Prej më shumë se 7 dekadave, qysh kur ky podium u ngrit për të mbajtur barrën e shqetësimeve të mbarë botës dhe qysh prej më shumë se gjysmë shekulli të historisë së errët të luftës së ftohtë, premtime të mëdha për rindërtim demokratik në periudhën pas murit të Berlinit e përkujdesje ndaj atyre në nevojë, siç qe mes të tjerave rasti i shqiptarëve të Kosovës, të përballur me gjenocidin e fund viteve ’90-të, kanë kaluar përmes këtyre mureve.
Megjithatë, edhe ne sesionin e 74-rt të Asamblesë së Përgjithshme, kjo sallë ka dëshmuar sërish dhjetëra zëra të shqetësuar, pikëpamje botërore divergjente dhe një numër të konsiderueshëm parashikimesh për kërcënime të afërta.
Shume vite pasi kjo fund historie u deklarua dhe kur entuziazmi i jashtëzakonshëm për globalizmin triumfoi, ne u përballëm me recensionin më të rëndë ekonomik, që prej depresionit të madh të madh të vitit 1930.
Përjetuam ngritjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke filluar me Al Qaeda-n që vrau pothuajse 3 mijë njerëz të pafajshëm në 11 shtator dhe u ekspozuam ndaj një ndryshimi klimaterik, efektet e së cilit ndihen në ajrin që thithim në shekullin e 21.
Globalizmi mund të kritikohet apo edhe të miratohet, por në fund të fundit nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që ekziston. Nacionalizmi mund të duket një alternative tërheqëse hera-herës dhe duket që është kështu ditët që flasim, por gama e çështjeve me të cilat përballemi të gjithë së bashku është thellësisht transnacionale.
Duam apo jo, e gjejmë veten në një kontekst, ku dallimi midis interesave të vendeve dhe përparësive globale është krejt i mjegulluar në mos krejt i zhdukur. Jetojmë në një botë që paralelisht me mundësitë në rritje, na ekspozon me kërcënime të reja që shfaqën në horizont dhe me rreziqe të reja, të cilat po dalin në sipërfaqe.
Edhe më keq se kaq disa prej këtyre kërcënimeve, rreziqeve pavarësisht se sa mirë janë artikuluar nuk kanë marrë përgjigjen e duhur. Ne jetojmë në një shtresë ozoni që po përtërihet dhe në një klimë që po shkrin ajsberg. E ndërkohë që mekanizmat e sigurisë janë sofistikuar dhe ato të inteligjencës janë përmirësuar, emigracioni i paligjshëm, radikalizmi dhe ekstremizmi, krimi i organizuar dhe kontrabandimi i qenieve njerëzore nuk ka sfiduar thjesht mjedisin tonë të sigurisë, por po kështu cilësinë e demokracisë sonë.
Kjo gamë çështjesh kërkon qartësisht mobilizimin e kapaciteteve kombëtare, por po kështu kërkon një ndërveprim shumë herë më tepër efikas në një nivel transnacional.
Zoti President!
Të shtunën e kaluar mu desh të anuloja fluturimin në Neë York sapo mbërrita në Frankfurt sepse vendi im u godit nga një termet i fuqishëm. Vendi ka pësuar dëme serioze, por falë Zotit nuk ka patur humbje jete.
E sikur të mos mjaftonte kjo, ndërkohë që goditjet pas tërmetit po shuheshin, vendi u përfshi nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm që e bënë situatën edhe më të papërballueshme për njerëzit në nevojë.
Shkenca ka ecur mjaft, për mirë apo për keq, kjo shkon përtej këtij diskutimi, megjithatë nuk ka ecur mjaftueshëm, deri sa të jetë në gjendje të parashikoje rënien e tërmeteve para se të ndodhin.
Edhe pse kjo vlen për tërmetet, sigurisht kjo nuk vlen për ndryshimin e klimës, përkeqësimi i së cilës mund të trajtohet përpara kohe, në mënyra të ndryshme.
Megjithatë, asnjë vend në botë nuk është i imunizuar ndaj armiqësisë së natyrës së deformuar dhe as nuk është i fortë mjaftueshëm për t’u përballur me të.
Ndaj kam kënaqësinë t’ju informoj se Shqipëria ka punuar fort për të arritur objektivat globale të Kombeve të Bashkuara për të reduktuar emetimin e gazrave serë me 45 % në dekadën e ardhshme dhe për të arritur emetime zero neto në 2050, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit të 2016-ës.
Përveç kësaj kemi adoptuar një strategji për përmirësimin e klimës për zbutjen e efekteve për emetimin e gazrave serë, gjithashtu edhe një plan kombëtar për përshtatjen me ndryshimin e klimës. Në fakt, kjo e bën Shqipërinë vendin e vetëm dhe të parë të Ballkanit Perëndimor që ka një strategji të konsoliduar për ndryshimin e klimës.
