Grupi më i madh parlamentar i CDU/CSU, në Gjermani po diskuton një paketë me 10 kushte për t’i dhënë “PO” Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raportoi për Top Channel ekskluzivisht se vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel.
Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ato janë:
1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
9.Reforma në administratë
10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale
Pika e 11 eshte gabimi i madh i Bashkimit Europian qe nuk i futi vendet e Ballkanit ne BE qe ne fillim te viteve ’90.