Pas përfundimit të luftes, e në veçanti pas ri-shpalljes së pavarësisë, ka pasur aq shumë pohime, në të njejten kohë mohime të asaj çka është thenë, saqë edhe kritikët më të medhenjë e kanë pasur të veshtirë per t’i bërë analizë proceseve nëpër të cilat kemi kaluar, për shkak të veprimeve kontradiktore dhe lojes së madhe me fjalë.
Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, ndjenja e të qenuritt çlirimtar i vendit ishte e pakufishme, në shumë raste e tejkalonte arsyen, dilte përtej realitetit, gjë e cila kishte quar edhe në rritjen enorme të numrit të çlirimtarëve, eprorëve, komandatëve, saqë nuk dihej më kush në të vertetë është çlirimtari e kush abuzuesi i tij.
Aq shumë “Gjenerala” na dolen nga lufta e fundit, saqë edhe ushtritë me të fuqishme të rajonit nuk do mund t’i krahasonin numrat e gjeneralëve me këto figura të uniformuara ushtarake.
Poashtu pas shkuarjes në amshim të liderit të LDK-së, presidentit historik Ibrahim Rugova, të gjithë nga mbrendia këtij subjekti politik dhe jasht tij filluan të thirren në filozofinë e tij politike, në vlerat e tij humane siq ishin; durimi, afrimi, bashkëpunimi, dialogu, toleranca…nga të cilat jo që nuk trashëguan asgjë, por që janë larguar aq shumë nga ai vizion, saqë më nuk i ngjajnë aspak asaj vazhdimësie.
Lojë të marrëzishme me fjalë dhe veprime kontradiktore bëri edhe oponenta rugoviane. Ata që deri dje u munduan ta “hajnë” për së gjalli Rugovën, u shëndrruan në përulësit dhe lepirësit më të medhenjë të mermerit mbi varrin e tij.
Thënë me një fjalë u bënë më rugovista se rugovistat e vërtetë (më papë se papa) !
Pra, dëmi më i madhë këtij vendi i erdhi nga papërgjegjësia e liderëve partiak, nga lakmia e madhe për pushtet dhe privilegje,…nga sharjet e fyerjet qe i benin njeri-tjetrit gjatë fushatave zgjedhore, të cilat çdo herë i kthyen në martesa ( koalicione ) të panatyrshme paszgjedhore, duke shkelur mbi të gjitha parimet, duke i mohuar të gjitha pohimet e tyre gjate fushates,…për tu berë bashkë për të “miren” e vendit, duke lenë në harresë të plotë popullin që deri dje paturpërishtë e perqanë.
Patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, besnikëria, gadishmeria e të qënurit në shërbim të popullit dhe vendit në çdo rrethanë kohore e politike, duke mos kursyer asgjë nga vetja, sepse atdheu është mbi të gjitha, është i shenjtë dhe i pazavëndësueshëm.
Historia jo shumë e largët e popullit shqiptar, na tregon mjaftë mirë se si patriotët e vertetë gjithmonë kanë sakrifikuar gjithçka nga pasuria e tyre për popull e për atdhe deri të ma e shtrenjta-jetën e tyre.
Ndërsa tek “patriotet” e sotëm çuditërisht ka ndodhur e kundërta e saj. Jo vetëm që nuk e bënë një gjë të tillë, duke e shfrytezuar fatkeqesinë e popullit të tyre u pasuruan skajshmërisht,…nga hiqi u bënë milionera.
Duke u thirrur në gjakun e deshmorëve më qellim të marrjes së primatit të çlirimtarëve e shpetimtarëve të kombit,…u bënë shkelësit më të mëdhënje të gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.
Në vitet e 90-ta, udhëheqesit politik, veprimtarët e patriotët ishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli, trajtoheshin si idhuj, per faktin se kemi pasur një lidership të pergjegjëshem (Ibrahim Rugova), kur pushteti moral ushtrohej në terë territorin e vendit, karrshi një okupimi të egër e barbar serb.
Politikanët e pasuruar janë ngritur aq lartë saqë popullin nuk e shofin dhe degjojnë më, po mendojnë se janë berë vetë-Zoti. Ata që vetën e krahasojnë si të tillë, vërtetë vlejnë shumë pak,…janë më pak se njerëz!
Si rezultat i kesaj njerëzit e politikës në Kosovën e sotme, shiqohen me ironi nga popullata, janë berë sinonim i se keqës. Për fat të keq, shumë aktivist , veprimtar politik dhe atdhetar të devotshëm janë duke u djegur nën hijen e këtyre kusarëve politik.
Përgjegjësia bie mbi vet popullin, që e mbajti kaq gjatë në pushtet një klasë të kriminalizuar, korruptuar dhe shantazhuar politikisht nga ndërkombëtarët!
Një fjalë e urtë italiane thotë; “Çdo vend e ka qeverinë që e meriton”.
Vetëvetiu shtrohet pyetja; a e kemi ne qeverinë që e meritojmë ?
Nëse i referohemi sakrificave të gjata e të panumërta, gjakut të derdhur për liri duhet të themi JO, por nëse e analizojmë heshtjen dhe indiferencën e popullatës përballë kësaj klase të shëmtuar politike, atëherë lirisht mund të themi se nuk e meritojmë më mirë.
Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënja e të madhit dhe të pa vdekshmit, profesorit Fehmi Agani; “Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”.
Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.
Prandaj si asnjëherë më parë, tani është koha që ta largojmë të keqën që na ka mbërthyer. Të investojmë në angazhimin e shtresës së pastër kombëtare, intelektuale e akademike, mediale dhe biznesore që të dalin në krye të qeverisjes së shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarit do t’i kthehet dinjiteti, shtetit të Kosovës progresi dhe përspektiva e zhvillimit ekonomik.
Komentet