Kemi ndërmarrë një sërë nismash të tjera për të mbajtur qiejt tanë blu dhe për ta bërë horizontin e të ardhmes tonë të duket më i gjelbër.
Standardet e reja të eficiencës së energjisë në ndërtim, një ndalim për qeset plastike të padegradueshme, një moratorium për gjuetinë dhe prerjen e drurëve dhe një fushatë për mbjelljen e pemëve, janë vetëm një pjesë e përpjekjes sonë për ta bërë Shqipërinë një shembull udhëheqës në agjendën e gjelbër. Kjo përpjekje në fakt shërben edhe si kujtesë, që aksioni për klimën kërkon angazhim të përditshëm. Kjo vlen për ndryshimin e klimës dhe qartësisht vlen kur bëhet fjalë për shqetësime të tjera të mëdha, të cilat të gjithë i bashkëndajmë me botën sot.
E për sigurinë ka një thënie nga një gjeneral ushtrie me përvojë të gjatë, që “ka dy lloj vendesh në botë, vende të vogla dhe vende që nuk janë të vetëdijshme që në fund të fundit ende janë të vogla”.
Shqipëria mund të jetë një vend i vogël në këndvështrimin global, por sidoqoftë është e vetëdijshme për përgjegjësinë globale që ka.
Në një dekadë anëtarësimi në NATO, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat është përballur, Shqipëria ka dislokuar trupat e saj në Kosovë, në Bosnjë Hercegovinë, në Letoni, në Mali dhe në Afganistan, me qëllim që të lërë gjurmë në një botë, e cila duhet të jetë me e sigurt dhe të parashikojë një të ardhme që duhet të jetë më e ndritur.
Vetëm dy muaj më parë, dy ushtarë shqiptarë, të cilët ishin pjesë e misionit të NATO-s në Letoni, humbën jetën ndërkohë që çmontonin eksploziv. Shqipëria i kujton me krenari ata, sot, në mbledhjen më të madhe në botë të të gjitha kombeve. Rënia e tyre dëshmorë është kujtesë e kauzës më të fisme, mbrojtja e sigurisë së lirisë dhe ofrimi i sigurisë për të ruajtur lirinë. Pavarësisht kësaj humbjeje tragjike që në fakt na rëndon fort dhe e na ka lënë shenjë në shpirt, Shqipëria ende shpreh vullnetin e saj dhe gatishmërinë e palëkundur për të ndërmarrë përgjegjësi të reja në Irak, me qëllim që të mbështesë përpjekjet e tij për stabilizim.
Pas deklarimit të triumfit ndaj ISIL, secili prej vendeve të mbledhura këtu duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet që vijnë nga metamorfoza postkalifat e këtyre grupeve të vogla terroriste, që duket sikur më në fund janë zhdukur, por që ende ruajnë kapacitetin për të shkaktuar sulme brutale.
As madhësia e territorit dhe as vendndodhja gjeografike nuk parandalon vendet e botës që të kryejnë përgjegjësitë që kanë e të përmbushin objektivat që kërkohen. Shqipëria është e shqetësuar posaçërisht nga sjellja destabilizuese e Iranit në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe aktivitetet e tij që shkaktojnë trazi në raport me opozitën iraniane, komunitetin e opozitës iraniane, të cilin e kemi pritur me bujari në vendin tonë, pas masakrave të jashtëzakonshme, të cilave iu janë nënshtruar në vende të tjera. Na është dashur të reagojmë ndaj disa veprimtarive të paligjshme të Iranit dhe interesave të sigurisë dhe mbetemi në krahë të atyre vendeve, të cilat janë cenuar në sigurinë e tyre, qoftë në tokë, apo në det nga ai.
Pavarësisht popullsisë, apo madhësisë së territorit dhe vendosjes gjeografike, asnjë vend nuk është aq i vogël, sa për të mos përmbushur përgjegjësitë e veta globale. Shqipëria do të ndërtojë mbi këtë përvojë shumëpalëshe, duke rritur angazhimin e saj shumëpalësh.
Vitin tjetër, Shqipëria do të marrë Presidencën e OSBE-së, duke patur një fokus të posaçëm tek konfliktet e zgjatura në dhe rreth Ukrainës, në Nagorni – Karabak, Transnistria, sa për të përmendur pak prej tyre.
