( Nji dyzinë pyetje per juve )
Me 6 tetor ishin zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Dardani. Që do mbahen këto zgjedhje dihej që ma parë pasi ish kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti që e mbajti pak ma shumë se dy vite e gjysëm.
Isha atje në vendlindje deri me 25 shtator dhe ndegjoja opinionet e qytetarve per aktualitetin politik dhe edhe per zgjedhjet e radhës që do mbaheshin. Pata fitue bindjen se pjesëmarrja në zgjedhje do jet shumë e vogël. Mirpo pasi Kryesia e LDK-së me në krye Akasemik Isa Mustafa emnojë zonjën Vjosa Osmani si bartëse e listës së LDK-së e që do thotë kandidate per Kryeministreshë të vendit pash se të populli disi ndërroj atmosfera. Tash disa flitshin e thojshin se pasi asht Vjosa do dalin me votue.
Unë quditesha se si të gjithë ishin me kritika per pushtetin që per 20 vjet rresht e mbajten partitë e dala nga i ashtuquajtuni krahu i luftës me në krye nga nji kastë e komandantve të luftës që unë gjithmonë i quej KOMANDIRA pasi që gjithcka asht tashma e kjart se ata ( 95% e tyne ) nuk kan ba asfar lufte por arriten me e marr primatin e çlirimtarve të vendit pa pikë merite.
Pra populli fliste se asht lodhë me ta dhe se mendon se asht e pamundun me i hjek nga pushteti andaj as që do dalin tash me votue.
Per fatë të mirë të vendit, pjesëmarrja në votime ishte e kënaqëshme , votimet kaluen pa ekscese , ishin në nivel dhe u vlersuen si të suksesëshme. Mirpo si edhe herat tjera edhe këtë here ndodhi diçka që nuk asht pritë. Dy partitë opozitare te deridjeshme pasi nuk u dakorduen per koalicion parazgjedhor ato u futen në garë me sllogane që në fushatë vepronin kundër njena tjetrës. Mendimi im asht se kan ba mirë që nuk jan futë në fushatë në koalicion sepse mendojë se secila parti apo subjekt politik që aspiron ulse në Parlament duhet me luftue vetë per vete e jo me depertue në Parlament thue se dikush i ka nxjerr nga xhepi ashtu sikur se ka ndodhë disa herë me AKR-në e Behxhet Pacollit, pastaj me lista të ndryshme të formueme nga individ matrapaz etj.
Personalisht kam pas frikën se AAK do fiton shumë këtë herë sepse të gjith ato miliona euro që i zhvaten nga buxheti i shtetit per dy vite e gjysem sa ishte muskulozi i kësaj partije Ramush Haradinaj Kryeministër flitej se i kan diku dhe do i perdorin per vota. E thash se kisha frikë sepse unë mendojë se fatkeqësia ma e madhe e vendit pas lufte asht formimi i kësaj partije në gjiun e së cilës asnjihere nuk pat njerëz ekspert, të ndershem e dinjotoz. Kjo parti qendron në kambë në supet e vllaznive Haradinaj dhe ate e mbajnë gjallë grupe të individve të pashkollë, me të kalueme të dyshimt familjare e personale të njerzve kriminel dhe banditë. Mafi hesapi sikur thotë populli.
Për fat edhe kësaj here u deshmue se AAK asht parti e klanit të djemve të Gllogjanit dhe të Jabllanicës së Dushkajës dhe pertej rrjetit familjar të dajve , tezakve , tezeve e kusherinjve nuk kalon. Kësaj partije me kryesinë e sajë mafioze populli ja theu turinjët dhe mirë ja bani. Shpresojë së në zgjedhjet e radhës nuk e kalon pragun zgjedhor dhe do shuhet fare.
Gara në fushatë ishte mes LDK-së dhe Levizjes Vetvendosje. Dy kandidatët per Kryeministër të këtyne pative Prof. Vjosa Osmai LDK dhe Albin Kurti Vetvendosje ishin të preferuemit e popullit. Votuesit e LDK-së që moti e preferojne Vjosa Osmanin para kujdo tjetër nga LDK-ja. Lideri i LDK-së Akademik Isa Mustafa për të satën here per të miren e LDK-së dhe vendit merr hapa të duhun dhe me vend. Ashtu sikur që pat perzgjedhë Prof. Avdullah Hoti në zgjedhjet e parafundit edhe këtë here per tja plotësue dëshiren elektoratit të vetë emnojë Prof. Vjosa Osmanin per bartëse të listës.
Pas perfundimit të votimeve dhe numrimit të votave doli se Levizja Vetvendosje del partija e parë me pak perparsi para LDK-së. Tash pritet të formohet qeverija në koalicion mes këtyne dy subjekteve politkike. Bisedimet veq kan fillue. Unë si aktivist dhe edhe si votues ju urojë suksese në formimin e koalicionit dhe në qeverisjen e vendit per mandatin qe e moren me vota.
Pse disa ish LDK-ista, disa veprimtar të LDK-së dhe edhe ju disa shqiptar të besimit katolik ( nuk po ju permend me emna, por këtu e kam fjalën per të tillët që unë ju njof si fanatik fetar dhe si njerez të shqetsuem per ardhmeninë e Dardanisë nga rreziku islam ) e perkrahni Albin Kurtin?!
Pse ju keni kaq memorje të varfën dhe keni harrue se cila ishte rruga e Albin Kurtit deri te majat e pushtetit në Dardani.
A keni ba mirë që keni harrue të gjitha këto ngjarje , veprime e ndodhi që lidhen me Albin Kurtin pasi ai edhe ju parapriu dhe ju priu tan kohën që nga dita kur doli me 1998 në Protesta të Studentve të Universitetit të Prishtinës bashk me Rektorin Prof. Ejup Statovcin e ndjer dhe me ata enverostalinistët e LPK-së që ishin tandem i pandashem i Albin Kurtit e që ishin; Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj dhe Besnik Lajqi.
Pra ju ish LDK-ista që votuet VV-në si harruet se Albin Kurti hapat e parë në politikë i bani tue dalë kunder qendrimeve të Presidentit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovës i cili në atë kohë aludonte në qetsi qytetare sepse i dhimbsej populli që do torturohej , do vritej dhe do arrestohej nga falanga serbe. Albin Kurti me enverostalinistat e vetë bashkveprimtar doli rrugve dhe kerkojë të pergjakej populli.
Pse harruet se cila ishte pozita e Albin Kurtit në të ashtuquejtunën ZYRE E UÇK-së në Prishtinë? A ishteAlbini aty në atë zyre bashk me të ashtuquejtunin Zëdhenës i zyrës së UÇK-së me ideatorin e Ballkanisë shokun Adem Demaqi?!.
Pse harruet se atë zyre e hapi i ashtuqujtuni Shtab i Pergjithshëm i UÇK-së me në krye Hashim Thaçin që do thotë se Albin Kurti hapat e parë në fillimet e luftës në Dardani i bani si njeri i Hashim Thaçit. Pse nuk e vrani mendjen dhe të mendoni se pse policia serbe nuk i ngucte as Adem Demaqin e as Albin Kurtin të cilët publikisht kishin dalë se jan zyrtar të Zyrës së UÇK-së në Prishtinë?! Pse nuk e vrani mendjen e të mendoni se pse dikur u arrestue Albin Kurti dhe u dergue në burgejt serbe në Serbi? Ai atje doli trim per mendjet e juve shumicës dhe në oborrin e burgut në Pozharevc foli kunder sistemit serb të Millosheviqit. Si ka mundësi të ndodhë kjo pa pas Albini asnji pasojë. Ate posa e çlirojë NATO Dardaninë dhe hyni KFOR-i , Albinin e leshuen nga burgu dhe erdh shendosh e mirë në Prishtinë. Pse nga burgu doli edhe Ukshin Hoti, por posa doli ati ju zhduk çdo gjurmë?!
Pse harruet se pasluftës Albin Kurti me porosinë e ndonji organizate nderkombëtare ( sipas së gjitha gjasave me porosi dhe sponsorizim të SOROSIT ) bashk me minoritar të Dardanisë ku kishte edhe serb, mes tyne edhe Nenad Rikalo ish torturuesi i shqiptarve në lagjen e Dardanisë në Prishtinë e formuen OJQ-në ( organizatë joqeveritare ) me enin KAN. Dhe si harruet se po me urdhnin e dikujt kjo organizatë u shue dhe nga ajo u formue LEVIZJA VETVENDOSJE me Albin Kurtin në krye.
Pse harruet se VV-ja me Albin Kurtin në krye dhunshëm tue demolue sheshet e Kryeqendrës Dardane kundërshtojë Planin e Ahtisarit i cili plan e percaktojë rrugtimin se si do shpallet Dardania shtet i mvetsishëm dhe si do ndertohet ky shtet. Marti Ahtisari nuk e bani atë plan kokë në vete, por ishte urdhen i KS ( Këshillit të Sigurimit ) të OKB-së. Si harruet se kundershtimet e VV-së të Albinit nuk ishin asgja tjetër pos kundërstim që të formohet shteti i Dardanisë?!
