Një ditë, nëna dhe djali i vogël shkojnë për të vizituar gjyshen e moshuar që është shtruar në spital. Sa mbërritën atje, djaloshi pa një të çmendur që vërtitet zbathur dhe flet me vete. Fëmija i afrohet atij dhe e pyet pse ec zbathur dhe burri i përgjigjet:
– E di, bir, unë jam aq i pasur, po aq i pasur jam sa arrita të paguaj një ekip shkencëtarësh që shpikën këpucë të padukshme vetëm për mua!
I mahnitur, fëmija kthehet te nëna e tij dhe ata largohen nga spitali. Gjatë rrugës për në shtëpi, nëna dhe djali shikojnë një të pastrehë plotësisht të zhveshur. Fëmija i afrohet atij dhe nëna i bërtet:
– Eja të shkojmë! Me siguri ai do të na kërkojë para!
Dhe fëmija i përgjigjet asaj:
– Mbylle, moj mami! Ky është më i pasur se ti dhe babi së bashku!!!
Komentet