Shqipëria po ashtu do t’i kushtojë vëmendje të posaçme luftës kundër çdo forme diskriminimi, antisemitizmi dhe islamofobie, së pari e mbi të gjitha duke u mbështetur tek shembulli i saj i tolerancës ndërfetare, si edhe duke forcuar rolin e grave në veprimtaritë e ndërtimit të paqes, duke reflektuar frymën feministë të vendit.
Shqipëria ka ofruar një shembull historik shekullor, sesi harmonia midis myslimanëve bektashi apo suni dhe të krishterëve katolikë apo ortodoksë dhe hebrejve nuk është rastësisht e mundur, por po kështu është e frytshme nga pikëpamja shoqërore.
Edhe pse shpesh konsiderohet si një vend me shumicë myslimane, ne jemi toka ku Shën Tereza është simboli më i lartë kombëtar, pasi e konsideruam për një kohë shumë të gjatë Nënë Terezën si bijën tonë, është angazhimi ndaj së mirës universale që duhet të na udhëzojë në përballjen me kërcënimet e mëdha ndaj paqes dhe sigurisë në mbarë globin sot.
Duke patur parasysh shembullin e vet të jashtëzakonshëm dhe përvojën e saj mjaft të pjekur shumëpalëshe, Shqipëria nuk e fsheh më ambicien e saj për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë periudhës 2022-2023.
Iu bëj thirrje të gjithë kombeve të mbledhura këtu sot, të mbajnë shënime, të konsiderojnë pozitivisht përpjekjen e Shqipërisë dhe kërkesën e saj për të qenë kështu në vitin 2022.
Pasja e ambicieve globale nuk do të thotë mungesa e vëmendjes në rajon. Ballkani Perëndimor, nga i cili unë vij, ka përjetuar një histori mjaft të gjatë shtypjeje, konflikti. Rajoni si i tërë është përballur me dy të këqijat më brutale të shekullit të 20, me diktaturën komuniste dhe luftën ndëretnike. Si rezultat i kësaj trashëgimie, Ballkani Perëndimor ndodh të jetë rajoni më pak i zhvilluar në zemër të Europës, me një sërë mosmarrëveshjes që ende vazhdojnë.
Shqipëria ka kremtuar posaçërisht arritjen e Marrëveshjes së Prespës, e cila i dha fund një mosmarrëveshjeje prej një dekade midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria u angazhua aktivisht për ta bërë këtë të mundur dhe e pa si shembull të frymëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshje të tjera të hapura, në mënyrë që të krijojmë lidhje më të forta dhe ta orientojmë bashkëpunimin tonë duke ndërtuar një udhërrëfyes për konektivitetin në rajonin tonë.
Shqipëria po punon shumë ngushtë me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe pres me padurim që të bëjë të njëjtën gjë edhe me Serbinë. Megjithatë, pavarësisht faktit të klimës së bashkëpunimit rajonal që është përmirësuar në mënyrë domethënëse, mosmarrëveshja e hapur midis Serbisë dhe Kosovës pengon potencialin e zhvillimit të të gjithë rajonit. Pavarësisht problemeve me të cilat demokracitë të reja si Kosova përballen në mënyrë të natyrshme, është më shumë se e qartë se për më shumë se një dekadë, qysh prej deklarimit të pavarësisë së saj, Republika e Kosovës ka arritur të ndërtojë një demokraci mjaft të gjallë, e ka provuar veten si një partnere e besueshme në rajon dhe nuk është lëkundur asnjëherë nga angazhimi i saj euroatlantik.
Ka ardhur koha që të gjithë vendet e kësaj Asambleje, sidomos e së pari miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës për t’i dhënë hakun historisë e për të njohur realitetin, si e vetmja bazë e fortë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët më të mirë.
E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, kështu që mos jetoni më në mohim dhe bëni historinë për veten tuaj dhe për botën, duke ardhur në realitet.
Është po kështu e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia që të bëhet pjesë e të gjitha organizatave rajonale ndërkombëtare, ku çdo vend sovran e i pavarur i botës ka të drejtë të bëhet pjesë.
Është shpresa ime e sinqertë dhe angazhimi im i përditshëm që Ballkani Perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara njëherë e përgjithnjë e do të punojë sëbashku që të ndërtojë ekonomitë e vendeve të tyre, të integrojë tregjet e të ofrojë një të ardhme shumë më të mirë, duke menduar dhe duke punuar për fëmijët e tyre dhe duke mos folur më për hijet e të shkuarës.
Në këtë drejtim do të doja që të theksoja një fakt, të cilin e kam përmendur në mënyrë të përsëritur me kolegët e mi europianë, është e pajustifikueshme që Kosova, një vend me vetëm 2 milionë banorë, mbetet edhe sot që flasim vendi i vetëm europian, populli i të cilit është i izoluar nga i gjithë rrjeti i regjimit të liberalizimit të vizave.
