Cincinnati
Tenistja amerikane Serena Williams ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun Master në Cincinnati për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Ajo ishte planifikuar të luante kundër Zarina Diyas në raundin e parë të mërkurën në mëngjes sipas kohës të Evropës Qendrore, por u tërhoq nga turneu.
“Jam shumë e pikëlluar që u tërhoqa, pasi që Mastersi në Cincinnati është një nga turnetë që me të vërtetë më pëlqen të luaj. U përpoqa të përgatitem për ndeshjen, madje shpresoja që gjendja ime të përmirësohej pas stërvitjes në mëngjes, por shpina ime ende nuk është mirë”, tha Williams në mediat sociale.
Tenistja 37-vjeçare fundjavën e kaluar për shkak të dhimbjes së shpinës, ia kaloi finalen e Kupës së Rogers në Kanada, tenistes vendase Bianca Andreescu.
Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për Williams tani është të përpiqet të shërojë shpinën për të performuar në US Open, i cili fillon pas dy javësh. Nëse arrin të shërohet para spektatorëve vendas ajo do të përpiqet të arrijë titullin rekord të 24-të të Grand Slam. aa
Komentet