Sherlock Holmes dhe Dr. Watson janë në një shesh kampingu për pushime. Pas një darke të bollshme dhe një shishe të shkëlqyer vere, të dy shkojnë në tendë dhe bien në gjumë të thellë. Në një moment, në mes të natës, Holmes zgjohet dhe shtrëngon mikun e tij, duke i thënë:
– Watson, Watson, shiko lart në qiell dhe më trego çfarë shikon.
Watson shprehet:
– Unë shoh miliona e miliona yje, Holmes!
Sherlock pyet:
– Dhe çfarë nxjerr nga ajo?
Watson reflekton gjatë dhe më pas përgjigjet:
– Epo, nga një këndvështrim astronomik, kjo më bën të mendoj se ka miliona e miliona galaktika në univers dhe për këtë arsye, miliarda planetë. Nga një këndvështrim astrologjik më bën të vërej se Saturni është në shenjën e Luanit. Nga këndvështrimi i orës, duke parë Hënën, unë nxjerr përfundimin se është rreth 3:15. Nga pikëpamja meteorologjike, pres që nesër të kemi një ditë të bukur. Nga pikëpamja teologjike, më bën të kuptoj se Zoti është fuqi e pafund dhe se ne jemi vetëm një pjesë shumë e vogël dhe e parëndësishme e universit. Po pse me pyet? E çfarë ju sugjeron e gjithë kjo?
Holmes qëndron i heshtur për një moment dhe më pas bërtet:
– Watson, ti je një budalla! Dikush e vodhi tendën tonë!!!
Komentet