Dëgjoni këtë!
Nga viti 2014, më shumë se 100 milionë njerëz i janë shtuar asaj bashkësie njerëzisht që mund të hyjnë në BE pa viza. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për të fituar lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar në mënyrë kaq të palëkundur ndaj perspektivës së tyre për në BE?!
E dashur BE, ndaloje këtë gjë të pakuptimtë!
Në këtë kuptim do të doja gjithashtu të theksoja që stabiliteti, siguria, prosperiteti dhe demokracia e rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva europiane. E për këtë arsye, dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ambicien e tyre për të hapur bisedimet për anëtarësim, nuk do të jetë thjesht një shpërblim bazuar në meritën e tyre, por po kështu strategjikisht do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në.
Kur njeriu i parë zbriti në hënë, në mes të viteve 60, -që, meqë ra fjala, nuk ishte thjesht shenjë që njeriu po shtynte kufijtë e universit, por, gjithashtu, edhe që po i drejtohej të ardhmes, universi i Shqipërisë ishte më i tkurruri dhe drejtimi i tij ishte pas, si vendi më i izoluar në botë. Shqipëria ishte asokohe, ajo çka është Koreja e Veriut sot.
Ndërkohë që trashëgimia e së shkuarës e ndikon dinamikën e vendit në shumë mënyra, Shqipëria, sot bashkohet me vendet e botës në përpjekje për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, duke përmbushur detyrat e saj institucionale në përputhje me Agjendën 2030. Qeveria ime e konsideron zbatimin e agjendës së BE-së dhe Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm si një pjesë të rëndësishme të vizionit të Shqipërisë për zhvillim dhe integrim. Vërtetë, ne e shohim si një element mjaft të rëndësishëm plotësues të agjendës së reformave tona për t’u bashkuar me BE-në. Strategjia jonë për zhvillim dhe integrim kombinon agjendën e anëtarësimit në BE me agjendën e Kombeve të Bashkuara 2030.
Ne jemi angazhuar ndaj këtyre dy agjendave për një arsye shumë të thjeshtë, sepse besojmë që ato përcaktojnë një udhërrëfyes për modernizimin e vendit tonë, institucioneve tona dhe rritjes së nivelit të shoqërive tona. Mes gurëve më të rëndësishëm të themelit të kësaj agjende janë planveprimet për romët, egjiptianet, LGBTI, personat me aftësi të kufizuar, për të cilët ka plane konkrete, të cilat janë në zbatim e sipër dhe që do të garantojnë të drejtat e këtyre grupeve që ndodh shpesh të margjinalizohen në mënyrë të pandershme, të padrejtë.
Përveç kësaj, ne kemi bërë progres të madh përsa i takon barazisë gjinore me më shumë gra, sesa kurrë ndonjëherë, të pranishme në qeveri, në Parlament, në këshillat vendore dhe në administratën publike dhe jam shumë krenar të them që në qeverinë time ka më shumë gra sesa burra, një shenjë mjaft e mirë për të qenë të suksesshëm.
Në vizitën e tij në Tiranë, në vitin 2014, Papa Françesku e këshilloi rininë shqiptare që të fluturonte lart e më lart, por të mos harronte kurrë folenë. Edhe pse kjo duket një këshillë thuajse hyjnore, është absolutisht një kërkesë realiste, jo vetëm për Shqipërinë, por me sa duket për të gjithë rajonin.
Ne po zbatojmë programe të posaçme për të bërë të mundur që diaspora jonë ta ankorojë të ardhmen e vet në vendin e origjinës, në kontekstin e një ambicieje më të gjerë, për të kthyer dukurinë e ikjes së “trurit” në procesin e qarkullimit të “trurit”.
Megjithatë ka edhe një element tjetër që duhet përmendur, që është reforma e pashembullt në drejtësi e Shqipërisë, procesi i një pastrimi madhor duke hequr gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja gjyqësore, të përshtatura për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke transformuar të gjithë fizionominë e vendit.
Korrupsioni në gjyqësor për dekada të tëra, jo vetëm parandaloi bërjen e drejtësisë, por gjithashtu u shndërrua në pengesë, për ta bërë drejtësinë normën e ekzistencës tonë të përditshme si shoqëri.
Ndërkohë që sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë, duke u bërë plotësisht funksional, ne shpresojmë që ai do të ulë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha aktet e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin dhe do të sigurojë më në fund, triumfin e drejtësisë, e shtetit të së drejtës në të gjithë vendin, një vend që e dua me shpirt dhe që e përfaqësoj me krenari këtu, sot.
Faleminderit shumë!
* Fjala e Kryeministrit Edi Rama përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet