shqipe në suedisht “Ornar och bergen”),
- “A ka kund Zot” nga Agim Gjakova (suedisht; Finns någonstans gud?)
- “Mera hjältemod än vete” (Histori, letërsi e krijimtari e Ulmarit për shqiptarët),
- “Më shumë heroizma se grurë” e Ulmar Kvikut e përkthyer në shqip nga Hajdin Abazi.
Iniciativa për ribotimin e botimeve të viteve 1990 lindi nga entuziast anëtar të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë, duke e parë të arsyeshme që të hulumtohet në arkivat shtetrore suedeze si dhe në bibliotekat për literaturën shqipe të përkthyer në gjuhën suedeze me vite. Nuk ishte punë e lehtë, por ishte punë me vlerë, punë e cila të bënë të ndjehesh krenar pse je shqiptar, por e gjithë kjo duke ju falenderua mikut tonë Ullmar Qvick. Është kënaqësi thonë në QKSH Migjeni që kanë arritur këto ditë të nxjerrin nga botmi pesë libra me vlerë të lartë artistike e letrare. “Poeti i mjerimit”, Migjeni ka qenë zëdhënësi më besnik dhe më i ndërgjegjësuar i kohës kur njeriut të thjeshtë, fshatarit e punëtorit shqiptar, iu kishte rrezikuar qenia, kur apoteoza e perëndive ishte strukur në kokrrën e misrit, kur malësori që kishte përballuar uraganin shkatërrimtarë të robërisë, po vdiste urie, secila poezi, skicë, rrëfim a novelë e shkruar nga Migjeni, është antologjike, për faktin se ai ka arritur që me vizionin e tij krijues të shkruajë për të gjitha plagët sociale të njeriut, të shqiptarit të kohës, por jo vetëm të atij. Në rrugën e tij të shkurtër jetësore, nuk ishte kursyer, as atëherë kur ishte dërrmuar fizikisht dhe sëmundja i thoshte, hesht, mor hesht! Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Pra Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në mërgatë është sot një zëdhenëse besnike e prezentimit të kulturës,gjuhës dhe letërsisë shqipe në mërgatë e ndihmesë të vecantë në këtë drejtim kemi nga miq të shumtë të gjuhës shqipe, të kulturës shqipe, miq suedez të cilët kanë kontribua në cdo aspekt në këtë drejtim. ”Nuri Dragoi, 2018, Dituria ” Çfarë kërkon Migjeni në Suedi?” Pra Migjeni në Suedi qenka për të bërë atë më të mirën për shqiptarët, për gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën shqipe. I lumtë QKSH Migjeni për këtë punë fisnike, këtë punë me vlera të medha, punë e cila e benë krenar cdo shqiptar jo vetëm në Skandinavi por edhe në viset tjera të rruzullit tokësor. Librat e ribotuar do u dhurohen bibliotekave suedeze, përkthyesit, Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë, Shoqatës regjionale të shkrimtareve suedez FCV në Göteborg, ndërsa të inetersuarit për këto libra mund të drejtohen në adresne elektronike [email protected]. Këta entuziast thonë se janë duke punu në këtë drejtim në menyrë qe letersai shqipe të jetë sa më shumë e prezentuar për lexuesin suedez, pasi që kjo mungon në një aspekt në ditët e sotme.
***
Të shkruash poezi nuk është gjë tjetër veçse të rendësh pas frymëzimit, ideve, ndjesive të së bukures, figurave.
Për tetë vite me radhë në organizim dhe nikoqirllakë të QKSH ”Migjnei” u organizua dhe mbajt Festivali i tetë ndërkombëtar i poezisë ”Sofra poetike Borås 2019”. Dhe kjo është një nder të arrituta më tåe medha të kesaj qendre kulturore shqiptare në mërgatë.
Në qytetin Boras u promovuan poezitë e përmbledhura në “Antologjinë poetike”, u mbajt “Sofra poetike 2019”, u dhanë simbolika me portretin e MIGJENIT. Paraqitën poezitë me interpretimin e tyre Lousie Harvardson (Suedi), Anna Matsson (Goteborg Suedi), Alba Huta (Shqiperi), Elhame Gjyrevci (Danimarke), Sveza Daceva (Bullgari), Mark Simoni (Shqipëri), Eli Kanina (Shqipëri), Henrik Mimerson (Suedi), Hala Athari nga vendet Arabe, Nexhmije Hasani (Londer, Angli), Pranvera Kollçaku (Boras, Suedi), Niklass Abrahamsson (Suedi), Bardha Mançe (Athine, Greqi), Emine Hoti (Norvegji), Vivien Harieti (Athinë, Greqi), si dhe Ibrahim Kadriu (Laureat i takimit) Maqedoni etj.
Pjesëmarrësit i dhanë dimension të jashtëzakonshëm këtij eventi.
***
Angazhimi i ardhshëm ishte prezentimi i letersisë shqipe për auditorin suedez e që ku event u zhvullua në bashkepunim me PEN-in suedez me një diskutim sfidues rreth letërsisë me profesorin e sociologun e respektuar z. Zyhdi Dervishi e më pas me shkrimtarin Ibrahim Kadriu. Temat e trajtuara ishin për rolin e letërsisë në shoqëritë post-traumatike, kulturat në tranzicion dhe letërsinë disidente.
Biseda u zhvillua në gjuhët anglisht, shqip e suedisht. Në këtë bashkëbisedim morën pjesë dhe të pranishmit të cilët drejtonin pyetje nga paneli.
***
Një bashkëpunim i frytshëm mes poetëve sjellë rezulate në lamin e krijimtarisë letrare në arenën ndërkombe¨tare tëpeozisë
Në kuadër të bashkëpunimit mes Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Mbretërsië së Bashkuar Suedeze dhe Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar në Shqipëri ”Pegasi”me shumë sukses u realizua botimi i Antologjisë së katërtë poetike pegasiane me titiull ”Korsi e hapur 4” nën përkujdesjen me shumë përkushtim të autorit tër Antologjisë Kristaq Shabani.
Antologjia u prezentua në mënyrë madheshtore në Simpoziumin e dhjetë të shoqatës ”Pegasi” në Tiranë në prezencen edhe të anëtarëve të QKSH ”Migjeni” nga Suedia si dhe anërtarëve të shoqatës ”Pegasi”.
Në një ambient madhështor dhe të dedikuar krysisht për prezsentime letrare ”Trendafili i bardhë” në qendër në Tiranë në pranin e miqëve të poezisë si dhe adhuruesve të saj në 22 korrik 2019 në organzim të Shqoqatës shqiptare të poetëve ”Pegasi” dhe të QKSH Migjeni nga Borås i Suedisë, autori i ”Korsi e hapur” Kristaq Shabani para të pranishmëve shpalosi në mënyrë të gjithanshme punën e bërë në këtë drejtim dhe paraqiti rezulatin final pra Antologjin voluminoze në më se 400 faqe dhe me poezitë e poetëve të mbi 90 vende të botës të gjitha pothuajse të përkthyera edhe në Gjuhën shqipe, cka kjo Antologjisë në fjalë ia shton edhe me shumë vlerën letrare të saj letrare.
Lidhur me këtë fjalën e tyre paraqitën autori i librit Kristaq Shabani, Rizah Sheqiri, Hamit Gurguri, Majlinda Shabani, Vjollca Alija, Kozeta Zavalani, Vera Cato, Enekeleda Fejzo dhe shumë të tjerë të cilët me mendimet e tyre kontribuan në zberthimin dhe prezentimin e asaj cka është prezentua në këtë Antologji voluminoze të Pegasit. Në diskutime kontribuan edhe poetët nga Suedia, Bahtir Latifi, Rizah Sheqiri dhe Hamit Gurguri me fjalën e tyre i dhanë mirënjohje autorit të Antologjisë Kristaq Shabani për një punë madhore në prerzentimin e poezisë shqipe në botë.
U cituan edhe autorë nga Antologjia si dhe u rectuan poezi nga ta në Gjuhën shqipe, cka preznetmin e bëri edhe me me vlerë dhe që edhe të pranishmit të ndjejnë atë cka është prezentua në këtë Antologji.
Në mesin e poeteve të mbi nëmntëdhjjetë vendeve të botës ishin edhe poetët nga Suedia të cilkët ishin prezentua në mënyrë të denjë me poezion shqipe të krijuar në Suedi si dhe poet suedez me poezinë suedeze e të përkthyer edhe në shqip, nga përkthyes anëtar të QKSH ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë.
Vend me rënd¨sei zinte poezia e të resë suedeze Louise Harvaldsson nga Göteborg, pastaj poetës së re shqiptare nga Stockholm Teuta Haziri e duke vazhduar me poetetë e njohura suedeze Anna Matsson që njëherit është edhe kryetare e PEN-it suedez, pastaj Kristin Bjranadotör, Rizah Sheqiri, Hamit Gurgueri, Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku, të gjitha pozitë e të përmendurëve janë prezentua në të du gjuhë në shqip dhe në suedisht.
***
Në kuadër të kremtimit të 108 vjetorit të lindjes së poetit të mjerimit, poetit të ”Dhimbjes krenare”, poetit që sfidoj kohën dhe pushtetin e kohës për një të ardhme më të ndritshme të popullit shqiptar anëtar të QKSH ”Migjeni” në Borås të Suedisë organizuan në Akademi solemni me këtë rast në të cilën morën pjesë, poetë, shkrimtarë, mësues, njohës të vepres dhe jetës së Migjenit si dhe miq suedez të QKSH ”Migjeni” nga qyteti Borås, e cila u mbajt në lokalet e Bibliotekës së qytetit Borås sot në datë 12 tetor 2019.
Akademi e hapi anëtari i kryesisë së kësaj Qendre Hamit Gurguri, për të vazhduar më pastaj me punën e akademisë nga poeti, mësuesi dhe shkrimtari i njohur shqiptar me banim në Suedi Rizah Sheqiri.
Që në fillim u prezentua një Dokumentar mbi jetën dhe familjen e poeti të mjerimit Migjeni e për të vazhduar me fjalën e rastit të shkrimtarit dhe mësusit në pension Fetah Bahtiri ”Migjeni poet dhe mësues”, me fjalëne rastit të Bahtir Latifit mbi jetën e Migjenit prej intelektuali, të Rizah Sheqirit ”Migjeni poeti i dhimbjes krenare” që beri dhe pati ndikim në krijimtarin letrare të vet Rizahit siq thotë ai vet, e për të përfundua me preznetimet me ate të poetit, shkrimtarit dhe përkthyesit Hamit Gurguri i cili u ndal në vepren e Migjenit prezentua në letersinë suedeze nga autor suedez por edhe shqiptar në ditët e sotme. Por siq e ceku Hamiti falenderimi i shkon mikut të shqiptare dhe përkthyesit eminent të letërsisë shqipe në ate suedeze Ullmar Qvick, për punën e palodhshme që ka berë që Migjeni të lexohet edhe në gjuhën suedeze që nga vitet 70-ta, ku për herë të parë u përkthya novela shumë e njohur e Migjenit ”Luli i vocër” nga Ullmar e për të vazhdua nga i njejti edhe me perkthimine ”Këngës së rinisë”, ”Poemës së mjerimit” si dhe nga autor të sotëm të novelave dhe poezive tjera të Migjenit.
Po me ketë rast u bë edhe promovimi i broshurës me titull ”Lärarnas röst”, ”Zëri i mësusit” përmbledhë, sistemua dhe botua nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås, e cila fletushë u shpernda falas për të panishmit dhe u është dergua shumë bibliotekaven ë qytete të ndryshme në Suedi, në menyrë që të jetë e pranishme dhe përdoshme për lexim.
Për të pranishmit në këtë Akademi kushtuar poetit emrine të cilit e mban Qendra Kulturore Shqipatre ne Borås, poet me renome në letersin shqipe me banim në suedi lexuan vargjet e tyre që për tematike kanë qeshtjet sociale dhe ekonomike po edhe ne ditete e aotme e që është një vazhdimësi e tematikës që poeti i mjerimit e preku me aq shumë sukses në krijimatarine e tij. Punimet e tyre para të pranishmëve lexuan: Fetah Bahtiri, Anxhela Ziso, Adem Pllavci, Besnik PalNikaj, Rizah Sheqiri, Bahtir Latifi dhe Hamit Gurguri.
***
Para disa vjetësh, unë dëshiroja të shpërndaja njohuri për Erik Hans Tunmanin për të nderë dhe në kujtim të tij. Ajo punë nuk vajti mirë.
Vura kontakt me studentët e Södermanlandit pranë Universitetit të Upsallës. Jo, ata nuk shfaqën asnjë interesim për Tunmanin, ani ai ishte shkencëtar i Söderman-landit dhe studionte në Upsallë. Se ai ishte një nga të parët që hulumtoi historinë e popujve dhe ndërlidhjet etnike në Ballkan gjatë antikës, nuk u bezdis askush për të.
Unë poashtu kontaktova shoqatën lokale për ruajtje të trashëgimisë kulturore në Toresund, ai vend ku Tunmani lindi dhe u rrit. Ata e pranuan propozimin tim të jenë bashkë dhe të krijohet ndonjë shkrim përkujtimi për të.
Vendimi gjatë një takimi ishte: Nuk mendojmë të marrim pjesë në projekt të tillë.
Kështu kaluan vitet. Disa shqiptarë në Suedi, me ndjenjë të fuqishme interesimi për relacionet kulturore në mes të botës shqiptare dhe suedeze ia filluan përkthimit të punës shkencore të Tunmanit për shqiptarët dhe për vllahët.
Unë jam i gëzuar për këtë iniciativë, por njëkohësisht i mërzitur për gjakftohtësinë e tillë suedeze. Tani, përkundër problemeve me këtë përkthim të korrigjohet dua të kontribuoj bashkë me shokët shqiptarë, pasi dua të dëshmoj se të gjithë suedezët nuk janë gjakftohtë për veprën e Tunmanit. Ai, thënë thjeshtë u mbyt së punuari.
Ne nuk duhet të pësojmë aq për t’i bërë nderim dhe për ta kujtuar atë.
Ulmar Kvik (Ullmar Qvick)
Dhe me një angazhim të pa shoq anëtar të QKSH ”Migjeni” i hynë një pune të tillë dhe e kurorezuan me mjaft sukses në përkthimin në shqip dhe botimin e vepres së Tunman ”Për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve” e cila u prit mjaft mirë nga lexuesit. Dhe ne QKSH ”Migjeni” shpresojne se do vine edhe më më shume tituj të tillë të cilët ngrisin lart kulturën, gjuhën dhe karakterin e shqiptarit. Libri u prezentua edhe në Panairine 22 të librit në Tiranë.
Libri jep një biografi të shkurtër të Thunman-it, tekstin për shqiptarët në veprën e tij “Hulumtime për historinë e popujve të Lindjes” (Lajpzig 1774) si dhe harta dhe ilustrime.
Teksti dygjuhësor suedisht dhe shqip, përkthim nga origjinali gjermanisht si resultat i mundimit të përkthyesve Robert Elsie, Hamit Gurguri dhe Ullmar Qvick, është sfidë për lexuesin për të hyrë në labirintet e emrave të njerëzve, fiseve dhe vendeve, të ngjarjeve të kohës së lashtë dhe të mesjetës. Dhe ngjarjet na tregojnë për sulme, trimëri dhe tradhëti, pushtetin e sundimtarėve dhe vuajtjet e njerëzve viktima. Rrëfimi është i thatë, domethënia e ngjarjeve mund të vizatohet vetëm në imagjinatën e lexuesit. Fakt prapë se historia e popujve të Gadishullit Ballkanik pikon gjak, nga koha e agimit të historisë deri në ditët tona.
Libri kushton 100 kr, 10 euro. Porosi me e-mail te [email protected]
Një libër për çdo shqiptar me interes për historinë e popullit të vet.
***
Në kuadër të “Ditëve të letërsisë suedeze”
“Shkupi” promovoi librin “Anabella” nga Lena Bengtsdotter
Shtëpia botuese “Shkupi” sot, në Sallën e Komunës së Çairit, promovoi romanin ANABELLA të shkrimtares suedeze Lena Bengtsdotter, që u realizua në kuadër të DITËVE TË LETËRSISË SUEDEZE, të cilat për të tretin vit me radhë organizohet nga Shtëpia Botuese “Shkupi” dhe Shoqata Kulturore MIGJENI nga qyteti Boras i Suedisë.
Poashtu, si në dy manifestimet e kaluara, edhe sivjet, të pranishëm ishin edhe dy përfaqësues të denjë të letërsisë bashkëkohore suedeze: poeteshave, Anna Holmström Degerman dhe Brita Stenberg, të cilat tonë gjatë këtij promovimi recituan dy poezi të shkurtëra, që u përcollën edhe të shqipëruara nga veprimtari dhe krijuesi ynë nga diaspora Hamit Gurguri.
Promotorët e këtyre ditëve nga Shoqata Kulturore Migjeni, kryetari Sokol Demakun.
Ky është viti i tretë i kësaj veprimtaria me prezentimine leterise suedeze ne Shkup e qe ke¨te¨vit beri risi pasi që një ditë ishte rezervua për prezentim në Republikën e Kosovës konretisht ne shkollën fillore ”Mihal Grameno” në Fushë Kosovë. Këtu thonë se kjo traditë do vazhdojhë edhe ne të ardhmen.
***
Risi dhe dicka e vecantë këtë vit ishte pjesëmarrja e QKSH ”Migjeni” nga qyetit Borås i Suedisë në pananirin e 22 të librit në qytetin e Tiranës.
Në stendën e QKSH ”Migjeni” nga dita e parë e hapjes së Panairit në date 13 nentor deri në ditën e mbylljes ishte dicka madhështore vizita e panderprerë e adhuruesve të librit dhe interesimi i tyre për këtë stend deri dje i panjhohur për lexuesit shqiptar nga kryeqyteti por edhe nga viste tjera të Shqipërsisë por edhe të Republikës së Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.
Që në ballë cdo vizitor do gjen logon e kësaj shoqate me renome kulturore në mërgatë e cila vite me radhë është e pranishme pothuajse në cdo pjesë të rruzulit tokësor atje ku frymon shqip me botime letrare. Një logo me foton e poetit të mjerimit Migjeni dhe mbishkrime në suedisht dhe shqip për emrin e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë.
Stenda ishte e e permbushur me botimet me te reja të autorëve anëtar të kesaj Qendre dhe me botime publicistike të anëtareëve të QKSH ”Migjeni”.
Intersim i madh i lexuesve ishte për botimet e fundit të kesaj Qendre dhe për përkthimet e botuara nga suedishtja në gjuhën shqipe si veprat e Vilhem Moberg, Ullmar Qvick, librit për fëmijë përkthyer nga seudishtja në shqip, por edhe për vepren orogjinale të autorëve shqiptar anëtar të QKSH ”Migjeni” dhe nga vende tjera Europiane ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Te Nderuar, Drejtues te Qendres Kulturore ,,Migjeni,, SUEDI
Fri, 08/23/2019 – 16:48
Te Nderuar, Drejtues te Qendres Kulturore ,,Migjeni,, SUEDI
————————————————————————————-
Une qe po ju shkruaj jam Hysen S.Dizdari, Filatelist,Autor i 4 librave ne Filatelin Shqiptare. Rastesisht diten e sotme gjeta Faeqn tuaj ne Intenet, e cila eshte hapur qe nga 10 Mars 2007. Ju pergezoje per punen e shkelqyer te shoqates tuaj per prezantimin e librit ne gjuhen shqipe por edhe te trazhgimenise kulturore te popullit shqiptare ne Suedi.
Të gjitha këto që u thanë më lartë japin një shenjë drite se kjo Qendër në vitin që po troket do jete edhe me frytshme në punen e saj në prezentimin e kultures dhe Gjuhës shqipe ne mërgatë por njëheresh edhe në një prezentim sa më të denjë të virtyteve shqiptare në botë, krijimin e urave lidhëse mes popujve, gjuheve dhe kulturave me vlera.
Komentet