Një mëngjes një burrë kthehet pas shumë orë peshkimi dhe vendos të bëjë një sy gjumë.
Edhe pse nuk e praktikon liqenin, gruaja e tij vendos të dalë me barkë.
Ajo ndez motori dhe lundon në një distancë të vogël: fik motorin, hedh spirancën dhe fillon të lexojë librin e pëlqyer.
Një roje pyjore arrin në varkë, afrohet dhe i thotë asaj:
“Mirëmëngjes Zonjë. E çfarë po bëni?”
“Unë jam duke lexuar një libër” përgjigjet ajo (duke menduar, “a nuk keni sy në ballë?!?”).
“Ju jeni në një zonë të ndaluar të peshkimit,” i thotë ai asaj.
“Më vjen keq, oficer, por nuk po peshkoj. Po lexoj”.
“Po, por ju i keni të gjitha pajisjet. Dhe mund ta fillosh peshkimin në çdo kohë. Unë duhet t’ju marr me vete dhe të bëj raportin!”
“Nëse e bëni, zoti oficer, do të më duhet të të raportoj për ngacmime seksuale”, thotë gruaja.
“Por nëse nuk ju kam prekur fare!” thotë Roja Pyjore.
“Kjo është e vërtetë, por ju i keni të gjitha pajisjet. Dhe mund ta filloni atë punë në çdo kohë”.
“Ju uroj një ditë të mbarë zonjë” dhe roja largohet.
Komentet