Pse kur votuet VV-në dhe Albin Kurtin nuk ju ra në mend se Albini nuk e pranon shtetin e Dardanisë, ja poshtron simbolet ( Flamur e Hymn ) publikisht pasi askund nuk e perdor Flamurin e shtetit e as nuk ngritet në kambë kur intonohet Hymni i shtetit.
Pse kur e votuet VV-në dhe Albin Kurtin harruet se ky njeri i mbushun me ideologji staliniste ka idol komunistin latinoamerikan Çe Guevara dhe se në stilin e Çe Guevarës me disa dhjetra here Albini ka manipulue rininë e vendit , i ka qite në rrugë , kan demolue prona shtetnore dhe private dhe kan qa koka të policve të shtetit , ( policve shqiptar ) me gur e copa të betonit që e demolojshin neper rrugë e trotuare.
Pse kur ja dhat votat VV-se dhe Albinit harruet se me fajin e Albinit policët rumunë jua shuen jeten dy aktivistve të VV-së në protesta në Prishtinë ? Kam fjalën per ata dy aktivistët me mbiemnin Balaj e Xheladini nese nuk po gabohem.
Pse kur e votuet VV-në dhe Albinin harruet se dy djemt e vetëm të Avni Deharit u vetvriten apo u vranë ( nese janë detyrue në vetvrasje atëhere asht vrasje kjo ).
Pse kur ja dhat votat VV-së dhe Albinit nuk ju kujtue se asht ky Albini që poshtersishtë ka injorue Presidentin Ibrahim Rugova ndersa nuk ka pritue me shkue me u perkulë e me vue lule te varri i Alija Izetbegoviqit, boshnjakut që e solli islamin ekstrem i solli xhihadistët ne Bosne e Hercegovinë.
Pse kur votuet VV-në dhe Albinin juve ish LDK-ista nuk ju kujtue perkrahja qe VV-ja me Albini i ka dhanë futjes së ligjeve kuranore në sistemin e shtetit tonë Dardanisë?! Kan votue kunder ligjit per ndalimin e mbulesave te vajzave në shkolla. Kan votue kunder ligjit per ndalimin e zhurmës akustike që fokus kishte zhurmat e ulurimat shurdhuese nga minaret e xhamijave. Kan votue kundër ligjit që ndalonte futjen e mesimit fetar në shkolla. Pra jo vetem ju LDK-ista , por ne veqanti ju shqiptar katolik si i harruet këto veprime dhe qendrime të Albin Kurtit e Vetvendosjes kur ja dhatë votat.
Pse kur e votuet VV-në dhe Albinin harruet shkumjen e Albinit në Jerusalem per ti perkrah palesitnezet, pastaj spe harruet se ishte Albin Kurti i vetmi politikan i Dardanisë që shkoj në Ambasaden turke në Prishtinë në pervjetorin e puqit ushtarak në Turqi kundër Erdoganit
Pse harruet kur e votuet Vetvendosjen dhe Albin Kurtin se ka disa vjet që perflitet martesa e ti me zonjën Rita Knudsen Augestad nga Norvegjia.
Unë nuk i kam besue e as nuk i besojë thash e thanat se ajo gjoja qenka bijë, apo mbesë e ish shefit famkeq të policisë serbe në Dardani qetnikut Zoran Sokolloviq, jo nuk aludojë aty unë fare. Por unë quditem se si pat mundësi ta gjen Albin Kurti këtë zonjushë norvegjeze dhe ta njofin ai e ajo aq mirë njeni tjetrin sa të vendosin me u martue. Jetojë në Norvegji qe 30 vjet dhe e di se mentaliteti i femnave të këti populli asht i tillë sa pa jetue gjatë mes veti nuk vendos të martohet me asnji mashkull . Si u ba që Rita e Albinit paska vendos me u martue me nji djalë shqiptar nga Kosova dhe qenka dashunue aq shumë ne te vetem nga nji takim ( sipas asaj që vetë Albini e tha, e ka takue kur ky ka qenë në burg në Pozharevac të Serbisë ku ajo paska qen gazetare )?! Krejt kjo tingllon teper joserioze dhe e pabesueshme. Neve disa që jetojmë në Norvegji e dijmë se shteti dhe populli norvegjez jan miqët ma të mirë të serbve nga të gjithë popujt europrendimor. Neve e perjetojë pothuej per ditë të zotit diskriminimin dhe jobarazinë në të gjitha fushat e jetës këtu në Norvegji jo vetem per fajin tone ( e pranojë këtë ) , por ma shumë pse neve jemi në konflikt me mikun e tyne me Serbinë. Tash kjo Rita Knudsen Augestad që me vite ka jetue e punue në Beograd e neper Serbi dashunohet në nji shqiptar të burgosun nga serbet dhe në nji antiserb çfar Albin Kurti asht paraqitë. ! Kjo asht e pakapshme per trunin tim. Jam i bindun se kjo martesë asht ba ashtu si janë ba dikur neper trojet tona shqiptare martesat e individve popullor shqiptar me partizanka e lahperica tjera serbe, malazeze e maqedone. Edhe kjo martesë asht ba per të mbulue diçka që ende neve nuk e kemi idenë se çka. Koha ka me tregue, por pse juve ish perkrahes dhe votues të LDK-së i harruet të gjitha këto PSE-he që vejnë në dyshim jo vetem programin komunist- islamist të VETVENDOSJES, por edhe personalitetin e Albin Kurtit.
Dhe ma e quditshmja asht se si juve kur votuet VV-në dhe Albinin harruet se në atë listë të kandidatve per deputet të Kuvendit të shtetit ishin 45 veta ish antar e edhe ish deputet të PDK-së së Hashimit e Kadri Veselit.
Pra kaq kisha per të thanë kësaj here per VETVENDOSJEN dhe per Albin Kurtin të cilet i perkrahen shumica e votuesve disa vjeqar të LDK-së dhe perqudi moren perkrahjen edhe të shqiptarve fanatik në besimin e tyne katolik. Harruen katolikët se voten po ja japin nji simpatizanti islamik , ne mos kjoftë krejt islamik sherbtor i Erdoganit turk.
Sa bukur zë vend këtë rast ajo thanja popullore; per inati të resë më vdekt djali.
Po kam frikë se ashtu si dikur e keni perkrah Hashimin dhe thojshit se pacifizmi i Rugovës nuk na ka sjellë asgja dhe me këtë budallaki e sollët Hashimin në pushtet dhe tek pasi ai me bandat e veta bashk me AAK. AKR, PD, LDD, ORA etj etj, subjekt politik të shtetit jau kajten nanën juve dhe shtetit ju filluet me e sha Hashimin dhe kerkoni mjete si me e hjek qafe. Po kam frikë se edhe me Albinin do ju gjanë e njejta zezditë. Per mendimin tim keni ba eksperiment me Dardaninë me njeriun që ja ofroni si kryepushtetar.
Sarpsborg-Norvegji : 15.10.2019
ju paske gjet behane tana partive …Qshipëtarve katolik e musliman….
? cila asht paria qi nuk naj kan nanen.
Në qit deregje -ku asht Kosova DARDANIA … e kan pru tak kapak . VETVENDOSJA mas pakti..!
ju paske gjet behane tana partive … ( e dhe kan bile edhe LDK….)-Qshipëtarve katolik e musliman….
? cila asht paria qi nuk naj kan nanen.
Në qit deregje -ku asht Kosova -DARDANIA … e kan pru tak kapak . VETVENDOSJA mas pakti..!
z.Bardh Nëngurra me vemendje e lezova shkrimin e juaj të botuar në Voal.ch
fjalia jav kajten nanen – pa dasht me te kshillu se nuk je i mitur ma mir do te kishte tinbllu “naj kajten nanen neve edhe shtetit…
trim je bardh po trim gjysmak se edhe ata te ldk nje mut jane se kane qene ne pushtet e para hajnave te mender uck se e bashke me ta e regon bukur si punon serbia sa larg shohin ata financojne e pergatitin lidera ne cdo kohe kur i dushe haradinaj e futninburg per ta treguar patriot tani qe ramushi e qelbi me hajnite e tij e populli nuk i shkon me pas nxoren nxoren zadarin albin sigurisht i dhane urdher e hashimit e te tjereve tja hapin rugen pra shkurt o bardh trimi ne jami popull muti matrapaze dembela qe nuk kemi as din as iman prandaj jemi ne kete gjendje qe nje mendje njeriu me dy pare mend nuk mund ta besoje ketu hyn edhe ti qe gjysmen tjeter na i nxjer te mire po nuk eshte ashtu qe vazdojme flasim shqip akoma eshte per merite te perandorive romake bizanti turke qe frenuan nacional patriotizmin e fqinjeve greke e serbe se po te qe per ne ne jemi ay mut popull qe nxjerin motren ne semafori